LIGJI NR.03/L-103 PËR LIZINGUN
This excerpt is the title and preamble of Kosovo’s Leasing Law and begins Chapter I on general provisions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-103
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Publicly available, excluded from search-engine indexing
This page remains available for direct access and API use, but this release emits
noindex,follow for the following reason:
- The record does not meet this release's canonical indexing criteria.
(emergency-noindex)
Statute overview
About this statute
This excerpt is the title and preamble of Kosovo’s Leasing Law and begins Chapter I on general provisions. This provision says the law covers leasing of movable and immovable property, including financial and operational leasing, and sets out the parties’ rights and duties. This article defines key terms used in the leasing law. This article says who the parties to a leasing relationship are: the lessor, the lessee, and sometimes the supplier. A lease contract must be made in writing.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-103 PËR LIZINGUN
Showing 31 of 31
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This excerpt is the title and preamble of Kosovo’s Leasing Law and begins Chapter I on general provisions.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 58 / 10 GUSHT 2009 Ligji Nr. 03/L-103 PËR LIZINGUN Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR LIZINGUN KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law covers leasing of movable and immovable property, including financial and operational leasing, and sets out the parties’ rights and duties.
Neni 1 Fusha e veprimit 1. Ky ligj rregullon lizingun e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, si financiar ashtu edhe operativ dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet e palëve të lizingut. 2. Ky ligj nuk zbatohet për qiranë e tokës, qiranë e ndërtesave, qiranë e zyreve ose apartamenteve dhe nuk do të zbatohet për lizingun ose qiranë e mallrave të paqëndrueshme (jo të përjetshme), parave, dokumenteve, instrumenteve financiare, llogarive, letrave me vlerë, veprave të artit, pronës intelektuale ose pronës tjetër të paprekshme. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the leasing law.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllime të këtij ligjit termat e mëposhtme kanë këto kuptime: “Aset” nënkupton çdo mall të luajtshëm ose të paluajtshme të qëndrueshëm. Ky term nuk përfshin mallrat e paqëndrueshme, paratë, dokumentet, instrumentet financiare, llogaritë, letrat komerciale, letrat me vlerë, veprat e artit, pronën intelektuale ose pronën tjetër të paprekshme. “Lizing financiar” nënkupton një marrëdhënie financiare në të cilën lizingdhënësi hyn në një marrëveshje me shkrim me lizingmarrësin e cila i jep lizingmarrësit të drejtën e posedimit dhe përdorimit të Asetit Objekt Lizingu për periudhën e caktuar të kohës në këmbim të pagesës nga lizingmarrësi të kësteve të përcaktuara, me ose pa opsionin për blerje, që përfshin karakteristikat e mëposhtme: 1. Lizingmarrësi përcakton Asetin Objekt Lizingu dhe zgjedh Furnizuesin; dhe 2. Lizingdhënësi përfiton Asetin Objekt Lizingu ose të drejtën e posedimit dhe përdorimit të Asetit Objekt Lizingu në lidhje me një lizing dhe Furnizuesi ka qenë i njoftuar nga lizingdhënësi ose lizingmarrësi ose në ndonjë mënyrë tjetër ka pas njohuri për këtë fakt dhe lizingu i përmbush një ose më shumë nga kriteret si në vijim: 2.1 e drejta në asetet e lizingut kalon menjëherë nga lizingdhënësi në lizingmarrësin në fund të kohëzgjatjes së Lizingut; 2.2 lizingu përmbanë një opsion të volitshëm të blerjes nën të cilën lizingmarrësi mund të fitoj (marr) asetet e lizingut më pak se sa vlera reale e tregut në fund të kohëzgjatjes së lizingut; 2 2.3 kohëzgjatja e lizingut është për periudhën më të gjatë se 75 përqind e qëndrueshmërisë ekonomike të aseteve të dhëna me lizing; ose 2.4 vlera aktuale e pagesës së lizingut është më e madhe se 90 përqind e vlerës reale të tregut të aseteve, që është në fillimin e kohëzgjatjes së lizingut. “Aset i dhënë me lizing” nënkupton një aset i cili është objekt i një Marrëveshje të Lizingut. “Lizingmarrës” nënkupton një person fizik ose juridik, i cili përfiton të drejtën e posedimit dhe shfrytëzimit të Asetit Objekt Lizingu nga lizingdhënësi në bazë të Kontratës së Lizingut. Përveç kur tregohet ndryshe nga konteksti, përkufizimi përfshin nën-lizingmarrësin. “Lizingdhënës” nënkupton një person juridik i licencuar në mënyrë të posaçme nga Banka Qendrore e Kosovës për të ushtruar në mënyrë të ndërsjellët transaksionet e Lizingut Financiar dhe/ose Lizingut Operativ dhe i cili jep të drejtën e posedimit ose të shfrytëzimit të Asetit Objekt Lizingu në bazë të Kontratës së Lizingut. Përveç kur nga konteksti nënkuptohet ndryshe, përkufizimi përfshin nën- lizingdhënësin. “Lizingu Operativ”nënkupton transaksionet e lizingut të cilat nuk i plotësojnë asnjë nga kriteret e përcaktuara në paragrafin 2.1 deri 2.4 të përkufizimit të Lizingut Financiar të cekur më lartë. “Furnizues” nënkupton një person nga i cili lizingdhënësi merr Asetin Objekt Lizingu ose të drejtën e posedimit dhe shfrytëzimit të një Aseti Objekt Lizingu në bazë të një Kontrate Furnizimi. “Kontratë e Lizingut” nënkupton kontratën e lidhur mes lizingdhënësit dhe lizingmarrësit, e cila i jep lizingmarrësit të drejtën e posedimit dhe shfrytëzimit të Asetit Objekt Lizingu për periudhën e caktuar kohore, me marrëveshje, në këmbim të pagesës nga lizingmarrësi të kësteve të përcaktuara. “Kontratë e Furnizimit” nënkupton kontratën sipas së cilës lizingdhënësi e përfiton Asetin Objekt Lizingu për t’ia dhënë me qira lizingmarrësi . “Personi i besuar në falimentim“ përfshin një likuidator, administrator, menaxher të jashtëm ose ndonjë person tjetër të caktuar për të administruar pasurinë e lizingmarrësi në interes të trupit të përgjithshëm të kreditorëve. “Afati i lizingut” është periudha fillimisht siç përcaktohet në Kontratën e Lizingut, gjatë të cilës lizingmarrësi ka të drejtë të posedojë dhe të shfrytëzojë Asetin Objekt Lizingu dhe që nuk mund të jetë më pak se një vit dhe jo më gjatë se qëndrueshmëria ekonomike e asetit objekt lizingu. KREU II PALËT NË NJË MARRËDHËNIE TË LIZINGUT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says who the parties to a leasing relationship are: the lessor, the lessee, and sometimes the supplier.
Neni 3 Palët në marrëdhënien e Lizingut 1. Palët në marrëdhënien e Lizingut janë: Lizingdhënësi, Lizingmarrësi dhe në disa raste përfshinë edhe Furnizuesin. 2. Lizingdhënësi dhe Furnizuesi mund të jetë person i njejtë. KREU III KONTRATA E LIZINGUT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A lease contract must be made in writing.
Neni 4 Forma e Kontratës së Lizingut 3 Kontrata e Lizingut duhet të bëhet në formë të shkruar në pajtim me procedurat e përcaktuara me këtë ligj dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon termat dhe kushtet e palëve në lidhje me Asetin Objekt Lizingu. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A lease contract must include certain minimum terms, including the parties’ identities, the leased asset’s description, the lease term, total payments, periodic payment details, purchase or renewal option terms, and supplier information if there is a separate supply contract.
Neni 5 Përmbajtja e Kontratës së Lizingut 1. Kontrata e Lizingut përmban minimumin e dispozitave të mëposhtme: 1.1. identitetin dhe adresat e palëve në Kontratën e Lizingut; 1.2. përshkrimin e Asetit Objekt Lizingu, i mjaftueshëm për të mundësuar identifikimin e tij, ose në kohën e themelimit të Kontratës së Lizingut ose më vonë; 1.3. kohëzgjatja e afatit të Lizingut nuk mund të jetë më pak se një vit dhe jo më gjatë se qëndrueshmëria ekonomike e Asetit Objekt Lizingu; 1.4. shumën totale të të gjitha pagesave për t’u paguar nga lizingmarrësi; 1.5. numrin, shumat dhe afatet e çdo pagese periodike; 1.6. një përshkrim të kushteve të ndonjë opsioni ose për të blerë asetet e dhëna me lizing ose për të ripërtritur Kontratën e Lizingut për një periudhë shtesë; 1.7. identitetin e furnizuesit dhe referencën tek Kontrata e Furnizimit, nëse është lidhur një Kontratë Furnizimi e veçantë. 2. Përveç dispozitave të referuara në paragrafin 1 të këtij neni, Kontrata e Lizingut mund të përmbajë pika të tjera për të cilat palët mund të pajtohen. 3. Kontrata e Lizingut mund të jetë: 3.1. Vendore: të dy palët e Kontratës së Lizingut janë rezidentë të Kosovës; 3.2. Ndërkombëtare: ose lizingdhënësi ose lizingmarrësi nuk është rezident i Kosovës. KREU IV TË DREJTAT DHE DETYRIMET E PALËVE NË KONTRATËN E LIZINGUT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Në një marrëdhënie lizingu, detyrimet e lizingdhënësit dhe lizingmarrësit nuk mund të anulohen ose ndryshohen pa pëlqimin e shprehur të palës tjetër.
Neni 6 Parevokueshëria Në marrëdhënien e Lizingut detyrimet e lizingdhënsi dhe lizingmarrësit janë të pakthyeshme dhe të pavarura nga koha kur palët hyjnë në një Kontratë Lizingu. Këto detyrime nuk mund të anulohen ose modifikohen pa pëlqimin e shprehur të palës tjetër. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The lessor keeps ownership of the leased asset during the lease and until any transfer is documented, and may repossess the asset in the stated circumstances.
Neni 7 Të drejtat e pronësisë së lizingdhënësit 1. Lizingdhënësi ruan të drejtën e tij të pronësisë mbi Asetin Objekt Lizingu gjatë afatit të lizingut dhe më pas deri sa mbartja e të drejtës së pronësisë të vërtetohet në mënyrë të dokumentuar. E drejta e pronësisë së lizingdhënësit është e vlefshme kundër të besuarit të lizingmarrësit në falimentim dhe kreditorëve, përveç nëse një person gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij të rregullt afariste furnizon me shërbime ose materiale në lidhje me asetet objekt lizingu. Obligimet eventuale kanë përparësi ndaj të drejtës së pronësisë së lizingmarrësit. 4 2. Lizingdhënësi e ruan të drejtën e tij të pronësisë mbi Asetin Objekt Lizingu gjatë gjithë kohës, pavarësisht masës së ndonjë bashkëngjitjeje në të ose inkorporimit si pjesë e një pasurie tjetër të luajtshme apo të paluajtshme, dhe do të ketë të drejtë riposedimi të aseteve objekt lizingu, përveç nëse me Kontratën e Lizingut është paraparë ndryshe, edhe nëse heqja e Asetit Objekt Lizingu do të shkaktonte dëme të pariparueshme tek pasuria tjetër. Lizingdhënësi nuk ka përgjegjësi për ndonjë dëm ose dëmtim tjetër të shkaktuar nga kjo heqje me kusht që lizingmarrësi do të ushtroj kujdesin e arsyeshëm për të mënjanuar këtë dëm ose cenim tjetër të pronës së tillë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The leasee accepts the leased asset when certain acceptance acts occur, and the acceptance can be documented or otherwise set out in the lease contract.
Neni 8 Pranimi i Asetit Objekt Lizingu 1. Pranimi i Asetit Objekt Lizingu bëhet kur lizingmarrësi i tregon lizingdhënësit ose në rastet e marrëdhënieve të Lizingut Financiar, lizingdhënësit dhe furnizuesit, që Aseti Objekt Lizingu është në pajtueshmëri me Kontratën e Lizingut, deklaron se lizingmarrësi do të mbajë atë me gjithë mospërputhshmërinë, ose nuk e refuzon Asetin Objekt Lizingu pas një mundësie të arsyeshme për ta inspektuar atë, ose e përdor Asetin Objekt Lizingu. 2. Pranimi bëhet me anë të lëshimit të një dokumenti ku bëhet njohja e pranimit ose në mënyra të tjera të përcaktuara në Kontratën e Lizingut midis palëve. 3. Sapo lizingmarrësi në një marrëdhënie të Lizingut pranon Asetin Objekt Lizingu, lizingmarrësi ka të drejtën e dëmshpërblimit nga furnizuesi nëse Aseti nuk është në pajtueshmëri me Kontratën e Furnizimit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The lessee may refuse the leased asset or ask the supplier to fix defects if the asset is not delivered, is late, or does not match the supply contract.
Neni 9 E drejta e lizingmarrësit të refuzojë Asetin Objekt Lizingu 1. Kur Aseti Objekt Lizingu nuk dorëzohet ose dorëzohet me vonesë, ose nuk është në pajtueshmëri me Kontratën e Furnizimit atëherë në ose gjatë kohës së pranimit, por jo më vonë, lizingmarrësi ka të drejtë: 1.1. të refuzojë Asetin Objekt Lizingu, me ç’rast lizingmarrësi do të lirohet nga detyrimet e veta nga Kontrata e Lizingut; ose 1.2. t’i kërkojë furnizuesit të eliminojë defektet e Asetit Objekt Lizingu. 2. Lizingmarrësi nuk do të ketë pretendime të tjera kundër lizingdhënësit për mosdorëzim, vonesë në dorëzim ose dorëzim të Asetit Objekt Lizingu në papajtueshmëri, përveç në masën që këto rezultojnë nga vonesa e lizingdhënësit. 3. Në marrëdhëniet e Lizingut Financiar, asgjë në këtë nen nuk ndikon tek të drejtat e lizingmarrësit kundër furnizuesit siç parashihet në nenin 24 të këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: In leasing arrangements, the lessee bears the risk of loss or damage to the leased asset and is responsible for certain damages caused by improper use or improper return condition.
Neni 10 Shpërndarja e rreziqeve, përgjegjësia për dëmin 1. Në marrëdhëniet e lizingut, lizingmarrësi mban rrezikun e humbjes ose dëmtimit të Asetit Objekt Lizingu nga koha e pranimit të tij derisa ai t’i kthehet lizingdhënësit. 2. Lizingmarrësi ka përgjegjësi për dëmet e pësuara nga shfrytëzimi i Asetit Objekt Lizingu në kundërshtim me Kontratën e Lizingut, ose në kundërshtim me qëllimin përdorimit të Asetit Objekt Lizingu, pavarësisht nëse lizingmarrësi e ka shfrytëzuar personalisht Asetin Objekt Lizingu apo një person i autorizuar nga lizingmarrësi, ose ndonjë person tjetër që lizingmarrësi i kanë dhënë leje për ta shfrytëzuar Asetin Objekt Lizingu. 3. Lizingmarrësi është përgjegjës për dëmet e pësuara nga lizingdhënësi në rastin kur Aseti Objekt Lizingu i kthehet lizingdhënësit në një gjendje që nuk përkon me nenin 16 paragrafi (3) të këtij ligji . - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Në lizing financiar, lizingdhënësi mund t’i kërkojë lizingmarrësit të mbajë prova të sigurimit për asetin; nëse lizingmarrësi nuk e bën sigurimin, lizingdhënësi mund ta bëjë vetë dhe lizingmarrësi duhet ta rimbursojë menjëherë. Në lizing operativ, lizingdhënësi duhet t’i sigurojë asetet objekt lizingu.
Neni 11 Sigurimi 5 1. Në marrëdhëniet e Lizingut Financiar, përveç nëse me Kontratën e Lizingut parashihet ndryshe, lizingdhënësi ka të drejtë t’i kërkojë lizingmarrësit të sigurojë dhe mbajë prova të sigurimit për Asetin Objekt Lizingu për kohëzgjatjen e lizingut, duke filluar që nga momenti i pranimit të Asetit Objekt Lizingu nga lizingmarrësi, përveç nëse parashihet ndryshe në Kontratën e Lizingut. 2. Lizingdhënësi mund ta bëjë sigurimin vetë nëse lizingmarrësi nuk e bën këtë dhe në rast të tillë, me dëshminë e pagesës për këtë sigurim, lizingmarrësi duhet të rimburson menjëherë lizingdhënësin për koston e shkaktuar në lidhje me këtë sigurim, përveç nëse parashihet ndryshe me Kontratën e Lizingut. 3. Në marrëdhëniet e Lizingut Operativ, lizingdhënësi duhet të siguroj Asetet Objekt Lizingu, përveç nëse parashihet ndryshe me Kontratën e Lizingut. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article limits the lessor’s liability in financial leasing, assigns liability for material defects in operating leasing unless the lease contract says otherwise, and excludes liability to third parties for death, personal injury, or property damage caused by the leased asset or its use.
Neni 12 Përjashtimi i përgjegjësisë së lizingdhënësit 1. Në marrëdhëniet e Lizingut Financiar, lizingdhënësi nuk ka përgjegjësi ndaj lizingmarrësit në lidhje me të metat materiale të Asetit Objekt Lizingu. 2. Në marrëdhëniet e Lizingut Operativ, lizingdhënësi është përgjegjës ndaj lizingmarrësit për mungesat materiale të aseteve objekt lizingu, përveç nëse parashihet ndryshe me Kontratën e Lizingut. 3. Lizingdhënësi, në cilësinë e tij si lizingdhënës, nuk është përgjegjës tek palët e treta për vdekjen, dëmtimin personal ose dëmin e pronës të shkaktuar nga Aseti Objekt Lizingu ose nga përdorimi i këtij aseti. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Lizingdhënësi duhet të sigurojë që posedimi i qetë i lizingmarrësit të mos shqetësohet në rastet e përshkruara; lizingmarrësi ka të drejtë dëmshpërblimi nëse posedimi i qetë shqetësohet, dhe palët nuk mund ta heqin dorë ose ta ndryshojnë këtë rregull.
Neni 13 Garancia për posedim të qetë 1. Lizingdhënësi garanton që posedimi i qetë i lizingmarrësit nuk do të shqetësohet nga ndonjë person, i cili ka titull ose të drejtë superiore ose që pretendon një titull ose të drejtë superiore ose vepron nën autoritetin e një gjykate, kur ky titull, e drejtë ose pretendim buron nga një veprim ose mosveprim neglizhent ose i qëllimshëm i lizingdhënësit. 2. Në rast të shqetësimit të posedimit të qetë nga lizingmarrësi, lizingmarrësi ka të drejtën e dëmshpërblimit nga lizingdhënësi. 3. Palët nuk mund të heqin dorë ose të ndryshojnë efektin e dispozitave të këtij neni. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The lessor may ask the lessee for information about losses, claims, damage, or other material events, and the lessee must provide accurate, timely information. The lessee must also report the asset’s location and may not move it to a new location without the lessor’s prior written consent.
Neni 14 E drejta e lizingdhënësit për t’u informuar 1. Lizingdhënësi mund kohë pas kohe të kërkojë nga lizingmarrësi që ta informojë atë në lidhje me ndonjë humbje, pretendim, dëm ose ngjarje tjera materiale që dalin në lidhje me shfrytëzimin dhe posedimin nga lizingmarrësi të Asetit Objekt Lizingu. Lizingmarrësi duhet ta japë këtë informacion në mënyrë të saktë dhe në kohën e duhur. 2. Lizingmarrësi informon lizingdhënësin në lidhje me vendndodhjen e Asetit Objekt Lizingu dhe nuk e lëviz atë në një vend-ndodhje të re pa pëlqimin paraprak me shkrim të lizingdhënësit. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Lizingdhënësi ka të drejtë të inspektojë objektin e lizingut gjatë afatit të lizingut.
Neni 15 E drejta e lizingdhënësit të inspektojë Asetin Objekt Lizingu, Etiketat dhe Regjistrimi 1. Lizingdhënësi ka të drejtë të kryejë inspektimin e Asetit Objekt Lizingu në çdo kohë gjatë afatit të lizingut. Inspektimi nuk cenon garancinë e lizingdhënësit për shfrytëzim dhe posedim të qetë. E drejta për të inspektuar nuk do të përdoret si mënyrë për të ndërhyrë në ndonjë aspekt të së drejtës së posedimit të lizingmarrësit. 6 2. Kontrata e Lizingut mund të parasheh që gjatë kohëzgjatjes së lizingut Aseti Objekt Lizingu të etiketohet si në pronësi të lizingdhënësit, apo objekt lizingu i dhënë nga lizingdhënësi, si dhe këto etiketa nuk mund të hiqen apo ndryshohen për gjatë gjithë kohëzgjatjes së Kontratës së Lizingut nga asnjë person tjetër përveç lizingdhënësit apo agjentit të tij të autorizuar. 3. Ekzistimi i Kontratës së Lizingut në lidhje me një Aset Objekt Lizingu mund të regjistrohet në ndonjë regjistër të përshtatshëm për këtë pronë, por pa u kufizuar vetëm në Zyrën për Regjistrimin e Pengut për pasuritë e luajtshme të themeluar në bazë të legjislacionit në fuqi, në regjistrin për Mjetet Motorike, regjistrin e pasuritë e paluajtshme/tokës ose ndonjë regjistër tjetër të pronësisë intelektuale. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The lessee must take due care of the leased asset, use it reasonably, follow technical instructions when issued, and keep it in the required condition. In financial leasing, the lessee pays for maintenance and repairs unless the contract says otherwise; in operating leasing, the lessor does so unless the contract says otherwise.
Neni 16 Mirëmbajtja e Asetit Objekt Lizingu 1. Lizingmarrësi tregon kujdesin e duhur për Asetin Objekt Lizingu dhe e përdor atë në mënyrë të arsyeshme në pajtim me karakteristikat dhe qëllimin e tij dhe në pajtueshmëri me ligjet, dhe aktet e tjera juridike. 2. Kur prodhuesi ose Furnizuesi i Asetit Objekt Lizingu nxjerr udhëzime teknike për shfrytëzimin e Asetit Objekt Lizingu, lizingmarrësi duhet t’u përmbahet këtyre udhëzimeve. 3. Lizingmarrësi e mban Asetin Objekt Lizingu në gjendjen në të cilën i është dorëzuar varësisht nga konsumi dhe përdorimi i zakonshëm. 4. Në marrëdhëniet e Lizingut Financiar, lizingmarrësi gjithashtu mirëmban dhe riparon me shpenzimet e tij Asetin Objekt Lizingu dhe e mban atë në gjendje të mirë pune, përveç nëse Kontrata e Lizingut parashihet ndryshe. 5. Në marrëdhëniet e Lizingut Operativ, lizingdhënësi duhet të mirëmbajë dhe riparoj me shpenzimet e tij Asetin e Objektit të Lizingut dhe të mbajë atë në gjendje të mirë pune, përveç nëse me Kontratën e Lizingut parashihet ndryshe. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: If a leased asset is returned to the lessor, detachable improvements made by the lessee at its own expense stay the lessee’s property, and inseparable improvements may be compensated only if the lessor gave written consent.
Neni 17 Përmirësimet në Asetin Objekt Lizingu 1. Nëse rregullohet ndryshe në Kontratën e Lizingut, në rastet kur Aseti Objekt Lizingu për çfarëdo lloj arsye i kthehet lizingdhënësit nga lizingmarrësi zbatohen dispozitat e mëposhtme: 1.1. çdo përmirësim në Asetin Objekt Lizingu i cili mund të shkëputet nga ky aset pa shkaktuar dëme në të (përmirësimet e shkëputshme) dhe që janë bërë nga lizingmarrësi me shpenzimet e tij mbeten pronë e lizingmarrësit; 1.2. kur lizingmarrësi me pëlqimin me shkrim të lizingdhënësit dhe me shpenzimet e tij ka bërë përmirësime në Asetin Objekt Lizingu, të cilat nuk mund të shkëputen nga Aseti i Lizingut pa shkaktuar dëme në të (përmirësimet e pashkëputshme), lizingmarrësi ka të drejtën e kompensimit për koston e këtyre shpenzimeve; dhe 1.2.1. kostoja e përmirësimeve të pashkëputshme që janë bërë nga lizingmarrësi me shpenzimet e tij pa pëlqimin me shkrim të lizingdhënësit, nuk do të kompensohet. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The lessee must not pledge, mortgage, or otherwise encumber the leased asset.
Neni 18 Pengu i Asetit Objekt Lizingu Lizingmarrësi nuk mund të lërë peng, të vërë hipotekë ose në ndonjë mënyrë tjetër të ngarkojë me një detyrim ose barrë Asetin Objekt Lizingu. Ndonjë veprim i tillë do të shkaktoj mosplotësim të Kontratës së Lizingut. 7 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The lessee may transfer or otherwise deal with its rights only with the lessor’s written consent and subject to third-party rights. The lessor may transfer or otherwise deal with its rights without the lessee’s consent.
Neni 19 Bartja e të drejtave 1. Lizingmarrësi mund ta bartë ose të disponojë në ndonjë mënyrë tjetër me të gjitha ose ndonjë prej të drejtave të tij për Asetin Objekt Lizingu ose sipas Kontratës së Lizingut, vetëm me pëlqimin me shkrim të lizingdhënësit dhe në vartësi të të drejtave të personave të tretë. 2. Lizingdhënësi mund të bartë ose të veprojë në ndonjë mënyrë tjetër me të gjitha ose ndonjë prej të drejtave të tij mbi Asetin Objekt Lizingu ose sipas Kontratës së Lizingut pa pëlqimin e lizingmarrësit. Kjo bartje nuk e liron lizingdhënësin nga asnjë prej përgjegjësive të tij ose ndryshon natyrën e Kontratës së Lizingut. Bartja e të drejtave të lizingdhënësit mund të përjashtohet ose kufizohet nga Kontrata e Lizingut. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Kur një lizing përfundon, lizingmarrësi duhet ta kthejë asetin e lizingut në gjendjen e dorëzimit, me përjashtim të konsumit të zakonshëm dhe sipas kontratës.
Neni 20 Kthimi i Asetit Objekt Lizingu 1. Në rast se Kontrata e Lizingut përfundon dhe lizingmarrësi nuk ushtron të drejtën për të marr Asetin e Lizingut në marrëdhënie të një lizingu Financiar, të blejë Asetin Objekt Lizingu në marrëdhënie të një lizingu Operativ, ose të ripërtërijë Kontratën e Lizingut, atëherë lizingmarrësi e kthen Asetin Objekt Lizingu në të njëjtën gjendje në të cilën i është dorëzuar, përveç konsumit dhe përdorimit të zakonshëm ose siç përcaktohet në Kontratën e Lizingut. 2. Në mungesë të specifikacionit në Kontratën e Lizingut ose njoftimit tek lizingmarrësi, Aseti Objekt Lizingu do të kthehet në adresën e lizingdhënësit të treguar në Kontratën e Lizingut. 3. Në rastet kur lizingmarrësi nuk e kthen Asetin Objekt Lizingu në kohë ose e kthen atë me vonesë, lizingmarrësi do të jetë përgjegjës për pagesën për periudhën e vonesës, përveç nëse parashihet ndryshe në Kontratën e Lizingut. 4. Në rastet kur kthimi me vonesë i Asetit Objekt Lizingu ka shkaktuar një gjobë ose detyrim tjetër për t’u paguar nga lizingdhënësi, lizingmarrësi i rimburson lizingdhënësit shumën e çdo gjobe ose ngarkese të paguar, përveç nëse parashihet ndryshe në Kontratën e Lizingut. KREU V VONESA E PALËVE NË KONTRATËN E LIZINGUT - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: If the lessee is late, the lessor may claim unpaid installments, interest, and damages; for material delay, the lessor may seek higher future payments, end the lease, repossess the leased asset, and recover damages.
Neni 21 E drejta e lizingdhënësit në rast vonese nga lizingmarrësi 1. Në rast të vonesës nga ana e lizingmarrësit, lizingdhënësi mund të përfitojë këstet e grumbulluara të papaguara të lizingut, së bashku me interesin dhe dëmet. 2. Kur vonesa e lizingmarrësit është materiale, atëherë lizingdhënësi mund të kërkojë pagesë të shtuar të kësteve të ardhshme të lizingut ose mund të përfundojë Kontratën e Lizingut dhe pas këtij përfundimi mund: 2.1. të rimarrë posedimin e Asetit Objekt Lizingu; dhe 2.2. të përfitojë ato dëme që do ta vinin lizingdhënësin në pozitën në të cilën do të ishte nëse lizingmarrësi do ta përmbushte Kontratën e Lizingut në pajtim me kushtet e saj, duke përfshirë dëmet e rastësishme siç janë detyrimet, shpenzimet ose komisionet e shkaktuara në ndaljen e dërgesave në transport, përkujdesje dhe ruajtje të Aseteve Objekt Lizingu pas vonesës së lizingmarrësit në lidhje me kthimin ose depozitimin e Asetit të Lizingut. 3. Kontrata e Lizingut mund të përkufizojë rrethanat kur vonesa, duke përfshirë edhe shtyrjen e pagesës, konsiderohet materiale. 8 4. Lizingdhënësi mund të mos ushtrojë të drejtat e tij sipas paragrafit 2 të këtij neni përveç nëse ka dërguar një njoftim me shkrim për vonesën materiale tek lizingamarrësi dhe lizingmarrësi nuk e ka korrigjuar këtë vonesë brenda pesëmbëdhjetë (15) ditë pune pas marrjes së këtij njoftimi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article lets a leased asset be repossessed through court action, an administrative act, or by the lessor if public order is not disturbed, and gives the lessee deadlines to challenge repossession or seek return of the asset.
Neni 22 Riposedimi i Asetit Objekt Lizingu 1. Riposedimi i Asetit Objekt Lizingu siç parashihet nga neni 21 paragrafi 2.1. mund të realizohet: 1.1. me akt gjyqësor; 1.2. nga vetë lizingdhënësi, nëse kjo mund të bëhet pa prishur qetësinë publike; ose 1.3. me akt administrativ, në pajtim me paragrafin 4 të këtij neni. 2. Nëse lizingdhënësi procedon me veprim gjyqësor, ai duhet të parashtrojë një kërkesë në gjykatën e juridiksionit kompetent duke kërkuar një urdhër, ex parte dhe pa paralajmërim tek lizingmarrësi ose ndonjë person tjetër, duke autorizuar lizingdhënësin ose agjentin e autorizuar të tij të riposedoj Asetin Objekt Lizingu dhe t’i dorëzohet lizingdhënësit. Kjo parashtresë do të vendoset nga gjykata jo më vonë se tri (3) ditë pune pas datës së dorëzimit të kërkesës. 3. Brenda afatit prej tri (3) ditësh pas riposedimit të Asetit Objekt Lizingu, lizingmarrësi mund të parashtrojë një mocion për të kundërshtuar riposedimin në tërësi ose të pjesshëm, duke dhënë prova të mungesës së veprimit nën Kontratën e Lizingut duke përfshirë pagesat e kësteve dhe/ose prova të tjera në mbështetje të kundërshtimit. Pastaj, gjykata ose ndonjë organ tjetër kompetent duhet të vendos nëse duhet revokuar apo ndryshuar ndonjë urdhër i nxjerrë në bazë të Paragrafit 2 të këtij neni dhe nëse urdhri i tillë është revokuar do të përcakton përgjegjësinë e lizingdhënësit për ndonjë dëm të shkaktuara nga urdhri për të riposedimin dhe dorëzimin e Asetit Objekt Lizingu. 4. Lizingdhënësi në rast vonese të lizingmarrësit mund të emërojë një person të zgjedhur nga gjykata për të marrë posedimin e Asetit Objekt Lizingu kur: 1.1. Lizingdhënësi nuk ka të drejtë të hyjë në vendin ku ndodhet Aseti Objekt Lizingu; 1.2. kur të drejtat e posedimit të lizingdhënësit cenohen nga Lizingmarrësi ose ndonjë person tjetër; dhe 1.3 kur mund të ketë prishje të qetësisë publike nëse lizingdhënësi është përpjekur vetë të marrë ripoesdimin. 5. Brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pas riposedimit ose marrjes së Asetit Objekt Lizingu nga lizingmarrësi, lizingmarrësi mund të kërkojë nga lizingdhënësi ta rikthejë Asetin Objekt Lizingu duke plotësuar të gjitha detyrimet në bazë të Kontratës së Lizingut si dhe të gjitha shpenzimet e shkaktuara, dënimet ose dëmet që ndërlidhen me mosplotësimin e Kontratës së Lizingut dhe riposedimin e Asetit Objekt Lizingu me kusht që lizingmarrësi t’i përmbush të gjitha detyrimet e tij sipas Kontratës së Lizingut para se lizingdhënësi ta kthej asetin objekt lizingu te lizingmarrësi. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Në leasing financiar, lessee nuk mund ta ndërpresë kontratën për shkelje nga lessor, por mund të kërkojë mjete të tjera juridike për dëmshpërblim; në leasing operativ, lessee mund ta ndërpresë kontratën për dëme materiale, përveç nëse kontrata thotë ndryshe.
Neni 23 E drejta e lizingmarrësit në rast të vonesës së lizingdhënësit 1. Në marrëdhëniet e Lizingut Financiar, përveç nëse parashihet ndryshe me Kontratën e Lizingut, lizingmarrësi nuk mund të ndërprejë Kontratën e Lizingut në rast të cenimit të Kontratës së Lizingut nga lizingdhënësi, por ka të drejtën e mjeteve të tjera juridike për dëmshpërblim siç parashihet në Kontratën e Lizingut dhe me ligj. 2. Në marrëdhëniet e Lizingut Operativ, lizingmarësi mund të ndërprejë Kontratën e Lizingut në rastet e dëmeve materiale të shkaktuara në lizingdhënësi, përveç nëse me Kontratën e Lizingut parashihet ndryshe. 9 KREU VI TË DREJTAT DHE DETYRIMET E FURNIZUESIT - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Në financimin me lizing, përfitimet dhe garancitë nga kontrata e furnizimit shtrihen te lizingmarrësi, por palët nuk mund të heqin dorë nga ky nen ose ta ndryshojnë efektin e tij.
Neni 24 Lizingmarrësi si përfitues i Kontratës së Furnizimit 1. Në lidhje me marrëdhëniet e Lizingut Financiar, përfitimi nga detyrimet e furnizuesit dhënë lizingdhënësit sipas një Kontrate Furnizimi dhe të të gjitha garancive, të shprehura apo të nënkuptuara, përfshirë ato të cilësdo palë të tretë të ofruara në lidhje me ose si pjesë e kontratës së furnizimit, do të zgjerohet te lizingmarrësi siç është paraparë në Kontratën e Lizingut por në pajtim me kushtet e Kontratës së Furnizimit dhe të të gjitha garancioneve dhe pretendimeve që burojnë prej tyre. 2. Zgjerimi i përfitimit nga detyrimet e furnizuesit dhe të të gjitha garancive tek lizingmarrësi nuk: 2.1. ndryshon të drejtat dhe detyrimet e palëve në Kontratën e Furnizimit, të drejta dhe obligime të cilat burojnë prej saj ose jo; ose 2.2. vendos ndonjë detyrë apo përgjegjësi mbi lizingmarrësin sipas Kontratës së Furnizimit. 3. Çfarëdo modifikimi apo anulimi i Kontratës së Furnizimit nga ana e furnizuesit dhe lizingdhënësit është e vlefshme edhe ndaj lizingmarrësit, përveç nëse përpara modifikimit ose anulimit furnizuesi është njoftuar se lizingmarrësi ka lidhur Kontratë lizingu që ka të bëjë me Kontratën e Furnizimit. 4. Në rast se ndodh modifikimi ose anulimi ndërmjet furnizuesit dhe lizingmarrësit, lizingdhënësi përveç obligimeve të tij nga lizingmarrësi, konsiderohet të ketë pranuar si të qena zotimet të cilat furnizuesi i ka bërë lizingmarrësit si dhe garancitë e modifikuara apo të anuluara të cilat kanë ekzistuar dhe kanë qenë në dispozicion të lizingmarrësit përpara modifikimit ose anulimit. 5. Pavarësisht nga angazhimet dhe zotimet e furnizuesit dhënë lizingmarrësit sipas këtij neni, lizingdhënësi mban të gjitha të drejtat të cilat ai mund të ketë ndaj furnizuesit, të drejtat të cilat mund të burojnë nga një marrëveshje ndërmjet lizingmarrësit dhe furnizuesit ose nga ndonjë ligj tjetër. 6. Palët nuk mund të heqin dorë nga dispozitat e këtij neni e as nuk mund të ndryshojnë efektin e tyre. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The supply contract cannot be completed or changed by the lessor and supplier without the lessee’s prior consent.
Neni 25 Ndryshimet tek Kontrata e Furnizimit 1. Kontrata e Furnizimit nuk plotësohet, ndryshohet midis lizingdhënësit dhe furnizuesit pa pëlqimin paraprak të lizingmarrësit. Nëse lizingmarrësi nuk e jep pëlqimin e tij për këtë ndryshim, lizingdhënësi konsiderohet se i ka pranuar detyrimet e furnizuesit ndaj lizingdhënësit. 2. Palët nuk mund të heqin dorë ose ndryshojnë efektin e dispozitave të këtij neni. KREU VII FALIMENTIMI - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: If a bankruptcy administrator is appointed for the lessor’s property, the lessee may pay the remaining lease installments within the liquidation period and obtain title to the leased asset if the lease contract provides for title transfer.
Neni 26 Falimentimi i lizingdhënësit 1. Në rast të emërimit të një Administratori të falimentimit për pronën e lizingdhënësit, lizingmarrësi ka opsionin të paguajë pjesën e mbetur të kësteve të lizingut brenda periudhës së likuidimit sipas kushteve të pranuara me të besuarin në falimentim dhe të fitoj të drejtën në Asetin objekt lizingu, nëse Kontrata e lizingut e parasheh bartjen e titullit tek lizingmarrësi. 2. Përveç nëse provohet që Kontrata e lizingut nuk është lidhur në kushte të arsyeshme nga pikëpamja komerciale, Kontrata e lizingut nuk mund të anulohet dhe mbetet në fuqi për çdo kreditor ose kreditorët e 10 lizingdhënësit, të cilët përfitojnë titullin për Asetin objekt lizingu si rezultat i procedurës së falimentimit ose likuidimit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article says how a lease asset is handled if the lessee enters bankruptcy or liquidation.
Neni 27 Falimentimi i Lizingmarrësit 1. Në rast të emërimit të një Administratori të falimentimi për pronën e lizingmarrësit, Aseti objekt lizingu përjashtohet nga pasuria e falimentuar e lizingmarrësit, si dhe prej detyrimit ndaj kreditorëve të përgjithshëm dhe i rikthehet lizingdhënësit. 2. Në mënyrë të pavarur nga dispozita në paragrafin 1 të këtij neni, personi i besuar në falimentim mund të njoftojë lizingdhënësin, nëpërmjet postës së regjistruar, brenda tridhjetë (30) ditë pune nga data e lajmërimit të falimentimit, që lizingmarrësi dëshiron të vazhdojë me Kontratën e lizingut, rast në të cilin Kontrata e lizingut mbetet në fuqi, me kushtin që këstet e lizingut të jenë paguar në bazë të Kontratës së lizingut. 3. Në mënyrë të likuidimit të lizingmarrësit, i cili është një entitet juridik, pavarësisht nëse likuidimi është i detyrueshëm ose vullnetar, Aseti objekt lizingu mund të riposedohet nga lizingdhënësi, pa cenuar të drejtat e lizingmarrësit të parashtruara në Kontratën e lizingut. KREU VIII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article says the law applies to leasing relations and international leasing contracts, but treaty rules prevail where they differ, and conflicting existing legal provisions are repealed.
Neni 28 1. Ligji mbi Detyrimet gjen zbatim në marrëdhëniet e lizingut tek të cilat ky ligj zbatohet vetëm në masën që nuk ka konflikt mes këtij ligji dhe Ligjit mbi Detyrimet. Në rast të ndonjë konflikti, do të zbatohet ky ligj. 2. Nëse dispozitat e Traktatit Ndërkombëtar ku Kosova është palë, ndryshojnë nga ato të këtij ligji, do të merren në konsideratë, dispozitat e Traktatit Ndërkombëtar. 3. Ky ligj është i zbatueshëm për kontratat ndërkombëtare të lizingut siç parashihet në nenin 5 nën- paragrafi 3.2. i këtij ligji, nëse palët bien dakord që ky ligj të rregullon kontratën e lizingut. 4. Ky ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që nuk është në pajtim me të. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Leasing companies must register and license with the Central Bank of Kosovo and follow its licensing, reporting, and registration rules.
Neni 29 1. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji, Ministria e Ekonomisë dhe Financave në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës do të nxjerrin akte nënligjore që specifikojnë mënyrën, afatin dhe kushtet e licencimit nën të cilat lizingdhënësit mund t’i ushtrojnë aktivitetet e lizingut Financiar dhe Operativ. 2. Lizingdhënësit duhet të aplikojnë në Bankën Qendrore të Kosovës për regjistrim dhe licencim për të fituar të drejtën e ofrimit të lizingut Financiar dhe Operativ. Lizingëdhënësit duhet të marrin një aprovim me shkrim dhe licencën paraprakisht për të ushtruar aktivitetet e tyre të lizingut 3. Lizingdhënësit duhet të veprojnë në pajtim me të gjitha politikat, procedurat, dhe kushtet e licencimit dhe raportimit të përcaktuara nga Banka Qendrore e Kosovës në lidhje me aktivitetet e lizingut. 4. Lizingdhënësit do të jenë pjesëmarrës në Regjistrin e Kredive të Bankës Qendrore të Kosovës dhe do të raportojnë çdo lizing Financiar dhe Operativ ashtu siç kërkohet nga Banka Qendrore e Kosovës. 5. Lizingdhënësi duhet të regjistrohet në Regjistrin e Shoqërive Tregtare të Kosovës (Regjistër) si një Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (ShPK) ose si Shoqëri Aksionare (ShA) në përputhje me Ligjin Nr. 02/L-123 për Shoqërite Tregtare, dhe t'i plotësojë të gjitha kushtet përkatëse të parapara me atë Ligj. 6. Lizingdhënësi duhet të regjistrohet në Regjistër duke i cekur veprimtaritë e tyre afariste, dhe veçanërisht duke e përfshirë lizingun. 11 7. Lizingdhënësi duhet të veprojë në bazë të dispozitave të parapara me Rregulloren 1999/21 të amendamentuar me Rregullin XVI mbi Regjistrimin, Mbikëqyrjen, dhe Operimin e Institucioneve Financiare Jo-bankare të cilat veprojnë në Kosovë, të Autorizuara me Nenin 46 të Rregullores 1999/21. Lizingdhënësi duhet të regjistrohet si Institucion Financiar Jo-bankar sipas Rregullit XVI në kuadër të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. 8. Në mënyrë që lizingdhënësit të ushtrojnë veprimtari lizingu, në regjistrimin e tyre në Bankën Qendrore të Kosovës duhet të përfshihet edhe autorizimi për t'u marrë me lizing ose ata duhet të kenë në posedim pëlqimin me shkrim të marrë paraprakisht nga Banka Qendrore e Kosovës. 9. Sipas Rregullit të amandamentuar XVI, Paragrafi 4.(a), Banka Qendrore e Kosovës është e vetmja që ka përgjegjësinë për regjistrimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të institucioneve financiare jo-bankare në Kosovë. Me qëllim të shmangies së ndonjë keqinterpretimi, kjo përfshinë veçanërisht institucionet të cilat merren me lizing. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 30 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-103 25 qershor 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-020-2009, datë 17.07.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-103 PËR LIZINGUN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in