LIGJI NR. 04/L-073 PËR AZIL
This is the opening part of the Law on Asylum in Kosovo, identifying the act and its general heading.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-073
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the opening part of the Law on Asylum in Kosovo, identifying the act and its general heading. This article says the law governs asylum, refugee status, supplementary or temporary protection, and the return of persons to their country of origin, country of origin/source, or a third country. This article defines key terms used in the law, including the Ministry, DSHAM, DMH, UNHCR, asylum seeker, family members, and unaccompanied minors. Kosova jep azil refugjatëve kur ata e kërkojnë, sipas këtij ligji. This provision defines who counts as a refugee and describes certain serious harms, including threats to life, bodily integrity, liberty, and unbearable psychological pressure.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-073 PËR AZIL
Showing 111 of 111
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the opening part of the Law on Asylum in Kosovo, identifying the act and its general heading.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 01 / 12 JANAR 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L-073 PËR AZIL Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR AZIL KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law governs asylum, refugee status, supplementary or temporary protection, and the return of persons to their country of origin, country of origin/source, or a third country.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj rregullon dhënien e azilit dhe njohjen e statusit të refugjatit, dhënien e statusit të mbrojtjes plotësuese apo të përkohshme, personave që kanë nevojë si dhe kthimin e tyre në vendin e origjinës, të prejardhjes ose në një vend të tretë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the Ministry, DSHAM, DMH, UNHCR, asylum seeker, family members, and unaccompanied minors.
Neni 2 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Ministria – Ministria përkatëse të Punëve të Brendshme; 1.2. DSHAM - Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim në kuadër të MPB-së; 1.3. DMH – Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Policinë e Kosovës; 1.4. UNHCR - Komisariati i Lartë të Kombeve të Bashkuara për Ndihmë Refugjatëve; 1.5. Azilkërkues - çdo shtetas i huaj, apo person pa shtetësi, i cili paraqet kërkesë për azil dhe për të cilin nuk është marrë vendim; 1.6. Anëtarë të familjes – anëtarët si më poshtë të azilkërkuesit, të përfituesit të statusit të refugjatit apo të statusit të mbrojtjes plotësuese, të cilët janë të pranishëm në territorin e Republikës së Kosovës, për shkak të kërkesës për mbrojtje ndërkombëtare, me kusht që familja të jetë krijuar në vendin e origjinës, bashkëshorti i azilkërkuesit, i përfituesit të statusit të refugjatit apo të statusit të mbrojtjes plotësuese apo të partnerit të tij të pamartuar, por që është në një lidhje të qëndrueshme, nëse legjislacioni apo praktika në fuqi e Republikës së Kosovës e barazon gjendjen e çifteve të pamartuar me atë të çifteve të martuar në kuadrin e legjislacionit për të huajt. Fëmijët e çiftit të përmendur më lartë të azilkërkuesit, të përfituesit të statusit të refugjatit apo të statusit të mbrojtjes plotësuese, me kusht që të jenë të pamartuar dhe në përkujdesje të tij, pa marrë parasysh nëse janë legjitimë, të lindur jashtë martese apo të adoptuar sipas legjislacionit kombëtarë. 1.7. Të mitur të pashoqëruar - shtetasi i huaj apo personat pa shtetësi, nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç, që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës pa qenë të shoqëruar nga një person 2 madhor, përgjegjës për ta, sipas ligjit apo traditës zakonore, i mituri i pashoqëruar përfshinë dhe të miturit e lënë vetëm pas hyrjes në territorin e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Kosova jep azil refugjatëve kur ata e kërkojnë, sipas këtij ligji.
Neni 3 Azili 1. Republika e Kosovës ju jep azilin refugjatëve, me kërkesën e tyre, në përputhje me këtë ligj. 2. Azili nënkupton mbrojtjen dhe statusin që ju jepet në Kosovë, personave që gjenden në Kosovë, për arsye të cilësisë së tyre të refugjatit. Azili nënkupton edhe të drejtën e qëndrimit në Kosovë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision defines who counts as a refugee and describes certain serious harms, including threats to life, bodily integrity, liberty, and unbearable psychological pressure.
Neni 4 Refugjatë 1. Refugjatë janë personat të cilët, në vendin e tyre të origjinës ose në vendqëndrimin e fundit, kanë frikën e bazuar t’i ekspozohen persekutimeve për shkak të racës, të fesë, të kombësisë, të përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjeve politike. Për më tepër, duke pasur parasysh këtë frikë, ky person nuk ka qenë në gjendje të përfitojë nga mbrojtja e vendit të origjinës apo të prejardhjes. 2. Konsiderohen si cenime serioze vënia në rrezik e jetës, e integritetit trupor ose e lirisë, si dhe aktet që shkaktojnë një presion psikologjik të papërballueshëm. Duhen mbajtur parasysh motivet specifike të largimit të grave. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Republika e Kosovës may grant temporary protection to persons who need protection when they face a serious general risk.
Neni 5 Mbrojtja e përkohshme Republika e Kosovës mund t’ju japë mbrojtjen e përkohshme personave që duhen mbrojtur, për aq kohë sa ata i ekspozohen një rreziku të përgjithshëm të rëndë, veçanërisht gjatë një lufte, një lufte civile ose gjatë situatave të dhunës së përgjithshme. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Supplementary protection is given to a third-country national or stateless person when refugee status criteria are not met, but return would expose them to serious harm.
Neni 6 Mbrojtja plotësuese 1. Mbrojtja plotësuese është mbrojtja që i jepet personit të një vendi të tretë apo apatridit për të cilin dhe pse nuk i përmbush kriteret e përcaktimit të statusit të refugjatit, ka arsye serioze dhe të bazuara të mendohet se në rast të kthimit të tij në vendin e origjinës apo të prejardhjes, ai rrezikon realisht të përballet me cenime të rënda si në vijim: 1.1. dënimi me vdekje apo ekzekutimi; ose 1.2. tortura, trajtimet ose dënimet çnjerëzore ose degraduese që i bëhen personit në vendin e origjinës; ose 1.3. kërcënimet e rënda dhe individuale kundër jetës apo personit për shkak të një dhune të verbër apo në rast konflikti të armatosur kombëtar apo ndërkombëtar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A person may not claim non-refoulement benefits if they are believed to threaten Kosovo’s national security or are considered dangerous after a final conviction for a crime or serious offense.
Neni 7 Parimi i moskthimit 1. Askush nuk mund të detyrohet, në çfarëdo mënyrë qoftë, të kthehet në një vend ku jeta e tij, integriteti i tij trupor ose liria e tij vihen në rrezik për një nga motivet e përcaktuara në paragrafin 1. të nenit 4 të këtij ligji. 2. Përfitimet nga parimi i moskthimit nuk mund të pretendohen nga personi për të cilin mendohet se vë në rrezik sigurinë kombëtare të Kosovës ose, nëse për shkak të dënimit të tij për një krim ose shkelje të rëndë me vendim të formës së prerë, ai konsiderohet si i rrezikshëm për popullsinë e Kosovës. 3 - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: If this law does not regulate something differently, asylum procedure follows the Administrative Procedure Law.
Neni 8 Rregullat e procedurës Nëse nuk është e rregulluar ndryshe me këtë ligj, procedura e azilit do të jetë në përputhje me Ligjin për Procedurën Administrative. KREU II AZILKËRKUESIT NËKREU I Të përgjithshme - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The competent Department for Citizenship, Asylum and Migration decides whether to grant or refuse asylum and whether to remove an asylum seeker from Kosovo.
Neni 9 Organi kompetent Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim vendos për dhënien ose refuzimin e azilit si dhe për largimin e azilkërkuesit nga Kosova. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo may determine which countries are treated as safe, and those decisions are subject to periodic review.
Neni 10 Shtetet e origjinës, të prejardhjes apo të treta të sigurta 1. Qeveria e Kosovës përcakton: 1.1. shtetet e origjinës ose të prejardhjes që konsiderohen të sigurt, domethënë ato shtete në të cilat ajo vlerëson se azilkërkuesi është i mbrojtur nga persekutimi; 1.2. shtetet e sigurta, janë ato shtete në të cilat qeveria vlerëson se respektohet në praktikë parimi i mos kthimit (non refoulement), në mbështetje të paragrafit 1. të nenit 7 të këtij ligji. 2. Vendimet e marra në mbështetje të paragrafit 1. të këtij neni i nënshtrohen një rishqyrtimi periodik. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A person seeking asylum must prove, or at least make credible, their refugee status.
Neni 11 Prova e cilësisë së refugjatit 1. Cilido që kërkon azil duhet të provojë, ose të paktën ta bëjë të besueshme cilësinë e tij të refugjatit. 2. Cilësia e refugjatit konsiderohet e besueshme kur organi kompetent vlerëson që kjo është e mundur. 3. Nuk konsiderohen si të besueshme thëniet të cilat, në pikat më thelbësore, nuk janë të bazuara, janë kontradiktore, nuk ju korrespondojnë fakteve ose bazohen mbi mjete prove të rreme ose të falsifikuara. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Azilkërkuesi duhet të bashkëpunojë në verifikimin e fakteve dhe të dhëna, të tregojë identitetin, të japë dokumentet, të paraqesë arsyet e azilit dhe të mbetet në dispozicion gjatë procedurës.
Neni 12 Detyrimi për të bashkëpunuar 1. Azilkërkuesi është i detyruar të bashkëpunojë për konstatimin e fakteve. Në veçanti, ai duhet: 1.1. të deklaroj identitetin e tij; 1.2. të vëj në dispozicion dokumentet e udhëtimit dhe të identitetit; 1.3. të paraqes, gjatë seancës dëgjimore, arsyet që e kanë shtyrë të kërkojë azil; 1.4. të vëj në dispozicion mjetet e provës në përdorim, ose t’i sigurojë ato në një afat të arsyeshëm, për aq sa kjo mund të kërkohet prej tij; 4 1.5. të bashkëpunojë për marrjen e të dhënave biometrike. 2. Përjashtimisht mund të kërkohet nga azilkërkuesi që të përkthejë në një gjuhë të kuptueshme dokumentet e paraqitura prej tij por që janë të hartuara në një gjuhë tjetër. 3. Azilkërkuesi duhet të qëndrojë në dispozicion të organeve kompetente për çështjet e azilit, gjatë gjithë procedurës së azilit. Ai duhet të komunikojë menjëherë adresën e tij dhe çdo ndryshim të saj. 4. Azilkërkuesi i cili është subjekt i ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë, duhet të bashkëpunojë për gjetjen e dokumenteve të identifikimit të tij. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The competent authority may search an asylum seeker and their personal belongings in the specified housing settings for certain documents or dangerous items; the search must be carried out by a person of the same gender.
Neni 13 Kontrolli 1. Organi kompetent, në përputhje me ligjet përkatëse, ka të drejtë të kontrollojë azilkërkuesin që është i strehuar në Qendrën për Azil, në një banesë private apo kolektive, si dhe gjërat e tij personale me qëllim kërkimi të dokumenteve të udhëtimit, të dokumenteve të identitetit, të objekteve të rrezikshme, të drogës ose të pasurive kombëtare me prejardhje të dyshimtë. 2. Azilkërkuesi mund të kontrollohet vetëm nga një person i të njëjtës gjini. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: State bodies must give asylum-seeker identity and travel documents to DSHAM, and DSHAM or the appeals commission may seize or confiscate false or misused documents.
Neni 14 Gjetja dhe konfiskimi i dokumenteve 1. DSHAM-ja vendos në dosje dokumentet e udhëtimit si dhe të identitetit të azilkërkuesit. 2. Organet shtetërore i dorëzojnë DSHAM-së dokumentet e udhëtimit, të identitetit si dhe çdo lloj dokumenti që jep të dhëna lidhur me identitetin e azilkërkuesit. 3. Nëse autoritetet kompetente dhe organet shtetërore që kanë kapur dokumente në mbështetje të paragrafit 2. të këtij neni, verifikojnë origjinalitetin e tyre, ia transmetojnë rezultatin e këtij ekzaminimi DSHAM-së. 4. DSHAM-ja apo komisioni kombëtar që shqyrton ankesat, kanë të drejtë të kapin ose të konfiskojnë dokumente të rreme, të ndryshuara dhe të falsifikuara apo origjinale të keqpërdoruara dhe në rastin e duhur duhet t’ja dorëzojnë ato organit që i ka lëshuar. 5. Pasaportat dhe dokumentet e identitetit që u janë lëshuar nga vendi i origjinës personave me status refugjati në Kosovë, konfiskohen dhe i dorëzohen DSHAM-së. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Njoftimet dhe komunikimet në adresën e fundit të njohur të azilkërkuesit ose përfaqësuesit të tij ligjor janë të vlefshme; organi kompetent njofton vendimin dhe azilkërkuesi e konfirmon me shkrim marrjen e tij.
Neni 15 Adresa e notifikimit 1. Çfarëdo notifikimi apo komunikimi i bërë në adresën e fundit të azilkërkuesit ose të përfaqësuesit të tij ligjor, të njohur nga organet kompetente, janë juridikisht të vlefshëm. 2. Organi kompetent i notifikon azilkërkuesit vendimin dhe azilkërkuesi konfirmon me shkrim marrjen e vendimit. 3. Nëse azilkërkuesi përfaqësohet nga më shumë se një përfaqësues ligjor të cilët nuk kanë dhënë adresë të përbashkët notifikimi, organi kompetent ia bën notifikimin e vendimit përfaqësuesit të parë ligjor të përcaktuar nga azilkërkuesi. 5 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Rregullon kur një azilkërkues nuk mund të nisë procedurë për leje qëndrimi sipas Ligjit për të huaj, kur DSHAM-ja mund të japë leje qëndrimi në raste përjashtimore, dhe çfarë ndodh me procedurat ose lejet ekzistuese kur paraqitet kërkesë për azil.
Neni 16 Marrëdhënia me procedurën që rrjedh nga Ligji për të Huaj 1. Përveç rasteve kur ka të drejtë qëndrimi të parashikuar me këtë ligj, azilkërkuesi nuk mund të fillojë procedurën që synon marrjen e lejes së qëndrimit në mbështetje të Ligjit për të huaj në rastet e mëposhtme: 1.1. nga momenti i paraqitjes së kërkesës për azil dhe deri në momentin kur azilkërkuesi largohet nga Kosova, si pasojë e një vendimi të ekzekutueshëm; 1.2. pas heqjes dorë vullnetare nga kërkesa për azil; 1.3. nëse largimi nga Kosova nuk mund të ekzekutohet dhe ky është zëvendësuar me mbrojtje plotësuese. 2. Në raste përjashtimore, DSHAM-ja mund t’ju japë leje qëndrimi personave nëse plotësohen kushtet e mëposhtme: 2.1. personi në fjalë qëndron në Kosovë të paktën që prej pesë (5) vjetësh nga dita e paraqitjes së kërkesës së azilit; 2.2. vendqëndrimi i personit ka qenë gjithmonë i njohur prej autoriteteve; 2.3. në rast të integrimit të avancuar të personit. 3. Procedurat e filluara dhe që synojnë marrjen e lejes për qëndrim sipas Ligjit për të huaj anulohen në rast të paraqitjes së një kërkese për azil. 4. Leja e qëndrimit e dhënë më parë, ruan vlefshmërinë e saj dhe mund të rizgjatet në përputhje me Ligjin për të Huaj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: During the asylum procedure, any official request must be addressed to the competent authorities in one of Kosovo’s official languages.
Neni 17 Gjuha e procedurës Çdo lloj kërkesë zyrtare e bërë gjatë procedurës së azilit iu drejtohet autoriteteve kompetente në një nga gjuhët zyrtare të Kosovës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Qeveria must issue subordinate rules for the asylum procedure and consider vulnerable asylum seekers; competent authorities must immediately appoint a legal representative for unaccompanied minor asylum seekers and certain disabled persons.
Neni 18 Dispozita plotësuese 1. Qeveria nxjerr akte nënligjore lidhur me procedurën e azilit, duke mbajtur veçanërisht parasysh situatën e grave azilkërkuese, të miturve azilkërkues dhe personave me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. 2. Organet kompetente caktojnë menjëherë një përfaqësues ligjor që përfaqëson interesat e azilkërkuesve të mitur të pashoqëruar dhe të personave me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, për aq kohë sa zgjatë procedura e azilit. 3. Qeveria parashikon mundësinë dhe mjetet për t’i bërë thirrje një këshilltari juridik apo përfaqësuesi ligjor në zyrat rajonale dhe në Qendrën për Azil. 6 NËNKREU II Kërkesa për azilit dhe hyrja në Kosovë - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A person’s expression of will asking the Republic of Kosovo for protection from persecution is treated as an asylum request.
Neni 19 Kërkesa për azilit Konsiderohet si kërkesë azili çdo shfaqje e vullnetit nëpërmjet të cilit një person i kërkon Republikës se Kosovës që ta mbrojë nga,,persekutimet. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: An asylum request is to be submitted when entering Kosovo, at a border crossing point, a police station, or DSHAM.
Neni 20 Paraqitja e kërkesës Kërkesa e azilit paraqitet në momentin e hyrjes në Kosovë, në një pikë të kalimit kufitar, në një stacion policor ose në DSHAM. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Competent authorities must direct certain asylum applicants to an asylum centre, inform asylum seekers of their rights and duties at the time of application, and the Ministry of Internal Affairs must issue sublegal acts on the asylum procedure and forms used.
Neni 21 Kërkesa e azilit e paraqitur në kufi, pas kapjes afër kufirit, ose në rast hyrjeje ilegale në Kosovë 1. Organet kompetente e drejtojnë personin që ka kërkuar azil në kufi, afër kufirit në rast hyrjeje ilegale, apo në Kosovë, në një qendër për azil. 2. Dosja e azilkërkuesit (formulari inicial, gjurmët e gishtërinjve, fotografia, mjete prove, dokumente identiteti), i transferohen menjëherë në një zarf të mbyllur DSHAM-së. 3. Në momentin e paraqitjes së kërkesës për azil, organi kompetent e informon azilkërkuesin lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tij gjatë procedurës së azilit. 4. Ministria e Punëve të Brendshme nxjerr akte nënligjore për të specifikuar procedurën e azilit dhe formularët që përdoren. . NËNKREU III Procedura në shkallën e parë - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Government must create asylum centers, the relevant ministry must administer them, and the ministry must draft rules for the center.
Neni 22 Qendra për Azil 1. Qeveria krijon qendrat për azil, administrimi i të cilave i besohet ministrisë përkatëse. 2. Ministria harton rregulloren lidhur me Qendrën për Azil me qëllim që të sigurohet funksionimi i saj i mbarë dhe të garantohen procedurat/e,rregullta. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Qeveria must set criteria for distributing asylum seekers across municipalities in Kosovo; an asylum seeker may appeal the decision only if the family unity principle is violated.
Neni 23 Shpërndarja e azilkërkuesve në Kosovë 1. Qeveria përcakton kriteret e shpërndarjes së azilkërkuesve në komunat e Kosovës. 2. Azilkërkuesi mund të ushtrojë ankesë kundër këtij vendimi vetëm në rast se shkelet parimi i unitetit të familjes. 7 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: DSHAM assigns an asylum seeker’s residence and decides accommodation based on available housing; the asylum seeker may appeal only if family unity is violated, and authorities must ensure safety.
Neni 24 Përcaktimi i një vendqëndrimi dhe strehimi 1. DSHAM-ja ia cakton një vendqëndrim azilkërkuesit duke marrë parasysh interesat legjitime të komunës dhe të azilkërkuesit. Azilkërkuesi mund të ushtrojë ankesë kundër këtij vendimi, vetëm në rast se shkelet parimi i unitetit të familjes. 2. Sipas mundësive të strehimit, DSHAM-ja vendos për strehimin e azilkërkuesit në Qendrën për Azil, në një banesë private, apo kolektive. Autoritetet garantojnë sigurinë e tyre, duke nxjerrë akte të veçanta dhe duke marrë masat e nevojshme. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: DSHAM-ja must hear the asylum seeker, use interpreter services, keep a record of the hearing, and have the record signed by participants. The asylum seeker has rights to be accompanied by chosen legal help and, in special cases, to be interviewed by a same-gender officer and interpreter.
Neni 25 Seanca dëgjimore lidhur me motivet e azilit 1. DSHAM-ja e dëgjon azilkërkuesin lidhur me motivet e azilit në një seancë dëgjimore. 2. DSHAM-ja bën thirrje shërbimeve të një përkthyesi, me qëllim që azilkërkuesit t’i sigurohet procedura në një gjuhë të cilën e kupton. 3. Azilkërkuesi ka të drejtë të shoqërohet nga një përfaqësues ligjor, avokat dhe nga një përkthyes, të zgjedhur prej tij, me kusht që këta të fundit të mos jenë azilkërkues. 4. Në raste të veçanta, azilkërkuesi ka të drejtë të intervistohet nga një zyrtar i të njëjtës gjini. Kjo vlen dhe për përkthyesin. 5. Seanca dëgjimore mbahet në një procesverbal. Procesverbali i seancës firmoset nga të gjithë personat që marrin pjesë në seancë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Authorized refugee-aid organizations must send a representative to the asylum hearing if the asylum seeker does not object; the representative is an observer and must keep professional secrecy.
Neni 26 Përfaqësuesi i organizatave për ndihmë të refugjatëve 1. Organizatat për ndihmë të refugjatëve të autorizuara, dërgojnë një përfaqësues të tyre në seancën dëgjimore të parashikuar në nenin 25 të këtij ligji, nëse azilkërkuesi nuk ka kundërshtim. 2. Qeveria përcakton kushtet e autorizimit për organizatat për ndihmë të refugjatëve. Autorizimi lëshohet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Organizatat për ndihmë koordinojnë praninë e tyre në seancat dëgjimore. 3. DSHAM-ja iu komunikon datën e seancave në kohë. Seanca dëgjimore ka efekt juridik të plotë, edhe nëse organizata për ndihmë të refugjatëve nuk i përgjigjet ftesës për të marrë pjesë. 4. Përfaqësuesi i organizatës për ndihmë të refugjatëve merr pjesë në seancë me cilësinë e vëzhguesit dhe jo të palës, dhe ka për detyrë të ruaj sekretin profesional. Ai konfirmon praninë e tij duke nënshkruar procesverbalin e seancës dëgjimore. Me lejen e drejtuesit të seancës, ai mund të kërkojë që të bëhen pyetje për të sqaruar faktet, të sugjerojë sqarime dhe të formulojë vërejtje për procesverbalin. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ndihmon organet shtetërore kompetente në fushën e azilit.
Neni 27 Roli Zyrës së Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë Zyra e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë ndihmon organet kompetente shtetërore në fushën e azilit për kryerjen e detyrave të tyre, lidhur me zbatimin e Konventës së vitit 1951 dhe të Protokollit të vitit 1967, lidhur me Statusin e Refugjatëve dhe të instrumenteve e tjera ndërkombëtare që merren me refugjatët si dhe të Konventës së vitit 1954 lidhur me Statusin e Personave pa shtetësi. 8 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The asylum procedure is stopped if the asylum request does not comply with Article 19, or if the asylum seeker has lied about identity, failed to cooperate, or had certain prior negative asylum decisions.
Neni 28 Arsyet për ndërprerjen e procedurës së azilit 1. Procedura e azilit ndërpritet nëse kërkesa e azilit nuk është në përputhje me nenin 19 të këtij ligji. 2. Procedura e azilit ndërprehet edhe nëse: 2.1. azilkërkuesi ka mashtruar organet kompetente lidhur me identitetin e tij, mashtrim i konstatuar mbi bazën e një ekzaminimi daktiloskopik apo mjetesh të.tjera.prove; 2.2. azilkërkuesi shkel detyrimin për të bashkëpunuar; 2.3. azilkërkuesi ka qenë subjekt i një kërkesë azili në Kosovë për të cilën është dhënë vendim negativ thelbësor i cili është kthyer në vendin e origjinës gjatë procedurës së azilit; 2.4. azilkërkuesi ka qenë subjekt, në një nga vendet që zbatojnë konventat ndërkombëtare lidhur me refugjatët, i një procedure azili që ka përfunduar me një vendim negativ, përveç se kur nga seanca dëgjimore rezulton se fakte të reja për përcaktimin e statusit të refugjatit apo të mbrojtjes plotësuese kanë ndodhur në këtë interval kohor. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Procedura e azilit ndërpritet kur kërkesa paraqitet me synim shmangien e ekzekutimit të një vendimi të formës së prerë për largim ose kthim.
Neni 29 Ndërprerja e procedurës së azilit në rast paraqitjeje me vonesë të një kërkese azili 1. Procedura e azilit e azilkërkuesit që qëndron ilegalisht në Kosovë, ndërpritet nëse kërkesa është paraqitur me qëllim që personi t’i shmanget ekzekutimit të vendimit të formës së prerë për largimin e tij të menjëhershëm apo të kthimit në vendin e tij të origjinës apo të prejardhjes. 2. Një qëllim i tillë prezumohet kur kërkesa për azil paraprin ose përndjek arrestimin, procedurën penale, ekzekutimin e një dënimi apo të një vendimi për kthim. 3. Paragrafi 1. i këtij neni nuk është i zbatueshëm nëse: 3.1. azilkërkuesi nuk ka mundur që të paraqes kërkesën për azil më shpejt ose nuk mund të kërkohet në mënyrë të arsyeshme prej tij që ta paraqiste këtë kërkesë.më.shpejt; 3.2. ekzistojnë shenja persekutimi. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: DSHAM-ja must stop the asylum procedure in listed situations, unless the stated exceptions apply.
Neni 30 Ndërprerja e procedurës së azilit në mungesë të rrezikut për persekutim jashtë Kosovës 1. Në qoftë se azilkërkuesi vjen nga një vend në të cilin ai nuk rrezikon të persekutohet, në kuptim të nën-paragrafit 1.1. të paragrafit 1. të nenit 10 të këtij ligji DSHAM-ja ndërpret procedurën e azilit, përveçse kur ekzistojnë shenja persekutimi. 2. Si rregull i përgjithshëm, DSHAM-ja ndërpret procedurën e azilit në qoftë se: 2.1. azilkërkuesi mund të kthehet në një shtet të tretë të sigurt në kuptim të nën-paragrafit 1.2. të paragrafit 1. të nenit 10 të këtij ligji në të cilin ka qëndruar më përpara; 2.2. azilkërkuesi mund të kthehet në një shtet të tretë, në të cilin ka qëndruar para ardhjes në Kosovë, i cili respekton në rastin në fjalë parimin e moskthimit të përcaktuar në paragrafin1. të nenit 7 të këtij ligji; 2.3. azilkërkuesi mund të vazhdojë udhëtimin e tij drejt një shteti në të cilin ka një vizë të vlefshme dhe në të cilin mund të kërkojë mbrojtje; 9 2.4. azilkërkuesi mund të kthehet në një shtet të tretë kompetent, në mbështetje të një marrëveshje ndërkombëtare, për të shqyrtuar procedurën e azilit dhe kthimin e personit; 2.5. azilkërkuesi mund të vazhdojë udhëtimin e tij drejt një shteti të tretë në të cilin jetojnë të afërm të tij me të cilët ai mban lidhje të ngushta. 3. Nën-paragrafët 2.2., 2.3., 2.4., 2.5. të paragrafit 2. të këtij neni nuk zbatohen në qoftë se: 3.1. të afërm të azilkërkuesit me të cilët ai ka lidhje të ngushta që jetojnë në Kosovë; 3.2. azilkërkuesi ka haptazi cilësinë e refugjatit në kuptim të nenit 3 të këtij ligji; 3.3. DSHAM-ja ka dijeni për fakte sipas të cilave shteti i tretë nuk ofron mbrojtje efikase lidhur me parimin e moskthimit në kuptim të nenit 7 të këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: An asylum application filed after temporary or subsidiary protection is withdrawn is not examined if, at the hearing, the person shows no sign of persecution under Article 4 of the law.
Neni 31 Ndërprerja e procedurës së azilit pas heqjes së mbrojtjes së përkohshme ose plotësuese Kërkesa e azilit e paraqitur pas heqjes së mbrojtjes së përkohshme ose plotësuese nuk shqyrtohet nëse në momentin e dhënies së të drejtës për dëgjim, personi nuk rezulton asnjë shenjë persekutimi në kuptim të nenit 4 të këtij ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: An asylum procedure is treated as reopened if a person whose claim was already examined submits a new asylum claim, and DSHAM generally does not examine that claim unless new facts are decisive for refugee status or protection. The asylum seeker may also withdraw the claim voluntarily, which ends the procedure.
Neni 32 Ndërprerja e procedurës në rast të paraqitjes së një kërkese të re për azil 1. Procedura e azilit konsiderohet e rihapur kur një azilkërkues, kërkesa e të cilit është shqyrtuar, paraqet një kërkesë të re për azil. 2. DSHAM-ja nuk e shqyrton kërkesën e përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, përveç se kur ekzistojnë fakte të reja që janë përcaktues për cilësinë e refugjatit ose dhënien e mbrojtjes plotësuese apo të përkohshme. 3. Azilkërkuesi ka të drejtë të heqë dorë vullnetarisht nga kërkesa për azil. Për rrjedhojë, procedura e azilit pushon. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Before a procedure is terminated, a hearing is held in the listed cases; in other listed cases, the asylum seeker has the right to be heard.
Neni 33 Procedura që paraprinë vendimin për ndërprerje të procedurës 1. Në rast të marrjes së një vendimi për ndërprerje të procedurës, procedura që paraprin është si në vijim: 1.1. seanca dëgjimore në kuptim të neneve 25 dhe 26 të këtij ligji zhvillohet në rastet e mëposhtme: 1.2. për paragrafin 1. të nenit 28, paragrafi 1. të nenit 29 dhe nën-paragrafët 2.1., 2.2., 2.3., dhe 2.5. të paragrafit 2. të nenit 30 të këtij ligji; 1.3. për nën-paragrafin 2.3. të paragrafit 2. të nenit 28 të këtij ligji kur azilkërkuesi është rikthyer në Kosovë pasi ka shkuar në vendin e origjinës ose të prejardhjes; 1.4. për paragrafin 2. të nenit 30 të këtij ligji, në qoftë se seanca dëgjimore nuk është bërë në kuadrin e procedurës së mëparshme, ose nëse personi në fjalë, gjatë të drejtës për tu dëgjuar, jep arsye të reja për përcaktimin e statusit të refugjatit apo për dhënien e mbrojtjes së përkohshme. 10 2. Në të gjitha rastet e tjera të parashikuara nga neni 28, nën-paragrafi 2.4. paragrafi 2. i nenit 30 dhe neni 31 i këtij ligji, azilkërkuesit i jepet e drejta për tu dëgjuar. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Asylum is granted to an asylum seeker after the hearing ends and without further investigative measures if the person proves or credibly shows refugee status and no exclusion grounds under Article 46 exist.
Neni 34 Dhënia e azilit pa ndërmarrjen e masave të tjera hetimore 1. Azili i jepet një azilkërkuesi, pas përfundimit të seancës dëgjimore dhe pa ndërmarrjen e masave të tjera hetimore, nëse: 1.1. ai provon cilësinë e tij të refugjatit ose e bën atë të besueshme; dhe 1.2. nëse nuk ekzistojnë motivet përjashtimore të përcaktuara në nenin 46 të këtij ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: If the evidence clearly shows an asylum seeker belongs to a group protected under Article 5, temporary protection is granted without further investigative measures.
Neni 35 Dhënia e mbrojtjes së përkohshme pa ndërmarrjen e masave hetimore Nëse nga provat e mbledhura para ose gjatë seancës dëgjimore rezulton qartë se azilkërkuesi i përket një grupi personash për tu marrë në mbrojtje, të përcaktuar në nenin 5 të këtij ligji mbrojtja e përkohshme i jepet pa ndërmarrjen e masave të tjera hetimore - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: An asylum request is refused without further investigative measures if the hearing clearly shows the applicant has not proved refugee status or made it credible, and no reason prevents removal from Kosovo.
Neni 36 Refuzimi i kërkesës pa ndërmarrjen e masave të tjera hetimore 1. Kërkesa për azil refuzohet pa ndërmarrjen e,masave, hetimore, nëse: 1.1. nga seanca e dëgjimit rezulton qartë se azilkërkuesi nuk ka mundur të provojë cilësinë e tij të refugjatit, apo ta bëjë atë të besueshme, dhe 1.2. asnjë arsye nuk pengon largimin e tij nga Kosova. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: If no decision can be made under Articles 34–36, DSHAM may carry out further investigative steps. The Government may also sign cooperation agreements with third states and international organizations to help collect facts.
Neni 37 Masa të tjera hetimore 1. Nëse nuk është e mundur që të merret asnjë lloj vendimi në mbështetje të neneve 34, 35 dhe 36 të këtij ligji, DSHAM-ja ndërmerr veprime të tjera hetimore: 1.1. DSHAM-ja mund të kërkojë informacione shtesë nga përfaqësitë konsullore të Kosovës, të konsultojë mendimin e një eksperti, të dëgjojë përsëri azilkërkuesin,dhe t’i bëj pyetje shtesë apo të ndërmarrë veprime të tjera hetimore. Procedura rregullohet në përputhje me nenet 25 dhe 26 të këtij ligji. 2. Qeveria mund të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me shtetet e treta dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim që të lehtësojë mbledhjen e fakteve. Këto marrëveshje mund të parashikojnë veçanërisht shkëmbimin e informacioneve me qëllim të përcaktimit të arsyeve që e kanë shtyrë azilkërkuesin të largohet nga vendi i origjinës apo i prejardhjes, të itinerarit të udhëtimit si dhe të shteteve në të cilat ka qëndruar. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This article sets time limits for first-instance asylum procedure decisions.
Neni 38 Afatet e procedurës në shkallën e parë 1. Procedura e azilit si rregull zgjatë gjashtë (6) muaj që nga dita e paraqitjes së kërkesës për azil. 2. Vendimi për ndërprerjen e procedurës duhet të merret brenda dhjetë (10) ditëve të punës nga dita e paraqitjes së kërkesës për azil. Vendimet arsyetohen shkurtimisht. . 11 3. Vendimet e marra në mbështetje të neneve 34 deri në 36 të këtij ligji, duhet, si rregull i përgjithshëm, të merren brenda tridhjetë (30) ditëve të punës nga dita e paraqitjes së kërkesës për azil. NËNKREU IV Statusi i azilkërkuesit gjatë procedurës së azilit - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: A person who applies for asylum in Kosovo has the right to remain in its territory until the asylum procedure ends.
Neni 39 E drejta për qëndrim gjatë procedurës së azilit Cilido person që paraqet një kërkesë azili në Kosovë ka të drejtë të qëndrojë në territorin e saj deri në përfundim të procedurës së azilit. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: For six months after an asylum application is filed, the asylum seeker may not carry out profitable activity.
Neni 40 Leja për të ushtruar aktivitet fitimprurës 1. Gjatë gjashtë (6) muajve nga dita e paraqitjes së kërkesës për azil, azilkërkuesi nuk ka të drejtë të ushtrojë aktivitet fitimprurës. 2. Kriteret për ushtrimin e aktivitetit fitimprurës rregullohen me Ligjin për të huaj dhe legjislacionin në fuqi. 3. Nëse kërkesa për azil është refuzuar dhe vendimi për kthim është i ekzekutueshëm, leja për të ushtruar një aktivitet fitimprurës përfundon në momentin e skadimit të afatit për largim që i është dhënë azilkërkuesit, edhe pse ai mund të këtë bërë kërkesë për rishqyrtim dhe ekzekutimi i kthimit është pezulluar. NËNKREU V Ekzekutimi i vendimit dhe masat zëvendësuese - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: If an asylum claim is rejected or discontinued, DSHAM generally orders return from Kosovo and enforces that decision. It must also consider family unity, and if return is unlawful, unreasonable, or technically impossible, it regulates the person’s stay under the Foreigners Law rules for supplementary protection.
Neni 41 Kthimi dhe mbrojtja plotësuese 1. Nëse kërkesa për azil refuzohet apo ndërpritet, DSHAM-ja vendos, si rregull të përgjithshëm, kthimin nga Kosova dhe urdhëron ekzekutimin e vendimit. DSHAM-ja merr parasysh parimin e unitetit të familjes. 2. Nëse ekzekutimi i kthimit konsiderohet i paligjshëm, i paarsyeshëm ose teknikisht i pamundur, DSHAM-ja rregullon kushtet e qëndrimit në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit për të Huaj për mbrojtjen plotësuese - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The return decision must state the asylum seeker’s duty to leave Kosovo and the date for departure, plus any enforcement measures and the competent authority.
Neni 42 Përmbajtja e vendimit për kthim 1. Dispozitivi i vendimit për kthim përmban: 1.1. detyrimin e azilkërkuesit për t’u larguar nga Kosova; 1.2. datën në të cilën duhet të largohet, nëse mbrojta plotësuese i jepet, afati i largimit caktohet në momentin kur hiqet mbrojtja plotësuese; 1.3. masat shtrënguese, nëse azilkërkuesi refuzon të largohet; 1.4. nëse është e nevojshme, shtetet në të cilat nuk mund të kthehet azilkërkuesi; 12 1.5. në rastin e nevojshëm, masën plotësuese që zëvendëson largimin; 1.6. organin kompetent që ekzekuton vendimin apo masën plotësuese. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: If a person who must leave hides their residence to avoid enforcement of the decision, DSHAM must request that the person be entered into the police search system.
Neni 43 Vendqëndrimi i panjohur Nëse personi që duhet të largohet i shmanget ekzekutimit të vendimit duke fshehur vendqëndrimin e tij, DSHAM-ja kërkon regjistrimin e tij në sistemin e kërkimit policor. KREU III DHËNIA E AZILIT DHE E STATUSIT TË REFUGJATIT NËNKREU I Dhënia e azilit familjeve - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Asylum is granted to persons who have refugee status, unless exclusion grounds in Article 46 apply.
Neni 44 Parimet Azili ju jepet personave që kanë cilësinë e refugjatit, me kusht që të mos ketë arsye përjashtimore të përcaktuara në nenin 46 të këtij ligji. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Certain family members of a refugee may receive asylum or refugee status, and separated beneficiaries must be allowed entry into Kosovo.
Neni 45 Azili i dhënë familjeve 1. Bashkëshorti i një refugjati si dhe fëmijët e tyre të mitur njihen si refugjatë dhe fitojnë statusin e azilit, me kusht që asnjë rrethanë e veçantë nuk bie në kundërshtim. 2. Anëtarët e familjes të një refugjati që jeton në Kosovë mund të përfitojnë nga azili që ju jepet familjeve, me kusht që arsye të veçanta janë në favor të bashkimit familjar. 3. Fëmija i lindur në Kosovë nga prindër refugjatë fiton statusin e refugjatit, për aq sa asnjë rrethanë e veçantë nuk bie në kundërshtim. 4. Nëse personat që përfitojnë nga kjo e drejtë e përcaktuar në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni janë ndarë gjatë largimit nga vendi dhe gjenden gjetiu, hyrja në Kosovë do t’ju lejohet. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Asylum must be refused to a person if there are serious reasons to think they committed certain international crimes, serious crimes abroad before refugee status, acts against UN principles, or endangered Kosovo’s internal or external security.
Neni 46 Padenjëshmëria 1. Azili i refuzohet një personi, për të cilin ka arsye serioze të mendohet se: 1.1. kanë kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit në kuptim të dispozitave ndërkombëtare që përcakton këto krime; 1.2. kanë kryer krime të rënda të dënueshme, jashtë Republikës së Kosovës, përpara se të pranoheshin si refugjatë; 1.3. janë dënuar për veprime që janë në kundërshtim me parimet dhe qëllimin e Kombeve të Bashkuara; 1.4. kanë cenuar ose vënë në rrezik sigurinë e brendshme ose të jashtme të Kosovës. 13 - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Government may provide refugees temporary housing, especially an integration center, within the limits of initial integration.
Neni 47 Shpërndarja dhe masat integruese fillestare 1. Shpërndarja e refugjatëve në Kosovë bëhet në përputhje me nenin 23 të këtij ligji. 2. Qeveria, mundet, brenda kufijve të integrimit fillestar, t’ju vej në dispozicion refugjatëve një banesë të përkohshme, veçanërisht një qendër integrimi. NËNKREU II Statusi i refugjatëve - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Rights and duties arising from refugee status are governed by the applicable legislation for foreigners, except where special provisions apply.
Neni 48 Parimi Të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga dhënia e statusit të refugjatit në Kosovë, rregullohen nga legjislacioni i zbatueshëm për të huajt, përveç rasteve kur paraprijnë dispozita të veçanta, veçanërisht dispozitat e Ligjit për Azil apo ato të Konventës së 28 korrikut 1951 lidhur me statusin e refugjatit. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: People who have gained asylum in Kosovo are treated by the authorities as refugees.
Neni 49 Pasojat Cilido që ka fituar azilin në Kosovë, konsiderohet nga autoritetet si refugjat, në kuptim të Ligjit për Azil dhe të Konventës së vitit 1951 dhe Protokollit të vitit 1967, lidhur me statusin e refugjatit. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: People who have been granted asylum in Kosovo are entitled to a temporary residence permit in the municipality where they live legally, and after five years of lawful stay they are entitled to a permanent residence permit unless they seriously or repeatedly threaten public security or order.
Neni 50 Rregullimi i kushteve të qëndrimit 1. Cilido që ka fituar azilin në Kosovë ka të drejtë për një leje qëndrimi të përkohshëm në komunën ku qëndron ligjërisht. 2. Cilido që ka fituar azilin në Kosovë dhe qëndron ligjërisht të paktën prej pesë (5) vjetësh ka të drejtë për leje qëndrimi të përhershme, përveç rasteve kur: 2.1. personi cenon në mënyrë të rëndë apo të përsëritur sigurinë dhe rendin publik në Kosovë apo jashtë Kosovës, i vë në rrezik apo paraqet kërcënim për sigurinë e brendshme apo të jashtme të Kosovës. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: A person who has obtained asylum in Kosovo may carry out gainful activities and change their type of work and profession.
Neni 51 Punësimi me qëllim fitimprurës Cilido që ka fituar azilin në Kosovë mund të ushtrojë aktivitete fitimprurëse, të ndryshojë llojin e punës dhe të profesionit. NËNKREU IV Përfundimi i azilit - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: DSHAM may revoke asylum or withdraw refugee status in specified cases, including false statements, hiding important facts, certain Refugee Convention grounds, threats to Kosovo’s internal or external security, or serious punishable crimes.
Neni 52 Revokimi 1. DSHAM revokon azilin ose tërheqë cilësinë e refugjatit nëse: 1.1. i huaji ka fituar azilin apo njohjen e cilësisë së refugjatit duke dhënë deklarata të rreme ose duke fshehur faktet thelbësore; 14 1.2. për arsyet e përcaktuara në nenin 1 Nënkreu C, kapitujt 1-6 të Konventës së 28 korrikut 1951, lidhur me statusin e refugjatit. 2. DSHAM-ja revokon azilin nëse refugjati cenon sigurinë e brendshme dhe të jashtme të Kosovës, e vë në rrezik ose nëse ka kryer krime të rënda të dënueshme. 3. Revokimi i azilit apo tërheqja e statusit të refugjatit kanë pasoja për të gjitha organet e tjera. 4. Revokimi i azilit apo i statusit të refugjatit nuk kanë efekt për bashkëshortin apo fëmijët e tij. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Asyli në Kosovë pushon në disa raste të caktuara, dhe DSHAM-ja mund ta zgjasë afatin në disa rrethana.
Neni 53 Pushimi 1. Azili në Kosovë pushon në qoftë se: 1.1. refugjati ka qëndruar më shumë se tri (3) vjet jashtë Kosovës; 1.2. refugjati ka fituar azilin në një shtet tjetër ose lejen e qëndrimit të përhershëm; 1.3. refugjati heq dorë nga ky status; 1.4. ekzekutohet vendimi mbi masa largimi administrative apo gjyqësore të marra në ngarkim të tij. 2. Në disa rrethana, DSHAM-ja mund të zgjasë afatin e përcaktuar në nën-paragrafin 1.1. të paragrafit 1. të këtij neni. 3. Statusi i refugjatit dhe azili përfundojnë në momentin që i huaji fiton shtetësinë e Kosovës në përputhje me nenin 1 Nënkreu C, kreu 3 të Konventës së 28 korrikut 1951, lidhur me statusin e refugjatit. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: A person with refugee status must not be deported from Kosovo, except in cases involving internal or external security risks or serious public order harm.
Neni 54 Dëbimi Personi me status refugjati nuk mund të dëbohet nga Kosova, përveç se kur vë në rrezik sigurinë e brendshme apo të jashtme të Kosovës, apo cenon rëndë rendin publik. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision says Article 7, the principle of non-refoulement, is to be taken into consideration.
Neni 7 i këtij ligji (parimi i moskthimit) merret në konsideratë. KREU IV DHËNIA E MBROJTJES SË PËRKOHSHME DHE STATUSI I PERSONAVE ME MBROJTJE TË PËRKOHSHME NËNKREU I Dispozita të përgjithshme - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: Qeveria vendos nëse Kosova jep mbrojtje të përkohshme për grupet që duhen mbrojtur dhe përcakton kriteret përkatëse.
Neni 55 Vendim i qeverisë 1. Qeveria vendos nëse Kosova ju jep mbrojtjen e përkohshme grupeve të personave që duhen mbrojtur në mbështetje të nenit 5 të këtij ligji. Ajo përcakton dhe kriteret përkatëse. 2. Përpara marrjes së vendimit, qeveria këshillohet me përfaqësuesit e organizatave për ndihmë te refugjatëve, dhe në rast nevoje, me organizata të tjera jo qeveritare, si dhe me Zyrën e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. 15 - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: In certain emergency situations, Kosovo grants temporary protection to groups of refugees, and the government must take necessary measures and seek rapid international cooperation when a large influx is expected.
Neni 56 Situata të veçanta përjashtuese 1. Gjatë periudhave të tensioneve ndërkombëtare të rënda, në rast konfliktesh të armatosura në të cilat Kosova nuk merr pjesë, ose kur ndodh në kohë paqe, në rast të një fluksi të pazakontë azilkërkuesish, Kosova ju jep mbrojtjen e përkohshme grupeve të refugjatëve për aq kohë sa e lejojnë rrethanat. 2. Nëse strehimi afatgjatë i refugjatëve tejkalon mundësitë pritëse të Kosovës, azili jepet vetëm përkohësisht, derisa personat e strehuar të transferohen në një shtet tjetër. Qeveria merr masat e nevojshme në këto raste. 3. Nëse parashikohet një fluks i madh, qeveria bën thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar efikas dhe të shpejtë me qëllim që të sigurojë shpërndarjen e tyre. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The Government must cooperate with origin/provenance countries, other host countries, and international organizations to create suitable and safe conditions for the departure of protected persons.
Neni 57 Masat e politikës së jashtme Qeveria bashkëpunon me vendet e origjinës ose të prejardhjes, me vende të tjera pritëse dhe me organizatat ndërkombëtare, për të krijuar kushtet e përshtatshme dhe pa rrezik për nisje të personave që duhen mbrojtur. NENKREU II Procedurat - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Ministria decides which groups and persons get temporary protection in Kosovo, and family unity must be taken into account. DSHAM decisions are generally not appealable, except where family unity is violated.
Neni 58 Grupet e personave për tu mbrojtur 1. Ministria përcakton grupet e personave që duhen mbrojtur dhe vendos kush përfiton nga mbrojtja e përkohshme në Kosovë. Duhet të mbahet parasysh parimi i unitetit të familjes. 2. Si rregull, vendimi i DSHAM-së për dhënien e mbrojtjes së përkohshme nuk është i ankueshëm. Ankesa lejohet vetëm në qoftë se shkelet parimi i unitetit të familjes. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: For protected persons at Kosovo’s border or in Kosovo, Articles 19 and 20 apply by analogy; DSHAM decides certain temporary-protection cases; appeal is generally unavailable except for family-unity violations; and some asylum procedures continue without delay after refusal.
Neni 59 Personat për tu mbrojtur të cilët gjenden në kufi ose në territorin e Kosovës 1. Nenet 19 dhe 20 të këtij ligji zbatohen për analogji në rastin e kërkesave të paraqitura nga personat për tu mbrojtur që gjenden në kufi apo në territorin Kosovës. 2. Nëse rezulton qartë se nuk ka persekutim në kuptim të nenit 4 të këtij ligji, DSHAM-ja vendos se cilët i përkasin një grupi personash për tu mbrojtur dhe cilët mund të përfitojnë nga mbrojtja e përkohshme në Kosovë. 3. Si rregull, vendimi për dhënien e mbrojtjes së përkohshme nuk është i ankueshëm. E drejta e ankimit lejohet vetëm nëse shkelet parimi i unitetit të familjes. 4. Nëse një person përfiton nga mbrojtja e përkohshme, procedura e shqyrtimit të kërkesës për njohjen e statusit të refugjatit pezullohet. 5. Nëse DSHAM-ja refuzon mbrojtjen e përkohshme një personi i cili ka paraqitur një kërkese për azil, ai vazhdon pa vonesë procedurën e shqyrtimit të kësaj kërkese apo të largimit të tij. 16 - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: People seeking refugee status may ask to reopen the procedure, but only after 2 years from the decision under Article 59(3).
Neni 60 Rihapja e procedurës për njohjen e cilësisë së refugjatit Personat për tu mbrojtur që kanë paraqitur një kërkese për njohjen e cilësisë së refugjatit mund të kërkojnë rihapjen e kësaj procedure vetëm dy (2) vjet pas vendimit të marrë në mbështetje të paragrafit 3. të nenit 59 të këtij ligji. Rihapja e kësaj procedure sjell për pasojë heqjen e mbrojtjes së përkohshme. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Temporary protection may also cover the protected person’s spouse and minor children if the law’s stated conditions are met.
Neni 61 Dhënia e mbrojtjes së përkohshme familjeve 1. Mbrojtja e përkohshme i jepet dhe bashkëshortit të personit për tu mbrojtur si dhe fëmijëve të tyre të mitur në qoftë se: 1.1. personat kërkojnë mbrojtje në të njëjtën kohë në Kosovë dhe nuk ekzistojnë motive përjashtimore në mbështetje të nenit 46 të këtij ligji; 1.2. familja është ndarë në momentin e ikjes nga vendi për shkak të ngjarjeve siç përcaktohet në nenin 5 të këtij ligji dhe bashkohet në Kosovë dhe asnjë arsye e veçantë nuk është në kundërshtim. 2. Fëmija i personave për tu mbrojtur i lindur në Kosovë përfiton nga mbrojtja e përkohshme. 3. Nëse personat që përfitojnë nga kjo e drejtë gjenden jashtë Kosovës, ju lejohet hyrja në Kosovë. 4. Ministria përcakton kushtet e bashkimit familjar në rastet e tjera sipas Ligjit për të Huaj. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The rules in Chapter II, Subchapter I and III apply by analogy to the procedures set out in Articles 59 and 61.
Neni 62 Procedura Për pjesën tjetër, dispozitat e kreut II, Nënkreut I dhe III, zbatohen për analogji për procedurat e përcaktuara në nenet 59 dhe 61 të këtij ligji. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Temporary protection is not granted to people who fall under Article 46 and who have seriously breached or threaten public order and security.
Neni 63 Motivet përjashtimore Mbrojtja e përkohshme nuk ju jepet personave për tu mbrojtur që bien në fushën e nenit 46 të këtij ligji, që kanë cenuar rëndë apo rrezikojnë rendin dhe sigurinë publike. NËNKREU III Përfundimi i mbrojtjes së përkohshme dhe kthimi - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The Government sets the date for ending temporary protection after consulting specified bodies; DSHAM must hear affected persons, and may decide on return if they do not respond.
Neni 64 Heqja e masës së mbrojtjes së përkohshme 1. Qeveria, pas këshillimit me DSHAM-në, me organizatat për ndihmë të refugjatëve, dhe në rast nevoje me organizata të tjera joqeveritare, si dhe me Zyrën e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, vendos për datën e heqjes së masës së përkohshme të dhënë grupeve të veçanta për tu mbrojtur. 2. DSHAM-ja ju jep të drejtën për tu dëgjuar personave që preken nga vendimi i marrë në mbështetje të paragrafit 1. të këtij neni. 17 3. Nëse gjatë të drejtës për dëgjim rezultojnë shenja persekutimi, një seancë dëgjimore zhvillohet në mbështetje të neneve 25 dhe 26 të këtij ligji. Në qoftë se nuk rezultojnë shenja persekutimi, DSHAM-ja vendos në mbështetje të nenit 31 të këtij ligji. 4. Nëse personi nuk i përgjigjet të drejtës për tu dëgjuar, DSHAM-ja merr vendim për kthimin e tij. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Article 42 applies, as appropriate, to the execution of the return.
Neni 42 i këtij ligji zbatohet, përshtatshmërisht për ekzekutimin e kthimit. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Qeveria mbështet përpjekjet ndërkombëtare për të organizuar kthimin e personave që do të mbrohen.
Neni 65 Kthimi Qeveria mbështet përpjekjet e ndërmarra në nivel ndërkombëtar për të organizuar kthimin e personave për tu mbrojtur. KREU V KUSHTET PËR DHËNIEN E MBROJTJES PLOTËSUESE DHE STATUSI I PERSONAVE ME MBROJTJE PLOTËSUESE NËNKREU I Dispozitat e përgjithshme - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: This article lists what counts as serious harms: death penalty or execution, torture or inhuman/degrading treatment or punishment against an asylum seeker in their country, and serious personal threats in situations of indiscriminate violence or internal or international armed conflict.
Neni 66 Cenimi i rëndë 1. Konsiderohen si cenime të rënda: 1.1. dënimi me vdekje apo ekzekutimi i,,tij; 1.2. tortura apo trajtimet dhe dënimet çnjerëzore apo degraduese që i bëhen azilkërkuesit në vendin e tij, apo 1.3. kërcënimet e rënda personale kundër jetës apo personit nga një person civil për arsye të dhunës së verbër apo në rast konflikti të armatosur të brendshëm apo ndërkombëtar. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: DSHAM-ja jep statusin e mbrojtjes plotësuese për një vit, me mundësi zgjatjeje, dhe vendimi rishikohet periodikisht.
Neni 67 Afatet e mbrojtjes plotësuese 1. DSHAM-ja jep statusin e mbrojtjes plotësuese me një afat prej një (1) viti, me mundësi zgjatje, në varësi të rrethanave për të cilat është dhënë kjo mbrojtje. 2. Vendimi për dhënien e mbrojtjes plotësuese rishikohet në mënyrë periodike. NËNKREU II Statusi - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Personi me mbrojtje plotësuese duhet të qëndrojë në komunën ku i është caktuar; pas 5 vjetësh, mund të marrë leje të përkohshme dhe më pas, 5 vjet pas saj, leje të përhershme.
Neni 68 Rregullimi i kushteve të qëndrimit 1. Personi me mbrojtje plotësuese qëndron në komunën në të cilën i është caktuar. 2. Nëse, pas pesë (5) vjetësh, DSHAM nuk e ka hequr masën e mbrojtjes plotësuese, personi pajiset me leje qëndrimi të përkohshme, e cila përfundon në momentin e heqjes së kësaj mase. 3. Pesë (5) vjet pas dhënies së lejes qëndrimit të përkohshëm, personi për tu mbrojtur pajiset me leje qëndrimi të përhershme. 18 - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: A person with supplementary protection may not carry out a gainful activity for the first six months after submitting an asylum request.
Neni 69 E drejta për të ushtruar një aktivitet fitimprurës Gjatë gjashtë (6) muajve që nga dita e paraqitjes së kërkesës për azil, personi me mbrojtje plotësuese nuk ka të drejtë të ushtrojë aktivitet fitimprurës. Me kalimin e këtij afati, kriteret për ushtrimin e një aktiviteti fitimprurës rregullohen në përputhje me Ligjin për të Huaj. NËNKREU III Përfundimi i mbrojtjes plotësuese dhe kthimi - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: DSHAM-ja may revoke supplementary protection if specified grounds are met, and a revocation hearing must be held before revocation is foreseen.
Neni 70 Revokimi 1. DSHAM-ja ka të drejtë të revokojë mbrojtjen plotësuese në qoftë se: 1.1. personi e ka marrë duke dhënë deklarata të rreme ose duke fshehur faktet,,thelbësore; 1.2. personi ka cenuar sigurinë e brendshme ose të jashtme të Kosovës, e rrezikon atë ose ka kryer akte të dënueshme; 1.3. prej dhënies së mbrojtjes plotësuese personi ka qëndruar një kohë të gjatë ose në mënyrë të përsëritur në vendin e origjinës ose të prejardhjes; 1.4. ka një leje qëndrimi të rregullt, të lëshuar nga një shtet tjetër në të cilin mund të kthehet. 2. Mbrojtja plotësuese nuk revokohet nëse personi kthehet përkohësisht në vendin e origjinës ose të prejardhjes ose në një vend të tretë me pëlqimin e organeve kompetente. 3. Revokimi i mbrojtjes plotësuese nuk ka efekt as për bashkëshortin, as për fëmijët e mitur, përveç se kur rezulton se ata nuk kanë më nevojë për mbrojtje. 4. Nëse parashikohet revokimi i mbrojtjes plotësuese, një seancë dëgjimore bëhet në mbështetje të neneve 25 dhe 26 të këtij ligji. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Supplementary protection ends when the supporting circumstances stop or are no longer needed, and DSHAM must consider a significant change in circumstances for this assessment.
Neni 71 Pushimi 1. Personi me mbrojtje plotësuese nuk konsiderohet si i tillë nga momenti kur rrethanat që justifikonin dhënien e kësaj mbrojtje, pushojnë se ekzistuari ose kur këto rrethana kanë ndryshuar në mënyrë të tillë që kjo mbrojtje nuk është më e nevojshme. 2. Me qëllim të zbatimit të paragrafit 1. të këtij neni, DSHAM-ja merr në konsideratë ndryshimin e rrethanave, i cili duhet të jetë i rëndësishëm me qëllim që personi që përfitonte nga mbrojtja plotësuese të mos jetë subjekt i asnjë lloj cenimi të rëndë. 3. Mbrojtja plotësuese pushon edhe në qoftë se: 3.1. personi jeton në një shtet tjetër, ose; 3.2. personi heq dorë nga mbrojtja plotësuese, ose; 3.3. personi merr leje qëndrimi të përhershme në përputhje me Ligjin për të Huaj. 19 KREU VI NDIHMA SOCIALE DHE NDIHMA EMERGJENTE NËNKREU I Dhënia e ndihmës sociale, ndihmës emergjente dhe ndihmës për fëmijë - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: Municipalities give social or emergency assistance to assigned asylum seekers and people with refugee, complementary protection, or temporary protection status; the government gives it when they are in reception or refugee integration centers.
Neni 72 Kompetenca 1. Ndihma sociale apo ndihma emergjente ju jepet azilkërkuesve personave me status refugjati, me mbrojtje plotësuese apo të përkohshme, nga komuna në të cilën janë shpërndarë. 2. Për aq kohë sa personat qëndrojnë në komuna por qëndron në një qendër strehimi apo qendër për integrimin e refugjatëve, ndihma sociale apo e emergjencës jepet nga qeveria. Qeveria mund t’u besojë zbatimin e kësaj detyre ose të një pjesë të saj ose akterëve të tretë. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: People staying in Kosovo who cannot meet their needs with their own means may receive social assistance, and may also receive emergency assistance on request.
Neni 73 E drejta për ndihmë sociale apo emergjente 1. Personat që qëndrojnë në Kosovë në kuptim të këtij ligji të cilët nuk i përballojnë nevojat me mjetet e tyre, mund të përfitojnë nga ndihma sociale, përveç se kur një i tretë është i detyruar të sigurojë mbajtjen e tyre në mbështetje të një detyrimi ligjor apo kontraktues. 2. Me kërkesën e tyre këta persona mund të përfitojnë edhe nga ndihma emergjente. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The provision says social and emergency assistance is governed by the social assistance law for categories arising from the asylum law, excludes certain persons from social assistance, gives asylum seekers and some unregulated-status persons in-kind social assistance where possible, requires emergency assistance to be reasoned, grants refugees and persons with supplementary protection a right to integration-related assistance, and requires the Government to issue a subordinate act on ministerial cooperation.
Neni 74 Ndihma sociale dhe ndihma emergjente 1. Dhënia e ndihmës sociale dhe emergjente rregullohet me Ligjin për Skemën e Ndihmës Sociale lidhur me kategoritë që rrjedh nga Ligji për Azil. Personat të cilët janë subjekt i një vendimi të formës së prerë dhe të një afati për largim nga territori i Republikës së Kosovës përjashtohen nga skema e ndihmës sociale. 2. Ndihma sociale e dhënë azilkërkuesve dhe personave për të mbrojtur statusi i të cilëve nuk është rregulluar ende jepet, për aq sa është e mundur në natyrë. Dhënia e ndihmës emergjente duhet të jetë e arsyetuar. 3. Personat me status refugjati apo mbrojtje plotësuese, kanë të drejtë ndihme që lidhet me integrimin e tyre shoqëror, profesional dhe kulturor . 4. Qeveria nxjerr akt nënligjor lidhur me bashkëpunimin e ministrive përkatëse në këtë fushë. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Azilkërkuesit, personat me status refugjati, si edhe ata me mbrojtje plotësuese ose të përkohshme, kanë të drejtë për kujdes shëndetësor.
Neni 75 Kujdesi shëndetësor 1. Azilkërkuesi, personi me status refugjati apo mbrojtje plotësuese apo të përkohshme, ka të drejtë për kujdes shëndetësor, në përputhje me ligjin që rregullon kujdesin shëndetësor. 2. Qeveria nxjerr akt nënligjor lidhur me bashkëpunimin e ministrive përkatëse në këtë fushë. 20 KREU VII TRAJTIMI I TË DHËNAVE PERSONALE NËNKREU I Parimet - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Some listed bodies may process or share for processing certain personal data, including sensitive data, when doing so to carry out their legal function.
Neni 76 Trajtimi i të dhënave personale Në përputhje me përmbushjen e funksionit të tyre ligjor, DSHAM-ja, organet që shqyrtojnë ankesat dhe organizatat e tjera të ngarkuara me detyra në mbështetje të këtij ligji, mund të trajtojnë apo të japin për trajtim të dhënat personale të një azilkërkuesi, të një personi për tu mbrojtur dhe të të afërmve të tyre, përfshirë edhe të dhëna të ndjeshme, të përcaktuara në Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: The provision forbids sharing an asylum seeker’s, refugee’s, or protected person’s personal data with their country of origin if that would put them or their relatives at risk, and it also forbids sharing information about an asylum request.
Neni 77 Komunikimi i të dhënave personale të shtetit të origjinës apo të prejardhjes 1. Ndalohet komunikimi i të dhënave personale të një azil kërkuesi, refugjati apo personi të mbrojtur, vendit të tij të origjinës apo prejardhjes, kur ky lloj komunikimi vë në rrezik personin apo të afërmit e tij. Gjithashtu, ndalohet shpërndarja e informatave që lidhen me një kërkesë azili. 2 . Organi i ngarkuar me organizimin e kthimit të azilkërkuesit mund të marrë kontakt me vendin e origjinës apo të prejardhjes me qëllim që të gjejë dokumentet e udhëtimit të nevojshme për ekzekutimin e vendimit, me kusht që cilësia e refugjatit nuk është njohur në shkallën e parë me vendim të formës së prerë. 3. Me qëllim të ekzekutimit të vendimit të kthimit në vendin e origjinës apo të prejardhjes, autoriteti i ngarkuar me organizimin e kthimit, mund t’ju komunikojë autoriteteve të huaja të dhënat e mëposhtme: 3.1. të dhënat personale (emrin, mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, gjininë, shtetësinë, adresën e fundit të njohur në vendin e origjinës apo të prejardhjes) të personit në fjalë, dhe nëse është e nevojshme të dhënat personale të të afërmve të tij; 3.2. të dhënat lidhur me pasaportën apo dokument tjetër identiteti; 3.3. gjurmët e gishtave, fotografitë dhe ndoshta te dhënat biometrike; 3.4. të dhënat lidhur me dokumente të tjera që mundësojnë identifikimin e personit; 3.5. të dhënat lidhur me gjendjen shëndetësore të personit, me kusht që kjo të jetë në përputhje me interesin e tij; 3.6. çdo të dhënë tjetër të domosdoshme për të garantuar hyrjen e personit në shtetin e destinuar dhe për të ruajtur sigurinë e personave që e shoqërojnë; 3.7. të dhënat lidhur me procedurat penale të hapura për aq sa kjo është e rëndësishme për procedurën e kthimit të personit në fjalë, për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në vendin e origjinës apo të prejardhjes, dhe për aq sa personi në fjalë nuk rrezikohet. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: DSHAM-ja and complaint-review bodies may share personal data with foreign authorities and international organizations for asylum-law purposes, if those recipients provide similar data protection.
Neni 78 Komunikimi i të dhënave personale shteteve të treta dhe organizatave ndërkombëtare 1. Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Azil, DSHAM-ja dhe organet që shqyrtojnë ankesat, kanë të drejtë të komunikojnë të dhënat personale autoriteteve të huaja dhe organizatave ndërkombëtare të ngarkuara me detyra në këtë kontekst, me kusht që shteti apo organizatat ndërkombëtare në fjalë te garantojnë një mbrojtje të ngjashme të dhënave të transmetuara. 21 2. Të dhënat personale të përcaktuara me poshtë komunikohen: 2.1. të dhënat personale (emrin, mbiemrin, datën dhe vendin e lindjes, gjininë, shtetësinë, adresën e fundit të njohur në vendin e origjinës apo të prejardhjes) të personit në fjalë dhe, nëse është e nevojshme, të dhënat personale të të afërmve të tij; 2.2. të dhënat lidhur me pasaportën apo dokument tjetër identiteti; 2.3. gjurmët e gishtërinjve, fotografitë dhe ndoshta të dhënat biometrike; 2.4. të dhënat lidhur me dokumente tjera që mundësojnë identifikimin e personit; 2.5. të dhënat lidhur me gjendjen shëndetësore të personit, me kusht që kjo të jetë në përputhje me interesin e tij; 2.6. çdo e dhënë tjetër e domosdoshme për të garantuar hyrjen e personit në shtetin e destinuar dhe për ruajtur sigurinë e personave që e shoqërojnë; 2.7. të dhënat lidhur me itinerarin e ndjekur nga personi, si dhe vendqëndrimet e tij; 2.8. të dhënat lidhur me lejet e qëndrimit dhe vizat që i janë lëshuar; 2.9. të dhënat lidhur me kërkesa azili të paraqitura (vendi dhe data e paraqitjes, faza në të cilën gjendet procedura, informacione paraprake lidhur me natyrën e vendimit që do të merret). - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: DSHAM-ja must send all data and evidence to the competent criminal prosecution authorities for an asylum seeker suspected of violating public international law, especially for genocide, torture, war crimes, crimes against humanity, or crimes against peace.
Neni 79 Bashkëpunimi me organet e ndjekjes penale DSHAM-ja ju transmeton autoriteteve kompetente të ndjekjes penale të gjitha të dhënat dhe mjetet e provës për një azilkërkues i cili dyshohet se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare publike, veçanërisht nëse ka kryer krim kundër paqes, krim lufte apo krim kundër njerëzimit, duke marrë pjesë në gjenocid apo duke praktikuar torturën. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Competent authorities may process biometric data to identify an asylum seeker or protected person, and DSHAM may delegate personal-data processing to third parties if it ensures they comply with data-protection and information-security rules.
Neni 80 Të dhënat biometrike 1. Organet kompetente mund të trajtojnë të dhënat biometrike të një azilkërkuesi apo të një personi për tu mbrojtur me qëllim që të përcaktojnë identitetin e tij. 2. DSHAM-ja mund t’ju delegojë të drejtën e trajtimit të të dhënave personale palëve të treta. Në këtë rast, DSHAM-ja duhet të jetë e sigurt se të tretët e autorizuar respektojnë dispozitat e zbatueshme lidhur me mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë informatike. 3. Llojet e të dhënave biometrike që duhen të mblidhen dhe e drejta e qasjes, rregullohet me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Fingerprints and a photograph are taken and recorded for each asylum seeker and protected person, with exceptions for children under 14.
Neni 81 Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografitë 1. Merren gjurmët e të gjithë gishtërinjve dhe fotografia e secilit azilkërkues dhe personi për tu mbrojtur. Qeveria përcakton përjashtime për të miturit nën katërmbëdhjetë (14) vjeç. 2. Gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia regjistrohen në një bazë të dhënash të mbajtur nga DSHAM-ja, pa përmendur të dhënat personale të personit. 22 3. Gjurmët e gishtërinjve të marra nga DSHAM-ja krahasohen me gjurmët e gishtërinjve të regjistruara nga policia. 4. Nëse policia konstaton se gjurmët e reja të gishtërinjve janë të njëjta me ato të regjistruara paraprakisht, ajo informon DSHAM-në, duke shënuar të dhënat personale të personit (emrin, mbiemrin, datëlindjen, gjininë, numrin e referencës, numrin personal, shtetësinë, dhe vendin në të cilin ndodhet). Nëse bëhet fjalë për të dhëna të mbledhura nga policia, duhet të tregojë (me numër kodi) datën, vendin dhe arsyen e marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: DSHAM-ja may use the data for specified asylum-related checks, and outside-country communication of the personal data is prohibited without DSHAM consent.
Neni 82 Përdorimi i këtyre të dhënave 1. DSHAM-ja i përdor këto të dhëna me qëllim që: 1.1. të verifikojë identitetin e personit në fjalë; 1.2. të verifikojë nëse personi ka paraqitur një kërkesë azili; 1.3. të verifikojë nëse ka të dhëna që konfirmojnë apo kundërshtojnë deklaratat e personit; 1.4. të verifikojë nëse ekzistojnë të dhëna që vënë në dyshim mundësinë e personit për të fituar statusin e azilit; 1.5. të lehtësojë bashkëpunimin ndërmjet DSHAM-së dhe policisë. 2. Komunikimi jashtë vendit i të dhënave personale të mbledhura në përputhje me paragrafin 4. të nenit 81 të këtij ligji pa pëlqimin e DSHAM-së është i ndaluar. Neni i 6 i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave zbatohet në mënyrë analoge. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: Data must be destroyed when asylum is granted, or 10 years after certain asylum refusal/withdrawal/non-review events, and 10 years after supplementary protection is withdrawn.
Neni 83 Shkatërrimi i të dhënave 1. Të dhënat shkatërrohen: 1.1. nëse statusi i azili i jepet personit; 1.2. dhjetë (10) vjet pas marrjes formë të prerë të vendimit për refuzimin e kërkesës për azil, pas heqjes dorë vullnetare nga kërkesa për azil, apo pas mos shqyrtimit të kërkesës; 1.3. dhjetë (10) vjet pas heqjes së mbrojtjes plotësuese për personat për tu mbrojtur. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: DSHAM-ja administers a database for registering asylum requests and complaints and for file control.
Neni 84 Mbajtja e statistikave 1. DSHAM-ja administron bazën e të dhënave që lejon regjistrimin e kërkesave për azil dhe të ankesave, dhe kontrollin e dosjeve. 2. Kjo bazë të dhënash mund të përmbajë të dhëna personale të ndjeshme, për aq sa kjo nevojitet për kryerjen e detyrave të përcaktuara në ligj. 3. Të dhënat e gabuara duhet të korrigjohen. 23 NËNKREU II Trajtimi i të dhënave në kuadrin e marrëveshjeve Dublin - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: DSHAM must transmit specified asylum-related data to the Eurodac central unit.
Neni 85 Eurodak 1.,,Në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar, DSHAM-ja është përgjegjëse për transmetimin e të dhënave me njësinë qendrore të sistemit Eurodak. 2. DSHAM transmeton të dhënat si në vijim: 2.1. vendin dhe datën e paraqitjes së kërkesës për azil në Kosovë; 2.2. gjininë e azilkërkuesit; 2.3. gjurmët e gishtërinjve të marra në mbështetje të nenit 81 të këtij ligji; 2.4. numri i referencës i caktuar këtyre gjurmëve të gishtërinjve nga Kosova; 2.5. datën e marrjes së gjurmëve të gishtërinjve; 2.6. data e transmetimit të të dhënave njësisë qendrore. 3. Të dhënat e transmetuara regjistrohen në bazën e të dhënave Eurodac dhe krahasohen me të dhënat e regjistruara në të. Rezultati i krahasimit i transmetohet DSHAM-së. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Personal data sent to competent authorities of a state tied to the Dublin agreements is handled the same way as data shared between local authorities.
Neni 86 Komunikimi i të dhënave personale një shteti që është i lidhur nga marrëveshjet Dublin Komunikimi i të dhënave personale autoriteteve kompetente të një shteti që është i lidhur nga marrëveshjet Dublin, bëhet në mënyrë të njëjtë si komunikimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve lokale. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: Personal data may not be communicated to a third country unless it offers adequate protection; in special cases, transfer is allowed with consent, to protect bodily integrity, for an important public interest, or to exercise/defend a right in court.
Neni 87 Komunikimi i të dhënave personale një shteti që nuk është i lidhur nga marrëveshjet Dublin 1. Asnjë e dhënë personale nuk mund t’i komunikohet një shteti të tretë, nëse ky i fundit nuk siguron një mbrojtje të duhur të të,,,dhënave. . 2. Në raste të veçanta, të tilla të dhëna personale mund të transmetohen, dhe pse niveli i mbrojtjes së të dhënave në shtetin tjetër nuk është në nivelin e duhur, me kusht që: 2.1. personi në fjalë jep pëlqimin e tij; 2.2. nëse komunikimi i këtyre të dhënave është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin trupor të personit, ose 2.3. nëse komunikimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e një interesi publik të rëndësishëm, për ushtrimin apo mbrojtjen e një të drejte përpara drejtësisë. 3. Përveç rasteve të parashikuara në paragrafin 2. të këtij neni, të dhëna të tilla mund të komunikohen kur ekzistojnë garanci për një mbrojtje adekuate të personit në fjalë. 24 - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: A person must be informed when their personal data are collected, including key details about the data and use, unless they were already informed.
Neni 88 Detyrimi për të informuar në rast të mbledhjes së të dhënave personale 1. Personi në fjalë duhet të informohet për çdo mbledhje të të dhënave të tij personale. Detyrimi për informim nuk zbatohet nëse personi është informuar më përpara. 2. Personi duhet të informohet për të dhënat si në vijim: 2.1. identitetin e mbajtësit të të dhënave; 2.2. qëllimin e përdorimit të këtyre të dhënave; 2.3. autoritetet të cilëve do t’ju komunikohen të dhënat, nëse kjo ndodh; 2.4. të drejtën për qasje në të dhënat e tij në përputhje me nenin; 2.5. pasojat nëse personi refuzon të japë të dhënat e tij personale. 3. Në qoftë se të dhënat personale nuk janë mbledhur nga personi në fjalë, ky duhet të informohet jo më vonë se në momentin e regjistrimit të këtyre të dhënave apo të komunikimit të tyre. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: The data holder must give information about the origin of the data.
Neni 89 E drejta e qasjes E drejta e qasjes rregullohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, mbajtësi i të dhënave duhet të japë informacione lidhur origjinën e këtyre të dhënave. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: This provision says the personal data protection law applies when the duty to inform or the right of access is limited, and any refused or limited information or explanation must be provided once the reason for refusal or limitation no longer exists.
Neni 90 Kufizimi i detyrimit për informim dhe të drejtë qasje 1. Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale zbatohet në rast të kufizimit të detyrimit për të informuar dhe të drejtës për qasje. 2. Në qoftë se dhënia e një informacioni apo një sqarimi janë refuzuar apo kufizuar, këto duhet të jepen nga momenti që arsyet e refuzimit apo të kufizimit nuk pushojnë. KREU VIII PROCEDURA E ANKESËS NËNKREU I Procedura e ankesës në shkallën e dytë - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: Azilkërkuesi ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të organit kompetent dhe ankesa e shkallës së dytë pezulloi ekzekutimin e vendimit.
Neni 91 Ankesa 1. Azilkërkuesi ka të drejtë të parashtrojë ankesë kundër vendimit të organit kompetent pranë Komisionit Kombëtar për Refugjatë. 2. Ankesat kundër vendimit të shkallës së parë rregullohen nga Ligji për Procedurën Administrative, përveç rasteve kur Ligji për Azil parashikon ndryshe. 3. Ankesat kundër vendimeve të shkallës së dytë paraqiten pranë gjykatës kompetente. Ankesa kundër vendimit të shkallës së dytë pezullon ekzekutimin e vendimit. 25 - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës themelon Komisionin Kombëtar për Refugjatë; komisioni punon në mënyrë të pavarur dhe qeveria duhet të nxjerrë një akt nënligjor për procedurën e tij.
Neni 92 Komisioni Kombëtar për Refugjatë 1. Qeveria e Kosovës themelon Komisionin Kombëtar për Refugjatë dhe anëtarët e tij të cilët shërbejnë gjatë një afati prej tri (3) vjetësh: 1.1. komisioni përbëhet nga kryetari, .zëvendëskryetari dhe pesë anëtarë të rregullt; 1.2. kryetari, zëvendëskryetari dhe anëtarët e Komisionit emërohen nga radhët e juristëve të diplomuar, të punësuar në organet shtetërore administrative dhe duhet të kenë së paku pesë (5) vite përvojë pune profesionale; 1.3. organi i shkallës së parë përjashtohet nga pjesëmarrja në Komisionin Kombëtar për Refugjatë; 1.4. përfaqësuesi i UNHCR-së merr pjesë me cilësinë e vëzhguesit. 2. Komisioni është i pavarur në punën e tij. 3. Në parim, Komisioni vendos për rastet në këshill prej tre anëtarësh, të kryesuar nga kryetari ose zëvendëskryetari. Këshilli merr vendimet me shumicë të votave. 4. Qeveria nxjerr akt nënligjor për rregullimin e procedurës së komisionit kombëtar për refugjatë. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: This article lists the grounds for an appeal: procedural-law violations, substantive-law violations, and incorrect or incomplete findings on essential facts.
Neni 93 Motivet e ankesës 1. Motivet e ankesës janë si në vijim: 1.1. shkelja e dispozitave të drejtës procedurale; 1.2. shkelja e dispozitave të drejtës materiale; 1.3. konstatimi i pasaktë apo jo i plotë i fakteve thelbësore. 2. Paragrafi 2. i nenit 23, neni 41 dhe paragrafi 2. i nenit 58 lidhur me parimin e unitetit të familjes merret parasysh. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: Appeal deadlines run from notification of the decision: 15 days for substantive negative decisions, 5 working days for decisions ending the procedure. A faxed appeal is valid if sent on time and the original is sent later.
Neni 94 Afatet e ankesës 1. Afati i ankesës fillon që nga momenti i notifikimit të vendimit. Ky afat është pesëmbëdhjetë (15) ditë për vendimet negative thelbësore. 2. Afati i ankesës kudër vendimeve për ndërprerje procedure është pesë (5) ditë pune. 3. Ankesa e transmetuar me fax konsiderohet e vlefshme nëse dërgohet brenda afatit dhe origjinali dërgohet më pas. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: An asylum seeker may ask for reinstatement of the appeal deadline if there are reasonable reasons for missing it.
Neni 95 Rivendosja në afat 1. Nëse azilkërkuesi, i cili për shkaqe të arsyeshme nuk mund të dorëzojë ankesën brenda afatit ligjor, mund të kërkojë rivendosjen në afat të ankesës. 26 2. Kërkesa për rivendosje në afat paraqitet brenda tri (3) ditëve nga dita e marrjes dijeni për njoftimin e vendimit të marrë në ngarkim të tij. 3. Kërkesa për rivendosjen në afat pezullon ekzekutimin e vendimit për dëbimin e azilkërkuesit nga Kosova. 4. Komisioni kombëtar për refugjatë do të vendos për kërkesën për rikthim në gjendjen e mëparshme brenda tri (3) ditësh nga dorëzimi i saj. Gjatë kësaj periudhe, urdhri për dëbimin dhe ose largimin e azilkërkuesit nga territori i Kosovës nuk mund të zbatohet. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: The Commission must decide an asylum appeal based on the evidence from first-instance proceedings and any other evidence submitted by the asylum seeker.
Neni 96 Procedura në shkallën e dytë 1. Komisioni vendos mbi bazën e provave të mbledhura gjatë procedurës së azilit në shkallën e parë si dhe mbi bazën e provave të tjera të paraqitura nga azilkërkuesi. 2. Në përfundim të shqyrtimit të ankesës, Komisioni vendos si në vijim: 2.1. miraton vendimin e shkallës së parë; 2.2. anulimin e vendimit të shkallës së parë dhe kthimin për shqyrtim në shkallën e parë; 2.3. përmirësimin e mangësive të konstatuara dhe marrjen e vendimit; 2.4. ndryshimin e vendimit të shkallës së parë mbi bazën e të njëjtave prova. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: Komisioni must decide complaints within 30 days generally, within 5 days if no further procedural steps are needed, and within 2 months if investigative measures are required.
Neni 97 Afatet e shqyrtimit të ankesës 1. Si rregull i përgjithshëm, Komisioni vendos për brenda tridhjetë (30) ditësh për ankesat e paraqitura kundër vendimeve të marra në mbështetje të neneve 28 deri në 32 dhe nenit 36 të këtij ligji. 2. Nëse nuk është e nevojshme të kryhen veprime të tjera procedurale, Komisioni vendos brenda pesë (5) ditëve për ankesat e paraqitura kundër vendimeve të marra në mbështetje të neneve dhe 28 deri në 32 të këtij ligji. 3. Komisioni vendos brenda dy (2) muajve nga dita e paraqitjes së ankesës kundër vendimeve thelbësore në qoftë se duhet të ndërmerren masa hetimore në mbështetje të nenit,,37 të këtij ligji. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: This article sets time limits for completing complaints, submitting evidence, and giving expert reports.
Neni 98 Afatet e procedurës 1. Afati shtesë për të plotësuar ankesën është shtatë (7) ditë, për ankesat kundër vendimeve thelbësore. Ky afat është tri (3) ditë për ankesat kundër vendimeve për ndërprerje të procedurës. 2. Afati i caktuar për paraqitjen e mjeteve të provës është shtatë (7) ditë në qoftë se këto mjete prove gjenden në Kosovë dhe tridhjetë (30) ditë në qoftë se ato gjenden jashtë Kosovës. Ekspertizat duhet të jepen në një afat brenda tridhjetë (30),ditësh., - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: A commission member may decide on certain complaints individually in the listed cases.
Neni 99 Kompetenca e anëtarit të komisionit që vepron në mënyrë individuale 1. Një anëtar i komisionit vendos në mënyrë individuale në rastet si në vijim: 1.1. pushimin e ankesës kur është pa objekt; 27 1.2. mos shqyrtim lënde për ankesat që janë haptazi të papranueshme (çështje kompetence); 1.3. ankesë e bazuar apo e pabazuar me kusht që një anëtar tjetër i komisionit të japë pëlqimin e tij. . - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: Përdorimi i mjeteve të jashtëzakonshme nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit për largim, përveç nëse gjykata kompetente vendos ndryshe.
Neni 100 Pasojat e mjeteve të jashtëzakonshme Përdorimi i mjeteve të jashtëzakonshme nuk e pezullon ekzekutimin e vendimit për largim, përveçse nëse gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës vendos ndryshe. KREU IX - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs issues certain personal documents for asylum seekers, refugees, people with supplementary or temporary protection, and refugee travel documents, and it determines their form and content in line with the foreigner law.
Neni 101 Dokumentet personale 1. Ministria e Punëve të Brendshme lëshon dokumentet personale të mëposhtme: 1.1. vërtetim për azilkërkues; 1.2. leje qëndrimi për azilkërkues; 1.3. leje qëndrimi për personat me status refugjati dhe mbrojtje plotësuese dhe mbrojtjen e përkohshme; 1.4. dokument udhëtimi për refugjatë dhe persona me mbrojtje plotësuese. 2. Forma dhe përmbajtja e këtyre dokumenteve përcaktohet nga MPB-ja, në përputhje me Ligjin për të Huaj - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: Documents listed in Article 101(1) subparagraphs 1.2, 1.3, and 1.4 must be returned to DSHAM after the procedure ends, if the status is revoked, or if they are replaced because of damage.
Neni 102 Kthimi i dokumenteve Dokumentet e përmendura në nën-paragrafët 1.2, 1.3 dhe 1.4 të paragrafit 1. të nenit 101 të këtij ligji i kthehen DSHAM-së pas përfundimit të procedurës, revokimit të statusit apo në rast të zëvendësimit të tij për shkak dëmtimi KREU X BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: Qeveria duhet të bashkëpunojë për politikat lidhur me refugjatët, të mbështesë organizatat ndihmëse dhe të bashkëpunojë me Komisariatin e Lartë për Refugjatë.
Neni 103 Bashkëpunimi ndërkombëtar Qeveria bashkëpunon për harmonizimin dhe zbatimin politikave evropiane lidhur me refugjatët në nivel ndërkombëtar si dhe në përpjekjet e ndërmarra jashtë Kosovës, për të zgjidhur problemet e refugjatëve. Mbështet aktivitetet e organizatave për ndihmë të refugjatëve. Bashkëpunon me Komisariatin e Lartë për Refugjatë. 28 KREU XI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme duhet të nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji brenda 6 muajve pas hyrjes në fuqi.
Neni 104 Afatet për nxjerrjen e akteve nënligjore Për zbatimin e këtij ligji në afat prej gjashtë (6) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme detyrohen të nxjerrin aktet nënligjore. - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: This article repeals the Asylum Law No. 03/L-066 and any other acts that conflict with this law.
Neni 105 Shfuqizimi Shfuqizohet Ligji për Azil Nr. 03/L-066 dhe të gjitha aktet e tjera që bien në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: Procedures already in progress when the law enters into force are governed by the new law.
Neni 106 Dispozitat kalimtare 1. Procedurat në vazhdim në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, rregullohen nga ligji i ri; 2. Procedurat në vazhdim në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, rregullohen me ketë ligj; 3. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Article 85 applies once Kosovo joins the EURODAC system.
Neni 85 i këtij ligji bëhet i zbatueshëm nga momenti që Kosova aderon në sistemin EURODAC. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 107 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-073 21 dhjetor 2011 Shpallur me dekretin Nr. DL-057-2011, datë 30.12.2011 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-073 PËR AZIL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in