LIGJI NR. 04/L – 080 PËR LOJËRAT E FATIT
This is the preamble and title of the Kosovo Law on Games of Chance, introducing the law and its general framework.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-080
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the Kosovo Law on Games of Chance, introducing the law and its general framework. Ky nen thotë se ligji rregullon organizimin dhe funksionimin e lojërave të fatit, licencimin e subjekteve, regjistrimin e punonjësve dhe mbikëqyrjen e tyre. This provision says gambling and lottery licensing is based on public-interest principles, and an application or issued licence does not create a permanent right. This article defines the main terms used in the gambling law, including applicant, application, ATK, license, registration, organizer, licensee, and several gambling-related concepts. Gambling is licensed under this law, ATK is the regulator, licensed casino operators may run casino games, and certain other game types are prohibited.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L – 080 PËR LOJËRAT E FATIT
Showing 83 of 83
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
This is the preamble and title of the Kosovo Law on Games of Chance, introducing the law and its general framework.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 9 / 4 MAJ 2012, PRISHTINË LIGJI Nr. 04/L – 080 PËR LOJËRAT E FATIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR LOJËRAT E FATIT KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
Ky nen thotë se ligji rregullon organizimin dhe funksionimin e lojërave të fatit, licencimin e subjekteve, regjistrimin e punonjësve dhe mbikëqyrjen e tyre.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë ligj rregullohet mënyra e organizimit dhe funksionimit të lojërave të fatit, licencimi i subjekteve dhe regjistrimi i punonjësve të lojërave të fatit, themelimi i autoritetit të lojërave të fatit dhe mbikëqyrja e tyre. 2. Rregullon statusin, qeverisjen, menaxhimin dhe të drejtat e transferueshme dhe të përcaktuara të Lotarisë së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
This provision says gambling and lottery licensing is based on public-interest principles, and an application or issued licence does not create a permanent right.
Neni 2 1. Ky ligj përcakton parimet themelore: 1.1. Besimi dhe mirëbesimi i publikut se lojërat e fatit të licencuara dhe të gjitha lojërat e fatit dhe lotaria, nuk janë të lidhura me elemente kriminale dhe të korruptuara; 1.2. Licencimi dhe kontrollimi bëhen për të ruajtur shëndetin, sigurinë, moralin, rendin publik dhe mirëqenien e përgjithshme, për parandalimin dhe luftimin e varësisë nga lojërat, për mbrojtjen e të rinjve, për parandalimin dhe luftimin e shpëlarjes së parasë, për të forcuar stabilitetin dhe suksesin e lojërave të fatit dhe për të ruajtur ekonominë konkurruese, me përjashtim të lotarisë së Kosovës dhe politikat e konkurrimit të lirë në Republikën e Kosovës. 1.3. Aplikantët për licencë apo ndonjë leje tjetër sipas këtij ligji nuk gëzojnë detyrimisht të drejtën për licencë apo lejen e kërkuar. Çdo licencë e lëshuar sipas këtij ligji është një privilegj i revokueshëm, dhe asnjë mbajtës i saj nuk fiton të drejta të përhershme të saj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
This article defines the main terms used in the gambling law, including applicant, application, ATK, license, registration, organizer, licensee, and several gambling-related concepts.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: 1.1. Aplikant- çdo person që kërkon licencë për lojërat e fatit, regjistrimin ose gjetjen e përshtatshmërisë sipas dispozitave të këtij ligji apo miratim të çdo akti ose transaksioni për të cilin kërkohet miratimi i ATK-së. 2 1.2. Aplikim - kërkesa për lëshimin e një licence të lojërave të fatit, regjistrimin ose rezultatet e përshtatshmërisë sipas dispozitave të këtij ligji, miratimin e një akti ose transaksioni për të cilin duhet miratimi i Drejtoratit të lojërave të fatit sipas dispozitave të këtij ligji. 1.3. ATK - Administratën Tatimore të Kosovës. 1.4. Automati - çdo mjet që përdoret në kazino dhe terminalet e automatëve për lojërat e fatit, pavarësisht formës së pagesës, dhe që me anë të elementit të rastësisë i jep mundësinë lojtarit që të marrë një shpërblim në vlerë të caktuar. 1.5. Basti - një shumë parash ose përfaqësues vlere monetare që vihet në lojë për një ngjarje, rezultati i së cilës është i pasigurt dhe përzgjidhet në mënyrë rastësore. 1.6. Bastet sportive - vënia e një basti për një ngjarje sportive ose një seri ngjarjesh sportive. 1.7. Lotaria tradicionale – lojërat e fatit që përfshijnë shitjen e tiketave të para-numëruara tek pjesëmarrësit dhe numrat identifikues që fitojnë fitimet e para-caktuara nëpërmjet tërheqjes në kohë të para-caktuar. 1.8. Lojërat numerike – lojërat si keno, lotto, bingo, etj., ku pjesëmarrësit zgjedhin një set të numrave, figurave, shkronjave dhe/apo simboleve që vendosen në një tërheqje për të përcaktuar setin fitues dhe pjesëmarrësit fitues ndajnë fitimin e caktuar si një përqindje e caktuar e qarkullimit. 1.9. Lojërat instant – lojëra që të mundësojnë të fitosh një fitim instant duke e zbuluar apo hapur rubrikën e fshehur të tiketës dhe duke gjetur një numër të caktuar të grupeve identike të figurave, numrave, shkronjave dhe/apo simboleve. 1.10. Lojërat e lotarisë – lotarinë tradicionale, lojërat numerike, lojërat instant dhe lojërat e ngjashme ku rezultatet bazohen plotësisht në rastësi. 1.11. Lojërat e lotarisë dhe basteve – emri i përgjithshëm i përdorur për lojëra të lotarisë dhe të basteve. 1.12. Bordi menaxhues – autoriteti menaxhues të Lotarisë së Kosovës. 1.13. Komisioni – një grup të personave të emërtuar nga organizatori për qëllim të tërheqjes së fitimeve në lojërat e lotarisë. 1.14. Drejtori - drejtori i përgjithshëm i ATK-së. 1.15. Organizatori – subjektin ligjor, që ekskluzivisht organizon dhe menaxhon të gjitha aktivitetet e ndërlidhura me lojërat e fatit në Republikën e Kosovës, bazuar në licencën ekskluzive dhe autoritetin e dhënë nga ATK-ja. 1.16. Pjesëmarrësi – një person që luan lojëra të fatit nëpërmjet dilerëve dhe lojërave të kazinosë në kazino. 1.17. Sistemi qendror - sistemin që duhet ta themeloj dhe operoj organizatori, me pjesën mekanike me procesim të lartë të të dhënave dhe kapacitetin për ruajtje dhe ku informacioni është i lidhur me lojëra të fatit. 1.18. Tiketa – letra e printuar dhe special të disenjuar që aprovon të drejtën për pjesëmarrje në lojëra të fatit. 3 1.19. Qarkullimi – shuma monetare të mbledhur nga pjesëmarrësit nga pjesëmarrja në lojëra të fatit. 1.20. Çmimi – shuma monetare që duhet t’i paguhet pjesëmarrësve fitues në pajtueshmëri me rregullat e lojës dhe rregullat e kazinosë, inter alia. 1.21. Lojërat e drejtpërdrejta – lojërat e fatit në kazino që organizohen nga njerëz në kazino pa përfshirjen e mjeteve elektronike ose mekanike. Kjo përfshin lojërat si black jack, baccarat, poker dhe rulet që operohen në kazino. 1.22. Lojërat e fatit - çdo lojë të luajtur fizikisht me letra, zare, pajisje ose makinë për para, pasuri, çeqe, kredi ose ndonjë përfaqësues tjetër të vlerës, duke përfshirë por pa u kufizuar në lojërat: ruletë, keno, bingo, black jack, poker, bakarat, pay goë, automatët, apo çdo lojë ose pajisje tjetër të miratuar nga ATK-ja, por nuk përfshin lojërat të cilat janë të përjashtuara sipas këtij ligji. 1.23. Licenca për lojërat e fatit - akti administrativ të lëshuar nga ATK-ja që autorizon personin e emëruar në licencë të përfshihet në lojërat e fatit ose në aktivitete të lidhura me to. 1.24. Mjetet e lojërave të fatit- çdo pajisje, pjesë përbërëse ose makinë që përdoret për lojëra të fatit, që ndikon mbi rezultatet e lojës duke vendosur mbi humbjet ose fitoret siç përcaktohet me rregulla të brendshme nga ATK-ja. 1.25. Kazino – çdo objekt të licencuar që mirëpret dhe akomodon lloje të caktuara të lojërave të kazinosë që në shumë raste ndërtohen afër apo në kombinim me hotele, restorante dhe atraksione tjera turistike. 1.26. Punonjës i lojërave të fatit - çdo person të lidhur me një organizator të lojërave të fatit, përveç banakierët, kamerierët apo persona të tjerë të përfshirë në përgatitjen dhe shërbimin e ushqimit dhe të pijeve. 1.27. Përputhshmëria - plotësimi i kritereve për të marr licencë për lojëra të fatit, për t’u regjistruar ose për të kryer aktivitete që rregullohen me këtë ligj. 1.28. Pajisjet shoqëruese - pajisjet apo sistemet të lidhura me lojërat e fatit, një lojë ose fushat sportive të cilat nuk do të përkufizoheshin si mjete lojërash fati. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në zaret, letrat, sistemet lidhëse që lidhin automatët progresivë, pajisje që ndikojnë raportimin e fitimeve dhe të ardhurave të lojërave të fatit, sistemet e kompjuterizuar të basteve në një bingo ose njësi të basteve sportive, sistemet e kompjuterizuara për monitorimin e automatëve dhe instrumentet për peshimin ose numërimin e parave. 1.29. Prodhuesi - një person që prodhon, disenjon, monton, programon ose modifikon një mjet lojërash fati, sistemin e basteve të lojërave të fatit pa para të gatshme. 1.30. Person - çdo person fizik ose juridik. 1.31. Pagesa për licencë - çdo pagesë që kërkohet për të fituar ose rifreskuar një licencë të lojërave të fatit. 1.32. Publicitet – çdo formë njoftimi për promovimin e lojërave të fatit, qëllimi i dukshëm i së cilës është dhënia e informacionit publikut në mediet e shkruara dhe audiovizive, duke përfshirë por jo kufizuar në gazeta, revista, televizion, radio, posterë, broshura dhe postë direkte. 1.33. Person i regjistruar - çdo person të cilit i është lëshuar një regjistrim i vlefshëm nga ATK-ja në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të lëshuara nga MF-ja. 1.34. MF - Ministria e Financave. 4 1.35. Regjistrim - një licencë të lëshuar nga ATK-ja për të vepruar si : 1.35.1. organizator i sistemit të ndërlidhur; 1.35.2. laborator i pavarur i kontraktuar për testimin e automatëve; apo 1.35.3. punonjës i lojërave të fatit. 1.36. Shpërndarës - çdo person që shet, tregton, ofron, shpërndan ndonjë mjet loje të fatit për përdorim në Kosovë. 1.37. Shpërndarës i pajisjeve shoqëruese - - çdo person që shet, tregton ose shpërndan pajisje shoqëruese në Kosovë për t’u përdorur nga të licencuarit. 1.38. I licencuari - çdo person të cilit i lëshohet një licencë e vlefshme për lojëra të fatit nga ATK- ja sipas këtij ligji. 1.39. Rregullat e lojës – dokument i përgatitur nga organizatori edhe aprovuar nga ATK-ja, që përfshin të gjitha termet e lidhura me instruksionet si të luhet një lojë fati, metodat e kalkulimit të fitimit të lidhur me çdo lojë, shpërndarjen e fitimit ndërmjet pjesëmarrësve dhe të gjitha termet tjera në lidhje me lojërat e fatit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
Gambling is licensed under this law, ATK is the regulator, licensed casino operators may run casino games, and certain other game types are prohibited.
Neni 4 Lojërat e fatit – licencimi, kategorizimi dhe rregullimi 1. Lojërat e fatit licencohen bazuar në këtë ligj. 2. ATK-ja është autoriteti rregullativ i lojërave të fatit. 3. Lojërat e fatit janë: 3.1. lojërat e lotarisë; 3.2. lojërat e kazinosë; 3.3. bastet sportive; 3.4. lojërat në automate;dhe 3.5. Tombola bingo në lokale të mbyllura. 4. E drejta dhe autoriteti për rregullimin e lojërave në kazino në Republikën e Kosovës i takon ATK -së. ATK-ja do të përdor të drejtat e saj rregullatore dhe autoritetin për themelimin, organizimin dhe operimin e lojërave në kazino brenda kornizës së këtij ligji. Organizatorët e kazinosë, që posedojnë licencë për lojëra në kazino do të jenë të autorizuar për të themeluar, organizuar, ofruar dhe vepruar lojëra në kazino në Republikën e Kosovës. 5. Lojërat elektronike, lojërat online përmes internetit, hipodromet, dhe lojërat me korrespondencë të themeluara në progresion gjeometrik, me korrespondencë dhe me pagesa të shumave të caktuara, të gjitha lojërat e quajtura piramidale, dhe të gjitha lojërat e tjera të cilat nuk janë në paragrafin 1. të këtij neni, janë të ndaluara me këtë ligj. - 5 Verify source ↗
Neni 5
Prize contests run by a legal entity for publicity may be organized if participation is free and there are no extra costs.
Neni 5 Lojërat zbavitëse dhe konkurset shpërblyese 5 1. Lojërat zbavitëse siç janë lojërat në kalkulator, simulator, automatë, flipër, si dhe lojërat që vihen në lëvizje nëpërmjet parave metalike apo të zhetonëve në të cilat lojtari nuk mund të fitojë para, gjëra apo të drejta, nuk janë lojëra të fatit sipas këtij ligji. 2. Konkurset shpërblyese që i organizon subjekti juridik me qëllim publiciteti nuk janë lojëra të fatit në pajtim me këtë ligj dhe mund të organizohen me kusht që pjesëmarrja në lojë të mos inkasohet dhe të mos ketë kosto shtesë. 3. Shpërblimet nga paragrafi 2. i këtij neni mund të jepen në produkte, shërbime ose në para të gatshme duke mos tejkaluar shumën prej njëmijë euro (1,000.00) € për person, pagesa në para të gatshme obligohet të bëhet në llogarinë bankare të fituesit. 4. Subjekti i cili organizon lojën shpërblyese i ofron rregullat e lojës shpërblyese të cilat miratohen nga ATK-ja në pajtim me aktin nënligjor përkatës të lëshuar nga MF-ja dhe të cilat duhet të shpallen në shtypin ditor. - 6 Verify source ↗
Neni 6
Ky nen ndalon publicitetin e lojërave të fatit për të mitur, ndalon reklamat që i paraqesin si zgjidhje financiare, dhe kufizon publicitetin në disa media dhe në zona të lira.
Neni 6 Publiciteti i lojërave të fatit dhe ushtrimi i aktivitetit të tyre në zona të lira 1. Ndalohet publiciteti për lojëra fati për të mitur (nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare). Ndalohet publiciteti që paraqet lojërat e fatit si zgjidhje të problemeve financiare. 2. Ndalohet publiciteti në mediet e shkruara, elektronike dhe audiovizive, me përjashtim të buletineve informative të vetë organizatorit të lojës. Njoftimet e shoqatave në teletekst e medieve vizive dhe shpërndarja e buletineve informative janë vetëm për pjesëmarrësit e lojërave të fatit dhe jo për publikun. 3. Publiciteti për lojërat e fatit nuk lejohet të ushtrohet në zona të lira të përcaktuara me legjislacionin përkatës. KREU II LOTARIA E KOSOVËS - 7 Verify source ↗
Neni 7
Kosovo Lottery may organize lottery games under the conditions set by law, must allow daily oversight by ATK, and is exempt from needing a special permit from ATK for gambling activity.
Neni 7 1. Lotaria e Kosovës është subjekt juridik- publik. 2. Qeveria merr përgjegjësi për të gjitha detyrimet e themeluesit të Lotarisë së Kosovës. 3. Lojërat e lotarisë organizohen vetëm nga Lotaria e Kosovës sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj. 4. Pagesa e fitimeve nga lojërat e fatit të cilat i organizon Lotaria e Kosovës, garantohet nga Qeveria e Kosovës. 5. Veprimtaria e Lotarisë së Kosovës është ushtrimi i lojërave të fatit, në pajtim me këtë ligj, për ushtrimin e të cilave Lotarisë së Kosovës nuk i kërkohet leje e veçantë nga ATK-ja. 6. Lotaria e Kosovës është e detyruar që të mundësojë mbikëqyrjen e tërë procesit material dhe financiar në baza ditore nga ana e ATK-së. - 8 Verify source ↗
Neni 8
The Management Board of the Kosovo Lottery has 5 members; the Government proposes and appoints them for a 2-year term, and may remove a member early in listed cases.
Neni 8 1. Autoriteti menaxhues i Lotarisë së Kosovës është Bordi Menaxhues, i cili i ka pesë (5) anëtarë. 2. Anëtarët e Bordit Menaxhues i propozon dhe i emëron Qeveria me mandat dy (2) vjeçar. 6 3. Anëtarët e Bordit Menaxhues nuk mund të jenë: 3.1. zyrtarë të lartë të Qeverisë; 3.2. udhëheqës të lartë të partive politike; 3.3. personat që kanë bashkëshortin-ën ose anëtarët e familjes së ngushtë në funksione të larta në Lotarinë e Kosovës. 4. Anëtarët e Bordit Menaxhues kanë statusin e tyre në bazë të legjislacionit në fuqi në momentin e emërimit. 5. Bordi Menaxhues do të kryesohet nga Kryetari i cili zgjidhet gjatë procesit të emërimit sipas paragrafit 2 të këtij neni i cili njëherit do të jetë edhe anëtar i Bordit Menaxhues. 6. Qeveria mund të liroj nga puna një anëtar të Bordit Menaxhues para se t’i skadojë afati i mandatit nëse: 6.1. ofron dorëheqjen; 6.2. i keqpërdor të drejtat e tij; dhe 6.3. dënohet me tepër se gjashtë (6) muaj për ndonjë vepër penale sipas ligjeve në fuqi. 7. Kryetari i Bordit Menaxhues të Lotarisë së Kosovës, funksionet e veta i ushtron në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Lotarisë së Kosovës, funksionet e të cilit më afër përcaktohen me statutin e Lotarisë së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
The Kosovo Lottery’s statute sets and regulates its name, headquarters, activity, capital, deposits, profits, income, risk and loss allocation, employee management, internal organization, statutory matters, and the duration and end of its activity.
Neni 9 1. Lotaria e Kosovës e ka statutin me të cilin përcakton dhe rregullon: 1.1. firmën dhe selinë; 1.2. veprimtarinë; 1.3. kapitalin themelor; 1.4. sasinë, disponimin dhe tërheqjen e depozitave nga kapitali themelor; 1.5. ndarjen e fitimeve dhe sistemimin e të ardhurave; 1.6. bartjen e rreziqeve dhe të humbjeve; 1.7. administrimin,caktimin, shkarkimin, autorizimin, përgjegjësinë dhe pagimin e punëtorëve të caktuar; 1.8. organizimin e brendshëm; 1.9. çështjet statutore; 1.10. kohëzgjatjen dhe mbarimin e veprimtarisë si dhe çështjet e tjera të cilat dalin nga ligji për ushtrimin e veprimtarisë së Lotarisë. 2. Statutin e Lotarisë së Kosovës e propozon Bordi Menaxhues i Lotarisë së Kosovës, të cilin e miraton Qeveria e Kosovës. 7 - 10 Verify source ↗
Neni 10
The Management Board of the Kosovo Lottery has powers to review and approve the annual business plan, review the previous year’s business report, decide on ticket issuance and publication, approve gambling rules, and propose changes to gambling-related rules.
Neni 10 1. Bordi Menaxhues i Lotarisë së Kosovës: 1.1. shqyrton dhe miraton planin afarist vjetor; 1.2. shqyrton raportin afarist të vitit paraprak, jep mendime dhe propozime në të dhe bashkë me to, ia dërgon MF-së për shqyrtim dhe vendosje; 1.3. në rastin e parashtrimit të raportit afarist nga viti paraprak dhe të planit afarist për vitin rrjedhës, i jep propozim MF-së, për përgatitjen e vendimit për sistemimin e mjeteve të realizuara; 1.4. vendos për lëshimin dhe publikimin e tiketave; 1.5. miraton rregullat e lojërave të fatit; 1.6. jep iniciativa për miratim, ndryshim apo plotësim të dispozitave nga fushë veprimtaria e lojërave të fatit, të cilat ia paraqet MF-së; dhe 1.7. MF-ja i propozon për të dhënë pëlqim për ushtrimin e përbashkët të lojërave të fatit me lotaritë e vendeve të tjera që ushtrojnë lojërat e fatit, dhe/apo me organizatat e specializuara. - 11 Verify source ↗
Neni 11
MF-ja must approve a funds-allocation decision within 30 days, and it gives consent for certain lottery activities. Lotaria e Kosovës may cooperate with foreign lotteries, work with registered legal entities, and join relevant international associations.
Neni 11 1. Vendimin për sistemimin e mjeteve të realizuara në pajtim me nenin 24 të këtij ligji, e miraton MF-ja në afat prej tridhjetë (30) ditësh. 2. Sipas ligjit, Lotaria e Kosovës mund të organizohet edhe në bashkëpunim me lotaritë e shteteve të tjera. 3. MF-ja jep pëlqimin për organizimin e lojërave të lotarisë nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Lojërat e lotarisë mund t’i realizojë Lotaria e Kosovës në bashkëpunim afarist me subjektet e tjera juridike të regjistruara si: tregtare, zejtare, hotelieri etj., ndër të tjera edhe për transaksionin e mallrave dhe të shërbimeve. 5. Lotaria e Kosovës mund të jetë anëtare e EL (Lotarive të Shteteve Evropiane dhe Shoqata Totto) si dhe e shoqatave të tjera ndërkombëtare të lojërave të fatit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
Lotaria e Kosovës may organize the listed lottery games, but it must not organize casino games, slot machine games, or bets.
Neni 12 Lojërat e lotarisë 1. Lojërat e lotarisë janë lojëra në të cilat më parë përcaktohet shuma e fondit të fitimeve dhe kategorizohen siç vijon: 1.1. lotaria tradicionale; 1.2. lojërat instant; 1.3. lojërat numerike; 8 1.4. lojëra të ngjashme ku rezultatet bazohen në rastësi; 1.5. tombola TV - bingo; 1.6. tombola - bingo në lokale të mbyllura; dhe 1.7. prognoza sportive – Totto. 2. Lojërat e fatit siç janë: lojërat në kazino, lojërat në automate dhe bastet, Lotaria e Kosovës nuk mund t’i organizojë. 3. Për organizimin e këtyre lojërave të lotarisë, sipas këtij neni nuk ka nevojë të bëhen pagesa të veçanta të rezervës fillestare të sigurimit dhe pagesa për licencë. Neni l3 Rregullat e lojërave të lotarisë 1. Me rregullat e lojërave të lotarisë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e Lotarisë së Kosovës dhe të pjesëmarrësve në lojërat e lotarisë. 2. Rregullat për ushtrim të lojës së lotarisë përmbajnë: 2.1. emrin dhe selinë e organizuesit; 2.2. emrin, përshkrimin dhe kohëzgjatjen e lojës së fatit; 2.3. kushtet për bashkëpjesëmarrje në lojën e fatit; 2.4. vendin në të cilin organizohet loja, përkatësisht territorin ku bëhet shitja e tiketave; 2.5. çmimin individual të tiketës, përkatësisht të kombinacionit; 2.6. afatin e fundit për pjesëmarrje në lojë; 2.7. sasinë dhe vlerën monetare të emisionit të tiketave; 2.8. lartësinë e fondit dhe llojin e fitimeve; 2.9. përshkrimin e tiketës dhe të fletëpagesës; 2.10. mënyrën, procedurën dhe mbikëqyrjen e tërheqjes, përkatësisht mënyrën e verifikimit të fitimeve; 2.11. mënyrën e publikimit të shumave të fondit fitues dhe rezultateve të lojës; 2.12. mënyrën dhe afatin e pagesës së fitimeve monetare; 2.13. mënyrën e njohjes së pjesëmarrësit në lojë me rregullat e lojës; 2.14. procedurën në rastin e revokimit të tërheqjes. 3. Rregullat e lojërave të lotarisë nuk bën të ndryshohen pasi të fillojë shitja e tiketave, përkatësisht pagesa e xhiros së caktuar. 4. Lotaria e Kosovës është e detyruar që rregullat për lojërat e lotarisë t’i shpallë publikisht para fillimit të lojës së lotarisë në shtypin ditor, si dhe t’ua vejë në dispozicion rregullat për pjesëmarrje në lojë. 9 - 14 Verify source ↗
Neni 14
Lottery draws must be carried out under specified supervision and controls, and ticket sales may not continue if a draw is postponed.
Neni 14 Tërheqja e fitimeve 1. Në lojërat e lotarisë, në të cilat kombinacionet fituese vërtetohen nëpërmjet tërheqjes, tërheqja duhet të bëhet para Komisionit prej së paku tre (3) anëtarëve të cilin e emëron organizatori. 2. Tërheqja e numrave fitues duhet të bëhet në mbikëqyrjen e personit të autorizuar nga MF-ja. Për lojërat elektronike, të lejuara më këtë ligj, sistemi duhet të jetë i certifikuar dhe i miratuar nga një laborator certifikues ndërkombëtar, që si i tillë, është i identifikuar dhe i pranuar nga MF-ja. 3. Para fillimit të tërheqjes së numrave fitues të lojërave të lotarisë, organizatori duhet të vërtetojë numrin e tiketave të shitura, ndërsa tiketat e pashitura duhet t’i vulosë para Komisionit dhe personit nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. ATK-ja nga shkaqet e arsyeshme, sipas kërkesës së organizatorit, mund të lejojë ndërrimin e vendit të tërheqjes së fitimeve, ose të ditës së tërheqjes, por jo më gjatë se pesëmbëdhjetë (l5) ditë, me kusht që organizatori detyrimisht të njoftojë opinionin përmes mjeteve të informimit publik. 5. Ndalohet shitja e mëtejme e tiketave në rast të shtyrjes së tërheqjes së numrave fitues për një xhiro të caktuar pas datës së rregullt të caktuar për tërheqje. 6. Organizatori i lojës së lotarisë, mund të revokojë organizimin e lojës, të xhiros apo të serisë për të cilën ka filluar shitja e tiketave, vetëm atëherë ATK-ja jep pëlqimin dhe blerësve të mëparshëm ju kthen pagesat. - 15 Verify source ↗
Neni 15
The commission members and the authorized MF person must make and sign four originals of the minutes, and the organizer must publish the draw results report publicly right away and within 7 days at the latest.
Neni 15 1. Anëtarët e Komisionit dhe personi i autorizuari i MF-së, bëjnë procesverbal dhe nënshkruajnë katër (4) kopje origjinale, që së paku duhet të përmbajnë vendin dhe kohën, mënyrën e tërheqjes së numrave fitues, numrin e tiketave të shitura, përkatësisht pagesën e përgjithshme në xhiro apo në seri, kombinacionet fituese të tërhequra si dhe vërejtjet e mundshme të dhëna nga pjesëmarrësit në lojë. 2. Raportin për rezultatet e tërheqjes apo për caktimin e fitimeve, organizatori duhet ta shpallë publikisht menjëherë, por jo më vonë se shtatë (7) ditë nga dita e tërheqjes së numrave fitues. - 16 Verify source ↗
Neni 16
The prize fund for lottery games is based on ticket sales or participation payments; certain lottery prize funds must be published before prizes are withdrawn, and some games have minimum or fixed prize-fund percentages.
Neni 16 Fondi i fitimeve dhe pagesat 1. Fondi i fitimeve në lojërat e lotarisë, përcaktohet nga baza e bërë nga vlera e përgjithshme e tiketave të shitura apo vlera e përgjithshme e pagesave për bashkëpjesëmarrje në lojëra të lotarisë. 2. Shuma e fondit të fitimeve në një lojë të caktuar të lotarisë sipas xhirove të caktuara apo serive, duhet të publikohen para tërheqjes së fitimeve. 3. Fondi i fitimeve në lojërat e caktuara të lotarisë, përkatësisht në xhiron e caktuar apo në serinë e lojërave, duhet të jetë së paku pesëdhjetë përqind (50%) nga baza e paragrafit l. të këtij neni dhe paguhen në pajtim me rregullat e lojërave. 4. Fondi i fitimeve për tombolë bingo në lokale të mbyllura përcaktohet në shumën fikse prej gjashtëdhjetë përqind (60%) për çdo cikël të lojës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
This article sets a payment deadline for lottery winnings, requires the competent lottery body and a board-appointed commission to record unpaid winnings, and gives the Board Chair power to decide payment timing and notify the Ministry of Finance.
Neni 17 10 1. Pagesa e fitimit monetar, tërheqja e fitimeve të llojeve të tjera të lojërave, ushtrohet në afatin e përcaktuar me rregullat e lojës, dhe nuk mund të jetë më i gjatë se gjashtëdhjetë (60) ditë nga dita e shpalljes së raportit për rezultatin e lojërave të lotarisë. 2. Organi kompetent i Lotarisë së Kosovës dhe Komisioni të cilin e përcakton Bordi Menaxhues, e bënë evidencimin e numrit të saktë dhe të shumës së përgjithshme të fitimeve të papaguara për secilën lojë. 3. Mjetet nga paragrafi 2. i këtij neni, duhet t’u kthehen pjesëmarrësve nëpërmjet rritjes së fondit për fitime nga loja konkrete apo lojërat e tjera. 4. Për dinamikën e pagesave të mjeteve nga ky nen, vendos Kryetari i Bordit Menaxhues të Lotarisë së Kosovës dhe për vendimin e nxjerrë e njofton MF-në. - 18 Verify source ↗
Neni 18
Lottery tickets may be printed only in MF-authorized printshops, except tickets printed at terminals.
Neni 18 Shtypja e tiketave dhe fletëzave 1. Tiketat për lotarinë tradicionale dhe lotarinë instant, përpos tiketave të shtypura në terminale, mund të shtypen vetëm në shtypshkronja të autorizuara nga MF-ja, sipas propozimit të Bordit Menaxhues të Lotarisë së Kosovës. 2. Tiketat e lotarisë tradicionale dhe lotarisë instant mund të shtypen nga shtypshkronja që i plotëson këto kushte: 2.1. kur bëhet fjalë për prodhuesin eminent që punon, përkatësisht shtyp tiketa për lotari tradicionale dhe lotari instant, për një numër më të madh të organizatave të lotarisë që janë anëtare të barabarta të LOTARIVE EVROPIANE, dhe kur 2.2. prodhuesi i zgjedhur me kontratën për punën konkrete garanton së paku saktësinë e fondit të fitimeve, numrin e kontraktuar të tiketave fituese dhe jofituese për lotarinë tradicionale dhe lotarinë instant dhe sistemimin e tyre, cilësinë e produktit nëpërmjet sigurisë dhe cilësisë së emisionit dhe garanton fshehtësinë e të dhënave. 3. Vendimin për zgjedhjen e shtypshkronjës nga paragrafi 2. i këtij neni, e miraton Bordi Menaxhues i Lotarisë së Kosovës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
This article classifies lottery games by prize structure and by how winnings are drawn.
Neni 19 Lotaria 1. Sipas strukturës së fondit fitues lojërat e lotarisë mund të jenë lotari e mallit, lotari monetare apo lotari monetare – e mallit. 2. Sipas mënyrës së tërheqjes së fitimeve, lojërat e lotarisë mund të jenë klasike me datën e saktë të caktuar për tërheqje, apo, ekspres dhe instant, të të cilat fitimi shtypet në tiketë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
This article defines lotto and requires lotto draws to be shown publicly live on television; it also says lotto balls must be tested by their manufacturers and allowed electronic games must be certified by an international laboratory accepted and authorized by MF-ja.
Neni 20 Loto, keno dhe variante të lojërave të tjera 1. Loto është lojë numerike e fatit në të cilën tërheqja e numrave fitues bëhet me topëza dhe nëpërmjet mekanizmave elektronikë, e cila në pajtim me rregullat e lojës, paraqet kombinimin fitues. 2. Tërheqja e numrave fitues të lotos bëhet publikisht drejtpërdrejt në transmetim televiziv. 3. Topëzat për loto, keno dhe për variante të tjera të lojërave numerike, duhet të jenë të testuara nga prodhuesit e tyre në pajtim me rregullat e lojës. Lojërat elektronike, të lejuara më këtë ligj, duhet të jenë të certifikuara nga një laboratorë ndërkombëtar, i pranuar dhe i autorizuar nga MF-ja. 11 - 21 Verify source ↗
Neni 21
This article says sports Toto is based on participants’ predictions about the results of football matches in domestic or foreign leagues.
Neni 21 Prognoza sportive – Toto Prognoza sportive – Toto bazohet në prognozën e pjesëmarrësve për rezultatet e garave futbollistike të ligave vendore apo të jashtme që bëhen një herë apo disa herë në javë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
Tv bingo is defined as a game of chance with numbers drawn publicly during a live TV broadcast, and only the Kosovo Lottery has the exclusive right to organize it and draw winnings on live television.
Neni 22 Bingo televizive 1. Bingo televizive është lojë e fatit në të cilën numrat tërhiqen publikisht nëpërmjet transmetimit televiziv të drejtpërdrejtë. 2. Organizimi i bingos televizive është e drejtë ekskluzive e Lotarisë së Kosovës. 3. Tërheqjen e fitimeve në transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv mund ta bëjë vetëm Lotaria e Kosovës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
Qeveria përcakton shkallën e kontributeve që Lotaria e Kosovës duhet të derdhë në buxhet; Lotaria i përcakton pagesat dhe kontributet sipas udhëzimit administrativ të MF-së.
Neni 23 1. Me propozim të MF-së, Qeveria vlerëson dhe e përcakton shkallën e kontributeve të cilën Lotaria e Kosovës do ta derdhë në Buxhetin e Republikës së Kosovës për: 1.1. çështje të invalidëve të luftës dhe të punës; 1.2. kujdesin për fëmijët e dëshmorëve, fëmijët me të meta dhe pa prindër; 1.3. ndihmë për të drejtat e njeriut; 1.4. ndihmë për zhvillimin e kulturës; 1.5. zhvillimin e sportit; 1.6. ndihmë për mbrojtjen e shëndetit si dhe për çështje humanitare të nevojshme në momentin dhe rrethanat e caktuara. 2. Pagesat dhe kontributet nga paragrafi 1. i këtij neni, Lotaria e Kosovës i përcakton në pajtim me udhëzimin administrativ të nxjerrë nga MF-ja. - 24 Verify source ↗
Neni 24
The gambling authority is established and operates within ATK under this law, and ATK regulates it by subordinate act.
Neni 24 Autoriteti i lojërave të fatit 1. Autoriteti i lojërave të fatit themelohet, ushtron kompetencat e veta dhe funksionon në bazë të këtij ligji, brenda ATK-së, në kuadër të MF-së. 2. ATK me akt nënligjor rregullon autoritetin e Lojërave të Fatit brenda ATK-së. KREU III LICENCAT PËR LOJËRAT E FATIT, REGJISTRIMET E PUNONJËSVE, REZULTATET E PËRSHTATSHMËRISË DHE MIRATIME TË TJERA - 25 Verify source ↗
Neni 25
ATK issues several gambling licences, and each licence holder must follow the activity limits and renewal rules stated here.
Neni 25 Licencat e nevojshme 12 1. ATK-ja lëshon këto lloje licencash: 1.1. Licencë për kazino. Licenca për kazino kërkohet për çdo person që ushtron veprimtari, drejton, ose ekspozon për çdo lloj loje të kazinosë, ose merr direkt ose indirekt, një kompensim ose shpërblim ose ndonjë përqindje ose pjesë parash ose pasurie që luhet për të mbajtur, drejtuar, vazhduar një lojë në kazino. Lojërat e kazinosë dhe mjetet e lojërave të kazinosë do të blihen ose sigurohen vetëm nga persona të miratuar dhe të licencuar nga ATK-ja. Çdo licencë për kazino që nxirret sipas këtij paragrafi do të skadojë tri (3) vjet nga data e nxjerrjes, por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës. 1.2. Licenca për prodhuesin/shpërndarësin e automatëve për lojëra fati. Licenca për prodhuesin/shpërndarësin e automatëve për lojëra të fatit kërkohet për të gjithë personat që importojnë, prodhojnë, ose shpërndajnë automate në territorin e Republikës së Kosovës, ose që veprojnë në ndonjë mënyrë si prodhues/shpërndarës të tyre. Çdo licencë që nxirret sipas këtij paragrafi do të skadojë dy (2) vjet nga data e nxjerrjes së saj, por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës. 1.3. Licenca për operatorët e automatëve. Licenca për operatorë të automatëve kërkohet për të gjithë personat që përfshihen në biznesin e vendosjes dhe të shfrytëzimit të automatëve në lokalet ku ka automat me pakicë. Çdo licencë e nxjerrë sipas këtij paragrafi do të skadojë për dy (2) vjet nga data e nxjerrjes së saj por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës. Një operator i licencuar do t’i sigurojë automatët vetëm nga prodhues apo shpërndarës të licencuar. Ky paragraf nuk do të zbatohet për personat që kanë licenca për pika të shitjes me pakicë të nxjerra sipas paragrafit 1.4 të këtij neni. 1.4. Licenca për pikat me pakicë të automatëve për lojëra fati. Licenca për pikat me pakicë të automatëve kërkohet për të gjithë personat që lejojnë ose drejtojnë lojërat e fatit vetëm në automate të vendosura në lokalet e tyre. Një licencë e veçantë për pikat me pakicë do t’u jepet çdo lokali ku kryhen lojëra të fatit me pakicë në automate. Çdo person i licencuar si lokal do të ketë dhe do të mbajë pronësinë ligjore ekskluzive dhe të vetme për të gjithë lokalin për të cilën është nxjerrë licenca e pikës me pakicë të automatëve. Për tu kualifikuar për këtë licencë aplikanti duhet të aplikojë dhe të operojë në vazhdimësi për një minimum prej dhjetë (10) automatëve. I licencuari si pikë me pakicë automatësh nuk mund të operojë ndonjë lojë tjetër fati përveç automatëve. Çdo licencë e nxjerrë sipas këtij paragrafi do të skadojë për dy (2) vite nga data e nxjerrjes, por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës. 1.5. Licenca për pikat e basteve sportive. Licenca për pikat e basteve sportive kërkohet për çdo person që pranon baste për një ngjarje sportive. I licencuari për baste sportive nuk mund të operojë me ndonjë lojë tjetër fati përveç me baste sportive. Çdo licencë e nxjerrë sipas këtij paragrafi do të skadojë për (2) vite nga data e nxjerrjes, por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës. 1.6. Licenca për tombola bingo në lokale të mbyllura. I licencuari për tombola bingo nuk mund të operojë me ndonjë lojë tjetër fati përveç me tombola bingo. Çdo licencë e nxjerrë sipas këtij paragrafi do të skadojë për dy (2) vite nga data e nxjerrjes, por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës. Shtypja e tiketave dhe çmimi i tiketës mund të specifikohet përmes aktit nënligjor të nxjerr nga MF-ja. 2. Personi mund të marr më shumë se një licencë lojërash fati për çdo lokal të lojërave të fatit. 3. Asnjë person nuk fiton të drejta pronësore me anë të një licence të lëshuar nga ATK-ja. - 26 Verify source ↗
Neni 26
A licensed gambling operator must appoint a person responsible for gambling activities, and that person must be registered as the principal person.
Neni 26 Regjistrimet e punonjësve kryesor 13 1. Çdo i licencuar për lojëra fati cakton një person i cili ngarkohet për të gjitha aktivitetet e lojërave të fatit, inter alia. Personi i ngarkuar do të regjistrohet si person kryesor. 2. Regjistrimi i nxjerrë sipas paragrafit 1. të këtij neni përfundon me skadimin e licencës përkatëse, por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës. 3. Nëse, sipas vendimit të ATK-së, një punonjës i një të licencuari identifikohet se është duke kryer detyrat e një punonjësi kryesor dhe si i tillë është subjekt për regjistrim, ATK-ja do t’i dërgojë një njoftim për këtë vendim të licencuarit që ka punësuar këtë punonjës kryesor. - 27 Verify source ↗
Neni 27
Gambling workers must be registered with ATK, except key persons; people under 18 cannot work or be registered as gambling workers.
Neni 27 Regjistrimet e punonjësve tjerë të lojërave të fatit 1. Regjistrimi i punonjësve kërkohet për të gjithë punonjësit e lojërave të fatit përveç personave kryesor. 2. Personi të cilit i kërkohet të regjistrohet sipas këtij neni nuk do të jetë punonjës apo ndihmës i një të licencuari derisa të jetë regjistruar nga ATK-ja. 3. Personi nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç nuk mund të punësohet dhe as të regjistrohet si punonjës lojërash fati. 4. ATK-ja mund t’i refuzojë regjistrimin si punonjës lojërash fati personit të shkarkuar me arsye nga veprimtaria për lojëra të fatit, në Kosovë ose kudo në ndonjë vend tjetër. 5. Regjistrimi i nxjerrë sipas këtij neni përfundon me skadimin e licencës por mund të rifreskohet në bazë të kërkesës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
ATK may review people’s relationship with a licensed person and may ask certain business counterparties to be found suitable to do business with a licensed person.
Neni 28 Rezultatet e përshtatshmërisë ATK-ja mund të kryejë një rishikim të marrëdhënies së çdo personi me një të licencuar, t’i kërkojë cilido personi që ofron ose furnizon me pasuri të paluajtshme ose personale, furnizime ose shërbime, ose merr pjesë në ndonjë marrëdhënie tjetër biznesi me një të licencuar, që të gjendet i përshtatshëm për të kryer biznes me një të licencuar. - 29 Verify source ↗
Neni 29
ATK may require special permits for certain persons, transactions, or activities, and MF must regulate listed licensing, application, registration, payment, and related permit details by subordinate act.
Neni 29 Lejet e ATK-së 1. Për të përmbushur përgjegjësitë, ATK-ja mund të kërkojë për persona, transaksione ose aktivitete të caktuara, leje të veçanta sipas këtij ligji. 2. Certifikata e licencës, formularët dhe udhëzimet për aplikim, regjistrim, gjetjen e përshtatshmërisë, llojet e informacioneve, pozicionet që klasifikohen si persona kryesorë, pagesat për regjistrimet fillestare të punonjësve kryesor dhe për të gjitha vazhdimet e tyre të mëvonshme, format dhe deklaratat e pagesave tatimore si dhe lejet e tjera të veçanta do të rregullohen me akt nënligjor të nxjerr nga MF-ja. - 30 Verify source ↗
Neni 30
A person may not conduct or support gambling-related activities without first obtaining the required licenses and permits.
Neni 30 Aktivitete të kundërligjshme 1. Është e kundërligjshme nëse një person, pa siguruar më parë licencat dhe lejet e kërkuara sipas ligjeve në fuqi: 1.1. ofron ose zbaton ndonjë aktivitet të lidhur me ndonjë lojë fati, ose lojëra tjera të ngjashme me anë të mediave duke përfshirë mediat virtuale (internet, telefonat mobilë, interaktive, TV, etj) oferta, drejton apo ekspozon për lojë, ndonjë lojë fati, mjete të lojërave të fatit, brenda territorit të Republikës së Kosovës; 14 1.2. merr direkt ose indirekt, një kompensim, shpërblim, përqindje ose pjesë në para ose pasuri të luajtshme, për të mbajtur, vazhduar ose furnizuar lojërat e fatit, automatët, ose lokacionet e basteve sportive. - 31 Verify source ↗
Neni 31
Licencat, regjistrimet, gjetjet e përshtatshmërisë dhe lejet sipas këtij ligji janë të revokueshme dhe jo të transferueshme.
Neni 31 Licencat, regjistrimet dhe gjetjet e përshtatshmërisë Të revokueshme – të patransferueshme 1. Çdo licencë, regjistrim, gjetje e përshtatshmërisë dhe çdo leje tjetër sipas këtij ligji është e revokueshme dhe e patransferueshme. 2. Asnjë person i licencuar, regjistruar, që ka gjetje të përshtatshmërisë ose që posedon ndonjë leje, nuk fiton të drejtë të patjetërsueshme apo interes në një licencë, regjistrim apo leje tjetër. 3. Kthimi i privilegjit të një licence, regjistrimi, gjetje të përshtatshmërisë apo ndonjë leje tjetër kushtëzohet nga kualifikimi i vazhdueshëm dhe i përshtatshëm dhe nga definimi i qartë se i njëjti ka detyrimin për t’u dhënë autoriteteve rregullatore, hetimore dhe të zbatimit të ligjit çdo ndihmë dhe informacion të nevojshëm për të siguruar përmbushjen e politikave dhe të kërkesave të këtij ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
An applicant must prove they qualify for a required licence, registration, fitness finding, or permit, and a gambling-licence applicant must satisfy listed suitability conditions.
Neni 32 Kualifikimet për licencë, regjistrim, gjetje të përshtatshmërisë ose leje 1. Barra e provës për kualifikimin e aplikantit si marrës i licencës, regjistrimit, gjetjes së përshtatshmërisë apo një leje të kërkuar nga ky ligj bie mbi vet aplikantin. 2. Aplikanti për licencë për lojëra të fatit duhet të plotësojë kushtet si në vijim: 2.1. nuk është i dënuar për vepër penale për një periudhë më tepër se gjashtë (6) muaj, në Kosovë apo në ndonjë vend tjetër; 2.2. të mos ketë kryer ndonjë aktivitet të paligjshëm gjatë menaxhimit të lojërave të fatit. 2.3. të mos përbëjë rrezik për interesin publik të Republikës së Kosovës. 2.4. ka ndershmërinë e përshtatshme për biznesin, kompetencën dhe përvojën, në lojërat e fatit ose në përgjithësi. 2.5. propozon financimin e biznesit nga një burim legal dhe të përshtatshëm. 2.6. për çdo huadhënës, kredi dhe burim tjetër i parave, që aplikanti i vë në dispozicion, por nuk i përmbush standardet e nevojshme mund të konsiderohet i papërshtatshëm. - 33 Verify source ↗
Neni 33
Disa kategori personash duhet të plotësojnë kriterin e përshtatshmërisë; MF-ja mund të vendosë pragje më të ulëta me akt nënligjor.
Neni 33 Plotësimi i kriterit të përshtatshmërisë 1. Të paktën, personat e mëposhtëm, duhet të plotësojnë kriterin e përshtatshmërisë të definuar në paragrafin 2 .të këtij neni: 1.1. të gjithë personat e licencuar, të regjistruar ose të gjetur të përshtatshëm sipas këtij ligji; 1.2. në lidhje me kompanitë private të licencuara sipas këtij ligji, të gjithë zyrtarët, drejtorët dhe të gjithë aksionarët që kanë më shumë se pesë përqind (5 %) interes në këto kompani; 15 1.3. në lidhje me kompanitë që tregtohen në bursa dhe që janë të licencuara sipas këtij ligji, të gjithë zyrtarët, drejtorët dhe aksionarët që kanë më shumë se dhjetë përqind (10 %) të interesit ose të kontrollit mbi kompaninë; 1.4. MF-ja mundet që me akt të veçantë nënligjor të kërkojë përqindje (%) më të ulëta për nën- paragrafët 1 dhe 2 të paragrafit 1. të këtij neni; 1.5. në lidhje me partneritetet e licencuara sipas këtij ligji, të gjithë partnerët; 1.6. në lidhje me çdo njësi ose organizatë tjetër të licencuar sipas këtij ligji, të gjithë ata persona të njësisë ose të organizatës që kanë një marrëdhënie të ngjashme me atë të zyrtarit, drejtorit ose aksionarit të kompanisë; 1.7. të gjithë personat që kontraktohen nga ATK-ja për të furnizuar mallra ose shërbime; 1.8. të gjithë personat që japin borxh ose financojnë të licencuarin, pavarësisht nëse ky financim lidhet me zhvillimin ose funksionimin e biznesit të lojërave të fatit; 1.9. të gjithë personat që kanë kontratë, kontratë qiraje, ose ndonjë marrëveshje tjetër financiare ose biznesi me një të licencuar si kërkohet nga aktet nënligjore të lëshuara nga MF-ja. - 34 Verify source ↗
Neni 34
Applicants and licensed persons must provide information requested by ATK; otherwise the licence or application may be suspended, revoked, or refused.
Neni 34 Aplikantët dhe të licencuarit – dhënia e informacionit Nëse aplikantët ose të licencuarit nuk japin informacionin e kërkuar nga ATK-ja atëherë licenca ose aplikimi i personit mund të pezullohet, revokohet, ose refuzohet bazuar në këtë dështim ose refuzim për dhënie informacioni. - 35 Verify source ↗
Neni 35
Certain public officials and licensed persons must not have interests in gambling licenses, and licensed persons must not employ people who are working for ATK, law enforcement, or crime-investigation agencies.
Neni 35 Personat që ndalohet të kenë interes në lojërat e fatit 1. Askush nga personat e mëposhtëm nuk do të ketë interes, direkt ose indirekt, në ndonjë licencë të përfshirë në ose me lojërat e fatit: 1.1. zyrtarët, agjentët ose punonjësit e çdo agjencie të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës që kanë autoritet për të hetuar ose ndjekur krimet në Kosovë. 1.2. gjykatësit e gjykatave kombëtare ose lokale, juridiksioni i të cilëve mbulon lokalet e lojërave të fatit. 1.3. çdo zyrtar qeveritar që ka juridiksion mbi ndarjen zonale, planifikimin ose leje të tjera që lidhen me lokalin ku kryhet aktiviteti i lojërave të fatit. 2. Asnjë i licencuar nuk mund të punësojë ndonjë person në asnjë lloj funksioni për sa kohë ky person është i punësuar nga ATK-ja, një agjenci e zbatimit të ligjit në Kosovë ose ndonjë agjenci që ka autoritet për të hetuar dhe ndjekur krimet. - 36 Verify source ↗
Neni 36
ATK may set application and investigation fees, applicants must waive confidentiality in the application form, and the finance ministry will set the payment procedure by a special subordinate act.
Neni 36 Aplikimi, kostoja dhe dorëheqja nga e drejta e fshehtësisë 1. ATK-ja mund të caktojë çmime për hetimin dhe aplikimin për qëllime të pagesës së kostove administrative të ATK-së dhe për pagesën e kostove për çdo hetim të së kaluarës së aplikantit dhe të të tjerëve. Këto çmime mund të ndryshojnë në varësi të llojit të aplikimit, vështirësisë së hetimit, ose kostove që mund të bëhen për të rishikuar çështjet e lidhura me to. 2. Formulari i aplikimit të ATK-së do të përmbajë edhe një deklaratë nga ana e aplikantit për dorëheqje nga e drejta për fshehtësi dhe një dispozitë që lejon që informacioni i përfshirë në aplikacion të mund të 16 shihet nga agjentët e agjencive të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë shtetit. Dorëheqja nga e drejta për fshehtësi do të shtrihet edhe për regjistrat financiarë dhe të personelit, kudo që ata të mbahen. 3. Procedurat për pagesën e kostos administrative do të përcaktohen me akt të veçantë nënligjor të lëshuar nga MF-ja. - 37 Verify source ↗
Neni 37
People who supply goods, equipment, gambling machines, or services to licensed gambling licensees must be suitable under Article 33.
Neni 37 Furnizuesi i të licencuarit – kërkesat për përshtatshmëri Çdo person që furnizon me mallra, pajisje, mjete lojërash fati ose shërbime, çdo të licencuari që posedon licencë për lojëra të fatit në shkëmbim të ndonjë pagese apo një përqindjeje, ose llogaritur si një përqindje e aktivitetit të lojërave të fatit nga fitimet, duhet të gjendet i përshtatshëm siç është përcaktuar në nenin 33 të këtij ligji. - 38 Verify source ↗
Neni 38
Kur një aplikant nënshkruan dhe dorëzon kërkesë për licencë, regjistrim ose vlerësim përshtatshmërie, ai hyn nën ligjet e Kosovës kundër mashtrimit; gjithashtu, aplikanti autorizon ATK-në të marrë informacion për historikun ose sjelljen e tij nga burime publike ose private, brenda ose jashtë vendit.
Neni 38 Aplikimi – autorizimi për hetime të historikut të aplikantit 1. Me firmosjen dhe dorëzimin e një kërkese për licencë, regjistrim, ose gjetje të përshtatshmërisë, aplikanti shndërrohet në subjekt të ligjeve të Kosovës kundër mashtrimit. 2. Aplikanti e autorizon ATK-në që të marrë informacion nga çdo burim publik ose privat, në vend ose jashtë vendit, në lidhje me historikun ose sjelljen e tij dhe nëse aplikanti është person juridik, autorizimi vlen për çdo aksionar, zyrtar, drejtor, partnerë, agjentë ose punonjës të tij. - 39 Verify source ↗
Neni 39
Certain applicants, registrants, licensees, and other permit holders from ATK are relieved from liability for damage caused by publishing material or information obtained during questions, investigations, or hearings.
Neni 39 Shkarkimi nga përgjegjësia –nxjerrja e informacionit ose publikimet Të gjithë aplikantët, të regjistruarit, të licencuarit dhe personat e tjerë që mbajnë leje nga ATK-ja do të shkarkojnë nga përgjegjësia të njëjtin, instrumentet e saj dhe agjentët, për dëme që mund të vijnë nga publikimi i ndonjë materiali apo informacioni të siguruar gjatë pyetjeve, hetimeve ose dëgjesave. - 40 Verify source ↗
Neni 40
Applications to renew a licence, registration, eligibility finding, or other permit must be filed with ATK at least 60 days before expiry, and ATK must decide within 60 days after receipt.
Neni 40 Rifreskimi i licencës, regjistrimi, gjetja e përshtatshmërisë apo leje tjetër 1. Çdo licencë që është në fuqi, pas zbatimit të këtij ligji, do të rifreskohet nga ATK-ja për periudhën pasardhëse të licencës pasi të jetë bërë kërkesa për rifreskim dhe pagesa e çmimit të licencës dhe taksat e kërkuara nga ligji dhe aktet nënligjore. Vlefshmëria e një licence të rifreskuar do të jetë e njëjtë me periudhën e licencës fillestare. ATK-ja do të veprojë ndaj aplikimit përpara datës së skadimit së licencës aktuale. 2. Kërkesa për rifreskimin e një licence, regjistrimi, gjetje të përshtatshmërisë ose leje tjetër, duhet të dorëzohet në ATK së paku gjashtëdhjetë (60) ditë përpara datës së skadimit të licencës ekzistuese. ATK- ja obligohet të vendosë lidhur më kërkesën në afat brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga dita e pranimit të kërkesës. Të gjitha pagesat për licencën dhe taksat, që kërkohen nga ligji dhe aktet nënligjore, do të paguhen në konton e caktuar nga ATK-ja në datën e skadimit të licencës ekzistuese ose më parë. Me anë të aktit nënligjor do të përcaktohen mënyra, koha dhe vendi ku duhet bërë aplikimi. 3. Rifreskimi i një licence, regjistrimi, gjetja e përshtatshmërisë ose ndonjë leje tjetër mund të refuzohet nga ATK-ja për çdo shkelje të ligjit, ose të akteve nënligjore që burojnë prej tij, për çdo arsye që mund ose do të kishte penguar nxjerrjen ose miratimin fillestar të saj, ose për çdo shkak tjetër të rëndësishëm. - 41 Verify source ↗
Neni 41
If ATK rejects a person’s application, that person must wait at least 1 year before reapplying for a licence or other permit; if a licence is refused a second time, the person must wait at least 3 years before making another request.
Neni 41 Refuzimi i një kërkese 1. Çdo person: 17 1.1. kërkesa e të cilit është hedhur poshtë nga ATK-ja nuk mund të ri-kërkojë licencimin ose leje tjetër për të paktën një (1) vit nga data kur aplikimi i tij është hedhur poshtë; 1.2. të cilit i është mohuar një licencë për herë të dytë nuk mund të bëjë kërkesë tjetër për të paktën tri (3) vjet nga data e hedhjes poshtë për herë të dytë të kërkesës së tij. KREU IV DISPOZITA TË PËRZIERA TË LOJËRAVE TË FATIT - 42 Verify source ↗
Neni 42
Licensed persons must keep accounting books, correspondence, and necessary registers, and make them available for inspection.
Neni 42 Të licencuarit– detyrimi për të mbajtur regjistrat 1. Çdo i licencuar do të mbajë një komplet librash llogarie, korrespondencën dhe të gjithë regjistrat e nevojshëm për të treguar plotësisht pronësinë, transaksionet e biznesit të lojërave të fatit të të licencuarit, të cilat do të jenë të hapura në çdo kohë gjatë orëve të biznesit për inspektim dhe ekzaminim nga ana e ATK-së ose personat e autorizuar prej tyre. 2. ATK-ja mund të kërkojë nga çdo i licencuar që t’i vërë menjëherë në dispozicion këta libra dhe regjistra dhe çdo informacion tjetër që konsiderohet i nevojshëm për administrimin e përshtatshëm të këtij ligji. 3. Të gjithë librat, regjistrat, korrespondenca, dokumentet dhe informacioni i kërkuar do të mbahen dhe do të jenë të gatshëm për inspektim për të paktën gjashtë (6) vite. 4. Përmes aktit nënligjor të lëshuar nga MF-ja, mund të specifikohen llojet e evidencave dhe regjistrat të cilët konsiderohen të nevojshme të mbahen nga të licencuarit me qëllim të administrimit më të mirë të këtij ligji. - 43 Verify source ↗
Neni 43
Law enforcement officers in Kosovo must strengthen enforcement of this law and MF-issued bylaws, and district court prosecutors must pursue violations of the law as other crimes.
Neni 43 Forcimi i zbatimit të ligjit 1. Është detyrë e të gjithë zyrtarëve të zbatimit të ligjit në Republikën e Kosovës që të forcojnë zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga MF-ja, me iniciativë të tyre ose në bazë të ankesave të çdo personi duke përfshirë ato të një zyrtari të autorizuar të ATK-së. 2. Këta zyrtarë të zbatimit të ligjit mund të ushtrojnë çdo autoritet për inspektim dhe ekzaminimin e specifikuar në këtë ligj. 3. Prokurorët e gjykatave të qarkut të Republikës së Kosovës do të ndjekin të gjitha shkeljet e këtij ligji në të njëjtën mënyrë si çdo krim tjetër. - 44 Verify source ↗
Neni 44
Producers, distributors, recipients, and approved machines must report shipment and location details to ATK; non-compliant machines or software may be seized.
Neni 44 Automatët, njoftimet për dërgesën 1. Çdo prodhues ose shpërndarës automatësh që transporton ose importon një automat, ose programe kompjuterike të lidhura me to në Kosovë, do t’i jep ATK-së në kohën e nisjes së dërgesës një kopje të faturës së dërgesës që do të përfshijë së paku, destinacionin, numrin serik të çdo automati ose të programit kompjuterik të lidhur me të dhe një përshkrim për çdo automat dhe programin kompjuterik të lidhur me të. 2. Çdo person në Kosovë që merr një automat ose një program kompjuterik të lidhur me të, me ta marrë atë, do t’i japë ATK-së, në një formular të ofruar nga ATK-ja, informacionin që tregon së paku vendndodhjen e çdo automati ose programi kompjuterik të lidhur me të, numrat serik përkatës dhe përshkrimet. 18 3. Çdo automat i miratuar për t’u përdorur në Kosovë sipas këtij neni do të regjistrohet për një vendndodhje të përcaktuar, dhe lëvizja e atij automati nga kjo vendndodhje do t’i raportohet ATK-së në përputhje me aktet nënligjore. 4. Çdo person që shkel ndonjë dispozitë të këtij neni kryen shkelje ligjore. 5. Çdo automat ose program kompjuterik i lidhur me të që nuk është në përputhje me këtë nen, deklarohet kontrabandë dhe mund të bllokohet plotësisht dhe konfiskohet. 6. MF-ja do të nxjerrë akt nënligjor që rregullojnë importimin, zhvendosjen, shitjen dhe shpërndarjen e automatëve dhe të programeve kompjuterike të lidhur me to. Përmes këtij akti nënligjor do të diktohen kërkesat për regjistrimin e informacionit, përjashtimet, kohën dhe mënyrën e zhvendosjes së automatëve dhe të programeve kompjuterike të lidhur me të. - 45 Verify source ↗
Neni 45
People under 18 may not take part in gambling, directly or through an agent, and gambling organizers must not employ or allow them to participate.
Neni 45 Mosha e pjesëmarrësve në lojëra fati 1. Është e ndaluar që një person nën tetëmbëdhjetë (18) vjeç të përfshihet në lojëra fati, të luajë qoftë personalisht ose përmes një agjenti. 2. Është e ndaluar që personat që merren me aktivitet lojërash fati të ndajnë fitimet me një person nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç. 3. Organizatorit i ndalohet të punësojë persona nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç. 4. Është e ndaluar që organizatori i lojërave të fatit t’i lejojë një personi nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare të përfshihet në lojëra të fatit. - 46 Verify source ↗
Neni 46
Licenced persons must not employ or contract with people whose gambling licence was denied or revoked; certain barred persons also must not enter agreements with a licensed person unless ATK gives prior approval.
Neni 46 Kontraktimi me persona të papërshtatshëm 1. Është krim që një i licencuar sipas këtij ligji të punësojë ose të kontraktojë dikë të cilit i është mohuar ose revokuar licenca e lojërave të fatit nga ndonjë autoritet qeveritar. 2. Personi të cilit nga ATK-ja: 2.1. i është mohuar licenca; 2.2. është gjetur i papërshtatshëm; 2.3. i është revokuar licenca ose rezultati i përshtatshmërisë, dhe i cili nuk duhet të hyjë në asnjë lloj marrëveshje me një të licencuar, direkt ose indirekt, pa miratimin paraprak të ATK-së. 3. Çdo marrëveshje me një person që është subjekt i dispozitave të këtij neni do të konsiderohet se përfshin një dispozitë për ndërprerje kontraktimi pa mbajtur kurrfarë përgjegjësie nga ana e të licencuarit. Dështimi për të përfshirë shprehimisht këtë kusht në marrëveshje nuk është mbrojtje në rast të ndërprerjes së marrëveshjes sipas këtij neni. - 47 Verify source ↗
Neni 47
Automatët e ofruar për lojë fati duhet të jenë të prodhuar brenda 5 viteve, të certifikuar, dhe të kalojnë verifikim/ri-verifikim nga laborator i pavarur; kontrolli teknik lejohet vetëm për subjekte pa lojëra fati dhe me autorizim të veçantë të ATK-së.
Neni 47 Automatët – certifikimi 1. Çdo automat i ofruar për lojë fati nga ndonjë i licencuar duhet të jetë i prodhuar brenda pesë (5) viteve nga një prodhues i licencuar dhe të jetë i certifikuar nga një laborator i pavarur i kontraktuar për lojëra fati. 2. Certifikimi bëhet vetëm nëse automati i plotëson kriteret për mënyrën e organizimit të lojës, për llojin e fitimit, për bastin maksimal dhe për fitimin maksimal, për kohëzgjatjen maksimale të lojës dhe për 19 humbjen maksimale, të vendosura nga Ministria e Financave në Rregulloren për kontrollin e veprimtarisë së lojërave të fatit, për ruajtjen e mirëqenies së përgjithshme dhe të lojtarëve, si dhe në interes të mbrojtjes së të rinjve. 3. Para vënies në përdorim të automatit për lojëra të fatit, laboratori i pavarur i kontraktuar vërteton rregullsinë e automatit për lojëra të fatit, para se të përdoret për herë të parë automati, subjekti juridik që e vendos në përdorim duhet ta prezantojë vërtetimin tek personi i autorizuar për kontrollimin teknik dhe garancionin nga prodhuesi i automatit. 4. Çdo automat i modifikuar kërkon ri-vërtetim nga një laborator i kontraktuar i pavarur lojërash fati përpara se ai të ofrohet për lojë. 5. Kontrolli teknik i automatëve mund të bëhet vetëm nga subjektet juridike që nuk ushtrojnë lojëra të fatit dhe në bazë të autorizimit të veçantë të ATK-së. 6. Vërtetimi për rregullsinë e automatit për lojëra të fatit jepet për dy (2) vite dhe një vërtetim i rifreskuar duhet të sigurohet para skadimit të afatit dy (2) vjeçar. 7. Për zbatim të këtij neni do të nxirret akt i veçantë nënligjor nga MF-ja. - 48 Verify source ↗
Neni 48
A person licensed, registered, or approved by ATK may not offer credit for someone to take part in a licensed gambling activity.
Neni 48 Ofrimi i kredisë Personi i licencuar, i regjistruar ose i miratuar nga ATK-ja sipas këtij ligji nuk mund t’i ofrojë kredi dikujt për të marrë pjesë në një aktivitet lojërash fati të licencuara. - 49 Verify source ↗
Neni 49
A licensed person must not intentionally refuse to pay the winner of a game of chance.
Neni 49 Dështimi për të paguar fituesit 1. Është e paligjshme për një të licencuar që me dashje të refuzojë që të paguajë fituesin e ndonjë loje fati. 2. Çdo person që shkel ndonjë nga dispozitat e këtij neni bëhet subjekt i ndëshkimeve të nenit 77 të këtij ligji. 3. Procedurat e pagesës së pjesëmarrësve nga shuma fillestare e sigurimit (depoziti) do të përcaktohet me akt nënligjor të nxjerr nga MF-ja. - 50 Verify source ↗
Neni 50
Game rules must be prepared by the gambling organizer and approved by ATK for each specific game, displayed near the game, and licensed persons may not offer a game or machine without prior ATK approval.
Neni 50 Lejet për rregullat e lojërave dhe të automatëve 1. Rregullat e lojës do të përgatiten nga organizatori i lojërave të fatit dhe do të miratohen nga ATK-ja për çdo lojë specifike dhe do të shpallen në një vend afër lojës përkatëse që shihet qartë nga lojtari. 2. Rregullat e lojës do të përfshijnë: 2.1. informacionin rreth organizatorit; 2.2. informacionin dhe instruksionet si të luhet në të gjitha lojërat e fatit të ofruara nga organizatori; 2.3. informacionin rreth metodave që duhet përdorur për kalkulimin e fitimeve për çdo lojë; 2.4. informacionin rreth pranimit të tiketave fituese (ose instrumenteve tjera informative me vlerë të njëjtë si tiketat), periudha dhe procedurat për pagesë të fitimeve; 20 2.5. ndonjë informacion tjetër i lidhur me lojëra të fatit. 3. Një i licencuar nuk do të ofrojë ndonjë lojë ose automat, ose ndonjë variacion të ndonjë loje ose automati pa pasur miratimin paraprak nga ATK-ja. 4. ATK-ja do të monitorojë të gjitha aktivitetet në lidhje me organizimin dhe ofrimin e lojërave të fatit dhe të sigurojë që këto aktivitete bëhen në pajtim me rregullat e lojës, inter alia. 5. Në bazë të paragrafit 6 të nenit 47 të këtij ligji, MF-ja nxjerr akte nënligjore për të kontrolluar procesin, standardet dhe kufizimet për lojërat e fatit dhe automatët. - 51 Verify source ↗
Neni 51
Licensed persons, officers, employees, or agents must inform ATK about any person found in the licensed business who is suspected of violating this law.
Neni 51 Ndalimi dhe marrja në pyetje e personit të dyshuar për shkeljen e ligjit Çdo i licencuar ose zyrtar, nëpunës ose agjent duhet ta informoj ATK-në për çdo person i cili gjendet në biznesin e të licencuarit që është i dyshuar për shkeljen e ndonjë dispozite të këtij ligji. - 52 Verify source ↗
Neni 52
ATK, Policia e Kosovës, dhe Dogana e Kosovës kanë role hetimore dhe mbikëqyrëse për lojërat e fatit, dhe shkeljet penale duhet t’i referohen prokurorisë.
Neni 52 ATK-ja dhe Policia e Kosovës 1. ATK-ja do të mbikëqyrë industrinë e lojërave të fatit dhe do të forcojë zbatimin e Ligjit të lojërave të fatit. Asgjë nga ky nen nuk duhet interpretuar si ndalim ose kufizim i autoritetit të agjencive vendore të zbatimit të ligjit për të forcuar dispozitat e këtij ligji ose akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. 2. Policia e Kosovës do të ketë autoritetin për sa më poshtë: 2.1. të kryejë hetime penale dhe mbikëqyrje të agjencive të zbatimit të ligjit në lidhje me shkelje të raportuara nga zyrtarët vendorë të zbatimit të ligjit ose nga ATK-ja. 2.2. në bashkëpunim me zyrtarët vendorë të zbatimit të ligjit dhe me ATK-në, Policia e Kosovës do të zhvillojë dhe mbledhë informacion në lidhje me krimin e organizuar në përpjekje për të identifikuar elementët ose ndërmarrjet kriminale që mund të infiltrohen ose të ndikojnë mbi lojërat e fatit dhe tu raportojnë këtë informacion organizatave të përshtatshme të zbatimit të ligjit dhe ATK-së. 2.3. të përgatisin raporte në lidhje me aktivitete të krimit të organizuar në Republikën e Kosovës ose që po drejtohen për në Kosovë, ose për elementë të tjerë kriminalë për t’u përdorur nga ATK-ja në përpjekje për të parandaluar elementët ose ndërmarrjet kriminale që të infiltrohen ose të ndikojnë mbi lojërat e fatit si përshkruhet në këtë ligj. 2.4. të inspektojë ose të ekzaminojë, hapësirat, librat, regjistrat ose ndonjë material tjetër të shkruar ose elektronik të mbajtur në ndërtesën e biznesit të lojërave të fatit si e kërkon ligji, gjatë zhvillimit të aktivitetit të Policisë së Kosovës si parashihet në këtë nen. 3. ATK-ja do të kryejë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në bazë të Memorandumit të Mirëkuptimit, hetime për të kaluarën e aplikantëve për licencë lojërash fati dhe të aplikantëve për regjistrim, të licencuarve, të regjistruarve, pronarëve, qiramarrësve të një pasurie ose ndërtese në të cilën lejohet ose kryhet aktiviteti i lojërave të fatit, të punonjësve të lojërave të fatit të këtyre bizneseve, dhe çdo personi tjetër të cilin ATK-ja mund ta hetojë, siç përkufizohet nga ky ligj ose nga aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. 4. Bazuar në Kompetencat e dhëna me Kodin Doganor dhe të Akcizave, Dogana e Kosovës në zbatim të dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore për zbatim të tij, gjithashtu mund të hetoj veprimtarinë e lojërave të fatit për tu siguruar se subjektet kanë përmbushur obligimet e normës së tatimit të akcizës. 5. Shkeljet penale të këtij ligji nga ndonjë person, të gjetura gjatë një hetimi të autorizuar ose të zbuluara nga ATK-ja do të referohen në zyrën e prokurorit. 21 - 53 Verify source ↗
Neni 53
Agreements, contracts, leases, and similar arrangements made in breach of this law or its subordinate acts are not enforceable against ATK.
Neni 53 Marrëveshjet, kontratat dhe qiratë Të gjitha marrëveshjet, kontratat, qiratë, ose marrëveshjet e tjera të bëra në shkelje të këtij ligji, ose akteve nënligjore të dala prej tij, janë të padetyrueshme për ATK-në. - 54 Verify source ↗
Neni 54
Producers/distributors of automatic machines and gambling organizers, including their officers and employees, must not have direct or indirect interests in each other.
Neni 54 Kufizimet e interesit financiar 1. Asnjë prodhues ose shpërndarës i automatëve dhe pajisjeve shoqëruese apo zyrtarët dhe nëpunësit e tyre nuk do të kenë interes, direkt ose indirekt, ndaj organizatorëve të lojërave të fatit. 2. Asnjë organizator lojërash fati apo zyrtarë dhe nëpunësit e tyre nuk do të kenë ndonjë interes, direkt apo indirekt, në prodhuesit dhe shpërndarësit e automatëve dhe pajisjeve shoqëruese. 3. Fjala “interes” në këtë nen nuk përjashton transaksionet gjatë zhvillimit të biznesit. - 55 Verify source ↗
Neni 55
A person must not issue, suspend, revoke, or renew a licence, registration, finding of suitability, or permit under this law for material gain or anything of value.
Neni 55 Fitimet personale materiale ose konflikti i interesit 1. Është e paligjshme për një person të nxjerr, suspendoj, revokoj apo të rifreskoj një licencë, regjistrim, gjetje të përshtatshmërisë ose leje ndër këtë ligj për ndonjë fitim material ose ndonjë gjë me vlerë. 2. Çdo person që shkel dispozitat e këtij neni kryen një shkelje. - 56 Verify source ↗
Neni 56
ATK përcakton listën e personave të përjashtuar nga lokalet e lojërave të fatit, dhe i licencuari duhet t’i nxjerrë jashtë këta persona.
Neni 56 Persona të përjashtuar ose të nxjerr jashtë 1. Përjashtimi i personave të caktuar nga ndërtesat e licencuara të lojërave të fatit është i nevojshëm për zbatimin e politikave të këtij ligji dhe për të ruajtur rregullimin strikt të lojërave të licencuara të fatit. 2. ATK-ja përcakton listën e personave të përjashtuar nga lokalet e lojërave të fatit, duke përfshirë personat prania e të cilëve në këto lokale konsiderohet e rrezikshme për interesin e Republikës së Kosovës ose të lojërave të licencuara të fatit ose për të dyja. 3. Për të marrë vendimin për përfshirjen në listë, ATK-ja merr në konsideratë çdonjërën nga pikat e përmendura më poshtë: 3.1. dënim të mëparshëm për një krim të rëndë përfshirë edhe shkeljet e ligjit të lojërave të fatit të Republikës së Kosovës apo të ndonjë shteti tjetër. 3.2. dështimin për të deklaruar interesin në një biznes lojërash fati, për të cilin personi duhet të fitojë një licencë, ose evazion të qëllimshëm nga pagesat e detyrimeve ose të taksave; 3.3. reputacioni, që mund të ketë efekt negativ mbi besimin dhe mirëbesimin e publikut se industria e lojërave të fatit është e pastër nga ndikimet kriminale dhe korruptive; 3.4. lista e personave të përjashtuar të nxjerra nga juridiksionet e shteteve tjera ose nga ndonjë autoritet tjetër qeveritar. 3.5. shkelës profesionistë të ligjit dhe bashkëpunëtor të afërt të tyre. 22 4. ATK-ja mund të vendosë sanksione për të licencuarin në përputhje me dispozitat e këtij ligji nëse i licencuari dështon që të nxjerrë jashtë nga lokali i tij një person nga lista. Këto sanksione mund të përfshijnë por nuk kufizohen në pezullimin, revokimin, modifikimin, kufizimin, refuzimin ose kushtëzimin e një licence, regjistrimi ose ndonjë leje tjetër. KREU V LOJËRAT NË KAZINO, AUTOMATE, BASTE DHE TOMBOLA BINGO NË LOKALE TË MBYLLURA LOJËRAT NË KAZINO - 57 Verify source ↗
Neni 57
A casino is a venue for special games of chance, and the organizer must guarantee and pay winnings from its available assets.
Neni 57 1. Kazino është lokal i destinuar për organizim të lojërave të veçanta të fatit, të cilat organizohen në tavolinat për lojë me topëza, kubëza apo me letra (siç është ruleti, boule, chemin de ferr, black jack , trente quarante, baccarat, craps, etj) 2. Për pagesën e fitimeve nga lojërat e fatit në kazino përgjigjet dhe garanton organizuesi i tyre me pasurinë që e disponon. 3. Nëse në fund të ditës, fitimet totale janë më të mëdha se shuma e paguar, dallimi përfaqëson fitimin, ndërsa, në të kundërtën, përfaqëson humbje për kazino. 4. Fondi i fitimeve në lojëra të fatit në kazino nuk përcaktohet më herët. Lloji dhe shuma e fitimeve paguhet në vendin e lojës pas çdo xhiroje të lojës. - 58 Verify source ↗
Neni 58
Companies and similar economic subjects must have at least EUR 2,000,000 in founding capital and at least EUR 2,000,000 in initial insurance reserve.
Neni 58 1. Lartësia e kapitalit themelues të subjekteve ekonomike të organizuara si kompani, korporata etj, nuk mund të jetë më e ulët se dy milion euro (2,000,000.00) €. 2. Shuma monetare e rezervës fillestare të sigurimit nuk mund të jetë më e ulët se dy milion euro (2, 000,000.00) €. 3. Mjetet e rezervave fillestare të sigurimit në formë të depozitave në para të gatshme, kanë karakter të sigurimit të fitimeve për lojtar dhe mbulimin e obligimeve tatimore të pashlyera ndaj ATK-së dhe Doganës. 4. MF-ja me pëlqim të Qeverisë, për çdo vjet mund të ngrit shumën nga paragrafi l. dhe 2. të këtij neni. - 59 Verify source ↗
Neni 59
ATK-ja mund të lëshojë licencë vetëm për subjektet ekonomike që paraqesin dokumentet dhe provat e kërkuara.
Neni 59 1. ATK-ja mund tu lëshojë licencë vetëm këtyre subjekteve ekonomike, nëse subjekti: 1.1. Paraqet prova të dokumentuara për pjesën e kapitalit themelor dhe origjinën e tij; 1.2. Paraqet prova për depozitimin e mjeteve në të gatshme të rezervës fillestare të sigurimit në konton e caktuar nga MF-ja si dhe origjinën e tij; 1.3. Paraqet kontratën për themelimin e saj me të dhënat për themeluesit, lartësinë e depozitave, emrin dhe thirrjen e themeluesve me dokumentet valide për pasurinë e paluajtshme të themeluesve; 1.4. Paraqet planin e biznesit për themelimin dhe afarizmin e kazinosë; 1.5. Paraqet rregullat për punën e kazinosë dhe i paraqet rregullat për secilën lojë të kazinosë që do ta ushtronte kazinoja. 23 - 60 Verify source ↗
Neni 60
A company operating casino games must meet specified location, premises, equipment, safety, and distance conditions, and ATK reviews the supporting proof.
Neni 60 1. Për ushtrimin e lojërave në kazino, subjekti ekonomik (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare) duhet t’i plotësojë këto kushte: 1.1. Duhet të gjendet në lokale të veçanta apo në objekte hoteliere me së paku katër (4) yje; 1.2. Të posedojë prova se është bashkëpronarë i lokaleve ose kontraktor për shfrytëzimin e lokaleve për lojëra të kazinosë, ashtu që, me pjesën hoteliere dhe me lokalet ndihmëse, formon një tërësi hapësinore dhe funksionale, me atë që, sipërfaqja nuk mund të jetë nën pesëqind (500) m 2 ; 1.3. Rregulloret miratohen për punën e kazinosë si dhe për çdo lloj të lojës në kazino që organizohet në kazino; 1.4. Të ketë së paku tre (3) tavolina, arkën, dhe ta ketë të siguruar mbikëqyrjen audio – vizuale me incizim të vazhdueshëm; 1.5. Në pajtim më ligjin ka mbikëqyrje të hyrjeve dhe të daljeve bashkë me sigurimin dhe mbrojtjen trupore të lojtarëve dhe të vizitorëve; 1.6. Të ketë hapësirë të veçantë për ruajtjen e sigurt të parave dhe të sendeve tjera me vlerë. 1.7. Të mos gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, më së paku 1,5 km, të objekteve edukative- arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale. 2. Provat nga paragrafi l. i këtij neni, dorëzohen nga organizatori i kazinosë dhe vlerësohen nga ATK-ja. - 61 Verify source ↗
Neni 61
ATK must decide on a casino licence application within 90 days and assess the applicant’s business suitability, legality, and regularity. A casino operator seeking licence renewal must also submit a report on its prior business activity; a renewal request may be rejected if the assessed business result is not satisfactory.
Neni 61 1. ATK-ja detyrohet, brenda nëntëdhjetë (90) ditëve nga dita e dorëzimit të kërkesës për licencë për lojëra të kazinosë, të merr vendim me të cilin vendos për kërkesën e subjektit ekonomik. 2. Në afatin e paraparë nga paragrafi l. i këtij neni, ATK-ja duhet të vlerësojë përshtatshmërinë, ligjshmërinë si dhe rregullsinë e afarizmit të deritanishëm të subjektit ekonomik, përkatësisht të pronarit të subjektit ekonomik. 3. Leja jepet për periudhën tre (3) vjeçare, organizatori i kazinosë është i detyruar që pas parashtrimit të kërkesës për vazhdimin e lejes, të paraqes raportin për afarizmin e vet gjatë viteve të mëparshme. Nëse rezultati afarist të cilin e vlerëson ATK-ja nuk është i kënaqshëm, kërkesa mund të refuzohet. - 62 Verify source ↗
Neni 62
Casino premises must have approved video surveillance systems operating during working hours, and the casino organizer must keep video recordings for at least 14 days and provide them immediately to law enforcement on request.
Neni 62 1. Çdo objekt i kazinosë duhet të ketë të instaluar sistemet të miratuara për video mbikëqyrjen që duhet të jenë në funksion nga fillimi deri në fund të orarit të punës. 2. Paragrafi 1. i këtij neni i referohet lojërave të fatit të llojit “lojëra të drejtpërdrejta” në kazino, përkatësisht, ruleti, black jack, etj. ku punonjësit në kazino marrin pjesë direkt në mënyrë të vazhdueshme. 3. Organizatori i kazinosë është i obliguar të ruaj regjistrat e videos, në vend të sigurt në formë digjitale apo ndonjë formë tjetër të përshtatshme së paku katërmbëdhjetë (14) ditë nga dita e regjistrimit fillestar. 4. Këto regjistrime i vihen menjëherë në dispozicion autoriteteve të zbatimit të ligjit me kërkesë të tyre. - 63 Verify source ↗
Neni 63
The casino must have a separate hotel-services room, and the casino license holder sets entry conditions and may bar certain people or groups from entering without explanation, except law enforcement authorities.
Neni 63 24 1. Në objektin e kazinosë mund të jenë të pranishëm një apo më shumë anëtarë të organit mbikëqyrës të ngarkuar për mbikëqyrje përkitazi me zbatimin e këtij ligji. 2. Kazino duhet të ketë lokal të ndarë për ofrimin e shërbimeve hoteliere në të cilin shërbehen pije të tipit Kafe-Bar por mund të ketë edhe objekt hotelier të tipit Restorant. 3. Kushtet për hyrje në kazino i cakton bartësi i licencës për lojëra të kazinosë, me atë që individëve të caktuar, apo grupeve të individëve të caktuara, mund t’ua ndalojë hyrjen pa dhënë shpjegime për atë vendim, me përjashtim të autoriteteve të zbatimit të ligjit. 4. Pjesëmarrësit, të cilët gjatë lojës në kazino cenojnë rregullat e caktuara për lojë normale, mund t’u ndalohet vazhdimi i lojës. LOJËRAT NË AUTOMATE - 64 Verify source ↗
Neni 64
The provision says gambling games on machines may be organized only on machines and other gambling instruments, in clubs with at least 20 machines.
Neni 64 Lojërat e fatit në automate, mund të organizohen vetëm në automate dhe në instrumente të tjera për lojëra të fatit me mundësi të depozitit të shumëfishtë në klub me më së paku njëzet (20) automate. - 65 Verify source ↗
Neni 65
The Ministry proposes, and the Government approves, the total number of clubs where machine gambling may operate in Kosovo.
Neni 65 Numrin e përgjithshëm të klubeve në të cilat organizohen lojëra të fatit në automate të cilat mund të veprojnë në territorin e Kosovës, propozohen nga MF-ja, dhe aprovohen nga Qeveria e Kosovës. - 66 Verify source ↗
Neni 66
Subjektet ekonomike mund të ushtrojnë lojëra fati në automate vetëm me licencë të ATK-së dhe pasi të plotësojnë kushtet e përcaktuara.
Neni 66 1. Aktivitetet e lojërave të fatit në automate ushtrohen nga subjektet ekonomike, të cilat i kanë selitë e veta në Kosovë që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kanë licencë të ATK-së. 2. ATK-ja, subjekteve ekonomike ju lëshon licencë për ushtrimin e këtyre lojërave të fatit kur: 2.1. janë të regjistruara për ushtrimin e atyre lojërave të fatit; 2.2. janë pronarë apo qiramarrës të automatëve; 2.3. kanë siguruar lokale përkatëse për vendosje të së paku dhjetë (10) automatëve me minimum dhjetë metër katror (10) m 2 për automat; 2.4. të mos ndodhen në afërsi të drejtpërdrejtë të objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale, së paku pesëqind (500) metra. 2.5. kanë miratuar rregulla për lojëra të fatit; 2.6. distanca midis klubeve të lojërave të fatit, të jetë së paku treqind (300) metra. 2.7. i kanë dhënë prova se të gjithë automatët janë të ndërtuar dhe të disenjuar për të paguar fitimin nga tetëdhjetë (80) % e pagesave totale ku nuk përfshihet lidhja me kusht për të vazhduar lojën më lart apo më poshtë. 3. Pos kërkesave nga paragrafi 2. i këtij neni, aplikanti i nënshtrohet vlerësimit të ATK-së, përkitazi me lokalitetin e objektit afarist në të cilin vendosen automatët, pronësinë e automatëve si dhe për ligjshmërinë dhe rregullsinë e afarizmit dhe të sjelljeve të deritanishme. 4. Vetëm një licencë lejohet për të operuar me automatë në një lokacion afarist. 25 5. Me qëllim të sigurimit të pagesës së fitimeve në favor të pjesëmarrësve, të plotësimit të detyrimeve ligjore e kontraktuese dhe të obligimeve tatimore ndaj ATK-së dhe doganës, organizuesi i lojërave të mbështetura në automatë, gjatë periudhës së lejuar për ushtrimin e lojës, në konton e caktuar nga MF-ja, duhet të ketë të paguar në para të gatshme në formë depozite njëqindmijë (100,000.00) euro. 6. Licenca lëshohet për dy (2) vite me numër të caktuar, me lloje të automatëve si dhe me lokacion të precizuar të tyre. Para skadimit të afatit, subjekti ekonomik duhet të bëjë kërkesë për vazhdimin e licencës. 7. Më kërkesën për vazhdimin e licencës, subjekti ekonomik duhet të paraqes edhe raportin për afarizmin e vet gjatë dy (2) viteve të mëparshme. Nëse rezultatet afariste, sipas vlerësimit të ATK-së nuk janë të kënaqshme, kërkesa mund të refuzohet. - 67 Verify source ↗
Neni 67
Gambling machines must be technically compliant before use, may not be first licensed or imported if older than 3 years, and must include specified metering/data-security equipment when used.
Neni 67 1. Automatët për lojërat e fatit, para vënies në përdorim, duhet të jenë teknikisht në rregull. 2. Automatët për lojërat e fatit nuk mund të licencohen dhe të importohen për herë të parë, nëse janë më të vjetër se tre (3) vjet nga data e prodhimit. 3. Automatët për lojëra të fatit që vihen në përdorim, duhet të kenë matësin elektronik dhe bazën e të dhënave për informacion automatik dhe siguri të të dhënave për punën e përgjithshme të automatëve duke përfshirë edhe pajisjen e kontrollit mekanik, që shënon qarkullimin e automatit. 4. Fondi i fitimeve në lojërat e fatit me automatë nuk përcaktohet më herët. Lloji dhe shuma e fitimeve paguhet në vendin e lojës pas secilës xhiro të lojës. 5. Kushtet dhe mënyrat e shënimeve dhe të incizimeve të qarkullimit, me akt të veçantë nënligjor, i përcakton MF-ja. - 68 Verify source ↗
Neni 68
Gambling machines and other permitted gambling equipment must display specified labels in visible places; the gambling organizer obtains the labels from ATK under a special procedure, and ATK keeps a separate record of those labels.
Neni 68 1. Automatët dhe pajisjet tjera të lejuara për lojërat e fatit do të kenë, në vende të dukshme, tregues të veçantë për shënimet dhe regjistrimet e informatave, për llojin e instrumentit, lokacionin, afatin dhe numrin serik si dhe për organizatorin e lojërave të fatit. 2. Fletë ngjitëset për detajet nga paragrafi 1. i këtij neni, me një procedurë të veçantë, i merr organizatori i lojërave të fatit nga ATK-ja. Për fletë ngjitëset e bëra, të dhëna dhe në dispozicion, ATK-ja mban evidencë të veçantë. - 69 Verify source ↗
Neni 69
The gambling organizer must submit a written license request to the Tax Administration of Kosovo at least 7 days before putting a machine into use or moving it to another location.
Neni 69 1. Organizatori i lojërave të fatit, para vënies në përdorim të automatit ose para zhvendosjes së tyre në një lokacion tjetër, me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme do të bëjë kërkesë me shkrim tek Administrata Tatimore e Kosovës për dhënie të licencës dhe atë shtatë (7) ditë para ndërmarrjes së veprimit të tillë. 2. Automatët për lojëra të fatit duhet të jenë të disenjuara dhe adaptuara në atë mënyrë, që me numrin total të kombinimeve, t’ua paguajnë lojtarëve së paku tetëdhjetë përqind (80) % nga vlera e pagesave të bëra, në të cilën nuk përfshihet rreziku i lidhjeve me kusht në fitimin e realizuar ndaj shënimeve të hyrjeve dhe të daljeve nëpërmjet treguesit mekanik. 26 BASTI SPORTIV - 70 Verify source ↗
Neni 70
This article lets an applicant-operator run betting in suitably adapted premises under a betting licence from ATK, but only if detailed licence conditions are met.
Neni 70 1. Aplikanti, që është organizatori, mund të organizoj dhe ofroj baste të ndryshme në lokale, posaçërisht të përshtatura për to dhe në bazë të licencës për baste të lëshuar nga ATK-ja. 2. Aplikanti, që është organizatori, për bast duhet t’i plotësojë këto kushte: 2.1. të jetë shfrytëzues ligjor i lokalit në të cilin organizohet basti; 2.2. të ketë së paku një vend për pranimin e pagesës; 2.3. vendi për pagesa dhe baza e të dhënave qendrore në kompjuter, duhet të ketë qasje për telekomunikim; 2.4. organizatori i bastit duhet të jetë pronar i pajisjeve të nevojshme për ushtrimin normal të bastit; 2.5. të paraqet prova të dokumentuara për pjesën e kapitalit themelor; 2.6. të paraqet prova për depozitimin e mjeteve të gatshme të rezervës fillestare të sigurimit në konton e caktuar nga MF-ja; 2.7. të mos gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, së paku pesëqind (500) metra, prej objekteve edukative-arsimore, institucioneve historike, fetare dhe pronës komunale; 2.8. distanca midis lokaleve të jetë së paku treqind (300) metra. 2.9. të ndërmerr hapa dhe të siguroj që fitimet e lidhura me tiketat fituese janë paguar; 2.10. të prezantojë raporte të lidhura me baste tek ATK-ja në baza të rregullta çdo gjashtë (6) muaj; 2.11. organizatori, anëtarët e tij, partnerët, punonjësit dhe personat tjerë që punojnë për organizatorin, janë të obliguar të mbajnë fshehtësinë e pjesëmarrësve dhe pjesëmarrjen e tyre në lojë. 3. Licenca për ushtrimin e bastit i lëshohet aplikantit, që është organizatori, për dy (2) vite dhe ajo duhet të rifreskohet para skadimit të afatit dy (2) vjeçar në pajtim me nenin 42 të këtij ligji. 4. I licencuari, që është organizatori, është i detyruar që me kërkesën për vazhdim të licencës, të prezantojë edhe raportin për afarizmin e vetë gjatë dy (2) viteve të mëparshme. Kur rezultatet afariste, sipas vlerësimit të ATK-së nuk janë të kënaqshme, kërkesa për leje mund të refuzohet. 5. Organizuesi i bastit është i detyruar që të caktojë rregulla të brendshme për ushtrimin e lojërave të fatit me baste. 6. Aplikanti, që është organizatori, të cilit i jepet leja për ushtrimin e bastit sportiv, duhet të ketë kapital themelor në shumë prej së paku njëqindepesëdhjetë mijë euro (150,000.00) €. 7. Me qëllim të sigurimit të pagesës së fitimeve në favor të pjesëmarrësve, plotësimit të detyrimeve ligjore e kontraktuese dhe obligimeve tatimore ndaj ATK-së dhe Doganës, organizuesi i lojërave të mbështetura 27 në bast, gjatë periudhës së lejuar për ushtrimin e bastit, në konton e caktuar nga MF-ja, duhet të ketë të paguar në para të gatshme në formë depozite njëqindepesëdhjetë mijë euro (150,000.00) €. - 71 Verify source ↗
Neni 71
Telecommunication equipment must be an open network (online).
Neni 71 Pajisjet telekomunikative duhet të jenë rrjet i hapur (online). TOMBOLA BINGO NË LOKALE TË MBYLLURA - 72 Verify source ↗
Neni 72
Bingo in closed premises may be organized by legal entities only with a permit from the competent authority, and tickets may be sold only in the bingo venue.
Neni 72 1. Tombola bingo në lokale të mbyllura është lojë e fatit të cilën mund ta organizojnë subjektet juridike në përshtatje me lejen e organit kompetent, por vetëm në lokale të mbyllura, e cila nuk mund të transmetohet publikisht. 2. Lejen sipas paragrafit l. të këtij neni, për dy (2) vite e lëshon organi kompetent me kusht që parashtruesi i kërkesës të jetë: 2.1. i regjistruar për ushtrim të lojës bingo, 2.2. pronar i pajisjeve të domosdoshme për ushtrimin e lojës bingo, 2.3. të ketë siguruar lokal përkatës me adresë të caktuar, 2.4. të ketë mundësuar qasje fizike të lojtarëve në lokalin në të cilin organizohet loja, 2.5. të mos gjendet në afërsi të drejtpërdrejtë, së paku 500 (pesëqind) metra, të objekteve edukative-arsimore, të institucioneve historike, fetare dhe të pronës komunale. 2.6. të ketë rregullat e lojës bashkë me instrumentet e kontrollit efikas. 3. Organizatori i lojës bingo mund të vëjë në qarkullim vetëm tiketa të lejuara nga ATK-ja të cilat mund të shiten ekskluzivisht vetëm në lokalin në të cilin organizohet loja. 4. Organizatori është i detyruar që për secilën lojë të mbajë evidencë për sasinë dhe serinë e tiketave të dhëna, kurse rezultati përfundimtar për çdo lojë evidentohet në një formular të veçantë. - 73 Verify source ↗
Neni 73
Game rules for gambling must be written in the official languages used in Kosovo, and rules for a game already started after entry payments cannot be changed or supplemented until the game ends.
Neni 73 Rregullat e lojës të lojërave të fatit 1. Rregullat e lojës të lojërave të fatit, duhet të jenë të hartuara në gjuhët zyrtare që zbatohen në Kosovë. 2. Gjatë lojërave të fatit, të cilat lojtarët i kanë filluar pas pagesës së shumave për pjesëmarrje në një lojë, rregullat e lojës nuk mund të ndryshohen, e as të plotësohen deri në përfundimin e saj. KREU VI PAGESAT PËR LICENCAT E KAZINOVE DHE AKTIVITETET TJERA TË LOJËRAVE TË FATIT - 74 Verify source ↗
Neni 74
Applicants for a licence under this law must pay the listed fees before the licence is issued or renewed.
Neni 74 1. Për të marrë një licencë sipas këtij ligji dhe për të bërë rifreskimin e saj, përpara nxjerrjes ose rifreskimit të licencës, kërkohet të kryhen pagesat e mëposhtme: 1.1. për kazino: 28 1.1.1. pagesa për licencën fillestare një milion euro (1,000,000.00) €; 1.1.2. pagesa fillestare për çdo lojë të gjallë pesëqind euro(500.00)€; 1.1.3. pagesa fillestare për çdo kompjuter, makinë elektronike ose automat njëqind euro (100.00) €; 1.1.4. pagesa për rifreskim të licencës pesëdhjetë mijë euro (50,000.00) €. 1.2. për prodhuesin dhe shpërndarësin: 1.2.1. pagesa për licencën fillestare dhjetëmijë (10,000.00) €; 1.2.2. pagesa për rifreskimin e licencës pesëmijë euro (5,000.00)€. 1.3. për organizatorin e automatëve: 1.3.1. pagesa për licencën fillestare njëzetmijë (20,000.00) €; 1.3.2. pagesa për dhjetë (10) automatë dymijë e pesëqind euro( 2,500.00 )€; 1.3.3. pagesa për çdo automat shtesë dyqind e pesëdhjetë euro(250.00 )€; 1.3.4. pagesa për rifreskim të licencës dymijë e pesëqind euro (2,500.00 )€; 1.4. Për lokacionin me pakicë të automatëve: 1.4.1. pagesa për licencën fillestare pesëmijë euro(5,000.00) €; 1.4.2. pagesa për rifreskim të licencës njëmijë euro (1,000.00) €. 1.5. Bastet sportive: 1.5.1. pagesa për licencën fillestare njëzet e pesëmijë euro (25,000.00) €; 1.5.2. pagesa fillestare për çdo lokal pesëmijë euro (5,000.00) €; 1.5.3. pagesa për rifreskimin e licencës dymijë e pesëqind euro ( 2,500.00) €. 1.6. Tombola bingo në lokale të mbyllura: 1.6.1. pagesa për licencën fillestare pesëmijë (5,000.00) €; 1.6.2. pagesa për rifreskimin e licencës njëmijë (1,000.00) €. 2. Për të marrë dhe rifreskuar një licencë sipas këtij ligji pagesat duhet të kryhen përpara nxjerrjes ose rifreskimit të licencës, të cilat paguhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 75 Verify source ↗
Neni 75
Licensed gambling operators are exempt from withholding income tax for the player when this Law enters into force.
Neni 75 Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, të gjitha subjektet e licencuara për të operuar me Lojërat e Fatit do të jenë të liruara nga mbajtja në burim e tatimit në fitim për lojtar. 29 KREU VII DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 76 Verify source ↗
Neni 76
People who organize gambling without permission from the competent authority are fined, with the amount depending on the type of gambling.
Neni 76 Ndëshkimet për mos licencim 1. Personat që organizojnë lojëra të fatit pa leje të organit kompetent, varësisht nga lloji i lojës së fatit gjobiten: 1.1. Për kazino tridhjetëmijë euro (30,000.00) €; 1.2. Lojërat në automate dhjetëmijë (10,000.00) €; 1.3. Për baste dhjetëmijë (10,000.00) €; 1.4. Për tombola bingo tremijë euro ( 3,000.00) €; 1.5. Lojërat tjera të ndaluara me këtë ligj prej tremijë euro ( 3,000.00) € deri njëzetmijë (20,000.00 €); 1.6. Prodhuesit/shpërndarësit pesëmijë euro (5,000.00) €; 1.7. Lokacionet me pakicë të automatëve dymijë ( 2,000.00) €. - 77 Verify source ↗
Neni 77
This article sets fines for licensed gambling operators and related subjects who breach gambling-law rules.
Neni 77 Ndëshkimet për shkelje të dispozitave ligjore 1. Të licencuarit që merren me aktivitete të lojërave të fatit gjobiten nëse i licencuari: 1.1. ushtron lojëra të fatit në kundërshtim me këtë ligj dhe dispozita ligjore do të ndëshkohet në shumë prej njëmijë euro (1,000.00) €; 1.2. ndryshon rregullat e xhiros së caktuar të lojës të fatit, pasi që ka filluar shitja e tiketave për xhiron e caktuar, dhe kur pa leje të caktuar, e shtyn ditën apo e ndërron vendin e tërheqjes së fitimeve do të ndëshkohet në shumë prej dymijë euro (2,000.00) €; 1.3. bën tërheqje të fitimeve pa njoftuar nëpunësit e autorizuar të MF-së apo para tërheqjes nuk e verifikon numrin e tiketave të shitura, ndërsa tiketat e pashitura nuk i mbyllë, nuk i vulosë dhe nuk i anulon para komisionit do të ndëshkohet në shumë prej dymijë euro (2,000.00) €; 1.4. nuk i paguan fitimet në afatin e përcaktuar me rregullat e lojës do të ndëshkohet në shumë prej tremijë euro (3,000.00) €; 1.5. vendos në qarkullim tiketa tombole, të cilat nuk janë autorizuar nga organi kompetent do të ndëshkohet në shumë prej pesëqind euro (500.00) €; 1.6. vazhdon ushtrimin e lojërave të fatit, edhe pse nuk e plotëson cilindo nga kushtet e kërkuara për ushtrim të lojërave të fatit në kazino do të ndëshkohet në shumë prej tremijë euro (3,000.00) €; 1.7. vazhdon ushtrimin e lojërave të fatit edhe pse nuk e plotëson cilindo nga kushtet e kërkuara për ushtrimin të lojërave të fatit në automate do të ndëshkohet në shumë prej njëmijë euro (1,000.00) €; 30 1.8. në rastin e ushtrimit të mbikëqyrjes, organit të autorizuar nuk ia mundëson shikimin e dokumentacionit afarist, të lokaleve afariste, të mjeteve ndihmëse, të instrumenteve apo e pamundëson mbikëqyrjen e afarizmit financiar material të tërësishëm do të ndëshkohet në shumë prej njëmijë euro (1,000.00) €; 1.9. në rastin e ushtrimit të lojërave në bast për njësi të palicencuara do të ndëshkohet në shumë prej dymijë euro (2,000.00) €; 1.10. vazhdon aktivitetin edhe pse nuk e plotëson cilindo nga kushtet e kërkuara për ushtrimin e veprimtarisë si prodhues/shpërndarës i automatëve do të ndëshkohet në shumë prej njëmijë euro (1,000.00) €; 1.11. vazhdon ushtrimin e lojërave të fatit edhe pse nuk e plotëson cilindo nga kushtet e kërkuara për ushtrim të lojërave të fatit të një lokacioni pakicë automatësh do të ndëshkohet në shumë prej njëmijë euro (1,000.00) €; 1.12. i regjistruari është punonjës kryesor do të ndëshkohet në shumë prej dyqind e pesëdhjetë euro (250.00) € ; 1.13. i regjistruari është një punonjës lojërash fati do të ndëshkohet në shumë prej njëqind e njëzet e pesë euro (125.00) €; 1.14. i licencuari është tombola bingo do të ndëshkohet në shumë prej dyqind e pesëdhjetë (250.00) €; 1.15. subjektet që organizojnë lojëra shpërblyese të cilat nuk aplikojnë për leje nga ATK-ja ndëshkohen në shumën prej dymijë euro (2,000.00) €; 1.16. subjektet që organizojnë lojëra shpërblyese dhe nuk ju përmbahen rregullave të përcaktuara me këtë ligj do të ndëshkohen në shumë prej njëmijë euro (1,000.00) € për çdo lojë shpërblyese ; 1.17. subjektet që organizojnë lojëra të fatit dhe lejojnë personat nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç të marrin pjesë në lojëra fati do të ndëshkohen për kazino tremijë euro (3,000.00) €, ndërsa për lojëra të tjera njëmijë euro (1,000.00) €; 1.18. publiciteti i lojërave të fatit në kundërshtim me legjislacionin në fuqi ndëshkohet në shumën prej dymijë euro (2,000.00) €; 1.19. për mos aplikim me kohë për licencë sipas dispozitave të ligjit në fuqi ndëshkohet në shumën prej pesëqind euro (500.00) €. 2. Gjatë kontrollimit të të licencuarit, nëse qarkullimi i deklaruar në libra dhe regjistra (dokumente) është më i ulët se auditimi i bërë nga ATK-ja, i licencuari do të ndëshkohet me: 2.1. për kazino dymijë euro (2,000.00) € ; 2.2. për automate njëmijë (1,000.00) € ; 2.3. për baste sportive njëmijë (1,000.00) € ; 2.4. për tombola bingo dyqind e pesëdhjetë euro (250.00) €. 31 3. Për kundërvajtje nga paragrafi l. i këtij neni, personi përgjegjës në subjektin juridik gjobitet (dënohet me të holla) në shumën prej dyqind e pesëdhjetë euro (250.00) € deri dymijë e pesëqind euro (2,500.00) €. - 78 Verify source ↗
Neni 78
Unauthorized gambling offering, promotion, and related assistance are criminal offences punishable by imprisonment, fines, and confiscation.
Neni 78 Veprat penale 1. Çdo person i paautorizuar që ofron ndonjë lloj të lojërave të fatit apo lojërave të ngjashme, përmes çdo mediumi duke përfshirë median virtuale në kuadër të Republikës së Kosovës, do të dënohet me burgim prej një (1) deri tre (3) vjet dhe dënohet me gjobë prej pesëmijë (5,000.00) € deri njëzetmijë euro (20,000.00) €. 2. Çdo person që bën nxitjen apo publicitetin e lojërave të fatit të paautorizuara apo lojërave të ngjashme, duke ofruar shërbime bankare apo shërbime ndërmjetësuese financiare për lojëra të tilla të paautorizuara do të dënohet me burgim prej një (1) deri tre (3) vjet dhe dënohet me gjobë prej dymijë euro (2,000.00) € deri dhjetëmijë (10,000.00) €. 3. Në lidhje me krimet e përcaktuara në këtë paragraf, do të konfiskohet çdo pasuri e përdorur për apo çfarëdo e ardhur e krijuar nga ofrimi ose duke ndihmuar ofrimin e ndonjë loje të paautorizuar të tillë. 4. Lojërat e fatit dhe ndonjë lojë e ngjashme të organizuara jashtë vendit dhe të ofruara në Republikën e Kosovës nga ndonjë person tjetër e jo organizatori, përmes çdo mediumi duke përfshirë median virtuale duhet të konsiderohen si lojëra të paautorizuara dhe çdo person që ofron apo ndihmon në ofrimin e lojërave të tilla të fatit, do të ndëshkohet në kuadër të fushëveprimit të neneve 29 dhe 77 të këtij ligji. - 79 Verify source ↗
Neni 79
ATK-ja may suspend or revoke certain licences, registrations, suitability findings, or other permits for up to six months if it has evidence, and it may also impose monetary penalties.
Neni 79 Pezullimi ose revokimi i një licence 1. Çdo licencë, regjistrim, gjetje e përshtatshmërisë ose ndonjë leje tjetër e lëshuar sipas këtij ligji mund të pezullohet për një periudhë kohore deri në gjashtë muaj ose të revokohet kur ATK-ja ka prova. Përveç pezullimit ose revokimit, ATK-ja mund të bëjë një dënim monetar që nuk i kalon vlerat e mëposhtme: 1.1. kur i licencuari ka një licencë kazinoje pesëmijë euro (5,000.00) €; 1.2. në rast se i licencuari mban një licencë si prodhues/shpërndarës i automatëve, licencë për një lokacion me pakicë automatësh njëmijë euro (1,000.00) € ; 1.3. nëse i regjistruari është punonjës kryesor dyqind e pesëdhjetë euro (250.00) € ; 1.4. nëse i regjistruari është një punonjës lojërash fati njëqind e njëzet e pesë euro (125.00) €; 1.5. nëse i licencuari mban një licencë për baste sportive njëmijë euro (1,000.00) € ; 1.6. nëse i licencuari mban një licencë për tombola bingo pesëqind euro (500.00) € . 2. Dënimet civile të parapara në paragrafin 1. të këtij neni nuk përbëjnë pengesë për ndjekje penale ose për ndonjë ndjekje civile apo administrative. - 80 Verify source ↗
Neni 80
If a subject operates gambling without the competent licence, ATK may close the operation and/or confiscate the equipment. MF may also require monitoring and online connection to ATK’s central server. If owners do not meet customs tax obligations within two months of seizure, customs will destroy the equipment.
Neni 80 1. Në rastet kur konstatohet se një subjekt ushtron lojëra të fatit pa licencë të organit kompetent, ATK-ja ka të drejtën e mbylljes dhe/ose të konfiskimit të aparaturës përkatëse. 2. MF-ja përmes aktit të veçantë nënligjor mund të kërkojë mbikëqyrje dhe lidhje online përmes serverit qendror të këtyre subjekteve me serverin qendror në ATK. 32 3. Çdo gjobë dhe obligim tatimor i paraparë sipas neneve, 77, 78 dhe 79 të këtij ligji do të akumulohet në të njëjtën mënyrë ashtu siç është e paraparë me Ligjin Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat. 4. Në rast se pronarët e aparateve brenda dy muajve, nga data e sekuestrimit, nuk i kryejnë obligimet tatimore në doganë, dogana do t'i shkatërrojë aparatet nën mbikëqyrje doganore. KREU VIII DISPOZITA PËRFUNDIMTARE - 81 Verify source ↗
Neni 81
Until the new law and its sublegal acts are implemented, economic subjects must keep meeting their legal duties and operating under the older gambling law; economic operators must also meet the requirements from article 66(5) within one year; and MF must issue special sublegal acts for implementation.
Neni 81 Zbatimi 1. Derisa ligji i ri dhe aktet nënligjore të tij të vihet në zbatim, subjektet ekonomike do të përmbushin detyrimet e tyre ligjore dhe të kryejnë veprimtaritë e tyre në bazë të Ligjit për lojërat e fatit Nr. 2004/35. 2. Për zbatimin e paragrafit 5. të nenit 66 të këtij ligji, të gjithë operatorët ekonomikë duhet t'i përmbushin kërkesat që dalin nga ky paragraf, në afat prej një (1) viti. 3. Të drejtat dhe detyrimet e të licencuarve të cilët kanë mbajtur licenca për lojërat edhe deri në zbatimin e këtij ligji, do të mbetet e njëjtë deri në datën e skadimit të licencës përkatëse. Megjithatë, të gjitha rifreskimet e licencave të tilla do të jenë subjekt i dispozitave të këtij ligji. 4. MF-ja, në procedurë të caktuar, me qëllim të zbatimit të këtij ligji, do të nxjerrë akte të veçanta nënligjore. - 82 Verify source ↗
Neni 82
This article repeals the Gambling Law No. 2004/35 of 8 September 2004 and the subordinate acts made to implement it.
Neni 82 Ligji në fuqi Ky ligj shfuqizon Ligjin për lojërat e fatit, Nr. 2004/35 të datës 8 shtator 2004 dhe aktet e tij nënligjore që janë nxjerrë për zbatimin e tij. - 83 Verify source ↗
Neni 83
This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 83 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L- 080 06 prill 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-014-2012, datë 26.04.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L – 080 PËR LOJËRAT E FATIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign inLexChat organizes source-backed legal information for research. Verify amendments, commencement, and current legal force with the official publisher before relying on it.