LIGJI NR. 04/L-114 PËR PASURIMIN E MIELLIT
This is the preamble to Kosovo Law No. 04/L-114 on flour fortification.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 04/L-114
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to Kosovo Law No. 04/L-114 on flour fortification. This provision says the law sets rules for fortifying flour for consumption. This provision says the law applies to regulating and providing the people of Kosovo with fortified flour, making iron and folic acid mandatory, and vitamin A, B12, and zinc optional depending on nutritional status. This article defines key terms used in the law, including flour, fortified flour, business operators, nutrients, preservation terms, HACCP, and named authorities. The relevant ministry is given powers to set policies and oversee flour fortification with iron and folic acid.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 04/L-114 PËR PASURIMIN E MIELLIT
Showing 16 of 16
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to Kosovo Law No. 04/L-114 on flour fortification.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 26 / 21 SHTATOR 2012, PRISHTINË LIGJI NR. 04/L-114 PËR PASURIMIN E MIELLIT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton LIGJ PËR PASURIMIN E MIELLIT KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law sets rules for fortifying flour for consumption.
Neni 1 Qëllimi Ky ligj përcakton rregullat që zbatohen në pasurimin e miellit për konsum, si njëra nga mënyrat që ka për qëllim parandalimin dhe reduktimin e sëmundjeve të cilat shkaktohen nga mungesa e hekurit dhe acidit folik - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to regulating and providing the people of Kosovo with fortified flour, making iron and folic acid mandatory, and vitamin A, B12, and zinc optional depending on nutritional status.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet me qëllim të përcaktimit të bazës ligjore, për të rregulluar dhe ofruar popullatës së Republikës së Kosovës miell të pasuruar me hekur dhe acid folik në mënyrë të obliguar, dhe sipas gjendjes nutritive dhe në baza vullnetare edhe me vitaminë A, B12 dhe Zink. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including flour, fortified flour, business operators, nutrients, preservation terms, HACCP, and named authorities.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Mielli – produkt i përfituar nga bluarja e grurit; 1.2. Mielli i pasuruar – mielli të cilit i është shtuar një apo më shumë përbërës si: vitamina, minerale, proteina, aminoacide, acide alifatike; 1.3. Mineralet, vitaminat, mikronutrientët – materiet ushqyese të domosdoshme që ruajnë dhe ndikojnë në shëndetin e njeriut; 1.4. Pasurimi i miellit – procedura e pasurimit të miellit me minerale dhe vitamina; 1.5. Subjektet afariste – prodhuesit dhe tregtarët e miellit që bëjnë importimin, eksportimin, prodhimin, paketimin, deponimin dhe shitjen e miellit; 1.6. Acidi folik – vitaminë e grupit B, që parandalon anomalitë e fëmijëve gjatë shtatëzanisë dhe sëmundjet e sistemit kardiovaskular; 1.7. Hekuri (Fe) – mineral i rëndësishëm për krijimin e eritrociteve; 2 1.8. Vitamina A – është e rëndësishme për përforcimin e imunitetit, ndihmon të pamurit dhe lëkurën e shëndoshë; 1.9. Vitamina B12 – është e rëndësishme për krijimin e qelizave të gjakut; 1.10. Zinku – mineral i rëndësishëm në ndërtimin dhe rritjen e qelizave, në rritje dhe zhvillim, ndihmon imunitetit dhe mbron nga sëmundjet; 1.11. Parandalimi – marrja e masave të nevojshme për të reduktuar dhe evituar shfaqjen e sëmundjeve; 1.12. Afati i përdorimit – koha brenda së cilës mielli është i sigurt për përdorim; 1.13. Afati i ruajtjes – periudha kohore brenda së cilës mielli ruan cilësinë e tij, 1.14. HACCP - Analiza e Hazardit dhe Pikat Kritike të Kontrollit; 1.15. AUV – Agjencia për Ushqim dhe Veterinari; 1.16. Ministria – Ministria përgjegjëse për Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; 1.17. Qeveria – Qeveria e Republikës së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The relevant ministry is given powers to set policies and oversee flour fortification with iron and folic acid.
Neni 4 Kompetencat 1. Ministria përkatëse, përmes këtij ligji, krijon rregullativën e pasurimit të miellit duke: 1.1. hartuar dhe zhvilluar politikat për pasurimin e miellit me hekur dhe acid folik; 1.2. pranuar dhe përkrahur programin i cili rregullon pasurimin e obligueshëm të miellit me hekur dhe acid folik; 1.3. rregulluar dhe kontrolluar sigurinë e miellit nga institucionet përkatëse, sipas kompetencave të përcaktuara; 1.4. rregulluar dhe kontrolluar cilësinë e miellit nga institucionet përkatëse; 1.5. kontrolluar kushtet e deponimit dhe shitjes së miellit të pasuruar në pajtim me legjislacionin në fuqi, nëpërmjet, organeve ekzekutive inspektoratet; 1.6. bashkëpunuar me vendet tjera në fushën e pasurimit të miellit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ministria përcakton me akt nënligjor standardin dhe kontrollin për pasurimin e miellit.
Neni 5 Siguria dhe cilësia e miellit të pasuruar 1. Pasurimi i miellit është i obligueshëm me hekur dhe acid folik dhe zbatohet në bazë të standardeve ndërkombëtare. 2. Pasurimi i miellit mund të bëhet, në bazë të gjendjes nutritive dhe vullnetare edhe me Vitaminën A, Vitaminën B12 dhe Zinkun. 3. Ministria me akt nënligjor përcakton standardin për pasurim të miellit, kontrollin e sigurisë dhe cilësisë së pasurimit të miellit. 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Business operators involved in producing, transporting, importing, packaging, or selling fortified flour must ensure consumer safety and quality under the requirements set by this law.
Neni 6 Përgjegjësit e subjekteve për sigurinë dhe cilësinë e miellit të pasuruar Subjektet afariste që merren me aktivitet ekonomike në fushën e prodhimit, transportimit, importimit, paketimit dhe shitjes së miellit të pasuruar janë të obliguar t’i garantojnë konsumatorit siguri dhe cilësi në bazë të kërkesave të përcaktuara me këtë ligj. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Institutions authorized and accredited must carry out the assessment/control of enriched flour in accordance with this law.
Neni 7 Kompetencat e institucioneve për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së miellit Institucionet e autorizuara dhe të akredituara kryejnë vlerësimin e kontrollit të miellit të pasuruar në pajtim me dispozitat e këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This article lists the main principles for flour fortification: supplying the population with fortified flour, handling flour in line with the law, fortifying it to international standards, and monitoring safety and quality to those standards.
Neni 8 Parimet 1. Parimet kryesore në fushën e pasurimit të miellit janë: 1.1. furnizimi i popullatës me miell të pasuruar; 1.2. prodhimi, importimi, deponimi, transportimi, shitja dhe përdorimi sipas këtij ligji; 1.3. pasurimi i miellit sipas standardeve ndërkombëtare; 1.4. monitorimi i sigurisë dhe cilësisë sipas standardeve. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Subjektet afariste must fortify flour type 400 and 500 with iron and folic acid; they may also add vitamins A, B12, and zinc.
Neni 9 Kërkesat për miell të pasuruar 1. Subjektet afariste obligohen të sigurojnë pasurimin e miellit të tipit 400 dhe 500 me hekur dhe acid folik. 2. Subjektet afariste mund ta bëjnë pasurimin e miellit edhe me Vitaminë A, Vitaminë B12 dhe Zink. 3. Pajisjet dhe lëndët e para për pasurimin e miellit, duhet të jenë në përputhje me këtë ligj dhe aktet nën ligjore. 4. Mielli i prodhuar nga gruri i rezervave dhe fondet shtetërore i nënshtrohen këtij ligji. 5. Mielli i importuar në Republikën e Kosovës, duhet të jetë i pasuruar me hekur dhe acid folik sipas këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Fortified flour must be packaged and labeled to protect added vitamins and minerals and to show specified product information; repackaged flour must also include the producer’s name.
Neni 10 Paketimi dhe etiketimi i miellit të pasuruar 1. Paketimi i miellit të pasuruar, duhet të jetë sipas rregullave që të sigurojë ruajtjen e vitaminave dhe mineraleve të përcaktuar sipas standardeve ndërkombëtare. 2. Paketimi i miellit të pasuruar, duhet të përmbajë këto informata në etiketë: 2.1. tipi i miellit; 4 2.2. përmbajtja dhe sasia e elementeve shtesë në miell, lagështia dhe hiri; 2.3. data e prodhimit; 2.4. data e skadimit; 2.5. kushtet e ruajtjes; 2.6. fjala “I PASURUAR” me hekur dhe acid folik, vitaminë A, vitaminë B dhe Zink apo shenjë identifikuese dhe të vendoset në etiketën e paketimit; 2.7. shenjat e subjektit afarist të jenë në paketim. 3. Mielli i ripaketuar, duhet të përmbajë të gjitha informatat e përcaktuara si në paragrafin 2. të këtij neni, si dhe emrin e prodhuesit. 4. Kushtet e përcaktuara në, paragrafin 2. të këtij neni rregullohen me akt nënligjor nga Ministria përkatëse dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Fortified flour must be stored, transported, and sold in conditions that preserve quality, and it may only be stored in HACCP-compliant premises. Business operators are prohibited from importing or selling it without the required documents.
Neni 11 Kriteret për cilësi dhe siguri të miellit të pasuruar 1. Deponimi, transportimi dhe shitja e miellit të pasuruar, duhet të kryhet në kushtet që sigurojnë ruajtjen e cilësisë së miellit. 2. Deponimi i miellit të pasuruar lejohet në objektet që i plotësojnë kriteret sipas parimeve të HACCP-it. 3. Subjektet afariste që shkaktojnë humbjen e cilësisë dhe sasisë së përbërësve gjatë deponimit, transportimit ose shitjes së miellit të pasuruar, te vërtetuara me analiza laboratorike ju ndalohet shitja dhe ju pezullohet ushtrimi i veprimtarisë. 4. Në pajtim me rezultatet e testimit, miellit mund ti ndërrohet destinimi i tij për përdorim. 5. Ndalohet importimi dhe shitja e miellit pa dokumentacionin përkatës: 5.1. certifikatën e analizave laboratorike;. 5.2. deklaratën e prodhuesit; 5.3. origjinën e miellit; 5.4. kushtet përkatëse për transportim, deponim dhe shitje të miellit të pasuruar; 5.5. etiketën përkatëse; 5.6. datën e prodhimit dhe të afatit të përdorimit. KREU II DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Article 12 sets fines for business entities and their responsible persons for noncompliance with flour enrichment and packaging rules.
Neni 12 Kundërvajtja 1. Me gjobë për kundërvajtje prej njëmijë (1.000) deri njëmijë e pesëqind (1.500) Euro ndëshkohet për kundërvajtje subjekti afarist që nuk e bënë pasurimin e miellit sipas nenit 9 të këtij ligji. 5 2. Me gjobë në shumën prej peseqind (500) deri në njëmijë (1.000) Euro ndëshkohet personi përgjegjës i subjektit afarist që vepron në kundërshtim me nenin 9 paragrafi 1. të këtij ligji. 3. Me gjobë në shumën prej tetëqind (800) deri në njëmijë e pesëqind (1.500) Euro ndëshkohet për kundërvajtje subjekti afarist kur paketimi i miellit të pasuruar nuk i përmban informatat e përcaktuar sipas nenit 10 paragrafi 3. dhe 4. të këtij ligji. 4. Me gjobë në shumën prej njëmijë e pesëqind (1500) deri në dymijë (2.000) Euro ndëshkohet subjekti afarist i cili nuk e zbaton kriteret e përcaktuara sipas nenit 11 të këtij ligji. KREU III DISPOZITATA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Relevant ministries must issue subordinate acts to implement this law within 6 months.
Neni 13 Ministritë përkatëse obligohen në afat prej gjashtë (6) muajve të nxjerrin aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: All income from implementing this law must be paid into the Budget of the Republic of Kosovo.
Neni 14 Të gjitha të hyrat që rrjedhin nga zbatimi i këtij ligji derdhën në Buxhetin e Republikës së Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: This law enters into force 6 months after publication in the Official Gazette.
Neni 15 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi gjashtë (6) muaj pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/L-114 30 gusht 2012 Shpallur me dekretin Nr.DL-038-2012, datë 07.09.2012 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 04/L-114 PËR PASURIMIN E MIELLIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in