VENDIM Nr. 05/155
This notice says people affected by the proposed expropriation may submit written comments, and eligible persons may attend and speak at a public hearing.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Decision
- Citation
- 05/155
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This page preserves the statute’s identified version, provision structure, official source link, and stored legal text for reading and research.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of VENDIM Nr. 05/155
Showing 1 of 1
- document Verify source ↗
VENDIM Nr. 05/155
This notice says people affected by the proposed expropriation may submit written comments, and eligible persons may attend and speak at a public hearing.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 49 / 25 NËNTOR 2013, PRISHTINË VENDIMI Nr. 05/155 Dt. 05.11.2013 10 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 49 / 25 NËNTOR 2013, PRISHTINË VENDIMI Nr. 05/155 Dt. 05.11.2013 / TABELA 11 Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria – Vlada - Government Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministarstvo Sredine i Prostornog Planiranja Ministry of Environment and Spatial Planning Departamenti i Shpronësimit/Departament za Ekspropriaciju/Department of Expropritaion KK PRISHTINË ZK PRISHTINE KK PRISHTINË ZK PRISHTINE GJENDJA E VJETËR GJENDJA E RE Nr. Pronari Nr. i Parcelës Kultura, Klasa Sipërfaqja [m2] Vërejtje Nr. Pronari Nr. i Parcelës Kultura, Klasa Sipërfaqja [m2] Nr i Objektit Sipërfaqja [m2] Vërejtje 1 Pasuri Shoq. Shfrytzues Kuvendi Komunal 2874-2 Oborr 35000 M u n go n n d ar ja g ra fi ke e p ar ce le s n e ka d as te r. N d ar ja e k u fi ri t es h te n e ba ze te m at je ve g je od ez ik e. 1 M in is tr ia e P un ev e te B re nd sh m e 2874-2 Oborr 35000 2847-2-1 1346 2847-2-2 2285 2847-2-3 2265 2847-2-4 2254 2847-2-5 40 2847-2-6 130 2847-2-7 49 2847-2-8 66 2847-2-9 26 2847-2-10 17 2847-2-11 7 2847-2-12 6 2847-2-13 58 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 49 / 25 NËNTOR 2013, PRISHTINË NJOFTIM 12 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ministarstvo Sredine i Prostornog Planiranja Ministry of Environment and Spatial Planning Departamenti i Shpronësimit/Departament za Ekspropriaciju/Department of Expropritaion __________________________________________________________________________________ NJOFTIM Në mbështetje të paragrafit 7.3 të nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, dhe pikës Nr.3 të Vendimit të Qeverisë Nr.05/155 datë 05.11.2013, njoftohen të gjithë subjektet në listën bashkëlidhur këtij njoftimi se: 1. Për arritjen e qëllimit të ligjshëm publik të ndërtimit të Objektit për nevoja të Agjensisë Kosovare të Forenzikës dhe vendosjen e infrastrukturës dhe/ose stabilimenteve të nevojshme për avancimin e mirëqenies së përgjithshme ekonomike dhe/ose shoqërore të Kosovës, mbas plotësimit të gjitha kushteve të përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 4 të Ligjit Nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, në vijim të kërkesës së bërë nga ana e, Agjensisë Kosovare të Forenzikës /Ministria e Punëve të Brendshme, Qeveria në zbatim të ligjit të lartpërmendur, ka miratuar Vendimin Nr.05/155 datë 05.11.2013 me të cilin miratohet Vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Objektit për nevoja të Agjensisë Kosovare të Forenzikës /Ministria e Punëve të Brendshme, Zona Kadastrale Prishtinë, Komunës e Prishtinës 2. Qeveria do të marrë një Vendim Preliminar mbi Ligjshmërinë e Shpronësimit të Propozuar, brenda 30-ditëve kalendarike, mbas përmbushjes së kushteve të përcaktuara në nenin 9 të Ligjit Nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, lidhur me organizimin e dëgjimit/ve publik. 3. Çdo person i interesuar ka të drejtë të paraqesë komentet e tij me shkrim lidhur me shpronësimin e propozuar në Organin Shpronësues, brenda 30 ditëve kalendarike, mbas shpalljes së vendimit të Qeverise Nr.05/155 datë 05.11.2013 , për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim, në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe në një gazete me tirazh të madh në Kosovë. 4. Qeveria do të mbajë një dëgjim publik lidhur me shpronësimin e kërkuar në Zonat Kadastrale Hajvali dhe Qagllavicë të Komunës së Prishtinës, në Komunat ku gjenden pronat përkatëse që do ti nënshtrohen procesit të shpronësimit. 5. Të gjithë personat të cilët janë zyrtarë publik të Komunës në të cilën mbahet dëgjimi publik apo pronarë ose zotërues të interesit në pronën e cila gjendet brenda kësaj Komune ose avokat apo përfaqësues të ligjshëm të këtyre personave, kanë të drejtë të marrin pjesë në dëgjimin publik. 6. Çdo person i lartpërmendur do t’i jepet mundësi e arsyeshme për t’i shprehur mendimet e tij/saj gojarisht GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 49 / 25 NËNTOR 2013, PRISHTINË NJOFTIM 13 lidhur me shpronësimin e kërkuar në përputhje me paragrafët 2 deri 4 të nenit 9 të Ligjin Nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205. 7. Çdo person i cili dëshiron të marrë pjesë ose të shprehë mendimet e tij/saj në dëgjimin publik duhet të sjellë me vete prova të arsyeshme (dokumente) të cilat dëshmojnë se ai/ajo është në fakt zyrtar publik, pronar ose zotërues i interesit ose avokat ose përfaqësues i ligjshëm i atij zyrtari publik, Pronari ose Zotëruesi të Interesit. 8. Dëgjimi publik lidhur me shpronësimin e kërkuar i të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera në pronat e paluajtshme, që ndodhen brenda juridiksionit territorial të Komunës së Prishtinës, do të mbahet në Datë 4 Dhjetor 2013, Ora 11ºº, në Zyrat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Objekti i Qeverisë (ish RILINDJA ) Kati 17, përkatësisht për zonën kadastrale: a.) Prishtine 9. Në rast se prona e cila është objekt i kërkesës shpronësohet pas përmbylljes së procedurës së shpronësimit të iniciuar në përputhje me atë kërkesë, asnjë kompensim nuk do të paguhet për shpenzimet ose vlerën e çfarëdo përmirësimi të bërë në pronë, objekteve të ndërtuara ose zgjeruara në pronë, ose pemëve apo bimëve të mbjellura në pronë pas datës së përmbushjes së dispozitave përkatëse të paragrafit 8 të nenit 8 Ligjit Nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205. Çdo person i cili pretendon se ka një interes pronësor ose interes tjetër të ligjshëm në pronën përkatëse këshillohet ta shqyrtojë Ligjin Nr. 03/L-139 për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin Nr. 03/L-205, dhe të kërkojë ndihmë profesionale juridike për kuptimin e të drejtave të tyre sipas ligjit. 10. Çdo Person i cili nuk është emëruar në njoftim dhe i cili pretendon se zotëron një interes pronësor ose interes tjetër të ligjshëm në cilëndo parcelë të pronës së paluajtshme të përshkruar në njoftim menjëherë duhet të dërgojë në Organin Shpronësues një përshkrim të pretendimit të tij/saj, bazën juridike të atij pretendimi si dhe kopjet e certifikuara të çfarëdo dokumenteve që ndërlidhen me atë pretendim.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
VENDIM Nr. 05/155
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign inLexChat organizes source-backed legal information for research. Verify amendments, commencement, and current legal force with the official publisher before relying on it.