LIGJI NR. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ
This text is the preamble and title of the law establishing rules for the Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 06/L-059
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble and title of the law establishing rules for the Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz. This provision sets the status of the Memorial Complex “Adem Jashari” in Prekaz and requires Kosovo institutions to plan, build, protect, conserve, restore, administer, care for, and present it. This article defines key terms used in the law on the Memorial Complex “Adem Jashari” in Prekaz. The Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz is declared a special zone of state and national interest and is under permanent protection. The memorial complex area in Prekaz includes specified sites and totals 450 hectares, as set by the conceptual plan and applicable laws.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ
Showing 18 of 18
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
This text is the preamble and title of the law establishing rules for the Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË 21 LIGJI Nr. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ LIGJI Nr. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
This provision sets the status of the Memorial Complex “Adem Jashari” in Prekaz and requires Kosovo institutions to plan, build, protect, conserve, restore, administer, care for, and present it.
Neni 1 Qëllimi 1. Me këtë Ligj përcaktohet statusi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe obligimet e institucioneve të Kosovës për planifikimin, ndërtimin, mbrojtjen, konservimin, restaurimin, administrimin, kujdesin dhe prezantimin e tij. 2. Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka rëndësi ontologjike, antropologjike, historike, kulturore e qytetare për Skënderajn, Drenicën, Kosovën dhe tërë Kombin Shqiptar. - 2 Verify source ↗
Neni 2
This article defines key terms used in the law on the Memorial Complex “Adem Jashari” in Prekaz.
Neni 2 Përkufizimet 1. Termat e përdorur në këtë ligj kanë këtë kuptim: 1.1. Zona e veçantë me interes shtetëror dhe kombëtar - Sipërfaqja e përcaktuar si zonë e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për qëllim të këtij ligji; 1.2. Zonë e veçantë - Zonë e identifikuar në Planin Hapësinor të Kosovës dhe Hartën Zonale të Kosovës që ka veçori specifike që kërkon një regjim të posaçëm organizativ, të përdorimit dhe mbrojtjes të zhvilluar nga Ministria përmes Planit Hapësinor për zona të veçanta; 1.3. Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz - Hapësira e zonës së veçantë me interes shtetëror dhe kombëtar, ashtu siç është e definuar me dispozitat e këtij Ligji; 1.4. Shpronësim - Marrja me kompensim real të pronave dhe ndërtesave private të cilat gjenden në hapësirën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe kalimi i tyre në pronësi të shtetit konform dispozitave të Ligjit në fuqi për shpronësim në Kosovë; 1.5. Administrim - Menaxhim, mbrojtje, ruajtje dhe promovim të Kompleksit Memorial GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË 22 LIGJI Nr. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ “Adem Jashari” në Prekaz në përputhje me ligjet përkatëse dhe aktet nënligjore në fuqi; 1.6. Agjencia - Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, e themeluar me Ligj; 1.7. Menaxhim - Aktivitetet e koordinuara për të udhëhequr, administruar dhe mirëmbajtur Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz; 1.8. Financim - Mjetet e destinuara për financimin e projektit të Kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz, shpronësimin e pronave dhe mirëmbajtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në përputhje me ligjet përkatëse, të ndara nga buxheti i Republikës së Kosovës; 1.9. Manifestimet - Organizimi me rastin e shënimit të datave të rëndësishme kombëtare dhe shtetërore, të cilat në përputhje me këtë ligj, mbahen në hapësirat e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz; 1.10. UÇK - Ushtria Çlirimtare e Kosovës; 1.11. FSK - Forca e Sigurisë së Kosovës; 1.12. Garda ceremoniale - njësi e veçantë në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). KAPITULLI II SHPALLJA E KOMPLEKSIT MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ ZONË E VEÇANTË ME INTERES SHTETËROR DHE KOMBËTAR - 3 Verify source ↗
Neni 3
The Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz is declared a special zone of state and national interest and is under permanent protection.
Neni 3 Shpallja e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz zonë e veçantë me interes shtetëror dhe kombëtar 1. Duke marrë parasysh rolin dhe rëndësinë e veçantë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kontributin e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe të familjes së tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në fshatin Prekaz, Komuna e Skenderajt, shpallet “Zonë e veçantë me interes shtetëror dhe kombëtar. 2. Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe zona e tij, e përcaktuar sipas këtij ligji dhe Ligjit për Trashëgimi Kulturore, ka status të mbrojtjes së përhershme. - 4 Verify source ↗
Neni 4
The memorial complex area in Prekaz includes specified sites and totals 450 hectares, as set by the conceptual plan and applicable laws.
Neni 4 Hapësira e zonës së veçantë 1. Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz përfshinë hapësirën e varrezave të dëshmorëve të lagjes Jashari, objektet nga të cilat është bërë rezistenca e armatosur, shtëpitë dhe objektet përcjellëse të kësaj familjeje, Lagjen Jasharaj, Lagjen nr.3 të qytetit të Skenderajt, zonën e ish fabrikës së municionit, një pjesë të Prekazit të Epërm; gjithsej katërqindepesëdhjetë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË 23 LIGJI Nr. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ hektarë (450 ha) sipas planit ideor për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz”, të hartuar nga grupi i ekspertëve, e në përputhje me sipërfaqen e përcaktuar me ligjet në fuqi. 2. Hapësira nga paragrafi 1. i këtij neni dhe sipërfaqja e plotë që përfshin Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, përcaktohet sipas Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe Ligjit përkatës që rregullon aspektet e trashëgimisë kulturore dhe historike. KAPITULLI III PROJEKTI PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL ”ADEM JASHARI” NË PREKAZ - 5 Verify source ↗
Neni 5
The memorial complex project must be selected through an open public call and implemented in line with this article’s requirements.
Neni 5 Projekti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz 1. Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, do të realizohet sipas Projektit, i cili përzgjidhet në bazë të shpalljes së hapur dhe publike. Projekti duhet që, të shprehë frymën e përcaktuar me paragrafin 1. të nenit 3 të këtij ligji dhe të përmbajë: pjesën e varrezave, konservimin e Kullave të rezistencës dhe bunkerit, objektin e informacionit, amfiteatrin veror bashkë me objekte përcjellëse të tij, muzeun, shtatoren e Adem Jasharit, obeliskun, objektin për Gardën ceremoniale të FSK-së, vend parkingun, parkun e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, zhvendosjen e disa shtëpive të lagjes Jashari përfshi edhe shtëpitë e familjes Jashari dhe objekte tjera të nevojshme. 2. Përzgjedhjen e projektit për implementim konform këtij ligji, e bën Komiteti Ndërministror i cili themelohet me vendim të Qeverisë. 3. Komiteti nga paragrafi 2. i këtij neni përbëhet nga: Zyra e Kryeministrit kryesues i Komitetit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Muzeu i Kosovës, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik, Komuna e Skenderajt, Përfaqësuesi i Familjes Jashari, Përfaqësuesi i Shoqatës së Arkitektëve dhe Përfaqësuesi i OVL të UÇK-së. 4. Me qëllim të përmbushjes së rolit të vet, të përcaktuar sipas paragrafit 2. të këtij neni, Komiteti Ndërministror mund të angazhojë edhe ekspertë të fushave të tjera vendorë apo ndërkombëtarë në cilësinë e këshilltarëve të jashtëm. 5. Me propozimin e Komitetit Ndërministror, Qeveria vendos për kriteret, kushtet për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së projektit. Pas miratimit të tyre nga Qeveria, Komiteti Ndërministror obligohet për zbatimin e tyre. 6. Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, është autoritet për lidhjen e Kontratës me Kompaninë/Zyrën fituese dhe në bashkëpunim me Institucionet e Republikës së Kosovës, specifikon në mënyrë të veçantë kushtet dhe kriteret e saj, si dhe afatet kohore për finalizimin e saj, në pajtim me kriteret, kushtet shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së projektit të propozuara nga Komiteti Ndërministror dhe të miratuara nga Qeveria. 7. Komiteti Ndërministror i themeluar në pajtim me këtë nen, do të përfundojë mandatin e tij me përfundimin e implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai do t’i dorëzohet Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës në pajtim me mandatin e tij ligjor. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË 24 LIGJI Nr. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ - 6 Verify source ↗
Neni 6
The interministerial committee selects an expert commission; that commission selects the project operator and the supervision company, and then carries out the final technical acceptance of the works.
Neni 6 Realizimi i projektit për ndërtimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz 1. Komiteti Ndërministror nga neni 5 i këtij ligji është kompetent për përzgjedhjen e Komisionit të ekspertëve i cili përbëhet prej së paku tre (3) ekspertëve dhe i cili do ta bëjë përzgjedhjen e operatorit për realizimin e projektit si dhe kompanisë së specializuar për mbikëqyrje të realizimit të punimeve nga ana e operatorit të përzgjedhur, në pajtim me kriteret, kushtet për shpalljen e konkursit si dhe procedurat e aplikimit të përzgjedhjes së projektit të propozuara nga Komiteti Ndërministror dhe të miratuara nga Qeveria. 2. Komisioni i përcaktuar me paragrafin 1. të këtij neni do ta bëjë pranimin përfundimtar teknik të realizimit të punimeve. - 7 Verify source ↗
Neni 7
The competent authorities must determine the manner and conditions for moving houses and other objects, in cooperation with the Jasharaj family representatives in Prekaz, and the expropriation must follow the expropriation law in force.
Neni 7 Shpronësimi i paluajtshmërive me qëllim të ndërtimit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz 1. Me qellim të ndërtimit dhe funksionalitetit të plotë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, do të bëhet shpronësimi i të gjitha pronave dhe objekteve ndërtimore, të cilat gjenden në hapësirën e përcaktuar me paragrafin 1. të nenit 4 të këtij ligji dhe që nevojiten për realizimin e këtij projekti. 2. Shpronësimi do të bëhet konform dispozitave të Ligjit në fuqi për shpronësimin. 3. Autoritetet kompetente, në bashkëpunim me përfaqësuesit e familjeve Jasharaj në Prekaz, do të përcaktojnë në veçanti, mënyrën dhe kushtet për zhvendosjen e shtëpive dhe objekteve të tjera duke siguruar që e njëjta të bëhet, sipas legjislacionit në fuqi dhe në përputhje me Planin Hapësinor për Zonën e Veçantë. KAPITULLI IV MANIFESTIMET BRENDA HAPËSIRAVE TË KOMPLEKSIT MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ - 8 Verify source ↗
Neni 8
Institutions of the Republic of Kosovo may organize commemorative and other nationally important events in the Memorial Complex “Adem Jashari” in Prekaz.
Neni 8 Organizimi i manifestimeve shtetërore 1. Në hapësirën e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës, mund të organizohen tubime dhe aktivitete përkujtimore, shënimi i datave shtetërore, historike, e të tjera me rëndësi kombëtare. 2. Të gjitha Manifestimet, të cilat lidhen me datat e shënuara shtetërore dhe historike të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të sajë, në hapësirat e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, organizohen nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
The annual “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” event is to be organized on March 5, 6, and 7 each year, and the Kosovo Government appoints an organizing council for it.
Neni 9 Manifestimi ”Epopeja e UÇK-së” 1. Manifestimi ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” do të organizohet për çdo vit, në datat: 5, 6 dhe 7 mars. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË 25 LIGJI Nr. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ 2. Qeveria e Republikës së Kosovës, cakton këshillin organizativ, në përbërje të të cilit do të jenë edhe Komandanti i FSK-së dhe Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memorialë të Kosovës. 3. Këshilli do të jetë përgjegjës për mënyrën dhe format e organizimit të këtij Manifestimi. - 10 Verify source ↗
Neni 10
Qeveria miraton një akt nënligjor për rregullat e sjelljes së vizitorëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, me propozim të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës.
Neni 10 Vizitat në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz Me propozim të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Qeveria miraton aktin nënligjor për rregullat dhe mënyrën e sjelljes së vizitorëve në hapësirat e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. - 11 Verify source ↗
Neni 11
Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ndalohen aktivitetet politike dhe çdo aktivitet tjetër që bie ndesh me qëllimin e ligjit; Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës duhet ta sigurojë dhe mbrojë kompleksin nga organizime ose manifestime të tilla.
Neni 11 Aktivitetet e ndaluara në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz 1. Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ndalohet çdo aktivitet me karakter politik apo aktivitet tjetër që është në kundërshtim me qëllimin e këtij ligji. 2. Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës është përgjegjëse për sigurimin dhe mbrojtjen e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, nga organizimet apo manifestimet, në kundërshtim me paragrafin 1. të këtij neni. KAPITULLI V GARDA CERMEMONIALE - 12 Verify source ↗
Neni 12
Members of the Ceremonial Guard of the FSK must be permanently placed at the special facility of the Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz and serve as honor guards.
Neni 12 Garda ceremoniale 1. Pjesëtaret e Gardës Ceremoniale të FSK-së do të vendosen në mënyrë permanente në objektin e veçantë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe do të shërbejnë si “Roje Nderi”. 2. Angazhimi ceremonial i pjesëtareve të kësaj njësie do të bëhet në rastet e manifestimeve shtetërore dhe manifestimeve të tjera të përcaktuara me rregullat protokollare të shtetit. KAPITULLI VI MBIKQYRJA, PËRKUJDESI DHE MIRËMBAJTJA - 13 Verify source ↗
Neni 13
The Kosovo Agency for the Management of Memorial Complexes is responsible for supervising, caring for, and maintaining the Adem Jashari Memorial Complex in Prekaz, and it issues the management plan under the law.
Neni 13 Autoriteti kompetent 1. Mbikëqyrja, përkujdesja si dhe mirëmbajtja e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, bëhet nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës, në përputhje me Ligjin. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 19 / 13 NËNTOR 2018, PRISHTINË 26 LIGJI Nr. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ 2. Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës në përputhje me ligjin nxjerr planin për menaxhimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. 3. Ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i Kompleksit Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz bëhet në përputhje me Ligjin për Trashëgimi Kulturore. KAPITULLI VII FINANCIMI DHE MBESHTETJA FINANCIARE - 14 Verify source ↗
Neni 14
The law’s implementation is funded from the Republic of Kosovo’s budget and from various donations.
Neni 14 Financimi 1. Mjetet e nevojshme për zbatimin e këtij ligji do të ndahen nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe donacionet e ndryshme. 2. Mjetet e mbledhura në formë donacioni apo mënyra tjera për Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” në Prekaz, derdhen në buxhetin e Republikës së Kosovës, të cilat më pastaj trajtohen sipas legjislacionit në fuqi. KAPITULLI VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 15 Verify source ↗
Neni 15
The Agency for Managing Memorial Complexes of Kosovo must propose the by-laws предусмотрed by this law, and the Government approves them within 3 months from the law’s entry into force.
Neni 15 Aktet nënligjore Aktet nënligjore të parapara me këtë ligj, propozohen nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës dhe miratohen nga Qeveria në afat prej tre (3) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
When this law enters into force, Law No. 2004/39 is repealed.
Neni 16 Dispozitat shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Ligji nr. 2004/39 për Shpalljen e Kompleksit Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz me interes të veçantë kombëtar. - 17 Verify source ↗
Neni 17
This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 17 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 06/L-059 18 tetor 2018 Shpallur me dekretin Nr. DL-051-2018, datë 06.11.2018 nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 06/L-059 PËR KOMPLEKSIN MEMORIAL “ADEM JASHARI” NË PREKAZ
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign inLexChat organizes source-backed legal information for research. Verify amendments, commencement, and current legal force with the official publisher before relying on it.