LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
This is the preamble to the Law on Patents of the Republic of Kosovo.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 08/L-059
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Law on Patents of the Republic of Kosovo. This article says the law sets the conditions and procedures for patent registration, and the rights that arise from registration and enforcement of those rights. This article says the law applies to subjects going through the registration procedure to obtain a patent at the Industrial Property Agency, including patents and international patent registrations valid in Kosovo. This article defines key terms used in the patents law. Patent applications may be filed by one or more natural or legal persons, and non-citizens or unregistered businesses in Kosovo have equal patent protection; non-citizens may act in API procedures only through authorized representatives under Article 126.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Showing 133 of 133
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
This is the preamble to the Law on Patents of the Republic of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 1 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT Kuvendi i Republikës së Kosovës: Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJ PËR PATENTAT KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
This article says the law sets the conditions and procedures for patent registration, and the rights that arise from registration and enforcement of those rights.
Neni 1 Qëllimi 1. Ky ligj përcakton kushtet, procedurat për regjistrimin e patentës, si dhe të drejtat që rrjedhin nga regjistrimi dhe zbatimi i këtyre të drejtave. 2. Ky ligj është në përputhje me: 2.1. Direktivën 98/44/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 6 korrik 1998 mbi mbrojtjen ligjore të shpikjeve bioteknologjike; 2.2. Direktivën 2004/48/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian të prillit 2004 mbi zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale; 2.3. Rregulloren (EC) Nr. 469/2009 e Parlamentit dhe të Këshillit Evropian të 6 majit 2009 në lidhje me mbrojtjen plotësuese të certifikatave për produktet medicinale; 2.4. Rregulloren (EC) Nr. 1610/96 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 23 korrik 1996 në lidhje me krijimin e mbrojtjes plotësuese për mbrojtjen e bimëve; 2.5. Rregulloren (EC) Nr. 816/2006 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 17 maj 2006 mbi licencat e detyrueshme të patentës në lidhje me prodhimin e produkteve farmaceutike për eksportim në vendet me problem të shëndetit publik. - 2 Verify source ↗
Neni 2
This article says the law applies to subjects going through the registration procedure to obtain a patent at the Industrial Property Agency, including patents and international patent registrations valid in Kosovo.
Neni 2 Fushëveprimi Ky ligj zbatohet për subjektet që i nënshtrohen procedurës së regjistrimit për fitimin e patentës në Agjencinë për Pronësi Industriale, duke përfshirë patentat dhe regjistrimet ndërkombëtare të patentave që vlejnë në Republikën e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
This article defines key terms used in the patents law.
Neni 3 Përkufizimet 1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 2 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 1.1. Ministria - Ministria përgjegjëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti; 1.2. Ministri - Ministri apo Ministrja e ministrisë përkatëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti; 1.3. Patenta - e drejtë ekskluzive pronësore e dhënë për një shpikje në të gjitha fushat e teknologjisë, që përbën risi, hap shpikës dhe që është e zbatueshme në industri; 1.4. Autoriteti kompetent - është Këshilli i Sigurisë së Kosovës përgjegjës për shpikjet sekrete; 1.5. API - është agjencia përkatëse për pronësi industriale, e themeluar në kuadër të Ministrisë përkatëse për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregtisë; 1.6. Kontrata për licencë - nënkupton kontratën për licencë sipas ligjit përkatës për marrëdhëniet e detyrimeve; 1.7. Konventa e Parisit - Konventa për Mbrojtjen e Pronësisë Industriale e datës 20 mars, 1883 e ndryshuar në Bruksel më 14 dhjetor 1900, në Uashington më 2 qershor 1911, në Hagë më 6 nëntor 1925, në Londër më 2 qershor 1934, në Lisbonë më 31 tetor 1958, dhe në Stokholm më 14 korrik 1967, dhe e ndryshuar me 28 shtator 1979; 1.8. Unioni i Parisit - Unioni i themeluar nga Konventa e Parisit; 1.9. TRIPS - Marrëveshja mbi aspektet e ndërlidhura me Tregti të të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (Shtojca 1C e Marrëveshjes së Makareshit për Themelimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, e nënshkruar në Maroko më 15 prill 1994); 1.10. Traktati për Bashkëpunim për Patenta - Traktati për Bashkëpunim për Patenta i arritur në Uashington me 19 qershor 1970, i ndryshuar me 28 shtator 1979, i ndryshuar me 3 shkurt 1984 dhe 3 tetor 2001; 1.11. Traktati i Budapestit - Traktati i Budapestit mbi njohjen ndërkombëtare të depozitimit të mikroorganizmave për qëllime të procedurave të patentës, e arritur në Budapest më 28 prill 1977, e ndryshuar më 26 shtator 1980; 1.12. Shpikje Bioteknologjike - nënkupton shpikjet që kanë të bëjnë me një produkt që përbëhet nga apo përmban material biologjik, apo proces me të cilën prodhohet, përpunohet apo përdoret materiali biologjik; 1.13. Material biologjik - nënkupton çdo material që përmban informacion gjenetik dhe që është i aftë të riprodhojë veten ose që mund të jetë i riprodhueshëm nga një sistem biologjik; 1.14. Varietet bimor - nënkupton çdo grupim bimor i një lloji të vetëm botanik, i shkallës më të ulët të njohur, grupim i cili, pavarësisht nëse përmbush plotësisht kushtet, që t’i jepet e drejta si varietet bimor, mund të: 1.14.1. përcaktohet nëpërmjet shfaqjes së karakteristikave, që rezultojnë nga një tip gjeni ose nga një kombinim gjenesh; 1.14.2. dallohet nga çdo grupim tjetër bimor, nga pamja, të paktën të njërës prej karakteristikave të përmendura; 1.14.3. vlerësohet si një njësi, në lidhje me përshtatshmërinë për t’u shumëfishuar në mënyrë të pandryshuar. Procesi për prodhimin e bimëve apo shtazëve – proces i cili në thelb është biologjik, nëse përbëhet tërësisht nga fenomeni natyror si kryqëzimi ose seleksionimi. 1.15. Proces mikrobiologjik - nënkupton çdo proces që përfshin apo realizohet nga një material GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 3 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT mikrobiologjik ose që rezulton në një material mikrobiologjik; 1.16. Procesi për prodhimin e bimëve apo shtazëve – nënkupton procesin i cili në thelb është biologjik, nëse përbëhet tërësisht nga fenomeni natyror si kryqëzimi ose seleksionimi; 1.17. Licencë ekskluzive - licenca e ofruar vetëm për një të licencuar dhe që e privon pronarin e të drejtës së një prone industriale nga e drejta e përdorimit të saj, si dhe t’ia licencojë personave tjerë; 1.18. Licencë jo ekskluzive - licencë që nuk e privon të drejtën e pronarit mbi një objekt të pronësisë industriale për të përdorë ose licencuar atë te personat e tjerë; 1.19. Certifikatë - certifikatë e mbrojtjes plotësuese të produkteve farmaceutike dhe produkteve bimore; 1.20. Prioritet CE - certifikatë me të cilën vërtetohet e drejta e përparësisë së aplikimit për patentë; 1.21 Material Biologjik - çdo material që përbëhet nga informacion gjenetik dhe ka aftësitë e vetë-riprodhimit ose për t’u riprodhuar në një sistem biologjik. - 4 Verify source ↗
Neni 4
Patent applications may be filed by one or more natural or legal persons, and non-citizens or unregistered businesses in Kosovo have equal patent protection; non-citizens may act in API procedures only through authorized representatives under Article 126.
Neni 4 E drejta për të aplikuar 1. Aplikimi për patentë mund të paraqitet nga një ose më shumë persona fizikë dhe juridikë. 2. Personat fizikë dhe juridikë që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës apo të cilët nuk kanë biznes të regjistruar në Kosovë, kanë të drejtë të barabartë në mbrojtjen e patentës sikurse personat fizikë dhe juridikë të cilët kanë vendbanim të përhershëm në Republika e Kosovës. 3. Personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës mund të ushtrojnë të drejtat e tyre sipas këtij ligji, në procedurat e API-së, vetëm përmes përfaqësuesve të autorizuar të përcaktuar me nenin 126 të këtij ligji. KAPITULLI II AGJENCIA PËR PRONËSI INDUSTRIALE - 5 Verify source ↗
Neni 5
This article says API is the executive agency responsible for industrial property matters and lists its main tasks; the Ministry must issue a bylaw on the agency logo.
Neni 5 Organizimi dhe Përgjegjësitë e API-së 1. API është agjenci ekzekutive në kuadër të ministrisë, që është përgjegjëse për mbrojtjen juridike të shpikjeve, markave tregtare, dizajnit industrial dhe përcaktimeve të origjinës, treguesve gjeografikë dhe topografive të qarqeve të integruara, si dhe çështjeve tjera që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është Republika e Kosovës. 2. Organizimi dhe funksionimi i API-të përcaktohet me aktin nënligjor për organizimin e brendshëm të API-të, të miratuar sipas Ligjit përkatës për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura. 3. API është përgjegjëse për: 3.1. zhvillimin e procedurave për lëshimin e patentave, certifikatave të mbrojtjes shtesë për shpikje, regjistrimin e markave tregtare, dizajneve industriale, topografive të qarqeve të integruara, përcaktimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 4 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 3.2. krijimin dhe mbajtjen e shënimeve të përcaktuara me këtë ligj; 3.3. propozimin, hartimin dhe publikimin e Buletinit Zyrtar të API-së, që përmban informacione në lidhje me aplikimin dhe të drejtat e regjistruara të objekteve të pronësisë industriale; 3.4. zhvillimin dhe promovimin e mbrojtjes së pronësisë industriale; 3.5. ofrimin e shërbimeve informuese për fushën e pronësisë industriale; 3.6. organizmin e testimit të përfaqësuesve të autorizuar në fushën e të drejtave të pronësisë industriale; 3.7. inicimin e propozimeve për nxerrjen e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e pronësisë industriale; 3.8. bashkëpunimin me organizatat tjera për implementimin e dispozitave ligjore që rregullojnë pronësinë industriale; 3.9. përfaqësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare për pronësi industriale. 4. Ministria nxjerr akt nënligjor për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e logos së Agjencisë për Pronësi Industriale. - 6 Verify source ↗
Neni 6
Appeals against API decisions may be filed within 30 days, first to the Commission and then to the competent court against the Commission’s decision.
Neni 6 Shqyrtimi i vendimeve të API 1. Kundër vendimeve të API-së lejohet ankesa në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 2. Ankesa i drejtohet Komisionit që obligohet të vendosë dhe ta njoftojë palën. 3. Komisioni për shqyrtimin e ankesave formohet me vendim të Ministrit. 4. Kundër vendimit të komisionit mund të parashtrohet padi në gjykatën kompetente në afat prej tridhjetë (30) ditësh. 5. Komisioni është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen e të gjitha ankesave të parashtruara nga palët kundër vendimeve të API-së. Komisioni e kryen punën e tij në mënyrë të pavarur, me ndershmëri, ndërgjegje dhe paanshmëri. 6. Proceduat dhe puna e Komisionit të Ankesave rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. KAPITULLI III OBJEKTI I MBROJTJES SË PATENTËS - 7 Verify source ↗
Neni 7
A patent is granted for any invention in any field of technology if it is novel, involves an inventive step, and is industrially applicable.
Neni 7 Shpikjet e patentueshme 1. Patenta lëshohet për çdo shpikje, në çdo fushë të teknologjisë, që përbën risi, hap shpikës dhe që është e zbatueshme në industri. 2. Sipas paragrafit 1 të këtij neni, shpikje nuk konsiderohet: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 5 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 2.1. zbulimet, teoritë shkencore dhe metodat matematikore; 2.2. krijimet estetike; 2.3. skemat, rregullat dhe metodat për kryerjen e akteve mendore, lojërat ose realizimi i veprimtarive të biznesit, dhe programet për kompjuter; 2.4. prezantimi i informatës. 3. Objektet ose veprimtaritë e përcaktuara në paragrafin 2, nën-paragrafi 2.3. të këtij neni përjashtohen nga patentueshmëria për aq sa aplikimi për patentë ose patenta lidhet me vetë këto objekte apo me këto veprimtari. - 8 Verify source ↗
Neni 8
A patent issued for an invention must meet the listed patentability conditions for biotech inventions.
Neni 8 Patentueshmëria e shpikjeve bioteknologjike 1. Patenta nga paragrafi 1 i nenit 7 të këtij ligji e cila lëshohet për një shpikje duhet t’i plotësojë këto kushte: 1.1. produktin që përbëhet ose përmban material biologjik; 1.2. procesin me anë të të cilit prodhohet, përpunohet ose përdoret materiali biologjik; 1.3. materialin biologjik, i cili është i izoluar nga mjedisi natyror ose prodhohet me anë të një procesi teknik, edhe në qoftë se ka ndodhë më parë në natyrë; 1.4. bimët ose kafshët, nëse mundësia teknike e shpikjes nuk kufizohet në një varietet të veçantë bimor ose shtazor. - 9 Verify source ↗
Neni 9
Ky nen liston shpikjet dhe lëndët për të cilat patenta nuk lëshohet.
Neni 9 Përjashtimi nga Patentueshmëria 1. Patenta nuk lëshohet në lidhje me: 1.1. shpikjet, shfrytëzimi komercial i të cilave mund të jetë në kundërshtim me rendin publik ose moralin, një përdorim i tillë nuk konsiderohet se bie në kundërshtim me to, vetëm pse është ndaluar me ligj; 1.2. varietet bimore ose shtazore, apo proceset thelbësore biologjike për prodhimin e bimëve ose shtazëve, kjo pa paragjykuar patentueshmërinë e shpikjeve në lidhje me proceset mikrobiologjike apo proceset tjera teknike, apo një produkt të fituar përmes një procesi të tillë; 1.3. metodat për trajtimin e trupit të njeriut ose kafshëve me anë të kirurgjisë ose terapisë dhe metodave diagnostifikuese, të ushtruara në trupin e njeriut ose kafshëve, kjo dispozitë nuk aplikohet në produktet, në veçanti në substancat ose përbërjen që përdoren në këto metoda; 1.4. substancat, që përfitohen nëpërmjet transformimeve të brendshme nukleare për qëllime ushtarake. 2. Sipas paragrafit 1, nën-paragrafit 1.1. të këtij neni, patenta nuk lëshohet për shpikjet bioteknologjike, të cilat në veçanti kanë të bëjnë me: 2.1. proceset e klonimit të qenieve njerëzore; 2.2. proceset për modifikimin e identitetit gjenetik të linjës gjenetike (embrionale) të qenieve njerëzore; 2.3. përdorimin e embrioneve njerëzore për qëllime industriale ose komerciale; dhe GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 6 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 2.4. proceset për ndryshimin e identitetit gjenetik të shtazëve, të cilat mund t’ju shkaktojnë vuajtje kafshëve pa pasur ndonjë dobi të rëndësishme mjekësore për njerëzimin apo për kafshët, si dhe kafshët që janë rezultat i proceseve të tilla. - 10 Verify source ↗
Neni 10
The human body and its discovered parts are not patentable inventions, but isolated or technically produced elements may be patentable, and the industrial application of a gene sequence must be disclosed in a patent application.
Neni 10 Trupi i njeriut dhe pjesët përbërëse të tij 1. Trupi i njeriut, në faza të ndryshme të formimit dhe zhvillimit të tij dhe zbulimi i thjeshtë i njërës prej pjesëve përbërëse të tij, përfshirë sekuencën ose një pjesë të sekuencës së gjenit, nuk përbën shpikje të patentueshme. 2. Elementi i izoluar nga trupi i njeriut, ose që është prodhuar ndryshe me anë të procesit teknik, përfshirë sekuencën ose një pjesë të sekuencës së gjenit, mund të përbëjë shpikje të patentueshme, edhe pse struktura e atij elementi është identike me atë të elementit natyror. 3. Zbatimi industrial i sekuencës apo pjesës së sekuencës së gjenit, me rastin e aplikimit për patentë duhet të zbulohet. - 11 Verify source ↗
Neni 11
An invention is new only if it is not part of prior knowledge, and prior knowledge includes information made available to the public worldwide before the patent filing date.
Neni 11 Risia 1. Shpikja konsiderohet e re nëse nuk bën pjesë në njohuritë e mëparshme. 2. Njohuria e mëpërparshme përbëhet prej gjithë asaj që i është vënë në dispozicion publikut në nivel botëror, me anë të përshkrimit të shkruar ose gojor, përdorimit, ose në ndonjë mënyrë tjetër, para datës së dorëzimit të aplikimit për patentë. 3. Njohuri të mëparshme përbëjnë edhe përmbajtja e aplikimit për patentë kombëtare ashtu siç është dorëzuar, datat e dorëzimit të të cilave janë më të hershme se sa data e aplikimit, të theksuara në paragrafin 2 të këtij neni, dhe të cilat janë botuar në këtë datë ose pas kësaj date. 4. Paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni nuk përjashtojnë patentueshmërinë - mbrojtjen me patentë të substancës ose përbërjes, e cila bën pjesë në njohuritë e mëparshme për përdorim në metodat e theksura në nenin 9, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3. të këtij ligji, me kusht që përdorimi i saj në metoda të tilla nuk bën pjesë në njohuritë e mëparshme. 5. Paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni nuk përjashtojnë patentueshmërinë e asnjë substance ose përbërjeje të theksuar në paragrafin 4 të këtij neni për përdorim specifik në metodën e theksuar në nenin 9, paragrafi 1, nën- paragrafi 1.3. i këtij ligji, me kusht që përdorimi i tillë nuk është pjesë e njohurive të mëparshme ekzistuese. - 12 Verify source ↗
Neni 12
A prior disclosure of an invention will not be counted if it happened within 6 months before the patent application and arose from obvious abuse or from an official/recognized international exhibition.
Neni 12 Zbulimi i shpikjes pa pasoja të dëmshme 1. Zbulimi i shpikjes sipas nenit 11 të këtij ligji nuk merret parasysh, nëse kjo ka ndodhur jo më herët se gjashtë (6) muaj para dorëzimit të aplikimit për patentë dhe në qoftë se ka ndodhur ose si pasojë e: 1.1. abuzimit të dukshëm në lidhje me aplikuesit ose paraardhësit e tij ligjorë, ose faktit që aplikuesi apo paraardhësit e tij ligjorë kanë zbuluar shpikjen në një ekspozitë ndërkombëtare zyrtare, ose zyrtarisht të njohur, sipas kushteve të parapara me Konventën për ekspozita ndërkombëtare, me kusht që aplikuesi në momentin e paraqitjes së aplikimit për patentë tregon, se shpikja është zbuluar në këtë mënyrë, dhe jo më vonë se katër (4) muaj nga data e paraqitjes së kërkesës, dorëzon një certifikatë përkatëse për këtë qëllim. - 13 Verify source ↗
Neni 13
An invention counts as novel if it is not known to a person skilled in the field, taking prior knowledge into account.
Neni 13 Shkalla e Risisë 1. Shpikja konsiderohet se përmban shkallë të risisë nëse nuk është e njohur për personin me njohuri në atë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 7 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT fushë, duke marrë parasysh njohuritë e mëparshme. 2. Nëse vendoset se shpikja përmban shkallën e risisë, përmbajtja e aplikimit e përcaktuar në paragrafin 3 të nenit 11 të këtij ligji, nuk merret parasysh. - 14 Verify source ↗
Neni 14
An invention counts as industrially applicable if its subject matter can be produced or used in any kind of industry, including agriculture.
Neni 14 Zbatueshmëria në industri Shpikja është e zbatueshme në industri nëse lënda e saj mund të prodhohet ose të përdoret në çdo lloj industrie, përfshirë edhe bujqësinë. KAPITULLI IV SHPIKJA SEKRETE - 15 Verify source ↗
Neni 15
A request for an invention may be treated as secret if it concerns state interests like national defense or state security. The competent authority sets the criteria and procedure for secret inventions by a special act.
Neni 15 Shpikjet sekrete dhe autoriteti kompetent 1. Kërkesa për shpikje nga një shtetas i Republikës së Kosovës mund të konsiderohet sekrete, në qoftë se ajo ka të bëjë me interesat shtetërorë si mbrojtjen kombëtare apo sigurinë e shtetit. 2. Autoriteti kompetent me akt të veçantë përcakton kriteret dhe procedurën për shpikje sekrete. 3. Shpikja sekrete përbën sekret shtetëror. - 16 Verify source ↗
Neni 16
Applications about certain secret inventions must be sent by the API to the competent authority, and the competent authority decides how the procedure continues.
Neni 16 Procedura e aplikimit për shpikje sekrete 1. Aplikimet që kanë të bëjnë me shpikjet e përcaktuara sipas paragrafit 1 të nenit 15 të këtij ligji i dorëzohen Autoritetit kompetent nga API-ja. 2. Nëse API-ja gjatë ekzaminimit të aplikimit për patentë konsideron se aplikimi ka të bëjë me shpikje sekrete, sipas kritereve të përcaktuara nga Autoriteti kompetent sipas paragrafit 2 të nenit 15 të këtij ligji, API-ja e referon aplikimin tek Autoriteti kompetent. 3. Aplikimi i dorëzuar tek Autoriteti kompetent, ruan datën e dorëzimit të caktuar nga API-ja. 4. Nëse Autoriteti kompetent me rastin e shqyrtimit të aplikimit vlerëson se shpikja nuk përbën sekret, aplikimi kthehet në API. 5. Nëse Autoriteti kompetent, vlerëson se është fjala për shpikje sekrete, ai lëshon vendimin dhe e regjistron atë në regjistrin e patentave për shpikje sekrete që mbahet nga Autoriteti kompetent. 6. Nëse Autoriteti kompetent vlerëson se shpikja nuk është sekrete, procedura kryhet nga API-ja në përputhje me këtë ligj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
Autoriteti kompetent ka të drejtë ekskluzive të përdorë shpikjen sekrete, ndërsa shpikësi ka të drejtë për kompensim.
Neni 17 Shfrytëzimi dhe Kompensimi 1. Autoriteti kompetent ka të drejtën ekskluzive për të përdorur shpikjen sekrete. 2. Shpikësi ka të drejtë për kompensim për shpikjen sekrete të mbrojtur, pavarësisht se a është përdorur shpikja apo jo. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 8 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 3. Shuma e kompensimit e përcaktuar në paragrafin 2 të këtij neni përcaktohet në përpjesëtim me vlerën e tregut të shpikjes. 4. Në rast të mosarritjes së marrëveshjes për kompensim, shpikësi mund të kërkojë nga Gjykata kompetente për caktimin e shumës së kompensimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
Nëse Autoriteti kompetent vendos që shpikja nuk është më sekrete, ai ia dorëzon dosjen API-së. Me kërkesë të aplikuesit, API-ja fillon ose përfundon procedurën e dhënies së patentës për atë shpikje.
Neni 18 Procedura pas dhënies së patentës për shpikje sekrete 1. Nëse Autoriteti kompetent përcakton se shpikja nuk është më sekrete, ai e dorëzon tek API-ja dosjen që ka të bëjë me shpikjen. 2. Me kërkesën e aplikuesit, API-ja fillon ose përfundon procedurën e dhënies së patentës për shpikjen e cila nuk është më sekrete. - 19 Verify source ↗
Neni 19
Domestic natural and legal persons may request protection of a secret invention abroad only with authorization from the competent authority.
Neni 19 Mbrojtja jashtë vendit Personat fizikë dhe juridikë vendor mund të kërkojnë mbrojtjen e shpikjes sekrete jashtë vendit vetëm me autorizim të Autoritetit kompetent. KAPITULLI V E DREJTA NË PATENTË - 20 Verify source ↗
Neni 20
This article says who owns a patent right: the inventor, joint inventors, or in some employment/commissioned-work cases the customer or employer. It also gives the employee a right to compensation in one employment-invention case.
Neni 20 E drejta në patentë 1. E drejta për patentë i takon shpikësit ose pasardhësit të tij ligjor. 2. Nëse shpikja është krijuar nga dy (2) ose më shumë shpikës bashkërisht, e drejta për patentë u takon shpikësve ose pasardhësve të tyre ligjorë. 3. Pavarësisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kur shpikja është bërë në Republikën e Kosovës si rezultat i kontratës me porosi apo kontratës së punës, e drejta për patentë i takon personit që ka porositur punën ose punëdhënësit, përpos nëse është paraparë ndryshe me kontratë. 4. Dispozitat e paragrafit 3 të këtij neni kur zbatohen për shpikjen e bërë në zbatim të kontratës së punës në Kosovë, punonjësi që ka bërë shpikjen ka të drejtën e kompensimit nga punëdhënësi varësisht nga vlera ekonomike e shpikjes. Në mungesë të marrëveshjes mes palëve për të caktuar shumën e kompensimit, shuma caktohet nga gjykata kompetente. 5. Aplikuesi konsiderohet se ka të drejtë për patentë përveç nëse është vendosur ndryshe me procedura gjyqësore. 6. E drejta për patentë mund të bartet. - 21 Verify source ↗
Neni 21
Inventor means the person who created the invention during creative work; someone who only gave technical help is not considered an inventor.
Neni 21 Shpikësi Shpikësi është personi që ka krijuar shpikjen gjatë punës së tij kreative. Shpikës nuk konsiderohet personi i cili në krijimin e shpikjes ka ofruar vetëm ndihmë teknike. API-ja nuk verifikon saktësinë e të dhënave të shpikësit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 9 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 22 Verify source ↗
Neni 22
The inventor has a moral right to be named as the inventor in the patent application, related patent-grant documents, and the patent registers; that moral right cannot be transferred.
Neni 22 E drejta morale e shpikësit 1. Shpikësi ka të drejtë morale që të shënohet si i tillë në aplikimin për patentë, në të gjitha dokumentet e nxjerra në raport me dhënien e patentës, në Regjistrin e aplikimeve në API dhe Regjistrin e patentave. 2. E drejta morale e shpikësit nuk mund të bartet. KAPITULLI VI EFEKTET E PATENTËS - 23 Verify source ↗
Neni 23
The patent owner has exclusive rights to stop third parties from making, selling, using, exporting, importing, or storing the patented product or certain products made by a patented process.
Neni 23 Të drejtat ekskluzive të fituara me patentë 1. Patenta i jepet pronarit të saj të drejtat ekskluzive: 1.1. nëse lënda e patentës është produkt, ndalon palët e treta që pa pëlqimin e pronarit të prodhoj, ofroj për shitje, të shesë, të përdorë, eksportojë ose importojë dhe të deponojë për qëllime të tilla, produktin e fituar në bazë të shpikjes së patentuar; 1.2. nëse lënda e patentës është proces, ndalon palët e treta që pa pëlqimin e pronarit të prodhoj, ofrojë për shitje, të shesë, të përdorë, eksportojë ose importojë dhe të deponojë për qëllime të tilla, produktin e fituar direkt nga ai proces i patentuar. 2. Pronari i patentës ka të drejtë që palëve të treta pa pëlqimin e tij t’u ndalojë ofrimin dhe furnizimin me produktin i cili përbën element thelbësor të shpikjes së mbrojtur, në qoftë se ofruesi apo furnizuesi ka dijeni ose nga rrethanat e rastit duhej të kishte dijeni që produkti i tillë ka për qëllim vënien në funksion të shpikjes së një personi tjetër. 3. Dispozitat e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni nuk zbatohen nëse produkti i tillë është lëndë kryesore e një produkti tregtar, përveç kur furnizuesi apo ofruesi shtyn persona të tjerë për të kryer veprimet e përcaktura në paragrafin 1 të këtij neni. - 24 Verify source ↗
Neni 24
This article extends patent-exclusive rights to certain biological materials, processes, and genetic-information products that meet the stated conditions.
Neni 24 Të drejtat ekskluzive të siguruara me patentë në fushën e bio-teknologjisë 1. Nëse materiali biologjik i cili përmban karakteristika specifike si rezultat i shpikjes është i mbrojtur me patentë, atëherë të drejtat ekskluzive të përcaktuara në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 23 të këtij ligji zbatohen edhe për çdo material biologjik që rrjedh nga materiali tjetër biologjik nëpërmjet përhapjes ose shumëzimit në një formë identike ose divergjente dhe që posedon karakteristika të njëjta. 2. Nëse procesi që mundëson prodhimin e materialit biologjik që përmban karakteristika specifike si rezultat i shpikjes është i mbrojtur me patentë, atëherë të drejtat ekskluzive të përcaktuara paragrafët 1 dhe 2 të nenit 23 të këtij ligji zbatohen edhe tek materiali biologjik që fitohet direkt nga procesi i tillë nga materiali tjetër biologjik nëpërmjet përhapjes ose shumëzimit në formë identike apo divergjente dhe që posedon karakteristika të njëjta. 3. Nëse një produkt që përmban ose përbëhet nga informatat gjenetike është i mbrojtur me patentë, atëherë të drejtat ekskluzive të përcaktura paragrafët 1 dhe 2 të nenit 23 të këtij ligji zbatohen për gjithë materialin, përveç trupit të njeriut në faza të ndryshme të formimit dhe zhvillimit ose zbulimit të thjeshtë të njërit prej përbërësve të tij, përfshirë sekuencën ose një pjesë të sekuencës së gjenit, ku përfshihet produkti dhe në të cilin gjenden informatat gjenetike dhe që realizojnë funksionin e tyre. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 10 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 25 Verify source ↗
Neni 25
Patent protection is determined by the patent claims, and the description and drawings are used to interpret those claims.
Neni 25 Fusha e mbrojtjes 1. Fushëveprimi i mbrojtjes me patentë përcaktohet nga kërkesat patentore, të cilat pranohen përfundimisht në procedurën e dhënies së patentës, ndërsa përshkrimi dhe vizatimet shërbejnë për të interpretuar kërkesat patentore. 2. Përmbajtja e kërkesave patentore nuk është e kufizuar në mënyrë strikte në formulimin e tyre. Përshkrimi dhe vizatimet merren parasysh vetëm për qëllim të vlerësimit të paqartësive në kërkesat patentore. 3. Kërkesat patentore nuk merren si udhëzues që përcakton se fusha e të drejtave ekskluzive mund të shtrihet tek lënda për të cilën personi i kualifikuar në fushën përkatëse mund të konsiderohej si fushë e synuar e mbrojtjes. KAPITULLI VII KUFIZIMET E EFEKTIT TË PATENTËS - 26 Verify source ↗
Neni 26
Patent rights do not apply to certain private, research, pharmacy, and transit-related uses.
Neni 26 Përjashtimet nga e drejta ekskluzive 1. Të drejtat e fituara me patentë nuk vlejnë për: 1.1. veprimet në të cilat shpikja shfrytëzohet për qëllime private dhe jo-komerciale; 1.2. veprimet e kryera për qëllim të hulumtimeve dhe për eksperimentet që kanë të bëjnë me lëndën e shpikjes së mbrojtur, përfshirë edhe rastin kur veprimet e tilla janë të domosdoshme për të bërë regjistrimin ose për të marrë autorizimin për vënien në treg të produktit që është medikament i dedikuar për njerëzit apo kafshët ose është produkt mjekësor; 1.3. përgatitjen direkte dhe individuale të medikamenteve në barnatore në bazë të përshkrimit mjekësor dhe veprimet që lidhen me medikamentin e përgatitur në mënyrë të tillë; 1.4. përdorimin e shpikjes së patentuar në ndërtimin ose funksionimin e avionëve ose mjeteve tokësore të shteteve anëtare të Unionit të Parisit ose anëtare të OBT-së, ose të pjesëve të avionëve apo mjeteve tokësore të tilla, kur ata avionë ose makina tokësore përkohësisht ose aksidentalisht hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
A prior user may keep using the invention in Kosovo without the patent owner’s consent, but only to the extent already used or seriously prepared before the filing or priority date.
Neni 27 E drejta e përdoruesit të mëparshëm 1. Patenta nuk ka efekt ndaj personit, i cili para datës së dorëzimit të aplikimit ose para datës së njohjes së të drejtës së përparësisë, ka shfrytëzuar ose prodhuar brenda veprimtarisë së tij ekonomike produktin i cili është lëndë e shpikjes, ose ka bërë përgatitje serioze dhe reale për shfrytëzimin e shpikjes së tillë në Kosovë. 2. Personi nga paragrafi 1 i këtij neni ka të drejtë që pa pëlqimin e pronarit të patentës të vazhdojë shfrytëzimin e shpikjes deri në atë shkallë në të cilën e ka shfrytëzuar ose është përgatitur për shfrytëzimin e saj, deri në datën e dorëzimit të aplikimit për shpikjen e lartpërmendur. 3. E drejta sipas paragrafit 2 të këtij neni mund të bartet ose të trashëgohet vetëm përmes procesit të punës, si dhe kur është përgatitur ose ka filluar shfrytëzimi i shpikjes. - 28 Verify source ↗
Neni 28
Article 28 limits patent exclusive rights for certain biological material and gives farmers use rights in specified agricultural settings.
Neni 28 Kufizimi i efekteve të patentës në fushën e bioteknologjisë 1. Të drejtat ekskluzive nga dispozitat e nenit 24 të këtij ligji nuk vlejnë për materialin biologjik të fituar me GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 11 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT përhapjen dhe shumëzimin e materialit biologjik i cili është vënë në tregun e Republikës së Kosovës nga ana e pronarit të patentës ose me pëlqimin e tij, me ç’rast përhapja dhe shumëzimi detyrimisht dalin nga zbatimi për qëllimin e të cilit materiali biologjik vihet në treg, me kusht që materiali i fituar më vonë të mos përdoret për përhapje dhe shumëzim të mëtejmë. 2. Pavarësisht nga neni 24 i këtij ligji, shitja ose format e tjera të komercializimit të materialit për përhapjen e bimëve te fermerit nga ana e pronarit të patentës ose me pëlqimin e tij për shfrytëzim bujqësor, nënkupton autorizimin për fermerin që ai të përdorë produktin e kulturave të tij për përhapje ose shumëzim nga ana e tij ose e fermës së tij. 3. Përjashtim nga neni 24 i këtij ligji përbën shitja ose ndonjë formë tjetër e komercializimit e kafshëve pjellore ose ndonjë materiali tjetër shtazor reprodukues të fermerit nga ana e pronarit të patentës ose me pëlqimin e tij, përfshirë autorizimin për fermerin që ai të përdorë blegtorinë e mbrojtur për qëllime bujqësore, përfshirë vënien e kafshëve ose materialit tjetër riprodhues në dispozicion për qëllim të kryerjes së aktivitetit të tij bujqësor, por jo edhe të shitjes për qëllime të aktivitetit për riprodhim komercial. - 29 Verify source ↗
Neni 29
Exclusive patent rights are treated as exhausted when the patented product is placed on the Kosovo market by the patent owner or with the owner’s consent, subject to any other legal grounds allowing further restriction.
Neni 29 Shterimi i të drejtave ekskluzive 1. Të drejtat ekskluzive të fituara me patentë që kanë të bëjnë me veprimet e kryera në territorin e Republikës së Kosovës në lidhje me produktin e mbrojtur me patentë, konsiderohen të shuara me vënien e produktit të patentuar në tregun e Republikës së Kosovës nga pronari i patentës ose me pëlqimin e tij, përveç nëse ekzistojnë shkaqe të tjera ligjore në bazë të të cilave pronari i patentës mund të ndalojë tregtimin e mëtejshëm të produktit dhe procesit. 2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni zbatohen gjithashtu me ndryshimet e nevojshme në të drejtat ekskluzive të dhëna me Certifikatë. KAPITULLI VIII PATENTA SI OBJEKT I PRONËSISË - 30 Verify source ↗
Neni 30
A patent may be transferred to other persons.
Neni 30 Bartja e të drejtës 1. Patenta mund të bartet tek personat e tjerë. 2. Bartja e patentës regjistrohet në Regjistrin përkatës të API-së, me kërkesë me shkrim të njërës prej palëve, si dhe publikohet. 3. Bartja e të drejtave të patentës ka efekt ndaj palëve të treta vetëm pas regjistrimit në regjistrin përkatës. Megjithatë, para se të regjistrohet, bartja ka efekt ndaj palëve të treta nëse palët e treta kanë pasur njohuri për bartjen. 4. Dispozitat e këtij neni zbatohen gjithashtu ndaj ndryshimeve në kontratën mbi bartjen e patentës, si dhe të drejtat e dhëna nga Certifikata. - 31 Verify source ↗
Neni 31
Kjo dispozitë thotë se licenca e patentës mund të mbulojë gjithë ose vetëm një pjesë të territorit, mund të jetë ekskluzive ose jo-ekskluzive, dhe pronari i patentës mund të kërkojë kthimin e të drejtave nëse licencuari shkel kushtet e kontratës së licencës.
Neni 31 Kontrata për Licencë 1. Licenca e patentës mund të jepet për tërë territorin, ose pjesë të territorit të Republikës së Kosovës. 2. Licenca mund të jetë ekskluzive dhe jo-ekskluzive. 3. Pronari i patentës mund të kërkojë kthimin e të drejtave të dhëna në licencën e patentës, nëse i licencuari GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 12 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT shkel ndonjë dispozitë të kontratës së licencës në lidhje me kohëzgjatjen e saj, formën në të cilën përdoret patenta, fushën dhe cilësinë e produkteve të prodhuara për të cilat është dhënë licenca, pa paragjykuar legjilacionin në fuqi apo dispozitat e kontratës. 4. Licenca e patentës regjistrohet në regjistër me kërkesën e njërës prej palëve dhe publikohet në buletinin zyrtar të API-së. 5. Licenca e patentës ka efekt ndaj palëve të treta vetëm pas regjistrimit në regjistrin përkatës. Megjithatë, para se të regjistrohet, licenca ka efekt ndaj palëve të treta që kanë pasur njohuri për të. 6. Dispozitat e këtij neni zbatohen gjithashtu me ndryshimet e nevojshme për përfundimin e kontratave të licencës së zbatimit të patentës, si dhe të drejtat e dhëna nga Certifikata. - 32 Verify source ↗
Neni 32
A patent may be used as security or be the subject of a pledge, and related rights can be registered and published on request.
Neni 32 Të drejtat e pengut 1. Patenta mund të jepet si sigurim ose të jetë objekt pengu. 2. Me kërkesën e njërës nga palët, të drejtat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni regjistrohen në regjistër dhe publikohen. 3. Të drejtat e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni prodhojnë efekte ndaj palëve të treta pasi të regjistrohen në regjistër. Megjithatë, para se të regjistrohen si të tilla, ato kanë efekt ndaj palëve të treta që kanë pasur njohuri për të. 4. Dispozitat e këtij neni zbatohen gjithashtu me ndryshimet lidhur me lejimin e pengut me rastin e kërkesës për patentë, si dhe në rastin e të drejtave të dhëna me Certifikatë. - 33 Verify source ↗
Neni 33
A patent may be subject to enforcement, and the enforcement authority must notify the API ex officio so the enforcement can be recorded and published.
Neni 33 Procedura e përmbarimit 1. Patenta mund të jetë objekt përmbarimi. 2. Organi që ekzekuton përmbarimin ndaj patentës njofton sipas detyrës zyrtare API-në për konfiskimin e patentës, me qëllim që përmbarimi të regjistrohet në regjistër dhe të publikohet. 3. Dispozitat e këtij neni zbatohen me ndryshimet e nevojshme në lidhje me përmbarimin me rastin e kërkesës për patentë si dhe në rastin e të drejtave të dhëna me Certifikatë. - 34 Verify source ↗
Neni 34
If a patent holder enters bankruptcy or similar proceedings, the matter must be recorded in the register and published in the official API bulletin. The registration request must be submitted under the conditions and manner set by a subordinate act issued by the Minister.
Neni 34 Falimentimi 1. Kur titullari i patentës hyn në falimentim ose procedura të ngjashme, me kërkesë të Autoritetit kompetent, shënohet në Regjistër dhe publikohet në Buletinin zyrtar të API-së. 2. Kërkesa për regjistrimin e falimentimit ose procedurave të ngjashme në të cilat përfshihet patenta në regjistër duhet të paraqitet sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 13 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT KAPITULLI IX LICENCAT E DETYRUESHME - 35 Verify source ↗
Neni 35
A compulsory license is granted by a competent court decision, and the plaintiff must present all relevant facts and necessary evidence in court.
Neni 35 Procedura për dhënien e licencës së detyrueshme 1. Licenca e detyrueshme fitohet me vendim të Gjykatës kompetente. 2. Procedura për dhënien e licencës së detyrueshme iniciohet me padi gjyqësore ndaj pronarit të patentës ose mbajtësit të certifikatës, me bazën e aplikimit për dhënien e licencës së detyrueshme. Gjatë procesit gjyqësor, paditësi cekë të gjitha faktet dhe paraqet dëshmitë e nevojshme në të cilat bazohet kërkesa për licencë të detyrueshme. Gjykata vendos për dhënien e licencës së detyrueshme me vendim. 3. Në mungesë të provave kërkesa për licencë të detyrueshme refuzohet dhe të gjitha të drejtat nga patenta i takojnë personit në emër të të cilët është regjistruar patenta në regjistrin e patentave. - 36 Verify source ↗
Neni 36
The court may grant a compulsory patent license in several situations, including non-use, public-interest emergencies, or certain anti-competitive cases, and can also revoke rights in some cases.
Neni 36 Dhënia e licencës së detyrueshme 1. Gjykata mund t’i japë licencën e detyrueshme për mungesë ose pamjaftueshmëri të shfrytëzimit të patentës secilit person që dëshmon se ka aftësi për të shfrytëzuar shpikjen dhe që dorëzon kërkesën për dhënien e licencës së detyrueshme, nëse pronari i patentës nuk e ka shfrytëzuar shpikjen e mbrojtur me patentë në territorin e Republikes së Kosovës në kushte të arsyeshme apo nuk ka bërë përgatitje serioze dhe reale për shfrytëzimin e saj. 2. Kërkesa për dhënien e licencës së detyrueshme sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të dorëzohet pas kalimit të periudhës prej katër (4) viteve pas datës së dorëzimit të kërkesës për patentë apo tri (3) viteve nga data në të cilën është dhënë patenta. 3. Licenca e detyrueshme nuk mund të jepet nëse pronari i patentës dëshmon se ka pasur arsye të bazuar për mos-shfrytëzimin ose pamjaftueshmërinë e shfrytëzimit të shpikjes së mbrojtur. 4. Në bazë të kërkesës së arsyetuar Gjykata mund t’i japë licencë të detyrueshme për patentën paraprake pronarit të patentës ose rritësit, i cili nuk mund të shfrytëzojë shpikjen e mbrojtur me patentë apo të drejtat e varietetit bimor, pa e shkelur patentën e parë ose të drejtën e mëhershme për varietetin bimor me kusht që shpikja apo varieteti bimor përfshin një avancim të rëndësishëm teknik të një rëndësie të konsiderueshme ekonomike, në raport me shpikjen e pretenduar në patentën e parë apo varietetin bimor t mbrojtur, si dhe pas pagesës së një takse përkatëse. 5. Gjykata mund të marrë çfarëdo mase që e konsideron të dobishme për të verifikuar ekzistencën e një gjendjeje të tillë. 6. Në rastin e licencës së detyrueshme sipas paragrafit 4 të këtij neni, pronari i patentës së parë ose mbajtësi i të drejtave te varietetit bimor ka të drejtë që të marr licencë reciproke, me kushte të arsyeshme, për të përdorur varietetin bimor të mbrojtur ose shpikjen e mbrojtur. 7. Gjykata mund të japë licencë të detyrueshme nëse shfrytëzimi i shpikjes së mbrojtur me patentë është i nevojshëm në situatë të jashtëzakonshme - siguria kombëtare, mbrojtja e interesit publik në fushën e shëndetësisë, furnizimi me ushqim, mbrojtja dhe përmirësimi i mjedisit, interesa specifikë komercialë, ose kur është e nevojshme që të përmirësohet një praktikë që me procedurë gjyqësore apo administrative është përcaktuar si anti-konkurrencë. 8. Licenca e detyrueshme mund të jepet vetëm nëse personi që ka bërë kërkesë në Gjykatë dëshmon se para kërkesës ka bërë përpjekje për të marrë autorizimin, licencën nga pronari i patentës ose mbajtësi i të drejtave të varietetit bimor në afat dhe kushte të arsyeshme të tregut, si dhe nëse përpjekjet e tilla nuk kanë qenë të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 14 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT suksesshme në periudhë të arsyeshme kohore. Gjykata mund të revokojë të drejtat në bazë të këtyre kushteve apo në situatat e parapara në paragrafin 7 të këtij neni. Pronari i patentës informohet për dhënien e licencës së detyrueshme në afatin më të shkurtër kohor. - 37 Verify source ↗
Neni 37
A compulsory license is non-exclusive, limited to its purpose, tied to the workshop where the invention is used, and generally not transferable. The patent owner is entitled to compensation, and a court may cancel the license if the original reasons no longer exist.
Neni 37 Kushtet në të cilat jepet licenca e detyrueshme 1. Licenca e detyrueshme nuk është ekskluzive, ndërsa fusha dhe kohëzgjatja e përdorimit kufizohet ekskluzivisht për qëllimin për të cilin është dhënë. 2. Licenca e detyrueshme bartet vetëm në punëtorinë prodhuese, apo përkatësisht pjesët e saj, në të cilat është shfrytëzuar shpikja për të cilën është lejuar. 3. Licenca e detyrueshme jepet me qëllim të furnizimit të tregut vendor, përveç nëse është e domosdoshme për të korrigjuar një praktikë, e cila me procedurë gjyqësore ose administrative është përcaktuar të jetë në kundërshtim me konkurrencën në treg. 4. Gjykata, me kërkesë nga personi i interesuar, anulon licencën e detyrueshme, me sigurimin e mbrojtjes adekuate të interesave legjitime të personit të licencuar, nëse rrethanat që kanë shpënë drejt dhënies së licencës së detyrueshme, nuk ekzistojnë më dhe nuk ka gjasa që të rishfaqen. 5. Pronari i patentës ka të drejtë në kompensim, në bazë të vlerës ekonomike të licencës. 6. Licenca e detyrueshme, sipas paragrafit 4 të nenit 36 të këtij ligji, nuk bartet, përveç me bartjen e patentës së dytë ose varietetit të mbrojtur bimor. - 38 Verify source ↗
Neni 38
Gjykata may grant a compulsory patent license for pharmaceutical products intended for export to importing countries with public health problems.
Neni 38 Licencat e detyrueshme për patentë të produkteve farmaceutike me qëllim eksporti në vendet që kanë probleme me shëndetin publik 1. Gjykata mund t’i japë çdo personi, në bazë të kërkesës në pajtim me nenet 38 deri 43 të këtij ligji, licencë të detyrueshme për patentë, Certifikatë që kërkohet për prodhimin dhe shitjen e produkteve farmaceutike, kur produktet e tilla janë të destinuara për eksport në vendet importuese që kanë probleme të shëndetit publik. Kur vendos për dhënien e një licence të detyrueshme, Gjykata merr parasysh në veçanti nevojën për të zbatuar Vendimin e miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i OBT-së, të datës 30 gusht 2003, për zbatimin e paragrafit 6 të Deklaratës së Dohas për Marrëveshjen TRIPS dhe Shëndetit Publik - në tekstin e mëtejmë: Vendimi i OBT- së, më 30 gusht 2003. 2. Produkti farmaceutik i cekur në paragrafin 1 të këtij neni është çdo produkt i industrisë farmaceutike, përfshirë produktet mjekësore për njerëz, që përbëhet nga çfarëdo substance apo kombinimi të substancave të destinuara për trajtimin apo parandalimin e sëmundjeve tek njerëzit, si dhe çfarëdo substance apo kombinimi substancash, të cilat mund t’u jepen qenieve njerëzore me qëllim të rikthimit, përmirësimit apo modifikimit të funksioneve fiziologjike, apo për të bërë një diagnozë mjekësore, duke përfshirë përbërësit aktivë dhe mjetet diagnostikuese jashtë organizmit - ex-vivo. 3. Vendi importues i përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni është çdo vend në të cilën produkti farmaceutik eksportohet. Vend importues mund të jetë: 3.1. çdo vend i pazhvilluar, i shënuar si i tillë në listën e shteteve të Kombeve të Bashkuara; 3.2. çdo vend anëtar i OBT-së, përveç vendeve anëtare të pazhvilluara të përmendura në nën- paragrafin 3.1. të këtij paragrafi, i cili e ka njoftuar Këshillin e TRIPS-it për synimin e tij që të përdorë sistemin e importit duke përdorur këtë sistem në tërësi ose në mënyrë të kufizuar; 3.3. çdo vendi që nuk është anëtar i OBT-së, por është në listën e Komitetit të OECD-së për Ndihmë Zhvillimore me vendet me të ardhura të ulëta si vend me të ardhura tejet të ulëta, si dhe që ka njoftuar GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 15 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT Agjencinë për synimin e saj që të përdorë sistemin importues në tërësi ose në mënyrë të kufizuar; 3.4. çdo vend anëtar i OBT-së, i cili ka bërë deklaratën se nuk do ta përdorë sistemin importues, nuk ka të drejtë për importin e tillë. 4. Vendet importuese të pazhvilluara apo në zhvillim, të cilët nuk janë anëtarë të OBT-së, që kualifikohen sipas paragrafit 3 të këtij neni, duhet të plotësojnë kërkesat plotësuese. 5. Vendi importues njofton direkt API-në, sipas Vendimit të OBT-së, në bazë të paragrafit 3, nën-paragrafit 3.1. të nenit 39 të këtij ligji. 6. Vendi importues deklaron në njoftim se do ta përdorë sistemin për trajtimin e problemeve të shëndetit publik, si dhe jo për qëllime industriale apo tregtare, si dhe të miratojë masat e përcaktuara në paragrafin 4 të këtij neni dhe Vendimit të OBT-së të 30 gushtit 2003 për parandalimin e ri-eksportimit të produkteve të importuara. 7. Me kërkesë të titullarit të së drejtës, ose nga API-ja, Gjykata mund të anulojë licencën e detyrueshme sipas paragrafëve 4 deri në 6 të këtij neni, në qoftë se vendi importues ka dështuar të përmbushë detyrimet e tij të përcaktuara në paragrafin 6 të këtij neni. Para se ta ndërpresë licencën e detyrueshme, Gjykata duhet të marrë parasysh pretendimet e shprehura nga cilido organ i përmendur sipas paragrafit 2, nën-paragrafit 2.6. të nenit 39 të këtij ligji, e që mund të ftohet në procedurë. 8. Bartësi i të drejtave i paraparë në nenet 38 deri në 46 të këtij ligji, është bartës i cilësdo patentë apo Certifikatë në lidhje me të cilën është bërë kërkesa për licencë të detyrueshme. Bartësi i të drejtave njoftohet nga Gjykata në lidhje me kërkesën për licencë të detyrueshme, si dhe ftohet për të ofruar komente mbi kërkesën dhe të ofrojë informacione relevante, para marrjes së vendimit. - 39 Verify source ↗
Neni 39
This article sets the procedure for applying for a compulsory licence for pharmaceutical patents intended for export.
Neni 39 Procedura për dhënien e licencës së detyrueshme për patentat e produkteve farmaceutike të destinuara për eksport në vendet që kanë probleme me shëndetin publik 1. Kërkesa për dhënien e licencës të detyrueshme i parashtrohet Gjykatës nga cilido person sipas dispozitave të nenit 35 të këtij ligji, nëse në territorin e Republikës së Kosovës është një patentë ose një Certifikatë, efektet e së cilës mbulojnë veprimtarinë e synuar të prodhimit dhe shitjes për qëllime të eksportit. 2. Kërkesa e parashtruar në Gjykatë duhet të përmbajë: 2.1. informata në lidhje me kërkesat për licenca të detyrueshme të paraqitura në vende të tjera për të njëjtin produkt, me të dhënat për sasitë përkatëse dhe vendet importuese, informatat lidhur me aplikuesin për licencën e detyrueshme dhe përfaqësuesin e tij, nëse ka; 2.2. emrin kimik të produktit farmaceutik, të cilin aplikuesi ka për qëllim ta prodhojë dhe shesë për eksport me licencën e detyrueshme; 2.3. sasinë e produktit farmaceutik që ka për qëllim të prodhojë me licencën e detyrueshme; 2.4. vendin apo vendet importuese; 2.5. dëshminë e negociatave paraprake me bartësin e të drejtës së patentës në pajtim me dispozitat e paragrafit 5 të këtij neni; 2.6. dëshminë për kërkesë të veçantë nga një përfaqësues i autorizuar i vendit importues, apo një organizatë jo-qeveritare që posedon autorizim zyrtar të një ose më shumë vendeve importuese, organeve tjera të Kombeve të Bashkuara apo organizatave tjera ndërkombëtare shëndetësore që veprojnë me autorizim formal të një ose më shumë vendeve importuese, duke përcaktuar sasinë e produktit të nevojshëm; 2.7. numrin e patentës apo të Certifikatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 16 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 3. Gjatë shqyrtimit të kërkesës për dhënie të licencës së detyrueshme, Gjykata verifikon në veçanti: 3.1. nëse secili vend importues i përmendur në kërkesë, e i cili është anëtar i OBT-së, ka bërë njoftimin në OBT në bazë të vendimit të OBT-së, të 30 gushtit 2003, ose nëse secili vend importues i përmendur në kërkesë, i cili nuk është anëtar i OBT-së, ka bërë njoftim tek API-ja në pajtim me dispozitat e paragrafit 3, nën-paragrafit 3.3 të nenit 37 të këtij ligji, në lidhje me secilin prej produkteve të përmendura në kërkesë: 3.1.1. njoftimi nga vendi importues që nuk është anëtar i OBT-së duhet të specifikojë emrat dhe sasitë e pritshme të produktit të kërkuar; 3.1.2. konfirmimi nga vendi importues që nuk është anëtar i OBT-së, e që ka kapacitet të pamjaftueshëm apo nuk ka fare kapacitete të prodhimit në sektorin farmaceutik në lidhje me produktin apo produktet e caktuara, duhet të përfshihet në njoftim, përveç nëse vendi importues është vend i pazhvilluar. Për vlerësimin e kapaciteteve prodhuese, duhet të merret parasysh Shtojca e vendimit të OBT-së, të datës 30 gusht 2003; 3.1.3. konfirmimi nga një vend importues jo anëtar i OBT-së i cili në rastin e produktit të patentuar farmaceutik në territorin e vet ka dhënë apo synon të japë licencë të detyrueshme për importin e produkteve në fjalë, në pajtim me Nenin 31 të Marrëveshjes së TRIPS-së si dhe dispozitave të vendimit të OBT-së, të datës 30 gusht 2003; 3.1.4. Paragrafi 3.1 i këtij neni nuk paragjykon fleksibilitetin që kanë vendet e pazhvilluara sipas Vendimit të Këshillit për TRIPS-në, të datës 27 qershor 2002. 3.2. nëse sasia e përcaktuar në kërkesë nuk kalon sasinë e njoftuar në OBT, përkatësisht në Zyrë, nga vendi importues. 3.3. nëse duke marrë parasysh licencat e tjera të detyrueshme të dhëna në ndonjë vend tjetër, sasia e përgjithshme e produktit, e autorizuar që të prodhohet për cilindo vend importues, nuk tejkalon në masë të konsiderueshme sasinë e njoftuar në OBT, respektivisht në Agjenci. 4. Informatat e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni ofrohen dhe prezantohen në kërkesë nga subjekti që kërkon marrjen e licencës së detyrueshme. 5. Licenca e detyrueshme jepet vetëm nëse kërkuesi i ofron dëshmi Gjykatës se ka bërë përpjekje për të marrë autorizim nga bartësi i të drejtave të patentës për shfrytëzimin e shpikjes së mbrojtur në afate dhe kushte të arsyeshme tregtare, si që ato përpjekje kanë rezultuar të pasuksesshme brenda tridhjetë (30) ditësh para dorëzimit të kërkesës. Kjo dispozitë nuk vlen në situata të jashtëzakonshme kombëtare, rrethana të tjera të emergjencave ekstreme, ose në raste të përdorimit për qëllime publike dhe jo-tregtare në pajtim me nenin 31 (b) të Marrëveshjes TRIPS. - 40 Verify source ↗
Neni 40
This article sets conditions for a compulsory licence for pharmaceutical patents used to export products to countries with public health problems.
Neni 40 Kushtet për dhënien e licencës së detyrueshme për patentat e produkteve farmaceutike me qëllim eksporti në vendet që kanë probleme me shëndetin publik 1. Licenca e detyrueshme për patentat e produkteve farmaceutike me qëllim eksporti në vendet që kanë probleme me shëndetin publik jepet si licencë jo-ekskluzive. Fusha dhe kohëzgjatja e licencës përcaktohen me vendimin për dhënien e saj, duke u kufizuar vetëm në qëllimin e përcaktuar me vendim. Sasia e produkteve që prodhohen sipas licencës së tillë nuk duhet të tejkalojë sasinë e nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit importues, ose vendeve importuese të theksuara në kërkesë, duke marrë parasysh sasinë e produkteve të prodhuara sipas licencës së detyrueshme të dhënë diku tjetër. 2. Licenca e detyrueshme bartet vetëm në punëtorinë e prodhimit, përkatësisht në pjesët e saj, në të cilat është shfrytëzuar shpikja për të cilën është lejuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 17 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 3. Gjykata me vendim specifikon veprimet të cilat aplikuesi ka të drejtë t’i ndërmarrë dhe që janë të nevojshme me qëllim të prodhimit të produkteve të destinuara për eksport dhe shpërndarjen në vend apo vende të theksuara në kërkesë. Asnjë produkt i prodhuar ose i importuar në bazë të licencës së detyrueshme nuk ofrohet për shitje e as të plasohet në treg në ndonjë vend tjetër i cili nuk është përmendur në kërkesë, me përjashtim kur vendi importues përfiton vetë nga mundësitë sipas vendimit të eksportit për anëtarët e tjerë, sipas ndonjë marrëveshjeje të tregtisë rajonale, që kanë problemet e njëjta të shëndetit publik. 4. Gjykata me vendim urdhëron që produktet me licencë të tillë të shënohen qartë, përmes etiketimit ose shënjimit specifik, të prodhuara me licencë të detyrueshme. Produktet e tilla duhet të dallohen nga të zakonshmet përmes paketimit, ngjyrës apo formës së veçantë, me kusht që shenjat që e dallojnë të mos e ndikojnë shumë çmimin. Në paketim dhe dokumente duhet të shënohet se produkti është prodhuar sipas licencës së detyrueshme, duke i dhënë emrin e Gjykatës kompetente, numrin e dosjes, specifikimin që produkti është i destinuar për eksport dhe shpërndarje në vendin ose vendet importuese. Detajet e karakteristikave të produktit duhet të jenë në dispozicion të autoriteteve doganore. 5. Gjykata me vendim urdhëron që para dërgimit të produktit në vendin importues, i licencuari të publikojë në faqe interneti të dhënat e mëposhtme: 5.1. sasitë e produkteve, të cilat furnizohen sipas licencës, si dhe vendet importuese ku bëhet furnizimi; 5.2. tiparet dalluese të produktit në fjalë. 6. Nëse produkti që mbulohet me licencë të detyrueshme të dhënë në Republikën e Kosovës është patentuar në shtetin importues të përmendur në kërkesë, produkti eksportohet vetëm në qoftë se ky vend ka lëshuar një licencë të detyrueshme për importimin, shitjen apo shpërndarjen e produktit. 7. Gjykata me vendim urdhëron aplikuesin për të paguar kompensimin për bartësin e të drejtës: 7.1. në situatat e jashtëzakonshme kombëtare, rrethanave të tjera të emergjencave ekstreme apo në raste të përdorimit publik, jo-tregtar sipas Marrëveshjes TRIPS, kompensimi është më së shumti katër përqind (4%) të çmimit të përgjithshëm që duhet të paguhet nga vendi importues ose në emër të tij; 7.2. në të gjitha rastet e tjera, kompensimi përcaktohet duke marrë parasysh vlerën ekonomike të përdorimit të autorizuar në bazë të licencës për vendin importues, ose të vendeve në fjalë, si dhe rrethanat humanitare apo jo-tregtare në lidhje me çështjen e licencës. 8. Kur vendimi i Gjykatës për dhënien e licencës së detyrueshme bëhet i plotfuqishëm, Gjykata, sipas kërkesës për ruajtjen e provave të paraqitura nga mbajtësi i së drejtës, kontrollon dokumentacionin e të licencuarit, për të parë nëse janë përmbushur detyrimet e përcaktuara në vendimin për dhënien e licencës së detyrueshme, në veçanti ato që lidhen me destinacionin final të produkteve. Dokumentacioni duhet të përmbajë dëshmitë e eksportimit të produkteve, të vërtetuar nga autoritetet doganore, si dhe provën e importimit nga një prej organeve të listuara në nën-paragrafin 2.6 të paragrafit 2 të nenit 39 të këtij ligji, dhe dokumentit të OBT-së, të datës 30 gusht 2003. 9. Kushtet e licencës nuk përcaktojnë metodën e shpërndarjes në vendin importues. Shpërndarja mund të bëhet nga cilido organ i listuar në nënparagrafin 2.6 të paragrafit 2 të nenit 39 të këtij ligji, dhe dokumentit të OBT-së, të datës 30 gusht 2003 dhe në kushte komerciale apo jo-komerciale, përfshirë edhe ato tërësisht pa pagesë. - 41 Verify source ↗
Neni 41
The court must let the applicant fix defects in the application and present their arguments before refusing a mandatory license request.
Neni 41 Refuzimi i aplikimit për dhënien e licencës së detyrueshme Gjykata me vendim refuzon kërkesën për dhënien e licencës së detyrueshme nëse nuk janë përmbushur kushtet e përcaktuara në nenet 39 dhe 40 të këtij ligji. Para se ta refuzojë kërkesën, gjykata duhet t’ia mundësojë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 18 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT aplikuesit të korrigjojë mangësitë në kërkesë dhe t’i paraqesë pretendimet e tij. - 42 Verify source ↗
Neni 42
Rregulli lejon bartësin e së drejtës ose të licencuarin të kërkojë në gjykatë ndërprerjen ose ndryshimin e licencës së detyrueshme, dhe i jep gjykatës rol për të vendosur afate dhe për të trajtuar kërkesat me procedurë të përshpejtuar në disa raste.
Neni 42 Përfundimi ose modifikimi i licencës së detyrueshme 1. Bartësi i së drejtës ose i licencuari mund të iniciojë procedurë në Gjykatë, duke kërkuar nga gjykata që të ndërpresë vlefshmërinë e licencës së detyrueshme, nëse është konstatuar që pala e kundërt nuk ka zbatuar vendimin për dhënien e licencës së detyrueshme. Në vendimin e saj, Gjykata përcakton periudhën kohore në kuadër të së cilës i licencuari kujdeset që çdo produkt në posedimin dhe kontrollin e tij të ri-drejtohet, me shpenzime të tij, tek vendet që kanë nevojë, të cilat janë cekur në nenin 38 të këtij ligji, përndryshe të tërhiqet në konsultim me bartësi e të drejtës. 2. Kur vendi importues njofton se sasia e produktit farmaceutik është e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e tij, i licencuari mund të iniciojë procedurë në gjykatë për një kërkesë tjetër, duke kërkuar ndryshimin e kushteve të licencës, me qëllim të lejimit të prodhimit dhe eksportimit të sasive shtesë të produktit deri në masën e nevojshme për të plotësuar nevojat e vendit importues në fjalë. Në raste të tilla, gjykata vepron në procedurë të përshpejtuar, kurse informacioni në lidhje me aplikuesin dhe përfaqësuesin e tij, nëse ka, si dhe emri kimik i produktit farmaceutik nuk kërkohen me kusht që identifikohet licenca e detyrueshme nga i licencuari. Nuk kërkohen dëshmi të negociatave me bartësin e të drejtave, nëse sasia shtesë e produktit të kërkuar nuk kalon njëzet e pesë përqind (25%) të sasisë sipas licencës origjinale apo në situatat e emergjencës kombëtare apo rrethanat tjera të urgjencës ekstreme, apo në rast të shfrytëzimit publik jo komercial. - 43 Verify source ↗
Neni 43
Gjykata duhet të njoftojë Këshillin TRIPS për vendimin e licencës së detyrueshme dhe kushtet e saj, si edhe për ndërprerjen ose modifikimin e licencës.
Neni 43 Njoftimet 1. Gjykata njofton Këshillin TRIPS përmes ndërmjetësuesit të API-së për vendimin për dhënien e licencës së detyrueshme dhe kushtet e licencës, si dhe për ndërprerjen e vlefshmërisë ose modifikimin e saj. 2. Njoftimi i tillë përmban posaçërisht këto informata: 2.1. emrin dhe adresën e të licencuarit; 2.2. produktin në fjalë; 2.3. sasinë që furnizohet; 2.4. vendin importues; 2.5. kohëzgjatjen e licencës; 2.6. adresën e faqes së internetit të përmendur në paragrafin 5 të nenin 40 të këtij ligji. 3. Autoriteti kompetent për dhënien e licencës së detyrueshme sipas paragrafit 1 të nenit 38 të këtij ligji duhet t’i njoftohet Komisionit Evropian. - 44 Verify source ↗
Neni 44
Importing certain products made under a compulsory license is prohibited in Kosovo, except for specified re-export and transit/customs-storage situations.
Neni 44 Ndalimi i importimit 1. Ndalohet importimi në Republikën e Kosovës i produkteve të prodhuara në bazë të licencës së detyrueshme të lëshuar sipas këtij ligji, për qëllim të vënies në qarkullim të lirë të re-importit, vendosjes nën procedurat pezulluese apo vendosjes në zona të lira dhe depo të lira. 2. Paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohet në rastin e ri-eksportimit të produktit në vendet importuese të cekura në kërkesë dhe të identifikuara në paketimin dhe dokumentacionin përcjellës të produktit, apo vendosjen në procedurë magazinimi tranzitore apo doganore, tranzit, zonë të lirë ose depo doganore, me qëllim të eksportimit të sërishëm në vendin importues. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 19 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 45 Verify source ↗
Neni 45
Dogana mund të ndalojë produkte të dyshuara për shkelje, t’i kontrollojë, t’i konfiskojë nëse konfirmohet shkelja, dhe t’i lirojë nëse nuk ka shkelje.
Neni 45 Veprimet e autoriteteve doganore 1. Nëse ka arsye të mjaftueshme për të dyshuar se produktet e prodhuara sipas licencës së detyrueshme të dhënë në përputhje me dispozitat e këtij ligji janë duke u importuar në Republikën e Kosovës në kundërshtim me dispozitat e paragrafit 1 të nenit 44 të këtij ligji, organet kompetente të doganës ndalojnë produktet në fjalë për t’i kontrolluar, por jo më shumë se dhjetë (10) ditë pune. Në rrethana të veçanta, autoritetet doganore vendosin për zgjatjen e periudhës së ndalimit për jo më shumë se dhjetë (10) ditë pune shtesë. Pas skadimit të periudhës, produktet duhet të lirohen, me kusht që të jenë plotësuar të gjitha formalitetet doganore. 2. Autoriteti doganor informon menjëherë bartësin e së drejtës dhe prodhuesin ose eksportuesin e produkteve në fjalë rreth ndalesave të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe fton atë që të ofrojë informacionet dhe prova për produktet në fjalë. Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet dispozitave vendore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sekreteve tregtare, si dhe konfidencialitetit profesional dhe administrativ. 3. Nëse gjatë periudhës së ndalimit, autoritetet doganore vërtetojnë se ka shkelje të licencës së detyrueshme, në kundërshtim me ndalimin e paraparë në paragrafin 1 të nenit 44 të këtij ligji, ato konfiskojnë dhe largojnë produktet nga qarkullimi në përputhje me rregullat doganore. 4. Procedura e ndalimit dhe konfiskimit të mallrave bëhet me shpenzime të importuesit, në përputhje me rregullat doganore. Për shpenzime të tilla, bashkë me importuesin, përgjegjësi mban secili person tjetër që tenton të bëjë importimin e paligjshëm. 5. Nëse konstatohet se importi i produkteve të ndaluara në pajtim me dispozitat e këtij neni nuk shkelin dispozitat e paragrafit 1 të nenit 44 të këtij ligji, Autoritetet doganore i lejojnë qarkullimin e produkteve në territorin e Republikës së Kosovës, me kusht që kjo të jetë në pajtim me rregullat doganore. 6. Për çdo konfiskim dhe shkatërrim të produkteve, Autoriteti doganor njofton API-në në pajtim me dispozitat e këtij neni. - 46 Verify source ↗
Neni 46
Small imports in travelers’ personal luggage, for personal non-commercial use, are outside the scope of Articles 44 and 45 within the stated customs-duty limits.
Neni 46 Importimi i sasisë së vogël Dispozitat e neneve 44 dhe 45 të këtij ligji nuk vlejnë për importin e sasive të vogla të produkteve brenda kufijve të caktuar sa i përket lirimit nga detyrimet doganore, të bartura me valixhe personale të udhëtarëve, të destinuara për përdorim personal dhe jo-tregtar. KAPITULLI X PROCEDURA E DHËNIES SË PATENTËS - 47 Verify source ↗
Neni 47
The API must keep the listed patent-related registers, and the Minister determines their contents and how they are kept by subordinate act. The registers are public.
Neni 47 Regjistrat 1. API-ja mban Regjistrin e aplikimeve për patentë, Regjistrin e patentave, Regjistrin e certifikatave dhe Regjistrin e përfaqësuesve të autorizuar. 2. Përmbajtja e regjistrave të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni, bashkë me mënyrën e mbajtjes së tyre, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. 3. Regjistrat nga paragrafi 1 të këtij neni janë publikë. - 48 Verify source ↗
Neni 48
Fees for obtaining and maintaining a patent and supplementary certificate must be paid on time; the Ministry sets the amounts by subordinate act.
Neni 48 Taksat 1. Për marrjen dhe mirëmbajtjen e patentës dhe Certifikatës suplementare, duhet të paguhen taksat përkatëse GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 20 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT brenda afatit të përcaktuar me këtë ligj. Shuma dhe tarifat përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. 2. Në qoftë se taksa përkatëse nuk paguhen para procedurës së dhënies së patentës, aplikimi për patentë konsiderohet i tërhequr, ndërsa në rast të mospagimit të tarifës për mbajtjen në fuqi të patentës, kjo e fundit skadon. 3. Taksa caktohet në lartësinë e nevojshme për të mbuluar shpenzimet e shqyrtimit të aplikimit dhe të administrimit të procedurës. - 49 Verify source ↗
Neni 49
Patent applications are filed with the API, in the official languages of Kosovo unless this law or an international agreement says otherwise.
Neni 49 Aplikimi për patentë 1. Procedura për njohjen e së drejtës së patentës fillon me dorëzimin e aplikimit në API. 2. Aplikimi dorëzohet në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse parashihet ndryshe me këtë ligj ose marëveshje ndërkombëtare. 3. Mënyra e dorëzimit të aplikimit për patentë përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria. - 50 Verify source ↗
Neni 50
A patent application must include specified content and supporting documents.
Neni 50 Përmbajtja e aplikimit 1. Aplikimi për patentë duhet të përmbajë: 1.1. kërkesën për njohjen e patentës; 1.2. përshkrimin e shpikjes; 1.3. një ose më shumë kërkesa patentore; 1.4. vizatimet të cilat i referohen përshkrimit të patentës dhe kërkesave patentore; 1.5. abstraktin e shpikjes. 2. Aplikimi duhet të përmbajë edhe: 2.1. autorizimin për përfaqësim nga aplikuesi, nëse aplikimi është dorëzuar nga një përfaqësues; 2.2. përkthimin në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës të aplikimit; nëse aplikimi dorëzohet në gjuhë të huaj, jo më vonë se gjashtë (6) muaj nga data e dorëzimit e përcaktuar nga API-ja; 2.3. dëshmi për pagesën e taksës për aplikim. - 51 Verify source ↗
Neni 51
The patent filing date is the date the applicant submits the listed documents, and applications with a filing date are entered in the patent application register kept by API.
Neni 51 Data e dorëzimit të aplikimit 1. Data e dorëzimit të aplikimit për patentë është data në të cilën aplikuesi ka paraqitur këto dokumente: 1.1. deklarimi i shprehur me të cilin kërkohet njohja e së drejtës së patentës; 1.2. informacionin që identifikon aplikuesin dhe mundëson kontaktimin me të; 1.3. përshkrimin e shpikjes, edhe nëse përshkrimi i tillë nuk përputhet me të gjitha kërkesat e përcaktuara me këtë ligj dhe me aktin nënligjor përkatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 21 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 2. Aplikimi për patentë për të cilin është përcaktuar data e dorëzimit regjistrohet në Regjistrin e aplikimeve për patentë që mbahet nga API. - 52 Verify source ↗
Neni 52
On request by the applicant, the API must issue a priority certificate. The priority right is acquired on the filing date of the patent application. The Minister sets the certificate’s conditions, procedure, and content by subordinate act.
Neni 52 Certifikata e përparësisë 1. Me kërkesë të aplikuesit, API-ja lëshon certifikatë për të drejtën e përparësisë, e cila fitohet në datën e dorëzimit të aplikimit për patentë, të përcaktuar në pajtim me dispozitat e nenit 51 të këtij ligji. 2. Kushtet, procedura e lëshimit si dhe përmbajtja e certifikatës sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 53 Verify source ↗
Neni 53
A patent application may cover more than one invention only when the inventions are technically linked and form a single inventive concept.
Neni 53 Bashkimi i shpikjeve 1. Për çdo shpikje paraqitet aplikim i veçantë për patentë. 2. Me një aplikim për patentë mund të kërkohet njohja e patentës për më shumë shpikje vetëm në rastet kur ato shpikje janë të lidhura ndërmjet tyre ashtu që formojnë një koncept unik të shpikjes dhe me to realizohet uniteti i shpikjes. 3. Kur me aplikimin për patentë deklarohet një grup shpikjesh, kërkesa për bashkim të tyre realizohet vetëm kur ekziston lidhja teknike midis atyre shpikjeve, që përfshin një apo më shumë tipare teknike të njëjta ose korresponduese të tipareve të veçanta teknike. Shprehja “tipare të veçanta teknike” nënkupton ato tipare që definojnë kontributin e secilës prej shpikjeve të deklaruara, që të marra si tërësi, tejkalojnë njohuritë e mëparshme. 4. Përcaktimi nëse një grup i shpikjeve është i lidhur në atë mënyrë që përbën koncept të vetëm të përgjithshëm shpikës bëhet pa marrë parasysh nëse shpikjet janë deklaruar në kërkesa të ndara ose si alternativa brenda një kërkese të vetme. - 54 Verify source ↗
Neni 54
Patent application requests must be filed on the prescribed form and include the request, invention title, applicant details, and inventor details; if the inventor does not want to be named, they must submit a written declaration to API within 2 months of filing.
Neni 54 Kërkesa për njohjen e patentës 1. Kërkesa për njohjen e patentës dorëzohet në një formular të përpiluar nga API-ja dhe duhet të përmbajë: 1.1. kërkesën për njohjen e patentës; 1.2. titullin e shpikjes, i cili qartësisht paraqet emërtimin teknik të shpikjes si dhe të dhënat e paraqitësit të aplikimit dhe shpikësit. 2. Në rast se shpikësi nuk dëshiron të përmendet në aplikim, ai/ajo deklaron me shkrim se nuk do që të përmendet në aplikim si shpikës, e cila deklaratë duhet t‘i dorëzohet API-së jo më vonë se dy (2) muaj nga data e paraqitjes së aplikimit. 3. Përmbajtja dhe mënyra e hartimit të elementeve të veçanta të aplikimit për patentë dhe dokumentet tjera shtesë përcaktohen me akt nënligjor të cilin e nxjerr Ministri. - 55 Verify source ↗
Neni 55
Patent applications must clearly and fully disclose the invention so that a person skilled in the field can carry it out.
Neni 55 Shpalosja e shpikjes 1. Aplikimi për patentë duhet të shpalosë shpikjen në mënyrë të qartë dhe të plotë, ashtu që ajo të mund të realizohet nga personi që ka njohuri në atë fushë. 2. Nëse shpikja përfshin përdorimin apo ka të bëjë me material biologjik që nuk është në dispozicion të publikut dhe që nuk mund të përshkruhet në aplikimin për patentë në mënyrë të tillë që të mundësojë që shpikja të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 22 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT realizohet nga personi me njohuri në atë fushë, përshkrimi i shpikjes duhet të konsiderohet i papërshtatshëm për qëllime të këtij ligji, përveç nëse shoqërohet me prova që dëshmojnë se mostra e materialit të tillë është depozituar në institucionin kompetent jo më vonë se në datën e dorëzimit të aplikimit për patentë. 3. Institucion kompetent i percaktuar në paragrafin 2 të këtij neni konsiderohet një institucion që është në përputhje me kushtet e përshkruara nga Traktati i Budapestit. - 56 Verify source ↗
Neni 56
Patent claims define the subject matter to be protected and must be clear, concise, and supported by the invention description.
Neni 56 Kërkesat patentore 1. Kërkesat patentore përcaktojnë objektin për të cilin kërkohet mbrojtja. Ato duhet të jenë të qarta, të përmbledhura dhe të mbështetura në përshkrimin e shpikjes. 2. Kërkesat patentore mund të jenë të pavarura dhe të varura. Kërkesat patentore të pavarura përmbajnë karakteristikat e reja dhe thelbësore të shpikjes. Kërkesat patentore të varura përmbajnë karakteristikat specifike të shpikjes të definuara me kërkesë tjetër patentore të varur ose të pavarur. - 57 Verify source ↗
Neni 57
The abstract is for technical information only and is not to be used for other purposes.
Neni 57 Abstrakti Abstrakti shërben vetëm për qëllime të informatave teknike dhe nuk merret parasysh për qëllime tjera, në veçanti për të dëshmuar fushën e mbrojtjes së kërkuar apo në zbatim të nenit 11, paragrafi 3 të këtij ligji. - 58 Verify source ↗
Neni 58
An applicant or the API may split a patent application into two or more separate applications, but the split matter must stay within the content of the original application.
Neni 58 Ndarja e aplikimit për patentë 1. Me kërkesë të aplikuesit, ose me kërkesë të API-së, mund të ndahet lënda e aplikimit për patentë të cilit i është aprovuar data e dorëzimit të aplikimit bazë, në dy ose më shumë aplikime të ndara, ndërsa për secilin vazhdohet procedura e ndarë. 2. Lënda e mbrojtjes së aplikimit të ndarë për patentë, nuk lejohet të dalë jashtë përmbajtjes së aplikimit bazë. 3. Ndarja e aplikimit bazë për patentë lejohet deri në marrjen e vendimit mbi kërkesën për dhënien e patentës. 4. Çdo aplikim i ndarë mund të marrë datën e dorëzimit të aplikimit bazë, nëse është në pajtim me nenin 63 të këtij ligji. - 59 Verify source ↗
Neni 59
A patent application with a filing date cannot later be broadened beyond the scope of protection originally applied for.
Neni 59 Ndryshimet në aplikimin për patentë Aplikimi për patentë të cilit i është caktuar data e dorëzimit nuk mund të zgjerohet më pas në fushëveprimin e mbrojtjes për të cilën është aplikuar. - 60 Verify source ↗
Neni 60
On request, the API issues a registration decision for certain changes, and those recorded changes are published in the API’s Official Bulletin.
Neni 60 Regjistrimi i ndryshimeve në regjistra 1. Me kërkesë të palës për shënim të ndryshimeve në regjistër, API-ja nxjerr vendim për regjistrim në regjistrat e paraparë në nenin 47 të këtij ligji, për ndryshimet lidhur me të drejtën ose pronarin e të drejtës, të cilat kanë ndodhur pas datës së dorëzimit të aplikimit ose sipas regjistrimit të vendimit për dhënie të patentës. 2. Ndryshimet e shënuara, sipas paragrafit 1 të këtij neni, publikohen në Buletinin Zyrtar të API-së. 3. Procedura lidhur me shënimin dhe publikimin e ndryshimeve në Buletinin Zyrtar, si dhe shumat e tarifave, përcaktohen me akt nënligjor, i cili nxjerrët nga Ministri. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 23 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 61 Verify source ↗
Neni 61
Formal errors in patent documents filed with the API may be corrected on written request by the patent applicant or owner, and the API may also notify such correction after the fee under Article 48 is paid.
Neni 61 Korrigjimi i gabimeve në dokumente 1. Gabimet formale në dokumentet e dorëzuara në API përmirësohen me kërkesë me shkrim të paraqitur nga aplikuesi i patentës, gjegjësisht pronari i patentës, si dhe me anë të njoftimit nga API-ja, pas pagesës së tarifës sipas nenit 48 të këtij ligji. 2. Në vendimet e API-së mund të përmirësohen vetëm gabimet gjuhësore dhe teknike. - 62 Verify source ↗
Neni 62
If the same invention was made independently by two or more inventors, the applicant with the earlier filing date has priority in recognition of the patent right.
Neni 62 Përparësia e aplikimit të mëhershëm 1. Nëse të njëjtën shpikje e kanë bërë dy ose më shumë shpikës pavarësisht nga njëri tjetri, përparësi në njohjen e së drejtës së patentës ka aplikuesi, aplikimi i të cilit ka datë të mëhershme të dorëzimit. 2. Përparësia vlen prej datës së dorëzimit të aplikimit në API, përveç në rastet kur janë plotësuar kushtet për njohjen e së drejtës së përparësisë sipas nenit 63 të këtij ligji. - 63 Verify source ↗
Neni 63
Personat fizikë ose juridikë, ose trashëgimtarët e tyre ligjorë, mund të kërkojnë të drejtën e përparësisë për patentë në Kosovë brenda 12 muajve nga aplikimi i parë, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara.
Neni 63 E drejta e përparësisë 1. Secilit person fizik ose juridik, ose trashëgimtarit të tij ligjor, i cili në ndonjë shtet anëtar që është palë e Konventës së Parisit ose OBT-së ka dorëzuar aplikim të rregullt për patentë, i njihet në Kosovë e drejta e përparësisë në afatin prej dymbëdhjetë (12) muajve prej datës së dorëzimit të aplikimit të parë, me kusht që të ketë kërkuar njohjen e së drejtës së përparësisë me qëllim të dorëzimit të aplikimit në Kosovë për të njëjtën shpikje. 2. Dorëzimi i rregullt i aplikimit sipas paragrafit 1 të këtij neni konsiderohet aplikimi, data e dorëzimit e të cilit është caktuar në pajtim me ligjet vendore të shteteve anëtare të Unionit të Parisit ose anëtare të OBT-së, në të cilët është dorëzuar aplikimi ose në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura ndërmjet shteteve anëtare, pa marrë parasysh rezultatin e aplikimit. 3. Aplikimi i mëvonshëm për patentë që është dorëzuar në të njëjtin ose për të njëjtin shtet, konsiderohet si aplikim i parë, për nevoja të përcaktimit të së drejtës së përparësisë, në pjesën që ka të bëjë me lëndën e shpikjes në aplikimin e parë, nëse në datën e dorëzimit të aplikimit të mëvonshëm, aplikimi i parë që ka shërbyer për përcaktimin e të drejtës së përparësisë është tërhequr, refuzuar ose hedhur poshtë para se të jetë bërë e njohur për publikun dhe pa lënë të drejta të pazgjidhura që mund të mos kenë shërbyer si bazë për të pretenduar të drejtën e përparësisë. Aplikimi i parë për patentë nuk mund të shërbejë më si bazë për kërkimin e të drejtës së përparësisë. 4. Aplikuesi për patentë, i cili ka për qëllim ta shfrytëzojë të drejtën e përparësisë nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet që në API të dorëzojë: 4.1. kërkesën për njohjen e të drejtës së përparësisë, e cila përmban të dhënat kryesore për aplikimin e parë, përparësia e të cilit kërkohet, numrin dhe datën e dorëzimit të aplikimit, shtetit anëtar të Unionit të Parisit ose të OBT-së në të cilin është dorëzuar aplikimi ose për të cilin është dorëzuar, më së voni deri dy (2) muaj nga data e dorëzimit të aplikimit, dhe 4.2. kopjen e aplikimit të parë, të vërtetuar nga organi kompetent i shtetit anëtar të Unionit të Parisit ose anëtar të OBT-së, në të cilin ose për të cilin është dorëzuar aplikimi, më së voni deri në mbarimin e afatit prej nëntëdhjetë (90) ditësh prej datës së dorëzimit të kërkesës për dhënien e të drejtës së përparësisë, ose katër (4) muaj nga data e dorëzimit të aplikimit në Kosovë, apo gjashtëmbëdhjetë (16) muaj nga data më e hershme e kërkesave për të drejtë të përparësisë, varësisht se cili prej afateve të cekura skadon më herët. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 24 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 64 Verify source ↗
Neni 64
A patent applicant may request multiple priority based on earlier applications in one or more Paris Union or WTO member states, subject to Article 63 conditions.
Neni 64 Kërkesa për të drejtën e shumëfishtë të përparësisë 1. Aplikuesi për patentë mundet, sipas kushteve nga neni 63 i këtij ligji, të kërkojë dhënien e të drejtës së shumëfishtë të përparësisë në bazë të disa aplikimeve të dorëzuara më herët në një ose më shumë shtete anëtare të Unionit të Parisit ose anëtare të OBT-së. 2. Nëse kërkohet e drejta e shumëfishtë e përparësisë, afati kohor i cili sipas këtij ligji fillon nga data e dhënies së përparësisë llogaritet prej datës më të hershme të të drejtës përparësisë së shumëfishtë. - 65 Verify source ↗
Neni 65
When priority is claimed for a patent application, the priority right covers only the invention elements disclosed in the first application(s); unclaimed elements may still qualify if they can be verified from the application as a whole.
Neni 65 Elementet e shpikjes që kanë të bëjnë me kërkesën patentore për të drejtën e përparësisë 1. Nëse kërkohet njohja e një apo të disa të drejtave të përparësisë, e drejta mbulon vetëm ato elemente të shpikjes të cilat janë deklaruar në aplikimin apo aplikimet e para, përparësia e të cilëve është kërkuar. 2. Nëse elementet e caktuara të shpikjes për të cilat kërkohet përparësia nuk paraqiten në kuadër të kërkesave patentore në aplikimin e parë, e drejta e përparësisë njihet, me kusht që elementet e aplikimit të parë të mund të vërtetohen nga të gjitha pjesët përbërëse të aplikimit. - 66 Verify source ↗
Neni 66
The priority right’s recognition date is treated as the filing date of the patent application in API.
Neni 66 Ndikimi i të drejtës së përparësisë Data e njohjes së drejtës së përparësisë konsiderohet data e dorëzimit të aplikimit për patentë në API, sipas nenit 11, paragrafët 2 dhe 3 si dhe nenit 62 paragrafi 1 të këtij ligji. - 67 Verify source ↗
Neni 67
The patent applicant may ask to restore a priority right, but must file the request within 2 months after the priority period expires and meet the stated conditions.
Neni 67 Rivendosja e së drejtës së përparësisë 1. Nëse aplikimi për patentë me të cilin është kërkuar e drejta e përparësisë nga aplikimi i parë i paraqitur në datën i cili është i mëvonshëm se data në të cilën kalon periudha e përparësisë në bazë të nenit 63, paragrafi 1 të këtij ligji, paraqitësi i aplikimit për patentë mund të paraqesë kërkesë për rivendosjen e së drejtës së përparësisë. 2. Kërkesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni dorëzohet brenda dy (2) muajve nga data e skadimit të periudhës së të drejtës për përparësi. 3. API-ja miraton kërkesën për rivendosjen e të drejtës së përparësisë, me kusht që aplikuesi: 3.1. të theksojë arsyet të cilat vërtetojnë se deri te lëshimi i afatit me të cilin pranohet periudha e përparësisë ka ardhur edhe përkundër kujdesit të mirëfilltë; dhe 3.2. të paguajë tarifën e paraparë me nenin 48 të këtij ligji. 4. Nëse aplikuesi nuk i plotëson kushtet nga paragrafi 3 i këtij neni, API-ja me vendim refuzon kërkesën për rivendosjen e së drejtës së përparësisë. 5. Kërkesa e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk mund të paraqitet pasi që aplikuesi ka dorëzuar kërkesën për publikimin e aplikimit sipas nenit 75, paragrafit 2 të këtij ligji, përveç nëse kërkesa e tillë për publikim është tërhequr para se të kenë përfunduar përgatitjet teknike për publikimin e aplikimit. - 68 Verify source ↗
Neni 68
The patent applicant may request correction or completion of the priority claim within the stated time limits, but the fee must be paid and the request is barred after a publication request unless that publication request was withdrawn in time.
Neni 68 Korrigjimi ose plotësimi i kërkesës të së drejtës së përparësisë 1. Aplikuesi për patentë mund të paraqesë kërkesë për korrigjimin ose plotësimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së përparësisë brenda afatit kohor prej gjashtëmbëdhjetë (16) muajve nga data e të drejtës për përparësi, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 25 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT apo nëse korrigjimi ose plotësimi shkakton ndryshime në datën e përparësisë, gjashtëmbëdhjetë (16) muaj nga data e kërkuar për korrigjim apo plotësim të përparësisë, nga periudha e mëhershme gjashtëmbëdhjetë (16) mujore, me kusht që kërkesa e tillë të jetë paraqitur brenda katër (4) muajve nga data e paraqitjes së aplikimit për patentë. 2. Për korrigjimin apo plotësimin e kërkesës sipas paragrafit 1 të këtij neni, aplikuesi paguan tarifën përkatëse. Në rast të mospagimit të tarifës, kërkesa konsiderohet të mos jetë parashtruar. 3. Nëse data e përparësisë është ndryshuar për shkak të korrigjimit ose plotësimit të kërkesës, afati kohor llogaritet nga data e përparësisë së ndryshuar. 4. Kërkesa sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk mund të paraqitet pasi që aplikuesi ka dorëzuar kërkesën për publikimin e aplikimit sipas nenit 75, paragrafit 2 të këtij ligji, përveç nëse kërkesa e tillë për publikim është tërhequr para se të kenë përfunduar përgatitjet teknike për publikimin e aplikimit. - 69 Verify source ↗
Neni 69
API-ja shqyrton nëse aplikimi i plotëson kërkesat; nëse mungojnë elemente dhe data e dorëzimit nuk mund të caktohet, API-ja e fton aplikuesin t’i plotësojë mangësitë brenda 2 muajve, dhe mund të refuzojë aplikimin nëse nuk ka përgjigje.
Neni 69 Përcaktimi i datës së dorëzimit të aplikimit 1. Me rastin e përcaktimit të datës së dorëzimit të aplikimit, API-ja shqyrton nëse janë plotësuar kërkesat sipas nenit 51 të këtij ligji. 2. Nëse aplikimi nuk përmban të gjitha elementet e përcaktuara me nenin 51 të këtij ligji dhe nuk mund t’i caktohet data e dorëzimit, API-ja fton aplikuesin të plotësojë mangësitë e cekura në ftesë në afat kohor prej dy (2) muajve nga data e pranimit të njoftimit. 3. Nëse aplikuesi nuk i përgjigjet ftesës së API-të brenda afatit kohor sipas paragrafit 2 të këtij neni, aplikimi për patentë refuzohet me vendim. 4. Nëse aplikuesi korrigjon mangësitë në afatin kohor të cekur në paragrafin 2 të këtij neni, API nxjerr njoftim me të cilin përcakton datën e pranimit të korrigjimeve si datë të dorëzimit të aplikimit për patentë, si dhe regjistron aplikimin në regjistrin e aplikimeve për patentë, i cili mbahet nga API-ja. - 70 Verify source ↗
Neni 70
API must formally examine patent applications and may require missing documents or allow corrections within set deadlines.
Neni 70 Shqyrtimi formal i aplikimit 1. Pas përcaktimit të datës së dorëzimit të aplikimit, API-ja shqyrton: 1.1. nëse është paguar taksa administrative për aplikim sipas nenit 48 të këtij ligji; 1.2. nëse është dorëzuar përkthimi i aplikimit në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, në rastet kur aplikimi dorëzohet në gjuhë të huaj; 1.3. nëse përfaqësimi për personat juridikë dhe fizikë të huaj bëhet përmes përfaqësuesve të autorizuar të regjistruar në Regjistër; 1.4. nëse i përmban të gjitha elementet e përcaktuara me nenin 50 të këtij ligji; 1.5. nëse përmendet shpikësi; 1.6. nëse është dorëzuar kërkesa e përparësisë sipas nenit 63, paragrafi 4 të këtij ligji, kur kërkohet e drejta e përparësisë. 2. Nëse me ekzaminim vërtetohet se nuk janë përmbushur kërkesat sipas paragrafit 1 të këtij neni, API-ja fton aplikuesin që të korrigjojë mangësitë që janë theksuar në njoftim, brenda afatit kohor prej dy (2) muajve nga data e pranimit të njoftimit. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 26 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 3. Me kërkesë të aplikuesit, API mund të zgjasë afatin kohor të theksuar në paragrafin 2 të këtij neni, për një periudhë që e konsideron të arsyeshme, por jo më shumë se tre (3) muaj. 4. Nëse aplikuesi nuk i korrigjon mangësitë e theksuara në paragrafin 1, nën-paragrafët 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, e 1.5 të këtij neni, brenda afatit të caktuar kohor, API nxjerr vendimin për refuzimin e aplikimit për patentë. 5. Nëse aplikuesi nuk i përgjigjet njoftimit sipas paragrafit 1, nënparagrafi 1.6 të këtij neni, atëherë API nuk i njeh të drejtën e përparësisë. 6. API ka të drejtë t’i kërkojë aplikuesit paraqitjen e dokumenteve shtesë të nevojshme për shqyrtimin e aplikimit, përmes njoftimit me shkrim, si dhe të caktojë afatin për paraqitjen e tyre kur e vlerëson të nevojshme. 7. API merr vendim për njohjen ose jo të patentës sipas paragrafit 6 të ketij neni. - 71 Verify source ↗
Neni 71
If the application is missing part of the description or drawings, API must notify the applicant to complete it within 2 months; if filed in time, the missing material is added to the application and its filing date is the date API received it.
Neni 71 Shqyrtimi i vizatimeve apo i pjesëve që mungojnë nga përshkrimi 1. Nëse gjatë shqyrtimit, API-ja vërteton se mungon një pjesë e përshkrimit apo e vizatimit nga aplikimi, ajo njofton aplikuesin që të plotësojë aplikimin me pjesët e përshkrimit apo vizatimet që mungojnë brenda dy (2) muajve nga pranimi i njoftimit. 2. Nëse pjesa e munguar e përshkrimit ose vizatimeve dorëzohet në API brenda afatit kohor të caktuar në paragrafin 1 të këtij neni, ajo pjesë e përshkrimit ose ai vizatim përfshihet në aplikim dhe data e dorëzimit është data në të cilën API-ja ka pranuar pjesën e përshkrimit ose vizatimit. Në të kundërtën, konsiderohet se aplikuesi nuk u referohet pjesëve të përshkrimit apo vizatimeve. - 72 Verify source ↗
Neni 72
Patent registration applications are reviewed to check whether they meet the listed conditions.
Neni 72 Shqyrtimi i kërkesës për regjistrimin e patentës 1. Shqyrtimi i kërkesave për regjistrimin e patentës përcakton nëse aplikimi është në pajtim me kushtet në vijim: 1.1. nëse lënda e aplikimit është shpikje, që në shikimin e parë mund të duket si e tillë e që mbrohet me patentë sipas nenit 7, paragrafët 1 dhe 3 dhe neneve 8, 9, 10 dhe 14 të këtij ligji; 1.2. nëse aplikimi në shikim të parë është në pajtim me rregullën e bashkimit të shpikjeve të përcaktuar në nenin 53 të këtij ligji. - 73 Verify source ↗
Neni 73
If a patent application does not meet the registration conditions, API must notify the applicant in writing, invite a written response within 2 months, and may extend that period by 2 more months on request.
Neni 73 Refuzimi i aplikimit 1. Nëse konstatohet që aplikimi për patentë nuk i përmbush të gjitha kushtet për regjistrimin e patentës sipas nenit 72, paragrafi 1 të këtij ligji, API njofton aplikuesin me shkrim për arsyet për të cilat patenta nuk do njihet dhe e fton atë që të përgjigjet me shkrim ndaj arsyeve të refuzimit brenda afatit kohor prej dy (2) muajve që nga dita e marrjes së njoftimit. 2. API-ja mund të zgjasë afatin kohor edhe për dy (2) muaj të tjerë, sipas paragrafit 1 të këtij neni, me kërkesë të aplikuesit. 3. API-ja nxjerr vendim për refuzimin e aplikimit për patentë nëse aplikuesi për patentë nuk i përgjigjet njoftimit sipas paragrafit 1 të këtij neni. 4. Nëse nuk përmbushen kërkesat sipas nenit 72, paragrafi 1 të këtij ligji në ndonjë pjesë, API-ja me vendim refuzon aplikimin vetëm për atë pjesë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 27 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 74 Verify source ↗
Neni 74
If the patent application meets the stated requirements, the API must decide on recognition of the patent right and register the patent; the applicant must pay the listed fees, and the decision is issued after 18 months or earlier priority date if applicable.
Neni 74 Njohja e së drejtës së patentës 1. Nëse konstatohet që aplikimi për patentë përmbush të gjitha kërkesat e përcaktuara në nenet 70 dhe 72, paragrafi 1 të këtij ligji, API-ja nxjerr vendim për njohjen e së drejtës së patentës dhe e regjistron patentën në Regjistrin e patentave. 2. API-ja nxjerr vendimin sipas paragrafit 1 të këtij neni pas skadimit të afatit prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh nga data e dorëzimit të aplikimit, ose nëse kërkohet përparësia, nga data e mëhershme e përparësisë, me kusht që taksa për mirëmbajtjen e patentës, vendimit, publikimit, certifikatës dhe specifikacionit të jenë paguar nga aplikuesi sipas nenit 48 të këtij ligji, apo brenda dy (2) muajve nga marrja e njoftimit të API-së. 3. Patenta e njohur prodhon efekte juridike ndaj palëve të treta nga data e publikimit në Buletinin Zyrtar të API-së. 4. Deri sa të nxirret vendimi sipas nenit 79, paragrafi 2 të këtij ligji, fusha e mbrojtjes përcaktohet sipas përmbajtjes së kërkesave patentore, sipas aplikimit. - 75 Verify source ↗
Neni 75
The patent office publishes the registered patent after the patent-right decision is made. The applicant may ask for that decision and publication earlier, but only after three months from filing (or from the earlier priority date) and only if the extra fee has been paid.
Neni 75 Publikimi i patentës së regjistruar 1. API-ja publikon patentën pas vendimit për njohjen e të drejtës së patentës sipas nenit 74, paragrafit 1 të këtij ligji. 2. Aplikuesi mund të kërkojë që vendimi për njohjen e të drejtës së patentës të lëshohet dhe të publikohet edhe para skadimit të afatit kohor sipas nenit 74, paragrafi 2 të këtij ligji, por jo para tre (3) muajve nga data e dorëzimit të aplikimit, ose nëse është kërkuar përparësia, nga data e mëhershme e përparësisë, me kusht që të jetë paguar taksa shtesë sipas nenit 48 të këtij ligji. 3. Përmbajtja e publikimit të patentës së regjistruar përcaktohet me akt nënligjor. - 76 Verify source ↗
Neni 76
Pronari i patentës ka të drejtë të marrë certifikatën e patentës pasi të jetë lëshuar vendimi.
Neni 76 Certifikata e patentës 1. Pronarit të patentës i lëshohet certifikata e patentës pas lëshimit të vendimit. 2. Përmbajtja dhe forma e certifikatës sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 77 Verify source ↗
Neni 77
Patent owners are to receive the patent specification after the decision is issued, and the Ministry issues a subordinate act on its content and form.
Neni 77 Specifikacioni i patentës 1. Pronarit të patentës i lëshohet specifikacioni për patentë pas lëshimit të vendimit. 2. Përmbajtja dhe forma e specifikacionit për patentë sipas paragrafit 1 të këtij neni përcaktohet me akt nënligjor. të nxjerrë nga Ministria. - 78 Verify source ↗
Neni 78
The patent owner must file written evidence with API and pay the decision fee within the stated deadlines; if the patent recognition procedure is still unfinished, the applicant must notify API and API may extend the deadline by up to three months.
Neni 78 Dorëzimi i dëshmisë për patentën e regjistruar pranë zyrave përkatëse 1. Pronari i patentës i dorëzon API-së dëshmi me shkrim që shpikja e patentuar është në pajtim me të gjitha kërkesat e përcaktuara në nenet 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13 dhe 14 të këtij ligji, më së voni pas skadimit të vitit të nëntë të afatit të patentës. 2. Pronari i patentës paguan taksën për lëshimin e vendimit, sipas nenit 48 të këtij ligji, kur e dorëzon dëshminë sipas paragrafit 1 të këtij neni, ose brenda dy (2) muajve nga pranimi i njoftimit nga API. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 28 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 3. Dëshmia me shkrim, sipas paragrafit 1 të këtij neni, e patentës së dhënë për të njëjtën shpikje nga Zyra Evropiane e Patentave, ose nga ndonjëra prej zyrave kombëtare që në bazë të Traktatit të Bashkëpunimit për Patenta, ka statusin e Autoritetit të Shqyrtimit Paraprak Ndërkombëtar për aplikimet për patenta ndërkombëtare, si dhe zyrat e tjera me të cilat API ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në kohën e dorëzimit të dëshmisë sipas paragrafit 1 të këtij neni. Dëshmia duhet të jetë e përkthyer në gjuhët zyrtare. 4. Nëse procedura e njohjes së patentës në ndonjërën nga zyrat përkatëse nuk është përfunduar ende, aplikuesi njofton API-në brenda afatit kohor të paraparë sipas paragrafit 1 të këtij neni, si dhe API mund të zgjasë afatin kohor më së shumti deri në tre (3) muaj pas përfundimit të procedurës së ekzaminimit material në zyrën përkatëse. Nëse dëshmia nuk dorëzohet në afatin e caktuar, zbatohen dispozitat e paragrafit 1 të nenit 80 të këtij ligji. - 79 Verify source ↗
Neni 79
Nëse pronari i patentës nuk dorëzon dëshmitë sipas nenit 78, patenta skadon; API-ja mund të nxjerrë vendime për vlefshmërinë e shpikjes, t’i njoftojë pronarin dhe të kërkojë komente brenda 2 muajve.
Neni 79 Vendimet pas dorëzimit të dëshmisë 1. Nëse pronari i patentës nuk dorëzon dëshmitë sipas nenit 78, paragrafi 1 të këtij ligji, patenta skadon në datën e përfundimit të vitit të dhjetë të patentës. 2. Nëse në bazë të dëshmisë së dorëzuar, API-ja konstaton se shpikja: 2.1. përmbush tërësisht kërkesat për patentueshmëri të përcaktuara me nenin 78, paragrafi 1, të këtij ligji, API-ja nxjerr vendim ku deklaron se shpikja e patentuar përmbush kërkesat për patentueshmëri; 2.2. përmbush vetëm pjesërisht kushtet për patentueshmëri të përcaktuara sipas nenit 78, paragrafit 1 të këtij ligji, API-ja nxjerr vendim ku deklaron që shpikja e patentuar i përmbush kërkesat për patentueshmëri vetëm pjesërisht, si dhe ndryshon kërkesën për njohjen e patentës, përkatësisht ri- nxjerr specifikacionin për patentë sipas kërkesës së pronarit. 3. Nëse API-ja vlerëson se shpikja nuk përmbushë kushtet për patentueshmëri të përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 78 të këtij ligji, ajo nxjerrë vendim duke deklaruar që patenta dhe aplikimi për patentë shpallen të pavlefshme. 4. API-ja njofton pronarin e patentës për vendimet e parapara me paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni, si dhe e njofton atë që të dorëzojë komente me shkrim brenda dy (2) muajve nga dita e pranimit të njoftimit. 5. Nëse pronari i patentës nuk i përgjigjet njoftimit brenda afatit të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, API-ja nxjerr vendim ku deklaron se patenta dhe aplikimi nuk kanë pasur efekt. 6. Kur në bazë të dëshmisë së dorëzuar me shkrim, API konstaton që patenta e dhënë nuk përmbush kërkesat sipas nenit 53 të këtij ligji, pronari i patentës ndan patentën në një ose më shumë patenta, duke ruajtur datën e dorëzimit të aplikimit fillestar ose datën e përparësisë, nëse është kërkuar e drejta për përparësi, me kusht që të jenë paguar taksat e përcaktuara. 7. Shënimet përkatëse nga vendimi i cekur në këtë nen publikohen në Buletinin Zyrtar, siç është përcaktuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 80 Verify source ↗
Neni 80
An applicant or patent owner who missed a deadline despite due care may ask to restore the patent right, but must do so within the stated time limits and meet the listed conditions.
Neni 80 Rivendosja e të drejtave 1. Nëse aplikuesi ose pronari i patentës, përkundër kujdesit të duhur të kërkuar nga rrethanat, nuk ka vepruar brenda afatit kohor të përcaktuar me këtë ligj apo akt nënligjor në lidhje me përmbushjen e obligimeve në afat ndaj API-së, gjë që rezulton me humbjen e të drejtës së fituar përmes aplikimit për patentë ose patentës, ai/ ajo mund të paraqesë kërkesë për rivendosjen e së drejtës për njohjen e patentës. 2. API-ja aprovon kërkesën për rivendosjen e së drejtës për njohjen e patentës me vendim, me kusht që aplikuesi: GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 29 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 2.1. të paraqesë kërkesën për rivendosje të të drejtës dhe të paguajë taksën sipas nenit 48 të këtij ligji; 2.2. të paraqesë bazën ligjore dhe faktet në të cilën mbështetet kërkesa; 2.3. të përmbushë veprimet që nuk janë ndërmarrë brenda afatit të caktuar kohor. 3. Kërkesa për rivendosjen e të drejtave mund të dorëzohet brenda tre (3) muajve, duke llogaritur prej datës kur pushon së ekzistuari arsyeja e mospërmbushjes, si dhe nëse aplikuesi është vënë në dijeni për këtë mospërmbushje në afat të mëvonshëm, llogaritja bëhet prej ditës kur ka fituar dijeni për këtë. 4. Kërkesa sipas paragrafit 1 të këtij neni nuk dorëzohet pas skadimit të një (1) viti nga data e dështimit për të përmbushur afatin kohor. 5. Para vendimit për refuzimin e plotë ose të pjesshëm, API-ja njofton paraqitësin e kërkesës për rivendosjen e të drejtave me arsyet për të cilat refuzon kërkesën tërësisht apo pjesërisht, si dhe e fton paraqitësin të deklarohet lidhur me njoftimin në afat prej dy (2) muajve nga data e pranimit së njoftimit. 6. Rivendosja e të drejtave nuk mund të kërkohet në rast të dështimit të përmbushjes së afateve kohore për veprimet vijuese: 6.1. paraqitjen e kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni; 6.2. paraqitjen e kërkesës për vazhdimin e afatit; 6.3. paraqitjen e kërkesës të referuar në nenet 63, 67 dhe 68 të këtij ligji; 6.4. paraqitjen e kërkesës të referuar në nenin 81 të këtij ligji; 6.5. të gjitha vendimet në procedurat para API-së, të cilat përfshijnë disa palë. 7. Përmbajtja e kërkesës, kushtet dhe procedura lidhur me kërkesën sipas paragrafit 1 të këtij neni, si dhe publikimin e të dhënave lidhur me rivendosjen e drejtës përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. 8. Çdo person që ka përdorur ose ka bërë përgatitje efektive e serioze, në mirëbesim, për përdorimin e shpikjes e cila është subjekt i një patenti të dhënë në periudhën ndërmjet humbjes të së drejtave sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe publikimit në Buletinin Zyrtar të rivendosjes së këtyre të drejtave të përcaktuara, mund të vazhdojë përdorimin e tillë pa kompensim të dëmeve, në rrjedhën e punës së tij ose për nevojat e tyre. - 81 Verify source ↗
Neni 81
Aplikuesi ose pronari i patentës may request continuation of the patent procedure if missed obligations caused loss of patent-related rights, subject to paying the fee and meeting the stated conditions.
Neni 81 Vazhdimi i procedurës 1. Nëse aplikuesi ose pronari i patentës nuk ka përmbushur obligimet ndaj API-së në afatin kohor dhe mospërmbushja e tillë rezulton drejtpërdrejt me humbje të të drejtave të dhëna sipas kërkesës për patentë ose nga patenta, ai mund të paraqesë kërkesë për vazhdimin e procedurës në lidhje me aplikimin për patentë ose patentën. 2. API miraton kërkesën për vazhdimin e procedurës, me kusht që aplikuesi: 2.1. të paraqesë kërkesë për vazhdimin e procedurës dhe të përmbushë të gjitha veprimet e pakryera brenda afatit të caktuar, dhe 2.2. paguan taksën sipas nenit 48 të këtij ligji. 3. Kërkesa për vazhdimin e procedurës mund të dorëzohet brenda dy (2) muajve nga data në të cilën aplikuesi është njoftuar me pasojat juridike të referuara në paragrafin 1 të këtij neni. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 30 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 4. Në qoftë se nuk janë kryer obligimet brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, apo nuk janë paguar taksat sipas nenit 48 të këtij ligji, konsiderohet se kërkesa për vazhdimin e procedurës nuk është paraqitur dhe për këtë nxirret vendim nga API-ja. 5. Kërkesa për vazhdimin e procedurës nuk pranohet nëse aplikuesi nuk ka përmbushur kushtet e mëposhtme: 5.1. paraqitjen e kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni; 5.2. paraqitjen e kërkesës për vazhdimin e afatit në njoftimet e lëshuara nga API; 5.3. pagesën e taksës administrative dhe pagesën e taksës për mirëmbajtjen e patentës; 5.4. paraqitjen e kërkesës të referuar në nenet 63, 67 dhe 68 të këtij ligji; 5.5. të gjitha vendimet në procedurat para API-së, që përfshijnë disa palë. 6. Nëse API-ja aprovon kërkesën e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, vlejnë dispozitat e përcaktuara në paragrafin 7 të nenit 80 të këtij ligji. KAPITULLI XI KOHËZGJATJA, MIRËMBAJTJA DHE NDËRPRERJA E SË DREJTËS SË PATENTËS - 82 Verify source ↗
Neni 82
A patent lasts 20 years from the date the application is filed.
Neni 82 Kohëzgjatja e mbrojtjes Afati i patentës është njëzet (20) vite nga data e dorëzimit të aplikimit. - 83 Verify source ↗
Neni 83
Annual patent fees start in year 3 and continue each year after filing. If the owner misses payment, there is a 6-month extra period with an additional fee. If maintenance fees are not paid, the patent expires the day after the payment deadline.
Neni 83 Mirëmbajtja dhe ndërprerja e patentës 1. Taksa vjetore paguhet prej vitit të tretë dhe çdo viti vijues, llogaritur nga data e paraqitjes së aplikimit. 2. Nëse pronari i patentës nuk paguan taksat e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, ai mund t’i paguajë ato në afatin shtesë prej gjashtë (6) muajsh, bashkë me taksë shtesë të përcaktuar me akt nënligjor. 3. Nëse pronari i patentës nuk paguan taksat e parapara për mirëmbajtje të patentës, vlefshmëria e patentës përfundon ditën e parë pas skadimit të afatit të paraparë për pagesë. 4. Mirëmbajtja e të drejtave të dhëna me patentë kushtëzohet me pagesën e taksave vjetore, të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. 5. Taksa për mirëmbajtjen e patentës mund të paguhet nga cilido person. KAPITULLI XII CERTIFIKATA PËR MBROJTJEN E PRODUKTEVE FARMACEUTIKE DHE PRODUKTEVE BIMORE - 84 Verify source ↗
Neni 84
This article defines terms used for supplementary protection certificates for medicines and plant protection products.
Neni 84 Kuptimi i shprehjeve 1. Shprehjet e përdorura në lidhje me Certifikatën e Mbrojtjes Plotësuese kanë këto kuptime: 1.1. produkt mjekësor - çdo substancë apo kombinim i substancave të destinuara për trajtimin apo parandalimin e sëmundjeve tek qeniet njerëzore, shtazët, si dhe çdo substancë apo kombinim i substancave, të cilat mund t’u jepen qenieve njerëzore apo kafshëve me qëllim të rivendosjes, GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 31 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT korrigjimit ose modifikimit të funksioneve fiziologjike të tyre, ose për të bërë një diagnozë mjekësore; 1.2. produkt - substanca aktive ose kombinimi i përbërësve aktivë të një produkti mjekësor; 1.3. patenta bazë - është patentë e përcaktuar nga mbajtësi i saj për zhvillimin e procedurës për dhënien e Certifikatës të Mbrojtjes Plotësuese, për të mbrojtur produktin si të tillë, siç përcaktohet në nën-paragrafin 1.2 të nenit 84 të këtij ligji, apo procesin për të përfituar një produkt apo aplikimin e një produkti; 1.4. autorizimi i parë për vendosje në treg - autorizimi i parë për të vendosur në treg një produkt si produkt mjekësor i destinuar për njerëzit apo kafshët në Republikën e Kosovës apo në Bashkimin Evropian; 1.5. aplikimi për zgjatje të afatit - aplikimi për zgjatje të afatit të certifikatës sipas nenit 85 të këtij ligji; 1.6. prodhues – personi në dobi të të cilit krijohet produkti apo produkti mjekësor që përmban produktin me qëllim të eksportimit në vendet e treta apo me qëllim të magazinimit. 2. Termat e përdorur në lidhje me Certifikatën e Mbrojtjes Plotësuese për produktet në mbrojtjen e bimëve – më tutje në tekst - Certifikatat - kanë këto kuptime: 2.1. produkt për mbrojtjen e bimëve - nënkupton substancën aktive ose preparat që përmban një ose më shumë substanca aktive, të vëna në dispozicion te shfrytëzuesit dhe të destinuara për të: 2.1.1. mbrojtur bimët ose produktet bimore nga organizmat e dëmshëm ose për parandalimin e veprimit të organizmave të tillë, për aq sa substanca ose preparatet nuk definohen ndryshe; 2.1.2. ndikuar në proceset jetësore të bimëve, përveç si lëndë ushqyese (si rregullator për rritje të bimëve); 2.1.3. ruajtur produktet bimore, për aq sa substanca ose produkte të tilla nuk i nënshtrohen dispozitave të veçanta mbi mjetet për ruajtje; 2.1.4. shkatërrojë bimët e padëshiruara ose pjesët e bimëve, të kontrollojnë ose parandalojnë rritjen e padëshirueshme e bimëve. 2.2. substancë - elementi kimik ose komponimet e tij, qoftë nëse ato lindin natyrshëm, ose me prodhim, përfshirë çdo papastërti që pashmangshmërisht rezulton nga procesi i prodhimit; 2.3. substanca aktive – substanca ose mikroorganizmi, duke përfshirë edhe viruset, që ka veprime të veçanta ose të përgjithshme ndaj organizmave të dëmshëm, në bimë, pjesë të bimëve ose produkteve; 2.4. preparat - përzierja apo tretësira e përbërë nga dy ose më shumë substanca, prej të cilave të paktën njëra është substancë aktive, të destinuara për përdorim si produkt për mbrojtjen e bimëve; 2.5. bimë - bima e gjallë dhe pjesa e bimës së gjallë, përfshirë edhe frutat e freskëta dhe farat; 2.6. produkt bimor - produkti në gjendje të papërpunuar ose që ka pësuar vetëm përgatitje të thjeshta si bluarje, tharje ose ndrydhje, që rrjedh nga bimët, por duke përjashtuar vetë bimët siç përcaktohet në nën-paragrafin 2.5 të këtij paragrafi; 2.7. organizmat e dëmshëm – dëmtuesit e bimëve ose produkteve bimore që i përkasin botës bimore dhe shtazore, siç janë edhe viruset, bakteriet dhe mikroplazmat dhe patogjenët e tjerë; 2.8. produkt - substanca aktive siç përcaktohet në nën-paragrafin 2.3. të këtij paragrafi, apo kombinimi GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 32 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT i substancave aktive të një produkti për mbrojtjen e bimëve; 2.9. patenta bazë është patentë e përcaktuar nga mbajtësi i saj me qëllim të zhvillimit të procedurës për dhënien e Certifikatës së Mbrojtjes Plotësuese, për të mbrojtur produktin si të tillë, siç përcaktohet në nenin 84, paragrafin 2, nën-paragrafin 2.8 të këtij ligji, apo preparatin e përcaktuar në nenin 84, paragrafin 2, nënparagrafin 2.4 të këtij ligji, ose procesin për të përfituar një produkt apo për aplikimin e një produkti; 2.10. autorizimi i parë për vendosjen e produktit në treg - autorizimi i parë për vendosjen e produkteve si produkte për mbrojtjen e bimëve në treg në Republikën e Kosovës apo në Bashkimin Evropian. - 85 Verify source ↗
Neni 85
This article sets when a certificate is issued, when it starts, how long it can last, and who decides its duration.
Neni 85 Kohëzgjatja e certifikatës 1. Certifikata jepet në përputhje me dispozitat e këtij ligji në rastet kur një patentë bazë është dhënë për një produkt i cili është pjesë përbërëse e një produkti medicinal i destinuar për njerëzit apo kafshët, ose për një produkt për mbrojtjen e bimëve, për t’u vendosur në treg i cili kërkon autorizimin paraprak nga organi shtetëror kompetent. 2. Certifikata hyn në fuqi menjëherë pas skadimit të afatit ligjor të patentës bazë. 3. Të drejtat e fituara me certifikatë vazhdojnë për një periudhë të barabartë me kohën e kaluar midis datës së dorëzimit së aplikimit për patentë bazë dhe datës së autorizimit të parë në vendin e produktit të mbrojtur nga patenta e tillë në treg, të reduktuar në një periudhë prej pesë (5) vjetësh. 4. Kohëzgjatja e Certifikatës nuk mund të kalojë mbi pesë (5) vjet nga data në të cilën ajo hyn në fuqi. 5. Periudha e përcaktuar në paragrafët 3 dhe 4 të këtij neni zgjatet për gjashtë (6) muaj për rastet në të cilat zbatohet neni 85 i këtij ligji. Në këtë rast kohëzgjatja e periudhës së përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni mund të zgjatet vetëm një herë. 6. Kohëzgjatja e certifikatës përcaktohet me vendim që nxirret nga API. 7. Autorizimi fillestar i përkohshëm duhet të merret parasysh për vlerësimin e kohëzgjatjës së certifikatës vetëm nëse përcjellët nga një autorizim përfundimtar për produktin e njëjtë. - 86 Verify source ↗
Neni 86
A certificate is issued on the base patent owner’s request, when the listed conditions are met.
Neni 86 Kushtet për marrjen e certifikatës 1. Certifikata lëshohet me kërkesë të pronarit të patentës bazë, në datën e dorëzimit të aplikimit për certifikatë, me kusht që të jenë përmbushur kushtet në vijim: 1.1. që produkti të mbrohet me patentën bazë në fuqi; 1.2. që autorizimi të jetë dhënë në pajtueshmëri me rregulloret specifike, i cili është ende në fuqi për vendosjen e produktit në treg, si produkt mjekësor i destinuar për njerëz ose kafshë, respektivisht produkt për mbrojtjen bimore; 1.3. që produkti nuk ka qenë më parë lëndë e certifikatës; 1.4. që autorizimi sipas nënparagrafit 1.2 të këtij paragrafi është autorizimi i parë për të vendosur në treg një produkt si produkt mjekësor i destinuar për njerëzit ose kafshët, respektivisht produkt për mbrojtjen e bimëve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 33 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 87 Verify source ↗
Neni 87
Applications for a certificate must be filed with the API within 6 months, with an alternative 6-month period if the authorization was granted before the base patent. The article also allows certain extension requests and sets a latest filing window of 2 years before certificate expiry.
Neni 87 Aplikimi për Certifikatë 1. Aplikimi për Certifikatë dorëzohet në API brenda gjashtë (6) muajve nga data e dhënies së autorizimit, sipas nenit 86, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.2 të këtij ligji, si dhe nëse autorizimi është dhënë para dhënies së patentës bazë, brenda gjashtë (6) muajve nga data e dhënies së patentës. 2. Aplikimi për kohëzgjatjen e afatit të përmendur në paragrafin 5 të nenit 85 të këtij ligji mund të bëhet në API kur paraqitet aplikimi për certifikatë ose kur aplikimi për certifikatë është ende i pazgjidhur dhe plotësohen kushtet e përcaktuara në paragrafin 4 dhe 5, të nenit 88 të këtij ligji. Aplikimi për kohëzgjatje të afatit të certifikatës së dhënë mund të parashtrohet jo më vonë se dy (2) vite para skadimit të afatit të certifikatës. - 88 Verify source ↗
Neni 88
An applicant for a certificate must file an application with the required details and documents; extension requests need extra supporting documents, and the application form is set by a ministerial subordinate act.
Neni 88 Përmbajtja e aplikimit për Certifikatë 1. Procedura për dhënien e Certifikatës fillon me parashtrimin e aplikimit, i cili përmban: 1.1. Kërkesën për dhënien e Certifikatës, e cila në veçanti përmban: 1.1.1. emrin dhe adresën e aplikuesit; 1.1.2. emrin dhe adresën e përfaqësuesit të autorizuar, nëse ka të tillë; 1.1.3. numrin e patentës bazë dhe titullin e shpikjes: 1.1.4. numrin dhe datën e autorizimit të parë për të vendosur produktin në treg, dhe, nëse autorizimi ashtu siç është dorëzuar nuk është autorizimi i parë për të vendosur produktin në Bashkimin Evropian, numrin dhe datën e autorizimit të tillë. 1.2. kopjen e autorizimit për vendosjen e produktit në treg, në të cilin identifikohet produkti dhe i cili përmban në veçanti numrin, datën e autorizimit dhe përmbledhjen e karakteristikave të produktit të lëshuar nga autoriteti kompetent në procedurat e përcaktuara me akte nënligjore., të nxjerrë nga Ministria; 1.3. dëshminë që tregon identitetin e produktit, dispozitën ligjore sipas së cilës është zhvilluar procedura e autorizimit, si dhe një kopje të njoftimit në Buletin ku është publikuar informacioni lidhur me autorizimin, nëse autorizimi i përmendur në nënparagrafin 1.2. të këtij neni nuk është autorizim i parë për vendosjen e produktit në treg në Bashkimin Evropian; 1.4. dëshminë për pagesën e taksës për kërkesën për dhënie të certifikatës si dhe për aplikimin për zgjatje të afatit të certifikatës. 2. Nëse aplikuesi për certifikatë është pronar i më shumë se një patente të të njëjtit produkt, atij i jepet vetëm një certifikatë për atë produkt: 2.1. nëse dy ose më shumë aplikime kanë të bëjnë me të njëjtin produkt dhe burojnë nga dy apo më shumë pronarë të patentave të ndryshme, secilit pronar mund t’i jepet nga një certifikatë për këtë produkt. 3. Kur në aplikimin për certifikatë përfshihet kërkesa për zgjatje të afatit: 3.1. kërkohet kopja e deklaratës në të cilën tregohet pajtueshmëria me planin e kompletuar të hulumtimeve pediatrike siç është cekur në nenin 85 të këtij ligji; 3.2. kur është e domosdoshme, përveç kopjes së autorizimit për të vendosur produktin në tregun e referuar në nënparagrafin 1.2 të këtij neni, mund të kërkohet edhe dëshmia e posedimit të autorizimit GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 34 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT për vendosjen e produktit në tregun e të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian. 4. Kur aplikimi për certifikatë është në fazën e ekzaminimit, kërkesa për kohëzgjatje të afatit në pajtim me nenin 87, paragrafin 2 të këtij ligji duhet t’i përfshijë të dhënat e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, si dhe një referencë për aplikimin për certifikatë, tashmë të dorëzuar. 5. Kërkesa për zgjatje të afatit të kohëzgjatjes të certifikatës në fjalë duhet t’i përfshijë të dhënat e përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni, si dhe kopjen e certifikatës tashmë të lëshuar. 6. Kërkesa e përcaktuar në nën-paragrafin 1.1 të paragrafit 1 të këtij neni, duhet të dorëzohet në formën dhe përmbajtjen e cila përcaktohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 89 Verify source ↗
Neni 89
API must formally review certificate applications when they are submitted, and the applicant must fix any missing elements within one month after notice.
Neni 89 Shqyrtimi formal 1. API kryen shqyrtimin formal në momentin e dorëzimit të aplikimit për Certifikatë. 2. Me shqyrtim formal konstatohet nëse: 2.1. aplikimi është dorëzuar në formën e duhur dhe nëse përmban të dhënat të përcaktuara në nenin 88, paragrafin 1 të këtij ligji; 2.2. është bërë pagesa e taksës e përcaktuar me nenin 88, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.7 të këtij ligji; 2.3. aplikimi është dorëzuar brenda periudhës së paraparë me nenin 87 të këtij ligji; 2.4. aplikimi shoqërohet me dëshminë e përcaktuar në nenin 88, paragrafin 1, nën-paragrafët 1.4, 1.5, 1.6 dhe paragrafin 4 të këtij ligji; 2.5. patenta bazë ka qenë në fuqi në kohën e dorëzimit të aplikimit për certifikatë. 3. Nëse aplikimi për certifikatë nuk përmban elementet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, API njofton aplikuesin që të korrigjojë mangësitë brenda periudhës një (1) mujore nga pranimi i njoftimit. 4. Nëse aplikuesi nuk korrigjon mangësitë e theksuara në njoftim brenda afatit të përcaktuar kohor, API nxjerr vendimin për refuzimin e aplikimit për Certifikatë. 5. Nëse aplikuesi korrigjon mangësitë brenda afatit të përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, API vazhdon procedurën. 6. Dispozitat e këtij neni zbatohen edhe për kërkesat për zgjatjen e afatit. - 90 Verify source ↗
Neni 90
The API checks whether the listed conditions are met when examining an application and then grants or refuses the Certificate.
Neni 90 Procedura e shqyrtimit material 1. Me shqyrtim material, API konstaton nëse: 1.1. kushtet për marrjen e Certifikatës të përcaktuara në nenin 86 të këtij ligji janë përmbushur në datën e dorëzimit të kërkesës; 1.2. produkti për të cilin aplikohet për Certifikatë është i mbrojtur me patentën bazë; 1.3. autorizimi për vendosjen e produktit në treg është dhënë në mënyrën siç është përcaktuar me rregullore të veçantë; 1.4. produkti tashmë nuk është lëndë e Certifikatës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 35 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 2. Nëse API konstaton se janë plotësuar kushtet e përcaktuara, nxjerr vendimin për dhënien e Certifikatës. 3. Nëse API konstaton se nuk janë plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara, nxjerr vendimin për refuzimin e Certifikatës. 4. Paragrafët 1 deri 3 të këtij neni zbatohen edhe për aplikimet e kohëzgjatjes së afatit. - 91 Verify source ↗
Neni 91
A certificate must include specified identifying and authorization details, including the holder’s name and address, patent number, invention title, market authorization details, and the certificate’s duration.
Neni 91 Përmbajtja e Certificatës 1. Certifikata përmban: 1.1. emrin, adresën e bartësit të certifikatës; 1.2.numrin e patentës bazë; 1.3. titullin e shpikjes; 1.4. numrin dhe datën e autorizimit për të vendosur produktin në treg, emrin e produktit të identifikuar në autorizim; 1.5. numrin dhe datën e autorizimit të parë për të vendosur produktin në treg, sipas nevojës, bazuar në dispozitat e nenit 88, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.3 të këtij ligji; 1.6. kohëzgjatjen e certifikatës. - 92 Verify source ↗
Neni 92
Data from the certificate are entered in the API Register, which is created under a subordinate act issued by the Minister.
Neni 92 Regjistrimi i të dhënave në regjistër Të dhënat nga Certifikata shënohen në Regjistrin e API-së, të krijuar sipas një akti nënligjor të nxjerr nga Ministri. - 93 Verify source ↗
Neni 93
This article limits the protection of the certificate and sets notice, form, labeling, and compliance duties for manufacturers.
Neni 93 Lënda dhe efekti i mbrojtjes 1. Brenda kufijve të mbrojtjes që ofrohet nga patenta bazë, mbrojtja e ofruar nga Certifikata duhet të kufizohet vetëm tek produkti i mbuluar nga autorizimi për vendosje në treg të produktit medicinal të dedikuar për njerëzit apo kafshët, përkatësisht për mbrojtjen e bimëve, si dhe për çdo përdorim të produktit si produkt medicinal të dedikuar për njerëzit apo kafshët, përkatësisht për mbrojtjen e bimëve, që është autorizuar para skadimit të Certifikatës. 2. Duke iu referuar paragrafit 1 të këtij neni, Certifikata i ofron pronarit të patentës bazë ose pasardhësit të tij ligjor të drejtat e njëjta që ofrohen nga patenta bazë, si dhe kjo Certifikatë i nënshtrohet kufizimeve dhe obligimeve të njëjta. 3. Pa anashkaluar paragrafin 1, Certifikata nuk ofron mbrojtje kundër disa veprimeve të cilat ndryshe do të kërkonin pëlqimin e mbajtësit të Certifikatës, nëse plotësohen kushtet si në vijim: 3.1. veprimet përfshijnë si vijon: 3.1.1. prodhimin e një produkti apo produkti mjekësor që përmban atë produkt, për qëllime të eksportit në vendet e treta; apo 3.1.2. çfarëdo veprimi i ngjashëm që është absolutisht i domosdoshëm për bërjen, në Bashkimin Evropian, të referuar në nënparagrafin 3.1.1 të këtij neni apo për vetë eksportin; ose GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 36 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 3.1.3. prodhimi, jo më herët se gjashtë muaj, para skadimit të Certifikatës, i një produkti, apo produkti mjekësor që përmban produktin, për qëllime të magazinimit në Shtetin Anëtar të Bashkimit Evropian ku është bërë, në mënyrë që të vendoset ai produkt, apo produkti mjekësor që përmban produktin, në tregun e Shtetit Anëtar të Bashkimit Evropian pas skadimit të certifikatës përkatëse, apo 3.1.4. çfarëdo veprimi i ngjashëm që është tejet i domosdoshëm për prodhimin, në Bashkimin Evropian, të përmendur tek nën – nënparagrafi 3.1.3 i këtij paragrafi, apo për vetë magazinimin, me kusht që veprimi i tillë i ngjashëm të jetë kryer jo më herët se gjashtë (6) muaj para skadimit të certifikatës. 3.2. Prodhimi, përmes mjeteve të përshtatshme, duhet ta njoftojë API-në për qëllimet e veta për të inicuar prodhimin në Kosovë, si dhe duhet ta informojë mbajtësin e certifikatës, me informacionet e parapara me paragrafin 6 të këtij neni, jo më vonë se tre (3) muaj para fillimit të prodhimit në Kosovë, apo jo më vonë se tre (3) muaj para veprimit të parë, para prodhimit të tillë, që ndryshe do të ishte i ndaluar me mbrojtjen që ofrohet nga certifikata, cilado që ndodhë më herët; 3.3. Nëse informacioni i dhënë në paragrafin 6 të këtij neni ndërron, prodhuesi e njofton API-në duke dorëzuar një formë standarde të njoftimit, dhe e njofton mbajtësin e Certifikatës, para se këto ndryshime të kenë filluar të prodhojnë efekt; 3.4. në rast se produktet, apo produktet mjekësore që përmbajnë produktet, të bëra për qëllime të eksportit në vendet e treta, prodhuesi siguron se llogoja, në formën e përcaktuar në Shtojcën 1 të Rregullores BE 2019/933, i është vendosur paketimit të jashtëm të produktit, apo produktit mjekësor që përmban produktin e refereruar në nën-paragrafin 3.1.1 të këtij paragrafi, si dhe, sipas rastit, në paketimin e drejtpërdrejtë; 3.5. prodhuesi është në pajtim me paragrafin 10 të këtij neni dhe ka paguar taksat. 4. Përjashtimi nga paragrafi 2 i këtij neni nuk vlen për asnjë veprim apo aktivitet të ndërmarrë për importin e produkteve, apo produkteve mjekësore që përmbajnë këto produkte, në Bashkimin Evropian vetëm për qëllime të ripaketimit, rieksportimit apo ruajtjes. 5. Informacioni i ofruar për mbajtësin e certifikatës për qëllime të nën-paragrafëve 3.2 dhe 3.3 të paragrafit 3 të këtij neni duhet të përdoret ekskluzivisht për të verifikuar nëse janë plotësuar kushtet e këtij neni, dhe, kur vlen, për të iniciuar procedura për mospërputhje. 6. Prodhuesi duhet të ofrojë informacionet vijuese në formë standarde të njoftimit që duhet të dorëzohet në API: 6.1. emrin dhe adresën e prodhuesit; 6.2. të dhëna nëse prodhimi bëhet me qëllim të eksportit, për qëllim të ruajtjes apo për qëllime edhe të eksportit dhe ruajtjes; 6.3. Shteti Anëtar i Bashkimit Evropian ku prodhohet, dhe nëse vlen, edhe ku ruhet, si dhe që Shteti Anëtar nuk do të ndërmarrë veprimin e parë, nëse ka, para prodhimit; 6.4. numri i certifikatës së dhënë në Shtetin Anëtarë të Bashkimit Evropian të prodhimit dhe numri i certifikatës së dhënë në Shtetin Anëtar të veprimit të parë të ngjashëm, nëse ka, para bërjes; dhe 6.5. për produkte mjekësore që eksportohen në vendet e treta jashtë Bashkimit Evropian, numrin e referencës të autorizimit të marketingut, apo një ekuivalent të autorizimit të tillë, në çdo vend të tretë të eksportit, sapo të jetë e disponueshme publikisht. 7. Prodhuesi duhet të përdorë formularët standardë në Shtojcën Ia të Rregullorës BE 2019/933 për të njoftuar GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 37 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT API-në, sipas nën-paragrafit 3.2 dhe 3.3 të paragrafit 3 të këtij neni. Informacioni i ofruar shënohet në Regjistrin e Certifikatave. 8. Mosrespektimi i dispozitave të nën-paragrafit 6.5 të paragrafit 6 të këtij neni në lidhje me vendet e treta ndikon vetëm në eksportin në vendin e tillë, ndërsa eksportet e tilla nuk përfitojnë nga këto lirime. 9. Prodhuesi duhet të sigurojë se produktet mjekësore të prodhuara për qëllime eksporti në vendet e treta nuk përmbajnë identifikues unikë aktivë në kuptim të Rregullorës së Deleguar të Komisionit (EU) 2016/61. 10. Prodhuesi duhet të sigurojë, me mënyra të përshtatshme dhe të dokumentuara, se secili person në marrëdhënie kontraktuale me prodhuesin, i cili kryen veprime sipas nënparagrafit 3.1 të paragrafit 3 të këtij neni, të njoftohet dhe është plotësisht në dijeni që: 10.1. këto veprime i nënshtrohen paragrafit 3 të këtij neni; 10.2. vendosja në treg, importi apo re-importi i produkteve apo produkteve mjekësore që përmbajnë produktin, të referuara në nënparagrafin 3.1.1 të paragrafit 3 të këtij neni, apo vendosja në treg e produktit apo produktit mjekësor që përmban produktin, të referuar në nënparagrafin 3.1.3 të paragrafit 3 të këtij neni, mund të shkelë certifikatën e përmendur në paragrafin 3 të këtij neni, aty ku vlen, si dhe për aq sa zbatohet certifikata. - 94 Verify source ↗
Neni 94
API-ja must publish data about certificate applications, grant decisions, and application refusals. The Minister may set by subordinate act the data for certificate renewal applications and termination.
Neni 94 Publikimi 1. API-ja publikon të dhënat lidhur me aplikimin për Certifikatë, vendimin për dhënien, ose të dhënat në lidhje me refuzimin e aplikimit për Certificatë. 2. Të dhënat lidhur me aplikimin për vazhdimin e Certifikatës dhe për ndërprerjen e saj përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 95 Verify source ↗
Neni 95
Certifikata vlen për periudhën e dhënë, por mund të përfundojë më herët në disa raste.
Neni 95 Vlefshmëria e Certifikatës 1. Certifikata vlen për periudhën për të cilën jepet. 2. Certifikata përfundon para skadimit të periudhës për të cilën jepet, nëse: 2.1. mbajtësi i certifikatës dorëzon deklaratë me shkrim në API, që heq dorë nga certifikata; 2.2. taksa vjetore për mirëmbajtjen e së cilës nuk është paguar në afatin e caktuar kohor; 2.3. produkti për të cilën është dhënë certifikata nuk është më në treg si rezultat i tërheqjes së autorizimit për ta vendosur atë në treg. 3. API-ja vendos për skadimin e certifikatës në detyrë zyrtare, ose me kërkesën e ndonjë personi të interesuar. - 96 Verify source ↗
Neni 96
A certificate must be declared invalid or annulled if it was issued contrary to this law or if the base patent has ended, been invalidated, or been annulled.
Neni 96 Shpallja e pavlefshmërisë së Certifikatës 1. Certifikata shpallet e pavlefshme apo anulohet nëse: 1.1. është dhënë kundër dispozitave të këtij ligji; 1.2. patenta bazë ka pushuar së ekzistuari sipas dispozitave të neneve 98, 99, 100, dhe 106 të këtij ligji; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 38 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 1.3. patenta bazë është shpallur e pavlefshme apo është anuluar tërësisht ose pjesërisht, me ç’rast produkti për të cilën është dhënë certifikata nuk mbrohet mëtutje nga kërkesa e patentës bazë apo ekzistojnë baza për anulim (shfuqizim), nëse ka përfunduar afati i vlefshmërisë së patentës që do ta kishte arsyetuar anulimin (shfuqizimin) apo kufizimin e tillë. 2. Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me procedurën lidhur me kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së patentës zbatohen edhe për procedurën për shpalljen e anulimit të certifikatës. KAPITULLI XIII PUSHIMI I EFEKTIT TË PATENTËS - 97 Verify source ↗
Neni 97
A granted patent stops being effective if its protection term expires, the annual maintenance fee is not paid, it is surrendered/waived, or it is declared invalid.
Neni 97 Pushimi i efekteve 1. Patenta e dhënë pushon së ekzistuari: 1.1. me skadimin e afatit për mbrojtje sipas nenit 82 të këtij ligji; 1.2. për shkak të mos-pagesës së taksës vjetore të mirëmbajtjes; 1.3. në bazë të dorëzimit apo heqjes dorë; 1.4. në bazë të shpalljes së pavlefshmërisë. 2. Përfundimi i efekteve të patentës regjistrohet në regjistër dhe publikohet. - 98 Verify source ↗
Neni 98
Nëse nuk paguhet taksa vjetore e mirëmbajtjes së patentës, patenta përfundon kur skadon afati i pagesës; API nuk ka detyrim të njoftojë mbajtësin e së drejtës për afatin.
Neni 98 Mospagesa e taksës vjetore të mirëmbajtjes 1. Nëse aplikuesi për patentë ose pronari i patentës nuk paguan taksën për mirëmbajtjen vjetore të të drejtave të patentës të përcaktuara me nenin 83 të këtij ligji, patenta përfundon ditën e skadimit të afatit të pagesës. 2. API nuk është e obliguar të njoftojë bartësin e së drejtës për afatin e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni. - 99 Verify source ↗
Neni 99
The patent owner may surrender the patent, in whole or in part, by written declaration. If third parties have a registered right over the patent, surrender is not allowed without their written consent. The surrender is then registered and published.
Neni 99 Dorëzimi i patentës 1. Pronari i patentës mund të dorëzojë patentën tërësisht ose pjesërisht, me deklaratë me shkrim. Deklarimi i dorëzimit hyn në fuqi ditën vijuese pas ditës që njoftohet API-ja. 2. Pronari i patentës nuk mund të dorëzojë patentën pa pëlqimin me shkrim të personave të tretë nëse ata kanë të regjistruar në regjistër ndonjë të drejtë mbi patentën. 3. Dorëzimi i patentës, regjistrohet në regjistër dhe publikohet në Buletinin Zyrtar. - 100 Verify source ↗
Neni 100
A patent ends when the owner dies, or when a legal person loses legal personality, unless the patent is transferred to an heir or legal successor.
Neni 100 Vdekja ose paaftësia ligjore e bartësit të së drejtës 1. Patenta skadon në ditën e vdekjes së pronarit, respektivisht në ditën e humbjes së subjektivitetit juridik të personit juridik, përpos nëse i bartet trashëgimtarit apo pasardhësit ligjor. 2. Paragrafi 1 i këtij neni vlen edhe për aplikimet për patentë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 39 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT KAPITULLI XIV DEKLARATA E PAVLEFSHMËRISË SË PATENTËS - 101 Verify source ↗
Neni 101
Kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë së patentës duhet të paraqitet në API dhe të përfshijë disa të dhëna dhe prova të caktuara.
Neni 101 Aplikimi për shpalljen e pavlefshmërisë 1. Procedura lidhur me shpalljen e pavlefshmërisë të patentës iniciohet me paraqitje të kërkesës në API. 2. Kërkesa nga paragrafi 1 i këtij neni përmban: 2.1. të dhënat lidhur me paraqitësin e aplikimit; 2.2. numrin e patentës ndaj të cilës është dorëzuar aplikimi, emrin e pronarit të patentës dhe titullin e shpikjes; 2.3. deklarata e shkallës në të cilën patenta është propozuar të jetë e pavlefshme dhe bazat mbi të cilat bazohet propozimi, si dhe cekja e fakteve dhe provave të paraqitura në mbështetje të këtyre bazave; 2.4. të dhënat lidhur me përfaqësuesin e autorizuar të patentave në qoftë se aplikimi është dorëzuar nëpërmjet përfaqësuesit; 2.5. dëshminë për pagesën e taksës administrative për aplikimin për shpalljen e pavlefshmërisë, ashtu siç theksohet në nenin 48 të këtij ligji. - 102 Verify source ↗
Neni 102
A patent is invalid if it was granted for non-patentable subject matter, for an insufficiently clear and complete invention disclosure, or for matter beyond the filed application.
Neni 102 Arsyet për shpalljen e pavlefshmërisë 1. Patenta shpallet e pavlefshme nëse është dhënë: 1.1. për një lëndë që nuk është e patentueshme sipas neneve 7 deri 14 të këtij ligji; 1.2. për një shpikje e cila nuk është paraqitur në mënyrë tejet të qartë dhe të plotë që do të mund të realizohej nga një person me njohuri në atë fushë; 1.3. për lëndën që del jashtë përmbajtjes së aplikimit për patentën që është dorëzuar si e tillë, ose nëse patenta është dhënë për një aplikim me ndarje ose një aplikim të ri të dorëzuar sipas nenit 111 paragrafi 4 të këtij ligji. - 103 Verify source ↗
Neni 103
Kushdo person fizik ose juridik mund të paraqesë deklaratë pavlefshmërie të patentës në çdo kohë gjatë mbrojtjes me patentë; API-ja mund ta nisë edhe sipas detyrës zyrtare.
Neni 103 Periudha për dorëzimin dhe personat që kanë të drejtë të shpallin pavlefshmërinë 1. Deklarata e pavlefshmërisë së patentës mund të paraqitet në çdo kohë gjatë kohës së mbrojtjes me patentë, nga çdo person fizik ose juridik, ose sipas detyrës zyrtare nga vetë API-ja. 2. Procedura për shpalljen e pavlefshmërisë së patentës kryhet nga API-ja ose nëpërmjet API-së me Zyrat të cilat API ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në këtë drejtim. - 104 Verify source ↗
Neni 104
If a patent invalidity request does not meet Article 101, API asks the applicant to fix the defects within 2 months; if not fixed, API refuses the request.
Neni 104 Shqyrtimi i kushteve për shpalljen e pavlefshmërisë 1. Kur kërkesa për shpalljen e pavlefshmërisë së patentës nuk është bërë në pajtim me nenin 101 të këtij ligji, API-ja fton aplikuesin të korrigjojë mangësitë brenda dy (2) muajve nga data e marrjes së njoftimit. 2. Nëse aplikuesi nuk korrigjon mangësitë e cekura në njoftim brenda afatit kohor sipas paragrafit 1 të këtij neni, API-ja refuzon kerkesën për shpalljen e pavlefshmërisë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 40 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 3. API i dorëzon një kopje të kërkesës për shfuqizimin e patentës, së bashku me provat e dhëna, pronarit te patentës, duke kërkuar që ai të përgjigjet dhe bëjë ndryshimet, aty ku është e nevojshme në përshkrim, kërkesa patentore dhe vizatime brenda prej dy (2) muajve nga data e pranimit të njoftimit. 4. API fton të dyja palët, sa herë që është e nevojshme, të paraqesin vërejtjet e tyre në parashtresat e palës kundërshtuese brenda afatit kohor të theksuar në paragrafin 3 të këtij neni. 5. Të gjitha komunikimet me shkrim të autoritetit kompetent dhe përgjigjet e tyre u dorëzohen të gjitha palëve në procedurë. 6. Me kërkesë të arsyeshme, API-ja mund të zgjasë afatet kohore të përcaktuara në këtë nen për një periudhë që e konsideron të arsyeshme, por e cila nuk duhet të tejkalojë periudhën prej dy (2) muaj. - 105 Verify source ↗
Neni 105
The API may declare a patent invalid, in whole or in part, or reject the request depending on whether the patent-grant requirements were met.
Neni 105 Vendimi lidhur me kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së patentës 1. API nxjerr: 1.1. vendim për shpalljen e pavlefshmërisë se patentës, tërësisht ose pjesërisht, në qoftë se konstaton se kërkesat për dhënien e saj nuk janë plotësuar; 1.2. vendim për refuzim të kërkesës nëse konstatohet se kërkesat për dhënie janë përmbushur. 2. Në qoftë se një patentë shpallet e pavlefshme, të gjitha efektet ligjore të dhënë nga ajo patentë bëhen të pavlefshme. 3. Para se të merret vendimi për shpalljen e pjesshme të patentës, API-ja njofton palët për tekstin e patentës që do të mbetet në patentë dhe i fton ata të paraqesin vërejtjet e tyre brenda dy (2) muajsh nëse ata nuk pajtohen për atë tekst. Nëse palët nuk pajtohen me atë tekst, procedura për shpallje të pavlefshmërisë mund të zgjatet. 4. Nëse palët pajtohen me tekstin të cilin API-ja propozon për patentë, ose palët nuk përgjigjen ndaj njoftimit sipas paragrafit 3 të këtij neni, API-ja fton pronarët e patentave të paguajnë taksën administrative në afat prej dy (2) muajsh nga dita e pranimit t njoftimit për ri-lëshimin e përshkrimit te detajuar te patentës. Nëse taksa nuk paguhet me kohë, patenta shpallet e pavlefshme dhe anulohet me kërkesë të deklaratës së pavlefshmërisë. 5. API publikon të dhënat për patentën e pavlefshme në Buletinin Zyrtar. KAPITULLI XV SHFUQIZIMI I VENDIMIT PËR DHËNIEN E PATENTËS - 106 Verify source ↗
Neni 106
A patent decision may be revoked for the future before the patent term ends if the deposited biological material no longer exists or is no longer publicly available.
Neni 106 Bazat për shfuqizim 1. Vendimi i patentës mund të shfuqizohet për të ardhmen para skadimit të afatit të patentës, në qoftë se është vendosur: 1.1. që materiali biologjik praktik i depozituar në institucionin e autorizuar në pajtim me dispozitat e përcakuara në nenin 55, paragrafi 2 të këtij ligji nuk ekziston më, ose materiali i theksuar nuk është më në dispozicion të publikut; 1.2. që disponueshmëria publike përmes institucionit të autorizuar në të cilin është depozituar nuk ekziston më për një periudhë më të gjatë se sa është paraparë. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 41 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 107 Verify source ↗
Neni 107
The cancellation procedure for a patent grant decision starts when a cancellation request is filed with the API.
Neni 107 Kërkesa për shfuqizim 1. Procedura për shfuqizimin e vendimit për dhënien e patentës fillon me dorëzimin e kërkesës për shfuqizim në API. 2. Dispozitat e këtij ligji që kanë të bëjnë me përmbajtjen e aplikimit dhe me procedurën e shpalljes së pavlefshmërisë së patentës zbatohen me ndryshimet e nevojshme, edhe në përmbajtjen e aplikimit dhe procedurën lidhur me shfuqizimin e vendimit për dhënie të patentës. KAPITULLI XVI SHËRBIMET INFORMUESE TË AGJENCISË PËR PRONËSI INDUSTRIALE - 108 Verify source ↗
Neni 108
Unpublished patent application material must not be made public without the applicant’s consent. Published patent application copies must be available on request, and the API may disclose certain application details before publication.
Neni 108 Fshehtësia e lëndës dhe shërbimet e informimit 1. Lënda e aplikimeve për patenta dhe patentat të cilat ende nuk janë publikuar në Buletinin Zyrtar nuk vihen në dispozicion të publikut pa pëlqimin e aplikuesit. 2. Në bazë të kërkesës, API-ja vë në disponim të secilit personi fizik ose juridik kopje të aplikimit për patentë të publikuar në Buletinin Zyrtar. 3. Para publikimit të aplikimit për patentë në Buletinin Zyrtar, API mund t’i bëjë të njohur çdo personi fizik ose juridik të dhënat si: numrin e aplikimit, datën e regjistrimit ose në rastin e përparësisë kërkesën për këtë, numrin, datën dhe vendin ose organizatën ku është dorëzuar aplikimi i parë, informata për aplikuesin dhe titullin e shpikjes. - 109 Verify source ↗
Neni 109
API must issue a Patent Register extract when a natural or legal person requests it and pays the relevant fee.
Neni 109 Ekstrakti nga Regjistri 1. API lëshon ekstrakt nga Regjistri i Patentave me kërkesën e çdo personi fizik apo juridik i cili ka paguar taksën përkatëse. 2. Mënyra e nxjerrjes së ekstraktit, përmbajtja, si dhe taksa për ekstraktin përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministri. KAPITULLI XVII ZBATIMI - 110 Verify source ↗
Neni 110
Patent protection under this provision may be requested by the patent right holder, an authorized person acting under general representation rules, or an exclusive license holder.
Neni 110 Subjektet që kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e patentës Mbrojtja e të drejtave nga ky ligj mund të kërkohet nga mbajtësi i së drejtës së patentës, ose nga një person i autorizuar nga mbajtësi i së drejtës, në pajtim me dispozitat e përgjithshme të përfaqësimit, dhe nga mbajtësi i licencës ekskluzive, për aq sa personi ka fituar të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes në bazë të një kontrate për licencë ose sipas ligjit. - 111 Verify source ↗
Neni 111
Nëse një patentë kërkohet nga dikush pa të drejtë, shpikësi ose trashëgimtari i tij mund të kërkojë caktimin e të drejtave. Në disa raste mund të kërkohet edhe regjistrimi i emrit të shpikësit dhe rifillimi i procedurës ose një aplikim i ri.
Neni 111 Kërkesa për vendosjen e të drejtës për dhënie të Patentës 1. Nëse aplikimi për patentë është paraqitur nga një person që nuk ka të drejtë të paraqesë kërkesë për dhënien e patentës për shpikje, shpikësi, përkatësisht trashëgimtari i tij ligjor, mund të ndërmarrë veprime ligjore përmes të cilave kërkon caktimin e të drejtave të tij për dhënien e patentës. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 42 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 2. Nëse aplikimi për patentë është paraqitur nga një person i cili nuk ka të drejtë për të dhe i cili është njëri nga personat që kanë krijuar së bashku shpikjen, shpikësit tjerë përkatësisht trashëgimtarët e tyre ligjorë, mund të kërkojnë caktimin e të drejtave të tyre në dhënien e përbashkët të patentës. 3. Shpikësi e drejta e të cilit për dhënien e një patente është caktuar me vendim të formës së prerë mundet, në çdo kohë, të kërkojë nga API-ja të regjistrojë emrin e tij në aplikimin për patentë dhe në të gjitha dokumentet e lëshuara për patentë, si dhe në regjistrat e tjerë relevantë të API-së. Edhe regjistrimi i emrit të shpikësit mund të kërkohet nga pasardhësi i tij ligjor. 4. Shpikësi ose pasardhësi i tij, të cilit me vendim të gjykatës i është vendosur e drejta për dhënie të patentës për shpikje, ka të drejtë të rifillojë procedurën për dhënie të patentës brenda tre (3) muajve nga data në të cilën është dhënë vendimi përfundimtar i gjykatës ose të dorëzojë aplikim të ri për të njëjtën shpikje, duke kërkuar datën e dorëzimit dhe datën e përparësisë të aplikimit të paraqitur nga aplikuesi i cili nuk ka të drejtën për marrje të patentës. - 112 Verify source ↗
Neni 112
Shpikësi ka të drejtë të kërkojë që emri i tij të përmendet në aplikimin për patentë, në dokumentet përkatëse dhe në regjistrat e API-së kur është përmendur gabimisht ose nuk është përmendur fare.
Neni 112 Kërkesa për shkak të shkeljes së të drejtës së shpikësit për t’u përmendur si i tillë në aplikim 1. Shpikësi duhet të ketë të drejtë të bëjë kërkesë që emri i tij të përmendet në aplikimin për patentë, si dhe në dokumentet që kanë të bëjnë me patentën dhe në regjistrat e API-së, në qoftë se personi i përmendur si i tillë nuk është shpikësi ose në qoftë se shpikësi nuk është përmendur fare. 2. Nëse personi i cili nuk është shpikës e është përmendur si i tillë në aplikimin për patentë dhe në dokumente në lidhje me patentën ose regjistrat e API-së, ndaj tij iniciohet padi. 3. E drejta për padi, e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, i përket edhe shpikësit të shpikjes së përbashkët. 4. Padia e përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni mund të iniciohet në çdo kohë gjatë vlefshmërisë së patentës. - 113 Verify source ↗
Neni 113
Subjektet sipas nenit 110 mund të padisin për shkelje të patentës, për ndalimin e shkeljes, për shkelje të ardhshme, dhe edhe kundër ndërmjetësve. Gjykata, në disa raste, mund të japë kompensim në para në vend të masave.
Neni 113 Kërkesë për deklarim dhe ndërprerjen e shkeljes 1. Subjektet sipas nenit 110 të këtij ligji mund të inicojnë padi kundër çdo personi i cili ka shkelur patentën duke kryer pa autorizim ndonjërin prej veprimeve të përcaktuara në nenin 23 apo nenin 24 të këtij ligji, duke kërkuar konstatimin e shkeljes. 2. Subjektet sipas nenit 110 të këtij ligji mund të inicojnë padi kundër çdo personi i cili ka shkelur një patentë duke kryer pa autorizim ndonjërën prej veprimeve të përcaktuara në nenin 23 apo nenin 24 të këtij ligji, duke kërkuar ndërprerjen e shkeljes dhe ndalimin e shkeljeve të tilla dhe të ngjashme në të ardhmen. 3. Sipas nenit 110 të këtij ligji, subjektet mund të inicojnë padi kundër çdo personi që duke kryer ndonjë prej veprimeve pa autorizim ka shkaktuar kërcënim serioz që patenta e tij të cenohet, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve në fjalë dhe ndalimin e shkeljes së patentës. 4. Padia e përcaktuar në nenin 113 të këtij ligji mund të paraqitet kundër ndërmjetësve, shërbimet e të cilëve janë përdorur nga një palë e tretë për të shkelur, apo kërcënuar për të shkelur patentën. 5. Në raste të caktuara dhe sipas kërkesës së personit përgjegjës që do të jetë subjekt i masave të përcaktuara në nenet 113 dhe 114 të këtij ligji, në vend të aplikimit të masave, gjykata mund të urdhërojë kompensim në të holla për palën e dëmtuar, nëse ai person ka vepruar pa qëllim dhe pa neglizhencë, nëse ekzekutimi i masave në fjalë do t’i shkaktonte atij/asaj dëm jo proporcional dhe nëse kompensimi në të holla për palën e dëmtuar duhet të jetë arsyeshmërisht i kënaqshëm. - 114 Verify source ↗
Neni 114
Certain patent-right holders may sue an infringer to seek withdrawal, confiscation, or destruction of infringing products and related materials/tools, and the court must consider proportionality.
Neni 114 Kërkesa për konfiskimin dhe shkatërrimin e objekteve 1. Subjektet sipas nenit 110 të këtij ligji mund të inicojnë padi kundër çdo personi që ka shkelur patentën duke GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 43 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT kryer pa autorizim ndonjë prej veprimeve të përcaktuara në nenin 23 ose nenin 24 të këtij ligji, duke kërkuar që produktet që rrjedhin apo janë përfituar me shkeljen e patentës, si dhe materialet, veglat dhe mjetet e përdorura kryesisht në prodhimin e produkteve që shkelin patentën, të tërhiqen apo përfundimisht të hiqen nga tregu, konfiskohen apo të shkatërrohen. 2. Gjykata shqipton masat e përcaktuara në nenin 114, paragrafin 1 të këtij ligji, shpenzimet për të cilat mbulohen nga shkelësi, përveç nëse ka arsye të veçanta për të mos vendosur kështu. 3. Gjykata, kur shqipton masa sipas paragrafit 1 të këtij neni, merr parasysh nevojën për proporcionalitetin midis seriozitetit të shkeljes dhe mjeteve juridike të shqiptuara, si dhe interesave të palëve të treta. - 115 Verify source ↗
Neni 115
Subjektet kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për shkelje të patentës, dhe gjykata mund të llogarisë edhe kompensim me shumë fikse ose kthim fitimesh në disa raste.
Neni 115 Kërkesa për dëmet dhe kompensimi i zakonshëm dhe pasurimi i pabazë 1. Sipas nenit 110 të këtij ligji, subjektet kanë të drejtë të parashtrojnë padi kundër çdo personi i cili ka ditur ose ka mundur të dijë, është përfshirë në kryerjen e veprimeve shkelëse të theksuara në nenin 23 ose nenin 24 të këtij ligji, duke kërkuar dëmshpërblim në proporcion me dëmin aktual nga ai apo ajo si rezultat i shkeljes, sipas rregullave të përgjithshme mbi dëmshpërblimin ligjor të parapara me ligjin përkatës. Në caktimin e shumës së dëmeve, gjykata merr parasysh të gjitha aspektet relevante, siç janë pasojat negative ekonomike, përfshirë fitimet e humbura të cilat i janë shkaktuar palës së dëmtuar, çfarëdo fitimi të padrejtë të shkelësit dhe, në raste të duhura, elementet tjera nga ato siç janë faktorët ekonomikë, si dhe dëmet morale të shkaktuara ndaj mbajtësit të të drejtave nga shkelësi. 2. Si alternativë ndaj paragrafit 1, në raste të caktuara, kompensimi mund të kalkulohet edhe si shumë fikse mbi bazën e elementeve siç janë shuma e kompensimeve apo tarifave të cilat do të ishin përfituar të arritshme nëse shkelësi do të kishte kërkuar licencë për ta shfrytëzuar patentën nga pronari i patentës. 3. Kur shkelësi nuk e ka ditur ose nuk ka pasur bazë të arsyeshme për të ditur se është përfshirë në aktivitete shkelëse, gjykata mundet të urdhërojë kthimin e fitimeve të shkelësit nga shfrytëzimi i paautorizuar i patentës, sipas rregullave të përgjithshme mbi pasurimin e pabazë, të përcaktuar në ligjin përkatës. 4. Kërkesat sipas neneve 113, 114 dhe 115 të këtij ligji mund të parashtrohen brenda tri (3) viteve nga data kur shkelja apo dëmi si dhe shkelësi janë bërë të njohura për paditësin, por jo më vonë se pesë (5) vite nga data e shkeljes apo data e shkeljes së fundit në rast të shkeljeve të vazhdueshme, përveç nëse parashihet ndryshe sipas ligjeve përkatëse. - 116 Verify source ↗
Neni 116
Eligible patent-right subjects may ask the court to publish the judgment finding full or partial infringement, at the infringer’s expense.
Neni 116 Kërkesa për publikimin e aktgjykimit 1. Subjektet sipas nenit 110 të këtij ligji mund të kërkojnë që aktgjykimi i gjykatës me të cilin vërtetohet shkelja e plotë apo e pjesshme e së drejtës së patentës, të publikohet në mjetet e informimit publik apo në internet, me shpenzimet e shkelësit. 2. Gjykata vendos brenda kufijve të kërkesës për publikimin e tërësishëm ose pjesshëm të aktgjykimit dhe mediumin e informimit ku do të bëhet publikimi. 3. Nëse Gjykata vendos që të publikohet vetëm një pjesë e aktgjykimit, ajo urdhëron, brenda kufijve të kërkesës, që të publikohet së paku pjesa e aktgjykimit ku është shqiptuar shkelja dhe kryerësi i saj. - 117 Verify source ↗
Neni 117
Në disa civil patent process-infringement raste, gjykata mund ta urdhërojë të paditurin të provojë se procesi i përdorur është i ndryshëm.
Neni 117 Barra e provës 1. Për qëllime të procedurës civile në lidhje me shkeljen e procesit për përfitimin e produktit të mbrojtur me patentë, organet gjyqësore kanë kompetencë të urdhërojnë të paditurin të dëshmojë që procesi i përfitimit të produktit të njëjtë është i ndryshëm nga procesi i fitimit të produktit te patentuar. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 44 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 2. Çdo produkt i njëjtë, kur prodhohet pa pëlqimin e pronarit të patentës, në mungesë të provave në të kundërtën, konsiderohet se është përfituar nga procesi i patentuar: 2.1. në qoftë se produkti i fituar nga procesi i patentuar është i ri; 2.2. në qoftë se ka gjasa të konsiderueshme që produkti i njëjtë është bërë nga procesi, ndërsa pronari i patentës nuk ka arritur, me përpjekje të arsyeshme, të përcaktojë procesin që është përdorur në të vërtetë. 3. Barra e provës e cekur në paragrafin 1 të këtij neni i bie shkelësit të supozuar, nëse është plotësuar vetëm njëri nga kushtet e cekura në paragrafin 2 të këtij neni, duke marrë parasysh interesat legjitime të të paditurit në mbrojtjen e sekreteve të prodhimit të tij dhe të sekreteve të biznesit. - 118 Verify source ↗
Neni 118
If a lawsuit concerns patent infringement, the court may suspend the proceedings until the API issues a decision under Article 79(2).
Neni 118 Ndërlidhja me patentë të dhënë pa prova për patentueshmërinë Kur padia është përgatitur në lidhje me shkeljen e një patente, gjykata mund ta ndërprejë procedurën deri sa API-ja të nxjerrë vendim në pajtim me nenin 79, paragrafin 2 të këtij ligji. - 119 Verify source ↗
Neni 119
Patent-enforcement subjects may request information about the origin and distribution network of infringing products.
Neni 119 Kërkesa për informata 1. Subjektet që sipas nenit 110 të këtij ligji kanë filluar procedurën për mbrojtjen e patentës në rastet e shkeljes mund të kërkojnë informata për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve që shkelin patentën. 2. Kërkesa e arsyetuar dhe proporcionale sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të paraqitet në formë padie ose masave të përkohshme kundër shkelësit të pretenduar dhe ndonjë personi tjetër: 2.1. i cili është konstatuar të jetë në posedim të mallrave shkelëse në shkallë komerciale; 2.2. i cili është konstatuar të ketë shfrytëzuar shërbime të cilat dyshohet se e shkelin patentën në shkallë komerciale; 2.3. i cili është konstatuar të ofrojë në shkallë komerciale shërbime të përdorura në aktivitetet që shkelin patentën; ose 2.4. i cili është pretenduar nga ndonjë person i përmendur në nën-paragrafët 2.1., 2.2., ose 2.3. të paragrafit 2 të këtij neni si i përfshirë në prodhimin, përgatitjen ose shpërndarjen e mallrave ose ofrimin e shërbimeve. 3. Kërkesa për informata për origjinën dhe rrjetin e shpërndarjes së produkteve dhe shërbimeve sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të përfshijë në veçanti: 3.1. informatat për emrat dhe adresat e prodhuesve, shpërndarësve, furnitorëve dhe bartësve të tjerë të mëparshëm të produkteve ose shërbimeve, shitësve me shumicë dhe pakicë; 3.2. informatat për sasitë e prodhuara, shpërndara, të dorëzuara, pranuara ose të porositura, si dhe çmimin për produktet dhe shërbimet në fjalë. 4. Nëse personi në fjalë refuzon të ofrojë informacione pa arsye bindëse, ai person është përgjegjës për dëmin e shkaktuar, në pajtim me dispozitat ligjore në fuqi. 5. Dispozitat e këtij neni vlejnë pa paragjykuar dispozitat e tjera ligjore që: 5.1. i japin bartësit të së drejtës të drejtën për të marrë informata më të plota; GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 45 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT 5.2. rregullojnë përdorimin në procedura civile apo penale të informatave të komunikuara sipas paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni; 5.3. rregullojnë përgjegjësinë për keqpërdorim të së drejtës në informata; apo 5.4. ofrojnë mundësi për të refuzuar ofrimin e informatave që do ta detyronin personin e përmendur në paragrafin 2 të këtij neni të pranonte pjesëmarrjën e tij/saj apo të afërmve të tij në shkelje të patentës; apo 5.5. rregullojnë mbrojtjen e fshehtësisë së burimeve të informacionit apo përpunimit të të dhënave personale. 6. Dispozitat e këtij neni nuk vlejnë për dispozitat e neneve 121 dhe 122 të këtij ligji, e të cilat rregullojnë marrjen e dëshmive. - 120 Verify source ↗
Neni 120
The court may order temporary measures to stop or prevent patent infringement, and it can also order related asset, goods, evidence, and confidentiality measures.
Neni 120 Masat e përkohshme në rast të shkeljes së patentës 1. Pas kërkesës nga pronari i patentës, i cili dëshmon se patenta e tij është shkelur ose është kërcënuar të shkelet, gjykata mund të shqiptojë masës e përkohshme me qëllim që t’i japë fund ose të parandalojë shkeljen dhe në veçanti: 1.1 të urdhërojë palën kundërshtuese të ndërpresë, apo të tërhiqet nga veprimet që përbëjnë shkelje të patentës, apo të ndalojë, në baza të përkohshme, vazhdimin e shkeljes së patentës apo për ta kushtëzuar vazhdimin e tillë me ofrimin e garancive të shenjestruara për ta siguruar kompensimin e bartësit të të drejtave. Urdhri i tillë mund të shqiptohet, sipas kushteve të njëjta, edhe ndaj ndërmjetësit, shërbimet e të cilit përdoren nga një palë e tretë për ta shkelur një patentë; 1.2. të urdhërojë ndalimin ose dorëzimin e mallrave të dyshuara për shkelje të patentës, ta parandalojë hyrjen ose lëvizjen e tyre brenda kanaleve të tregtimit. 2. Në rast të shkeljes në shkallë komerciale, sipas kërkesës së pronarit të patentës, i cili dëshmon rrethanat të cilat kanë gjasë të rrezikojnë kompensimin e dëmeve, përveç masave të përkohshme të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, Gjykata mund të urdhërojë edhe konfiskim paraprak të pronës së luajtshme dhe të paluajtshme të shkelësit të pretenduar, përfshirë edhe ngrirjen e llogarive bankare dhe aseteve tjera. 3. Me qëllim të caktimit dhe ekzekutimit të masës së përkohshme sipas paragrafit 2 të këtij neni, gjykata mund të kërkojë nga pala kundërshtare ose personat e tjerë përkatës, dorëzimin e dokumenteve bankare, financiare apo komerciale, ose qasjen në informacione relevante. Gjykata siguron mbrojtjen e konfidencialitetit të informacioneve të tilla dhe e ndalon keqpërdorimin e tyre. 4. Masat e përkohshme të përcaktuara me paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni mund të urdhërohen pa e dëgjuar palën kundërshtuese, nëse paditësi dëshmon se masat e tjera nuk do të ishin efektive, ose që çdo vonesë do t’i shkaktonte atij dëm të pariparueshëm. Në raste të tilla, palët duhet për këtë të informohen menjëherë, e më së voni pas ekzekutimit të masave. Rishikimi, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, do të bëhet me kërkesë të paditurit me qëllim që të vendosë, brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit për shqiptimin e masave, nëse ato masa do të ndryshohen, revokohen apo konfirmohen. 5. Në vendimin me të cilin shqiptohet masa e përkohshme, gjykata cakton kohëzgjatjen e masës së tillë dhe nëse masa shqiptohet para fillimit të procedurës mbi çështjet meritore të rastit, afatin brenda të cilit paditësi për masa duhet të parashtrojë kërkesë për të arsyetuar masën, afat ky i cili nuk duhet të kalojë periudhën prej njëzet (20) ditë pune apo tridhjetë e një (31) ditë kalendarike, nga data e shpalljes së vendimit, cilido afat të jetë më i gjatë. Në mungesë të kërkesës për të inicuar procedurat mbi çështjet meritore të rastit brenda periudhës së lartcekur, i padituri mund të kërkojë shfuqizimin e masave të përkohshme apo pushimin e efektit të tyre. 6. Lidhur me masat e përcaktuara në nenin 120, paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij ligji, Gjykata mund të kërkojë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 46 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT nga pronari i patentës që të sigurojë prova të disponueshme e të arsyeshme për të vërtetuar me shkallë të mjaftueshme të sigurisë që ai/ajo është pronari i së drejtës dhe se e drejta e tij/saj është duke u shkelur, ose që shkelja e tillë është e pashmangshme. 7. Gjykata mund të marrë masa të përkohshme pas dorëzimit nga paditësi të një mase sigurimi adekuat apo sigurimi ekuivalent me qëllim të sigurimit të kompensimit të çfarëdo kostoje apo shpenzimeve të bartura nga i padituri siç përcaktohet në paragrafin 8 të këtij neni. 8. Me rastin e shfuqizimit të masave të përkohshme apo kur ato pushojnë së vepruari për shkak të ndonjë lëshimi nga paditësi apo kur konstatohet se nuk ka shkelje apo kërcënim për shkelje të patentës, gjykata mund të urdhërojë paditësin, sipas kërkesës së palës kundërshtare, t’i ofrojë të paditurit kompensimin e duhur për çfarëdo dëmi të shkaktuar me këto masa. - 121 Verify source ↗
Neni 121
Gjykata mund të vendosë masa të përkohshme për ruajtjen e dëshmive në rast shkeljeje ose kërcënimi për shkelje të patentës.
Neni 121 Masat e përkohshme për ruajtjen e dëshmisë 1. Në padinë e pronarit të patentës, i cili vërteton se patenta e tij është shkelur apo kërcënohet që të shkelet, si dhe që ekziston mundësia se dëshmia për shkeljen në fjalë apo kërcënimin për shkelje nuk mund të merret ose mund të bëhet më e vështirë marrja e saj, Gjykata mundet që edhe para fillimit të procedurës për vendosjen meritore të rastit, të vendosë masë të përkohshme për ruajtjen e dëshmisë me qëllim të mbrojtjes së informatave konfidenciale. 2. Gjykata mund të urdhërojë, përmes masave të përkohshme nga paragrafi 1 i këtij neni: 2.1. përshkrim të detajuar të mallrave dhe shërbimeve që dyshohet se mund të shkelin patentën, me ose pa marrjen e mostrave; 2.2. konfiskimin e mallrave që dyshohet se mund të shkelin patentën; 2.3. konfiskimin e materialeve dhe mjeteve të përdorura për prodhimin dhe shpërndarjen e mallrave që shkelin patentën si dhe dokumentet në lidhje me të. 3. Masat e përkohshme të përcaktuara në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni, mund të shqiptohen pa u dëgjuar pala kundërshtuese, nëse paditësi që kërkon marrjen e masave të përkohshme provon se ekziston rreziku që ndonjë vonesë është e mundshme të shkaktojë dëm të pariparueshëm për pronarin e së drejtës apo kur provohet se ekziston një rrezik i shkatërrimit të dëshmive. 4. Nëse shqiptohet masa e përkohshme pa u dëgjuar pala kundërshtuese, palët informohen menjëherë, më së voni pas ekzekutimit të masave. Shqyrtimi, përfshirë të drejtën për t’u dëgjuar, bëhet me kërkesë të paditurit me qëllim që të vendoset brenda një kohe të arsyeshme pas njoftimit për shqiptimin e masave nëse ato masa do të ndryshohen, revokohen apo konfirmohen. 5. Në vendimin me të cilin shqiptohet masa e përkohshme, gjykata vendos për kohëzgjatjen e masës së tillë, si dhe nëse masa është shqiptuar para procedurës, afatin brenda të cilit paditësi që kërkon masat e përkohshme paraqet kërkesë që të arsyetojë marrjen e masës, afat ky i cili nuk duhet të kalojë periudhën njëzet (20) ditë pune dhe jo më shumë se tridhjetë e një (31) ditë kalendarike, nga data e komunikimit të vendimit për paraqitësin e marrjes së masave, cilido afat të jetë më i gjatë. Nëse kërkesa nuk paraqitet brenda afatit, masa e përkohshme revokohet. 6. Gjykata mund të marrë masa të përkohshme pas dorëzimit nga paditësi të masës së sigurimit adekuat apo sigurimit ekuivalent me qëllim të sigurimit të kompensimit të çfarëdo kostoje apo shpenzimeve të bartura nga i padituri siç parashihet në paragrafin 7 të këtij neni. 7. Kur masat e përkohshme për ruajtje të dëshmive tërhiqen, apo kur ndërpriten për shkak të mosveprimit nga paraqitësi i kërkesës, apo kur si pasojë konstatohet se nuk ka pasur shkelje apo kërcënim për shkelje të një patente, gjykata mund të urdhërojë paraqitësin e kërkesës, me kërkesë të kundërshtuesit, që t’i ofrojë të GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 47 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT paditurit kompensim adekuat për ndonjë dëm të shkaktuar nga marrja e atyre masave. - 122 Verify source ↗
Neni 122
Gjykata mund të urdhërojë ose ftojë paraqitjen e provave të specifikuara brenda një afati, duke mbrojtur informacionin konfidencial.
Neni 122 Sigurimi i dëshmive gjatë procedurës 1. Kur pala në procedurë paraqet dëshmi të arsyeshme dhe të mjaftueshme për të mbështetur pretendimet e veta për prova që i përkasin të paditurit apo janë në zotërim të tij dhe i specifikon ato prova, gjykata urdhëron të paditurin të dorëzojë provat e tilla brenda afatit të caktuar, me qëllim të mbrojtjes së informatave konfidenciale. 2. Në bazë të kërkesës së palës së interesuar si palë paditëse në procedurë, e cila ofron dëshmi të mjaftueshme dhe të arsyeshme për të mbështetur pretendimin e vet për shkelje të patentës në shkallë komerciale, me qëllim të arritjes së përfitimeve ekonomike ose komerciale, si dhe specifikon në procedurë se dokumentet bankare, financiare apo dokumente të ngjajshme financiare, letra apo dëshmi të ngjajshme, duke pretenduar se ato janë në kontroll të paditurit, gjykata fton palën kundërshtare të prezentojë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor, me kusht të mbrojtjes së informative konfidenciale. 3. Nëse pala e ftuar refuzon që të paraqesë dëshmitë pasi që është njoftuar nga gjykata, gjykata ndërmerr masa për marrjen e dëshmive dhe vërtetimin e fakteve. 4. Dispozitat e ligjit përkatës procedural që kanë të bëjnë me refuzimin e paraqitjes së dëshmisë si dëshmitar zbatohen mutatis mutandis për të drejtën e palës për të refuzuar të paraqesë dëshmi. 5. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit gjykata vendos sipas bindjes së vet për rëndësinë e faktit se pala që ka prova refuzon të pajtohet me vendimin e gjykatës, duke e urdhëruar atë që të paraqesë dëshmi, ose nuk pajtohet që ka dëshmi, në kundërshtim me mendimin e gjykatës. 6. Kundër vendimit të gjykatës të përcaktuar në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni, nuk lejohet ankesë e veçantë. - 123 Verify source ↗
Neni 123
The court may suspend a patent-infringement procedure, and the API handles requests to cancel or invalidate a registered patent decision in expedited proceedings.
Neni 123 Procedura e përshpejtuar dhe zbatimi i dispozitave të ligjeve të tjera 1. Procedura në lidhje me shkeljen e patentës duhet të jetë e përshpejtuar. 2. Masat e përcaktuara në nenet 113 deri 124 të këtij ligji vlejnë për çdo shkelje të patentës përveç nëse ligjet e tjera parashohin masa me te favorshme për mbajtësin e patentës. 3. Gjatë procedurës për shkeljen e të drejtës së patentës zbatohen edhe dispozitat e ligjeve tjera në fuqi. 4. Me kërkesë të gjykatës ose të palës që ka iniciuar procedurën për shkeljen e së drejtës së patentës, API pranon kërkesën për shfuqizimin ose shpalljen e pavlefshmërisë së vendimit për patentën e regjistruar, të paraqitur para ose gjatë procedurës dhe vepron në procedurë të shpejtë. Gjykata, duke marrë parasysh rrethanat, vendos ndërprerjen e procedurës deri te vendimi përfundimtar. 5. Masat, procedurat dhe mjetet e parapara me nenet 113 deri 124 të këtij ligji duhet të jenë të drejta, të barabarta, proporcionale dhe të përballueshme. Ato nuk duhet të parashohin afate kohore të paarsyeshme apo vonesa të paarsyeshme dhe duhet të zbatohen ashtu që të evitojnë barrierat në tregti dhe të ofrojnë mbrojtje kundër abuzimit te tyre. 6. Në zbatimin e neneve 113 deri 124 të këtij ligji vlejnë dispozitat e Ligjit përkatës për Procedurën Kontestimore për shpenzimet procedurale me rastin e njohjes së shpenzimeve ligjore dhe shpenzimeve të bartura nga pala e suksesshme. Çfarëdo shpenzimi procedural i njohur duhet të kompensohet nga pala humbëse. Në veçanti, shpenzimet dhe tarifat ligjore duhet të përfshijnë çfarëdo shpenzimi të ndërlidhur siç janë shpenzimet e dëshmitarëve, avokatëve, ekspertëve dhe këshilltarëve teknik të palëve dhe shpenzimet për zbulimin e shkelësve. GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 48 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT - 124 Verify source ↗
Neni 124
The competent court decides cases involving patent-right infringements under the applicable law.
Neni 124 Gjykatat kompetente Për të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të patentave vendos Gjykata kompetente sipas dispozitave ligjore në fuqi. KAPITULLI XVIII PËRFAQËSIMI - 125 Verify source ↗
Neni 125
Only a person registered in the representatives register may act before the API.
Neni 125 Çështjet e përgjithshme të përfaqësimit 1. Vetëm personi që është regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve, i cili mbahet dhe mirëmbahet nga API-ja, ka të drejtë të veprojë para API-së. 2. Për t’u shënuar në regjistrin e përfaqësuesve paguhet taksa siç përcaktohet me aktin nënligjor nxjerrë nga Ministri. 3. Përfaqësuesi autorizohet me shkrim si përfaqësues i autorizuar. 4. Çështjet e përfaqësimit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministri. - 126 Verify source ↗
Neni 126
Foreign persons generally act through a registered representative with API, but may do certain patent-related acts themselves and must notify API of a correspondence address.
Neni 126 Përfaqësimi 1. Personi fizik apo juridik që nuk e ka selinë kryesore të biznesit, vendbanimin ose qëndrimin e përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës përfaqësohet nga API-ja, nga një përfaqësues i regjistruar në Regjistrin e Përfaqësuesve të mbajtur nga API-ja, në qoftë se çështja e përfaqësimit nuk është paraparë ndryshe me ligj. 2. Si përjashtim nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, personat fizikë apo juridikë të huaj munden që individualisht, pa përfaqësues, të kryejnë veprimet e mëposhtme: 2.1. të dorëzojnë aplikimin për patentë; 2.2. të kryejnë akte të tjera që lidhen me përcaktimin e datës së dorëzimit të aplikimit për patentë; 2.3. të dorëzojnë kopjen origjinale të aplikimit për patentën e parë, ku kërkohet e drejta për përparësi e cekur në nenin 64 të këtij ligji; 2.4. të pranojnë nga API-ja njoftimet në lidhje me procedurat e cekura në nën-paragrafët 2.1., 2.2. dhe 2.3. të paragrafit 2 të këtij neni; 2.5. të paguajnë taksat administrative të cekura në këtë ligj. 3. Në rastin e kryerjes së akteve individuale, të përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni, personi fizik apo juridik i huaj duhet të njoftojë API-në për adresën e korrespondencës në territorin e Republikës së Kosovës. 4. Nëse personi fizik apo juridik i huaj nuk arrin të emërojë një përfaqësues, ose të njoftojë API-në për adresën e korrespondencës sipas dispozitave te cekura në paragrafin 3 të këtij neni, API-ja fton atë me shkrim të emërojë përfaqësues apo të njoftojë për adresën e korrespondencës brenda tre (3) muajve. 5. Nëse personi fizik apo juridik i huaj nuk i përgjigjet ftesës së API-së të paraparë në paragrafin 4 të këtij neni, API-ja refuzon komunikimin me vendim dhe konsiderohet se përfaqësuesi nuk është emëruar. 6. Personi fizik apo juridik që ka selinë kryesore të biznesit, vendbanimin ose qëndrimin e përhershëm në GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 49 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT territorin e Republikës së Kosovës mund të përfaqësohet në procedurat e API-së nga një punonjës që nuk ka nevojë të jetë përfaqësues i patentës i regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve. - 127 Verify source ↗
Neni 127
An authorized representative may represent parties in proceedings for registering industrial property objects, and three types of persons may qualify as authorized representatives.
Neni 127 Personat që kanë të drejtë të jenë përfaqësues të autorizuar 1. Përfaqësuesi i autorizuar ka të drejtë t’i përfaqësojë palët në procedurë në lidhje me zhvillimin e procedurave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale. 2. Përfaqësues i autorizuar mund të jetë: 2.1. Personi fizik, shtetas i Republikës së Kosovës me banim të përhershëm në Republikën e Kosovës, me studime të përfunduara universitare dhe i cili e ka të dhënë provimin kualifikues për përfaqësues në API; 2.2. Personi juridik, që e ka selinë dhe biznesin të regjistruar në Republikën e Kosovës dhe që punëson së paku një person i cili plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni; 2.3. Çdo ish-punonjës i API-së me studime të përfunduara universitare, që ka jo më pak se pesë (5) vjet përvojë pune në çështjet e pronësisë industriale, pa iu nënshtruar provimit kualifikues. KAPITULLI XIX DISPOZITAT NDËSHKUESE - 128 Verify source ↗
Neni 128
This article sets fines for legal persons, responsible persons, and individual businesses that use patented products/services contrary to Articles 23 and 24, or exploit a licence contrary to Article 31.
Neni 128 Dispozitat ndëshkuese 1. Me gjobë në shumë prej dy mijë (2.000) deri në gjashtë mijë (6.000) euro, ndëshkohet personi juridik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime në të cilat përfshihet ose zbatohet patenta në kundërshtim në nenin 23 dhe 24 të këtij ligji. 2. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri një mijë e pesëqind (1,500) euro ndëshkohet personi përgjegjës i personit juridik sipas paragrafit 1 të këtij neni. 3. Me gjobë në shumë prej një mijë (1.000) deri në tre mijë (3.000) euro, ndëshkohet personi fizik i cili ushtron biznes individual, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime në të cilat përfshihet ose zbatohet patenta në kundërshtim në nenin 23 apo 24 të këtij ligji. 4. Me gjobë në prej njëmijë e pesëqind (1.500) deri në katërmijë e pesëqind (4.500) euro, ndëshkohet personi juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 31 të këtij ligji. 5. Me gjobë në shumë prej pesëqind (500) deri në njëmijë e pesëqind (1.500) euro, ndëshkohet personi përgjegjës në personin juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 31 të këtij ligji. 6. Me gjobë në shumë prej një mijë (1,000) deri tre mijë (3,000) euro ndëshkohet personi fizik i cili ushtron biznes individual dhe e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e nenit 31 të këtij ligji. - 129 Verify source ↗
Neni 129
Certain existing sublegal acts stay in force until new implementing acts are issued, as long as they do not conflict with this law.
Neni 129 Aktet nënligjore të aplikueshme deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore 1. Me kusht që të mos jenë në kundërshtim me këtë ligj dhe deri në nxjerrjen e akteve të reja nënligjore për zbatimin e drejtë dhe të plotë të këtij ligji, aktet nënligjore vijuese aktualisht në fuqi vazhdojnë të mbeten në fuqi: 1.1. Udhëzimi Administrativ (MTI) Nr. 10/2020 për përfaqësues të autorizuar në fushën e pronësisë GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 4 / 20 JANAR 2022, PRISHTINË 50 LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT industriale; 1.2. Udhëzim Administrativ (MTI) Nr. 13/2016 për procedurat e regjistrimit të patentave; 1.3. Udhëzimi Administrativ (MTI) Nr. 10/2016 për tarifat administrative për objektet e pronësisë industriale; 1.4. Udhëzimi Administrativ (MTI) Nr. 02/2017 për kompetencat, mandatin dhe punën e komisionit të ankesave në agjencinë për pronësi industriale. - 130 Verify source ↗
Neni 130
The Ministry must issue subordinate regulations under the listed articles within 12 months after this law enters into force.
Neni 130 Nxjerrja e akteve nënligjore Ministria nxjerr aktet nënligjore sipas nenit 5 paragrafi 4; nenit 6, paragrafi 6; nenit 47 paragrafi 2; nenit 48 paragrafi 1; neni 49 paragrafi 3; nenit 52 paragrafi 2; nenit 54 paragrafi 3; nenit 60 paragrafi 3; nenit 76 paragrafi 2; nenit 77 paragrafi 2; nenit 79 paragrafi 7; nenit 80 paragrafi 7; nenit 83 paragrafi 4; nenit 88 paragrafi 6; nenit 92; nenit 94 paragrafi 2; nenit 109 paragrafi 2 dhe nenit 125 paragrafi 4, në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 131 Verify source ↗
Neni 131
This provision repeals two patent laws when this act enters into force.
Neni 131 Dispozita shfuqizuese Me hyrjen në fuqi të këtij, shfuqizohet Ligji Nr. 04/L-029 për Patenta dhe Ligji Nr. 05/L-039 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-029 për Patenta. - 132 Verify source ↗
Neni 132
This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 132 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 08/L-059 24 dhjetor 2021 Shpallur me dekretin Nr. DL-49/2022, datë 13.01.2022 nga Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 08/L-059 PËR PATENTAT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign inLexChat organizes source-backed legal information for research. Verify amendments, commencement, and current legal force with the official publisher before relying on it.