LIGJI NR. 2002/4 PËR HIPOTEKAT
This preamble says the Law on Mortgages will be implemented.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2002/4
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Publicly available, excluded from search-engine indexing
This page remains available for direct access and API use, but this release emits
noindex,follow for the following reason:
- The record does not meet this release's canonical indexing criteria.
(emergency-noindex)
Statute overview
About this statute
This preamble says the Law on Mortgages will be implemented. This article says what the law covers: how mortgages are created, their effects between the parties and against third parties, and how commercial company mortgages may be enforced through out-of-court procedures if the mortgage document terms are not met. This article defines key terms used in the mortgage law. This article says what can be mortgaged and how a mortgage on land applies. This article says a mortgage can secure certain debts and future financial obligations, but a mortgage agreement is invalid if it is not signed by all persons with rights to the collateral when more than one person has those rights.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2002/4 PËR HIPOTEKAT
Showing 26 of 26
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Law on Mortgages will be implemented.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 9 LIGJI NR. 2002/ 4 PËR HIPOTEKAT Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Kreut 9. Pjesa 9.1.26 /a/ të Rregullores nr. 2001/9 të dt. 25 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese mbi Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Duke marrë parasysh nevojën për hipotekat në këtë fazë të zhvillimit ekonomik në Kosovë si dhe duke marrë parasysh mungesën e procedurave të qëndrueshme të heqjes të së drejtës mbi pronën për momentin, Ligji për Hipotekat në vijim, do të implementohet. Dispozitat e tij do të jenë çështje në krijimin e hollësishëm të Kodit të Pronës, që i adresohet pronës së përgjithshme lidhur me çështjet në Kosovë, Miraton Ligjin për Hipotekat, si vijon: KAPITULLI 1 DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says what the law covers: how mortgages are created, their effects between the parties and against third parties, and how commercial company mortgages may be enforced through out-of-court procedures if the mortgage document terms are not met.
Neni 1 Qëllimi dhe Zbatimi 1.1 Ky ligj përcakton mjetet për krijimin e hipotekave, efektet e tyre ndërmjet palëve në një kontratë të tillë, efektet e tyre ndaj personave të tretë, dhe mjetet me anë të te cilave, hipotekat e shoqërive tregtare mund të ekzekutohen nëpërmjet procedurave jashtë-gjyqësore në rast të mospërmbushjes sipas kushteve të dokumentit të hipotekës. 1.2 Ky ligj nuk do të vlejë për hipotekat e krijuara me ligj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the mortgage law.
Neni 2 Përkufizimet Përdorimi i fjalëve dhe shprehjeve në vijim do të kenë kuptimin e mëposhtëm, përveç në rastet kur parashikohet ndryshe në përmbajtje ose në rastet kur ky ligj në mënyrë të qartë e kërkon ndryshe: “Shoqëritë tregtare” do të kuptohet çdo shoqëri tregtare e përcaktuar me nenin 3 të Rregullores Nr. 2001/6, të UNMIK -ut, mbi Shoqëritë Tregtare dhe e cila është regjistruar sipas Regjistrit të Kosovës mbi Shoqëritë tregtare dhe Emrat e Ndërmarrjeve. “Mospërmbushje e detyrimit” është dështimi i pengdhënësit për të përmbushur detyrimin ashtu siç është përcaktuar në dokumentin e hipotekës. “Institucion Financiar” do të kuptohet një bankë ose institucioni financiar i licencuar nga Autoritetet e Pagesave Bankare të Kosovës, në bazë të Rregullores së UNMIK -ut Nr. 1999/21 të 15 nëntorit 1999, mbi Licencimin, Mbikëqyrjen dhe Rregullimin e Bankave. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 10 “Ekzekutimi i Hipotekës” nënkupton procedurën gjyqësore për shitjen e kolateralit të hipotekës me qëllim për të përmbushur një detyrim që sigurohet me hipotekë në rastet kur pengdhënësi nuk i përmbush detyrimet sipas kushteve të dokumentit të hipotekës. “Parcela e Pronës” do të thotë, një pjesë e tokës siç është e përshkruar në Kadastrën e Pronës. “ Hipotekë” do të thotë e drejtë reale e vendosur mbi një pasuri të paluajtshme të debitorit apo të drejtës së saj në dobi të kreditorit e cila i siguron kreditorit përmbushjen e kërkesës nga shitja e pasurisë së paluajtshme apo të drejtës së saj. “Marrëveshja e Hipotekës” është dokumenti që themelon interesin e siguruar mbi pronën e paluajtshme ose të drejtën e hipotekës. “Dokumenti i Hipotekës” është marrëveshja kryesore dhe/ose marrëveshja e hipotekës e cila përdoret për krijimin e hipotekës. Dokumenti i hipotekës mund të parashtrohet në një apo më shumë dokumente. “Pengmarrësi” është personi që posedon hipotekën. “Pengdhënësi” është personi, pasuria e patundshme e të cilit është e ngarkuar me hipotekë. “Personi” nënkupton personat fizik dhe juridik. “Marrëveshja Kryesore” është marrëveshja e cila në bazë të së cilës mbështeten detyrimet financiare të cilat janë të siguruara me hipotekë. “Zyra e Regjistrit” është organi qeveritar në nivel komunal i autorizuar të mirëmbaj regjistrat e tokës, pronat e patundshme, hipotekat, interesat e tjera të lidhura me pronësinë, dhe transaksionet që lidhen me to. “Zyra Komunale e Kadastrit” do të thotë adresë e regjistruar nga shoqëria tregtare sipas Rregullores mbi Shoqëritë tregtare. “Prona tregtare” përfshin pronën e patundshme apo të drejtën e saj që shërben për ndërmarrje apo veprimtari biznesi, pa marrë parasysh nëse një pronë e tillë përdoret po ashtu edhe për qëllime rezidenciale. “Agjenti i Shitjes” është personi i emëruar nga një institucioni financiar të shesë pronën që është objekt i hipotekës në bazë të kompetencave të një autorizimi tregtar. Fjalët e çdo gjinie të përdorura në këtë ligj përfshijnë edhe gjininë tjetër dhe fjalët në numrin njejës merren se përfshijnë shumësin. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 11 KAPITULLI 2 HIPOTEKAT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article says what can be mortgaged and how a mortgage on land applies.
Neni 3 Objekti i Hipotekës 3.1. Objekti i hipotekës mund të jetë prona e patundshme ose një e drejtë e saj me anë të së cilës pronari mund ta posedojë brenda suazave të përcaktuara me ligj. 3.2. Hipoteka e ngastrës së tokës do të zbatohet në të gjithë ngastrën e tokës . 3.3. Një ndërtesë apo apartament ose pjesë tjetër e ndërtesës ose strukturë e ngjashme mund të hipotekohet pavarësisht nga pjesa e mbetur e strukturës së patundshme ose ngastrës së tokës në hipotekë. 3.4. Të gjitha ndërtesat ose strukturat e ngritura në ngastrën e tokës do t’i nënshtrohen tani çdo hipoteke në te po qe se kanë të njëjtin pronar apo shfrytëzues. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says a mortgage can secure certain debts and future financial obligations, but a mortgage agreement is invalid if it is not signed by all persons with rights to the collateral when more than one person has those rights.
Neni 4 Aspektet Fondamentale të Hipotekës 4.1 Hipoteka mund të siguroj detyrimet sipas marrëveshjeve të kredisë, fletë detyrimeve apo kambialeve, ose obligimet të tjera financiare të kontraktuara, duke përfshirë detyrimet që dalin nga kontrata e dorëzanisë. 4.2. Përveç në se është paraparë ndryshe me dokumentin e hipotekës, hipoteka do të siguroj pagesën e detyrimit kryesor, kamatat, dhe taksat që i ka borxh kreditori hipotekar sipas kushteve të dokumentit të hipotekës si dhe çdo shpenzim të shkaktuar nga pengmarrësi si rrjedhim i procedurave të ekzekutimit të hipotekës. 4.3 Kur të drejtën e posedimit të një kolaterali të hipotekës e ka më shumë se një person, asnjë marrëveshje mbi hipotekën nuk do të jetë e vlefshme nëse dokumenti i hipotekës nuk është nënshkruar nga të gjithë personat që kanë të drejta të tilla. 4.4. Hipoteka mund të siguroj detyrimet e ardhme financiare të bazuara në paradhëniet të bëra nga pengmarrësi gjer në shumën maksimale të cekur në marrëveshjen mbi hipotekën në të njëjtën masë si kur detyrimet e ardhme të ishin bërë në datën e ekzekutimit të kontratës së hipotekës. 4.5. Nëse pasuria e patundshme është kolateral i disa hipotekave, të drejtat e pengmarrësve do të përcaktohen sipas momentit të regjistrimit të tyre, përveç nëse nuk parashikohet ndryshe me ligj. 4.6. Nëse pengdhënësi e zvogëlon vlerën e kolateralit të hipotekës ose në mënyrë tjetër i vështirëson kushtet e saj, pengmarrësi do të jetë i autorizuar t’i drejtohet gjykatës për një vendim gjyqësor kundër akteve të tilla të pengdhënësit, dhe nëse ai/ajo nuk e bënë këtë, mund të kërkojë përmbushjen me dhunë të ankesës së siguruar me hipotekë para datës së mbarimit të afatit. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 12 4.7 Dispozitat e kontratës që i jep pengmarrësit të drejtën e shuarjes se kërkesës se tij, në rast të mospërmbushjes, me anë të fitimit të drejtpërdrejtë të kolateralit të hipotekës, ose ndryshe duke fituar të drejtën e shfrytëzimit të pasurisë, do të jetë e pavlefshme. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A mortgage document is valid only if it is written, authenticated, and includes the required information.
Neni 5 Dokumenti i Hipotekës Për të qenë i vlefshëm, dokumenti i hipotekës duhet të jetë me shkrim dhe i vërtetuar në të njëjtën mënyrë si transaksionet e tjera që kanë të bëjnë me pronat e paluajtshme në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dokument i vlefshëm i hipotekës do të përfshijë: (a) emrin, adresën dhe të dhënat e pengdhënësit dhe pengmarrësit; (b) përshkrimin e detyrimeve të siguruara me hipotekë, ose, nëse detyrimi është parashtruar në një marrëveshje të veçantë kryesore, referimin e saktë të marrëveshjes kryesore; (c) përshkrimin e mjaftueshëm që në mënyrë të arsyeshme e identifikon kolateralin e hipotekës, duke përfshirë numrin kadastral të pronës së paluajtshme, dhe emrin e komunës ku ndodhet pasuria e patundshme; (d) fletën poseduese përkatëse, ose ekuivalentin; (e) lejen përkatëse të ndërtimit, nëse ka; (f) lejen përkatëse të shfrytëzimit, nëse ka; (g) shumën maksimale të detyrimit financiar ose detyrimet e mundshme të ardhme financiare të siguruara me hipotekë; (h) deklaratën me shkronja të zeza të spikatura qe tregon se procedura e ekzekutimit të hipotekës mund të çojë në marrjen e pasurisë dhe dëbimin pengdhënësit nga prona; (i) mënyrat për dërgimin e dokumenteve pengdhënësit në rast të mospërmbushjes së detyrimit ose procedurave të ekzekutimit së pasurisë të lënë peng; (j) datën kur është nënshkruar dokumenti i hipotekës; nënshkrimet e autorizuara nga ose në emër të pengdhënësit dhe të pengmarrësit; (k) dispozitat të tjera që mund të kërkohen nga ky ligj dhe legjislacioni në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Transfers of mortgage-related rights require written notice to the mortgagees, and the mortgagor’s authorized person may bind the mortgagee only after the authorization is registered. Mortgagees may not restrict inheritance-based transfers of the mortgage collateral.
Neni 6 Transferimi i të Drejtave të Hipotekës 6.1. Transferimi i një hipoteke është kufizim i transferit të kërkesës së siguruar nga hipoteka. Transferi i së drejtave sipas dokumenteve të hipotekës, është subjekt i një njoftimi me shkrim për pengmarrësit nga pengdhënësi. Pengmarrësi do të jetë i kufizuar nga kushtet e hipotekës nga i autorizuari i pengdhënësit, pas regjistrimit të autorizimit në Regjistrin mbi të drejtën e pronës së paluajtshme: (më tutje “ Regjistri”). Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 13 6.2 Pengmarrësi nuk do të jetë i autorizuar të kufizojë transferet e kolateralit të hipotekës në bazë të trashëgimisë. 6.3 Aty ku kolaterali i hipotekës është transferuar tek më shumë persona në bazë të trashëgimisë, secili nga pasardhësit ligjor, do t’i bartë pasojat e mospërmbushjes së detyrimit solidarisht dhe individualisht. KAPITULLI 3 REGJISTRIMI - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Mortgage registration affects the parties’ rights and obligations, and a change to the mortgage document takes effect only after the changed mortgage is registered.
Neni 7 Efekti i Regjistrimit 7.1. Regjistrimi i hipotekës në përputhje me ligjet në fuqi do të ketë ndikim në të drejtat dhe obligimet e palëve. Personat që fitojnë të drejta në objektin e hipotekës së regjistruar do të jenë të obliguar me të drejtat e themeluara më parë që i takojnë një hipoteke të tillë. 7.2. Një ndryshim i dokumentit të hipotekës do të ketë efekt pas regjistrimit të hipotekës se ndryshuar. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: After the secured debt is paid, the mortgagee must register a request to release the mortgage within 15 days.
Neni 8 Shuarja e Hipotekës me Regjistrim 8.1. Hipoteka shuhet pas regjistrimit të lirimit të saj nga pengmarrësi në pajtim me këtë ligj. 8.2. Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga përmbushja e detyrimit të siguruar me hipotekë, pengmarrësi do të regjistrojë kërkesën për lirimin nga hipoteka. 8.3. Kërkesa do të përmbaj një deklaratë se pengmarrësi nuk kërkon më të drejtat e pengmarrësit kundër kolateralit të hipotekës dhe veçanërisht do të identifikojë me numër dhe datë dokumentet që i përkasin regjistrimit të hipotekës. 8.4 Nëse pengmarrësi nuk e regjistron kërkesën për lirimin hipotekës siç kërkohet me nenin 8.2, gjykata, pas parashtrimit të një peticioni nga pengdhënësi, do të urdhërojë Zyrën Kadastrale Komunale që të regjistrojë lirimin në regjistër. Pengmarrësi i tillë do të përgjigjet para pengdhënësit për çfarëdo dëme që shkaktohen si rezultat i dështimit të pengmarrësit që të kërkojë lirimin e hipotekës në pajtim me këtë nen. KAPITULLI 4 EKZEKUTIMI GJYQËSOR - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The procedure and conditions for enforcing mortgage collateral follow the law on execution procedure, except where a valid commercial authorization allows a financial institution to sell the collateral under Chapter 5.
Neni 9 Procedura për ekzekutimin gjyqësor Procedura dhe kushtet për ekzekutimin e një kolaterali të hipotekës do të Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 14 zhvillohet sipas ligjit në fuqi mbi procedurën e ekzekutimit, përveç rasteve kur një autorizim i vlefshëm tregtar i është dhënë një institucioni financiar nga një shoqëri tregtare për të shitur kolateralin e hipotekës në pajtim me kapitullin 5 të këtij ligji. KAPITULLI 5 AUTORIZIMI I BIZNESIT PËR SHITJEN E KOLATERALIT TË HIPOTEKËS - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Rregullon autorizimin e biznesit për shitjen e kolateralit të hipotekës dhe kushtet kur ai është i vlefshëm, i zbatueshëm dhe i regjistrueshëm.
Neni 10 Pikëpamjet Themelore të Autorizimit të Biznesit për Shitjen e Kolateralit të Hipotekës 10.1 Autorizimi i Biznesit për shitjen e kolateralit të hipotekës do të jetë dhënie e Kompetencës agjencisë nga pengdhënësi tek pengmarrësi për shitjen e kolateralit të hipotekës në rast të mospërmbushjes siç është përcaktuar në dokumentin e hipotekës. 10.2 Autorizimi i Biznesit për shitjen e objektit të hipotekës mund të jetë i parevokueshëm dhe/ose jokufizues nëse janë pajtuar pengdhënësi dhe pengmarrësi në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 10.3 Për të qenë i vlefshëm dhe i zbatueshëm, autorizimi i biznesit për shitjen e kolateralit të hipotekës duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet vijuese: (a) autorizimi i biznesit duhet ti jepet nga një shoqëri tregtare; (b) autorizimi i biznesit duhet ti jepet institucionit financiar; (c) autorizimi i biznesit veçanërisht duhet të parashikojë emërimin e agjentit shitës për zhvillimin e shitjes së pronës që është subjekt i hipotekës; (d) autorizimi i biznesit duhet të lejohet vetëm për pronën e biznesit. Ri-klasifikimet e mëvonshme të kolateralit të hipotekës si rezidenciale nuk do të ndikojë vlefshmërinë e autorizimit të vlefshëm ekzistues të biznesit të krijuar sipas këtij ligji; (e) autorizimi i biznesit duhet të përfshihet brenda dokumentit të biznesit; dhe (f) autorizimi i biznesit duhet të jetë në formën e kërkuar nga ky ligj. 10.4. Autorizimi i biznesit do të regjistrohet në Regjistër. 10.5. Autorizimi i biznesit për shitjen e kolateralit të hipotekës mund të parashikojë se do të mbetët i vlefshëm përkundër vdekjes, paaftësisë, shpërndarjes, falimentimit apo shkrirjes qoftë të pengmarrësit apo pengdhënësit, dhe mund të jetë detyrues ndaj trashëgimtarëve juridik, të autorizuarit, cesionistëve dhe pasardhësve të pengdhënësit. 10.6 Pavlefshmëria e autorizimit të biznesit nuk do të ndaloj pengmarrësin nga ekzekutimi i kolateralit të hipotekës në pajtim me kapitullin 4 të këtij ligji. 10.7 Parimet e agjencisë do të zbatohen ndaj autorizimit të biznesit përveç kur ndryshojnë qoftë shprehimisht ose në heshtje me këtë ligj. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 15 - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The sales agent may recover certain sale-related expenses and reasonable taxes up to 1.5% of the sale price, and must open and use a dedicated bank account for property-sale funds.
Neni 11 Agjenti i Shitjes 11.1. Për shërbimet e ofruara në lidhje me shitjen e pasurisë, agjenti i shitjes ka të drejtë kompensimin të shpenzimeve të dala nga shitja e pasurisë dhe taksave të arsyeshme sipas marrëveshjes në mes të pengmarrësit dhe agjentit shitës, në një shumë që nuk tejkalon (1.5%) të çmimit të shitjes. 11.2 Për çdo shitje të pronës së paluajtshme dhe te drejtave te saj sipas këtij kapitulli, agjenti shitës do të hapë një llogari bankare në bankën e licencuar nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës. Kjo llogari do të përdoret vetëm me qëllim të lirimit të fondeve të dala nga shitjet e pasurisë në pajtim me nenin 22 të këtij ligji. Llogaria do të identifikohet në mënyrë të veçantë duke ju referuar pasurisë që shitët. 11.3 Veprimet e agjentit të shitjes do të jenë në pajtim me dispozitat e këtij ligji. 11.4 Agjenti nuk do të jetë përgjegjës për veprimet e ndërmarra qartë në mirëbesim në përputhje me dispozitat e këtij ligji. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: People who file a registered notice request for mortgage enforcement have a right to be notified; notice must be given at the same time as the mortgagor in the specified situations.
Neni 12 Regjistrimi i Kërkesës për Njoftimin e Shitjes ose Ekzekutimin e Hipotekës 12.1 Një person, pos pengdhënësit me të drejta te regjistruara në kolateralin e hipotekës ka të drejtë të njoftohet nëse pengmarrësi fillon procedurën e ekzekutimit të hipotekës ose shitjen sipas autorizimit të biznesit dhe një kërkesë e tillë të jetë e regjistruar. 12.2 Personat që parashtrojnë kërkesën e njoftimit për ekzekutimin e hipotekës kanë të drejtë të njoftohen për këtë gjë pikërisht në të njëjtën kohë sikurse edhe pengdhënësi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Business authorization for selling mortgage collateral may be exercised only after non-performance of the stated obligation, proper notice, and the auction procedure.
Neni 13 Kushtet sipas të cilave mund të ushtrohet autorizimi i biznesit Autorizimi i biznesit për shitjen e kolateralit të hipotekës mund të ushtrohet pas mospërmbushjes së detyrimit të përshkruar në dhënien e autorizimit të biznesit, pas bërjes të lajmërimit të duhur dhe procedurës së ankandit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A valid business authorization must include specified party details, statements about selling mortgage collateral without court action on default, a statement that the collateral is business property, authorization to appoint a sales agent, the default descriptions that trigger the authorization, a notice address if different, and any other agreed non-prohibited item.
Neni 14 Formulari i Kërkuar i Autorizimit të Biznesit Autorizimi i vlefshëm i biznesit do të përmbajë: (a) emrin, adresën dhe të dhënat e pengdhënësit dhe pengmarrësit; (b) deklaratën shprehimore që palët janë pajtuar se kolaterali i hipotekës do të shitet pa veprim të gjykatës në rast të mospërmbushjes së detyrimit të pengdhënësit sipas dokumentit të hipotekës; (c) deklaratën se kolaterali i hipotekës është pronë biznesi; Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 16 (d) autorizimin e pengmarrësit të emëroj agjentin shitës për shitjen e kolateralit të hipotekës sipas këtij ligji; (e) përshkrimin e mospërmbushjeve të veçanta sipas dokumenteve të hipotekës që i mundësojnë pengmarrësit të drejtën për të ushtruar autorizimin e biznesit; (f) adresën e miratuar nga palët për dërgimin e njoftimit që kërkohet sipas këtij kapitulli, në rast se është ndryshe nga adresa e regjistruar e pengdhënësit; dhe, (g) çdo element tjetër të pajtuar nga pengdhënësi dhe pengmarrësi që nuk ndalohet me ketë ligj. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Pengmarrësi must ask the register to register a notice of non-performance before starting out-of-court sale.
Neni 15 Njoftimi i Mospërmbushjes 15.1 Para fillimit të shitjes jashtë-gjyqësore sipas këtij ligji, pengmarrësi do të bejë kërkesë për regjistrimin e njoftimit te mospërmbushjes, në regjistër. Kërkesa do të përmbaj: (a) përshkrimin e dokumentit të hipotekës sipas të cilit mospërmbushja ka ndodhur, duke përfshirë informacionin e regjistruar të dokumentit të hipotekës; (b) emrin, adresën dhe të dhënat e pengmarrësit dhe pengdhënësit; (c) emrin, adresën dhe të dhënat e agjentit shitës të emëruar nga pengmarrësi; (d) adresën, numrin kadastral dhe emrin e komunës ku ndodhet prona që është kolateral i hipotekës; (e) deklaratën se mospërmbushja ka ndodhur dhe përshkrimin e mospërmbushjes; (f) deklaratën e veprimeve të nevojshme për evitimin e mospërmbushjes dhe afatin kohor gjatë të cilit mospërmbushja duhet të evitohet, i cili nuk do të jetë më pak se 45 ditë pas datës së regjistrimit të njoftimit; dhe (g) deklaratën se pengmarrësi ka zgjedhur të zbatojë shitjen jo-gjyqësore të pronës nëse mospërmbushja nuk është evituar brenda afatit të përcaktuar të evitimit. 15.2 Njoftimi i mospërmbushjes do te regjistrohet në gjuhën, e cila kërkohet sipas ligjit dhe do të fillojë me fjalët vijuese me madhësinë 14 te nënvizuara me shkronja të mëdha: KY ËSHTË NJË NJOFTIM SE JU NUK PO I PËRMBUSHNI DETYRIMET SIPAS HUAS TUAJ. SIPAS LIGJEVE TË KOSOVËS PASURIA JUAJ MUND TË SHITET PA ASNJË PROCEDURË GJYQËSORE NËSE JU NUK SHMANGNI MOSPËRMBUSHJEN. JU KENI TË DREJTË TË REGULLONI LLOGARITË JUAJA FINANCIARE DUKE PAGUAR TË GJITHA PAGESAT E MATURUARA PLUS ÇMIMIN E LEJUAR DHE SHPENZIMET BRENDA KOHES SE PËRCAKTUAR ME LIGJ. NUK MUND Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 17 TË CAKTOHET DITË E SHITJES PA KALUAR 30 DITË NGA REGJISTRIMI I KËTIJ NJOFTIMI TË MOSPËRMBUSHJES (DATË E CILA SHËNOHET NË KËTË NJOFTIM). 15.3 ZKK-ja do të regjistrojë njoftimin për mospërmbushjes së detyrimeve sipas kërkesës së pengmarrësit. ZKK-ja nuk do të jetë përgjegjëse për çfarëdo dëmi që mund të shkaktohet gjatë veprimeve të gabuara në emër të pengmarrësit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The mortgagee must send copies of the registered notice of non-performance within the stated time limits.
Neni 16 Kopjet e Njoftimit Të Mospërmbushjes 16.1 Jo më vonë se 10 ditë pas regjistrimit të njoftimit të mospërmbushjes, pengmarrësi do të siguroj kopjet e njoftimit të regjistruar të: (a) pengdhënësit; (b) agjentit të shitjes; (c) çdo personi që ka ndonjë interes të regjistruar në pronën që është kolateral i hipotekës që do të ndikonte në shitjen (duke përfshirë pronarët pasardhës të pronës që është kolateral i hipotekës, pengmarrësit e rinj, dhe pasardhësit e tyre të interesuar); (d) çdo person i caktuar për të marrë kopjet e njoftimit të dokumentit të hipotekës; dhe (e) çdo person që kërkon kopjen e njoftimit sipas nenit 12 të këtij ligji. 16.2 Pengmarrësi është i detyruar të sigurojë të gjitha kopjet e njoftimit të mospërmbushjes brenda afatit prej 7 ditësh, duke filluar nga regjistrimi i njoftimit të mospërmbushjes, pengmarrësi depoziton apo bën depozitimin me postë në një zarf që dërgohet me postë të regjistruar me taksë postare të parapaguar, kopjen e njoftimit me datën e regjistrimit të shënuar në të. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets notice and publication steps for a non-judicial sale of mortgaged property, including minimum bid calculation and deadlines for registration, delivery, publication, and posting of the sale notice.
Neni 17 Njoftimi i Shitjes 17.1 Nëse mospërmbushja nuk është evituar në afatin e duhur të përcaktuar në njoftimin e mospërmbushjes sipas nenit 15, pengmarrësi mund ta udhëzoj agjentin e shitjes të vazhdojë me shitjen jo-gjyqësore të pronës së hipotekuar apo te drejtave te saj. 17.2. Agjenti shitës do të llogarit shumën e ofertës minimale e cila do të pranohet në ankand për pronën që është kolateral i hipotekës. Oferta minimale nuk do të jetë më e vogël se shuma e barabartë me kërkesat e papaguara monetare siç dëshmohet me instrumentet e regjistruara kundër kolateralit të hipotekës, plus komisionin e parallogaritur të agjentit, çmimin e shitjes dhe çdo taksë e papaguar e pronës dhe shpenzimet. 17.3 Agjenti i shitjes do të bëjë kërkesë për te regjistruar njoftimin e shitjes ne regjistër. Kërkesa e njoftimit te shitjes do të përmbajë: (a) datën dhe kohën e shitjes; Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 18 (b) adresën ku do të behët shitja, e cila do të jetë në komunën ku ndodhet prona e hipotekuar; (c) adresën, numrin kadastral dhe emrin e komunës kadastrale të pronës së hipotekuar, dhe përshkrimin e shfrytëzimit të pronës; (d) shumën e ofertës minimale; (e) nëse në shitje do të pranohen metoda të tjera të pagesës përveç parave në dorë, përshkrimin e këtyre metodave, duke përfshirë shumën e çdo depozite të kërkuar; dhe (f) emrin, adresën dhe numrin e telefonit të agjentit shitës i cili do të bëjë shitjen. 17.4 Jo më vonë se 10 ditë pas regjistrimit të njoftimit të shitjes, pengmarrësi do të sigurojë kopjet e njoftimit të regjistruar për secilin që ka të drejtë të marrë një kopje të njoftimit të mospërmbushjes në bazë të nenit 12. Pengmarrësi e ka për detyrë të siguroje të gjitha kopjet e njoftimit të shitjes brenda 7 ditëve vijuese të regjistrimit të njoftimit të shitjes, pengmarrësi depoziton ose detyron të behët depozitimi me postë ne një zarf, dërguar me postë të regjistruar me taksë të parapaguar, duke përmbajtur një kopje të njoftimit me datën e regjistrimit të shënuar, adresuar çdo personi qe ka të drejtë për një kopje të tillë. 17.5 Agjenti i shitjes do të publikoj njoftimin e shitjes së paku një herë në javë gjatë tri javësh kalendarike me radhë, ku publikimi i parë të jetë së paku 21 ditë para datës së shitjes, në gazetat me shpërndarje të përditshme me mbi 5,000 kopje, që botohen në Kosovë dhe në komunën ku do të bëhet shitja e pronës. 17.6 Së paku 14 ditë para ditës se shitjes, agjenti i shitjes do të afishoj njoftimin e shitjes: (a) në tabelën e njoftimeve publike të ndërtesës komunale në komunën ku do të behët shitja e pronës; dhe (b) në vend të dukshëm në pronën që do të shitet, kur një gjë e tillë është e mundur dhe nuk ka kufizime për çfarëdo arsye. 17.7 Nëse prona është një strukturë e shkëputur, afishimi do të behët në derën e strukturës, por nëse kjo nuk është e mundur ose eksitojnë kufizime, njoftimi do të ngjitet në vend të dukshëm të pronës; megjithatë, nëse kalimi mohohet për shkak se hyrja e përbashkët në pronë është e kufizuar me një portë ose pengë të ngjashme, njoftimi mund të afishohet në atë derë ose në pengesën e ngjashme. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Pengdhënësi may avoid default and redeem the loan until five business days before the sale, if the required amounts are paid.
Neni 18 E Drejta e Shmangies së Mospërmbushjes 18.1 Pengdhënësi do të ketë të drejtën të shmangë mospërmbushjen dhe të kthejë huan gjer në pesë ditë pune para ditës së shitjes duke paguar të gjithë shumën e theksuar në njoftimin e mospërmbushjes se detyrimeve (me kamatë), të gjitha borxhet e mëvonshme, dhe çmimet e shpenzimet e agjentit të shitjes dhe të pengmarrësit, të shkaktuara në lidhje me zbatimin e hipotekës. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 19 18.2 Nëse pengdhënësi ose personi tjetër i autorizuar për të shmangur mospërmbushjen sipas këtij kapitulli, shmang mospërmbushjen, pengmarrësi brenda 21 ditëve vijuese të shmangies,do t’i dërgojë pengdhënësit njoftimin e anulimit, me të cilin anulon njoftimin e mospërmbushjes me efekt nga data e shmangies. Pengdhënësi do të beje një kërkese për regjistrimin e njoftimit te anulimit në Regjistër, në të cilin ishte regjistruar njoftimi i mospërmbushjes. Asnjë shpenzim, përveç taksës se regjistrimit nuk do të paguaj pengdhënësi për përgatitjen dhe regjistrimin e njoftimit të anulimit. 18.3 Në rast se shitja nuk behët në datën e paraqitur në njoftimin fillestar të regjistruar të shitjes, e drejta e rikthimit në gjendjen e mëparshme, do të vazhdojë gjer në pesë ditë pune para datës së shitjes së shtyrë. 18.4 Asnjë nga paragrafët e mësipërm nuk do t’i japin shkak të drejtës për rikthim gjatë periudhës prej pesë ditësh para datës së shitjes, pa marrë parasysh se a është njoftuar data e shitjes në njoftimin e shitjes, ose deklaruar në shtyrjen e shitjes sipas nenit 19. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The sale may be postponed, but the sale agent must follow notice rules and publicly explain each postponement.
Neni 19 Shtyrja e Shitjes 19.1 Mund të ketë shtyrje të shitjes në çdo kohë para përmbushjes se detyrimit nga shitja sipas udhëzimit qe e benë pengmarrësi për agjentin e shitjes. 19.2 Më së shumti mund të ketë dy shtyrje të shitjes sipas paragrafit 19.1 pa pasur nevojë për dhënien e njoftimit të ri të shitjes. Nëse shitja shtyhet më shumë se dy herë, caktimi i afatit të ri të shitjes do të përcaktohet me njoftimin e ri të shitjes në mënyrën e përcaktuar nga neni 18. 19.3 Agjenti shitës do të shtyjë shitjen pas urdhrit të gjykatës kompetente, ose kur ndërkrehet në bazë të ligjit, apo me marrëveshjen e përbashkët të pengdhënësit dhe pengmarrësit. Çdo shtyrje, sipas këtij neni, nuk do të jetë shtyrje me qëllim të përcaktimit të numrit maksimal të shtyrjeve të lejuara sipas nën-nenit 19.2. Veç kësaj, një shtyrje nga agjenti shitës bazuar në besimin e arsyeshëm se kërkesa për falimentim është deponuar, nuk do të jetë shtyrje me qëllim të përcaktimit të numrit maksimal të shtyrjeve sipas nën-nenit 19.2. 19.4 Agjenti i shitjes do të njoftoj publikisht secilën shtyrje dhe arsyet për këtë shtyrje, në kohën dhe vendin e fundit të caktuar për shitje. Njoftimi publik do të paraqesë datën e re dhe kohën e shitjes. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Mortgaged property must be sold under this article’s rules, through a public auction, within the stated time window, and the winning bidder must pay within 5 working days.
Neni 20 Shitja 20.1 Pasuria që është objekt i hipotekës do të shitet vetëm në pajtim me dispozitat e këtij neni. Çdo dispozitë e kundërt në dokumentin e hipotekës, do të jetë e pavlefshme. 20.2 Shitja mund të behët çdo ditë nga e hëna deri të shtunën në mes të orës 09:00 të mëngjesit dhe orës 15:00 pasdite (përveç pushimeve), por jo më parë se 45 ditë, dhe jo më vonë se 90 ditë, duke llogaritur nga data e regjistrimit të njoftimit të shitjes. 20.3 Para fillimit të ankandit, agjenti shitës do të ketë të drejtë të kërkoj nga secili ofertues të tregoj dëshminë e aftësisë së ofertuesit duke depozituar te agjenti Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 20 i shitjes 10 përqind të shumës së ofertës minimale në para në dorë ose ekuivalentin e keshit që është caktuar në njoftimin e shitjes të pranuar nga agjenti i shitjes. 20.4 Shitja do të behët me ankand publik në të cilin prona që është kolateral i hipotekës, do të shitet me çmimin më të lart të ofruar. Agjenti shitës do të shërbejë si drejtues i ankandit në shitje dhe do të zhvillojë shitjen në mënyrë të arsyeshme komerciale me qëllim të arritjes së vlerës më të madhe në shitje. 20.5 Çdo propozim konsiderohet të jetë një ofertë e parevokueshme e bërë nga ofertuesi për blerjen e kolateralit të hipotekës për shumën e ofertës. Çdo ofertë e mëvonshme nga i njëjti ofertues ose ndonjë ofertues tjetër për një shumë më të lartë do të anulojë ofertën e mëparshme. 20.6 Brenda pesë (5) ditësh pune nga përfundimi i ankandit, ofertuesi fitues do t’i paguaj agjentit shitës shumën e ofertës fituese duke zbritur depozitën. 20.7 Në rast se pagesa nuk është bërë siç parashihet në nenin 20.6, depozita e ofertës së ofertuesit fitues do t’i humbet pengmarrësit, dhe do të mbahet shitja vijuese. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A transfer of immovable property rights is effective only after it is registered in the Register.
Neni 21 Transferi i Pasurisë së Hipotekuar Transferimi i të drejtës së pronës së paluajtshme hyn në fuqi vetëm pas regjistrimit të saj në Regjistër në pajtim me ligjin. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Agjenti shitës duhet t’i shpërndajë fitimet e shitjes sipas rendit të caktuar: taksat dhe barrët me prioritet, shpenzimet e shitjes, borxhin ndaj pengmarrësit, hipotekat e mëvonshme, dhe mbetjen ndaj pengdhënësit.
Neni 22 Shpërndarja e Fitimeve të Shitjes dhe Vendimi për Mbetjet 22.1 Agjenti shitës do të drejtojë shpërndarjen e fitimeve të shitjes së pronës si vijon: (a) të paguaj çdo tatim dhe taksë që janë barrë mbi pasurinë e hipotekuar, dhe çdo ngarkesë apo barrë të vendosur në pasurinë e hipotekuar që kanë prioritet ndaj hipotekës në ekzekutim; (b) të mbuloje shpenzimet e shitjes duke përfshirë pagimin e taksave të agjentit shitës sipas nenit 11; (c) të paguaj shumën e borxhit dhe cilëndo shumë tjetër ndaj pengmarrësit; (d) të plotësoj saldot e mbetura të papaguara të hipotekave të mëvonshme, sipas rendit të tyre të prioritetit; dhe (e) çdo mbetje ndaj pengdhënësit. 22.2 Paragrafi i mësipërm nuk do të dëmtojë të drejtat e pengmarrësit për të paraqitur padi kundër pengdhënësit në rastin kur pengmarrësi nuk merr shumën totale në bazë të dokumentit të hipotekës nëpërmjet ekzekutimit jashtë gjyqësor. 22.3 Nëse nuk fillon procedurë gjyqësore brenda 90 ditëve nga dita e shitjes, fitimet e shitjes konsiderohet se janë për realizimin e plotë të borxhit të debitorit, dhe nuk do të ekzistoj asnjë e drejtë për të kërkuar mbetjet. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 21 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Pengdhënësi may appeal to the competent court for relief over a mortgage sale; the court must grant relief if the stated conditions are met, and the right expires after 30 days.
Neni 23 Zgjidhje Juridike dhe të tjera 23.1 Pengdhënësi do të ketë të drejtë të paraqesë ankesë në gjykatën përkatëse në komunën ku ndodhet kolaterali i hipotekës që të ndalojë procedurën, anuloj shitjen e pronës, ose të siguroj mjetet e tjera të nevojshme. Gjykata do të japë një lehtësim të tillë nëse konstaton se: (a) aktet e mospërmbushjes që japin shkak për ushtrimin e autorizimit të biznesit për shitjen e pasurisë së hipotekuar nuk ishin kryer nga pengdhënësi; ose (b) agjenti shitës nuk kryen ankandin dhe shitjen në mënyrën e caktuar me këtë ligj apo ligje të tjera në fuqi. 23.2 Gjykata do të marrë vendim ndaj kërkesës se tillë me procedurë të thjeshtëzua E drejta e pengdhënësit për t’ju drejtuar gjykatës skadon pas tridhjetë 30 ditësh nga data e marrëveshjes për shitjen e paraparë me nenin 21 të këtij ligji. 23.3 Institucioni financiar që nuk vepron në pajtim me dispozitat e këtij kapitulli me qëllim të fitimit të leverdisë së pandershme për vete do t’i nënshtrohet padisë disiplinore nga Autoriteti Bankar dhe i Pagesave të Kosovës, si dhe çdo veprimi tjetër që mund ë vendoset nga gjykata. KAPITULLI 6 DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: When this law enters into force, earlier legal provisions that regulated this matter are repealed.
Neni 24 Ligji në fuqi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen të gjitha dispozitat ligjore që më parë kanë rregulluar këtë materie. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force on the day it is approved by the Kosovo Assembly and promulgated by the Special Representative of the UN Secretary-General.
Neni 25 Hyrja në Fuqi Ky ligj hyn në fuqi ditën e miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes së tij nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. UNMIK/REG/2002/21 20.12.2002
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2002/4 PËR HIPOTEKAT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in