LIGJI NR. 2003/11 LIGJI PËR RRUGËT
This preamble states that the law is adopted to promote a modern road network in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2003/11
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Publicly available, excluded from search-engine indexing
This page remains available for direct access and API use, but this release emits
noindex,follow for the following reason:
- The record does not meet this release's canonical indexing criteria.
(emergency-noindex)
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law is adopted to promote a modern road network in Kosovo. This article says the law regulates the legal status of public roads, their construction, maintenance, protective measures, governance, financing, and supervision. This article defines terms used in the law on roads and road administration. A public road is for general use and is a matter of interest for Kosovo. Public roads are classified as magistral, regional, local, or settlement roads.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2003/11 LIGJI PËR RRUGËT
Showing 44 of 44
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law is adopted to promote a modern road network in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 16 / 01 SHTATOR 2007 LIGJI Nr. 2003 / 11 LIGJI PËR RRUGËT Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të 15 majit mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, veçanërisht nenet 5.1(h),5.7,9.1.26(a),9.3.3,dhe Me qëllim të promovimit të zhvillimit të një rrjeti modern të rrugëve në Kosovë, duke siguruar që përmbajtja e rregullave të cilat ndikojnë në ndërtimin e rrugëve, mbrojtjen, mirëmbajtjen, qeverisjen, financimin dhe mbikëqyrjen e tyre të zhvillohen dhe zbatohen në përputhshmëri të plotë me përvojat më të mira ndërkombëtare, Aprovon: KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the legal status of public roads, their construction, maintenance, protective measures, governance, financing, and supervision.
Neni 1 Me këtë ligj rregullohet pozita juridike e rrugëve publike, ndërtimi, mirëmbajtja e rrugëve, masat mbrojtëse, qeverisja, financimi dhe mbikëqyrja e rrugëve publike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law on roads and road administration.
Neni 2 “Person i Autorizuar” e ka kuptimin e një personi i cili autorizohet që të ndërmarrë veprime të caktuara në përputhje me atë që përcakton ky ligj; “Rrugë” e ka kuptimin e një sipërfaqeje të tërë të ndonjë drejtimi të përcaktuar për komunikacion; “Ndërtimi” e ka kuptimin e ndërtimit ose rindërtimit të rrugës dhe bërjen e ndonjë pune tjetër të domosdoshme për ta vënë rrugën në gjendje të sigurtë për shfrytëzim nga automjetet, por nuk përfshinë mirëmbajtjen; “Vlerësimi mbi efektet në mjedis” e ka kuptimin e një studimi gjithëpërfshirës mbi efektet e mundshme të ndikimit të ndonjë zhvillimi të propozuar të rrugës në mjedis; “Rrugë Lokale” e ka kuptimin e rrugës publike zyrtarisht të kategorizuar si rrugë lokale, që lidh hapësirat e banueshme brenda vendbanimeve të një komune; “Mirëmbajtja” e ka kuptimin e mbajtjes dhe riparimit të një rruge ose ndonjë pune tjetër të domosdoshme që ta mbaj rrugën në gjendje të mirë; “Rrugë Magjistrale” e ka kuptimin e rrugës publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë magjistrale, që lidhë qytetet e mëdha dhe të cilat mund të shërbejnë si lidhje me rajonet jashtë Kosovës; “Ministria” e ka kuptimin e Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit; “Komuna” e ka kuptimin e përkufizimit të Komunës siç parashihet në Rregullore të UNMIK-ut 2 2000/45; “Rrugë Publike” e ka kuptimin e rrugës magjistrale, regjionale, lokale dhe rrugës në vendbanime me të drejtë të drejtimit për komunikacion publik; “Autoriteti i Rrugës Publike” e ka kuptimin e autoritetit administrativ përkatës të emëruar nga Ministria për rrugë magjistrale dhe regjionale dhe Komuna për rrugë lokale dhe rrugë në vendbanime; “Rrugë Regjionale” e ka kuptimin e një rruge publike zyrtarisht të kategorizuar si një rrugë regjionale, që lidh dy e më tepër qytete të mëdha; “Rrugë Lidhëse” e ka kuptimin e një rruge që lidh stacionet hekurudhore, aeroportet, terminalet ose hapësirët e banimit me rrugët publike që është e njohur zyrtarisht nga Ministria si e tillë; “Brez Mbrojtës Rrugor” e ka kuptimin e hapësirës të përcaktuar nga Ministria anash rrugës, ku kufizimet në lidhje me shfrytëzimin e saj janë zbatuar me qëllim të përfshirjes të brezit rrugor dhe atij mbrojtës të rrugëve publike; “Rrugë e Pakategorizuar” e ka kuptimin e çdo rruge që nuk është rrugë publike, pronari i së cilës është një banor apo grup banorësh, dhe nuk është nën përgjegjësinë e Ministrisë, por e cila është jozyrtarisht e shfrytëzuar nga këmbësorët, automjetet dhe jeteve tjera lëvizëse që lëvizin anash në hapësirën e pashënuar; “Zonë Urbane” e ka kuptimin e teritorit nën juridiksionin e Komunës kufijtë e së cilës janë caktuar me shenja të rrugëve; dhe “Peshat dhe Dimensionet” e ka kuptimin e parametrave specifik në peshë, gjatësi, gjerësi dhe lartësi të automjeteve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: A public road is for general use and is a matter of interest for Kosovo.
Neni 3 Rruga publike është për përdorim të përgjithshëm dhe sferë interesi për Kosovën. KREU II RRUGËT PUBLIKE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Public roads are classified as magistral, regional, local, or settlement roads.
Neni 4 4.1. Rrugët publike kategorizohen në: a) Rrugë magjistrale, b) Rrugë regjionale, c) Rrugë lokale dhe d) Rrugë në vendbanime. 4.2. Statusi i rrugëve magjistrale dhe regjionale nuk është i prekur (i goditur) kur këto rrugë kryqëzojnë hapësirët urbane. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry is the authority for main and regional public roads, municipalities are the authority for local and settlement roads, the Ministry keeps a register of all public roads, and it must inform the Government when road categorization is carried out.
Neni 5 5.1. Ministria është autoritet për rrugë publike magjistrale e regjionale. 5.2. Komuna është autoritet për rrugë publike lokale dhe ato në vendbanime. 3 5.3. Ministria mban një regjistër i cili përmbanë evidencën e të gjitha rrugëve publike. 5.4. Ministria është e obliguar të informoj Qeverinë për kryerjen e kategorizimit të rrugëve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The road ministry and local municipality may designate special roads for special purposes and may split a road class into a subcategory.
Neni 6 6.1. Ministria për rrugë magjistrale dhe regjionale dhe Komuna rrugë lokale mund: a) Të caktoj rrugë të veçanta për qëllime të veçanta. b) Të ndaj një klasë të veçantë të rrugëve në nënklasë. 6.2. Sipas shfrytëzimit të tyre, rrugët publike mund të jenë të destinuara për pjesëmarrës në komunikacionin rrugor (për automjete motorike, biçikleta, këmbësorë dhe shfrytëzues të tjerë), ose vetëm për automjete motorike. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry may classify existing or proposed public roads as magistral or regional roads, municipalities may classify uncategorized existing roads as local roads, and the Ministry issues a special act on road classification.
Neni 7 7.1. Ministria mund të kategorizoj cilën do rrugë publike ekzistuese ose ndonjë rrugë të propozuar publike si rrugë magjistrale ose si rrugë regjionale. 7.2. Komuna mund të kategorizojë ndonjë rrugë ekzistuese të pakategorizuar si rrugë lokale. 7.3. Ministria nxjerr akt të veçantë mbi kategorizimin e rrugëve në pajtim me nenin 4 të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry manages, maintains, and builds main and regional roads; the municipality handles local roads and roads in settlements.
Neni 8 8.1. Ministria është përgjegjëse për menaxhim, mirëmbajtje dhe ndërtim të rrugëve magjistrale dhe regjionale, ndërsa Komuna është përgjegjëse për rrugët lokale dhe ato në vendbanime. 8.2.Komuna duhet të kërkoj këshilla nga Ministria për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve lokale dhe atyre të vendbanimeve. 8.3.Ministria me akte të veçanta përcakton rregullat specifike dhe kompetencat e Departamentit të Infrastrukturës rrugore të Ministrisë dhe të Drejtorisë së rrugëve. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The municipality must expropriate land or related features when the Ministry requests it for national/regional roads, and it must handle expropriation under the expropriation law when required.
Neni 9 9.1. Komuna me kërkesë të Ministrisë bënë eksproprijimin e çfarëdo pjese të tokës, përrua, ujëra, kanal, gardh ose mur, marrja dhe përvetësimin i të cilave Ministria mendon se është e nevojshme për shfrytëzim, ndërtim, ose mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe regjionale. 9.2. Komuna bënë eksproprijimin e çfarëdo pjese të tokës, përrua, ujëra, kanal, gardh ose mur, marrja dhe përvetësimi i të cilave, është e nevojshme për shfrytëzim, ndërtim ose mirëmbajtjen e rrugëve lokale. 9.3. Kur Ministria ose Komuna duhet të eksproprioj ndonjë pjesë të tokës, përrua, ujëra, kanal, gardh ose mur në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni, atë duhet ta zbatoj në bazë të Ligjit mbi Eksproprijimin. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Road maintenance and construction is financed from the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 10 Mirëmbajtja dhe ndërtimi i rrugëve publike do të financohet nga përvetësimet e Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. Gjatë përcaktimit të shumave të përvetësimeve në fjalë, Kuvendi do të marrë parasysh si vijon”: a) tatimet mbi konsumimin e karburanteve b) tarifat e regjistrimit të automjeteve 4 c) tarifat për përdorimin e rrugëve d) tarifat nga koncesionet e) donacionet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Kërkesa për bartjen e pronësisë mbi rrugë publike ose pjesë të saj nuk miratohet për personat juridikë ose fizikë.
Neni 11 Asnjë personi juridik ose fizik nuk i miratohet kërkesa për bartjen e pronësisë në rrugë publike ose ndaj një pjese të rrugës publike. KREU III MIRËMBAJTJA - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry and the Municipality must issue annual winter and summer maintenance plans for the specified road categories.
Neni 12 Ministria nxjerr planin vjetor të mirëmbajtjes dimërore dhe verore për rrugët magjistrale dhe regjionale, ndërsa Komuna nxjerr planin vjetor të mirëmbajtjes dimërore dhe verore për rrugët lokale. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry must maintain traffic signs on main and regional roads, including at rail crossings, while the Municipality must install traffic signs on local roads and maintain them at local rail crossings.
Neni 13 13.1. Ministria është përgjegjëse për mirëmbajtjën e shenjave të trafikut në rrugët magjistrale dhe regjionale, ndërsa Komuna është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut në rrugët lokale. 13.2. Ministria është përgjegjëse për mirëmbajtjen e shenjave të trafikut në kryqëzimet e rrugëve magjistrale dhe regjionale me linjat e hekurudhës, ndërsa Komuna është përgjegjëse për mirëmbajtjen e shenjave trafikut në kryqëzimet e rrugëve lokale me linjat e hekurudhës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The ministry for main and regional roads, and the municipality for local roads, may make contracts with trusted companies that are subject to procurement legislation.
Neni 14 Ministria për rrugë magjistrale e regjionale, ndërsa komuna për rrugë lokale mund të lidhin kontrata me kompanitë e besueshme të cilat janë lëndë e legjislacionit për prokurim. KREU IV NDËRTIMI DHE RIKONSTRUKTIMI - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry may issue rules on technical criteria for building and reconstructing public roads.
Neni 15 Ministria nxjerr rregulla mbi kriteret teknike për ndërtimin dhe rekonstruktimin e rrugëve publike. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Ministry must prepare the annual plan for construction and reconstruction of main and regional roads, the Municipality must prepare the annual plan for local roads, the Municipality must inform the Ministry about the annual local-road program, and the Ministry must coordinate the programs for public road authorities.
Neni 16 16.1.Ministria nxjerr planin vjetor të ndërtimit dhe të rekonstruktimit të rrugëve magjistrale dhe regjionale, ndërsa Komuna nxjerr planin vjetor të ndërtimit dhe rekonstruktimit të rrugëve lokale. 16.2. Komuna informon Ministrinë mbi programin vjetor të ndërtimit të rrugëve lokale. 16.3. Ministria koordinon programet e ndërtimit dhe rekonstruktimit për Autoritetet e rrugëve publike. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Komuna dhe pronarët e rrugëve të pakategorizuara duhet të informojnë Ministrinë për ndërtimin dhe lidhjet e tyre me rrugët magjistrale/regjionale, dhe pronarët që kërkojnë qasje jashtë zonave urbane duhet të marrin lejë nga Ministria.
Neni 17 17.1.Komuna dhe pronarët e rrugëve të pakategorizuara informojnë Ministrinë lidhur me planin për ndërtim dhe lidhjet e rrugëve të tyre me rrugët magjistrale dhe regjionale. 17.2. Pronarët e rrugëve të pakategorizuara që dëshirojnë të kenë çasje në rrugë magjistrale ose regjionale jashtë hapësirëve urbane duhet të sigurojnë lejën nga Ministria. 5 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The ministry for main and regional roads, and the municipality for local roads, set rules for public road construction and reconstruction according to standards.
Neni 18 Ministria për rrugë magjistrale dhe regjionale, dhe Komuna për rrugë lokale, cakton rregulla sipas standardeve për ndërtim dhe rekonstruktim të rrugëve publike. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: For magistral or regional road projects, the Ministry and the Ministry for Environment and Spatial Planning must prepare an environmental impact assessment; for local roads, the municipality and that ministry must do so.
Neni 19 19.1. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë një vlerësim mbi ndikimin në ambient për çfarëdo propozimi të zhvillimit të rrugës që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës magjistrale ose regjionale. 19.2. Komuna në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë një vlerësim mbi ndikimin në ambient për çfarëdo propozimi të zhvillimit të rrugës që ka të bëjë me ndërtimin e rrugës lokale. 19.3. Vlerësimi i ndikimit në mjedis përgatitet në pajtim me procedurën e paraparë me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit. 19.4. Vlerësimi mbi ndikimin në ambient duhet të përmbaj, por nuk është i kufizuar në informacione të veçanta vijuese: a) një përshkrim të propozimit të ndërtimit të rrugës, duke përmbajtur informacione për pozitën, konstruksionin, masën, karakteristikat fizike dhe kriteret për përdorimin e tokës për ndërtim; b) të dhënat e nevojshme për të identifikuar dhe vlerësuar efektet kryesore që propozimi i ndërtimit të rrugës mund të ketë ndaj ambientit; c) një përshkrim të efekteve të mundshme të rëndësishme për ambientin lidhur me ndërtimin e rrugës së propozuar; dhe f) ku janë identifikuar efekte të kundërta ndaj ambientit, përshkrimi i masave të parashikuara për të penguar, redukuar dhe nëse është e mundshme për të rregulluar këto efekte. 19.5. Ministria në bashkëpunim me Ministrinë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor përgatitë rregullat e detajizuara të një vlerësimi mbi ndikimin në ambient. 19.6. Rregullat mbi vlerësimin e ndikimit në ambient do t’i aprovoj Qeveria. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Ministria dhe Komuna must install traffic signs on the roads they are responsible for, including signs for road-rail crossings within their respective competencies.
Neni 20 20.1. Ministria është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut mbi rrugët e ndërtuara magjistrale dhe regjionale. 20.2. Komuna është përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut mbi rrugët e ndërtuara lokale. 20.3. Ministria dhe Komuna janë përgjegjëse për vendosjen e shenjave të trafikut që kanë lidhje me kryqëzimet e rrugëve publike me linjat hekurudhore, secila në fushën e kompetencave që kanë për llojin e caktuar të rrugëve. KREU V SHFRYTËZIMI I RRUGËVE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Anyone using a public road must take reasonable measures to avoid injuring people, damaging property, or damaging the road.
Neni 21 6 Kushdo që përdorë rrugën publike duhet të marrë të gjitha masat e arsyeshme që të shmangë: a) Lëndimin e çdo personi i cili përdorë rrugën publike, b) Dëmtimin e pronës së çdo personi, kur shfrytëzon rrugën publike dhe c) dëmtimin e rrugës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: A person or legal entity commits an offence if, without reason and contrary to the law, it blocks, obstructs, interrupts, shortens, damages, or places material on a public road.
Neni 22 22.1. Personi juridik ose fizik bën kundërvajtje nëse pa arsye dhe në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji: a) Bllokon një rrugë publike ose vendos ndonjë material në rrugë publike; ose b) Pengon, ndërprenë, shkurton ose në mënyrë tjetër dëmton rrugën publike. 22.2. Kur gjykata shpall fajtor personin juridik ose fizik për shkelje sipas paragrafi 1 (a) dhe (b) të këtij neni ajo obligon atë që ta bëjë kthimin në gjendjen e mëparshme. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Kur po bëhen punime ose mirëmbajtje, autoriteti i rrugës mund ta mbyllë rrugën për trafik dhe duhet të vendosë shenjë të qartë; hyrja ose kalimi në rrugën e mbyllur lejohet vetëm me autorizim ose kur lidhet me punimet.
Neni 23 23.1. Derisa ndërtimi ose mirëmbajtja është duke vazhduar në rrugë publike, Autoriteti i rrugës publike mundet ta mbyllë për trafik, për çka duhet të vendosë shenjë të qartë në atë pjesë të rrugës publike në të cilën puna është në kryerje e sipër. 23.2. Personi që shfrytëzon rrugën publike afër trafikut në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni e bën këtë në rrezikun e tij, ndërsa Autoriteti i rrugës publike nuk mbanë përgjegjësi për ndonjë dëmtim që rezulton nga shfrytëzimi i trafikut afër rrugës publike. 23.3. Kur rruga publike është mbyllur sipas këtij neni, asnjë person nuk mund të hyj ose udhëtoj nëpër rrugë publike përveç nëse ai ose ajo: a) Është i/e autorizuar nga Autoritetet e rrugës publike; dhe kur b) Hyrjet ose udhëtimet në rrugë publike të cilat janë në funksion të detyrës lidhur me ndërtimin ose mirëmbajtjen e punës që është duke e kryer në atë rrugë publike. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Ministria may issue special rules on vehicle weights and dimensions for vehicles using public roads.
Neni 24 Ministria nxjerr rregulla të veçanta lidhur me peshat dhe dimensionet e automjeteve të cilat shfrytëzojnë rrugët publike, duke përfshirë: a) Rregullat e veçanta për çdo kategori të automjeteve; b) Rregullat mbi mjetet kontrolluese për peshat e automjeteve; c) Dispozitat ndëshkuese për shkeljen e rregullave për peshat dhe dimensionet; dhe d) Lejen e automjeteve për transport të jashtëzakonshëm. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The owner of an overloaded vehicle on public roads commits an offence if acting against Article 24. Vehicle owners may exceed weight and dimension rules only with a permit from the Ministry, and without a permit they must reload the cargo before continuing the trip.
Neni 25 25.1. Pronari i automjetit me mbingarkesë i cili operon në rrugë publike kryen kundërvajtje dhe përgjigjet nëse vepron në kundërshtim me nenin 24 të këtij ligji. 25.2. Pronarët e automjeteve munden të tejkalojnë rregullat e përcaktuara për peshat dhe dimensionet vetëm nëse ata posedojnë lejen nga Ministria. 25.3. Pronari i automjetit me mbingarkesë nëse nuk posedon leje duhet të ringarkoj ngarkesën e tij në një automjet tjetër ose automjete tjera para se të lejohet ta vazhdoj udhëtimin. 7 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: In the road protection belt, people may not open mines or build certain facilities, and may not build buildings or utility structures, within the stated distances from main, regional, and local roads.
Neni 26 26.1. Në hapësirën e përcaktuar për Brez mbrojtës rrugor askush nuk mund të hapë minierë, ndërtohen liqej artificial, fabrika dhe instalime të ngjajshme që mund t’i dëmtoj rrugët publike, brenda një distance prej: a) 60 metra nga rrugët magjistrale; b) 40 metra nga rrugët regjionale; dhe c) 30 metra nga rrugët lokale. 26.2. Në hapësirën e përcaktuar për brez mbrojtës rrugor askush nuk mund të ndërtoj objekte, rezidenca, zyra, puse, gropa septike, transmetues elektrik dhe instalime të ngjajshme që mund të dëmtojnë rrugët publike brenda distancës prej: a) 20 metra nga rrugët magjistrale; dhe b) 10 metra nga rrugët regjonale dhe lokale. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Përdorimi i rrugës publike për nevoja të përgjithshme publike kërkon pëlqimin dhe mbikëqyrjen e Ministrisë për rrugët magjistrale dhe regjionale, ndërsa për rrugët lokale mbikëqyrja bëhet nga Komuna.
Neni 27 Shfrytëzimi i rrugës publike për nevoja publike të përgjithshme, si vënia e kabllove të telekomunikacionit, gypave të ujit dhe lidhjeve ajrore dhe nëntokësore, duhet të jetë me pëlqimin dhe mbikëqyrjen e Ministrisë për rrugët magjistrale dhe regjionale, dhe në mbikëqyrjen e Komunës për rrugët lokale. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Personat juridik dhe fizik duhet të marrin leje të veçantë nga Ministria për të përdorur pjesë të rrugëve magjistrale ose regjionale, ose brezin e tyre mbrojtës, për transport të jashtëzakonshëm.
Neni 28 28.1. Personat juridik dhe fizik që dëshirojnë të shfrytëzojnë ndonjë pjesë të rrugës magjistrale dhe regjionale, ose brezit mbrojtës rrugor që korrespondon me rrugët magjistrale dhe regjionale për transport të jashtëzakonshëm, duhet të marrin leje të veçantë nga Ministria. 28.2. Ministria nxjerr rregulla mbi procedurën e lëshimit të lejeve për shfrytëzimin e ndonjë pjese të rrugës magjistrale dhe regjionale dhe brezit mbrojtës rrugor që korrespondon me rrugët magjistrale dhe regjionale nga personat juridik dhe fizik, siç parashihet në paragrafin 1 të këtij neni. 28.3. Ministria ka të drejtë të kërkoj dhe të përcaktoj rregulla për kompenzimin e pagesës-provizionit nga personat juridik dhe fizik për shfrytëzimin e ndonjë pjese të rrugës magjistrale dhe regjionale dhe brezit mbrojtës rrugor korresponduese me rrugët magjistrale dhe regjionale siç parashihet në paragrafin 1 të këtij neni. 28.4. Ministria nxjerr rregulla të veçanta mbi kompenzimin e pagesave nga personat juridik dhe fizik për shfrytëzimin e pjesëve të caktuara të rrugës magjistrale dhe regjionale dhe brezit mbrojtës rrugor që korrespondon me rrugët magjistrale dhe regjionale sipas paragrafit 2 të këtij neni. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: If a construction, structure, installation, sign, or road access has been built on land in violation of the law or permit conditions, the Ministry must ask the owner to move, remove, or change it. If the built items comply with the law, the owner is entitled to compensation through court procedure.
Neni 29 29.1. Kur ndërtimi, struktura, instalimi, shenja ose qasja në rrugën e vendosur është ndërtuar në tokë në kundërshtim me këtë Ligj ose rregullat e kushtet e përmbajtura në leje, Ministria duhet të kërkoj nga pronari që ta lëvizë, largojë, ose ndryshojë ndërtimin, strukturën, instalimin, shenjën ose qasjen në rrugë. 29.2. Vërejtja sipas paragrafit 1 të këtij neni lëshohet në formë të shkruar dhe i dorëzohet pronarit ose pronarëve personalisht. 29.3. Në raste kur sendet ose objektet e ndërtuara janë në pajtim me ligjin, pronari ka të drejtë në kompenzim sipas procedurës gjyqësore. 8 - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Public road use may be charged to a specified user, and the Ministry sets the detailed rules and vehicle-based tariffs.
Neni 30 30.1. Shfrytëzimi i rrugëve publike mund të jetë lëndë e pagesës të shfrytëzuesit të caktuar, siç do të përcaktohet me rregulla të veçanta nga Ministria. 30.2. Tarifat e shfrytëzimit bazohen në distancën dhe kategorinë e automjetit. 30.3. Kategoritë e automjeteve dhe tarifat e zbatueshme për secilën kategori do të vendosen në një udhëzim administrativ që nxirret nga Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. KREU VI INSPEKTIMI - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Ministry Inspectorate supervises compliance with this law and other sublegal acts, and construction/urbanism inspectors supervise interventions on public roads and their protective belt within their competences.
Neni 31 31.1. Zbatimin e dispozitave të këtij ligji si dhe të akteve tjera nënligjore i mbikëqyrë Inspektorati i Ministrisë. 31.2. Ndërhyrjet në rrugë publike dhe në Brezin mbrojtës rrugor të tyre e mbikëqyrin inspektorët për ndërtim dhe urbanizëm në kuadër të kompetencave të tyre. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The road inspector has power to supervise the maintenance of all public roads, within limits set by the applicable professional provisions.
Neni 32 Inspektori për rrugë, ka kompetencë të mbikëqyrë mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike, në suaza të përcaktuara me dispozitat unike të bazës profesionale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve publike. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: If one or more municipalities establish local road supervision, the Ministry may authorize an inspector to carry out work duties related to the professional basis for building and maintaining local roads.
Neni 33 Nëse një apo më shumë Komuna themelojnë shërbimin për mbikëqyrje të rrugëve lokale, Ministria mund të autorizoj një inspektor për kryerjen e detyrave të punës të cilat kanë të bëjnë me bazat unike profesionale për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A unit or legal person can be fined 25 to 2,500 Euro for the listed public-road and harm-prevention violations.
Neni 34. Njësia ose personi juridik do të dënohet në një shumë nga 25 e deri në 2.500 Euro nëse ai: a) nuk ndërmerr masa të arsyeshme për të evituar dëmtimin e një personi ose pronës së një personi (neni 21); b) dëmton një rrugë publike, hudh materiale në një rrugë publike ose përndyshe bën ndërhyrje në një rrugë publike (neni 22); c) hyn në një rrugë publike që është mbyllur, pa marrjen paraprake të autorizimit (neni 23); - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: A legal entity or private person may be fined 50 to 5,000 Euro for overloaded-vehicle or special-transport violations linked to permit rules.
Neni 35. Njësia juridike ose personi privat do të dënohet në një shumë nga 50 e deri në 5.000 Euro nëse ai: a) është pronar i një automjeti të mbingarkuar që lëviz në një rrugë publike pa leje të veçantë (neni 25); b) është pronar i një automjeti të mbingarkuar që lëviz në një rrugë publike në kundërshtim me kushtet e caktuara të lejes së veçantë (neni 25); c) bën transportim të veçantë pa leje të posaçme (neni 28) d) bën trasportim të veçantë në kundërshtim me kushtet e lejes (neni 28). - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: A legal entity or person is fined 1,000 to 100,000 Euro if it builds within the distances in Article 26 or installs telecom cables, water pipes, or similar structures without consent from the Ministry or Municipality.
Neni 36 9 Njësia ose personi juridik do të dënohet në një shumë nga 1.000 deri në 100.000 Euro nëse: a) ndërton një objekt brenda distancave të caktuara në nenin 26; b) vendosë kabllo te telekomunikacionit, gypa uji ose struktura të ngjajshme pa pajtimin e Ministrisë ose Komunës (neni 27). - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Fees collected and fines imposed under this law are paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 37 Të ardhurat e krijuara nga tarifat e mbledhura ose dënimet e vendosura sipas këtij ligji, derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. KREU VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Procedures started under the Road Law must be completed under the applicable law.
Neni 38 Procedurat e filluara sipas dispozitave Ligjit mbi rrugët (“Gazeta zyrtare e Kosovës”NR.43/74) do të përfundojnë sipas dispozitave ligjit të aplikueshëm. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Public roads are registered in the land books, subject to the rules that govern those land books.
Neni 39 Rrugët publike regjistrohen në libra mbi tokën, në harmoni me dispozitat që rregullojnë librat mbi tokën. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Ministry must regulate public-road databases and ensure preparation of public road maps within one year from the law’s entry into force.
Neni 40 Ministria do të rregulloj bazat e të dhënave për rrugë publike dhe do të siguroj përpilimin e hartave me rrugë të vizatuara publike në masë përkatëse në afat prej një viti, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the Roads Law is repealed.
Neni 41 Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji mbi rrugët (“Gazeta zyrtare e Kosovës”nr.43/74). - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Ministry may issue appropriate sublegal acts to implement this law.
Neni 42 Ministria për implementimin e dispozitave të këtij ligji nxjerr akte përkatëse nënligjore. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: This law takes effect after approval by the Assembly and on the day it is promulgated by PSSP.
Neni 43 Ky ligj hyn në fuqi pasi që të miratohet nga Kuvendi dhe në ditën e shpalljes nga PSSP-ja. 27.06.2003 UNMIK/REG/2003/24
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2003/11 LIGJI PËR RRUGËT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in