LIGJI NR.2004/24 PËR UJËRAT E KOSOVËS
This provision identifies the Kosovo Water Law and states its general purpose: to manage, use, protect, and plan water resources rationally.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/24
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies the Kosovo Water Law and states its general purpose: to manage, use, protect, and plan water resources rationally. This law regulates the administration, planning, protection, and responsibility of institutions in the field of waters and water resources. This provision states the law’s purpose: to ensure sustainable development and use of water resources, protect them from pollution, overuse, and misuse, and set the institutional framework for managing them. This article defines key water-law terms used in the law. Water administration must follow listed principles, including ecosystem-wide management, permanent protection of high water quality, protection of people and property, and use of the best available techniques and new scientific advances.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2004/24 PËR UJËRAT E KOSOVËS
Showing 81 of 81
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
This provision identifies the Kosovo Water Law and states its general purpose: to manage, use, protect, and plan water resources rationally.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 18 / 01 NËNTOR 2007 Ligji Nr.2004/ 24 PËR UJËRAT E KOSOVËS Kuvendi i Kosovës, Mbështetur në Rregulloren e UNMIK-ut nr.2001/9 Për Kornizën Kushtetuese mbi Vetëqëverisjen e Përkohshme në Kosovë, Kreu 5.1 (ë), (f), 5.7, 9.1.26 (a) dhe 11.2.; Me qëllim të administrimit të mirë të resurseve ujore, shfrytëzimit racional, planifikimit afatgjatë, ruajtjes dhe mbrojtjes së resurseve ujore, përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të zhvillimit shoqëroro-ekonomik të Kosovës, si dhe për krijimin e standardeve në harmoni me politikën, ligjet dhe standardet e përgjithshme të Komunitetit Evropian: Miraton: LIGJIN PËR UJËRAT E KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Lënda e rregullimit
- 1 Verify source ↗
Neni 1
This law regulates the administration, planning, protection, and responsibility of institutions in the field of waters and water resources.
Neni 1 Ky Ligj rregullon çështjet, të cilat kanë të bëjnë me administrimin, planifikimin, mbrojtjen dhe përgjegjësinë e institucioneve në fushën e ujërave dhe të resurseve ujore. Qëllimi - 2 Verify source ↗
Neni 2
This provision states the law’s purpose: to ensure sustainable development and use of water resources, protect them from pollution, overuse, and misuse, and set the institutional framework for managing them.
Neni 2 Qëllimi i këtij Ligji është: a. të sigurojë zhvillimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore, të cilat janë të domosdoshme për shëndetin publik, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin shoqëroro- ekonomik të Kosovës; b. të sigurojë mbrojtjen e resurseve ujore nga ndotja, tejshfrytëzimi dhe keqpërdorimi; dhe c. të përcaktojë kornizën institucionale për administrimin e resurseve ujore. Përkufizimet - 3 Verify source ↗
Neni 3
This article defines key water-law terms used in the law.
Neni 3 3.1. Për qëllimet e këtij Ligji termat në vijim, kanë këto kuptime: Administrimi i ujërave është tërësia e aktiviteteve, vendimeve dhe masave të lidhura me ujë, të planifikuara dhe zbatuara, me qëllim të arritjes së objektivave mjedisore dhe resurseve ujore. Akte nënligjore janë aktet e nxjerra nga Ministria apo Qeveria, përfshirë udhëzimet administrative, udhëzimet, direktivat apo vendimet. 2 Akuifer është një apo disa shtresa nënsipërfaqësore të shkëmbinjve apo formacioneve të tjera gjeologjike të tokës, me porozitet dhe përshkueshmëri të mjaftueshme që mundësojnë rrjedhje dhe sasi të konsiderueshme të ujërave nëntokësor. Autoritete kompetente janë të gjitha institucionet të cilat përgjegjëse për administrimin me ujëra, sipas nenit 16 të këtij Ligji. Breg është toka që puqet me liqenet, lumenjtë, rezervuaret dhe ujërrjedhat, e cila ndikon apo ndikohet nga këta trupa ujorë. E drejta ujore përfshin lejet ujore dhe koncesionet për ujëra. Efekt i dëmshëm i ujërave janë veprimet e ujit të cilat dëmtojnë pronën dhe paraqesin rrezik për njeriun. Infrastruktura ujore është infrastruktura që nevojitet për administrimin e ujërave. Koncesioni është formë kontrate me shkrim, me të cilën autoritetet kompetente lejojnë bartësin e koncesionit, të gëzojë ndonjë të drejtë ekskluzive për nxjerrjen, shfrytëzimin dhe shkarkimin e ujërave sipas kushteve të koncesionit. Leje ujore është e drejta e dhënë me shkrim, nga instituconet e përcaktuara me këtë Ligj, për të përdorur një sasi uji apo shkarkim për një qëllim dhe kohë të caktuar. Lumë është trupi i ujërave të brendshëm që rrjedhin në pjesën më të madhe të sipërfaqes së tokës, por që mund të rrjedhë edhe nën tokë në pjesën e saj rrjedhëse. Lumare është sipërfaqja e tokës e puqur me lumë apo rrjedhë, e cila mund të përmbytet nga ujërat që vijnë nga ato. Materie të rrezikshme janë substancat apo grup substancash helmuese që janë të qëndrueshme dhe substancat me veti bioakumuluese si dhe grupet e substancave, të cilat shkaktojnë nivel të njëjtë të rrezikut. Mbrojtja nga veprimet e dëmshme të ujërave është ndërrmarrja e aktiviteteve apo masave të zbatuara për parandalimin ose zbutjen e efekteve të dëmshme të ujërave. Ministria është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ministër është Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Ndotja është rezultat i drejtpërdrejtë apo i tërthortë i aktiviteteve njerëzore, substancave ose nxehtësisë në ajër, ujë apo tokë që mund të jetë e dëmshme për shëndetin e njeriut ose kualitetin e ekosistemeve ujore ose ekosistemeve tokësore që drejtpërdrejtë varen nga sistemet ujore, të cilat rezultojnë në dëmtimin e pronës, keqësojnë ose ndërhyjnë në rekreacion dhe përdorime të tjera të mjedisit. Nxjerrje është lëvizja e ujërave, kohë pas kohe, nga trupi ujor sipërfaqësor me qëllim të krijimit të rezervave dhe përdorimit të tyre. Pellgu i lumit është sipërfaqja e tokës, nga e cila të gjitha rrjedhat sipërfaqësore derdhen përmes rrëkeve, lumenjve ose liqeneve në det, grykëderdhje apo deltë. Person është personi fizik apo juridik, i cili mund të jetë publik apo privat. Pasuritë ujore apo resurset ujore janë të gjitha ujërat e brendshëm sipërfaqësor dhe nëntokësor, akuiferat dhe rreshjet atmosferike, përfshirë edhe tokat ujore. Prurja minimale është 95% minimumi vjetor të tejkalimit të domosdoshëm të mbajtjes pa ndonjë degradim në sistemin akuatik. 3 Regjim ujor është kompleks i veçorive natyrore apo artificiale hidrologjike, hidromorfologjike dhe hidraulike të ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë të një zone specifike gjatë një periudhe kohore. Rajon i pellgut lumor është sipërfaqeja e tokës, e krijuar nga një apo më shumë pellgje lumenjsh fqinjë, bashkë me ujërat nëntokësorë që është identifikuar me këtë ligj si njësi për menaxhimin e pellgut lumor. Shfrytëzimi i ujit nënkupton shërbimet dhe aktivitet të tjera që mund të kenë ndikim të veçantë në gjendjen e ujërave. Shkarkim nënkupton çdo lëshim të ujërave të ndotura, të trajtuara apo të patrajtuara, të ujërave të përdorur, të kanalizimeve, produkteve kimike dhe nënprodukteve, mbeturinave industriale dhe substancave, pa marrë parasysh natyrën e tyre, në ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, sipërfaqe tokësore, nën tokë apo vende të gërmuara. Shtrat është një luginë natyrore, nëpër të cilën përherë ose kohë pas kohe, rrjedh uji ose në të cilën qëndrojnë trupat ujor amull. Trup ujor artificial është trupi sipërfaqësor i krijuar nga aktivitetet njerëzore. Trup ujor sipërfaqësor janë elemente diskrete dhe kuptimplote të ujërave sipërfaqësorë si liqenet, akumulimet, ujërrjedhat dhe kanalet. Ujërat e brendshme janë të gjitha ujërat amull apo ujërat rrjedhëse në sipërfaqën e tokës dhe të gjitha ujërat nëntokësor. Ujëra nëntokësor janë të gjitha ujërat që janë nën sipërfaqen e tokës, në zonën e ngopur dhe në kontakt të drejtpërdrejt me tokën apo nëntokën. Ujëra sipërfaqësor janë ujërat e brendshme, përveç ujërave nëntokësor. Zonë e rrezikuar nga erozioni është zona e cila nga veprimet e ujit apo erës, vjen deri te shpëlarja, gërryerja ose rrëshqitja e tokës, si dhe veprimet e tjera të dëmshme, të cilat rrezikojnë shëndetin publik, pasurinë e tyre dhe çrregullimin e regjimit ujor. 3.2. Sipas kontekstit përdorimi i këtyre përkufizimeve në njëjës nënkupton edhe shumësin dhe anasjelltas. Parimet themelore - 4 Verify source ↗
Neni 4
Water administration must follow listed principles, including ecosystem-wide management, permanent protection of high water quality, protection of people and property, and use of the best available techniques and new scientific advances.
Neni 4 Mbështetur në parimet bazë të mbrojtjes së mjedisit, administrimi i ujërave bazohet në parimet e: a. gjithëpërfshirjes së proceseve natyrore dhe dinamike të ujërave dhe lidhjet mes varshmërisë së komponenteve të ekosistemeve ujore; b. mbrojtjes së përhershme të cilësisë së lartë dhe shfrytëzimit të përshtatëshëm të ujit; c. sigurimit të mbrojtjes së njerëzve dhe pronës nga efektet e dëmshme të ujërave; d. aplikimit të teknikave më të mira të mundshme dhe të arritjeve të reja shkencore. Parimi i administrimit të qëndrueshëm të ujërave - 5 Verify source ↗
Neni 5
This article sets out principles for water management and gives the public access and participation rights, while requiring everyone and competent bodies to act carefully and take pollution-related costs into account.
Neni 5 4 Me qëllim të mbrojtjes afatgjatë dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve ujore, administrimi i ujërave bazohet në parimet e: a. optimizimit: (koncepti ekologjik-social-ekonomik) që do të thotë, ujërat ndahen nga aspektet natyrore dhe mbrohen si mjedis për florën dhe faunën; b. kujdesit: që do të thotë se aty ku kanoset rreziku nga veprimi i dëmshëm i ujërave, por për këtë nuk ka dëshmi për rrezik ato rreziqe, duhet të vlerësohen dhe të zbatohen masat, në mënyrë që të zbuten rreziqet; c. parandalimit: që do të thotë se masat dhe aktivitetet për mbrojtjen e ujërave, brigjeve dhe mjediseve ujore, duhet ndërmerren në faza të hershme për parandalimin e rrezikut ose të çfarëdo pasoje negative për ujërat, brigjet dhe gjallesat ujore; d. minimizimit të përdorimit të resurseve: që do të thotë se, me rastin e aktiviteteve të cilat mund të kenë ndikim në ujëra, çdokush ka detyrim të sillet me kujdes dhe racionalisht t’i shfrytëzoj ujërat, të pengojë ndotjen e ujërave dhe të shmangë çfarëdo efekti negativ dhe rrezik për shëndetin publik dhe mjedisin; e. Integrimit, që do të thotë se gjatë administrimit me ujëra duhet të parashikohet mundësia e lidhjes mes ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor, raportet mes tyre dhe me ekosistemin e varur nga ujërat dhe mediume të tjera në mjedis, si dhe politikat e sektorëve tjerë siç janë bujqësia dhe industria, të cilat duhet të marrin në konsideratë, çështjet e administrimit të ujërave; f. ndotësi paguan: që do të thotë se çdo person që shkakton apo lejon shkarkime të ndotjës do të përgjigjet financiarisht dhe penalisht për të gjitha shpenzimet që dalin, përfshirë edhe shpenzimet për parandalimin e ndotjes, masat kontrolluese të nevojshme, shpenzimet administrative, shpenzimet riparuese apo kompensuese, në pajtim me këtë ligj; g. shfrytëzuesi paguan: që do të thotë se shfrytëzuesi i ujit, do t’i paguajë të gjitha shpenzimet, të cilat dalin nga ofrimi i shërbimeve përfshi edhe shpenzimet e resurseve ujore për shfrytëzim, si dhe shpenzimet për mjedisin; h. bashkëpunimit dhe qasjes në informata: që do të thotë se opinioni duhet të ketë qasje në të gjitha informatat që kanë të bëjnë me resurset ujore dhe vendimet për administrimin ujor dhe duhet t’i jepet mundësia për pjesëmarrje në këto vendime; i. pjesëmarrjes së palëve të interesuara: që do të thotë se organet kompetente janë të detyruara të marrin parasysh dhe të sigurojnë interesin e të gjitha palëve të interesuara me rastin e marrjes së vendimeve; j. barazisë së plotë me rastin e shfrytëzimit të ujërave: që do të thotë se të drejtën për shfrytëzimin e ujërave, sipas këtij ligji e kanë të gjithë personat proporcionalisht dhe në mënyrë të barabartë. Administrimi i ujërave në pellgjet lumore - 6 Verify source ↗
Neni 6
Water is to be managed by hydrographic basin units, and local administrative borders must not block integrated river-basin management.
Neni 6 6.1.Ujërat administrohen në nivel të tërësive hidrografike, të ndara me ujëndarëse në pellgje lumore duke marrë parasysh lidhshmërinë mes ujërave sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, në mënyrë të tillë që kufijtë administrativo-territorial të njësive të administrimit lokal nuk mund të jenë pengesë, për administrimin e integruar të pellgut lumor. 6.2. Territorin e Kosovës e përbëjnë katër pellgje të lumenjve: 5 a. Drini i Bardhë, i cili përfshin pellgjet e lumenjve Bistrica e Pejës, Istog, Mirushë, Bistrica e Deçanit (Lumbardhi), Erenik, Toplluhë, Bistrica e Prizrenit (Lumbardhi) dhe Lumi i Plavës (Lumës); b. Ibri, i cili përfshin pellgjet e lumenjve Sitnicë, Llap dhe Drenicë; c. Morava e Binçit, e cila përfshin pellgun e lumit Krivarekë; dhe d. Lepenci, i cili përfshin pellgun e lumit Nerodima. Administrimi i ujërave ndërkombëtar të pellgjeve të lumenjve - 7 Verify source ↗
Neni 7
Ministria dhe UNMIK-u duhet të zhvillojnë aktivitete për administrimin e rajonit të pellgut lumor ndërkombëtar për pellgjet e lumenjve që shtrihen në territorin e Kosovës.
Neni 7 Ministria së bashku me UNMIK-un do të zhvilloj aktivitete lidhur me administrimin e rajonit të pellgut lumor ndërkombëtar për pellgjet e lumenjëve, të cilët shtrihen në territorin e Kosovës. Ujërat ndërkombëtare - 8 Verify source ↗
Neni 8
Competent authorities must coordinate water-management plans and measures for the international river-basin area.
Neni 8 8.1. Administrimi i ujërave ndërkombëtar, realizohet në pajtim me këtë Ligj, me politikën e Komunitetit Evropian dhe me marrëveshjet ndërkombëtare. 8.2. Për arritjen e qëllimit të këtij Ligji, autoritetet kompetente do t’i koordinojnë planet dhe programin e masave për administrimin e ujërave, në rajonin e pellgut lumor ndërkombëtar. Ndikimet negative nga lumenjtë jashtë territorit të Kosovës - 9 Verify source ↗
Neni 9
The Ministry must notify affected parties if there is risk from polluted water discharges or other impacts from a river outside Kosovo, and it must identify the consequences and start procedures to negotiate coordinated measures with foreign authorities.
Neni 9 9.1. Në rast rreziku nga shkarkimi i ujërave të ndotur ose ndikimet tjera nga ndonjë lum i cili shtrihet jashtë territorit të Kosovës, Ministria informon palët të cilat rrezikohen nga gjendja e krijuar. 9.2. Ministria, identifikon pasojat nga shkarkimi i ujërave të ndotura dhe ndikimet e tjera negative dhe fillon procedurën për negocim dhe harmonizim të veprimeve me autoritetet jashtë Kosovës për zbatimin e masave të cilat duhet të ndërmerren, në burim të ndikimit, për mbrojtjen e ujërave në territorin e Kosovës. KREU II ADMINISTRIMI I RESURSEVE UJORE Administrimi i resurseve ujore - 10 Verify source ↗
Neni 10
Ministria është përgjegjëse për administrimin e resurseve ujore.
Neni 10 Ministria është përgjegjëse për administrimin e resurseve ujore që përfshin: a. lumenjtë; b. shtretërit e lumenjve dhe brigjet; c. përrenjtë dhe rrjedhat tjera në natyrë, qofshin të përkohshme apo të përhershme; d. kanalet; e. liqenet; f. kënetat, g. puset e hapura, ujëmbledhësit natyror dhe artificial; h. ujërat nëntokësorë; i. ujërat termal 6 j. inertet në shtretër dhe brigje; k. shtresat gjeologjike ujëmbajtëse; l. lumaret; dhe m. të gjitha objektet hidroteknike të cilat përfshijnë: i. digat; ii. sistemet e ujitjes dhe të kullimit; iii. stacionet e pompimit për kullim; iv. rezervuaret; dhe v. strukturat vrojtuese. Pasuria ujore artificiale - 11 Verify source ↗
Neni 11
This article defines artificial water assets and gives the Minister power to declare certain privately owned water resources as public artificial water assets.
Neni 11 11.1. Pasuritë ujore artificiale përfshijnë: a. resurset ujore të cilat janë krijuar si rezultat i zhvendosjes apo rregullimit të rrjedhave natyrore ujore; dhe b. marrjen e ujërave, eksploatimin e inerteve apo veprimtarive të ngjashme. 11.2. Pavarësisht nga pika (a) e paragrafit 1 të këtij neni, resurset ujore të cilat janë formuar për qëllime të të drejtave ujore, por të cilat nuk mund të përdoren për përdorim të përgjithshëm, nuk mund të jenë pasuri ujore artificiale. 11.3. Në rastet, kur resurset ujore nga paragrafi 1 pika (a) janë në pronësi private, Ministri, me vendim mund t’i shpallë pasuri ujore publike artificiale, kurse procedura e regjistrimit të hapësirës, si pasuri publike ujore, bëhet në pajtim me Ligjin . 11.4. Statusi i pasurive ujore publike artificiale, mund të pushoj, kur nuk i plotëson kushtet e parapara me Ligj. 11.5.Ministri me akt nënligjor, do të rregulloj mënyrën e shpalljes dhe humbjes së statusit, nga paragrafi 4 i këtij neni. Formimi i statusit të pasurive ujore natyrore - 12 Verify source ↗
Neni 12
Water use may be restricted in the public interest, and access to water resources is to be regulated in line with the Law.
Neni 12 12.1. Me qëllim të mbrojtjes ujore, shfrytëzimit të përgjithëshëm të ujit dhe të pasurive të tjera ujore në interes të publikut, pronarit ose poseduesit të tokës dhe të resurseve ujore, mund t’i kufizohet shfrytëzimi i tyre, në pajtim me Ligjin. 12.2. Me qëllim të sigurimit të qasjes së lirë në resurset ujore, e drejta e qasjes bëhet në pajtim me Ligjin. Kufizimet për përdorim publik - 13 Verify source ↗
Neni 13
Tokës dhe ujërave mund t’u lejohet kalimi ose përdorimi vetëm për qëllime të caktuara, ndërsa pronari/poseduesi i tokës duhet të lejojë kalimin e lirë dhe përdorimin publik kur plotësohen kushtet e nenit.
Neni 13 13.1. Kalimi në hapësirat fizike dhe ujëra mund të lejohet vetëm për qëllimet e: a. ndërtimit dhe instalimit të pajisjeve të infrastrukturës publike; b. ndërtimit të pajisjeve për pasuritë artificiale të parapara me këtë dhe aktet nënligjore të dala nga ky Ligj; 7 c. masave të zbatuara për përmirësimin e karakteristikave hidromorfologjike dhe biologjike të ujërave sipërfaqësorë; d. masave të zbatuara për mbrojtje të natyrës; e. ndërtimit të pajisjeve të nevojshme; f. ndërtimit të objekteve për përdorim të ujërave; g. mbrojtjes nga përmbytjet; h. shfrytëzimit të banjove natyrore; dhe i. vendosjes së pajisjeve të caktuara, për siguri publike dhe shpëtim. 13.2. Pronari ose poseduesi i tokës duhet të lejojë kalim të lirë në tokën e tij dhe pasurinë ujore dhe të lejojë përdorimin publik të pasurive ujore, për qëllimet e parapara sipas paragrafit 1, të këtij neni. 13.3. Përdorimi i tokave për rreth brigjeve ujore lejohet për përdorim në rastet e interesit publik dhe nëse ky nuk i shkakton ndonjë dëm pronarit. 13.4. Pronari ose poseduesi i pajisjeve të infrastrukturës publike duhet ta ndalojë përdorimin publik në zonat ku janë të vendosura pajisjet, nëse kjo është në interes të mbrojtjes së shëndetit publik. 13.5. Pronari ose poseduesi i ujërave dhe resurseve ujore nuk ka të drejtën e kompensimit, për kufizimet nga paragrafi 1 i këtij neni, përveç dëmit të zakonshëm. Detyrime lidhur me kërkimet ujore - 14 Verify source ↗
Neni 14
Certain land and water-rights holders must allow public service work, access, and water-sampling use of their equipment, and authorized persons must restore the land afterward; nearby landholders have a right to compensation for damage.
Neni 14 14.1. Për qëllime të kërkimeve ujore për nevojat e furnizimit me ujë të pijshëm, vrojtimet për interes publik të ujërave, pronari ose poseduesi i tokës është i detyruar që të lejojë personat e autorizuar të shërbimeve publike që t’i kryejnë të gjitha punët e lidhura me shërbimin publik dhe të lejojë kalim të lirë në atë zonë. 14.2. Pronari ose poseduesi i resurseve ujore, brigjeve apo tokës tjetër, për nevojat e cekura në paragrafin 1 të këtij neni, është i detyruar të lejojë përdorimin e mjeteve dhe instalimeve të veta, të cilat përdoren për marrjen e mostrave të ujit. 14.3. Personi i autorizuar nga paragrafi 1 i këtij neni është i detyruar që pas kryerjes së punëve, tokën dhe objektet, t’i kthejë në gjendjen e mëparshme. 14.4. Pronari ose poseduesi i tokave për rreth resurseve ujore, brigjeve apo tokës tjetër, për punët e kryera sipas paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, ka të drejtë kompenzimi për dëmin e shkaktuar. Eksproprijmi [shpronësimi] i pronës për përdorim publik - 15 Verify source ↗
Neni 15
The Government of Kosovo may request expropriation or restriction of rights over land, water, or shore areas when public use of waters or shores makes it necessary, and any taking of rights for public water facilities must comply with the law.
Neni 15 15.1.Për përdorim publik të ujërave ose të brigjeve, në raste kur është e domosdoshme, Qeveria e Kosovës (këtu e më tutje: Qeveria), mund të kërkojë eksproprijm apo kufizim të të drejtave të pronarit, përkatësisht të poseduesit të tokave, ujit apo brigjeve, në pajtim me Ligjin . 8 15.2. Për ndërtimin e objekteve dhe pajisjeve ujore, të destinuara për shërbime publike sipas këtij Ligji, pronarit të resurseve ujore apo brigjeve ujore mund t’i merren të drejtat vetëm në pajtim me Ligjin. KREU III AUTORITETET KOMPETENTE Autoritetet kompetente - 16 Verify source ↗
Neni 16
This article lists the competent authorities for administering waters in Kosovo.
Neni 16 Autoritetet kompetente për administrimin e ujërave në Kosovë janë: a. Qeveria; b. Këshilli i Kosovës për Ujërat; c. Ministria; d. Autoritetet e Rajonit të Pellgut Lumor; dhe e. Komunat. Këshilli i Kosovës për Ujërat - 17 Verify source ↗
Neni 17
The Kosovo Water Council is created as an independent advisory body that reviews water-administration issues, makes proposals, and is appointed by the Assembly.
Neni 17 17.1. Me këtë Ligj themelohet Këshilli i Kosovës për Ujërat si organ i pavarur. 17.2. Këshilli është trup këshilldhënës, që shqyrton çështjet sistemore të administrimit me ujëra, harmonizimin e nevojave dhe interesave të ndryshme, si dhe propozon masat për zhvillimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e resurseve dhe sistemit ujor të Kosovës. 17.3. Këshilli ka për detyrë të: a. Shqyrtojë dhe jap mendime lidhur me propozimet ligjore që rregullojnë çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e ujërave; b. Iniciojë qasje bashkëkohore për zgjidhjen afatmesme, afatgjatë dhe përcaktimet globale në lëminë e zhvillimit të sistemit ujor, sigurimin e bilanceve ujore, administrimin e ujërave, financimin, organizimin e sistemit ujor dhe politikën e zhvillimit të resurseve publike; dhe c. shqyrtojë edhe çështjet e tjera me interes për zhvillimin e përgjithshëm dhe konceptual për administrimin e ujërave dhe për zhvillimin e sistemit ujor me interes për Kosovën. 17.4. Për çështjet, të cilat i shqyrton Këshilli, në formë të shkruar jep mendime, nxjerr konkluzione dhe propozime për nxjerrjen e dispozitave Ligjore dhe ndërmarrjen e masave. 17.5. Këshilli përbëhet nga kryetari dhe gjashtë (6) anëtarë, të cilët i emëron Kuvendi i Kosovës për periudhën pesëvjeçare[5]. 17.6.Anëtarët e Këshillit emërohen nga Kuvendi i Kosovës mbrenda 90 ditësh pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 17.7.Kryetari dhe anëtarët e Këshillit emërohen nga rradhët e ekspertëve nga lëmia e administrimit të ujërave, financimeve publike dhe lëmi të ngjashme. 17.8.Këshilli mbështetet nga stafi civil i Ministrisë. Anëtarët e Këshillit nuk mund të jenë zyrtarë qeveritar dhe u takon kompenzimi në formë të honorarit dhe meditjeve për angazhimin e tyre. 17.9.Këshilli përgatitë dhe nxjerr rregulloren e punës në mbledhjen e parë të tij, dhe përgatitë raporte vjetore mbi punën e tij të cilat miratohen nga Kuvendi i Kosovës. 9 Përgjegjësitë e Ministrisë - 18 Verify source ↗
Neni 18
The Ministry is responsible for water policy, water resource administration, strategic water planning, and related administrative and professional work.
Neni 18 Ministria është përgjegjëse për: a. përcaktimin dhe implemetimin e politikave zhvillimore për ujërat në Kosovë, si dhe realizimin e objektivave të aprovuara nga programi i Qeverisë; b. administrimin e resurseve ujore; c. hartimin e planit strategjik të ujërave dhe planeve të tjera për administrim e ujërave, të cilët dalin nga ky ligj; dhe d. kryerjen e punëve administrative dhe punëve profesionale të lidhura me to, si dhe punët e tjera organizative zhvillimore sipas dispozitave të këtij ligji. Autoritetet e rajoneve të pellgjeve lumore - 19 Verify source ↗
Neni 19
Two river basin regions are established, each with its own basin authority. Those authorities must carry out the water-management tasks listed in the article, and the Minister must set their procedure, composition, and structure by subordinate act.
Neni 19 19.1. Për qëllime të administrimit të ujërave sipas këtij ligji, në territorin e pellgjeve të caktuara me nenin 6 të këtij Ligji themelohen dy Rajone të Pellgjeve Lumore: a. Rajoni i Pellgut të Drinit të Bardhë; dhe b. Rajoni i Pellgut të Ibrit, Moravës së Binçes dhe Lepencit. 19.2. Për secilin nga rajonet, nga paragrafi 1 i këtij neni themelohet Autoriteti i Rajonit të Pellgut Lumor. 19.3 Autoritetet e rajoneve të pellgjeve lumore kryejnë punët dhe detyrat e parapara me këtë ligj dhe janë të detyruar të: a. mbledhin të dhënat e nevojshme për caktimin e burimeve, sasitë dhe vetitë e ujërave; b. ndërmarrin masat e nevojshme për ruajtjen e ujërave nëntokësor; c. përpilojnë vlerësimet për secilin pellg; d. sigurojnë administrimin e pjesëve të pellgut ndërkombëtar në territorin e Kosovës; e. udhëheqin dhe mirëmbajnë regjistrin e zonave të mbrojtura ujore; f. hartojnë planet për administrimin e ujërave për pellgun; g. përpilojnë dhe zbatojnë programin e masave; h. përkujdesen për zbatimin e masave për mbrojtje, nga efektet e dëmshme të ujërave në pellg; i. mbledhin, përpunojnë dhe përkujdesen për të dhënat për vrojtimin e ujërave; 10 j. mbledhin dhe përpunojnë të dhënat për regjistrin e objekteve dhe pajisjeve ujore; k. themelojnë, përgatisin dhe përkujdesen për regjistrin e ndotësve në pellg; l. propozojnë eksproprijmin[shpronësimin] e tokës në të cilën gjenden ujërat nëntokësor të nevojshme për furnizim publik; m. mbledhin mjete financiare nga kompensimet, kontributet, buxheti, grantet, etj; n. kryejnë punët financiaro-administrative në pellgun përkatës; o. shpërndajnë mjetet financiare për destinime të caktuara; p. kryejnë veprimtari shkencore-kërkimore në lëmin e ujërave; q. afirmojnë metodat teknike për ruajtjen e ujërave; dhe r. kryejnë detyra shtesë të caktuara me akt nënligjor nga Ministri. 19.4. Ministri do të përcaktojë me akt nënligjor procedurën, përbërjen dhe strukturën e Autoriteteve të Rajoneve të Pellgjeve Lumore. Komuna - 20 Verify source ↗
Neni 20
The municipality administers local water-supply resources, natural resources, public springs, public wells, and watercourses.
Neni 20 Komuna administron me burimet për furnizimin me ujë, me rëndësi të nivelit lokal si dhe me burimet natyrore, krojet publike, puset publike dhe vijat ujore. KREU IV PLANIFIKIMI Dokumentet bazë të planifikimit - 21 Verify source ↗
Neni 21
The basic planning documents for water management and development in Kosovo are the Strategic Water Plan, Water Management Plan, Basin Management Plan, and Flood Management Plan.
Neni 21 Dokumentet bazë për planifikim dhe zhvillim të administrimit me ujëra në Kosovë janë: a. Plani Strategjik për Ujëra; b. Plani për Administrimin e Ujërave; c. Plani për Administrimin e Pellgut; dhe d. Plani për Administrimin e Përmbytjeve; Plani Strategjik për Ujëra - 22 Verify source ↗
Neni 22
The Ministry drafts the Strategic Water Plan, the Assembly approves it on the Government’s proposal, and the Government may review it every 5 years. The plan is prepared for a 20-year period.
Neni 22 22.1. Plani Strategjik për Ujëra përcakton politikat, me të cilat sigurohet: a. zhvillimi i qëndrueshëm i ujërave përmes plotësimit të nevojave të të gjithë shfrytëzuesve me ujë cilësor dhe me sasi të mjaftueshme; b. mbrojtja e ujërave nga ndotja; c. mbrojtja dhe përmirësimi i ekosistemeve; dhe d. mbrojtja nga veprimet e dëmshme të ujërave. 22.2. Me propozimin e Qeverisë, Kuvendi aprovon Planin Strategjik për Ujëra. 11 22.3. Plani Strategjik për Ujëra përmban: a. vlerësimin e gjendjes së administrimit të ujërave; b. objektivat dhe udhëzimet lidhur me mbrojtjen, rregullimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të ujërave; c. prioritetet për arritjen e objektivave, për administrimin e ujërave; d. parashikimin e buxhetit për realizimin e planit dhe afatin e fundit për arritjen e objektivave; dhe e. udhëzimet për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, lidhur me administrimin e ujërave. 22.4. Ministria harton Planin Strategjik për Ujëra në bashkëpunim me autoritetet kompetente për ekonomi, financa, bujqësi, pylltari, zhvillim rural, tregti, industri, shëndetësi, transport, komunikacion, energji, ndërrmarrje të shërbimeve publike, mjedis, mbrojtje të natyrës dhe autoriteteve tjera. 22.5. Plani Strategjik për Ujëra hartohet për një periudhë 20 vjeçare me mundësi të rishikimit nga Qeveria çdo 5 vjet. Plani për Administrimin e Ujërave - 23 Verify source ↗
Neni 23
This article says the Water Administration Plan must be prepared by the Ministry, its content is set by the Minister through subordinate act, and the Assembly approves it on the Government’s proposal.
Neni 23 23.1. Plani për Administrimin e Ujërave nxirret me qëllim të planifikimit të integruar dhe zbatimit të programeve dhe masave për zhvillim të ujërave, në pajtim me zhvillimin e gjithëmbarshëm ekonomik dhe social. 23.2. Ministri do të përcaktojë me akt nënligjor përmbajtjen e Planit për Administrimin e Ujërave. 23.3. Ministria është përgjegjëse për përgatitjen e Planit për Administrimin e Ujërave. 23.4. Plani për Administrimin e Ujërave, do të harmonizohet me Planin Hapësinor të Kosovës. 23.5. Me propozim të Qeverisë, Kuvendi i Kosovës aprovon Planin për Administrimin e Ujërave. 23.6. Plani për Administrimin e Ujërave nxirret për periudhën 20 vjeçare. 23.7. Hartimi i planeve afatëgjata, lidhur me zhvillimin ekonomik të Kosovës, shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe mbrojtjes së mjedisit, do të harmonizohen me planin për Administrimin e Ujërave. Revidimi dhe azhurimi i Planit për Administrimin e Ujërave - 24 Verify source ↗
Neni 24
The Ministry may revise, change, and supplement the Water Management Plan as needed, and the Kosovo Assembly approves such changes based on a Government proposal.
Neni 24 24.1. Revidimi, ndryshimi dhe plotësimet në Planin për Administrimin e Ujërave bëhen sipas nevojës nga Ministria. 24.2. Revidimet, ndryshimet dhe plotësimet e Planit për Administrimin e Ujërave, miratohen nga Kuvendi i Kosovës, në bazë të propozimit të Qeverisë. Planet për Administrimin e Pellgjeve Lumore - 25 Verify source ↗
Neni 25
The basin authority must prepare a river basin management plan, the Minister sets its content and preparation method, and the Government approves the plan on the Minister’s proposal.
Neni 25 12 25.1. Secili Autoritet i Rajonit të Pellgut Lumor, i themeluar në bazë paragrafit 2 neni 19 i këtij Ligji, do të përgatisë Planin për Administrimin e Pellgut Lumor për Rajonin e Pellgut Lumor për të cilin është përgjegjës. 25.2.Plani për Administrimin e Pellgut Lumor do të hartohet për një periudhë gjashtë vjeçare. 25.3. Me propozim të Ministrit, Qeveria e Kosovës aprovon Planin për Administrimin e Pellgut Lumor nga paragrafi 1 i këtij neni. 25.4. Planet për Administrimin e Pellgjeve Lumore hartohen nga Autoriteti i Rajonit të Pellgut Lumor, në pajtim me Planin për Administrimin e Ujërave. 25.5. Ministri do të përcaktojë me akt nënligjor, përmbajtjen dhe mënyren e përgatitjes së Planeve për Administrimin e Pellgjeve Lumore. 25.6. Plani për Administrimin e Pellgut Lumor, zbatohet përmes dhënies së lejeve ujore për shfrytëzimin e ujërave si dhe përmes instrumenteve të tjera të parapara me këtë Ligj. 25.7. Autoritetet, organizatat dhe institucionet, të cilët kanë të drejtë dhe detyrim për administrimin e ujërave në pellg, të parapara me nenin 16 të këtij Ligji, janë të detyruar të punojnë në pajtim me Planet për Administrimin e Pellgjeve Lumore Plani për Administrimin e Përmbytjeve - 26 Verify source ↗
Neni 26
The Ministry, together with competent authorities, must determine the flood-management plan’s required registers, maps, warning system, technical support, development measures, and emergency arrangements. The Government approves the plan.
Neni 26 26.1. Me qëllim të hartimit të Planit për Administrimin e Përmbytjeve, Ministria në bashkëpunim me autoritetet kompetente për ekonomi, financa, bujqësi, pylltari, zhvillim rural, tregti, industri, shërbime publike, shëndetësi, transport, komunikacion, energji, ndërrmarrje të shërbimeve publike, banim, ndërtim dhe mbrojtje të natyrës, do të përcaktojnë: a. regjistrin dhe pasqyrimin hartografik të sipërfaqeve të përmbytura, mjediset ujore, brigjet e liqeneve/akumulimeve si dhe të sistemeve të tjera ujore; b. hartën me shkallë të përshtatshme, të zonave të rrezikuara nga përmbytjet, shtrirjes së valëve përmbytëse dhe nivelet më të larta të liqeneve/akumulimeve; c. sistemin e parashikimit dhe alarmimin e përmbytjeve; d. ndihmën teknike dhe këshillat për të gjitha çështjet e lidhura me zbatimin e masave parandaluese dhe sanimin për zvogëlimin e pasojave nga përmbytjet; e. masat për zhvillim të rajoneve të përfshira në regjistër dhe pasqyrën hartografike; dhe f. masat në rast situatash të jashtëzakonshme dhe organizimin. 26.2. Në pasqyrimin hartografik nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të shënohen rajonet e rrezikuara nga përmbytjet . 26.3. Me masat e parapara, me paragrafin 1 të këtij neni, sigurohet: a. mbrojtja e interesit publik nga efektet e dëmshme të ujërave; b. pengimi i rregullimit të territorit, shfrytëzimi i tokës bujqësore, kryerja e punëve. të ndërtimtarisë dhe aktiviteteve të tjera, të cilat mund të rrisin rrezikun nga përmbytjet; c. mbrojtja e shëndetit publik dhe pasurisë; dhe d. zvogëlimi i shpenzimeve për mbrojtje nga përmbytjet. 13 26.4. Plani për Administrimin e Përmbytjeve, përcakton detyrat për mbrojtjen nga përmbytjet në rajon ose pellg. 26.5. Plani për Administrimin e Përmbytjeve miratohet nga Qeveria. Ndërlidhja në mes të planeve për ujëra, planeve hapësinore dhe planeve sektoriale - 27 Verify source ↗
Neni 27
Spatial and sectoral plans affecting water must define protected and risk areas, and plan drafters must consider the legal regime for physical-space violations and define water-infrastructure-related space.
Neni 27 27.1. Planet hapësinore dhe planet sektoriale që mund të kenë ndikim në mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e ujërave duhet t’i definojnë zonat e mbrojtura dhe ato të rrezikuara. 27.2. Hartuesi i planeve hapësinore dhe sektoriale, gjatë hartimit, duhet të ketë parasysh regjimin juridik me të cilin rregullohen shkeljet e hapësirës fizike, në rajonet e caktura, nga paragrafi 1 i këtij neni. 27.3. Hartuesi i planeve hapësinore, në procedurën e përgatitjes së tij, duhet të definoj hapësirën fizike e cila është e lidhur me ndërtimin e infrastrukturës ujore, të përcaktuar në Planin për Administrimin e Ujërave. Programi i masave - 28 Verify source ↗
Neni 28
Qeveria must issue and periodically review a water measures program, and report on implementation to the Kosovo Assembly.
Neni 28 28.1. Qeveria nxjerr program të masave, për zbatimin e objektivave, të paraqitura në Planin Strategjik të Ujërave dhe Planin për Administrimin e Ujërave. 28.2. Programi i masave të caktuara, nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet të përmbaj masat themelore, të nevojshme për arritjen e objektivave që kanë të bëjnë më mbrojtjen, rregullimin dhe shfrytëzimin e ujërave. 28.3. Masat themelore, sipas paragrafit 2 të këtij neni, duhet të përfshijnë: a. Masat që duhet zbatuar për mbrojtjen e ujërave: i. masat e parapara me këtë Ligj dhe me aktet nënligjore të dalura nga ky Ligj; ii. masat e parapara për mbrojtjen e mjedisit dhe me aktet për mbrojtjen e natyrës; iii. masat e parapara me aktet mbi peshkimin; iv. masat që sigurojnë cilësi të qëndrueshme të ujit për pije; dhe v. masat e parapara për rekreacion dhe larje. b. Masat të cilat zbatohen për rregullimin e ujërave: i. masat e zbatuara për mbrojtjen dhe balancimin e sasisë së ujërave ii. masat e zbatuara për mbrojtjen nga efektet e dëmshme të ujërave iii. masat e zbatuara për mirëmbajtjen e ujërave; dhe iv. përcaktimi i hapësirës për ndërtimin e infrastrukturës ujore. c. Masat e zbatuara për shfrytëzimin e ujërave: i. masat e zbatuara për lejimin e shfrytëzimit të ujërave; ii. masat e zbatuara për kompensim të kostos së shfrytëzimit të ujërave; dhe iii. masat për afirmimin e shfrytëzimit të qëndrueshëm të ujërave. 14 28.4. Programi i masave gjithashtu, mund të përfshijë masat tjera, për të arritur kushte më të mira të ujërave, kur ato duhet të zbatohen veçanarisht, për aprovimin e marrëveshjeve për reduktimin e ngarkesave të ndotjeve në ujëra, afirmimin dhe shfrytëzimin optimal të ujërave, si dhe përgatitjen dhe hulumtimin e çështjeve për mbrojtjen e ujërave. 28.5. Programi i masave gjithashtu, duhet të përcaktoj prioritetet, për zbatimin e masave të parapara në pikën (b),të paragrafit 3, të këtij neni. 28.6. Në bazë të të dhënave, kur konstatohet se me Planin Strategjik të Ujërave dhe Planin për Administrimin e Ujërave, nuk mund të arrihen objektivat për trupat individuale të ujërave, Ministria, do t’i identifikoj arsyet për këtë, do të hulumtoj, përmirësoj vrojtimin e programit dhe do t’i propozoj Qeverisë, nxjerrjen e masave shtesë, përfshirë caktimin e vlerave të përkufizuara. 28.7. Qeveria duhet të shqyrtoj dhe kur është e domosdoshme, të plotësoj programin e masave, për çdo gjashtë (6) vjet. 28.8. Qeveria, lidhur me zbatimin e masave, do t’i raportoj Kuvendit të Kosovës në çdo dy (2) vjet. KREU V OBJEKTET DHE PAJISJET UJORE Infrastruktura ujore - 29 Verify source ↗
Neni 29
This article defines what counts as water infrastructure and gives the Minister power to specify it in more detail by sublegal act.
Neni 29 29.1. Infrastruktura ujore përfshin: a. objektet dhe pajisjet për rregullimin e ujërave siç janë argjinaturat për mbrojtjen nga plotat, bazenet si dhe pajisjet për ruajtjen e pellgjeve dhe kryerjen e vrojtimit të ujërave; dhe b. objektet dhe pajisjet për shfrytëzimin e pasurive ujore siç janë stacionet e pompimit, digave, kanalet e prurjes dhe shkarkimit, përfshirë mjetet apo instalimet e caktuara, me dedikim për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave. 29.2. Infrastruktura ujore, përveç objekteve dhe pajisjeve nga paragrafi 1 i këtij neni, përfshin edhe kanalet, të cilat janë rezultat i zhvendosjes së kanaleve apo rregullimit, të ujërrjedhave natyrore ose akumulimeve, të krijuara me ndërprerjen e rrjedhës së ujërave, nëse ato janë dedikuar për shërbime publike. 29.3. Ndërtimi i infrastrukturës ujore duhet të jetë për interesa publike. 29.4. Ministri me akt nënligjor do të përcaktojë më hollësisht se çfarë do të përfshijë infrastruktura ujore. Krijimi i infrastrukturës ujore - 30 Verify source ↗
Neni 30
Statusi i infrastrukturës ujore merret ose hiqet me vendim të Ministrit, dhe vendimi nuk lejohet kur objektet dhe pajisjet nuk kanë leje përdorimi, kur kjo kërkohet.
Neni 30 30.1. Statusi i infrastrukturës ujore fitohet ose humbet në bazë të vendimit të nxjerrë nga Ministri. 30.2. Nxjerrja e vendimit nga paragrafi 1 i këtij neni nuk do të lejohet kur objektet dhe pajisjet nuk kanë leje përdorimi, në rastet kur është e paraparë. 30.3. Statusi i infrastrukturës ujore pushon atëherë kur ato bëhen të panevojshme për interesin publik. Caktimi i regjimit juridik të infrastrukturës ujore - 31 Verify source ↗
Neni 31
This article classifies water infrastructure as public property or property of the public service operator, restricts transactions and rights over it, allows some other users to join as investors in limited cases, and requires maintenance and contractual arrangements.
Neni 31 15 31.1. Infrastruktura ujore në kuptim të këtij Ligji përcaktohet si pronë publike apo pronë e operatorit të shërbimeve publike. 31.2. Infrastruktura ujore mund të përfshihet në transaksione vetëm në mes të personave nga paragrafi 1 i këtij neni. 31.3. Në infrastrukturën ujore të përshkruar në nenin 29 të këtij Ligji nuk mund të sigurohen të drejtat e pronarit apo poseduesit. 31.4. Kur infrastruktura ujore është në pronësi publike ose të operatorit të shërbimit publik sipas këtij Ligji, personat e tjerë që synojnë përdorimin e infrastrukturës ujore për destinime, kur një aktivitet i tillë nuk e cenon ose pengon aktivitetin, për të cilin është ndërtuar infrastruktura ujore e për të cilën është dhënë leja ujore nga Ministria, mund të marrin pjesë si investitorë. 31.5. Palët nga paragrafi 4 i këtij neni janë të detyruara të bëjnë mirëmbajtjen e rregullt dhe investive të infrastrukturës ujore, proporcionalisht me invetimet e kryera dhe vëllimit të përdorimit për destinime tjera. 31.6. Marrëveshjet reciproke lidhur me të drejtat dhe detyrimet për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen në mes të pronarit të infrastrukturës ujore dhe palëve nga paragrafi 4 i këtij neni do të rregullohen me kontratë. 31.7. Në rast të falimentimit apo likuidimit të operatorit të shërbimeve publike, infrastruktura ujore kalon në pronën publike. Financimi i ndërtimit të infrastrukturës ujore - 32 Verify source ↗
Neni 32
Me pëlqimin e Ministrisë, një person i interesuar mund të investojë në ndërtimin e infrastrukturës ujore të komunës, por nuk mund të fitojë pronësi mbi të dhe duhet të marrë pjesë në mirëmbajtjen e saj sipas pjesës së investimit.
Neni 32 32.1. Me pëlqimin e Ministrisë, personi i interesuar mund të marrë pjesë si investitor në ndërtimin e infrastrukturës ujore të cilën e ndërton Komuna për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave. 32.2. Personi nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të fitojë të drejtën pronësore në infrastrukturën ujore. 32.3. Personi nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të marrë pjesë në mirëmbajtjen e rregullt dhe investive të infrastrukturës ujore, në proporcion me pjesëmarrjen në investim. 32.4. Të drejtat dhe detyrimet në mes të pronarit të infrastrukturës ujore dhe palëve nga paragrafi 1 i këtij neni, do të rregullohen me kontratë. Përdorimi i infrastrukturës ujore - 33 Verify source ↗
Neni 33
The water right holder must protect water infrastructure, prioritize public services for inert materials, and have a rulebook for use and maintenance.
Neni 33 33.1. Bartësi i të drejtës ujore duhet të sigurojë mbrojtjen e infrastrukturës ujore për mbrojtje kundër efekteve të dëmshme të ujërave, ndërtimin e objekteve të posaçme si dhe t’i menjanojë të gjitha defektet e paraqitura. 33.2. Me lejen ujore apo koncesionin për ujëra mund të caktohet detyrimi për vrojtimin e fenomeneve natyrore lidhur me përdorimin e posaçëm të pronës ujore dhe vrojtimit të ndikimit të objekteve ose impianteve në regjimin ujor, si dhe mënyra e dërgimit të të dhënave Ministrisë. 33.3. Bartësi i të drejtës ujore është i detyruar t’i japë përparësi shërbimeve publike në përdorimin e materialeve inerte, pa pengesa dhe pa kompensim. 33.4. Bartësi i të drejtës ujore është i detyruar që të ketë rregulloren për përdorimin dhe mirëmbajtjen, e infrastrukturës ujore 16 Digat dhe akumulimet - 34 Verify source ↗
Neni 34
Dams must be designed, built, and operated according to the required technical documentation.
Neni 34 Me qëllim të arritjes së sigurisë konstruktive, ekonomike dhe funksionale, digat projektohen, ndërtohen dhe shfrytëzohen, sipas dokumentacionit të paraparë teknik, të hartuar në pajtim me aktin nënligjor të cilin e nxjerr Ministria. Vrojtimi i digave - 35 Verify source ↗
Neni 35
Dams must be observed and used according to the technical documentation and water-permit conditions. If defects are found that could endanger the dam or related structures, the dam operator must immediately inform the Ministry.
Neni 35 35.1. Vrojtimi dhe shfrytëzimi i digave bëhet në pajtim me dokumentacionin teknik dhe kushtet e lejes ujore. 35.2. Në se, me rastin e vrojtimit, konstatohen mangësi, të cilat mund të rrezikojnë stabilitetin e digës dhe objekteve përcjellëse, personi juridik, i cili e administron digën, është i detyruar që menjëherë të informojë Ministrinë. ‘ Alarmimi në rast rreziku - 36 Verify source ↗
Neni 36
The dam-managing legal person must keep the emergency plan, install and maintain warning/alarm equipment, organize warning and alarm measures, connect the dam alarm system to municipal systems, and send a copy of the study to the Ministry at least 30 days before filling the reservoir starts.
Neni 36 36.1. Personi juridik, i cili e administron digën është i detyruar që: a) ta ruajë projektin për pasojat në rastet e shkatërrimit të papritur ose të kapërderdhjes së digës; b) të instalojë dhe mirëmbajë pajisjet për lajmërim dhe alarmim; c) të organizojë dhe sigurojë lajmërimin dhe alarmimin në rast rreziku; dhe d) sistemin e lajmërimit dhe alarmimit të digës ta ndërlidhë me sistemet komunale, territoret e të cilave janë potencialisht të rrezikuara në rast të shkatërrimit ose kapërderdhjes së papritur të digës. 36.2. Personi juridik, i cili e administron digën është i detyruar që një kopje të studimit t`ia dërgojë Ministrisë, më së voni tridhjetë (30) ditë para fillimit të mbushjes së akumulimit. KREU VI RREGULLIMI DHE KONTROLLIMI I UJËRAVE Mbrojtja nga efektet e dëmshme dhe rregullimi i ujërave - 37 Verify source ↗
Neni 37
Rules on water protection and control must include measures to reduce or prevent harm caused by water.
Neni 37 37.1. Mbrojtja, rregullimi dhe kontrollimi i sasisë së ujërave duhet të përmbajë masat për të zvogëluar ose parandaluar rrezikun e shkaktuar nga efektet e dëmshme të ujërave. 37.2. Mbrojtja kundër efekteve të dëmshme të ujërave përfshin: 17 a. mbrojtjen nga përmbytjet; dhe b. mbrojtjen nga erozioni sipërfaqësor. Mbrojtja nga përmbytjet - 38 Verify source ↗
Neni 38
Several actors must take flood-protection measures, and the Government may set more detailed flood-protection measures by subordinate act on the Ministry’s proposal.
Neni 38 38.1. Autoritetet kompetente për mbrojtje nga përmbytjet, personat e tjerë juridik, qytetarët dhe udhëheqësit profesional janë të detyruar të ndërmarrin masa për mbrojtjen nga përmbytjet, në pajtim me Ligj dhe Planin për Administrimin e Përmbytjeve. 38.2. Qeveria, me propozim të Ministrisë me akt nënligjor, përcakton më hollësisht masat për mbrojtje nga përmbytjet. Mirëmbajtja e rregullt e shtretërve dhe brigjeve - 39 Verify source ↗
Neni 39
This provision prohibits several activities that could disturb or damage watercourses, lakes, canals, accumulations, their banks, and related dams.
Neni 39 Me qëllim të mbajtjes në gjendje të rregullt të shtretërve dhe brigjeve, të ujërrjedhave, liqeneve, shtretërve, të kanaleve periferike kulluese, shtretërve dhe brigjeve të akumulimeve artificiale, si dhe të digave të tyre, është e ndaluar: a. ndërrimi i drejtimit të ujit në lumenj dhe kanal apo të krijimi i pengesave pa të drejtën ujore; b. nxjerrja, depozitimi i dheut, hedhja e mbeturinave, materialeve të tjera të ngurta dhe të lëngëta në ujërrjedha, liqene, akumulime dhe në brigjet e tyre; c. ndërtimi i objekteve të tjera, të cilat nuk shërbejnë për mbrojtjen nga përmbytjet, në largësi së paku 10 metra nga vija e plotave të larta të ujërrjedhave dhe akumulimeve; d. kryerja e punimeve, të cilat mund të dëmtojnë shtratin dhe brigjet e ujërrjedhave, liqeneve, shtratin e kanaleve, tuneleve, akumulimeve ose pengimi i rrjedhës së lirë të ujërave; e. kryerja e punëve në afërsi të ujërrjedhave, liqeneve, akumulimeve, tuneleve, të cilat do të mund të rrezikojnë stabilitetin e objekteve mbrojtëse ose përdorimin e tyre. Përcjellja e nivelit të ujit (plotave) - 40 Verify source ↗
Neni 40
The Kosovo Environment Protection Agency must monitor water levels and forecast flood waves and rainfall forecasts around regular and extraordinary flood protection.
Neni 40 Agjensioni Kosovar për Mbrojtjen e Mjedisit, është i detyruar që para shpalljes së rregullt dhe të jashtëzakonshme të mbrojtjes nga përmbytjet, gjatë dhe pas mbrojtjes së rregullt nga përmbytjet ta përcjellë dhe vrojtojë gjendjen e nivelit të ujit, të prognozojë valën përmbytëse si dhe të japë prognoza afatshkurta dhe afatgjata për reshjet. Mbrojtja nga erozioni - 41 Verify source ↗
Neni 41
This article says harmful erosion and torrent effects are addressed by land-protection and torrent-regulation measures, and certain erosive torrents are entered in the public waters register.
Neni 41 18 41.1. Evitimi i veprimit të dëmshëm të erozionit dhe rrëkeve bëhet me marrjen e masave për mbrojtjen e tokës nga erozioni dhe rregullimi i rrëkeve të parapara me këtë ligj. 41.2. Ujërrjedhat rrëke të proceseve të forta erozive, të cilat rrezikojnë vendbanimet, objektet industriale, rrugët magjistrale dhe rajonale, sistemet e meliorimit, regjistrohen në regjistrin e ujërave publike. Shpallja e zonës erozive - 42 Verify source ↗
Neni 42
Zones with harmful erosion/runoff effects may be declared erosion zones by the municipality, and the Government of Kosovo may do so exceptionally for important public-interest protection needs.
Neni 42 42.1. Rajonet, në të cilat erozioni dhe rrëket kanë intenzitet dhe vëllim të tillë që sjellin pasoja të dëmshme në ujërrjedha, tokë, objekte dhe paluejtshmëri të tjera, shpallen zona erozive me vendimin e komunës. 42.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, Qeveria e Kosovës mund të shpallë zonë erozive një zonë kur është e nevojshme mbrojtja e objekteve të mëdha ekonomike të komunikacionit si dhe objekteve tjera me rëndësi publike. 42.3. Në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh, nga dita e shpalljes së zonës erozive, Qeveria me propozim të Ministrisë me akt nënligjor do të përcaktojë më hollësisht masat dhe veprimet për mbrojtje nga erozioni. 42.4. Në rajonet e shpallura si zona erozive mund të ndërtohen objekte investive edhe nëse gjatë punimeve të nërtimit ndërrohen kulturat kadastrale, pasi të jenë plotësuar kërkesat dhe kushtet e parapara nga ky ligj dhe dispozitat e dala nga ky ligj. 42.5. Në pellgjet e liqeneve natyrale, akumulimeve artificiale apo në rajonet ku është paraparë ndërtimi i akumulimeve duhet paralelisht me punimet e ndërtimit të ndërmirren masa dhe veprime edhe kundër erozionit. Pushimi i vendimit mbi shpalljen e zonës erozive - 43 Verify source ↗
Neni 43
If anti-erosion measures have been taken in an erosive zone and the erosion and torrential runoff threat has been avoided, the competent authority may annul the decision declaring the area an erosive zone.
Neni 43 Nëse në zonën erozive janë ndërrmarrë masat dhe veprimet kundër erozionit, me të cilat është evituar kanosja nga erozioni dhe ujërrjedhat rrëke, organi kompetent sipas nenit 42 të këtij ligji me vendim shfuqizon vendimin mbi shpalljen e një zone si zonë erozive. KREU VII MBROJTJA E UJËRAVE Klasifikimi i trupave ujor sipërfaqësor - 44 Verify source ↗
Neni 44
Surface water bodies must be divided into classes for water-quality protection, and the Minister must classify them by sublegal act.
Neni 44 44.1. Më qëllim të mbrojtjes dhe përmirësimit të cilësisë së ujërave, trupat e ujërave sipërfaqësor në aspektin ekologjik dhe kimik duhet të ndahen në klasa. 44.2. Ministri do të bëjë klasifikimin e trupave ujor sipërfaqësor me akt nënligjor. 44.3. Parametrat e gjendjes ekologjike dhe kimike nga paragrafi 1 i këtij neni duhet të përcaktohen në dispozitat mbi mbrojtjen e mjedisit. 44.4. Klasifikimi i trupave ujor sipërfaqësor, do të përfshihet në Planin për Administrimin e Ujërave Klasifikimi i trupave ujor nëntokësor - 45 Verify source ↗
Neni 45
Underground water bodies must be classified into classes based on their quantitative and chemical status, and the Minister classifies them by subordinate act.
Neni 45 19 45.1. Më qëllim të mbrojtjes dhe përmirësimit të cilësisë së ujërave, trupat e ujërave nëntokësor duhet të klasifikohen në klasa në pajtim me gjendjen sasiore dhe kimike. 45.2. Parametrat e gjendjes sasiore dhe kimike, nga paragrafi 1 i këtij neni, përcaktohen me akte nënligjore mbi mbrojtjen e mjedisit. 45.3. Ministri do t’i klasifikojë trupat ujor nëntokësor me akt nënligjor. 45.4. Klasifikimi i trupave ujor nëntokësor, duhet të përfshihet në Planin për Administrimin e Ujërave. Shkarkimi i ujërave të ndotura - 46 Verify source ↗
Neni 46
Discharge of water is prohibited except where this law or subordinate acts allow it, and water use that harms ecological or chemical conditions is also prohibited. The Government will set limit values for effluent discharged into water bodies and the public sewer network.
Neni 46 46.1. Përveç kur përcaktohet me këtë ligj ose me aktet nënligjore, shkarkimi përfshirë ujërat me temperaturë tjetër natyrore është e ndaluar. 46.2. Ndalohet shfrytëzimi i ujërave në mënyrën, e cila dëmton gjendjen ekologjike ose kimike në liqene natyrore, hurdhat e peshqve ose ujërrjedha të tjera, të cilat kanë prurje apo rrjedhje të ujërave të brendshëm ose nëntokësor. 46.3. Qeveria, me akt nënligjor, do të përcaktojë vlerat kufizuese të efluentit që shkarkohet në trup ujor dhe në rrjetin e kanalizimit publik. Ndalimi i plehërimit dhe përdorimit të preparateve kimike - 47 Verify source ↗
Neni 47
It prohibits using organic or inorganic substances for fertilizing land or protecting plants near water resources, and prohibits washing motor vehicles.
Neni 47 Ndalohet përdorimi i substancave organike dhe inorganike për plehërimin e tokës dhe për mbrojtjen e bimëve në resurset ujore dhe brigjenë largësi prej 15 metrash nga kufiri i bregut të ujit të klasit të parë dhe 5 metra largësi të bregut të ujit të klasit të dytë. Ndalimi i larjes së mjeteve motorike - 48 Verify source ↗
Neni 48
Washing vessels, motor vehicles, and other equipment is prohibited in surface waters and on shores.
Neni 48 Ndalohet larja e mjeteve lundruese, mjeteve motorike dhe pajisjeve tjera në ujërat sipërfaqësor dhe në brigje. Hedhja e substancave dhe mbeturinave - 49 Verify source ↗
Neni 49
This provision prohibits dumping substances and waste that may endanger public health, aquatic and semi-aquatic organisms, slow water flow, or threaten water equipment or installations, and it also prohibits dumping and transporting hazardous substances and waste in water resources.
Neni 49 49.1. Ndalohet hedhja e substancave dhe mbeturinave të cilat për shkak të vetive fizike, kimike e biologjike mund të rrezikojnë shëndetin publik, organizmat ujor dhe gjysëm ujor, vështirësojnë rrjedhjen e ujërave, rrezikojnë pajisjet ose instalimet ujore. 49.2. Në resurset ujore, ndalohet hedhja dhe transportimi i substancave dhe mbeturinave të rrezikshme. Përdorimi i substancave të rrezikshme - 50 Verify source ↗
Neni 50
The Minister must issue a subordinate act on technical conditions, equipment, and installations for production, use, storage, reloading, and transport of dangerous materials.
Neni 50 20 50.1. Ministri do të nxjerr akt nënligjor për kushtet teknike, pajisjet dhe instalimet e parapara me këtë ligji, lidhur me prodhimin, përdorimin, deponimin, ringarkimin dhe transportin e materieve të rrezikshme. 50.2. Ndalohet ndërtimi i objekteve dhe pjaisjeve të dedikuara për prodhimin e substancave të rrezikshme në afërsi të resurseve ujore, përderisa nuk është fituar e drejta ujore si dhe lejet e tjera të kërkuara me ligj. Detyrimet e personave - 51 Verify source ↗
Neni 51
People who discharge, dump, or deposit dangerous or harmful substances in waters, shores, or protected areas must report the case to the competent authorities.
Neni 51 Personat të cilët shkarkojnë, hedhin apo depozitojnë substanca të rrezikshme dhe të dëmshme në ujëra, brigje apo në zona të mbrojtura, janë të detyruar që të raportojnë rastin tek autoritetet kompetente. Zonat e mbrojtura ujore - 52 Verify source ↗
Neni 52
Qeveria must designate protected water zones, and must protect certain drinking-water-related groundwater sources with special measures on request. The Ministry must set criteria for defining protected water zones with the health authority.
Neni 52 52.1. Më qëllim të mbrojtjes së burimeve ujorë, të cilët përdoren apo janë të caktuara për furnizim me ujë të pijshëm, Qeveria me propozim të Ministrisë me akt nënligjor cakton zonat e mbrojtura ujore. 52.2. Qeveria me kërkesë të bartësve të të drejtës ujore për prodhim të ujit të pijeshëm ujërave mineral, termal, termomineral apo llojeve të tjera të ujërave nëntokësor, të cilat përdoren për t’u pijrë, duhet t’i mbrojë me masa të veçanta. 52.3. Zonat e mbrojtura do të definohen në Planin për Administrimin e Ujërave. 52.4. Ministria me akt nënligjor në bashkëpunim me autoritetin kompetent për shëndetësi, do të caktojë kriteret për përcaktimin e zonave të mbrojtura ujore. Mbrojtja e regjimit ujor - 53 Verify source ↗
Neni 53
If the qualitative or quantitative conditions in a protected water area may be endangered, activities by land owners or possessors may be prohibited or restricted.
Neni 53 Kur mund të rrezikohen kushtet cilësore apo sasiore në zonën e mbrojtur ujore mund të ndalohen ose kufizohen aktivitetet e pronarëve apo poseduesve të tokës. Zona për larje - 54 Verify source ↗
Neni 54
The Minister sets bathing areas by subordinate act, and the Ministry monitors the quality of bathing waters.
Neni 54 54.1. Ministri me akt nënligjor cakton zonat për larje. 54.2. Ministria do të bëjë vrojtimin e cilësisë së ujërave për larje. 54.3. Zonat e ujërave për larje do të caktohen me Planin për Administrimin e Ujërave. 21 KREU VIII FITIMI I SË DREJTËS UJORE Fitimi dhe kushtet e fitimit të së drejtës ujore - 55 Verify source ↗
Neni 55
A water right is acquired on the basis of a water permit or water concession, and the water-right holder must use the water according to the criteria set in the act granting that right.
Neni 55 55.1. Fitimi i së drejtës ujore sigurohet në bazë të lejës ujore ose koncesionit për ujëra. 55.2. Bartësi i drejtës ujore shfrytëzon ujin sipas kritereve të përcaktuara, me aktin për fitimin e së drejtës ujore. Leja Ujore - 56 Verify source ↗
Neni 56
Water permits are required for several water-related activities, and the permit holder must notify the issuer about significant changes affecting water use.
Neni 56 56.1. Leja Ujore lëshohet për : a. nxjerrje të ujit, b. shkarkim të ujërave të ndotura, c. ndërtimin, rindërtimin ose demolimin e objekteve që ndikojnë në regjimin ujor; d. aktivitetet e minierave dhe punimet gjeologjike, të cilat ndikojnë në regjimin e ujërave. e. shfrytësimin e rërës, zhavorrit, gurit dhe argjilit, dhe f. aktivitetet e tjera që mund të ndikojnë në regjimin ujor. 56.2. Leja Ujore nuk është e nevojshme për: a. shfrytëzimin e puseve (me përjashtim të puseve arterike), burimeve, cisternave dhe objekteve të ngjashme për furnizimin e një amvisërie me ujë të pijes; dhe b. fikjen e zjarreve dhe ndërmarrjen e masave urgjente sanitare dhe masave tjera në rast të rrezikut të përgjithshëm. 56.3.Me Lejen Ujore përcaktohet destinimi, mënyra dhe kushtet e shfrytëzimit të ujit, shkarkimit të ujërave të ndotura, regjimi i punës së objekteve dhe impianteve, deponimit të mbeturinave të ngurta dhe të lëngëta si dhe kushtet e tjera. 56.4. Leja Ujore sipas këtij ligji për shfrytëzimin e ujërave ndërkombëtar dhe shkarkimin e ujërave të ndotura në ujërat ndërkombëtar jepet në pajtim me marrëveshjen ose konventën ndërkombëtare. 56.5. E drejta e shfrytëzimit ose shkarkimit të ujërave të ndotura e fituar në bazë të Lejës Ujore nuk mund të bartet në persona tjerë pa pëlqimin e autoritetit kompetent. 56.6. Lejet Ujore lëshohen nga Ministria. Me akt nënligjor Ministria mund të delegojë veprimtaritë, për të cilat Autoriteti i Rajonit të Pellgut Lumor mund të lëshojë Leje Ujore. 56.7. Leja Ujore rishqytohet së paku në çdo pesë (5) vjet. 56.8. Bartësi i të drejtës ujore detyrohet t’a informojë lëshuesin e lejes, në rast të ndryshimit në veprim, teknologji dhe shfrytëzim të ujit apo rastet e tjera që mund të kenë ndikim të rëndësishëm në regjimin ujor. 56.9. Përdorimi i ujërave nëntokësore me qëllim të shfrytëzimit të energjisë gjeotermale do të konsiderohet si shfrytëzim i ujit që kërkon leje ujore sipas dispozitave të këtij Ligji. Detyrimet e bartësve të drejtës ujore - 57 Verify source ↗
Neni 57
Permit holders must measure used water, wastewater discharged, and dumped substances, install and maintain metering equipment, and allow authorized persons from the issuing authority access at any time.
Neni 57 22 57.1. Bartësi i lejës për shfrytëzimin, shkarkimin e ujërave të ndotura dhe për hedhjen e mbeturinave e substancave është i detyruar të bëjë matjet e sasisë së ujit të shfrytëzuar, ujërave të shkarkuara si dhe matjet e substancave të hedhura sipas mënyrës dhe kushteve të caktuara me leje. 57.2. Bartësi i lejës ujore është i detyruar të instalojë dhe të mirëmbajë pajisjet për matje të sasisë së ujit të përdorur dhe shkarkimin e ujërave të ndotura; 57.3. Bartësi i lejës ujore do t’u lejojë në çdo kohë qasje personave të autorizuar të autoritetit që e ka lëshuar atë. Pushimi i lejës ujore - 58 Verify source ↗
Neni 58
A water-permit right ends if the permit holder gives it up, stops the activity, does not use the extraction right for over a year, or the issuer revokes it for non-compliance. The permit issuer may temporarily restrict or prohibit water use when a water shortage seriously threatens users in a specific region.
Neni 58 58.1. E drejta e fituar me Lejen Ujore pushon: a. me heqjen dorë të bartësit të lejës; b. për shkak të pushimit të veprimtarisë për të cilën është lëshuar Leja Ujore; c. kur për një periudhë mbi njëvjeçare e drejta për nxjerrje nuk shfrytëzohet; d. me revokim nga ana e lëshuesit të lejës për shkak të mosrespektimit të kushteve të Lejës Ujore. 58.2. Në rastet kur mungesa e ujit rrezikon në masë të madhe shfrytëzuesit e ujit në një rajon të caktuar, lëshuesi i Lejës Ujore përkohësisht mund t`ua kufizojë ose t`ua ndalojë, shfrytëzimin e ujërave bartësve të Lejës Ujore. Procedura e marrjes dhe pushimit të Lejës Ujore - 59 Verify source ↗
Neni 59
The Minister may set more detailed rules by subordinate act for the water permit right, including procedure, content, form, conditions, manner, storage, and other important matters.
Neni 59 Ministri me akt nënligjor do të përcaktoj më hollësisht procedurën, përmbajtjen, formën, kushtet, mënyrën, ruajtjen dhe çështjet e tjera me rëndësi, lidhur me dhënien dhe humbjen e të drejtës së Lejës Ujore. Koncesionet për ujëra - 60 Verify source ↗
Neni 60
A water-resources concession is required for listed uses, and the concession user must carry out measures ordered by the Ministry if water conditions change in the public interest.
Neni 60 60.1. Me koncesion fitohet e drejta për shfrytëzimin e resurseve ujore në pajtim me ligjin. 60.2. Koncesioni për resurset ujore është i nevojshëm për: a. shfrytëzimin e fuqisë së ujit për prodhimin e energjisë elektrike; b. shfrytëzimin e fuqisë së ujit për vënien në veprim të pajisjeve me përjashtim të prodhimit të energjisë elektrike; c. shfrytëzimin e ujërave për nevojat teknologjike; d. nxjerrjen e ujërave minerale dhe termale; e. shfrytëzimin e ujërave për sistemet e ujitjes; f. rritjen e peshkut për qëllime ekonomike dhe destinime të tjera; 23 g. shfrytëzimin e pasurive ujore për ndërtimin e objekteve të përhershme përkatësisht ndërtimin e pajisjeve; h. shfrytëzimin e pasurive ujore për rekreacion me ndërtimin e objekteve të përhershme; dhe i. shfrytëzimin e materialeve inerte nga ujërrjedhat në kohëzgjatje më shumë se dy (2) vjet. 60.3. Koncesioni nuk mund të jepet kur me të rrezikohet furnizimi me ujë të pijshëm, bilanci i prodhimit të ushqimit dhe bilancet e tjera ekonomike. 60.4. Nëse gjatë kohëzgjatjes së koncesionit vjen deri te ndryshimi i regjimit ujor dhe për interesin publik është e nevojshme të kufizohen kushtet e koncesionit ose adoptimi me gjendjen e re, shfrytëzuesi i koncesionit është i detyruar të kryejë veprime, përkatësisht të marrë masa, lidhur me ato veprime për të cilat e urdhëron Ministria. 60.5. Shuma e realizuar nga kontrata e koncesionit derdhet në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. KREU IX SISTEMI INFORMATIV DHE PJESËMARRJA E PUBLIKUT Sistemi Informativ Ujor - 61 Verify source ↗
Neni 61
The water information system covers water data management and everyone and institutions must provide water data to the Ministry and competent water authorities; the data are public except official secrets.
Neni 61 61.1. Sistemi Informativ Ujor përfshin masat dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me regjistrimin, transferimin, mbrojtjen, shfrytëzimin e të dhënave si dhe çështjet e tjera me rëndësi për administrimin me ujëra. 61.2. Sistemi Informativ Ujor përfshin të dhënat për: a. sasinë dhe cilësinë e ujërave; b. protokolin ujor dhe kadastrat e sistemit ujor; c. protokolin e të gjitha lejeve; d. regjistrin e substancave të shkarkuara nga bartësi i lejës ujore; e. masat për rehabilitimin dhe programet për mbrojtjen e ujërave; f. incidentet e dëmtimit të ujërave dhe aksidentet mjedisore; g. regjisitrin e materieve të dëmshme dhe të rrezikshme në resurset ujore; h. aktivitetet që janë të rrezikshme për shëndetin publik dhe mjedisin; i. analizat e ndikimeve të materieve të rrezikshme; dhe j. regjistrin më të dhënat e ndërtimeve, instalimeve apo deponimeve ekzistuese që janë të rrezikshme. 61.3. Të gjithë personat dhe institucionet janë të detyruar t’i ofrojnë të dhëna për ujërat, Ministrisë dhe autoriteteve kompetente për ujëra. 61.4. Të dhënat e Sistemit Informativ Ujor janë publike dhe çdo kush mund të ketë qajse në ato, përveç të dhënave që konsiderohen sekret zyrtar. 61.5.Ministri me akt nënligjor do të përcaktojë më hollësisht punën, mënyrën dhe çështjet e tjera me rëndësi për Sistemin Informativ Ujor. Protokoli ujor - 62 Verify source ↗
Neni 62
The water protocol is an official, permanent record of issued water permits and concessions.
Neni 62 62.1. Protokoli ujor është evidencë zyrtare e lejeve dhe koncesioneve të lëshuara ujore. 24 62.2. Protokoli ujor është i përhershëm dhe përmban regjistrin e dokumentacionit teknik. 62.3. Protokolin ujor e mbajnë autoritetet kompetente për dhënien e lejeve dhe koncesioneve ujore. 62.4. Kopjet e lejeve ujore u dërgohen Autoriteteve të Rajoneve të Pellgjeve Lumore për regjistrim në Sistemin Informativ Ujor. Kadastri ujor - 63 Verify source ↗
Neni 63
Water-basin authorities must keep water cadastres, and persons holding additional registered data must send that data to the authority for registration without compensation.
Neni 63 63.1. Kadastri ujor përmban: a. të dhënat topografike, hidrografike, hidrologjike, teknike dhe ekonomike, si dhe të dhënat të tjera, mbi cilësinë dhe sasinë e ujërave; dhe b. të dhënat teknike, për objektet dhe impiantet e sistemit ujor. 63.2. Autoritetet e Rajoneve të Pellgut Lumor mbajnë kadastra ujor për: a. ujëra sipërfaqësor; b. ujëra nëntokësor; c. shfrytëzuesit, ndotësit e ujërave dhe vendet e shkarkimit të ujërave; d. zonat erozive dhe të ujërrjedhave rrëke; e. objektet e sistemit ujor, të cilët janë në pronësi publike; f. pronën publike ujore dhe g. objektet dhe impiantet për furnizim publik me ujë të pijshëm. 63.3. Të gjithë personat juridik, qeveritar e joqeveritar, të cilët posedojnë të dhëna të tjera, të cilat regjistrohen në kadastrën ujore nga paragrafi 2 i këtij neni duhet pa kompensim t’ua dërgojnë të dhënat Autoritetit të Rajonit të Pellgut Lumor për regjistrim. Pjesëmarrja e publikut - 64 Verify source ↗
Neni 64
The plan drafter must discuss the draft plan publicly before finalization, and the proposer must notify the public, invite stakeholders, allow comments, and publish the plan within the stated timelines.
Neni 64 64.1. Hartuesi i Planit sipas Kapitullit IV të këtij Ligji do ta vërë në diskutim publik projektplanin para finalizimit, përveç në rastin e Planit për Administrimin e Përmbytjeve. 64.2. Propozuesit e Planit e informojnë publikun tre (3) vjet para fillimit të periudhës për të cilën hartohet Plani dhe sigurojnë pjesëmarrjen e publikut në hartimin dhe miratimin e Planit. 64.3. Para fillimit të hartimit të Planit propozuesi i fton autoritet e pushtetit qëndror dhe lokal, organizatat joqeveritare, bartësit e të drejtës ujore dhe personat e tjerë të interesuar dhe i informon për përmbajtjen e propozimit të Planit. 64.4. Në pajtim me paragrafin 3 të këtij neni propozuesi siguron bashkëpunimin e publikut në hartimin e Planit dhe duhet ta informojë publikun me raport për avansimet në hartim dy (2) vjet para fillimit të periudhës për të cilën nxirret Plani. 64.5. Propozuesi duhet të shpallë Planin së paku një (1) vit para fillimit të periudhës për të cilën nxirret Plani. 64.6. Personat nga paragrafi 3 i këtij neni mund të paraqesin vërejtjet në projektplan në afat prej gjashtë (6) muaj nga dita e publikimit. 64.7. Me kërkesë të personave nga paragrafi 3 i këtij neni, Plani rishqyrtohet çdo gjashtë (6) vite. 25 64.8. Ndryshimet dhe plotësimet bëhen në të njëjtën mënyrë dhe procedurë për miratimin e tij. KREU X FINANCIMI Burimet financiare - 65 Verify source ↗
Neni 65
Funding for water administration and development comes from several listed sources, including water use fees, discharge fees, fees for extracting inert materials, the Kosovo budget, municipalities, donations and grants, and other lawful financial sources.
Neni 65 Financimi për administrimin dhe zhvillimin e ujërave sigurohet nga: a. pagesa për shfrytëzimin e ujërave; b. pagesa për shkarkimin e ujërave; c. pagesa për nxjerrjen e materialeve inerte; d. buxheti i Kosovës; e. komunat; f. donacionet dhe grantet; dhe g. burimet e tjera financiare në pajtim me ligjin. Pagesa për shfrytëzimin, shkarkimin në ujëra dhe nxjerrjen e materialeve inerte - 66 Verify source ↗
Neni 66
This article requires people who use water, discharge wastewater, or extract inert materials in the listed ways to pay the relevant fee, and it limits charges by public water service operators to 5% of the highest water-tariff surcharge.
Neni 66 66.1. Detyruesi për pagesën për shfrytëzimin e ujit është personi, i cili merr, nxjerr, bart, akumulon, depoziton ose i shfrytëzon në mënyrë tjetër nga ujërat, trupat natyror ose artificial për: a. furnizim me ujë të dedikuar për konsum të njeriut përmes sistemit të furnizimit publik, për prodhim të artikujve ushqimor, për nevoja të mbrojtjes dhe për bagëti; b. ujitjen e tokave bujqësore; c. nevojat industriale dhe teknologjike; d. prodhimin e energjisë elektrike dhe nevojat e tjera; e. ambalazhimin e ujit për nevoja komerciale; f. rritjen e peshkut; g. kullimin e tokave; h. shpërlarjen e inerteve; dhe i. aktivitetet e tjera, për të cilat Ministri vlerëson se ndikojnë në regjimin ujor ose në morfologjinë e trupit ujor. 66.2. Detyruesi për pagesën për shkarkimin e ujërave të ndotura është personi, i cili: a. në bazë të lejës ujore të lëshuar në bazë të këtij Ligji bën shkarkimin e ujërave të ndotura dhe 26 b. në bazë të lejës ujore, shkarkon ose hedh materie dhe substanca në ujërat sipërfaqësor dhe nëntokësor. 66.3. Detyruesi për pagesën për nxjerrjen e materialeve inerte është personi, i cili në bazë të lejes nxjerr materiale inerte nga shtretërit dhe brigjet e lumenjve, liqeneve, akumulimeve, rrëkeve dhe sipërfaqeve të tjera. 66.4. Opertaorët publikë të shërbimeve të ujit ngarkohen për largimin e ujit, heqjen e ujërave të zeza dhe të materieve inerte. Ngarkesat kumulative për këto aktivitete nuk e kalojnë shumën që është e barabartë me 5 përqindëshin e mbingarkesës së tarifës më të lartë të ujit me të cilat operatori publik për shërbime të ujit i ngarkon klientët e vet. Rastet për të cilat nuk bëhet pagesa për shfrytëzimin e ujërave - 67 Verify source ↗
Neni 67
No payment is due for water use in the listed cases, and no payment is due for extracting inert materials when they are used for the listed protective construction and maintenance purposes.
Neni 67 67.1. Pagesa për shfrytëzimin e ujërave nuk bëhet në rast se uji përdoret për: a. shtimin e ujërave nëntokësor; dhe b. mbrojtjen e mjedisit. 67.2. Pagesa për nxjerrjen e materialeve inerte nuk paguhet kur rëra, zhavorri dhe guri përdoren për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave dhe mbrojtje Detyrimi për pagimin e pagesave ujore - 68 Verify source ↗
Neni 68
The obligation to pay the water fee arises when the permit takes legal effect, and a person supplying water services to a third party is liable for payments arising from that water use.
Neni 68 68.1. Detyrimi për pagimin e pagesës së ujit krijohet në ditën kur leja krijon pasoja juridike. 68.2. Personi, i cili siguron shërbimet për furnizim me ujë palës së tretë, do të jetë i detyruar për të gjitha pagesat që rrjedhin nga shfrytëzimi i ujit për këtë qëllim. Destinimi i mjeteve nga pagesat - 69 Verify source ↗
Neni 69
Funds from Article 66 must be used for managing and developing water resources, and certain payments must not be used for administrative purposes or as a substitute for the budget.
Neni 69 69.1. Mjetet nga neni 66 i këtij ligji, do të shfrytëzohen për administrimin dhe zhvillimin e resurseve ujore. 69.2. Pagesat që rrjedhin nga ky ligj nuk do të përdoren për qëllime administrative apo në vend të buxhetit. 69.3. Pagesat, të cilat paguhen sipas nenit 66 paragrafi 3 të këtij ligji, shfytëzohen për mirëmbajtjen e ujërrjedhave dhe ndërtimin, mirëmbajtjen e objekteve për rregullimin e ujërrjedhave dhe mbrojtjen nga efektet e dëmshme të ujërave. Realizimi i mjeteve nga pagesat - 70 Verify source ↗
Neni 70
Payments referred to in article 66 must be paid into the Water Fund account under the manner and conditions set by the water permit.
Neni 70 70.1. Pagesat nga neni 66 të këtij ligji, paguhen në llogari të Fondit të Ujërave, në mënyrë dhe kushte, të cilat përcaktohen me leje ujore. 70.2. Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni, do të shfrytëzohen në bazë të programit nga neni 73 i këtij Ligji. 27 70.3. Ministria për çdo vit i dërgon Qeverisë raportin financiar për realizimin e mjeteve nga pagesat. Përcaktimi i lartësisë së pagesës për shfytëzimin e ujërave - 71 Verify source ↗
Neni 71
Qeveria must establish the water payment structure by sublegal act in line with this Law.
Neni 71 71.1. Qeveria do të themelojë me akt nënligjor strukturën e pagesave të ujit në pajtim me këtë Ligj. 71.2. Akti nga paragrafi 1 i këtij neni do të ketë për bazë parimet, ndotësi paguan dhe shfrytëzuesi paguan. Buxheti - 72 Verify source ↗
Neni 72
Funds for water administration and development are provided through the Kosovo and municipal budgets.
Neni 72 72.1. Mjetet për administrimin dhe zhvillimin e ujërave parashihen me Buxhet të Kosovës dhe komunave. 72.2. Mjetet nga paragrafi 1 i këtij neni, shfrytëzohen për financimin e aktiviteteve dhe masave të parapara me dokumentet e programeve dhe planeve të nxjerra në pajtim me këtë ligj. KREU XI MBIKËQYRJA ADMINISTRATIVE DHE INSPEKTUESE Mbikëqyrja administrative - 73 Verify source ↗
Neni 73
The Ministry carries out the administrative implementation and supervision of this law and of rules made under it.
Neni 73 Zbatimin dhe mbikëqyrjen administrative të këtij ligji dhe dispozitave të nxjerrura në bazë të këtij ligji e bën Ministria. Mbikëqyrja inspektuese - 74 Verify source ↗
Neni 74
The water inspectorate and water inspectors have inspection powers, can enter premises on reasonable suspicion, order stoppage or temporary suspension, confiscate certain items temporarily, and must report irregularities and inform police when they suspect a crime.
Neni 74 74.1 Mbikëqyrjen inspektuese të këtij ligji dhe dispozitave të nxjerra në bazë të këtij Ligji, e kryen Ministria përmes Inspektoriatit të Ujërave. 74.2. Inspektoriati për ujëra kryen punët inspektuese përmes inspektorëve të ujërave. 74.3. Autorizimet e inspektorit të ujërave janë: a. kontrollimi i gjendjes së ujërrjedhave dhe ujërave ndërkombëtar; b. ushtrimi i mbikëqyrjes së aplikimit të këtij ligji dhe dispozitave të nxjerra në bazë të këtij ligji dhe realizimi i detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës; c. kontrolli i të gjitha punëve të sistemit ujor, ndërtimit të objekteve dhe të të gjitha punëve, të cilat mund të shkaktojnë ndryshime cilësore dhe sasiore, në regjimin ujor; 28 d. kontrolli i zbatimit të kushteve të lejës ujore; e. vrojtimi dhe kontrollimi i Planit për Administrimin e Përmbytjeve dhe zbatimi i tij; f. kontrolli i realizimit të planeve dhe programeve të Autoriteteve të Rajoneve të Pellgjeve Lumore; g. kontrollimi i mënyrës së shfrytëzimit, të objekteve dhe impianteve; h. kontrolli i rezultateve të matjeve, sasisë dhe cilësisë së ujërave të përdorura dhe ujërave të ndotura, si dhe materialeve të nxjerra nga ujërrjedhat; i. kontrolli i funksionimit dhe rregullshmërisë së impianteve për pastrimin e ujërave; j. kontrolli i rregullshmërisë dhe veprimit të objekteve mbrojtëse ujore dhe objekteve për shfrytëzimin e ujërave; k. kontrolli i rregullshmërisë së pajisjeve për përcaktimin e sasisë së ujërave të përdorura dhe ujërave të ndotura të shkarkuara; l. kontrollimi i pajisjeve për matje të ujërave të ndotura dhe inerteve të shfrytëzuara nga ujërrjedhat; m. kontrollimi i regjimit të mbushjes dhe zbrazjes së akumulimeve nëse kryhet në pajtim me normat ndërkombëtare, përkatësisht me lejet ujore, se a është lënë hapësira e nevojshme në akumulim për pranimin e plotës në periudha të caktuara dhe a kryhen vrojtimet e digave dhe objekteve tjera të sistemit ujor; n. kontrollimi i shfrytëzimit të pasurive ujore publike në pajtim me këtë ligj; o. konfiskimi përkohësisht i materialeve inerte të nxjerra nga ujërrjedhat ose drunjtë e prerë nga brezet pyjore mbrojtëse si dhe mjeteve, me të cilat janë nxjerrë inertet nga ujërrjedhat gjatë transportimit të tyre. 74.4. Inspektori i ujërave është i autorizuar të hyjë në çdo objekt apo ndërrmarrje kur ka dyshim të bazuar se janë shkelur dispozitat e këtij ligji. 74.5. Kur konstatohet se janë shkelur dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat e nxjerrura në bazë të këtij ligji, inspektori i ujërave do t’i raportojë Ministrisë me shkrim për parregullsitë dhe mungesat dhe me vendim do t’i caktojë masat dhe afatet për eliminimin e tyre. 74.6. Detyrat e inspektorit janë: a. të urdhërojë ndërprerjen e aktiviteteve kur kryhen në kundërshtim me lejën ujore apo kryhen pa leje ujore dhe të caktojë afatin për parashtrimin e kërkesës për dhënien e lejës ujore; b. të urdhërojë ndalimin e përkohshëm të punëve, përkatësisht ushtrimin e veprimtarisë kur është konstatuar se ujërat e ndotura përmbajnë materie të rrezikshme në sasi më të madhe se atë të lejuar ose nxirren ujëra në sasi më të madhe se sa është e lejuar; dhe c. të ndalojë ndërmarrjen e veprimeve, të cilat nuk janë të lejuara me këtë ligj. 74.7. Inspektori për ujëra duhet ta informojë policinë kur dyshon se është kryer ndonjë vepër penale në pasuritë ujore. Vendimet, urdhëresat dhe masat e tjera - 75 Verify source ↗
Neni 75
The water inspector may make decisions, issue orders, and take other measures under this law. A person who commits a prohibited act must restore the previous state by the deadline set by the inspector, and if the person does not follow the inspector’s requirements, the ministry may do the necessary work at that person’s expense. If the person both commits a prohibited act and cannot comply with the inspector’s requirements, the person must compensate the damage.
Neni 75 29 75.1. Inspektori i ujërave është i pavarur dhe merr vendime, urdhëresa si dhe masa të tjera, duke u mbështetur në të drejtat, detyrimet dhe autorizimet e përcaktuara me këtë ligj. 75.2. Nëse personi kryen një nga veprimet e ndaluara nga neni 39 i këtij ligji është i detyruar të kthej gjendjen e mëparshme në afat të përcaktuar nga inspektori për ujërat. 75.3. Nëse personi nuk vepron sipas kërkesave të përcaktuara nga inspektori për ujëra, Ministria do t’i kryejë punët e nevojshme me shpenzime të personit nga paragrafi 1 i këtij neni. 75.4. Nëse personi i cili kryen ndonjë nga veprimet e ndaluara me këtë Ligj dhe nuk mund të veprojë sipas kërkesave të përcaktuara nga inspektori për ujëra është i detyruar ta kompensojë dëmin. Vendimi me gojë - 76 Verify source ↗
Neni 76
The water inspector may issue an oral decision and order its التنفيذ in urgent water-related situations, and the oral decision must be sent in writing to the party within 7 days.
Neni 76 76.1. Inspektori i ujërave, mund të nxjerr vendim me gojë dhe të urdhëroj zbatimin e tij në këto raste: a) kur kanoset rreziku i drejtpërdrejt nga përmbytjet, derdhja e ujërave ose keqësimi i gjendjes gjatë përmbytjeve; b) kur ka mungesë të ujit ose vështirësi në furnizimin me ujë; dhe c) kur kanoset rreziku nga ndotjet e ujërave ose është shkaktuar ndotja në masë, e cila paraqet rrezik për shëndetin publik. 76.2. Vendimi gojor duhet t’i dërgohet palës me shkrim në afat prej shtatë (7) ditësh nga dita e marrjes së vendimit gojor. Legjitimacioni - 77 Verify source ↗
Neni 77
Inspektori për ujëra duhet të ketë një legjitimacion të posaçëm që tregon statusin zyrtar dhe identitetin e tij.
Neni 77 771. Inspektori për ujëra duhet të ketë legjitimacion të posaçëm, me të cilin dëshmon cilësinë e tij zyrtare dhe identitetin. 77.2. Ministri me akt nënligjor përcakton mënyrën e evidentimit dhe formën e legjitimacionit të inspektorit për ujërat. KREU XII SHKELJET DHE GJOBAT - 78 Verify source ↗
Neni 78
People who act against this law or its subordinate acts can be fined, and the Ministry may set additional violations and fines by subordinate act.
Neni 78 78.1. Të gjithë personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo dispozitat e nxjerra nga ky ligj, do të konsiderohen si shkelje administrative dhe do të gjobiten prej 100 deri në 50.000 €: a. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 13 të këtij ligji, do të gjobitet prej 100 deri në 1.000 €, ndërsa personi juridik prej 1.000 deri në 5.000 €. b. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 14 të këtij ligji, do të gjobitet prej 1.000 deri në 5.000 €, ndërsa personi juridik prej 5.000 deri në 10.000 €. 30 c. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 33 të këtij ligji, do të gjobitet prej 1.000 deri në 5.000 €, ndërsa personi juridik prej 5.000 deri në 10.000 €. d. Personi juridik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 35 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €. e. Personi juridik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 36 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €. f. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 39 të këtij ligji, do të gjobiten prej 1.000 deri në 5.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 20.000 €. g. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 46 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 20.000 €. h. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 47 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 20.000 €. i. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 48 të këtij ligji, do të gjobitet prej 500 deri në 1.000 €, ndërsa personi juridik prej 1.000 deri në 1.500 €. j. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 49 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 20.000 €. k. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 50 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 20.000 €. l. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 51 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 20.000 €. m. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 55 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 50.000 €. n. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 56 të ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 50.000 €. o. Personi fizik, i cili vepron në kundërshtim me nenin 57 të këtij ligji, do të gjobitet prej 5.000 deri në 10.000 €, ndërsa personi juridik prej 10.000 deri në 50.000 €. 78.2. Ministria me akt nënligjor, mund të përcaktoj shkeljet dhe gjobat e tjera. KREU XIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 79 Verify source ↗
Neni 79
Several actors must complete water-law compliance steps within set deadlines.
Neni 79 79.1. Çdo person që ushtron veprimtari në pasuritë ujore me hyrjen në fuqi të këtij Ligji duhet që brenda afatit prej tetëmbëdhjetë (18) muaj, t’i parashtrojë kërkesë Ministrisë për fitimin e lejës ujore. 79.2. Qeveria me propozim të Ministrisë brenda afatit prej njëzetekatër (24) muaj duhet të publikojë listën e infastrukturës ujore. 31 79.3. Të gjitha sipërfaqet e tokës dhe infrastruktura ujore e përcaktuar si pronë ujore duhet të regjistrohen si pronë publike brenda afatit prej tridhjetë e gjashtë (36) muaj nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji. 79.4. Planet nga kreu IV duhet të nxirren në afat prej tridhjetë e gjashtë (36) muaj. 79.5. Të gjitha veprimtaritë ujore të të gjithë personave do të harmonizohen me kushtet dhe procedurat sipas këtij ligji në afat prej tridhjetë e gjashtë (36) muaj. 79.6. Komunat do t’i harmonizojnë të gjitha aktivitetet e të tyre më këtë ligj në afat prej njëzet e katër (24) muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 79.7. Harmonizimi i të gjitha planeve hapësinore dhe planeve sektoriale me planet për administrimin me ujëra do të bëhet brenda afatit prej tridhjetë e gjashtë (36) muaj. 79.8. Të gjitha aktet nënligjore të dala nga ky ligj do të nxirren brenda afatit prej njëzet e katër (24) muaj. Hyrja në fuqi - 80 Verify source ↗
Neni 80
This article says the law enters into force after approval by the Kosovo Assembly and promulgation by the UN Special Representative.
Neni 80 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 14.10.2004 UNMIK/REG/ 2004/41
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2004/24 PËR UJËRAT E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign inLexChat organizes source-backed legal information for research. Verify amendments, commencement, and current legal force with the official publisher before relying on it.