LIGJI NR.2004/3 KUNDËR DISKRIMINIMIT
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts an anti-discrimination law and explains its human-rights and equality purpose.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/3
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts an anti-discrimination law and explains its human-rights and equality purpose. This provision says the law aims to prevent and combat discrimination, raise effective equality, and ensure equal treatment of persons in Kosovo before the law. This provision sets out non-discrimination principles, requires equal treatment, supports fair representation of people and communities in public employment, and promotes interethnic understanding and tolerance in Kosovo. This article defines several forms of discrimination, including direct and indirect discrimination, harassment, instruction to discriminate, victimization, and segregation. This article says the law applies to acts and omissions by natural and legal persons in the public and private sectors, including public bodies, when they affect rights in the listed areas.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2004/3 KUNDËR DISKRIMINIMIT
Showing 14 of 14
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts an anti-discrimination law and explains its human-rights and equality purpose.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 14 / 01 KORRIK 2007 Ligji Nr.2004/ 3 KUNDËR DISKRIMINIMIT Kuvendi i Kosovës Duke u bazuar në Rregulloren nr. 2001/9, të datës 15 maj 2001, mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, posaçërisht në dispozitat e Kreut 3.1, 3.2 dhe 5.7 dhe më tutje, Duke patur parasysh rëndësinë e përkrahjes së bashkëjetesës, mbrojtjes të së drejtave të njeriut, përfaqësimit të drejtë të popullit të Kosovës në procesin e ngritjes dhe zhvillimit të institucioneve demokratike të vetëqeverisjes, sigurimin e trajtimit të barabartë dhe duke siguruar që nxjerrja e rregullave mbi këto çështje të jetë në përputhje me standardet dhe normat përkatëse Europiane dhe ndërkombëtare, Miraton: LIGJIN KUNDËR DISKRIMINIMIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
This provision says the law aims to prevent and combat discrimination, raise effective equality, and ensure equal treatment of persons in Kosovo before the law.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe luftimi i diskriminimit, ngritja e shkallës së barazisë efektive dhe realizimi i parimit të trajtimit të barabartë të personave në Kosovë para Ligjit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
This provision sets out non-discrimination principles, requires equal treatment, supports fair representation of people and communities in public employment, and promotes interethnic understanding and tolerance in Kosovo.
Neni 2 Parimet Rregullimi i çështjeve që kanë të bëjnë me mosdiskriminimin mbështetet në këto parime: a). Parimin e trajtimit të barabartë që nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë ndaj personit, në bazë të gjinisë, moshës, gjendjes martesore, gjuhës, paaftësisë fizike apo mendore, orientimit seksual, kombit, mendimit apo bindjes politike, religjionit apo besimit, përkatësisë etnike apo sociale, racës, pronës, lindjes ose statuseve tjera; b). Parimin e përfaqësimit të drejtë të të gjithë personave dhe të të gjithë anëtarëve të komuniteteve lidhur me punësim në kuadër të organeve publike në të gjitha nivelet. c) Parimin e mirëkuptimit dhe tolerancës ndëretnike të personave në Kosovë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
This article defines several forms of discrimination, including direct and indirect discrimination, harassment, instruction to discriminate, victimization, and segregation.
Neni 3 Termet Për qëllimet e nenit 2.a, termet në vijim kanë këto kuptime: a). Diskriminimi i drejtpërdrejt nënkuptohet kur një person trajtohet, është trajtuar, ose do të trajtohet në mënyrë të pabarabartë në krahasim me tjetrin, duke u bazuar në një apo më shumë nga bazat e përshkruara nën 2 a; b). Diskriminimi i tërthortë nënkuptohet kur nga bazat e përshkruara nën 2 a, një dispozitë, kriter apo praktikë e paanshme në shikim të parë e vënë personin në pozitë të pabarabartë krahasuar me të tjerë, duke u bazuar në një apo më shumë nga bazat që e ndalojnë diskriminimin, përveç në rastet kur dispozita e tillë, praktika apo kriteri mund të arsyetohet në pikëpamje objektive me një qëllim legjitim dhe me mjete legjitime, të domosdoshme për arritjen e qëllimit; c). Ngacmimi konsiderohet diskriminim, brenda kuptimit të nenit 2 a, kur një sjellje kundër dëshirës (që përfshin por nuk kufizohet në sjellje të natyrës së padëshirueshme seksuale dhe/apo psikologjike) dhe që bazohet në një apo më shumë nga bazat e përshkruara nën nenin 2 a, e cila ka për qëllim apo ndikim në shkeljen e dinjitetit të personit dhe krijimin e ambientit frikësues, armiqësor, degradues, nënçmues dhe fyes, si është përcaktuar nga ai person; d). Të udhëzuarit për të diskriminuar personat e tjerë, sipas bazave të përcaktuara në nenin 2 a, do të konsiderohet diskriminim në vështrim të nenit 2 a; e). Viktimizimi konsiderohet diskriminim brenda kuptimit të nenit 2 a, dhe i cili konsiderohet se ndodhë kur personi përjeton trajtim të hidhur apo pasoja të hidhura si reagim ndaj ankimit apo procedurës, të vëna në lëvizje me qëllim të vënies në jetë të parimit të trajtimit të barabartë ashtu si është definuar nën 2.a, dhe / ose rastet kur personi i tillë ofron informacione, dëshmi apo ndihmë tjetër në lidhje me ankesën ose procedurën. f). segragacioni do të konsiderohet diskriminim brenda kuptimit të nenit 2a, i cili ndodhë në rastet kur një ose disa persona veçohen nga tjerët përmes personave fizik, juridik, ose me kombinimin e dyjave, nga sektori publik, privat apo nga dy sektorët, dhe si i tillë bazohet në njërën ose në disa baza e përmendura nën 2 a, përveç në rastet kur veçimi i tillë është në baza të arsyeshme dhe objektive dhe mënyra për arritjen e atij qëllimi është i nevojshëm dhe proporcional. - 4 Verify source ↗
Neni 4
This article says the law applies to acts and omissions by natural and legal persons in the public and private sectors, including public bodies, when they affect rights in the listed areas.
Neni 4 Fusha e zbatimit të ligjit Ky ligj zbatohet ndaj të gjitha veprimeve dhe mosveprimeve të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, përfshirë këtu edhe organet publike, të cilat cenojnë të drejtat e personit/ve fizik dhe juridik, në fushat si vijon : a). kushteve për qasje në punësim, vetë punësim dhe të punësimin në profesion, përfshirë këtu kushtet e punësimit dhe kriteret e përzgjedhjes, pa marrë parasysh aktivitetin në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale dhe avansimimet; b). qasje në të gjitha llojet dhe nivelet e udhëheqjes profesionale, trajnimeve profesionale, trajnimit të avancuar profesional dhe rikualifikimet përfshirë edhe përvojën e punës praktike; c). kushtet e punësimit dhe kushtet e punës, përfshirë shkarkimin nga puna dhe pagesën; d). anëtarësimin dhe përfshirjen në organizata të punëtorëve ose të punëdhënësve ose të çdo organizate tjetër anëtarët e së cilës ushtrojnë një profesion të caktuar, përfshirë edhe fitimet që mundësohen nga organizatat e tilla; e). mbrojtja sociale, përfshirë skemën e ndihmës sociale, sigurimin social dhe mbrojtjen shëndetësore; f). lehtësitë sociale, përfshirë ndër të tjera edhe ndihmën humanitare; g). arsimin; h). qasje në vendbanim dhe format e tjera të pronës (luajtshme dhe pa paluajtshme); i). qasje në furnizim e të mirave materiale dhe shërbimeve të cilat janë në dispozicion të opinionit publik; j). trajtimi i drejtë para Gjykatave dhe të gjitha organeve tjera që administrojnë drejtësinë; k). sigurinë personale; l). pjesëmarrjen në çështjet publike, përfshirë të drejtën për të zgjedhë dhe të drejtën për të qenë i zgjedhur; m). qasja në vendet publike dhe n). çfarëdo të drejte tjetër të paraparë me legjislacionin në fuqi; - 5 Verify source ↗
Neni 5
A difference in treatment in employment is not treated as discrimination if it is a real and determining occupational requirement and the aim is legitimate and the requirement is proportionate.
Neni 5 Kërkesat reale dhe përcaktuese me rastin e punësimit Pavarësisht nga nenet 2 a, 3a dhe 3 b, nuk konsiderohet diskriminim dallimi në trajtim i cili bazohet në dallimet e dhëna në bazat nën 2 a, mirëpo i cili si i tillë paraqet karakteristikën reale dhe përcaktuese me rastin e punësimit, qoftë për shkak të natyrës së aktiviteteve profesionale ose të vetë kontekstit në të cilin kryhen punët e caktuara profesionale, me kusht që qëllimi të jetë legjitim e kërkesat proporcionale me qëllimin. - 6 Verify source ↗
Neni 6
Personat që ushtrojnë funksione publike duhet të sigurojnë dokumentim dhe respektim të politikës së mosdiskriminimit kur japin kontrata, hua, dhurata ose përfitime të tjera publike.
Neni 6 Masa afirmative 6.1. Për sigurimin e barazisë së plotë në praktikë, masat për parandalimin apo kompensimin për disavantazhet e lidhura me bazat e dhëna nën 2 a, nuk konsiderohet diskriminim, me kusht që kjo të jetë në pajtim me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. 6.2. Të gjithë personat që ushtrojnë funksione publike duhet të sigurojnë se palët të cilave u japin kontratën publike, huan, dhuratën, ose ndonjë përfitim tjetër përpilojnë një dokument i cili tregon se ato janë në pajtim me këtë ligj, dhe se të promovojnë dhe respektojnë politikën e mosdiskriminimit gjatë tërë kohës së ekzekutimit të detyrimeve. 6.3. Nëse pala e cila pranon kontratë publikë, hua, kontribut financiar ose përfitime tjera të përmendura në nenin 6.2, shkel cilëndo nga dispozitat e këtij ligji, kontrata publike, hua, kontribut financiar ose përfitimet tjera, shpallen të pavlefshme nga organi që i ka dhënë. KREU II PROCEDURA DHE SANKSIONET - 7 Verify source ↗
Neni 7
Ankesat për diskriminim trajtohen nga organet administrative dhe gjykatat kompetente sipas ligjit në fuqi; pas përfundimit të procedurës administrative, ankuesi mund të shkojë në gjykatë dhe palët mund të përdorin ndërmjetësim, pajtim ose përfaqësim nga organizata me pëlqim.
Neni 7 Procedura 7.1. Çfarëdo ankese për diskriminim sipas këtij ligji do të vendoset apo gjykohet në pajtim me ligjin në fuqi nga organet administrative dhe gjykatat kompetente të cilat kanë juridiksion për çështjet konkrete të përfshira në ankesë. 7.2. Organet administrative dhe Gjykata veprojnë në pajtim me dispozitat e këtij ligji për të vendosur lidhur me një parashtresë. 7.3. Pas kompletimit të procedurës së ankesës për diskriminim sipas ligjit në fuqi mbi procedurat e përgjithshme administrative, ankuesi i pakënaqur mund të paraqesë ankesë në pajtim me Kapitullin e titulluar “Dispozita të veçanta” në ligjin mbi kontestet administrative në gjykatën e cila është kompetente sipas ligjit në fuqi. 7.4. Çdo procedurë e ndërmjetësimit ose pajtimit të cilat i parasheh legjislacioni në fuqi, mund të shfrytëzohen sipas zgjedhjes së parashtruesit/ve të kërkesës, për të adresuar shkeljet në bazë të këtij ligji. 7.5. Shfrytëzimi i procedurave të parapara nën 7.4, nuk e përjashton mundësinë e paraqitjes së kërkesës-ankesës para organit administrativ apo Gjykatës kompetente. 7.6. Shoqatat, organizatat apo subjektet tjerë juridik mund të inicojnë apo përkrahin procedura ligjore në emër të parashtruesit/ve, me marrjen e pëlqimit e tyre, për zhvillimin e procedurave administrative apo gjyqësore të parapara për zbatimin e obligimeve nga ky ligj. - 8 Verify source ↗
Neni 8
When a person presents facts suggesting direct or indirect discrimination, the respondent must prove there was no breach of equal treatment.
Neni 8 Barra e provave 8.1. Kur personat të cilët e konsiderojnë se parimi i trajtimit të barabartë nuk është zbatuar ndaj tyre, paraqesin faktet para organit administrativ apo Gjykatës kompetente, nga të cilat mund të supozohet se ka pasur diskriminim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, barra e provës bie mbi palën e paditur, e cila duhet të dëshmojë se nuk ka pasur shkelje të parimit të trajtimit të barabartë. 8.2. Paragrafi 8.1 nuk ndalon zbatimin e rregullave të dëshmimit të cilat janë të favorshme për palën paditëse. Paditësi mund të mbrojë rastin e tij të diskriminimit edhe me metoda te tjera përfshirë edhe shfrytëzimin e dëshmive statistikore. - 9 Verify source ↗
Neni 9
Gjykata kompetente ose një organ administrativ mund të shqiptojë sanksione për shkelje të ligjit, duke përfshirë kompensim, gjoba dhe urdhëresa të tjera.
Neni 9 Sanksionet 9.1. Gjykata kompetente ose organi administrativ që ka konstatuar se është bërë shkelje e këtij ligji mund të shqiptojë sanksione varësisht nga natyra dhe lloji i shkeljes si dhe ndikimi i saj në viktimën apo viktimat. 9.2. Sanksionet e parapara me vendimin e organit kompetent ndaj personit fizik dhe juridik të cilët cenojnë dispozitat e këtij ligji përfshijnë: a). Kompensimin për dëmin material dhe moral i shkaktuar nga cenimi i dispozitave të këtij ligji, përfshinë kthimin e të drejtave dhe masat e tjera të parapara me legjislacionin në fuqi, e të cilat organi kompetent i vlerëson si të përshtatshme. b). Çdo personi fizik dhe juridik ose kombinim i tyre, i cili ka cenuar dispozitat e këtij ligji, i shqiptohet dënimi me gjobë në bazë të natyrës dhe shkalles së shkeljes, si në vijim: (i) personi fizik, prej 500 deri 1.000 euro; (ii) kontraktuesi i pavarur, prej 1.000 deri 5.000 euro; (iii) personat juridik, prej 1.000 deri 10.000 euro; (iv) personi fizik brenda personit juridik i cili është përgjegjës për shkelje prej 500 deri 2.000 euro; (v) personi i cili ushtron funksion publik i cili është përgjegjës për shkelje prej 500 deri 2.000 euro; 9.3. Gjykata mund të shqiptojë edhe urdhëresa të tjera sipas vlerësimit të saj. 9.4. Të gjitha mjetet e grumbulluara nga shqiptimi i dënimeve me gjobë nën 9.2 b, grumbullohen në një fond të veçantë, i cili do të dedikohet për ndihmën juridike falas personave fizik dhe juridik, të cilët ankohen se i është shkelë e drejta në trajtim të barabartë e paraparë me këtë ligj. 9.5. Mjetet e grumbulluara nga gjobat e parapara nën 9.2 b, do të administrohen nga një organ i caktuar administrativ apo Gjyqësor, deri në themelimin e Qendrës për Trajtim të Barabartë. 9.6. Shqiptimi i cilit do sanksion që parashihet me këtë ligj nuk përjashton shqiptimin e ndonjë ligji tjetër që është në fuqi në Kosovë. KREU III ORGANET PËR PROMOVIMIN TRAJTIMIT TË BARABARTE - 10 Verify source ↗
Neni 10
The Kosovo Ombudsperson is the authorized body for receiving, investigating, and reviewing complaints about discrimination-related rights violations.
Neni 10 Organi ekzistues Organ i autorizuar për pranimin dhe hetimin e ankesave që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave në baza diskriminuese është Ombudspersoni i Kosovës, i cili do t’i shqyrtojë rastet në përputhje me autorizimet dhe përgjegjësitë që ka sipas legjislacionit në fuqi. KREU IV DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT - 11 Verify source ↗
Neni 11
When this law enters into force, earlier laws in this field stop applying. More favorable provisions on equal treatment continue to apply.
Neni 11 11.1. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë të zbatohen të gjitha ligjet e mëparshme nga kjo fushë. 11.2. Dispozitat e legjislacionit që do të nxirren dhe dispozitat në fuqi lidhur me mbrojtjen e parimit të trajtimit të barabartë vlejnë dhe duhet të zbatohen edhe më tutje nëse janë më të favorshme se dispozitat e këtij ligji. - 12 Verify source ↗
Neni 12
Qeveria e Kosovës may issue relevant sublegal acts to implement this law.
Neni 12 Zbatimi i Ligjit 12.1. Asnjë nga dispozitat e këtij ligji nuk mund të interpretohet sikur i jep Institucionit të Përkohshëm të Vetëqeverisjes në Kosovë, një grupimi apo një individi, çfarëdo të drejte që të ndërmarrë një veprimtari ose të kryejë një akt që ka për qëllim zhdukjen e të drejtave ose të lirive të njohura me legjislacionin në fuqi, ose kufizime më të gjëra të këtyre të drejtave se ato të parashikuara në legjislacionin në fuqi. 12.2. Kufizimet që në bazë të këtij ligji, u bëhen të drejtave dhe lirive të lartpërmendura mund të zbatohen vetëm për qëllimin për të cilin janë parashikuar. 12.3. Qeveria e Kosovës për zbatimin e dispozitave të këtij ligji mund të nxjerr akte përkatëse nënligjore. - 13 Verify source ↗
Neni 13
This article says the law takes effect 30 days after Assembly approval and proclamation by the PSSP, and the Government must lead a public awareness program after proclamation.
Neni 13 Hyrja në fuqi 13.1. Ky ligj hyn në fuqi 30 ditë pas miratimit nga Kuvendi dhe shpalljes nga PSSP-ja. 13.2. Menjëherë pas shpalljes së këtij Ligji nga PSSP-ja, Qeveria udhëheq një program për vetëdijesimin e publikut lidhur me këtë Ligj. 20.08.2004 UNMIK/REG/ 2004/32
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2004/3 KUNDËR DISKRIMINIMIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign inLexChat organizes source-backed legal information for research. Verify amendments, commencement, and current legal force with the official publisher before relying on it.