LIGJI NR.2004/33 PËR BLEGTORINË E KOSOVËS
This preamble says the law on livestock in Kosovo is enacted to regulate animal husbandry, trade in animal feed and additives, product quality classification, and zootechnical standards.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/33
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Publicly available, excluded from search-engine indexing
This page remains available for direct access and API use, but this release emits
noindex,follow for the following reason:
- The record does not meet this release's canonical indexing criteria.
(emergency-noindex)
Statute overview
About this statute
This preamble says the law on livestock in Kosovo is enacted to regulate animal husbandry, trade in animal feed and additives, product quality classification, and zootechnical standards. This article says the law covers pet animal breeding, the creation of the Kosovo Pet Animal Breeding Center, pet food, quality standards for classifying and categorizing farm-produced livestock products sold to processing industry, and zootechnical standards for raising pet animals. This article defines key terms used in the law. This article states the law’s purpose: to support livestock breeding and productivity, protect native breeds, regulate animal feed and related standards, and set minimum criteria for animal housing and facilities to protect animal welfare and reduce environmental impact. This article says animal breeding is organized through herdbooks, breeding records, performance notes, and lab-based evaluation, and that pedigree and breeding value are shown in the breeding certificate.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2004/33 PËR BLEGTORINË E KOSOVËS
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law on livestock in Kosovo is enacted to regulate animal husbandry, trade in animal feed and additives, product quality classification, and zootechnical standards.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 18 / 01 NËNTOR 2007 Ligji Nr.2004/33 PËR BLEGTORINË E KOSOVËS Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001, mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, kreu 9.1.26 (a) dhe 5.1 (j), Me qëllim të rregullimit të mbarështimit të kafshëve shtëpiake, tregtimin e ushqimit dhe aditivëve për kafshët shtëpiake, standardet e kualitetit sa i përket klasifikimit dhe kategorizimit të prodhimeve blegtorale të prodhuara në fermë të shitura industrisë përpunuese dhe standardeve zooteknike për rritjen e kafshëve shtëpiake, Miraton: LIGJIN PËR BLEGTORINË E KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law covers pet animal breeding, the creation of the Kosovo Pet Animal Breeding Center, pet food, quality standards for classifying and categorizing farm-produced livestock products sold to processing industry, and zootechnical standards for raising pet animals.
Neni 1 Ky ligj rregullon çështjet që kanë të bëjnë me: a. mbarështimin e kafshëve shtëpiake dhe themelimin e Qendrës së Kosovës për mbarështim të kafshëve shtëpiake dhe ruajtjen e racave origjinale; b. ushqimet për kafshë shtëpiake; c. standardet e cilësisë sa i përket klasifikimit dhe kategorizimit të prodhimeve blegtorale të prodhuara në fermë dhe të shitura industrisë përpunuese; dhe d. standardet zooteknike për rritjen e kafshëve shtëpiake. Definicionet - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Shprehjet e përdorura në këtë ligj, përveç nëse nga konteksti nuk kërkohet ndryshe, kanë domethëniet vijuese: a.“Kafshë shtëpiake” do të thotë çdo kafshë që u përket llojeve, të cilat zakonisht mbahen nën përkujdesjen e njeriut duke përfshirë, por duke mos u kufizuar vetëm tek shpezët, peshqit dhe bletët, për qëllime fitimi, konsumi ose për konsumin e prodhimeve të tyre. b.“Mbarështim”do të thotë kombinimi i vetive gjenetike dhe zooteknike me qëllim të rritjes së kapacitetit prodhues të kafshëve shtëpiake; c.“Zooteknikë” do të thotë masat tekniko - teknologjike në prodhimtarinë blegtorale; 2 d.“Shoqatë” do të thotë organizatë e fermerëve e regjistruar zyrtarisht me qëllim të zhvillimit të aktiviteteve blegtorale, grup i fermerëve me interes dhe qëllim të zbatimit të programit të tyre të mbarështimit; e.“Material gjenetik” Materiali biologjik për riprodhim (kafshët, sperma, ovulat dhe embrionet); f.“Libri amëzor” do të thotë cilido libër, dosje ose bazë e shënimeve: • i cili mbahet nga shoqatat e mbarështuesve të autorizuar, dhe • me të cilin kafshët riprodhuese të racës së pastër dhe në disa raste kafshët hibride për riprodhim të një lloji ose race të caktuar, regjistrohen duke i shfrytëzuar të dhënat e paraardhësve të tyre; g.“Racat vendore” janë populacione autoktone të kafshëve, të pranuara si populacione për mbarështim; h.“Kafshë e racave të pastërta për riprodhim” nënkupton cilëndo kafshë prindërit dhe gjyshërit e të cilës janë regjistruar në një libër amëz të racës së njejtë, e cila tashmë ekziston dhe i plotëson kushtet për t’u regjistruar në një libër të tillë amëzor; i.“Pedigre” nënkupton të dhënat të cilat dëshmojnë për prejardhjen dhe prodhimtarinë e kafshës; j.“Kafshë hibride” nënkupton kafshën e përfituar me kryqëzime të planifikuara dhe kontrolluara të kafshëve nga një ose më tepër kafshë të racave të pastërta; k.“Aditivët” janë substancat ose preparatet e përdorura në procesin e të ushqyerit të kafshëve me qëllim: • që në mënyrë të favorshme të ndikojnë në vetitë e ushqimeve, përzierjeve të ushqimeve ose në prodhimet shtazore, • në plotësimin e nevojave të kafshëve, përmirësimin e prodhimtarisë së kafshëve, në veçanti duke ndikuar në florën gastrointestinale ose në tretshmërinë e lëndëve ushqyese, • të shtimit të elementeve ushqyese për të plotësuar nevoja specifike ushqyese të kafshëve për kohë të caktuar, • të parandalimit ose të zvogëlimit të efekteve të dëmshme të shkaktuara nga ekskretet e kafshëve ose të përmirësimit të mjedisit jetësor të kafshëve. l.“Ushqimet për kafshë” janë lëndët e ndryshme me prejardhje bimore ose shtazore në gjendjen e tyre natyrale, të freskëta ose të konservuara, prodhimet që rrjedhin prej përpunimit industrial të tyre, substancat organike dhe inorganike që përmbajnë ose nuk përmbajnë aditiv të destinuara për ushqim të kafshëve në formë të drejtëpërdrejtë si të tilla ose pas përpunimit, për përgaditjen e përzierjeve të ushqimeve ose si bartës në parapërzierje; m.“Ushqim i përbërë për kafshë” përzierja e ushqimeve me ose pa aditiv që përdoret si racion i plotë ose plotësues për kafshë; n.“Parapërzierjet“janë përzierjet e aditivëve ose përzierjet e një apo më shumë aditivëve me lëndë që shfrytëzohen si bartës të destinuara për prodhimin e ushqimeve të përbëra për kafshë; o.“Person” do të thotë personi fizik ose juridik; p.“Ministria” do të thotë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Qëllimi - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to support livestock breeding and productivity, protect native breeds, regulate animal feed and related standards, and set minimum criteria for animal housing and facilities to protect animal welfare and reduce environmental impact.
Neni 3 Qëllimi i këtij ligji është: 3 a. Sigurimi i bazës ligjore për mbarështim, përmirësim të prodhimtarisë blegtorale, tregtim të kafshëve të racës së pastërt dhe materialit gjenetik, i cili nuk është i ndaluar, kufizuar ose penguar në baza zooteknike, përveç nëse bie në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji; b. Mbrojtja e racave vendore; c. Sigurimi që ushqimi i kafshëve dhe përzierjet e ushqimeve me ose pa aditiv, i vënë në qarkullim në Kosovë është i shëndoshë, origjinal dhe me cilësi të pranueshme për tregun. Kur të futen në qarkullim ose përdoren ushqimet dhe përzierjet me ose pa aditiv, nuk duhet të paraqesin ndonjë rrezik për shëndetin e kafshës, njeriut ose për mjedisin; d. Rregullimi i marrëdhënieve në mes të prodhuesve blegtoral dhe industrisë së përpunimit të prodhimeve blegtorale në bazë të klasifikimit të standardizuar dhe sistemeve të vlerësimit me qëllim të formimit të çmimit për prodhimet blegtorale; e. Aplikimi i standardeve adekuate zooteknike për sektorin e blegtorisë duke vendosur minimumin e kritereve për ngritjen e objekteve dhe vendqëndrimeve të kafshëve për të siguruar mirëqenien e kafshëve me qëllim të minimizimit të ndikimit negativ në mjedis. KREU II MBARËSHTIMI I KAFSHËVE SHTËPIAKE Mjetet dhe subjektet për rregullimin e mbarështimit të kafshëve shtëpiake - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says animal breeding is organized through herdbooks, breeding records, performance notes, and lab-based evaluation, and that pedigree and breeding value are shown in the breeding certificate.
Neni 4 4.1. Mbarështimi rregullohet me libra amëz bazuar në regjistrimet e mbarështimit; shënimin e përformancës dhe vlerësimin e mbarështimit bazuar në metodologjitë dhe analizat laboratorike të caktuara për materialet mbarështuese, prodhimet blegtorale dhe vetë kafshët shtëpiake. 4.2. Pedigreja dhe vlera mbarështuese e një kafshe shprehet në çertifikatën e mbarështimit. 4.3. Subjeket për rregullimin e mbarështimit të kafshëve janë: Ministria, Komisioni i Përhershëm për Mbarështim të Kafshëve, Qendra e Kosovës për Mbarështim të Kafshëve, organi zyrtar i autorizuar për kontroll të kafshëve shtëpiake, laboratorët e autorizuara, shoqatat ose bashkimet e licencuara të mbarështuesve, teknikët e licensuar për mbarësim dhe personat e tjerë të çertifikuar për mbarështim të kafshëve ose për mbajtjen e shënimeve të përformancës dhe vlerësimit të mbarështimit si dhe mbarështuesit e kafshëve shtëpiake. Krijimi i librave amëzor, akreditimi i shoqatave të mbarështuesve dhe çertifikimi i personave - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry may regulate a set of animal-breeding matters by administrative instruction.
Neni 5 Ministria me Udhëzime Administrative rregullon çështjet si: a. Përcaktimin e kërkesave për informatat e paraqitura në çertifikatat për mbarështim si: trashëgimia dhe cilësia e kafshëve shtëpiake, të cilat janë zhvendosur ose shitur, si dhe për materialin gjenetik, duke përfshirë vendimet për metodat e vlerësimit të mbarështimit, trashëgimit dhe cilësisë së tyre. b. Autorizimin e shoqatave dhe bashkimeve të mbarështuesëve që i krijojnë dhe mbajnë librat amëz, duke përfshirë kërkesat specifike për akreditimin e shoqatave dhe bashkimeve të mbarështuesve për mbajtjen e librave amëz. c. Çertifikimin e personave të angazhuar në veprimtarinë e mbarështimit të kafshëve shtëpiake i cili bazohet në verifikimin e aftësive të kandidatëve. 4 d. Mbajtjen e librave amëz dhe për kërkesat specifike sa i përket krijimit të tyre dhe regjistrimit të kafshëve shtëpiake. e. Lëshimin e çertifikatave të mbarështimit. f. Procedurat për marrjen e çertifikatave të mbarështiimit, e cila ka rëndësi të posaçme në lidhje importin. Çertifikata përcakton që kafshët shtëpiake me pedigre dhe materiali gjenetik mund të barten ose tregtohen vetëm nëse janë të përcjellura me çertifikatën e mbarështimit. g. Kontrollin e produktivitetit blegtoral. Ruajtja e racave vendore - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Local breeds are to be protected through a Ministry-approved program, and the Ministry must provide subsidies on request from local-breed holders.
Neni 6 6.1. Racat vendore mbrohen me programin që aprovohet nga Ministria me qëllim që të evitohet zhdukja e populacioneve me numër të vogël të racave autoktone me origjinë nga Kosova, duke lënë mundësi të përdorimit të gjeneve të tyre në programet e mbarështimit. 6.2. Ministria si pjesë të këtij programi duhet të ofrojë subvencione në bazë të kërkesave nga mbajtësit e racave vendore. Themelimi i Qendrës për Mbarështim të kafshëve - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry must establish the Center for Animal Breeding as a subordinate body of the Department of Livestock Production.
Neni 7 7.1. Ministria do të themelojë Qendrën për Mbarështim të kafshëve si vartëse të Departamentit të Prodhimtarisë së Blegtorisë. 7.2. Themelimi dhe organizimi i Qendrës për Mbarështim të kafshëve rregullohet me Udhëzim Administrativ. Përgjegjësitë e Qendrës për Mbarështimin e kafshëve - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Animal Breeding Center must collect, evaluate, and analyze reports for the Ministry, and it must also carry out certain breeding registrations, rules, and laboratory tests until other groups are authorized. Accredited breeders and related bodies may access updated animal-identification and herd-registration data for free after official registration.
Neni 8 8.1. Aktivitetet e përhershme të Qendrës për Mbarështim të kafshëve do të përfshijnë grumbullimin e të dhënave, vlerësimin dhe analizimin e raporteve për nevojat e Ministrisë në lidhje me çështjet e mbarështimit, për të gjitha racat dhe llojet. 8.2. Deri në autorizimin e shoqatave të mbarështuesve të kafshëve, organizatave të mbarështuesve dhe/ose ndërrmarrjeve private, Qendra për Mbarështim të Kafshëve do të kryejë edhe këto funksione: a. regjistrimet e nevojshme të mbarështimit për mbajtjen e librave amëz në pajtim me kërkesat e dhëna në Udhëzimet Administrative për mbarështimin e kafshëve; b. zbatimi i rregullave dhe metodave për regjistrimin e përformancës, përcaktimin e vlerës gjenetike dhe publikimin e rezultateve të vlerësimit të mbarështimit të racave fisnike, vendore dhe kafshëve hibride; c. kryerjen e testeve laboratorike të materialeve gjenetike. 5 8.3. Qendra për Mbarështim të kafshëve dhe/ose shoqatat e mbarështuesve të kafshëve, organizatat e mbarështuese dhe/ose ndërmarrësit privatë të akredituar, pas regjistrimit zyrtar, pa patur nevojë për leje të tjera, kanë të drejtë në qasjen e lirshme falas në të dhënat e azhurnuara për identifikimin e kafshëve dhe regjistrimin e kopeve, për të cilat ata kryejnë aktivitete mbarështuese. Komisioni i Përhershëm për Mbarështim të Kafshëve - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Ministry must establish a permanent commission for livestock breeding.
Neni 9 9.1. Ministria themelon Komisionin e Përhershëm për Mbarështimin e kafshëve shtëpiake. 9.2. Funksioni kryesor i këtij Komisioni është të këshillojë Ministrinë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me mbarështimin e kafshëve shtëpiake. 9.3. Anëtarët e Komisionit do të përfaqësojnë: a. shoqatat e mbarështuesve të kafshëve, organizatat mbarështruese dhe/ose ndërrmarrjet private të autorizuara për themelimin dhe mbajtjen e librave amëz, regjistrave për kafshët hibride ose kafshët mbarështuese të racave të pastërta të llojeve të ndryshme dhe racave vendore; b. organet e autorizuara përgjegjëse për organizimin e shënimit të përformancës, përcaktimin e vlerës gjenetike dhe për publikimin e rezultateve të vlerësimit për kafshët mbarështuese racë-pastër; c. personat e licencuar për kryerjen e mbarësimit artificial. 9.4. Mënyra e organizimit dhe përberja e Komisionit të Përhershëm për Mbarështimin e kafshëve shtëpiake do të rregullohet me Udhëzim Administrativ. Mbikëqyrja dhe kontrolli - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry may issue an administrative instruction to supervise and control the breeding of domestic animals, in line with this law.
Neni 10 Ministria nxjerr Udhëzim Administrativ për mbikëqyrjen dhe kontrollin e mbarështimit të kafshëve shtëpiake në pajtim me këtë ligj. KREU III USHQIMET DHE ADITIVËT PËR KAFSHËT SHTËPIAKE Mjetet dhe subjektet që merren me tregtimin e ushqimeve të kafshëve shtëpiake dhe aditivëve - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Animal feed and additives must be labeled with required quality, weight, shelf-life, and use information, and traders need a Ministry license.
Neni 11 11.1. Ushqimi i kafshëve dhe aditivët përfshijnë ushqimet e kafsheve, të cilat janë njohur dhe pranuar nga Ministria nëpërmjet një akti zyrtar, dhe aditivët e aprovuar. 11.2. Parametrat specifik të deklarimit të kualitetit, peshës, afatit të qendrushmërisë dhe udhëzimet për përdorimin e ushqimeve dhe aditivëve duhet të ceken në etiketat e detyrueshme që shoqërojnë llojet e materialeve ushqyese dhe aditivëve. 11.3. Përbërja kimike e ushqimeve për kafshë dhe aditivëve që tregtohen duhet të jetë brenda tolerancës specifike të caktuar në përmbajtjen e deklaruar. Ndalohet falsifikimi dhe keqpërdorimi i etiketës që shoqëron mallin. 6 11.4. Personat që do të merren me tregtimin e ushqimeve dhe aditivëve duhet të marrin licencë nga Ministria për të mundësuar kryerjen e këtyre aktiviteteve. Kompetencat e Ministrisë në fushën e ushqimeve të kafshëve dhe aditivëve. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry may regulate animal feed and additives and must issue Administrative Instructions on registration, authorization, production standards, labelling, laboratory control, publication of analysis results, costs, and record-keeping.
Neni 12 12.1. Ministria ka kompetence të rregullojë çështjet që lidhen me prodhimin, përpunimin, përdorimin, ruajtjen, tregtimin, transportin dhe shpërndarjen e ushqimeve të kafshëve dhe aditivëve. 12.2. Për këtë qëllim Ministria do të nxjerrë Udhëzime Administrative lidhur me çështjet e mëposhtme: a. Regjistrimin dhe autorizimin e ndërmarrjeve dhe ndërmjetësve, importuesve, pronarëve dhe përdoruesve të ushqimeve të kafshëve dhe aditivëve për prodhim, përpunim, tregtimin, transportin e shpërndarjen e ushqimeve për kafshë dhe aditivëve. b. Përdorimin e prodhimeve me origjinë bimore dhe shtazore si dhe prodhimeve organike dhe inorganike të destinuara për prodhimin e ushqimit të kafshëve ose që mund të përdoren si aditiv. c. Prodhimin e ushqimit të kafshëve dhe aditivëve, me qëllim të sigurimit të standardeve të cilësisë dhe higjienës. d. Paketimin, etiketimin dhe deklarimin e ushqimeve të kafshëve dhe aditivëve. e. Terminologjitë e përdorura për ushqime dhe aditivë. f. Përmbajtjet e lejuara të substancave, mbetjeve dhe produkteve të padëshiruara në ushqimet e kafshëve. g. Autorizimin e laboratoreve për kontrollin e ushqimit, si dhe aprovimin i metodave të punës dhe metodave analitike laboratorike. h. Procedurat për kontrollin dhe publikimin e rezultateve të analizave së bashku me emrat dhe adresat e ndërmarrjeve dhe ndërmjetësve të cilët kanë prodhuar, etiketuar, tregtuar ose importuar ushqim për kafshë, ushqim të përbërë ose aditivë, si dhe sanksionet e caktuara. i. Formën dhe shtrirjen e publikimit të rezultateve të analizave kontrolluese dhe zgjedhja e rezultate, të cilat nuk do të publikohen. j. Kostoja e marrjes se mostrave dhe kryerjes së analizave. k. Mbajtjen e të dhënave për prodhim, import, ruajtje dhe shitje si dhe shpërndarjen e informatave rreth blerjes dhe shitjes së ushqimeve për kafshë dhe aditivëve. Mallrat të cilat nuk janë ose dyshohet se nuk janë në pajtim me ligjin - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: If there is suspicion of a breach, the Ministry may inspect through an authorized person; non-compliant feed or additives may be dealt with by destruction, withdrawal, sale ban, return, or other use, and the targeted party must bear the costs.
Neni 13 13.1. Nëse ka dyshime për shkelje të dipozitave të këtij ligji Ministria ka të drejtë të ndërhyjë permes personit të autorizuar për inspektim. Mënyra e ndërhyrjes mund të përfshijë marrjen e masave të nevojshme për ndalimin e përdorimit të një sasie të caktuar të ushqimeve të kafshëve ose aditivëve derisa të mos bëhet testimi i tyre ose në mënyra të tjera të qartësohet se janë në pajtim me këtë ligj dhe/ose me Udhëzimet Administrative që zbatojnë këtë ligj. 13.2. Inspektori i autorizuar i Ministrisë mund të vendosë se ushqimet ose aditivët, që nuk janë në pajtim me ligjin dhe/ose Udhëzimet Administrative në zbatim të këtij ligji do të: 7 a. përdoren për qëllime tjera e jo si ushqim për kafshë, b. asgjësohen, c. tërhiqen nga përpunimi i mëtejm, d. ndalohet shitja e ushqimeve për kafshë ose aditivëve, e. ushqimet apo aditivët e importuar do të kthehen prapa. 13.3. Shpenzimet që dalin nga zbatimi i këtij neni do të mbulohen nga pala kundër të cilit janë të drejtuara këto masa. Eliminimi i ushqimeve të ndotura te kafshëve - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ministry may issue administrative instructions to prohibit or limit cultivation of certain animal-feed crops in contaminated areas, and may also address sale or other uses of products under this article.
Neni 14 14.1. Ministria nxjerr Udhëzim Administrativ me të cilin do të ndalojë ose caktojë kufijtë e kultivimit të kulturave bimore të destinuara për ushqim të kafshëve në zonat që i janë nënshtruar ndotjes me lëndë radioaktive apo ndotjet e tjera. 14.2. Ministria mund të nxjerrë Udhëzim Administrativ për mundësinë e shitjes ose përdorimit për destinime të tjera të produkteve nga ky nen. Gjendjet e jashtëzakonshme - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: In extraordinary situations, the Ministry may issue a special act requiring producers to ensure proper production and use of animal feed, prevent pollution, or secure feed supply. It may also, together with the Ministry of Economy and Finance, compensate producers and feed owners for economic losses.
Neni 15 15.1. Ministria në rastet e gjendjeve të jashtëzakonshme, mund të nxjerr një akt të veçantë, me të cilin i detyron prodhuesit për sigurimin e prodhimit dhe përdorimit më të përshtatshëm të ushqimeve për kafshë, mënjanimit të ndotjes ose sigurimit të furnizimit me ushqim të kafshëve. 15.2. Në rastet e parashikuara nga neni 15.1 Ministria në marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave mund të kompensojë prodhuesit dhe pronarët e ushqimeve për kafshë për humbjet ekonomike të shkaktuara. Përdorimi dhe monitorimi i mostrave kontrolluese të ushqimeve dhe aditivëve - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Ministry may make rules for using and monitoring control samples of animal feed and additives, including using them for other purposes.
Neni 16 Ministria krijon rregulla për përdorimin dhe monitorimin e mostrave kontrolluese të ushqimeve të kafshëve dhe aditivëve si dhe mundësinë e përdorimit të tyre për qëllime tjera. Komisioni i përhershëm për Ushqimet e Kafshëve dhe Aditivëve - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ministria must establish a Permanent Committee for Animal Feed and Additives, and the committee must advise the Ministry on related matters.
Neni 17 17.1. Me këtë ligji Ministria themelon Komisionin e Përhershëm për Ushqim të Kafshëve dhe Aditivëve. 17.2. Komisioni i përhershëm për ushqimet e kafshëve dhe aditivëve do të këshillojë Ministrinë për çështjet e ndërlidhura me ushqimin e kafshëve në përputhje me këtë ligji dhe Udhëzimet Administrative. 17.3. Anëtarët e Komisionit të përhershëm për ushqimet e kafshëve dhe aditivëve do të përfaqësojnë: 8 a. shërbimin Veterinar dhe të Ushqimit të Kosovës; b. ndërmarrjet dhe ndërmjetësit e regjistruar të cilët prodhojnë, përpunojnë, tregtojnë, shesin ose importojnë ushqime për kafshë dhe aditivë; c. ekspertizën shkencore; d. përdoruesit e ushqimeve të kafshëve. Laboratori për Ushqim të Kafshëve - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry authorizes laboratories for official animal feed and additive analyses, with selection by tender and conditions on methods, sample retention, and reporting.
Neni 18 18.1. Ministria do të autorizojë një ose më shumë laboratore për analiza zyrtare të ushqimit të kafshëve dhe aditivëve që do të përdoren si mostra për kontrollë. 18.2. Zgjedhja e laboratorit do të bëhet me tender ku: a. Ofertuesit do të dorëzojnë nga një ofertë teknike dhe financiare; b. Metodat e analizave do të jenë në pajtim me vendimet e BE-së sa i përket metodave të analizës për kontroll zyrtar të ushqimeve për kafshë dhe të aditivëve; c. Laboratori do t’i ruaj mostrat për 6 muaj për kontroll të mëvonshëm në rast të dyshimit ose humbjes së rezultateve të analizave, kurse rezultatet e analizave ruhen për 5 vite. d. Në rast kur inspektori i Ministrisë i merr mostrat, shpenzimet e transportit paguhen nga pala; e. Shërbimet e ofruara do të përfshijnë informata për kryerjen e analizave të ndryshme dhe formën e raportimit. 18.3. Autorizimi do të jepet maksimalisht për periudhën 4 vjeçare me mundësi ripërtëritje. 18.4. Ministria mund të tërheq autorizimin nëse nuk është përmbushur kontrata nga laboratori. KREU IV STANDARDET E CILËSISË SË PRODHIMEVE BLEGTORALE TË PRODHUARA NË FERMË Subjektet që merren me përcaktimin dhe zbatimin e standardeve të cilësisë për klasifikimin dhe kategorizimin e prodhimeve të prodhuara në fermë - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Quality standards for farm-produced livestock products are to be set through classification and categorization systems, standard contracts between producers and processing industry, and defined quality standards.
Neni 19 19.1. Standardet e cilësisë sa i përket klasifikimit dhe kategorizimit të prodhimeve blegtorale të prodhuara në fermë rregullohen me sistemet e klasifikimit, kategorizimit, me kontratat standarde në mes të prodhuesit blegtoral dhe industrisë përpunuese dhe me standardet e përcaktuara të cilësisë. 19.2. Subjektet që përfshihen në përcaktimin dhe zbatimin e standardeve të kualitetit, klasifikimit, kategorizimit të prodhimeve blegtorale të prodhuara në fermë janë: Ministria, organi relevant inspektues, laboratorët e regjistruar, kompanitë e regjistruara për përpunimin e prodhimeve blegtorale, personat e licensuar për klasifikim dhe kategorizim. 9 Standardet e cilësisë - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry may issue rules on livestock product quality, classification, and categorization, and the processing industry must inform producers and the Ministry about standard-quality product prices.
Neni 20 20.1. Në pajtimin me nenin 19 Ministria në bashkëpunim me palët e tjera me interes mund të nxjerrë rregulla për çështjet që kanë të bëjnë me standardet e cilësisë, klasifikimit, kategorizimit të prodhimeve blegtorale të prodhuara në fermë, të shitura ose në mënyra të tjera të dhëna industrisë përpunuese e sidomos për: a. Klasifikimin e qumështit, procedurën e marrjes së mostrave, frekuencën dhe llojin e analizave, metodat e analizës dhe caktimin ose regjistrimin e një laboratori për të analizuar qumështin; b. Klasifikimin e kafshëve të destinuara për therrje dhe për procedurën për klasifikimin, licencimin e personave për kryerjen e klasifikimit; c. Kategorizimin e vezëve, procedurën për kategorizimin, etiketim dhe ruajtjen e vezëve; d. Kategorizimin e leshit të dhenëve, procedurën për kategorizim dhe licencimin e personave që do të kryejnë kategorizimin; e. Obligimin e industrisë përpunuese të prodhimeve blegtorale që të informojë prodhuesit blegtorale dhe Ministrinë për çmimet e prodhimeve sipas cilësive standarde. 20.2. Licencimi i personave për kryerjen e veprimeve nga neni 20.1 bëhet nga Ministria me propozimin e Kominisonit që formohet për verifikimin e aftësive të kandidatëve. Kontratat standarde - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry may draft standard contracts for trade between livestock producers and the processing industry.
Neni 21 Në bazë të nenit 19.1 Ministria mund të hartojë kontrata standarde për tregti në mes të prodhuesve blegtoralë dhe industrisë për përpunim të prodhimeve blegtorale. KREU V STANDARDET ZOOTEKNIKE Subjektet e autorizuara për përcaktimin dhe zbatimin e standardeve zooteknike - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article says zoototechnical standards for livestock-production objects cover distance, quality, and dimensions, and identifies the Ministry, the relevant inspection body, and livestock producers as authorized to set and implement those standards.
Neni 22 22.1. Standardet zooteknike përfshijnë kërkesat për distancën, cilësinë dhe dimensionet e objekteve për prodhimtari blegtorale. 22.2. Subjektet e autorizuara për përcaktimin dhe zbatimin e standardeve zooteknike përfshijnë Ministrinë, organin relevant të inspektimit dhe prodhuesit blegtoral. Rregulla për objeket e prodhimtarisë blegtorale - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Ministria duhet të nxjerrë rregulla për distancat minimale dhe standardet teknike për objektet e prodhimtarisë blegtorale.
Neni 23 Në pajtim me nenin 22 Ministria nxjerr rregulla për: 10 a. Distancën minimale në mes të objekteve për prodhimtari blegtorale me qëllim të minimizimit të ndikimit të prodhimtarisë blegtorale në mjedis. b. Standartet teknike të objekteve për prodhimtari blegtorale për të siguruar se cilësia është e standardit që do të pengojë depërtimin e substancave që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. c. Rregullat sipas këtij neni mbi distancat dhe standartet teknike do të respektohen edhe në rast të zgjerimit të objekteve ekzistuese të prodhimit. Kontrolli dhe inspektimi - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A Ministry-authorized person may enter private and public property to inspect, control, enforce rules, and take samples at any time without notice. The listed livestock and feed actors must provide needed information and, if necessary, assistance when asked.
Neni 24 24.1. Personi i autorizuar i Ministrisë për të kontrolluar, inspektuar dhe zbatuar vendimet dhe rregullat që kanë të bëjnë me mbarështimin, ushqimin, standardet e cilësisë së produkteve blegtorale të prodhuara në fermë dhe për marrjen e mostrave të ushqimeve të kafshëve, aditivëve dhe të prodhimeve blegtorale për analiza zyrtare në çdo kohë dhe pa paralajmërim ka të drejtë qasjeje në pronë private dhe publike. 24.2. Prodhuesit blegtorale dhe industritë përpunuese të prodhimeve blegtorale, dhe prodhuesit, përpunuestit, transportuesit dhe tregtarët e ushqimit të kafshëve dhe aditivëve, pasi të jetë kërkuar nga ata do të ofrojnë informata të domosdoshme për kryerjen e kontrollit e në rast nevoje edhe asistencën për realizimin e kontrollit. KREU VI SANKSIONE ADMINISTRATIVE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article imposes a fine for several animal-feed, breeding, livestock, inspection, and obstruction violations, and allows confiscation/destruction of certain goods and temporary seizure by an authorized inspector.
Neni 25 25.1. Dënohet me gjobë prej 1.000 Euro deri në 10.000 Euro për shkejle personi që: a. Prodhon, përpunon, ruan, importon dhe tregton ushqime për kafshë dhe aditivë, jashtë standardeve të përcaktuara me këtë ligj dhe Udhëzimet Administrative të nxjerra sipas këtij ligji dhe ushqime të kafshëve që përmbajnë lëndë të dëmshme. b. Prodhon, përpunon, përdor, ruan, importon, eksporton, tregton dhe transporton ushqime për kafshë dhe aditivë në kundërshtim me dispozitat e nenit 12 dhe rregullat e përcaktuara sipas këtij neni. c. Përdor apo tregton material gjenetik pa çertifikatën e mbarështimit. d. Prodhon, përpunon, tregton dhe importon ushqim për kafshë dhe aditivë nga personat e pa licencuar. e. Vë në qarkullim ushqim për kafshë dhe aditivë pa etiketë dhe me afat të skaduar dhe në rast mospërputhje të përmbajtjes së ushqimit me të dhënat në etiketë apo etiketa të falsifikuara. f. Mbarështon kafshët nga personi i pa autorizuar përveç kafshëve të veta. g. Nuk respekton standardet e përcaktuara të cilësisë së prodhimeve blegtorale. h. Ndërton objekte dhe infrastrukturë blegtorale pa lejen paraprake dhe jashtë kritereve të përcaktuara me këtë ligj dhe me Udhëzimet Administrative. i. Kultivon kulturat bujqësore të destinuara për ushqim të kafshëve në zonat e ndotura, në kundërshtim me ndalesën e vënë e lëshuar nga Ministria, si dhe tregton apo përdor atë ushqim. 11 j. Kryen analiza laboratorike nga personat e pa autorizuar. k. Pengon personin zyrtar të ushtrojë detyrën zyrtare. 25.2. Për nga neni 25.1 pika a, b, c, d, e, g, h, i, përveç dënimit, malli që është objekt i këtyre shkejleve mund të konfiskohet dhe shkatërrohet pa kompensim. 25.3. Inspektori i autorizuar mund ta marrë përkohësisht objektin shkeles nga kryesi i shkejles dhe për këtë veprim të njoftojë mbikëqyrësin e tij brenda 24 orëve. Tërheqja e licencave - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Ministria may withdraw licenses it issues under this law, after consulting the relevant permanent commissions, and may send written warnings before withdrawal.
Neni 26 26.1. Ministria mund të terheqë licencat që i lëshon në bazë të këtij ligji pas konsultimint me komisionet përkatëse permanente të përcaktuara në këtë ligj. 26.2. Para tërheqjes së licencës Ministria mund t’u dërgojë personave që kanë shkelur kushtet e licencës vërejtje me shkrim. KREU VII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE Të hyrat - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry may set licensing and authorization fees by administrative instruction.
Neni 27 27.1.Të hyrat nga taksat dhe gjobat sipas këtij ligji barten në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për t’u derdhur në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. 27.2.Ministria me Udhëzim administrativ cakton tarifat për licencimin dhe autorizimin e subjekteve për të kryer veprimtari në bazë të këtij ligji. Hyrja në fuqi - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is proclaimed by the UN Special Representative.
Neni 28 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 14.10.2004 UNMIK/REG/2004/39
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2004/33 PËR BLEGTORINË E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in