LIGJI NR.2004/4 PËR SHËNDETËSI
This preamble says the health law is adopted to provide a legal basis for regulating, improving, and advancing health conditions and protecting the health of Kosovo residents.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/4
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the health law is adopted to provide a legal basis for regulating, improving, and advancing health conditions and protecting the health of Kosovo residents. This article defines key terms used in the law, including resident of Kosovo, patient, health worker, health institution, health authority, and founder. This law establishes the system of health care, health activity, and health financing in Kosovo. Healthcare in Kosovo applies at primary, secondary, and tertiary levels. Healthcare is provided through the activities of health institutions and health workers.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2004/4 PËR SHËNDETËSI
Showing 130 of 130
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
This preamble says the health law is adopted to provide a legal basis for regulating, improving, and advancing health conditions and protecting the health of Kosovo residents.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 15 / 01 GUSHT 2007 Ligji Nr.2004/4 PËR SHËNDETËSI Kuvendi i Kosovës, Në bazë të kompetencave të dhëna Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse në Kosovë nga Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara Misioni në Kosovë (UNMIK) me Rregulloren Nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001,”Mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë”; Duke u mbështetur në Aneksin VI të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2002/5 mbi themelimin e Ministrisë së Shëndetësisë; Duke e patur parasysh Strategjinë shëndetësore të Kosovës, shkurt 2001; Me qëllim të vënjes së bazës ligjore për rregullimin, përparimin dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësorëe me pikësynim kujdesin e shëndetit të banorëve të Kosovës, miraton si vijon: LIGJI PËR SHËNDETËSI Kapitulli I PËRKUFIZIMET
- 1 Verify source ↗
Neni 1
This article defines key terms used in the law, including resident of Kosovo, patient, health worker, health institution, health authority, and founder.
Neni 1 Për qëllimet e këtij Ligji termet si vijojnë kanë këto kuptime: a). Banor i Kosovës: banor i përhershëm i Kosovës apo personi i cili plotëson kushtet juridike për t’u regjistruar si banor i përhershëm i Kosovës. b).Pacienti: personi i cili i shfrytëzon shërbimet shëndetësore; c).Punëtori shëndetësor: profesionisti shëndetësor, nga neni 86 i këtij ligji i cili është i licencuar për ushtrimin e pavarur të veprimtarisë shëndetësore; d).Kujdesi shëndetësor:masat dhe veprimet qё ndёrmerren nga Institucionet shёndetёsore, punёtorёt shёndetёsorё dhe banorët tё cilat kanё pёr qёllim pёrparimin e pёrgjithshёm tё mirёqenjes fizike, mendore dhe sociale tё banorëve; e).Veprimtaria shëndetësore: të gjitha veprimtaritё që kanë për qëllim: -Përparimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve dhe të lëndimeve, mjekimin, diagnostikimin, shërimin dhe rehabilitimin shëndetësor të banorëve; -Sigurimin e produkteve dhe pajisjeve mjekësore; -Shërbimet e transportit të banorëve për qëllime mjekësore me automjete sanitare; -Shërbimet gjinekologjike obstetrike; procedurat e veçanta me qëllim të shumimit njerëzor, sterilizimin e indukuar, si dhe -Hulumtimet mjekësore të kryera në njerëz; f).Institucioni shëndetësor: institucioni i themeluar nga personi juridik dhe fizik, pa marrë parasysh formën e pronësisë dhe organi mbikëqyrës, që është i autorizuar të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor me licencën e punës, të lëshuar nga autoriteti shëndetësor; g).Fshehtësia profesionale: ruajtja e të dhënave për gjendjen shëndetësore të pacientit, nga personat e paautorizuar; 2 h).Anëtarë i ngushtë i familjes: partneri bashkëshortorë, prindërit, fëmijët, fëmiu i partnerit bashkëshortorë, vëllau, motra, njerka ose njerku; i).Autoriteti shëndetësor: organi kompetent i Ministrisë së Shëndetësisë dhe i Drejtorisë Komunale për Shëndetësi; j).Emergjenca:ndryshimi i përnjëhershëm i gjendjes shëndetësore, që në rast mungese shërbimi të shpejtë shëndetësor, rrezikon jetën, dëmton seriozisht ose në mënyrë të përhershme shëndetin e banorit; k).Trajtimi mjekësor: procedura fizike, kimike, biologjike ose psikologjike që shërben për parandalimin, diagnostikimin, mjekimin, shërimin, rehabilitimin dhe qëllimet e tjera që rezultojnë ose mund të rezultojnë me ndryshime në organizmin e pacientit dhe banorëve; l).Dokumentacioni shëndetësor: dorëshkrimet, shënimet ose të dhënat tjera, pa marrë parasysh faktin se kush ose në çfarë mёnyre i mbledh, në të cilat ka qasje punëtori shëndetësor gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, që përmbajnë të dhëna për identitetin personal të banorit; m).Specializim: kualifikimi profesional i fituar gjatë edukimit specialistik pas diplomimit në kuadër të nivelit parësor, dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor, të kryer në Kosovë, ose jashtë Kosovës të njohur dhe të nostrifikuar nga organi kompetent i Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës; n).Gjendje e jashtëzakonshme: çdo lloj ngjarje e papritur që rrezikon jetën, integritetin fizik dhe shëndetin e banorëve ose funksionimin e institucioneve shëndetësore, duke i dëmtuar ato deri në nivel të dallimit të madh ndërmjet nevojave për kujdesin shëndetësor dhe mundësive në dispozicion; o).Themeluesi: Kuvendi i Kosovës,Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Komunës, si dhe personat fizikë dhe juridikë, vendorë dhe ndërkombëtarë të cilët kanë të drejtë të themelojnë institucionin shëndetësor në pajtim me këtë ligj; p).Shërbimi profesional: organizim administrativ dhe profesional i institucioneve shëndetësore publike dhe private, në të gjitha nivelet e të kujdesit shëndetësorë; q).Shtёpia pёr integrim nё bashkёsi: institucion shëndetësor që ofron kujdes shëndetësorë të bazuar në bashkësi për të sëmurët kronik psikiatrik, gjatë 24 orëve; r).Lista esenciale: lista e produkteve mjekёsore dhe materialet harxhuese sanitare qё blehen për nevojat e të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës; s).Institucioni shëndetësor humanitar: institucioni shëndetësor i themeluar nga organizata joqeveritare dhe joprofitabile me seli në Kosovë që është e autorizuar për veprimtari shëndetësore; t).Sterilizimi artificial: procedura mjekësore që ka për qёllim humbjen e aftësisë së lindjes ose aftësisë së mbarësimit; u).Klonimi i njeriut : metodё e prodhimit tё pasardhёsve tё njeriut nё mёnyrё tё panatyrshme; v).Instituti:institucioni ku pёrveç veprimtarisё shёndetёsore zbatohet edhe veprimtaria arsimore, edukuese dhe shkencore; w).Mjekësia familjare:formё themelore e ofrimit tё shёrbimeve gjithpёrfshirёse shёndetёsore, nё nivelin parёsor tё kujdesit shёndetёsorё, pёr individёt dhe familjet e tyre. Kapitulli II DISPOZITAT THEMELORE - 2 Verify source ↗
Neni 2
This law establishes the system of health care, health activity, and health financing in Kosovo.
Neni 2 3 Me këtë ligj përcaktohet sistemi i kujdesit, i veprimtarisë dhe i financimit shëndetësor në Kosovë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
Healthcare in Kosovo applies at primary, secondary, and tertiary levels.
Neni 3 Kujdesi shëndetësor në Kosovë zbatohet në nivel parësor, dytësor dhe tretësor. - 4 Verify source ↗
Neni 4
Healthcare is provided through the activities of health institutions and health workers.
Neni 4 Kujdesi shëndetësor sigurohet me ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve shëndetësore dhe të punëtorëve shëndetësorë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
Healthcare is ensured through the organization and implementation of health activities in public, private, and mixed health institutions.
Neni 5 Kujdesi shëndetësorë sigurohet me organizimin dhe zbatimin e veprimtarisë shëndetësore në institucionet shëndetësore të sektorit publik, privat dhe miks. - 6 Verify source ↗
Neni 6
Health activity is organized to provide appropriate and successful healthcare for residents, in normal and exceptional conditions.
Neni 6 6.1.Veprimtaria shëndetësore organizohet me qëllim të sigurimit të kujdesit të përshtatshëm dhe të suksesshëm shëndetësor për banorët, në kushte normale dhe në rrethana dhe gjendje të jashtëzakonshme. 6.2.Veprimtaria shëndetësore siguron kujdesin shëndetësor për banorët nëpërmjet zbatimit të masave dhe të metodave bashkëkohore të shkencës së mjekësisë dhe të shkencave të lidhura me të, si dhe nëpërmjet ndjekjes së vazhdueshme të rezultateve të tyre. - 7 Verify source ↗
Neni 7
All Kosovo residents and communities must have access to the health care system.
Neni 7 7.1.Të gjithë banorët dhe të gjitha komunitetet e Kosovës duhet të kenë qasje në sistemin e kujdesit shëndetësor. 7.2.Sigurimi shëndetësor realizohet në formë sigurimi shëndetësor themelor, e privat, dhe zbatohet në formë sigurimi të detyrueshëm dhe vullnetar në agjencione të sigurimeve shëndetësore dhe në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. - 8 Verify source ↗
Neni 8
Health activity is stated to be an activity of special social interest.
Neni 8 Veprimtaria shëndetësore është veprimtari me interes të veçantë shoqëror. - 9 Verify source ↗
Neni 9
The health system must ensure and implement the unified health information system.
Neni 9 Sistemi shëndetësor siguron dhe zbaton sistemin unik informativ shëndetësor. - 10 Verify source ↗
Neni 10
Health activity is subject to legal and professional supervision by the Ministry of Health.
Neni 10 Veprimtaria shëndetësore i nënshtrohet mbikëqyrjes ligjore dhe profesionale që e siguron Ministria e Shëndetësisë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
Health institutions, legal persons, and Kosovo residents must help ensure and improve the conditions for health care, and residents have both a right and a duty to follow health care measures and help implement them.
Neni 11 11.1.Institucionet shëndetësore, personat juridikë dhe banorët e Kosovës në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve të tyre kujdesen për sigurimin dhe përparimin e kushteve për zbatimin e kujdesit shëndetësor të banorëve. 11.2. Banorët kanë të drejtë dhe detyrim që t’u përmbahen masave të kujdesit shëndetësor dhe të marrin pjesë në zbatimin e tyre. Kapitulli III PARIMET E KUJDESIT SHËNDETËSORË - 12 Verify source ↗
Neni 12
This provision sets guiding principles for healthcare, including equality, quality, honesty, responsibility, inclusion, non-discrimination, sustainable financing, cost-effectiveness, and co-financing.
Neni 12 4 12.1.Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijuese: a) Barazia; b) Cilësia; c) Ndershmëria dhe përgjegjësia; d) Gjithëpërfshirja dhe jo diskriminimi; e) Financimi i qёndrueshёm; f) Financimi kosto-efektiv; g) Bashkëfinancimi. 12.2.Barazia: a). Trajtimi korrekt i banorëve bazuar në ligj dhe rrespektimi i plotë i të drejtave dhe i lirive themelore të njeriut, të përcaktuara me konventa ndërkombëtare; b). Sigurimi i qasjes së plotë të kujdesit shëndetësor në të gjitha nivelet dhe për të gjithë banorët, duke siguruar për personat me aftësi të kufizuara, një qasje të lehtë fizike të kujdesit shëndetësor; c). Shpërndarja e drejtë e burimeve të kujdesit shëndetësor duke u bazuar në gjendjen ekonomike dhe sociale të banorëve. 12.3.Cilësia: aplikimi i standardeve ndërkombëtare në procesin e organizimit dhe zhvillimit të burimeve të kujdesit shëndetësor në punë, trajnim dhe edukim, licencim, udhëzime etike dhe në mbrojtje të shfrytëzuesve të shërbimeve. 12.4.Ndershmëria dhe përgjegjësia: Përdorimi i ndershëm dhe me përgjegjësi i mjeteve financiare publike, si dhe ushtrimi transparent i kompetencave gjatë zbatimit të kujdesit shëndetësor. 12.5.Gjithëpërfshirja dhe jo diskriminimi: Kujdes shëndetësor i barabartë për të gjithë banorët duke siguruar standardet gjatë përmbushjes së kërkesave në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetsor, si dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor pa diskriminim në bazë të gjinisë, kombit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, bindjeve politike gjendjes sociale, statusit pronësor, shkallës së aftësive fizike dhe mendore, statusit familjar dhe moshës. 12.6.Financimi i qёndrueshёm: Parandalimi i rrezikut financiar për banorët gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimi i financimit të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor. 12.7.Financimi/kosto-efektiv: a).Mbështetje financiare me sigurim të modalitetit të kombinuar përmes buxhetit të Kosovës dhe buxheteve të komunave, pagesave të banorëve dhe punëdhënësve në Fondin e sigurimeve shëndetësore dhe agjensionet e tjera të sigurimeve, duke u bazuar në parimin e reciprocitetit dhe solidaritetit, si dhe pagesave të drejtëpërdrejta të banorëve gjatë shfrytëzimit të kujdesit shëndetësor; b).Shfrytëzimi racional dhe efikas i burimeve, mbikëqyrja, dhe kontraktimi i shërbimeve si model themelor i marëdhënieve financiare. 12.8.Bashkëfinancimi: Parandalimi i shfrytёzimit tё panevojshёm tё shёrbimeve shёndetёsore dhe pёrkrahja e sistemit tё referimit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
Kosovo institutions, legal persons, residents, health institutions, and health workers must take necessary measures to ensure and implement health care principles, within their rights and duties.
Neni 13 Institucionet e Kosovës, personat juridikë, banorët, institucionet shëndetësore, punëtorët shëndetësorë, në kuadër të të drejtave dhe detyrimeve të tyre marrin masat e nevojshme për sigurimin dhe zbatimin e parimeve të kujdesit shëndetësor. - 14 Verify source ↗
Neni 14
The Assembly of Kosovo approves health development policies on the Government’s proposal.
Neni 14 5 Kuvendi i Kosovёs nё propozim tё Qeverisё miraton politika zhvillimore nё shёndetёsi. - 15 Verify source ↗
Neni 15
Qeveria e Kosovës duhet të marrë masat e përcaktuara me ligj për të siguruar dhe zbatuar veprimet e duhura për mbrojtjen e të drejtave të banorëve si shfrytëzues të kujdesit shëndetësor.
Neni 15 Qeveria e Kosovës, merr të gjitha masat të përcaktuara me ligj për sigurimin dhe ekzekutimin e veprimeve të duhura me qëllim zbatimi dhe mbrojtjeje të të drejtave të banorëve si shfrytëzues të kujdesit shëndetësor. - 16 Verify source ↗
Neni 16
Qeveria udhëheq dhe zbaton politikat e kujdesit shëndetësor përmes Ministrisë së Shëndetësisë.
Neni 16 Qeveria udhëheqë dhe zbaton politikat e kujdesit shëndetësorë përmes Ministrisë së Shëndetësisë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
Ministria e Shëndetësisë must develop and implement health-care policies and may set up professional commissions when needed.
Neni 17 17.1.Ministria e Shëndetësisë, harton dhe zbaton politikat e kujdesit shëndetësor përmes krijimit të kushteve sistemore, si vijon: a) Krijimit të politikës dhe zbatimit të ligjeve të një sistemi jodiskriminues dhe të përgjegjshëm për kujdesin shëndetësor; b) Koordinimit të aktiviteteve në sektorin e shëndetësisë për të promovuar zhvillimin koherent të politikës shëndetësore; c) Vendosjes së normave dhe standardeve, si dhe nxjerrjes së udhëzimeve administrative për sektorin e shëndetësisë, duke i respektuar standardet relevante ndërkombëtare; d) Mbikëqyrjes së zbatimit të këtyre standardeve, përfshirë edhe inspektimin dhe shërbimet e tjera, sipas nevojës; e) Ndjekjes së situatës, dhe zbatimit të masave adekuate për parandalimin, identifikimin dhe kontrollimin e problemeve në lëmin e shëndetësisë; f) Menaxhimit të shfrytëzimit dhe zhvillimit të infrastrukturës që ndërlidhet me kujdesin shëndetësor, nën përgjegjësinë e kësaj Ministrie; g) Përkrahjes së pjesëmarrjes, iniciativave dhe zhvillimit të aktiviteteve të banorëve që ndërlidhen me shëndetin; h) Pjesëmarrjes në zhvillimin dhe zbatimin e fushatës për informim publik dhe projektet e tjera promovuese, me qëllim të rritjes së shkallës së vetëdijes publike dhe pajtueshmërisë me standardet shëndetësore; i) Përkrahjes së zhvillimit të arsimimit shëndetësor me qëllim të ngritjes së njohurive në lëmin e shëndetësisë; j) Mbikëqyrjes së shërbimeve të kontrollit të cilësisë së ushqimit dhe të lëndëve të para bujqësore me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, në bashkëpunim me Ministrinë, që rregullon sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe të zhvillimit rural. 17.2.Ministria e Shëndetësisë, sipas nevojës mund të formojë komisione dhe këshilla profesionale për çështje dhe lëmi të caktuara. 17.3.Përbërja dhe detyrat e komisioneve dhe këshillave profesionale përcaktohen me vendim të Ministrit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
Komunat must ensure primary health care, prioritizing preventive measures and family medicine. If primary care is not carried out according to the set norms and standards, the Ministry of Health may take appropriate measures to ensure the required minimum level of care.
Neni 18 18.1.Komunat sigurojnë zbatimin e kujdesit shëndetësor parësor duke i dhënë përparësi zbatimit të masave parandaluese nëpërmjet zbatimit të konceptit të mjekësisë familjare. 6 18.2.Në komunat ku zbatimi i kujdesit parësor shëndetësor nuk zhvillohet në pajtim me normat dhe standardet e përcaktuara, Ministria e Shëndetësisë merr masa e duhura për sigurimin e nivelit të domosdoshëm të kujdesit parësor shëndetësor. Kapitulli IV TË DREJTAT DHE PËRGJEGJËSITË E BANORËVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
Every resident must protect health, respect others’ health-related rights, and follow several health-related duties; residents also have rights to health information, language use, and professional secrecy.
Neni 19 19.1.Çdo banor: a) Duhet të ruajë dhe të përparojë shëndetin personal dhe kolektiv; b) Duhet të rrespektojë të drejtën e tjetrit që është e lidhur me ruajtjen dhe përparimin e shëndetit, parandalimin e sëmundjeve si dhe me rehabilitimin pas tyre; c) Ka të drejtë të sigurojë informata të cilat i mundësojnë ngritjen e aftësive për përparimin dhe përmirësimin e shëndetit, si dhe për të marrë vendime lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shëndetin e tij, në bazë të të dhënave adekuate; d) Ka të drejtë që të sigurojë informata lidhur me veçoritë e shërbimeve shëndetësore nga ofruesit e shërbimeve shëndetësore, qasjen ndaj tyre, mënyrën e shfrytëzimit, si dhe mbi të drejtat e banorëve sa i përket kujdesit shëndetësor, dhe mënyrës se si ato mund të realizohen; e) Ka të drejtë përdorimi të gjuhës së tij ose të gjuhës së shenjave; f) Ka të drejtë në sigurimin e ruajtjes së fshehtësisë profesionale nga ana e punëtorit shëndetësor; g) Është i detyruar që në hapësirat e institucioneve publike t’u shmanget mënyrave të sjelljes dhe të aktiviteteve për të cilat, në bazë të të dhënave shkencore, dihet mirë se janë të rrezikshme për shëndetin e të tjerëve; h) Është i detyruar të ofrojë ndihmë, brenda mundësive të tij, dhe të njoftojë ofruesin kompetent të shërbimeve shëndetësore në rast se zbulon një gjendje të emergjencës, ose në rast ka dijeni për këtë; i) Është i detyruar të mbështesë sistemin financiar të kujdesit shëndetësor pranë institucionit përkatës, në pajtim me Ligjin. 19.2.Çështjet lidhur me trajtimin dhe ose hospitalizimin e dhunshëm të pacientëve rregullohen me akt të veçantë ligjor. Pjesëmarrja e banorëve në procesin e zbatimit të shërbimeve shëndetësore - 20 Verify source ↗
Neni 20
Banorët may take part, in an organized way, through associations or appointed individuals, in improving conditions for healthcare activity and in realizing their rights within that activity.
Neni 20 20.1. Banorët, në mënyrë të organizuar, nëpërmjet shoqatave ose individëve të emëruar, marrin pjesë aktive në krijimin e kushteve më të favorshme për zbatimin e veprimtarisë shëndetësore dhe realizimin e të drejtave të tyre në kuadër të kësaj veprimtarie. 20.2.Realizimi i kësaj pjesëmarrjeje bëhet në pajtim me ligjin dhe aktet përcjellëse nënligjore. - 21 Verify source ↗
Neni 21
Residents’ rights and duties about healthcare are regulated by a separate legal act.
Neni 21 Të drejtat dhe detyrimet e banorëve sa i përket kujdesit shëndetësor rregullohen me akt të veçantë ligjor. 7 Kapitulli V KUJDESI SHËNDETËSOR - 22 Verify source ↗
Neni 22
Free healthcare is provided in public health institutions for specified population groups, and several healthcare services are listed as covered free of charge.
Neni 22 22.1.Kujdesi shëndetësor nga neni 23 i këtij Ligji sigurohet falas në institucionet publike shёndetёsore për grupe të posaçme të popullatës si vijon: a) Fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 15 vjeçare; b) Nxënësit dhe studentët deri në fund të shkollimit të rregullt; c) Banorët mbi moshën 65 vjeçare; d) Anëtarët e familjes së ngushtë të atyre që kanë vdekur si pasojë e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe invalidët e luftës e anëtarët e familjes së ngushtë të tyre dhe shfrytëzuesit e skemave sociale për ndihmë të përgjithshme sociale dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre; 22.2. Format e kujdesit shëndetësor që sigurohen dhe zbatohen, falas nё institucionet publike shёndetёsore janë si vijon: a) Kujdesi shëndetësor parandalues: i. zbulimi i hershëm i sëmundjeve ngjitëse dhe zbatimi i detyrueshëm i imunizimit, ii. sigurimi i kushteve për grumbullimin e gjakut dhe krijimin e rezervave të gjakut, iii. zbulimi i hershëm dhe trajtimi adekuat i sëmundjeve që shkaktojnë zvogëlimin e aftësive fizike dhe mendore, iv. masat e tjera nga nenet 34 deri 37 të këtij Ligji; b) Kujdesi shëndetësor riprodhues, që përfshin kujdesin shёndetёsor gjatё shtatzёnisё, lindjes dhe lehonisё, si dhe metodat e planifikimit tё familjes pёrveç ndёrprerjes sё dhunshme tё shtatzёnisё; c) Kujdesi shëndetësor për pacientët të cilët lëngojnë nga sëmundjet, çrregullimet dhe lëndimet të cilat e rrezikojnë seriozisht ose e vështirësojnë jetën e tyre, të cilat do të rregullohen me akt të veçantë nënligjor; d) Kujdesi shëndetësor rehabilitues i integruar në tri nivelet e kujdesit shëndetësor për sëmundjet dhe lëndimet e përcaktuara me akt të veçantë nënligjor; e) Kujdesi shëndetësor në kushte spitalore për banorin në stadin terminal duhet të ofrohet në shtëpinë e banorin nga ana e qendrës së mjekësisë familjare. - 23 Verify source ↗
Neni 23
This article says healthcare under Article 22 is carried out through a list of public health measures.
Neni 23 Kujdesi shëndetësor nga neni 22 i këtij ligji zbatohet nëpërmjet: a) Përparimit të mënyrës së shëndoshë të jetesës, edukimit të organizuar shëndetësor, me qëllim të ngritjes së kulturës shëndetësore të banorëve; b) Përmirësimit të kushteve jetësore dhe të punës së banorëve; c) Zbulimit të hershëm dhe trajtimit me kohë të sëmundjeve ngjitëse duke evituar rrethanat të cilat kanë mundësuar shfaqjen e epidemive; d) Zbulimit të hershëm dhe trajtimit me kohë të sëmundjeve akute dhe kronike; e) Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i sëmundjeve malinje; f) Parandalimit dhe trajtimit me kohë të lëndimeve në punë dhe të sëmundjeve profesionale; 8 g) Parandalimit dhe trajtimit të sëmundjeve të vartësisë dhe infeksionit me HIV; h) Sigurimit të furnizimit me barna esenciale, ndihmesa orto-protetike, ndihmesa protetike-stomatologjike si dhe mjete të tjera ndihmëse mjekësore, të përcaktuara në regjistrin zyrtar; i) Rehabilitimit dhe resocializimit të sëmurëve kronikë mendorë në bashkësi; j) Sigurimit të kushteve të duhura për fillimin e shëndoshë të jetesës dhe zhvillimin e shëndoshë të fëmijëve, rinjëve, shtatëzënave dhe lehonave; k) Ndërmarrjen e masave për eleminimin e pasojave shëndetësore të shkaktuara nga fatkeqësitë elementare dhe nga gjendjet e tjera të jashtëzakonshme; l) Organizimi i shërbimit emergjent; m) Zbatimit të sistemit unik informativ në shëndetësi; n) Organizimit dhe zbatimit të mbikëqyrjes profesionale dhe juridike; o) Zbatimit të aktiviteteve në grumbullimin vullnetar të gjakut; p) Ndërmarrjes së masave në lidhje me mbrojtjen nga rrezatimet radioaktive; q) Zhvillimit të burimeve institucionale dhe njerëzore në shëndetësi; r) Parandalimin e anomalive kongjinitale; s) Ndërmarrjes së masave të tjera për përparimin e gjendjes shëndetësore të banorëve. - 24 Verify source ↗
Neni 24
Health institutions under contract with the Health Insurance Fund must supply medicines from the essential list, and certain medicines must be prescribed or dispensed only by specified health professionals.
Neni 24 24.1.Institucionet shëndetësore që janë në marrëdhënie kontraktuese me Fondin e sigurimeve shëndetësore nga neni 57.1.c, sigurojnë barnat nga lista esenciale. 24.2.Listën esenciale të barnave e përcakton Fondi i sigurimeve shëndetësore me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë. 24.3.Barnat në çdo nivel të kujdesit shëndetësor duhet të përshkruhen me emërtime ndërkombëtare të pambrojtura. Përjashtim bëjnë preparatet e kombinuara dhe preparatet me lirim të ngadalshëm të substancës aktive, të cilat përshkruhen me emra të mbrojtur nga fabrika farmaceutike. 24.4.Barnat nga lista esenciale pёrshkruhen nё recetё vetёm nga ana e mjekut tё shёrbimit tё mjekёsisё familjare. 24.5.Barnat në barnatore jipen vetëm nga ana e farmacistit. 24.6.Çështjet lidhur me narkotikët dhe substancat psikotrope rregullohen me Ligj të veçantë dhe Ligjin për Produkte Mjekësore dhe Paisje Mjekësore. 24.7.Çështjet lidhur me derivatet e gjakut dhe të plazmës së njeriut rregullohen me Ligjin për Produkte Mjekësore dhe Paisje Mjekësore dhe me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë Standardet e kujdesit shëndetësor - 25 Verify source ↗
Neni 25
Health institutions, health workers, legal persons, and residents must take necessary measures to ensure healthcare quality and quantity standards.
Neni 25 25.1.Në zbatimin e kujdesit shëndetësor institucionet shëndetësore, punëtorët shëndetësorë, personat juridikë dhe banorët brenda të drejtave dhe detyrimeve të tyre duhet të ndërmarrin masat e nevojshme për sigurimin e standardeve cilësore dhe sasiore të kujdesit shëndetësor. 9 25.2.Standardet cilësore të kujdesit shëndetësor janë: a) Përparimi i mënyrës së shëndoshë të jetesës; b) Përmirësimi i shëndetit në përgjithësi; c) Përparimi i shëndetit të fëmijëve, të rinjve dhe të të moshuarve; d) Përparimi i shëndetit riprodhues e) Përparimi i shëndetit mendor; f) Parandalimi i sëmundjeve ngjitëse dhe i sëmundjeve jongjitëse kronike; g) Rehabilitimi psikofizik i banorëve; h) Zhvillimi i burimeve njerëzore dhe institucionale; i) Përmirësimi i shëndetit të personave me aftësi të kufizuara; j) Zbulimi i hershëm i sëmundjeve malinje dhe parandalimi i tyre; 25.3.Standardet sasiore të kujdesit shëndetësor janë: a) Rritja e mesatares së jetëgjatësisë; b) Zvogëlimi i vdekshmërisë të foshnjeve dhe të nënave; c) Zvogëlimi i sëmundshmërisë së përgjithshme dhe asaj specifike; d) Zvogëlimi i shkallës së traumave; e)Zvogëlimi i mungesave nga puna për shkak të sëmundjeve ose të lëndimeve. 25.4. Sistemi i menaxhimit tё cilёsisё sё kujdesit shёndetёsor pёrcaktohet me akt nёnligjor tё nxjerrё nga Ministria e Shёndetёsisё. Kapitulli VI ORGANIZIMI DHE ZBATIMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR - 26 Verify source ↗
Neni 26
Residents’ health care is ensured within a unified, linked health system through preventive, medical, curative, and rehabilitative measures.
Neni 26 Kujdesi shëndetësor i banorëve sigurohet në kuadër të sistemit unik, të lidhur të veprimtarisë shëndetësore, nëpërmjet zbatimit të masave parandaluese, mjekuese, shëruese dhe rehabilituese shëndetësore. - 27 Verify source ↗
Neni 27
Healthcare is organized at primary, secondary, and tertiary levels, with continuous 24-hour service, ongoing professional training, and supply of essential medicines and medical aids.
Neni 27 27.1.Kujdesi shëndetësor organizohet në nivelin: a) Parësor, b) Dytësor dhe c) Tretësor. 27.2.Ndarja e aktiviteteve ndërmjet niveleve të kujdesit shëndetësor realizohet në pajtim me strategjinë shëndetësore dhe politikat e bazuara në burimet ekzistuese. 27.3.Kujdesi shëndetësor nga paragrafi 27.1 i këtij neni sigurohet gjatë 24 orëve, pa ndërprerje, duke organizuar punën në ndërrime dhe në sistemin e kujdestarive. 27.4.Në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor zbatohet aftësimi i vazhdueshëm profesional. 27.5.Në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor sigurohen barnat nga lista esenciale dhe mjetet e tjera ndihmëse mjekësore, të evidentuara në regjistrin zyrtar. Kujdesi parësor shëndetësor - 28 Verify source ↗
Neni 28
Komunat duhet të sigurojnë kujdesin parësor shëndetësor dhe të ndjekin gjendjen shëndetësore të banorëve, duke dhënë përparësi masave parandaluese.
Neni 28 28.1.Komunat janë përgjegjëse për sigurimin e ofrimit të kujdesit parësor shëndetësor si dhe ndjekjen e gjendjes shëndetësore të banorëve në territorin e tyre. 28.2.Komunat, në ofrimin e kujdesit parësor shëndetësor, zbatojnë me përparësi masat parandaluese të kujdesit shëndetësor. 10 28.3.Kujdesi parësor shëndetësor zbatohet përmes shërbimeve të mjekësisë familjare. 28.4.Kujdesi parësor shëndetësor përfshin: a) Përparimin, parandalimin, mjekimin, shërimin dhe rehabilitimin që kanë të bëjnë me sëmundjet, çrregullimet dhe me lëndimet; b) Edukimin shëndetësor, imunizimin dhe vaksinimin; c) Përcaktimin e diagnozës fillestare dhe kujdesin elementar shëndetësor përfshirë edhe ndërhyrjet e vogla kirurgjike; d) Promovimin e shëndetit oral dhe kujdesin themelor stomatologjik; e) Kujdesin për shëndetin mendor të bazuar në bashkësi; f) Rehabilitimin e bazuar në bashkësi; g) Sigurimin e ujit dhe ushqimit cilësor. - 29 Verify source ↗
Neni 29
Primary healthcare is carried out by a family medicine team, and primary care workers must cooperate with secondary and tertiary care workers as set by a separate subordinate act.
Neni 29 29.1.Kujdesi parësor shëndetësor sigurohet dhe zbatohet nga ekipi i mjekësisë familjare i përbërë nga punëtorët shëndetësorë si vijon: a) doktori i mjekësisë; b) doktori i stomatologjisë; c) specialisti i mjekësisë familjare; d) magjistri i farmacisë; e) pediatri; f) gjinekologu-obstetër; g) specialisti i biokimisë klinike; h) infermierët, mamitë si dhe fizioterapeutët dhe teknikët mjekësor nga neni 86. 29.2.Punëtorët në kujdesin parësor shëndetësor bashkëpunojnë me punëtorët shëndetësorë në nivelin dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor në mënyrë të përcaktuar me akt të veçantë nënligjor. 29.3.Standardet e organizimit dhe të funksionimit të shërbimit të mjekësisë familjare në komuna përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Kujdesi dytësor shëndetësor - 30 Verify source ↗
Neni 30
Secondary healthcare includes outpatient care, 24-hour inpatient care, patient education, and professional support for primary care.
Neni 30 30.1.Kujdesi dytësor shëndetësor përfshin: a) Kujdesin shëndetësor jashtë spitalor: diagnostik, terapeutik dhe rehabilitues; b) Kujdesin shëndetësor spitalor gjatë 24 orëve: diagnostik, terapeutik dhe rehabilitues; c) Edukimin shëndetësor të pacientëve; d) Përkrahjen profesionale për nivelin e kujdesit parësor shëndetësor; 30.2.Organizimi, funksionimi dhe veprimtaria e shërbimeve të kujdesit dytësor shëndetësor jashtë spitalor dhe spitalor përcaktohen me akte të veçanta nën-ligjore të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë. Kujdesi tretësor shëndetësor - 31 Verify source ↗
Neni 31
Tertiary healthcare services are specialist services in authorised institutions, and the Ministry of Health (with the Ministry of Education, Science and Technology) sets their organisation and functioning by bylaw.
Neni 31 31.1.Kujdesi tretёsor shёndetёsor pёrfshin shёrbimet specialistike qё ofrohen nё institucionet shёndetёsore tё autorizuara nga Ministria e Shёndetёsisё ku zhvillohet procesi mёsimor universitar, puna kёrkimore-shkencore dhe edukimi specialistik pasdiplomik. 11 31.2.Organizimi dhe funksionimi i institucioneve tё kujdesit tretёsor shёndetёsor pёrcaktohet me akt nёnligjor tё nxjerrё nga Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Arsimit, Shkencёs dhe Teknologjisё. 31.3.Shfrytëzimi i shërbimeve të kujdesit tretësor shëndetësor të cilat nuk mund të sigurohen brenda sistemit të shëndetësisë së Kosovës sigurohen dhe rregullohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. - 32 Verify source ↗
Neni 32
Institucionet shëndetësore nga neni 31.1 duhet të përkrahin kujdesin parësor, dytësor dhe tretësor shëndetësor përmes aktiviteteve trajnuese dhe arsimore.
Neni 32 Kujdesin parësor, dytësor dhe tretësor shëndetësor, me aktivitete trajnuese dhe arsimore e pёrkrahin institucionet shёndetёsore nga neni 31.1 i kёtij Ligji. Format e veçanta të kujdesit shëndetësor Sektori farmaceutik - 33 Verify source ↗
Neni 33
The supply, storage, distribution, and dispersal of essential-list medicines and other medical aids recorded in the official register is regulated by a special subordinate act.
Neni 33 Furnizimi, depoimi, shpërndarja dhe disperzimi i barnave nga lista esenciale dhe mjeteve të tjera ndihmëse mjekësore të evidentuara në rregistrin zyrtar rregullohet me akt të veçantë nënligjor. Shëndetësia publike - 34 Verify source ↗
Neni 34
Public health is a high priority and a collective social activity aimed at improving population health through health promotion, healthy living, health education, anti-epidemic measures, and disease prevention.
Neni 34 Shëndetësia publike është prioritet i lartë i veprimtarisë shëndetësore dhe aktivitet i organizuar i shoqërisë në tërësi, që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës përmes përparimit të shëndetit dhe mënyrës së shëndoshë të jetesës, edukimit shëndetësorë marrjes së masave kundër epidemive si dhe parandalimit të sëmundjeve, të çrregullimeve, dhe të lëndimeve. - 35 Verify source ↗
Neni 35
The organization and implementation of immunization are set out in a sublegal act issued by the Ministry of Health.
Neni 35 Organizimi dhe zbatimi i imunizimit si një ndër masat themelore të kujdesit ndaj shëndetit publik, përcaktohen në akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
The rules for public health activity are set by a sublegal act issued by the Government of Kosovo, on proposal of the Ministry of Health.
Neni 36 Rregullat e veprimtarisë së shëndetësisë publike, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës, në propozim të Ministrisë të Shëndetësisë. Mjekësia e punës - 37 Verify source ↗
Neni 37
Worker-specific health care includes services that create and ensure optimal workplace conditions to protect employees’ physical and mental health. The Ministry of Health is empowered to issue a subordinate act on the establishment, organization, and operation of the occupational medicine service.
Neni 37 37.1.Kujdesi specifik shëndetësor për punëtorë përfshin shërbimet që krijojnë dhe sigurojnë kushtet optimale në mjedisin e punës me qëllim të ruajtjes së shëndetit fizik dhe mendor të të punësuarve. 37.2.Themelimi, organizimi dhe veprimtaria e Shërbimit profesional të mjekësisë së punës përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Mjekësia e sportit - 38 Verify source ↗
Neni 38
Sports medicine is described as a form of health-care organization, and its establishment, organization, and activity are set by a subordinate act issued by the Ministry of Health.
Neni 38 38.1.Mjekësia e sportit është formë e organizimit të kujdesit shëndetësor që veprimtarinë e saj e zbaton nëpërmjet përkujdesjes për gjendjen shëndetësore të sportistëve aktivë si dhe të banorëve, të cilët merren në mënyrë rekreative me sport. 12 38.2.Kujdesi specifik shëndetësor në lëmin e mjekësisë së sportit zbatohet në kuadër të Shërbimit të mjekësisë së sportit. 38.3.Themelimi, organizimi dhe veprimtaria e Shërbimit të mjekësisë së sportit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Trajtimi shëndetësor jokonvencional - 39 Verify source ↗
Neni 39
Non-conventional health treatments may not be treated or advertised if the relevant institution assesses that they are not based on contemporary medical science facts.
Neni 39 39.1. Ndalohet trajtimi dhe reklamimi i trajtimit shёndetёsor jokonvencional, qё nё bazё tё vlerёsimit nga institucioni pёrkatёs nga neni 31.1 nuk ёshtё i bazuar nё faktet e shkencёs sё mjekёsisё bashkёkohore. 39.2.Fusha e trajtimeve, kushtet dhe mënyra e përdorimit të metodave jokonvencionale terapeutike përcaktohen në akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Kapitulli VII THEMELIMI DHE ORGANIZIMI I INSTITUCIONEVE SHËNDETËSORE Plani i rrjetit të institucioneve publike shëndetësore dhe themelimi i institucionit shëndetësor - 40 Verify source ↗
Neni 40
Health institutions must carry out healthcare activities. Certain public bodies, domestic legal persons, and private domestic or foreign persons may establish health institutions under the law and related rules. The Kosovo Assembly approves the legal regulation in the preceding paragraph.
Neni 40 40.1.Veprimtarinë e kujdesit shëndetësor e zbatojnë institucionet shëndetësore. 40.2.Me qëllim të sigurimit të kujdesit shëndetësor për banorët në territorin e Kosovës, institucionet shëndetësore mund t’i themelojnë: a) Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Ministria e Shёndetёsisё, Kuvendi i Komunës, dhe personat juridikë vendorë në pajtim me këtë Ligj dhe Planin e rrjetit të institucioneve publike shëndetësore; b) Personat fizikë dhe juridikë, vendorë dhe të huaj, në pajtim me këtë Ligj dhe rregullativën për veprimtarinë private në shëndetësi. 40.3. Rregullativёn ligjore nga paragrafi paraprak e miraton Kuvendi i Kosovёs. - 41 Verify source ↗
Neni 41
The public health network plan includes public health institutions whose work ensures residents’ rights and the healthcare covered by Articles 22 and 23.
Neni 41 Me përcaktimet e Planit të rrjetit të institucioneve publike shëndetësore përfshihen institucionet publike shëndetësore me veprimtarinë e të cilave sigurohet realizimi i të gjitha të drejtave të banorëve të përcaktuara me ligj si dhe kujdesi shëndetësor i siguruar në nenet 22 dhe 23 të këtij ligji. - 42 Verify source ↗
Neni 42
The plan includes the number and capacity of health institutions, aligned with standards and names.
Neni 42 Plani përmban numrin dhe kapacitetin e institucioneve shëndetësore, të harmonizuara me standarde dhe emërtime. - 43 Verify source ↗
Neni 43
The plan for the network of public health institutions must be prepared by taking certain health, social, economic, technological, geographic, institutional, and insurance factors into account.
Neni 43 Përpilimi i Planit të rrjetit të institucioneve publike shëndetësore nga neni 40 paragrafi 40.2 pika (a) bazohet në rrespektim të: a) Gjendjes shëndetësore, moshës, gjinisë dhe pozitës sociale të banorëve; b) Kushteve dhe mundësive në ofrimin e kujdesit shëndetësor; 13 c) Kushteve ekonomike; d) Kushteve teknologjike-mjekësore; e) Distancës dhe konfiguracionit gjeografik; f) Strukturës dhe përbërjes së institucioneve shëndetësore; g) Organizimit të sigurimit shëndetësor; - 44 Verify source ↗
Neni 44
The Ministry of Health issues the founding act for the health institution referred to in article 43.
Neni 44 Aktin e themelimit të institucionit shëndetësor nga neni 43 e nxjerr Ministria e Shëndetësisë. - 45 Verify source ↗
Neni 45
A health institution may be established in all forms of ownership, if it complies with this Law, the public health network plan, and the private healthcare law.
Neni 45 Institucioni shëndetësor mund të themelohet në bazë të të gjitha formave të pronësisë në pajtim me këtë Ligj, Planin e rrjetit të institucioneve publike shëndetësore dhe Ligjin pёr veprimtarinë private në kujdesin shëndetësor. - 46 Verify source ↗
Neni 46
Private health activity is not allowed in the listed areas.
Neni 46 Veprimtaria private shëndetësore nuk lejohet në këto lëmi: a) Frytnimi artificial, në rastet kur dhuruesi është person i panjohur për çiftin; b) Përcaktimi i atësisë; c) Grumbullimi i gjakut dhe derivateve të tij; d) Marrja, ruajtja, transporti dhe transplantimi i indeve dhe organeve njerëzore përveç se në raste të autotransplantimit; e) Mjekësia ligjore; f) Shërbimet e morgut; g) Veprimtaritё nga lёmi i shёndetёsisё publike tё pёrcaktuara me aktin nёnligjor nga neni 36 i kёtij Ligji. Fillimi i punës të institucionit shëndetësor - 47 Verify source ↗
Neni 47
A healthcare institution may not start operating until the responsible body issues a decision confirming the conditions for starting work.
Neni 47 47.1.Institucioni shëndetësor nuk mund të fillojë veprimtarinë e tij derisa organi përgjegjës nga neni 72 i këtij Ligji të nxjerrë vendimin mbi përmbushjen e kushteve për fillimin e punës. 47.2.Vendimin nga paragrafi 47.1 i këtij neni për institucionin shëndetësor të themeluar në nivelin e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor e nxjerr Ministria e Shëndetësisë, ndërsa për institucionin shëndetësor të themeluar në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor e nxjerr Kuvendi komunal në pajtim me nenin 72 të këtij Ligji. - 48 Verify source ↗
Neni 48
The rules in Article 47.1 also apply when a health institution changes its activity.
Neni 48 Dispozitat e Nenit 47.1 të këtij Ligji aplikohen edhe në rastet e ndërrimit të veprimtarisë së institucionit shëndetësor. Kapitulli VIII UDHËHEQJA DHE MBIKËQYRJA NË INSTITUCIONET SHËNDETËSORE - 49 Verify source ↗
Neni 49
The health institution is led by a Director and supervised by a Supervisory Council.
Neni 49 49.1.Institucionin shëndetësor e udhëheq Drejtori. 14 49.2.Mënyra e zgjedhjes, e shkarkimit dhe mandati i Drejtorit të institucionit shëndetësor sigurohet në pajtim me rregullativën ligjore për shërbimin civil. 49.3.Institucioni shëndetësor mbikëqyret nga Këshilli mbikëqyrës. 49.4.Mënyra e zgjedhjes, e shkarkimit dhe mandati i Këshillit mbikëqyrës të institucionit shëndetësor sigurohet në pajtim me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë. - 50 Verify source ↗
Neni 50
Rregulli thotë se statuti i institucionit shëndetësor përcakton organizimin dhe drejtimin e tij, dhe miratohet nga themeluesi me propozim të institucionit.
Neni 50 50.1.Aktet nënligjore të institucionit shëndetësor janë Statuti ose aktet e tjera të përgjithshme. 50.2.Statuti është Akt i përgjithshëm me të cilin institucioni shëndetësor përcakton organizimin, mënyrën e udhëheqjes dhe të vendosjes, si edhe çështjet e tjera të lidhura me zbatimin e kujdesit shëndetësor, si dhe punët e afarizmit, në pajtim me ligjin. 50.3.Statuti aprovohet nga themeluesi me propozim të institucionit shëndetësor. Kapitulli IX KUSHTET DHE PROCEDURAT PËR ZBATIMIN E KUJDESIT SHËNDETËSOR - 51 Verify source ↗
Neni 51
Healthcare applies in the health institution, at the workplace, in the resident’s home, and in other places where the person needs healthcare.
Neni 51 Kujdesi shëndetësor zbatohet në institucionin shëndetësor, në vend të punës, në banesë të banorit dhe në vende të tjera, kudo ku ai ka nevojë për kujdes shëndetësor. - 52 Verify source ↗
Neni 52
Healthcare in a health institution must follow the conditions and procedures set by this law and the institution’s general acts.
Neni 52 52.1.Kujdesi shëndetësor në institucionin shëndetësor zbatohet sipas kushteve dhe procedurave të caktuara me këtë Ligj, si dhe me aktet e përgjithshme të institucionin shëndetësor. 52.2.Kujdesi shëndetësor në format e tjera të zbatimit, ushtrohet sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara për institucion shëndetësor. - 53 Verify source ↗
Neni 53
Health institutions must refer residents to the appropriate health institutions, with relevant medical documentation and within the referral system, when they cannot provide the needed care. During a strike, they must provide the minimum health services set by a bylaw from the Ministry of Health.
Neni 53 53.1.Në rastet kur institucioni shëndetësor nuk ka mundësi të sigurojë kujdesin shëndetësor nga fushëveprimi i tij, banorëve duhet të udhëzohet në institucionet shëndetësore përkatëse, shoqëruar me dokumentacionin relevant mjekësor, duke e respektuar sistemin e referimit. 53.2.Gjatë kohës së grevës, institucioni shëndetësor duhet të ofrojë minimumin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor të përcaktuar me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. - 54 Verify source ↗
Neni 54
Health workers must provide professional help at all times and everywhere, within their abilities, knowledge, and responsibilities.
Neni 54 54.1.Punëtori shëndetësor brenda mundësive, dijes dhe përgjegjësive të tij duhet të ofrojë ndihmën profesionale gjithmonë dhe në çdo vend. 54.2. Punёtori shёndetёsor i cili e ndihmon personin nё vendin e fatkeqёsisё nuk mund tё ndiqet nё mёnyrё gjyqёsore pёr shёrbimin e mangёt profesional për shkak të mungesës së mjeteve të nevojshme për ndihmë. - 55 Verify source ↗
Neni 55
The Government of Kosovo issues legal rules on resident treatment procedure data and professional secrecy, on proposal from the Ministry of Health.
Neni 55 Rregullat lidhur me të dhënat e procedurës së trajtimit të banorit, si dhe me fshehtësinë profesionale, përcaktohen me rregullativën ligjore të cilën e nxjerr Qeveria e Kosovës me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë. 15 Kapitulli X POLITIKAT ZHVILLIMORE DHE FINANCIMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR Politikat zhvillimore - 56 Verify source ↗
Neni 56
This article assigns health-care planning tasks and approvals to public bodies and health institutions.
Neni 56 56.1.Realizimi i detyrave dhe detyrimeve lidhur me organizimin dhe drejtimin e kujdesit shëndetësor sigurohet nëpërmjet aktiviteteve zhvillimore dhe financimit të kujdesit shëndetësor, të siguruara nga Qeveria e Kosovës, komunat, të punësuarit dhe punëdhënësit, personat juridikë, banorët dhe institucionet shëndetësore. 56.2.Zbatimi i politikave zhvillimore në shëndetësi sigurohet nëpërmjet planeve: a) Operative; b) Afat-mesme, dhe c) Strategjike. 56.3.Qëllimet operative përcaktohen në planin operativ të masave dhe të aktiviteteve të domosdoshme për realizimin e planit afat-mesëm dhe planit strategjik, ku përfshihen së paku: a) Kujdesi shëndetësor; b) Organizimi institucional; c) Burimet njerëzore; d) Financimi i kujdesit shëndetësor. 56.4.Qëllimet afat-mesme përcaktohen me planin afat-mesëm të kujdesit shëndetësorë, për periudhën pesëvjeqare, në kuadër të cilit përfshihen së paku: a) Struktura e sistemit të kujdesit shëndetësor; b) Organizimi dhe udhëheqja; c) Burimet njerëzore; d) Financimi i kujdesit shëndetësorë. 56.5.Qëllimet strategjike përcaktohen me planin strategjik të kujdesit shëndetësorë, për periudhën dhjetë vjeçare, në kuadër të cilit përfshihen së paku: a) Vlerësimi i nevojave dhe i mundësive materiale për kujdesin shëndetësor; b) Plani i rrjetit të institucioneve shëndetësore; c) Plani i arsimimit dhe aftësimit profesional të punëtorëve shëndetësorë; d) Mjetet financiare për shpenzimet e kujdesit shëndetësor; e) Mjetet financiare për investime kapitale në kujdesin shëndetësor. 56.6.Planin strategjik të zhvillimit, në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësorë, e miraton Kuvendi i Kosovës. 56.7. Planin afatmesёm tё zhvillimit nё tё gjitha nivelet e kujdesit shёndetёsor e miraton Qeveria e Kosovёs. 56.8.Planin operativ të zhvillimit të kujdesit parësorë shëndetësorë, e miraton Kuvendi i komunës, në pajtim me planin afat mesëm të miratuar nga Qeveria e Kosovës. 56.9.Planin operativ tё zhvillimit tё kujdesit dytёsor dhe tretёsor shёndetёsor e miraton Qeveria e Kosovёs. 56.10.Procedurën rreth përgatitjes së planeve strategjike, afatmesme dhe operative për të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor e siguron Ministria e Shëndetësisë. 56.11.Institucioni shëndetësor nxjerr programin vjetor të kujdesit shëndetësor me të cilin përcakton: a) Masat, aktivitetet dhe rezultatet e pritura të kujdesit shëndetësor; b) Planin e punës; c) Organizimin dhe udhëheqjen; 16 d) Burimet njerëzore; e) Planin financiar. Financimi i kujdesit shëndetësor - 57 Verify source ↗
Neni 57
The provision says basic healthcare for all residents is financed from listed public and private sources, and healthcare may be provided in licensed or permitted institutions.
Neni 57 57.1.Niveli themelor i kujdesit shëndetësor për të gjithë banorët garantohet nga burimet vijuese: a) Buxheti Qëndror i Qeverisë së Kosovës; b) Buxheti i Komunave; c) Fondi i sigurimeve shëndetësore; d) Bashkëpagesat nga shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore; e) Tatimet e veçanta të aprovuara nga Qeveria; f) Dhuratat dhe trashëgimitë e dhuruara nga banorët individual; g) Donacionet në formë të parave të gatshme ose të ngjashme; h) Të ardhurat nga aktivitetet e autorizuara; i) Të ardhurat nga sigurimet vendore dhe tё jashtme të cilat realizohen nga shërbimet e specializuara të sigurimeve të përcaktuara me ligjet e tjera relevante. 57.2.Kujdesi shëndetësor mund të sigurohet në institucionet e licencuara ose të lejuara të kujdesit shëndetësor, në pajtim me këtë ligj, të cilat mund të jenë të financuara edhe nga: a) Organizatat e themeluara në bazë të ligjit, të cilat ofrojnë skema të sigurimeve private shëndetësore, nëpërmjet kontributeve vullnetare; b) Pagesat e drejtëpërdrejta të banorëve të cilët kanë zgjedhur që të trajtohen si pacientë privat, duke paguar nga mjetet vetanake çmimin e plotë të kujdesit shëndetësor. 57.3.Organizatat e sigurimeve të përshkruara në nenin 57.1 pika c) dhe 57.2 pika a) themelohen dhe organizohen, në pajtim me ligjin për sigurime shëndetësore. - 58 Verify source ↗
Neni 58
Basic health insurance is mandatory for residents in formal employment and for natural and legal persons, according to this law. Private health insurance is voluntary.
Neni 58 58.1.Format e sigurimeve shëndetësore të banorëve dhe të gjitha komuniteteve të Kosovës janë: a) Sigurimi shëndetësor themelor; b) Sigurimi shëndetësor privat. 58.2.Sigurimi shëndetësor themelor është sigurim i detyrueshëm për të gjithë banorët në marrëdhënie formale të punës, si dhe për personat fizikë dhe personat juridikë, në pajtim me këtë ligj. 58.3.Sigurimi privat shëndetësor është sigurim vullnetar i banorëve që sigurohet nga vetë ata dhe/ose nga punëdhënësit në organizata të themeluara në bazë të ligjit nga neni 57.3. Sigurimi themelor shëndetësor - 59 Verify source ↗
Neni 59
The Kosovo Government sets each year, through a special program package, the volume of rights for basic health insurance health care, and the Health Insurance Fund must secure and guarantee the basic level and volume of health care for all residents.
Neni 59 59.1.Vëllimi i të drejtave nga Sigurimi themelor shëndetësor lidhur me kujdesin shëndetësor nga neni 22 i këtij ligji, përcaktohet çdo vit me pako të programit të veçantë, të cilën e nxjerr Qeveria e Kosovës. 59.2.Niveli dhe vëllimi i kujdesit shëndetësor themelor, me të drejta dhe detyrime për të gjithë banorët, do të sigurohet dhe garantohet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (në tekstin e mëtejshëm Fondi). 17 59.3.Në Fond, për të gjithë banorët skema e sigurimeve themelore shëndetësore do të bazohet në parimet e barazisë, reciprocitetit dhe solidaritetit. 59.4.Fondi themelohet si institucion publik i pavarur me status juridik, të drejta dhe përgjegjësi të caktuara me ligjin për Sigurimet Shëndetësore të Kosovës. Sigurimi privat shëndetësor - 60 Verify source ↗
Neni 60
Private health insurance is based on an individual contract between the resident, the organization, and authorized health insurance institutions.
Neni 60 Sigurimi privat shëndetësor themelohet në bazë të kontratës individuale ndërmjet banorit, organizatës dhe institucioneve të sigurimeve shëndetësore të autorizuara në bazë të ligjit. Sigurimi i mjeteve për punë të institucioneve shëndetësore - 61 Verify source ↗
Neni 61
Shëndetësia mund të financohet nga disa burime, dhe disa institucione/organizata shëndetësore duhet të mbajnë llogari, evidenca dhe të japin informacion për organet relevante.
Neni 61 61.1.Institucionet shëndetësore mund të financohen nga: a) Buxheti i Kosovës; b) Buxheti i Komunave; c) Fondi i sigurimeve shëndetësore; d) Institucionet private të sigurimeve shëndetësore; e) Bashkëpagesat e banorëve; f) Grantet për punë shkencore hulumtuese; g) Dhuratat në formë të hollave të gatshme dhe të ngjashme; h) Donacionet dhe trashëgimitë; i) Të ardhurat nga taksat speciale të përcaktuara nga Qeveria; j) Të ardhurat nga sistemet e tjera të sigurimeve vendore dhe tё jashtme. 61.2.Institucionet shëndetësore dhe personat e tjerë juridikë dhe fizikë, të cilët ushtrojnë veprimtari shëndetësore, sigurojnë mjete për punë duke zbatuar programin e kujdesit shëndetësor në bazë të: a) Llojeve, vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve që vlerësohen sipas çmimit të shërbimeve; b) Numrit të banorëve në territorin që mbulohet me shërbime të kujdesit shëndetësor; ose c) Numrit të banorëve të udhëzuar në institucionet shëndetësore. 61.3.Institucionet shëndetësore dhe organizatat që marrin fonde publike për zbatimin e kujdesit shëndetësor, janë të detyruara të mbajnë llogaritë dhe evidencat në mënyrën e përcaktuar me ligj dhe të sigurojnë informata të nevojshme për organet relevante. Kapitulli XI SISTEMI INFORMATIV SHËNDETËSOR - 62 Verify source ↗
Neni 62
Health activity must ensure and implement a unique, integrated information system.
Neni 62 Veprimtaria shëndetësore siguron dhe zbaton sistemin informativ unik dhe të integruar. - 63 Verify source ↗
Neni 63
Health institutions and responsible legal and natural persons must collect health data and report it periodically to the Public Health Institute of Kosovo.
Neni 63 Institucionet shëndetësore, si dhe personat përgjegjës juridikë dhe fizikë janë të detyruar të mbledhin të dhënat shëndetësore dhe t’i raportojnë ato në mënyrë periodike në Institutin e Shёndetёsisё Publike të Kosovës, në pajtim me dispozitat e aktit nënligjor nga neni 68. - 64 Verify source ↗
Neni 64
Health records are handled by collecting and recording data in health documentation, and they may be institutional or personal.
Neni 64 18 Evidenca shëndetësore zbatohet nëpërmjet grumbullimit dhe evidentimit të të dhënave në dokumentacionin shëndetësor që mund të jetë: a) Institucional – që mbetet në institucionin që zbaton kujdesin shëndetësor; b) Personal – që mbetet në pronësi të banorit. - 65 Verify source ↗
Neni 65
The Ministry of Health sets the norms and standards for the unique health information system, based on a proposal from the Public Health Institute of Kosovo.
Neni 65 Normat dhe standardet brenda sistemit unik informativ shëndetësor i përcakton Ministria e Shëndetësisë në bazë të propozimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës. - 66 Verify source ↗
Neni 66
The worker and the health institution must report their services when the responsible organ asks, while protecting patient rights and professional secrecy, except where another law allows otherwise.
Neni 66 Punëtori dhe institucioni shëndetësor raporton për shërbimet e tij, me kërkesë të organit përgjegjës, duke mos cënuar të drejtat e pacientit dhe duke siguruar fshehtësinë profesionale, përveç në rastet e rregulluara me ligjin përkatës. - 67 Verify source ↗
Neni 67
Health workers are responsible for the accuracy of the data they sign in health records, and the Ministry of Health supervises compliance with duties in the unique health information system.
Neni 67 67.1.Secili punëtor shëndetësor, me nënshkrimin e tij, mban përgjegjësi për saktësinë e të dhënave të regjistruara në dokumentacionin dhe në evidencën shëndetësore. 67.2.Mbikëqyrjen e zbatimit të detyrimeve në lëmin e sistemit unik informativ shëndetësor e realizon Ministria e Shëndetësisë. - 68 Verify source ↗
Neni 68
The Government of Kosovo issues a subordinate act, on the proposal of the Ministry of Health, to regulate record types, content, record-keeping, data collection, processing, use, and reporting in the unified health information system.
Neni 68 Llojet, përmbajtja dhe mënyra e udhëheqjes së evidencave, grumbullimi, përpunimi dhe shfrytëzimi i të dhënave të grumbulluara, si dhe mënyra e raportimit brenda sistemit unik informativ shëndetësor rregullohen me akt nënligjor që e nxjerrë Qeveria e Kosovës, në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë. Kapitulli XII SHËRBIMI SHËNDETËSOR - 69 Verify source ↗
Neni 69
Health activity under article 1(e) is organized within health institutions through professional health services.
Neni 69 Veprimtaria shëndetësore nga neni 1 (e) organizohet në kuadër të institucioneve shëndetësore nëpërmjet shërbimeve profesionale shëndetësore. Institucionet shëndetësore - 70 Verify source ↗
Neni 70
Health institutions must carry out health activities in line with internal health regulations.
Neni 70 Institucionet shëndetësore zbatojnë veprimtarinë shëndetësore në pajtim me rregullativën e brendshme shëndetësore. - 71 Verify source ↗
Neni 71
Ministria e Shëndetësisë përcakton me akt nënligjor standardet dhe normat që institucioni shëndetësor duhet t’i plotësojë.
Neni 71 Standardet dhe normat që duhet t’i plotësojë institucioni shëndetësor sa i përket aspekteve të kuadrit, pajisjes, si dhe kushteve hapësinore dhe ndërtimore të objekteve në të cilat zhvillohet veprimtaria shëndetësore, i përcakton Ministria e Shëndetësisë me akt nënligjor. - 72 Verify source ↗
Neni 72
Ministry of Health handles the licensing and accreditation of health institutions, based on the legal rule in article 40.3.
Neni 72 19 Licencimin dhe akreditimin e institucioneve shëndetësore e bën Ministria e Shëndetësisë në bazë të rregullativës ligjore nga neni 40.3 - 73 Verify source ↗
Neni 73
A health institution may start work only after the Ministry of Health confirms the required technical and professional conditions and the authorized body under article 72 licenses the activity.
Neni 73 Fillimi i punës së institucionit shëndetësor, pa marrë parasysh llojin e pronësisë, bëhet në momentin kur me aktin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë vërtetohet ekzistimi i kushteve teknike dhe profesionale për fillimin e punës dhe kur në bazë të kësaj, institucioni përkatës licencohet për ushtrimin e veprimtarisë nga organi i autorizuar me nenin 72. Llojet e institucioneve publike shëndetësore - 74 Verify source ↗
Neni 74
Health institutions are organized into primary, secondary, and tertiary levels of care.
Neni 74 74.1.Institucionet shëndetësore organizohen si institucione të nivelit parësor, dytësor dhe tretësor të kujdesit shëndetësor. 74.2.Institucionet e nivelit parësor të kujdesit shëndetësor janë: a) Qendra kryesore e mjekësisë familjare; b) Qendra e mjekësisë familjare; c) Ambulanca shëndetësore; d) Qendra e mjekësisë urgjente, në Komunat me më tepër se 150.000 banorë; e) Barnatorja; f) Qendra e Rehabilitimit. 74.3.Institucionet e nivelit dytësor të kujdesit shëndetësor janë: a) Spitali; b) Qendra diagnostike – terapeutike; c) Qendra e shëndetit oral dhe kujdesit dental; d) Qendra e shëndetit mendor; e) Shtëpia pёr integrim nё bashkёsi; f) Qendra speciale rehabilituese; 74.4.Institucionet e nivelit tretësor të kujdesit shëndetësor janë institucionet e përcaktuara në nenin 31.1. - 75 Verify source ↗
Neni 75
Qendra Klinike Universitare e Kosovës is reorganized according to a bylaw issued by the Ministry of Health and article 122 of the law.
Neni 75 Qendra Klinike Universitare e Kosovës riorganizohet në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe nenin 122 të këtij ligji. - 76 Verify source ↗
Neni 76
The internal organization and activities of health institutions at all levels are set by bylaws issued by the Ministry of Health and by the institution’s founding act.
Neni 76 Organizimi i brendshem dhe veprimtaria e institucioneve shëndetësore në të gjitha nivelet përcaktohen me akte nënligjore të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe me aktin themelues të institucionit shëndetësor. - 77 Verify source ↗
Neni 77
Private health institutions must be organized in line with this law and the legal rules for carrying out private healthcare activity.
Neni 77 Institucionet shëndetësore në pronësi private organizohen në pajtim me këtë ligj dhe rregullativën ligjore për zbatimin e veprimtarisë private në kujdesin shëndetësor nga neni 40.3. Qendra referente - 78 Verify source ↗
Neni 78
A health institution or part of it can be a reference center if it meets the highest standards for specialized healthcare.
Neni 78 78.1.Qendër referente është institucioni shëndetësor ose pjesa e tij që plotëson standardet dhe normat e niveleve më të larta për realizimin e formave të specializuara të kujdesit shëndetësor. 20 78.2.Kushtet që duhet t’i plotësojë institucioni shëndetësor për t’u emëruar si qendër referente dhe mënyra e emërimit përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Shërbimet profesionale shëndetësore - 79 Verify source ↗
Neni 79
The Ministry of Health may organize professional health services by a special sublegal act.
Neni 79 79.1.Me qëllim të sigurimit të kujdesit të integruar shëndetësor si dhe me qëllim të zbatimit të detyrave me rëndësi të veçantë për sistemin e kujdesit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet aktit të veçantë nënligjor, do të organizojë Shërbimet profesionale shëndetësore. 79.2.Parim themelor i organizimit të shërbimeve profesionale shëndetësore është integrimi i funksioneve në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor. 79.3.Shërbimet profesionale shëndetësore bazohen në rekomandimet e Komiteteve profesionale të themeluara nga Ministria e Shëndetësisë. 79.4.Organizimi dhe veprimtaria e Komiteteve profesionale përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. - 80 Verify source ↗
Neni 80
The Sanitary Inspectorate operates within the Ministry of Health as the highest sanitary control body.
Neni 80 80.1.Në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë organizohet dhe funksionon Inspektorati Sanitar si organi më i lartë i kontrollit sanitar. 80.2.Punët, organizimi, autorizimet, detyrat, dhe kompetencat e Inspektoratit Sanitar përcaktohen me akt ligjor të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Kujdesi shëndetësor në institucionet e përkujdesit social - 81 Verify source ↗
Neni 81
The Ministry of Health and the Ministry of Labour and Social Affairs set health care measures for social care institutions by subordinate act.
Neni 81 Masat e kujdesit shëndetësor në institucionet e përkujdesit social i përcaktojnë me akt nënligjor, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale. Institucionet shëndetësore humanitare dhe format e tjera të organizimit të shoqërisë civile në lëmin e shëndetësisë - 82 Verify source ↗
Neni 82
Healthcare services in humanitarian health institutions and other civil society health organizations are to be set by a subordinate act issued by the Ministry of Health.
Neni 82 Shërbimet e kujdesit shëndetësor në institucionet shëndetësore humanitare dhe në format e tjera të organizimit të shoqërisë civile në lëmin e shëndetësisë, përcaktohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria e Shëndetësisë. Dispozitat në lidhje me të vdekurin dhe obduksionin - 83 Verify source ↗
Neni 83
A doctor must examine each deceased person to determine the time and cause of death; a health institution is responsible for determining cause of death when the person died there.
Neni 83 83.1.Për çdo person të vdekur konstatohet koha dhe shkaku i vdekjes, nëpërmjet ekzaminimit të kryer nga ana e mjekut. 83.2.Konstatimi i shkakut të vdekjes së personit i cili ka vdekur në institucionin shëndetësor është përgjegjësi e atij institucioni shëndetësor. 83.3.Shkaku i vdekjes së personit, i cili ka vdekur jashtë institucionit shëndetësor duhet të konstatohet brenda afatit prej 12 orësh pas marrjes së informatës për vdekjen. 83.4.Nëse vdekja është shkaktuar nga sëmundja ngjitëse, duhet të informohet inspektorati sanitar. 83.5.Nëse vdekja është shkaktuar në mënyrë të dhunshme, duhet të informohet organi përkatës ligjor. 21 83.6.Shkaku i vdekjes konstatohet në bazë të dokumentacionit mjekësor, obduksionit dhe autopsisё klinike. - 84 Verify source ↗
Neni 84
Obduksioni është i detyrueshëm në disa raste, dhe Ministria e Shëndetësisë përcakton me akt nënligjor rregullat për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe shërbimet e morgut.
Neni 84 84.1.Obduksioni është i detyrueshëm nëse: a) Shkaku i vdekjes së banorit i cili ka vdekur në institucion shëndetësor, nuk është i qartë; b) Banori ka vdekur në institucionin shëndetësor, të tipit spitalor, brenda 72 orëve nga pranimi; c) Këtë e kërkon mjeku familjar i cili e ka mjekuar banorin para vdekjes; d) Kërkohet nga organi kompetent ligjor për shkaqe sanitare ose me kërkesë të gjykatësit hetues; e) Këtë e kërkon anëtari i ngushtë i familjes ose përfaqësuesi i tij ligjor. 84.2.Shpenzimet e obduksionit i bartë personi juridik ose fizik i detyruar me këtë ligj që të paguajë shpenzimet e mjekimit të banorit, para vdekjes. 84.3.Shpenzimet e obduksionit me kërkesë të organeve ligjore barten në barrë të buxhetit të komunës, banor i të cilës ka qenë banorit, para vdekjes. 84.4.Rregullat lidhur me procedurat për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe shёrbimet e morgut përcaktohen me akt nënligjor, të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Dispozitat për mbrojtjen nga rrezatimi radioaktiv dhe nga substancat kimike - 85 Verify source ↗
Neni 85
The organization, activity, and related responsibilities of the service for protection from radioactive radiation and chemical substances are to be set by a sub-legal act issued by the Ministry of Health.
Neni 85 Organizimi dhe veprimtaria e shërbimit për mbrojtjen nga efektet e dëmshme të rrezatimit radioaktiv dhe nga substancat kimike, si dhe përgjegjësitë lidhur me këtë çështje përcaktohen me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Kapitulli XIII PUNËTORËT SHËNDETËSORË - 86 Verify source ↗
Neni 86
This article says healthcare is carried out by specified categories of health workers.
Neni 86 Kujdesin shëndetësor e zbatojnë punëtorët shëndetësorë të profileve dhe niveleve profesionale vijuese: a) Doktor i mjekësisë, mjek në specializim, mjek specialist; b) Doktor i stomatologjisë, stomatolog në specializim, stomatolog specialist; c) Magjistër i farmacisë, farmacist në specializim, farmacist specialist; d) Fizioterapeut, fizioterapeut i diplomuar; e) Infermiere, infermiere e diplomuar; f) Mami, mami e diplomuar; g) Psikolog klinik; h) Teknikët mjekësorë, të përcaktuar në regjistrin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. - 87 Verify source ↗
Neni 87
After completing the relevant school level, healthcare staff must do compulsory professional practice.
Neni 87 Pas përfundimit të nivelit shkollor përkatës, kuadri shëndetësor duhet të kryejë praktikën e detyruar profesionale. 22 - 88 Verify source ↗
Neni 88
After completing the required professional practice, the trainee must take the professional exam.
Neni 88 Pas përfundimit të praktikës së detyruar profesionale, praktikanti i nënshtrohet provimit profesional. - 89 Verify source ↗
Neni 89
Mandatory professional practice and professional exams for all categories of health staff are to be applied under a bylaw issued by the Ministry of Health.
Neni 89 Praktika e detyruar profesionale dhe provimi profesional për të gjitha kategoritë e kuadrove shëndetësorë, zbatohen në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Licencimi i punëtorëve shëndetësorë - 90 Verify source ↗
Neni 90
Pas provimit profesional, kuadri shëndetësor duhet të regjistrohet dhe të licencohet pranë Këshillit të Përgjithshëm Profesional.
Neni 90 Pas përfundimit të suksesshëm të provimit profesional kuadri shëndetësor duhet të regjistrohet dhe të licencohet pranë Këshillit të Përgjithshëm Profesional nga neni 100. - 91 Verify source ↗
Neni 91
Vetëm punëtori shëndetësor i regjistruar dhe i licencuar mund ta zbatojë në mënyrë të pavarur kujdesin shëndetësor të qytetarëve.
Neni 91 Kujdesin shëndetësor të qytetarëve në çdo nivel dhe profil të shërbimit shëndetësor mund ta zbatojn në mënyrë të pavarur vetëm punëtori shëndetësor i cili është i regjistruar dhe i licencuar në pajtim me këtë Ligj. Specializimet - 92 Verify source ↗
Neni 92
Qualified health workers may pursue further specialization after registration and licensing.
Neni 92 92.1.Pas regjistrimit dhe licencimit, punëtori shëndetësor me kualifikim universitar ka të drejtë që të aftësohet më tutje në lëmi të ndryshme të kujdesit shëndetësor nëpërmjet specializimit. 92.2.Ministria e Shëndetësisë me propozim të Këshillit të Përgjithshëm Profesional, nxjerr Planin afatmesëm të specializimeve duke u bazuar në planin e kuadrove shëndetësorë. 92.3.Njohjen dhe/ ose nostrifikimin e diplomave të specializimit e bën Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet organeve të Këshillit të Përgjithshëm Profesional, të përcaktuar me akt nënligjor. 92.4.Specializimet e punëtorëve shëndetësorë realizohen në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë - 93 Verify source ↗
Neni 93
Specializations may also be organized for foreign citizens if a sublegal act issued by the Ministry of Health provides for it.
Neni 93 Specializimet mund të organizohen edhe për shtetas të huaj në bazë të aktit nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Edukimi i vazhdueshëm profesional - 94 Verify source ↗
Neni 94
Healthcare workers must continuously improve their professional skills, and health institutions must enable that ongoing professional training.
Neni 94 94.1.Punëtorët shëndetësorë janë të detyruar që të aftësohen në mënyrë të vazhdueshme në pikëpamjen profesionale qëllim të ruajtjes dhe ngritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor. 94.2.Institucionet shëndetësore, në të gjitha nivelet dhe të gjitha format e financimit, janë të detyruara që të mundësojnë aftësimin e vazhdueshëm profesional të punëtorëve të tyre shëndetësorë. - 95 Verify source ↗
Neni 95
Health workers must undergo re-licensing every 5 years and follow the standards and norms set by the General Professional Council and the subordinate act issued by the Ministry of Health.
Neni 95 Punëtorët shëndetësorë janë të detyruar që çdo 5 (pesë) vjet t’i nënshtrohen procedurës së ri-licencimit duke respektuar standardet dhe normat e përcaktuara nga Këshilli i Përgjithshëm Profesional, në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. 23 - 96 Verify source ↗
Neni 96
Health workers may carry out independent health activities in licensed health institutions if they are members of the General Professional Council and licensed for the relevant health activity.
Neni 96 Punëtorët shëndetësorë mund të ushtrojnë veprimtari të pavarur shëndetësore në institucionet e licencuara shёndetёsore nëse janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm Profesional, dhe nëse janë të licencuar për veprimtari të caktuar shëndetësore. Detyrimet gjatë grevës - 97 Verify source ↗
Neni 97
Health workers have the right to strike, and health institutions must keep healthcare services running continuously during a strike.
Neni 97 97.1.Punëtorët shëndetësorë kanë të drejtën e grevës në pajtim me ligjin. 97.2.Gjatë grevës, në institucionet shëndetësore duhet të sigurojnë zbatimin e vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor në mënyrën e paraparë me këtë Ligj dhe aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. Kapitulli XIV VEPRIMTARIA PRIVATE SHËNDETËSORE - 98 Verify source ↗
Neni 98
Certain health workers may found only one private health institution and may do private healthcare work only after regular working hours; public health institutions may rent out space and equipment after hours under a subordinate act from the Ministry of Health.
Neni 98 98.1.Punëtori shëndetësor nga neni 96 mund të jetë themelues i vetёm njё institucioni privat shёndetёsor . 98.2.Punëtori shëndetësor nga neni 86 i punësuar në orar të plotë të punës në institucionin publik shëndetësor mund të zbatojë veprimtari private në kujdesin shëndetësor, vetëm pas orarit të rregulltë të punës. 98.3.Institucioni publik shëndetësor, pas përfundimit të orarit të rregullt të punës, me qëllim zbatimi të veprimtarisë private në kujdesin shëndetësor, mund të japë me qera hapësirat dhe pajisjet e tij, në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. - 99 Verify source ↗
Neni 99
Private healthcare activity must be organized and determined according to legal regulations approved by the Assembly of Kosovo.
Neni 99 Veprimtaria private në kujdesin shëndetësor organizohet dhe përcaktohet në bazë të rregullativës ligjore të miratuar nga Kuvendi i Kosovës . Kapitulli XV KËSHILLI I PËRGJITHSHËM PROFESIONAL - 100 Verify source ↗
Neni 100
The General Professional Council is responsible for registering and licensing health professionals, overseeing ethical and disciplinary rules and professional standards, and supporting continuing professional education.
Neni 100 100.1.Këshilli i Përgjithshëm Profesional (në tekstin e mëtejmë Këshilli i Përgjithshëm) do të jetë përgjegjës për: a) regjistrimin dhe licencimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor; b) respektimin e normave etike dhe disiplinore, standardeve profesionale në zbatimin e aktiviteteve të kujdesit shëndetësor, si dhe për c) edukimin e vazhdueshëm profesional të profesionistëve shëndetësorë. 100.2.Përbërja dhe organizimi i Këshillit të Përgjithshëm Profesional rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga organet përkatëse. Kapitulli XVI MBIKËQYRJA PROFESIONALE 24 - 101 Verify source ↗
Neni 101
Health professional supervision must ensure ethical, professional, and up-to-date standards in healthcare.
Neni 101 101.1.Mbikëqyrja profesionale siguron zbatimin e normave etike, profesionale, si dhe të standardeve bashkëkohore në shëndetësi. 101.2.Veprimtaria profesionale e institucioneve shëndetësore dhe e punëtorëve shëndetësorë, pa marrë parasysh mënyrën e financimit dhe llojin e pronësisë, i nënshtrohet mbikëqyrjes profesionale, të brendshme dhe të jashtme. Mbikëqyrja e jashtme profesionale – inspektorati shëndetësor - 102 Verify source ↗
Neni 102
Health inspection carries out external professional supervision, and the health inspectorate’s rights, duties, responsibilities, and organization are governed by the law on the health inspectorate.
Neni 102 102.1.Mbikëqyrja e jashtme profesionale zbatohet nga ana e inspektoratit shëndetësor. 102.2. Inspektorati shëndetësor është organ administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë. 102.3.Tё drejtat, detyrat, pёrgjegjёsitё dhe organizimi i inspektoratit shёndetёsor pёr ushtrimin e mbikëqyrjes sё zbatimit tё kёtij ligji dhe ligjeve tjera nga lёmi i shёndetёsisё rregullohen me Ligjin mbi Inspektoratin shёndetёsor. Mbikëqyrja e brendshme profesionale - 103 Verify source ↗
Neni 103
The health institution’s responsible person must organize and ensure internal professional supervision according to the institution’s legal rules.
Neni 103 Mbikëqyrjen e brendshme profesionale, e organizon dhe e siguron përgjegjësi i institucionit shëndetësor duke u bazuar në rregullativën e tij ligjore. - 104 Verify source ↗
Neni 104
Health workers with qualifications lower than the worker being supervised may not carry out internal or external professional supervision.
Neni 104 Mbikëqyrjen e brendshme dhe të jashtme profesionale nuk mund ta zbatojnë punëtorët shëndetësorë që kanë kualifikime më të ulëta se sa punëtori që është subjekt i mbikëqyrjes. - 105 Verify source ↗
Neni 105
The Ministry of Health ensures professional supervision in the institutions covered by Articles 81 and 82.
Neni 105 Mbikëqyrjen profesionale në institucionet nga neni 81 dhe 82 e siguron Ministria e Shëndetësisë. Kapitulli XVII HULUMTIMET KLINIKE NË NJERËZ - 106 Verify source ↗
Neni 106
Matters relating to clinical research in humans are regulated by a special law.
Neni 106 Çështjet lidhur me hulumtimet klinike në njerëz rregullohen me ligj të veçantë. Kapitulli XVIII NDËRPRERJA E SHTATËZËNISË DHE STERILIZIMI ARTIFICIAL - 107 Verify source ↗
Neni 107
After week 10, pregnancy termination for family-planning reasons is not allowed, except in the cases listed in paragraph 107.2.
Neni 107 107.1.Ndërprerja e shtatëzanisë për shkaqe të planifikimit të familjes nuk lejohet pas javës së dhjetë, përveç në rastet e përcaktuara me paragrafin 107.2 të këtij neni. 107.2. Ndёrprerja e shtatzёnisё pas javёs sё dhjetё lejohet vetёm nё rast të shkaqeve serioze shёndetёsore tё nёnёs dhe/ose tё frytit, ose kur shtatzёnia ёshtё rezultat i dhunimit ose incestit tё vёrtetuar nga organet e autorizuara me ligj. 107.3.Shkaqet mjekësore nga paragrafi 107.2 i këtij neni duhet të përcaktohen nga komisioni tre anëtarësh i mjekëve specialistë të përbërë nga dy gjinekolog-obstetër dhe një psikiatër. - 108 Verify source ↗
Neni 108
Issues related to termination of pregnancy are regulated by a special law.
Neni 108 25 Çështjet lidhur me ndërprerjen e shtatëzanisë rregullohen me ligj të veçantë. Sterilizimi Artificial - 109 Verify source ↗
Neni 109
Artificial sterilization may be carried out at the person's request, or on expert doctors’ recommendation when the person’s health is at risk.
Neni 109 109.1. Sterilizimi artificial mund tё kryhet te personat e tё dy gjinive me kёrkesё tё tyre, ose me rekomandim tё mjekёve ekspertë nё rastet kur rrezikohet shёndeti i tyre. 109.2.Në rastin kur nuk mund të sigurohet pëlqimi nga paragrafi 109.1 i këtij neni, zbatohen dispozitat e nenit 21 të këtij ligji. Kapitulli XIX TRANSPLANTIMI I ORGANEVE, I INDEVE DHE KLONIMI - 110 Verify source ↗
Neni 110
Organ and tissue transplantation may be done only in a health institution authorized by the Ministry of Health.
Neni 110 110.1.Transplantimi i organeve dhe i indeve bëhet vetëm në institucionin shëndetësor të autorizuar për këtë qëllim nga Ministria e Shëndetësisë. 110.2.Është i ndaluar reklamimi i përdorimit të organeve dhe të indeve të njeriut për çfarëdo qëllimi qoftë. 110.3.Dispozitat lidhur me largimin ose transplantimin e organeve dhe/ose indeve, përcaktohen me ligj tё veçantё. - 111 Verify source ↗
Neni 111
Cloning humans is prohibited.
Neni 111 Ndalohet klonimi i njerёzve. Kapitulli XX KUJDESI SHËNDETËSOR GJATË GJENDJES SË JASHTËZAKONSHME - 112 Verify source ↗
Neni 112
During an emergency state, healthcare is applied under a Government bylaw, and the Ministry of Health must keep the needed legal healthcare provisions ready for proclamation.
Neni 112 112.1.Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sigurimi i kujdesit shëndetësor zbatohet në pajtim me aktin nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës. 112.2.Ministria e Shëndetësisë siguron që dispozitat ligjore të kujdesit shëndetësor të cilat duhet të vihen në fuqi në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, të jenë të gatshme për shpallje. 112.3.Në aktivitetet e kujdesit shëndetësor në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme përfshihen: a) Zbatimi i dispozitave ligjore që janë në fuqi; b) Transformimi i sistemit të sigurimit të kujdesit shëndetësor në masën e nevojshme; c) Koordinimi i aktiviteteve të Ministrisë së Shëndetësisë me sektorin e shëndetësisë së Trupave Mbrojtëse të Kosovës; d) Zbatimi i ndryshimeve në sistemin e udhëzimit dhe të udhëheqjes me qëllim të eliminimit të gjendjes së jashtëzakonshme; e) Sigurimi i shërbimit të kujdesit shëndetësor për banorët; f) Veprimi i institucioneve të përkohshme shëndetësore dhe g) Aktivizimi i kapaciteteve plotësuese dhe i rezervave. 26 112.4.Ngjarja cilësohet si gjendje e jashtëzakonshme me vendim të Ministrit të Shëndetësisë me propozim të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës. - 113 Verify source ↗
Neni 113
During a state of emergency, residents’ rights under this law and related subordinate acts apply only insofar as they do not undermine the effectiveness of emergency measures and they must respect the resident’s dignity.
Neni 113 Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, të drejtat e banorëve të përkufizuara në këtë ligj dhe në aktet përcjellëse nënligjore vlejnë deri në masën që nuk e rrezikojnë efikasitetin e masave të ndërmarra për tejkalimin e gjendjes së jashtëzakonshme, por që rrespektojnë në tërësi dinjitetin e banorit. - 114 Verify source ↗
Neni 114
The Government must secure and finance healthcare implementation during a state of emergency, and it must organize emergency preparedness activities for healthcare.
Neni 114 114.1.Është detyrë e Qeverisë që të sigurojë dhe të financojë zbatimin e kujdesit shëndetësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme. 114.2.Detyrimi i Qeverisë është organizimi dhe kryerja e aktiviteteve të përgatitjes për realizimin e kujdesit shëndetësor në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme. 114.3.Aktivitetet përgatitore të Qeverisë për sigurimin e kujdesit shëndetësor në rast të gjendjes së jashtëzakonshme përfshijnë: a) Sigurimin e aktiviteteve planifikuese; b) Përcaktimin e strukturave të udhëheqjes; c) Përkufizimin e detyrimit të bashkëpunimit midis autoriteteve sektoriale dhe atyre komunale; d) Zhvillimin e rregullativës ligjore dhe administrative; e) Sigurimin e stoqeve për realizimin e kujdesit shëndetësor në kuadër të rezervave të Kosovës për shëndetësi; f) Përtrirjen e rezervave të Kosovës për shëndetësi deri në masën e nevojshme; g) Sigurimin e ushtrimeve të kujdesit shëndetësor për rastin e gjendjes së jashtëzakonshme. - 115 Verify source ↗
Neni 115
Leaders of authorized health care institutions appointed by the Ministry of Health must prepare emergency plans.
Neni 115 Udhëheqësit e institucioneve të autorizuara të kujdesit shëndetësor, të emëruar nga Ministria e Shëndetësisë janë të detyruar të zhvillojnë plane për gjendjet e jashtëzakonshme. Kushtet formale të këtyre planeve përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë në akt nënligjor. Kapitulli XXI DISPOZITAT QË RREGULLOJNË MARRËDHËNIET NDËRKOMBËTARE - 116 Verify source ↗
Neni 116
Non-Kosovar residents in Kosovo may receive health care under this law, and public health institutions must provide care according to an international agreement or reciprocity where applicable.
Neni 116 116.1.Sigurimi i kujdesit shëndetësor në institucionet publike të kujdesit shëndetësor për banorët jo kosovar të cilët banojnë në territorin e Kosovës bëhet në bazë të marrëveshjes së nënshkruar ndërkombëtare ose në bazë të parimit të reciprocitetit. 116.2.Në mungesë të marrëveshjes së nënshkruar ndërkombëtare ose bazës për zbatimin e parimit të reciprocitetit, banorët jo kosovarë mund të sigurojnë kujdesin shëndetësor në teritorin e Kosovës, në bazë të dispozitave të këtij ligji. 27 116.3.Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërkombëtare ose me rastin e zbatimit të parimit të reciprocitetit për banorët jo kosovarë, duhet të batohen dispozitat e këtij Ligji që i referohen kompensimit. 116.4. Banorëve jo kosovarë, të cilëve u duhet kujdesi emergjent shëndetësor në territorin e Kosovës, ky kujdes duhet t’i sigurohet pa vonesë, me të njejtat kushte si banorëve kosovar. 116.5.Nxjerrja e gjakut, e organit ose e indit nga trupi i banorëve jo kosovarë ose transplantimi i organeve/indeve të nxjerra nga trupi i banorëve kosovarë në trupat e banorëve jo kosovarë duhet të bëhet në përputhje me legjislacionin që i referohet banorëve kosovarë, në pajtim me konventat ndërkombëtare. 116.6.Në rast vdekjeje të banorëve jo-kosovar, i cili ndodhet në territorin e Kosovës, shkaku dhe rrethanat e vdekjes duhet të konstatohen me obduksion, në institucionin e autorizuar shëndetësor. 116.7.Në rast vdekjeje të banorit jo-kosovar duhet të njoftohet pa vonesë përfaqësuesi zyrtar i shtetit përkatës. - 117 Verify source ↗
Neni 117
International cooperation in healthcare outside Kosovo during an emergency is carried out on the basis of an international agreement or reciprocity.
Neni 117 Në rast të gjendjes së jashtëzakonshme, që ndodh jashtë Kosovës, pjesëmarrja në ofrimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor ose në forma të tjera të bashkëpunimit ndërkombëtar në lëmin e shëndetësisë, realizohet në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare ose në bazë të parimit të reciprocitetit. Kapitulli XXII DISPOZITAT DISIPLINORE - 118 Verify source ↗
Neni 118
Health institutions can receive a written warning, then disciplinary measures or work suspension if problems are not fixed.
Neni 118 118.1.Institucionit shëndetësor, ose një pjese të tij i përcaktohet masa e vërejtjes me shkrim, në rastet kur konstatohet: a) Shkelje thelbësore e kodit të etikës mjekësore; b) Shkelje thelbësore e normave nga aspekti i sigurisë teknike dhe mjekësore; c) Lëshim gjatë mjekimit dhe mos zbatim i masave të kujdesit shëndetësor; d) Mos sigurim i kushteve për zbatim të kujdesit shëndetësorë dhe e) Marrëdhënie jo korrekte me banorët. 118.2.Në rastet, kur përkundër vërejtjes me shkrim institucioni shëndetësor nuk i eviton lëshimet në punë brenda afatit tё pёrcaktuar, institucionit dhe Drejtorit të institucionit u shqiptohet masa disiplinore në bazë të aktit nënligjor nga neni 119.1. 118.3.Në rast se në institucionin shëndetësor edhe më tutje konstatohen parregullësitë nga paragrafi 118.1 i këtij neni, institucionit privat dhe miks shëndetësor ose një pjese të tij i shqiptohet masa e ndalimit të ushtrimit të punës ndërsa në institucionin publik shëndetësor ndërmirret masa e vendosjes së administrimit të drejtëpërdrejtë nga ana e themeluesit. 118.4.Masat nga paragrafi 118.3 i këtij neni, mund t’i propozojnë punëdhënësi, Këshilli i Përgjithshëm Profesional, inspekcioni përkatës, dhe themeluesi. 118.5.Vendimin për ndërprerje të punës e nxjerrë Ministria e Shëndetësisë. Kapitulli XXIII DISPOZITAT NDESHKIMORE - 119 Verify source ↗
Neni 119
This article sets fines for healthcare institutions, responsible persons, and health workers who commit listed violations under the law.
Neni 119 119.1.Nё pajtim me kёtё ligj me gjobё prej 2.000 deri nё 8.000 € dënohet pёr kundёrvajtje institucioni shёndetёsor nё rastet kur: 28 a) Nuk siguron kujdesin shëndetësor të banorëve nga neni 22 i këtij ligji; b) Nuk udhëzon banorin në institucionet e tjera të kujdesit shëndetësor sipas nenit 53.1 të këtij ligji; c) Nuk siguron minimumin e kujdesit shëndetësor gjatë grevës, sipas nenit 53.2 të këtij ligji; d) Ushtron veprimtarinë shëndetësore pa përmbushur kushtet sipas nenit 46 të këtij ligji; e) Nuk siguron evidencat dhe dokumentacionin mjekësor, si dhe nuk i përcjellë ato në pajtim me dispozitat e nenit 64 të këtij ligji; f) Nuk siguron obduksionin e të vdekurit sipas nenit 84 të këtij ligji; g) Nuk harmonizon organizimin dhe aktet normative me këtë ligj, sipas nenit 121; h) Nuk i siguron kushtet pёr mbikëqyrje profesionale, ose e pengon organin e autorizuar nё kryerjen e mbikëqyrjes profesionale. 119.2.Personi pёrgjegjёs nё institucionin shёndetёsor nga paragrafi 119.1 dënohet pёr kundёrvajtje me gjobё prej 500 deri nё 1.500 €. 119.3.Punёtori shёndetёsor dёnohet me gjobё prej 500 deri nё 1.000 € nё rastet e kundёrvajtjeve, kur: a) Nuk siguron kujdesin shëndetësor, sipas nenit 22 të këtij ligji; b) Ndërmerr trajtim pa leje të banorit apo të personit të autorizuar nga ai, duke shkelur dispozitat e aktit ligjor nga neni 21 i këtij ligji pёrveç nё rastet emergjente kur vihet nё rrezik jeta e tyre; c) Nuk siguron dokumentacionin e punës dhe evidencat përkatëse të punës, sipas nenit 64 të këtij ligji; d) Ushtron kujdesin shëndetësor duke mos iu përmbajtur parimeve etike dhe profesionale; e) Përcakton çmimin e shërbimit shëndetësor jashtë çmimores të përcaktuar. 119.4. Mjetet e mbledhura nga gjobat derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. - 120 Verify source ↗
Neni 120
Banori ose një organ i autorizuar mund të nisë procedurë civile ose penale kundër një institucioni shëndetësor ose punëtori shëndetësor në disa raste të caktuara.
Neni 120 120.1. Banori ose organi i autorizuar mund të fillojë procedurën civile ose penale kundër institucionit shëndetësor ose/dhe punëtorit shëndetësor në rastet kur: a) Procedura diagnostike ose terapeutike ndërmirret pa pëlqimin e banorit ose personit të autorizuar nga ai në kundërshtim me dispozitat e nenit 19.2 dhe nenit 21 të këtij ligji me pёrjashtim tё rasteve emergjente kur vihet nё rrezik jeta e tij; b) Shkaktohet vdekje ose paaftësi e pёrhershme e pacientit si pasojë e lëshimeve profesionale dhe organizative; c) Shkelen dispozitat në lidhje me ndërprerjen e shtatëzënisë nga neni 119 dhe neni 120 i këtij ligji. 120.2.Dispozitat e procedurës penale zbatohen edhe në rastin kur personi i cili nuk është punëtor shëndetësor, ofron kujdes shëndetësor. Kapitulli XXIV DISPOZITAT KALIMTARE 29 - 121 Verify source ↗
Neni 121
Health institutions and other legal and natural persons carrying out health activities must align their organization, work, and general acts with this law within 6 months of entry into force.
Neni 121 121.1.Institucionet shëndetësore, personat e tjerë juridikë dhe fizikë të cilët në pajtim me këtë ligj ushtrojnë veprimtari shëndetësore duhet të harmonizojnë organizimin, punën dhe aktet e përgjithshme me dispozitat e këtij ligji në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi. 121.2.Deri në nxjerrjen e akteve të përgjithshme në bazë të paragrafit 121.1 të këtij neni do të aplikohen aktet në fuqi, nëse nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. - 122 Verify source ↗
Neni 122
The reorganization of the University Clinical Center ends on 31.12.2004.
Neni 122 Riorganizimi i Qendrës Klinike Universitare, në pajtim me këtë ligj përfundon me 31.12.2004. - 123 Verify source ↗
Neni 123
Until the Health Insurance Fund is established and starts operating, the Commissioner Agency for healthcare must develop and implement contracting processes between the Ministry of Health and healthcare providers.
Neni 123 Deri në themelimin dhe fillimin e veprimtarisë së Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Agjensioni Komisionar për kujdesin shëndetësor do t’i zhvillojë dhe zbatojë proceset kontraktuese ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe ofruesve të kujdesit shëndetësor. - 124 Verify source ↗
Neni 124
Until the Health Insurance Fund is established, the Ministry of Health finances primary health care; the Fund begins operating on 1 January 2005.
Neni 124 124.1.Deri në themelimin e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore financimi i kujdesit themelor shëndetësor e siguron Ministria e Shëndetësisë. 124.2.Fondi i Sigurimeve Shëndetësore fillon së funksionuari më 1 janar 2005. - 125 Verify source ↗
Neni 125
The General Professional Council starts functioning on 1 January 2005. Until then, the Ministry of Health ensures that the Council’s duties and competences are carried out.
Neni 125 125.1.Këshilli i Përgjithshëm Profesional fillon së funksionuari më 1 janar 2005. 125.2.Deri në funksionimin e Këshillit të Përgjithshëm Profesional zbatimin e detyrave dhe kompetencave të tij e siguron Ministria e Shëndetësisë. - 126 Verify source ↗
Neni 126
The Kosovo Assembly, Government, and Ministry of Health must issue the legislative and sublegal acts required by this law.
Neni 126 Me qёllim tё zbatimit tё kёtij Ligji, Kuvendi i Kosovёs, Qeveria e Kosovёs dhe Ministria e Shёndetёsisё do tё nxjerrin aktet ligjore dhe nёnligjore tё pёrcaktuara me kёtё ligj. - 127 Verify source ↗
Neni 127
Until the acts under article 126 are issued, existing subordinate acts stay in force if they do not conflict with this law.
Neni 127 Deri në nxjerrjen e akteve ligjore dhe nënligjore nga neni 126 mbeten në fuqi aktet nënligjore që janë në fuqi dhe që nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. - 128 Verify source ↗
Neni 128
When this law enters into force, two listed health laws stop applying.
Neni 128 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushon së aplikuari Ligji mbi sigurimin shëndetësorë dhe format e detyrueshme të mbrojtjes shëndetësore të popullatës fletorja zyrtare KSAK No.34/70 dhe Ligji për mbrojtjen shëndetësore dhe shërbimin shëndetësor të Kosovës fletorja zyrtare No.1, 16 Janar, 1987, Viti XLII. - 129 Verify source ↗
Neni 129
This provision says the law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is promulgated by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 129 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 20.08.2004 UNMIK/REG/2004/31
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2004/4 PËR SHËNDETËSI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign inLexChat organizes source-backed legal information for research. Verify amendments, commencement, and current legal force with the official publisher before relying on it.