LIGJI NR.2004/42 PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE - SHKENCORE
This preamble says the law aims to advance scientific research and create rules and conditions for it.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/42
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Publicly available, excluded from search-engine indexing
This page remains available for direct access and API use, but this release emits
noindex,follow for the following reason:
- The record does not meet this release's canonical indexing criteria.
(emergency-noindex)
Statute overview
About this statute
This preamble says the law aims to advance scientific research and create rules and conditions for it. This article says the law regulates the establishment, activity, organization, governance, and dissolution of public and private legal persons in research and science, plus the rights and duties of scientific workers and researchers, the role of the Kosovar Scientific Council, the approval and implementation of the Kosovar Research-Scientific Program, and research funding basics. This provision defines research-scientific activity and says it is of special public interest, part of the international scientific space, and includes several related research and development activities. This article defines scientific research and its three forms: fundamental, applied, and developmental research. This provision says the training of staff for research-scientific work concerns postgraduate students, preparing and defending master's and doctoral theses, and further scientific development in the country and abroad.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.2004/42 PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE - SHKENCORE
Showing 81 of 81
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law aims to advance scientific research and create rules and conditions for it.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 7 / 01 DHJETOR 2006 Ligji Nr.2004/42 PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE - SHKENCORE Kuvendi i Kosovёs Nё bazё tё Kornizёs Kushtetuese pёr Vetëqeverisjen e Pёrkohshme nё Kosovё, Rregullorja Nr.2001/9 e datёs 15 maj 2001, nё pajtim me Kreun 5.1(d) , 9.1.26 (a) si dhe me qëllim që: • veprimtaria kërkimore shkencore të avancohet me hulumtime të vazhdueshme të fushave të ndryshme shkencore; • të avancohen të mirat e gjithëmbarshme materiale duke ngritur cilësin e tyre në përputhje me zhvillimin e proceseve të reja; • të krijohen kushtet dhe rregullat përkatëse në fusha të ndryshme të shkencës; • rezultatet e kërkimeve shkencore të jenë të arritshme për bartësit e teknologjisë së re dhe që ato të prijnë dhe të ndikojnë në zhvillimin eknomiko-shoqëror të Kosovës; • puna kërkimore-shkencore të funksionoj dhe të zhvillohet sipas standardeve të përgjithshme Europiane dhe ndërkombëtare. Miraton: LIGJIN PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE - SHKENCORE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Qëllimi
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the establishment, activity, organization, governance, and dissolution of public and private legal persons in research and science, plus the rights and duties of scientific workers and researchers, the role of the Kosovar Scientific Council, the approval and implementation of the Kosovar Research-Scientific Program, and research funding basics.
Neni 1 Me këtë ligj rregullohen: themelimi, veprimtaria, organizimi, qeverisja dhe suprimimi i personave juridikë publikë dhe private në fushën kërkimore-shkencore; të drejtat dhe detyrimet e punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve në këtë veprimtari; pozita e Këshillit Kosovar Shkencor; miratimi dhe zbatimi i Programit Kosovar Kërkimo-Shkencor; bazat e financimit të veprimtarisë kërkimore- shkencore; si dhe çështje të tjera lidhur me veprimtarinë kërkimore-shkencore në Kosovë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision defines research-scientific activity and says it is of special public interest, part of the international scientific space, and includes several related research and development activities.
Neni 2 2.1. Veprimtaria kërkimore-shkencore është veprimtari e interesit të veçantë publik dhe është pjesë përbërëse në hapësiren shkencore ndërkombëtare. 2.2. Veprimtaria kërkimoro-shkencore paraqet punën krijuese sistematike që ndërmerret me qëllim të kërkimit dhe zhvillimit të njohurive të reja, të shfrytëzimit dhe të zbatimit të tyre në praktikë. 2.3. Veprimtaria kërkimoro-shkencore përfshin veçanërisht kërkimet shkencore, kërkimet zhvillimore, publikimin e rezultateve të tyre, aftësimin e kuadrove për punë kërkimore-shkencore dhe zhvillimore, si dhe mirëmbajtjen dhe ndërtimin e infrastrukturës kërkimore-shkencore, që i ndihmojnë prosperitetit ekonomik të vendit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines scientific research and its three forms: fundamental, applied, and developmental research.
Neni 3 3.1. Kërkimet shkencore përfshijnë kërkimet fundamentale, kërkimet aplikative dhe kërkimet zhvillimore. 3.2. Kërkimet fundamentale përfshijnë kërkimet e thelluara terike, eksperimentale ose të kombinuera që ndërmerren për arritjen e njohurive të reja ose për kërkimin e fushave të reja të hulumtimit me qëllim të qartësimit të dukurive dhe të modeleve fizike me interes afatëgjat të zbatimit të tyre. 3.3. Kërkimet aplikative paraqesin punën krijuese të mbështetur në rezultatet e kërkimeve fundamentale, e cila ndërmerret për zgjidhjen e çështjeve praktike të caktuara. 3.4. Kërkimet zhvillimore përfshijnë punën krijuese të mbështetur mbi rezultatet e kërkimeve bazë dhe të atyre aplikative, që ndërmerret me qëllim të aplikimit të proceseve të reja apo për përsosjen e atyre ekzistuese. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision says the training of staff for research-scientific work concerns postgraduate students, preparing and defending master's and doctoral theses, and further scientific development in the country and abroad.
Neni 4 Aftësimi i kuadrit për punë kërkimore-shkencore ka të bëjë me përfshirjen në metodologjinë dhe në teknikën e punës kërkimore-shkencore të studentëve pasuniversitarë, për përgatitjen dhe për mbrojtjen e tezave të magjistraturave dhe të doktoratave, në përsosjen e mëtejshme shkencore brenda vendit dhe në botë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Research-scientific infrastructure includes the objects, equipment, and services needed for research activity, especially labs, scientific libraries, scientific information services, and scientific publications.
Neni 5 Infrastruktura kërkimore-shkencore përfshin sidomos: objektet, pajimet dhe shërbimet e nevojshme për veprimtarinë kërkimore-shkencore si laboratorët kërkimorë-shkencorë, bibliotekat shkencore, shërbimet informative shkencore, botimet shkencore etj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Scientific research activity is based on listed principles such as freedom of research, public work, intellectual property protection, competition, ethics, environmental care, higher education links, and international participation.
Neni 6 Veprimtaria kërkimore-shkencore mbështetet në parimet: (a) e lirisë së kërkimeve shkencore dhe të krijimtarisë; (b) e punës publike; (c) e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale; (d) e konkurrencës së programeve dhe projekteve shkencore; (e) e pacënueshmërisë dhe të sigurisë së aftësive të njeriut dhe të dinjitetit të tij; (f) e etikës dhe të përgjegjësisë së punëtorit shkencor dhe të hulumtuesit për pasojat e punës së tij; (g) e kujdesit për mbrojtjen e ambientit të njeriut; (h) e ndërlidhjes së kërkimeve shkencore dhe të shkollimit të lartë; (i) e përfshirjes në veprimtarinë shkencore ndërkombëtare. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Up to 0.7% of the Kosovo budget is allocated for the needed conditions and means for research-related funding.
Neni 7 Për sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme ndahen deri 0,7% e Buxhetit të Kosovёs. Këto mjete shfrytëzohen për financimin e: (a) veprimtarisë së rregullt kërkimore-shkencore; (b) zhvillimin dhe zgjerimin e rezultateve shkencore; (c) rritjen e vëllimit dhe të cilësisë së veprimtarisë kërkimore-shkencore; (d) publikimin e të arriturave shkencore; (e) zbatimin e rezultateve të kërkimeve shkencore; (f) mbështetjen, përkrahjen dhe nxitjen e punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve, për tu marrë me punë kërkimore-shkencore. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Public and private legal persons in research-scientific fields, and other legal persons with the relevant status recognized under this law, may carry out research-scientific activity.
Neni 8 Veprimtarinë kërkimore-shkencore e ushtrojnë personat juridikë publikë dhe privat të fushave kërkimore-shkencore, si dhe personat e tjerë juridikë të cilëve u është njohur statusi përkatës në pajtim me këtë ligj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Scientific and research work is carried out by scientific workers, researchers with the relevant scientific and research titles, and other persons only under this law.
Neni 9 Punët kërkimore-shkencore i ushtrojnë punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit që kanë tituj përkatës shkencorë dhe hulumtues, si dhe personat e tjerë në bazë të dispozitave të këtij ligji. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The means for carrying out the Kosovar Research-Scientific Program are set by the Kosovo Budget.
Neni 10 Mjetet për realizimin e Programit Kosovar Kërkimor-Shkencor përcaktohen me Buxhetin e Kosovës. KAPITULLI II PERSONAT JURIDIKË PUBLIKË KËRKIMORË-SHKENCORË l. Ushtrimi i veprimtarisë kërkimoro-shkencore - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Scientific institutions must carry out research activity as research-scientific legal persons. Other legal persons may do research-scientific activity if they meet the law’s conditions and obtain a license from the Ministry.
Neni 11 11.1. Veprimtarinë kërkimore-shkencore e ushtrojnë institucionet shkencore në cilësinë e personave juridikë kërkimorë-shkencorë. 11.2. Persona juridikë kërkimorë-shkencorë janë: (a) Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, (b) Institutet kërkimore-shkencore, Instituti Albanologjik dhe Instituti i Historisё, (c) Universitetet. 11.3. Personat e tjerë juridikë mund të merren me veprimtari kërkimore-shkencore në qoftë se i përmbushin kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe nëse marrin Licencën nga Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë e Kosovës. 2. Themelimi i institucioneve kërkimore-shkencore - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Research-scientific institutes are established as public and private scientific institutions.
Neni 12 Institutet kërkimore-shkencore themelohen si institucione shkencore publike dhe private. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Research institutes are public independent scientific institutes; those formed within higher education institutions are part of those institutions.
Neni 13 Institutet kërkimore-shkencore janë institute të pavarura shkencore publike, kurse ato që formohen në kuadër të institucioneve të shkollimit të lartë janë institute kërkimore-shkencore në përbërje të këtyre institucioneve. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Some practical work may be entrusted to research-scientific institutes to improve cooperation with higher education institutions.
Neni 14 Krahas punëve të përcaktuara në nenin 19 të këtij ligji, me qëllim të bashkëpunimit sa më të mirë midis institucioneve kërkimore-shkencore dhe të institucioneve të shkollimit të lartë, të ndërlidhjes së punës kërkimoro-shkencore me shkollimin e lartë, zhvillimi i një pjese të punëve praktike mund t’u besohet instituteve kërkimore-shkencore. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The institute may be established by domestic or foreign legal persons and natural persons, subject to the conditions set out in Article 21.
Neni 15 Institutin mund ta themelojnë personi juridik dhe personi fizik i vendit dhe i huaj në bazë të kushteve të parapara në nenin 21 të këtij ligji. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Ministry of Education, Science and Technology may establish public scientific institutes for public services in the research-scientific field.
Neni 16 Për kryerjen e shërbimeve publike në fushën ose lëmin kërkimore-shkencore, Ministria e Arsimit, Shkencёs e Teknologjisё themelon institute shkencore publike. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Public scientific institutes are established by law, while private scientific institutes are established by the founder’s decision in accordance with the law.
Neni 17 17.1. Instituti shkencor publik themelohet me ligj. 17.2 Instituti privat themelohet me vendimin e themeluesit, në pajtim me Ligjin. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Faculty units within a university may establish institutes or other research-scientific units within their own structure.
Neni 18 Fakultetet, që janë në kuadër të universitetit, mund të themelojnë, në përbërje të tyre, institute apo njësi të tjera kërkimore- shkencore. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Research institutes must carry out research, support young researchers, cooperate with others, improve publishing and research information work, and work with research institutions in the country and abroad.
Neni 19 Institutet kërkimore-shkencore: (a) ushtrojnë veprimtarinë kërkimore-shkencore; (b) kujdesen për ngritjen e brezit të ri kërkimor-shkencor, (c) zhvillojnë bashkëpunim të ndërsjellë me interes të përbashkët për përparimin e punës kërkimore-shkencore dhe për aftësimin e kuadrit shkencor; (d) organizojnë dhe përparojnë veprimtarinë në fushën e publikimeve si dhe të informimit kërkimor-shkencor; (e) bashkëpunojnë me institucionet kërkimore-shkencore të vendit dhe të botës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Kosovo Science Council gives its opinion on whether a public or private institute needs to be established.
Neni 20 Këshilli Kosovar i Shkencës nga neni 54 i këtij ligji jep mendimin për nevojën e themelimit të institutit publik dhe të atij privat. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A research institute may carry out research activity if it meets the listed conditions. The Kosovo Science Council must give its opinion to the Ministry within two months after receiving the information.
Neni 21 21.1. Instituti kërkimor-shkencor mund të ushtrojë veprimtari kërkimore-shkencore në qoftë se i përmbush këto kushte: (a) të ketë program afatgjatë të veprimtarisë kërkimoro-shkencore; (b) të ketë së paku 5 punëtorë shkencorë dhe hulumtues në marrëdhënie të përhershme pune për kohë të pacaktuar, prej të cilëve, së paku dy të kenë tituj shkencorë; (c) të ketë siguruar lokalin dhe pajisjet; (d) të ketë dokumentacion shkencor-informues; (e) të plotësojë edhe kushte të tjera të përcaktuara me ligj. 21.2. Në bazë të informatës së Ministrisë lidhur me kushtet nga paragrafi 1 e këtij neni, Këshilli Kosovar i Shkencës jep mendimin për permbushjen e standardeve për organizimin dhe për zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore. 21.3. Këshilli Kosovar i Shkencës është i detyruar që mendimin nga paragrafi.2. e këtij neni t’ia japë Ministrisё sё Arsimit, Shkencёs dhe Teknologjisё brenda afatit prej dy muajsh nga dorëzimi i informatës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: In exceptional occupation, direct-war-threat, or wartime situations, scientific institutes may operate under other conditions than those in Article 21(1). The Ministry sets the detailed conditions.
Neni 22 22.1. Në rrethana të jashtëzakonshme të okupimit, të rrezikimit të drejtpërdrejtë nga lufta ose të gjendjes së luftës, puna dhe veprimtaria e instituteve shkencore mund të zhvillohet edhe në kushte të tjera nga paragrafi 1 i nenit 21 të këtij Ligji. 22.2. Ministria i përcakton më hollësisht kushtet nga paragrafi.1 i këtij neni. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Scientific institutions that meet the Article 21 conditions receive a permit from the Ministry to begin and continue activity, and are registered in the research-scientific institutes register.
Neni 23 23.1. Instituteve shkencore, që i plotësojnë kushtet nga paragrafi.1 e nenit 21 të këtij ligji, Ministria ua jep lejen për fillimin dhe vazhdimin e veprimtarisë dhe i regjistron në Regjistrin e instituteve kërkimore-shkencore. 23.2. Procedurën e regjistrimit në Regjistër e përcakton Ministria. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Private institutions that have permission to start operating must add the words “me të drejtë publike” to their name.
Neni 24 Institutet private që kanë marrë leje për fillimin e ushtrimit të veprimtarisë, duhet t’ia bashkangjesin detyrimisht emrit të vet edhe shenjën “me të drejtë publike”. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Public and private scientific institutes may start operating once they are registered.
Neni 25 Institutet shkencore publike dhe private mund të fillojnë ushtrimin e veprimtarisë së tyre që nga momenti i regjistrimit . 3. Organizimi dhe qeverisja - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The institute’s internal organization and governance measures are set by statute, with ministerial consent required for the governance statute, and the Ministry must approve a statute that meets the legal conditions.
Neni 26 26.1 Organizimi i brendëshëm i institutit në pajtim me ligjin përcaktohet me statut. 26.2. Masat për qeverisjen dhe administrimin e Institucionit kërkimor- shkencor përcaktohen me statut të miratuar nga këshilli drejtues me pëlqimin paraprak të Ministrisë. 26.3 Statuti që i paraqitet Ministrisë në bazë të dispozitave të këtij ligji, miratohet nëse i plotëson kushtet e përcaktuara me Ligj. Refuzimi i Ministrisë për të miratuar një statut për të bërë modifikime në të mund të kundërshtohet përmes ankesës të parashtruar në Qeveri. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The provision says the Institute’s governing bodies are the governing council and the director.
Neni 27 Organet e qeverisjes së Institutit janë: a. këshilli drejtues, b. drejtori. Këshilli drejtues - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The governing council is the institute’s collective governing body.
Neni 28 28.1. Këshilli drejtues është organ kolegjial i qeverisjes së institutit. Këshillin e përbëjnë udhëheqësit e njësive të veçanta të institutit, me të udhëheq drejtori i Institutit. 28.2. Numri i anëtarëve, përbërja dhe kompetencat e këshillit drejtues më përafër përcaktohen me statutin e institutit publik. 28.3. Nxjerrë statutin dhe aktet për organizimin e punës dhe krijimin e kushteve pë zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore. Këshilli shkencor - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The scientific council is the institute’s professional body and may decide scientific and professional matters, propose director candidates, run election procedures for scientific and research titles, and do other tasks under the institute’s statute and founding decision.
Neni 29 29.1. Këshilli shkencor është organ profesional i institutit që : (a) Shqyrton dhe vendos për çështjet shkencore dhe profesionale; (b) propozon kandidatët për drejtor të istitutit; (c) zhvillon procedurën e zgjedhjes në titujt shkencorë dhe në ata hulumtues; (d) kryen edhe punë të tjera në pajtim me statutin e institutit dhe me vendimin për themelimin e tij. 29.2. Numri i anëtareve, përbërja dhe kompetencat e këshillit shkencor përcaktohen më për së afërmi me statut. 29.3. Anëtarë të këshillit shkencor mund të zgjidhen edhe punëtorë shkencorë të cilët nuk janë të punësuar në institut, por janë të angazhuar në realizimin e projekteve shkencore. Mënyra e zgjedhjes së tyre përcaktohet me statut. 29.4. Me statut të institutit mund të përcaktohet se kush mund ta ushtrojë detyrën e kryetarit të këshillit shkencor të institutit. Drejtori - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article sets out how an institute director is selected, appointed, and dismissed, and which bodies take part in the process.
Neni 30 30.1. Drejtori është organ individual i qeverisjes së institutit. 30.2. Drejtor i institutit mund të zgjedhet personi që i përmbush kushtet për t’u zgjedhur, së paku bashkëpunëtor i lartё shkencor. 30.3. Drejtori i institutit publik zgjedhet në bazë të konkursit publik të cilin e shpallë këshilli shkencor. 30.4. Këshilli Shkencor në marrëveshje me Ministrin emëron Komisionin profesional – shkencor për zbatimin e procedurës së zgjedhjes të drejtorit. Komisioni ka për detyrë të konstatojë se cilët prej kandidatëve që kanë konkurruar i plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe ato të veçanta, në pajtim me ligjin dhe me statutin e institutit. 30.5. Komisioni përbëhet prej së paku pesë anëtarësh, prej të cilëve tre anëtarë emërohen nga radha e punonjësve shkencorë të institutit, ndërkaq dy anëtarë i emëron Ministria. 30.6. Komisioni, pas shqyrtimit të dokumentacionit të kandidatëve, i paraqet këshillit shkencor të institutit vlerësimin shkencor e profesional për secilin kandidat të paraqitur, si dhe jep propozimin e vet se cilët prej tyre i plotësojnë më së miri kushtet për tu zgjedhur drejtor i institutit. 30.7. Në mbështetje të këtij vlerësimi, këshilli shkencor i institutit i propozon Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë, kandidatët për drejtor të institutit. 30.8. Drejtorin e institutit zgjedh dhe e shkarkon Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, në bazë të propozimit të këshillit drejtues të institutit. 30.9. Drejtorin e institutit që vepron në kuadër të Institucioneve të shkollimit të lartë, sipas kushteve dhe procedurës së përcaktuar me statut, e emëron dhe e shkarkon themeluesi. 30.10. Mandati i drejtorit caktohet në pajtim me Ligjin mbi Shërbimin Civil. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The director leads and represents the institute and is responsible for its lawful activity.
Neni 31 31.1. Drejtori e udhëheq dhe e përfaqëson institutin dhe është përgjegjës për ligjshmërinë e veprimtarisë së institutit. 31.2. Drejtori e kryeson këshillin shkencor, në qoftë se kështu është përcaktuar me statutin e insitutit. 31.3. Përveç punëve nga paragrafi 1 dhe 2 e këtij neni, drejtori veçanërisht: (a) organizon punën dhe veprimtarinë e intitutit; (b) nxjerr aktin për sistematizimin e vendeve të punës sipas propozimit të këshillit shkencor; (c) nënshkruan kontratat e punës me punëtorët e institutit; (d) kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me statutin e institutit. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The director is accountable to the steering council and MASHT, and must submit a report to the institute’s scientific council at least once a year.
Neni 32 32.1. Drejtori pёr punёn e vet, i pёrgjigjet kёshilit drejtues dhe MASHT-it, nё pajtim me dispozitat e kёtij Ligji dhe dispozitat e Statutit tё Institutit. 32.2. Drejtori, së paku një herë në vit, i paraqet këshillit shkencor të institutit raport për punën e tij dhe veprimtarinë e insitutit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The law’s rules for running public institutes also apply to private institutes, except rules on selecting, composing, and mandating governing bodies and leaders.
Neni 33 Dispozitat e këtij ligji për udhëheqjen e instituteve publike zbatohen edhe në udhëheqjen e instituteve private, përveç dispozitave për mënyrën e zgjedhjes, të përbërjes dhe të mandatit të organeve drejtuese dhe të udhëheqësve. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Ministry appoints one third of the members of the governing council of public institutes.
Neni 34 Në këshillin drejtues të instituteve publike, Ministria emëron një të tretën e anëtarëve të këtyre organeve. 4. Humbja e statusit përkatës kërkimor-shkencor të institutit ose të personit tjetër juridik - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: If the Ministry finds that an institute or other legal person does not meet Article 21 conditions within one year, it must start and carry out deletion from the Register, which results in loss of the relevant research-scientific status.
Neni 35 35.1. Në qoftë se Ministria konstaton se instituti ose personi tjetër juridik nuk i përmbush kushtet nga neni 21 i këtij ligji brenda afatit një vjeqar do të fillojë dhe do të zbatojë procedurën për shlyerjen nga Regjistri, pra për humbjen e statusit përkatës kërkimor-shkencor të institutit ose personit tjetër juridik. 35.2. Në procedurën e shlyerjes nga Regjistri zbatohen në mënyrë përkatëse dispozitat si për regjistrimin në Regjistrin përkatës. 35.3. Kundër vendimit për shlyerjen nga Regjistri, ankesa i paraqitet Qeverisë. 35.4. Lidhur me vendimin për shlyerjen nga Regjistri, Ministria i njofton themeluesin dhe organet e tjera për zbatimin e procedurave përkatëse. KAPITULLI III PUNËTORËT SHKENCORË DHE HULUMTUESIT - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Scientific workers with scientific titles may conduct research work in the scientific institutions covered by Article 11, researchers may do so if they meet the conditions for research titles, and teaching staff with scientific-teaching titles may also conduct such work at the university and the Kosovo Academy of Sciences and Arts under special-law rules.
Neni 36 36.1. Në institucionet shkencore nga neni 11 i këtij ligji, punë kërkimore-shkencore e ushtrojnë punëtorët shkencorë me tituj shkencorë sipas dispozitave të këtij ligji. 36.2. Me punë kërkimore-shkencore, krahas punëtorëve shkencorë, merren edhe hulumtuesit, që sipas dispozitave ë këtij ligji, i përmbushin kushtet për t’u zgjedhur në titujt hulumtues. 36.3. Përveç punëtorëve shkencorë dhe hulumtuesve, punë kërkimore-shkencore në universitet dhe në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sipas dispozitave të ligjit të veçantë, e ushtrojnë edhe mësimdhënësit e zgjedhur në tituj shkencorë-mësimorë. 1. Titujt shkencorë dhe hulumtues - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This provision says certain scientific and research titles are equivalent to specified university academic titles.
Neni 37 37.1. Titujt shkencorë: bashkëpunëtor shkencor, bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe këshilltar shkencor, janë të barazvlershëm me thirrjet mësimore-shkencore që janë në universitet. 37.2. Titujt hulumtues janë: hulumtues dhe hulumtues i pavarur. 37.3. Titulli bashkëpunëtor shkencor –është i barazvlershëm me titullin shkencoro-mësimor asistent profesor; titulli bashëkpunëor i lartë shkencor është i barazvlershëm me titullin shkencoro-mësimor profesor inordinar, titulli këshilltar shkencor është i baraz vlershëm me titullin shkencoro-mësimor profesor i regullt. 37.4. Titulli hulumtues ëshstë i barasvlershëm me titullin asistent i ri; titulli hulumtues i pavarur është i barasvlershëm me titullin asistent. 2. Zgjedhja në titujt shkencorë dhe hulumtues - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The article sets eligibility conditions for election to three scientific titles and says the scientific advisor title is permanent.
Neni 38 38.1. Bashkëpunëtor shkencor, në kohëzgjatje prej pesë vjetësh, mund të zgjedhet personi që ka shkallën e doktorit të shkencave, që ka botuar së paku një vepër shkencore, si dhe ka botuar punime shkencore në revista dhe në publikime të njohura brenda vendit dhe në botë. 38.2. Bashkëpunëtor i lartë shkencor, në kohëzgjatje prej pesë vjetësh zgjedhet personi i cili ka arritur shkallën shkencore të doktorit të shkencave, që ka botuar së paku dy vepra shkencore, një prej tyre pas zgjedhjes së fundit, që ka publikuar punime të rëndësishme shkencore në revista dhe në publikime të njohura brenda vendit dhe në botë, si dhe që ka punime të reja shkencore të publikuara pas zgjedhjes në titullin e mëparshëm. 38.3. Këshilltar shkencor zgjedhet personi i cili ka marrë titullin doktor i shkencave, që ka botuar së paku tri vepra shkencore, një prej tyre pas zghjedhjes së fundit, që ka një numër të madh punimesh shksencore në revista e publikime të njohura brenda vendit dhe në botë, që kanë ndikuar dukshëm në zhvillimin e mendimit shkencor në fushën përkatëse dhe që ka marrë pjesë me sukses në organizimin e veprimtarisë shkencore, si dhe të ketë punime të reja të publikuara pas zgjedhjes në titullin e mëparshëm. 38.4. Titulli këshilltar shkencor është i përhershëm. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Sets eligibility conditions for selection as a researcher or independent researcher for a three-year term.
Neni 39 39.1. Hulumtues, në kohëzgjatje prej tri vjetësh, zgjedhet personi me studime përkatëse themelore me notë mesatare mbi tetë dhe që ka regjistruar studimet pasuniversitare shkencore, ose studimet e larta artistike universitare, që nuk ka më shumë se 27 vjet dhe që ka publikuar punime profesionale ose shkencore. 39.2. Hulumtues i pavarur, në kohëzgjatje prej tri vjetësh, zgjedhet personi me shkallë akademike të magjistrit të shkencave dhe që ka punime të publikuara në revista shkencore. 39.3. Hulumtuesit nga paragrafi 1 e këtij neni mund të zgjedhen në titullin e njëjtë edhe një herë. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Scientific and research workers are generally selected only to the next title, without skipping titles; skipping is allowed only in exceptional cases for exceptional scientific results.
Neni 40 40.1. Punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit zgjedhen vetëm në titullin vijues shkencor ose hulumtues pa i kapërcyer titujt shkencorë ose hulumtues. 40.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 e këtij neni, kapërcimi i titujve shkencorë dhe hulumtues mund të bëhet në raste të jashtëzakonshme dhe për rezultate shkencore të jashtëzakonshme. 40.3. Me statut të institutit përcaktohen se cilat rezultate të arritura shksencore konsiderohen të jashtëzakonshme, si dhe procedura e zgjedhjes me këtë rast. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Scientific workers and researchers are selected through a public competition.
Neni 41 Zgjedhja e punëtorëve shkencorë dhe e hulumtuesve bëhet në bazë të konkursit publik. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: A review commission appointed by the institute’s scientific council gives the opinion on whether a candidate meets the conditions for election to a scientific or research title.
Neni 42 42.1. Mendimin se kandidati i përmbush kushtet për zgjedhje në titullin shkencor ose në titullin hulumtues, e jep komisioni recensues i emëruar nga këshilli shkencor i institutit, i cili zbaton procedurën e konkursit. 42.2. Komisioni recensuses profesional, paragrafi 1 e këtij neni, përbëhet, së paku, prej tre anëtarëve, dy prej të cileve duhet të jene nga lëmi i ngusht profesional që nuk bën të jenë me tituj më të ulët së titulli për të cilin e shkruajnë recensionin. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The reviewing committee’s report must include the candidate’s biographical and bibliographic notes, evaluation of scientific work, and a proposal for election. The report is then put to public discussion in the manner set by the institute act, at least 30 days before the decision.
Neni 43 43.1. Referati i komisionit recesues përmban: shënimet biografike dhe bibliografike të kandidatit, vlerësimin e punës së tij shkencore, si dhe propozimin për zgjedhje. 43.2. Referati nga paragrafi 1 e këtij neni jepet në diskutim publik sipas mënyrës së përcaktuar me aktin e institutit, e më së paku tridhjetë ditë para marrjes së vendimit. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The institute’s scientific council decides on selecting the proposed person for the relevant scientific or research title, and the selection procedure by competition must finish within six months.
Neni 44 44.1. Këshilli shkencor i institutit, që zbaton procedurën në bazë të mendimit të komisionit recensues, merr vendim për zgjedhjen e të propozuarit në titullin përkatës shkencor ose hulumtues. 44.2. Procedura e zgjedhjes sipas konkursit duhet të përfundojë brenda afatit prej gjashtë muajsh. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The institute’s statute, in line with this law, sets the procedure for selecting scientific workers and researchers.
Neni 45 Me statutin e institutit e në pajtim me dispozitat e këtij ligji përcaktohet më përafër procedura e zgjedhjes së punëtorëve shkencorë dhe hulumtuesve. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Scientific works count only if they are published in scientific journals or publications that meet international scientific criteria and are listed in international indexes.
Neni 46 46.1. Punime shkencore konsiderohen vetëm ato punime që janë të botuara në revista e publikime shkencore të cilat i përmbushin kriteret ndërkombëtare shkencore dhe që janë të regjistruara në indekset ndërkombëtare. 46.2. Ministria, në bazë të propozimit të këshilli të shkencave përkatëse do të përcaktojë me dispozita të veçanta bazat e vlerësimit dhe regjistrin e revistave dhe të publikimeve të cilat i përmbushin kriteret ndërkombëtare shkencore. 3. Mbajtja e regjistrit të punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The Ministry of Education, Science and Technology keeps a register of scientific workers and researchers and sets how the register is maintained, registered, and deleted.
Neni 47 47.1. Regjistrin e punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve e mban Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë. 47.2. Në Regjistër, nga paragrafi 1 e këtij neni, përveç punëtorëve shkencorë dhe hulumtuesve, regjistrohen edhe personat e zgjedhur me tituj shkencorë-mësimorë e që marrin pjesë në realizimin e projekteve kërkimore-shkencore dhe të projekteve të tjera. 47.3. Ministria, nga paragrafi 1 e këtij neni, përcakton përmbajtjen, formën dhe mënyrën e mbajtjes së Regjistrit, si dhe procedurën e regjistrimit dhe të shlyrjes nga Regjistri. 4. Lidhja dhe shkëputja e marrëdhënies së punë - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Scientific workers and researchers must make a work contract with the institute or another research-scientific legal person.
Neni 48 Punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit lidhin me institutin, ose me personin tjetër juridik kërkimor- shkencor, kontratën për punën në pajtim me Ligjin mbi Shërbimin Civil. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The employment contract between a worker and a research institute or other research-scientific legal person ends in listed cases such as loss of scientific-worker status, another person being selected in a public competition, the worker’s request, serious breach of work duties, conduct lowering the institute’s authority, or other cases set by law.
Neni 49 Kontrata e punës e lidhur midis puntorit dhe institutit apo përsonit tjetër juridik kërkimor-shkencor e prishin: (a) në qoftë se punëtori shkencor ose hulumtuesi e humb statusin e punëtorit shkencor, për shkak se nuk zgjedhet në titullin e paraparë; (b) në qoftë se në bazë të konkursit publik zgjidhet personi tjetër; (c) me kërkesën e punëtorit shkencor ose të hulumtuesit; (d) në qoftë se punëtori i shkelë rëndë detyrat e punës, ose që me sjelljet e tij e ulë autoritetin e institutit; (e) në rastet e tjera të përcaktuara me ligj. 5. Aftësimi dhe përsosja kërkimore-shkencore - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The institute must admit interns, and the ministry must set special rules for their training and scientific development.
Neni 50 50.1. Me qëllim që të rinjtë të përgatiten, të aftësohen dhe të përfshihen në punën kërkimore- shkencore, në institut bën të pranohen praktikantët. 50.2. Praktikant bën të zgjidhet personi me studime përkatëse themelore, me notë mesatare mbi tetë, dhe që nuk ka më shumë se 27 vjet. 50.3. Praktikanti zgjidhet në kohëzgjatje prej tri vjetësh. 50.4. Me statut të institutit përcaktohen kushtet për zgjedhjen e praktikantit-stazhier. 50.5. Ministria do të përcaktojë rregulla të veçanta për aftësimin dhe përsosjen shkencore të praktikantëve-stazhierëve, të studentëve të studimeve pasuniversare dhe inkuadrimin e tyre në punën kërkimore-shkencore, (dhënien e bursave, për mënyrën e krijimit të marrëdhënies së punës punës me magjistrantët dhe me doktorantët gjatë kohës së përgatitjes së magjistratureve ose të doktoratave e që janë të angazhuar në projektet shkencore, etj.). KAPITULLI IV PROGRAMI KOSOVAR KËRKIMOR-SHKENCOR - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This article says the Kosovo research-scientific program sets the scientific fields, priorities, participation in international projects, equipment use, training, information, publications, and needed resources.
Neni 51 Me Programin Kosovar Kërkimoro-Shkencor përcaktohen: ( a ) fushat shkencore që duhet të zhvillohen në mënyrë të veçantë; ( b ) fushat shkencore, që duhet të zhvillohen në mënyrë sistemore, për shkak të ngecjes në zhvillim; ( c ) përparësitë ne veprimtarinë kërkimore-shkencore; ( d ) përparësitë e investimeve të personave juridikë këkrimorë-shkencore; ( e ) programin e pjesëmarrjes në projektet kërkimore-shkencore ndërkombëtare; ( f ) programin e blerjes dhe të shfrytëzimit të pajisjeve; ( g ) programin e arsimit sistematik të punëtorëve shkencorë dhe të hulumtuesve; ( h ) programin e zhvillimit të informacionit shkencor dhe të publikimit të rezultateve të arritura të punës kërkimore-shkencore; ( i ) mjetet e nevojshme për realizimin e Programit Kosovar Kërkimor-Shkencor. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly approves the Kosovo Research-Scientific Program, based on a government proposal, and the government must report on implementation every two years.
Neni 52 52.1. Programin Kosovar Kërkimoro-Shkencor, i cili bazohet në vlerësimin profesional e shkencor të gjendjes së kërkimeve shkencore në Kosovë, të nevojave dhe të mundësive reale për realizimin e tij, e miraton Kuvendi i Kosovës, në bazë të propozimit të Qeverisë së Kosovës. 52.2. Programi Kosovar Kërkimoro-Shkencor miratohet për periudhën pesëvjeçare, ndërkaq plotësohet dhe ndrysohet me procedurë të njëjtë. 52.3.Qeveria e Kosovës, i paraqet çdo dy vjet, Kuvendit të Kosovës raport për zbatimin e Programit Kosovar Kërkimor-Shkencor, si dhe për gjendjen e përgjethshme në veprimtarinë kërkimoro-shkencore në Kosovë. 52.4. Mjetet për realizimin e Programit Kosovar Kërkimoro-Shkencor sipas propozimit të qeverisë i përcakton Kuvendi i Kosovës. KAPITULLI V KËSHILLI KOSOVAR I SHKENCËS - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The Kosovo Science Council is established and is tasked with caring for and developing Kosovo’s research-scientific activity.
Neni 53 Këshilli Kosovar i Shkencës themelohet me detyrë të përkujdesjes e zhvillimit e veprimtasrisë kërkimore-shkencore të Kosovës. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The Kosovo Scientific Council is given several powers relating to scientific research policy, evaluation, advice, and proposals.
Neni 54 Këshilli Kosovar Shkencor : (a) i paraqet Qeverisë së Kosovës propozimin e Programit Kosovaro-Shkencor; (b) vlerëson ne aspektin krahasimtar gjendjen në veprimtarinë kërkimore-shkencore, pozitën dhe zhvillimin e saj në shkallë kosovare dhe ndërkombëtare; (c) jep mendimin për nevojën e themelimit të instituteve kërkimore-shkencore; (d) propozon dhe nxit ndërmarrjen e masave për përparimin e veprimtarisë kërkimore- shkencore; (e) shqyrton dhe jep mendimin për çështje të tjera të rëndësishme për zhvillimin e gjithmbarshëm të Kosovës, sipas kërkesës së Kuvendit të Kosovës. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The Kosovo Science Council has 15 members, its chair is elected from among its members, and the other members are appointed by the Kosovo Assembly on the proposal of the Government for a 4-year term.
Neni 55 55.1. Këshilli Kosovar i Shkencës ka 15 anëtarë. 55.2. Kryetar i Këshillit Kosovar të Shkencës zgjidhet nga radhët e anëtarëve të Këshillit Kosovar. 55.3. Anëtarët e tjerë të Këshillit Kosovar të Shkencës i emëron Kuvendi i Kosovës, në bazë të propozimit të Qeverisë së Kosovës, me mandat prej 4 vjetësh . - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Scientific institutions propose members of the Kosovo Science Council to the Ministry, and proposing institutions must present each candidate’s general scientific and professional activity.
Neni 56 56.1.Institucionet shkencore të Kosovës i propozojnë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Terknologjisë, anëtarët e Këshillit Kosovar të Shkencës. 56.2.Institucionet të cilat japin propozimet për anëtarët e Këshillit Kosovar të Shkencës, duhet të prezantojnë veprimtarinë e përgjithsme shkencore dhe profesionale për secilin kandidat të propozuar. 56.3.Me rekomandim të Ministrisë Qeveria bën listen e kandiatëve për anëtarë të Këshillit Kosovar të Shkencës, duke pasur parasysh përfaqësimin e të gjitha fushave shkencore si dhe autoritetin shkencor e profesional të secilit kandidat. 56.4. Ministria mund t’i propozojë Qeverisë së Kosovës edhe ndonjë kandidat tjetër që nuk është propozuar nga institucionet shkencore të Kosovës, në pajtim me paragrafin 1 dhe 3 të këtij neni. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: A Council of Science member may be dismissed before the end of the mandate in specified cases, and the Council and Kosovo Assembly have roles in the dismissal process.
Neni 57 57.1. Anëtari i Këshillit Kosovar i Shkencës mund të shkarkohet para skadimit të mandatit, në këto raste: ( a ) me kërkesën e vet anëtarit ( b ) nëse nuk i përmbush detyrimet e anëtarit ( c ) nëse e humb aftësinë e ushtrimit të detyrave ( d ) nëse me sjelljet e ti e cenon dinjitetin e funksionit të cilin e kryen. 57.2. Kërkesën për shkarkim të anëtarit mund ta bëjë kryetari ose së paku pesë anëtarë të Këshillit. 57.3. Pas marrjes së kërkesës nga paragrafi 2 i këtij neni, Këshilli formon një komision nga radhët e anëtarëve të vet, dhe në bazë të raportit të këtij komisioni, Kuvendi i Kosovës do të merr vendim për shkarkimin ose mos shkarkimin e anëtarit të Këshillit. Këshilli Shkencor - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The Ministry or Government forms the Scientific Council and related scientific councils, and the Ministry appoints Scientific Council members.
Neni 58 58.1. Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë / Qeveria formon Këshillin Shkencor dhe këshillat për fusha përkatëse shkencore, me qëllim të zbatimit të Programit Kosovar Kërkimor- Shkencor. (a) Këshilli shkencor vlerëson suksesin e zbatimit të projekteve kërkimore-shkencore; (b) orienton zhvillimin e fushave shkencore në pajtim me orientimet e përcaktuara me Programin Kosovar Kërkimor-Shkencor; (c) ndihmon hartimin e planit vjetor financiar; (d) propozon shpërndarjen e mjeteve për veprimtarinë kërkimore-shkencore nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. 58.2. Anëtarët e Këshillit të Shkencës i emëron Ministria nga radhet e punëtorëve të njohur shkencorë, duke pasur parasysh përfaqësimin përkatës të fushave shkencore. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The Ministry forms scientific field councils, whose members are appointed for four years. The councils evaluate projects, propose how project funds are distributed, and give opinions on whether minimum scientific criteria are met in the selection of scientific workers. The minister determines the scientific fields based on a proposal from the Ministry’s Scientific Council.
Neni 59 59.1. Ministria formon këshillat e fushave shkencore, (shkencave humanitare, shkencave të natyrës, shkencave të mjekësisë etj), anëtarët e të cilave emërohen për katër vjet. 59.2. Këshillat e fushave shkencore: ( a ) bëjnë vlerësimin profesional të projekteve, ( b ) propozojnë shpërndarjen e mjeteve për projekte. ( c ) japin mendimin për plotësimin e kritereve minimale shkencore në procedurën e zgjedhjes së punëtorëve shkencorë. 59.3. Fushat shkencore i përcakton ministri, në bazë të propozimit të Këshillit Shkencor të Ministrisë. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Ministria shpall konkurs për projekte përkatëse.
Neni 60 60.1. Për projekte përkatëse Ministria shpall konkurs. 60.2. Projektet mund të paraqiten si: ( a ) projekte kërkimore-shkencore, ( b ) projekte zhvillimore, ( c ) projekte të zhvillimit të infrastrukturës. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Scientific institutions or scientific workers submit projects, with the institution’s consent, and project implementers may be scientific workers or other persons not employed by the scientific institution carrying out the project.
Neni 61 61.1. Projektet i paraqesin institucionet shkencore sipas paragrafit 2 të nenit 11 të këtij ligji, ose punëtorët shkencorë, duke pasur pëlqimin edhe të institucionit ku projekti do të realizohet. 61.2. Realizues të projektit mund të jenë punëtorët shkencorë nga neni 36, paragrafi. 1,. 2 e. 3, të këtij ligji. 61.3. Realizues të projektit mund të jenë edhe personat që nuk janë të punësuar në insticuionin shkencor që e realizon projektin. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: This provision lists the general criteria used to accept and evaluate a project.
Neni 62 Kriteret e përgjithshme për pranimin dhe vlerësimin e projektit janë: ( a ) rëndësia e projektit për zhvillimin e Kosovës, ( b ) vlera shkencore dhe përmasat ndërkombëtare të projektit, ( c ) arritjet shkencore, të njohura në shkallë ndërkombëtare, të bartësit të projektit, ( d ) racionaliteti i organizimit dhe i realizimit të projektit, ( e ) përshtashmëria ekologjike e projektit. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: The Ministry decides whether to accept a project and assigns the responsible project holder. Its approval decision is final.
Neni 63 63.1. Në bazë të vlerësimit të projektit, Ministria merr vendim për pranimin e projektit dhe cakton bartësin përgjegjës të projektit. 63.2. Vendimi i Ministrisë për miratimin e projektit është i formës së prerë. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: A project leader for a research-scientific project may be a person who is a doctor of sciences or has published scientific works showing they can carry out the project.
Neni 64 64.1. Udhëheqës përgjegjës i projektit kërkimoro-shkencor mund të jetë personi: (a) që është doktor i shkencave, (b) që ka punime shkencore të publikuara që dëshmojnë aftësinë për realizimin e projektit. 64.2. Udhëheqës përgjegjës të projekteve të tjera nga neni 58, paragrafi 1, 2. pika a ,b ,c d të këtij ligji, mund të jenë edhe ekspertët që nuk i plotësojnë kushtet nga paragrafi 1, pika (a ) dhe ( b ) e këtij neni, por që punojnë në punët hulumtuese dhe zhvillimore, që kanë të regjistruar patentë dhe inovacione, ose që kanë përvojë të mjaftueshme në shfrytëzimin e infrastrukturës ekzistuese ose në instalimin e infrastrukturës së re. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The Ministry must make a contract for the project with the responsible project leader and the research institution where that leader works.
Neni 65 65.1. Për realizimin e projektit Ministria lidhë kontratën me udhëheqësin përgjegjës të projektit, si dhe me institucionin kërkimor-shkencor ku punon udhëheqësi i projektit. 65.2. Elementet përmbajtësore të kontratës i cakton Ministria. KAPITULLI VII FINANCIMI - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Research institutions’ research activity resources are provided from listed funding sources.
Neni 66 Mjetet për kryerjen veprimtarisë kërkimore-shkencore të instituciponeve sigurohen: (a) nga Buxheti i Kosovës të destinuara për punën e insitucioneve dhe për veprimtarinë kërkimore-shkencore; (b) nga fondet, fondacionet dhe donacionet; (c) nga mjetet që i realizon insitucioni kërkimor-shkencor; (d) Nga burimet tjera të ligjshme. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: The funds referred to in Article 66(1)(a), (b) and (c) are to be used only for the listed research and scientific purposes.
Neni 67 Mjetet nga neni 66, 1 pika a,b dhe c, të këtij ligji, shfrytëzohen: (a) për realizimin e projekteve kërkimore-shkencore, projekteve zhvillimore dhe ndërtimin e infrastrukturës; (b) për pagat dhe kompensimet për punëtorët shkencorë, hulumtuesit, personelin udhëheqës, personelin profesional, teknik dhe ndihmës të institucioneve; (c) për mirëmbajtjen e pajisjeve dhe ruajtjen e materialeve shkencore-kërkimore; (d) nga burimet tjera të ligjshme; (e) për shpenzimet për bursa, ngritjen profesionale, ndihmat dhe për përfshirjen e studentëve dhe të praktikantëve në punën kërkimore-shkencore; (f) për marrëdhëniet ndërkombëtare shkencore; (g) për botimin e rezultateve kërkimore-shkencore (monografitë, revistat, përmbledhjet e punimeve etj.); (h) për blerjen e revistave shkencore dhe të publikimeve të tjera nga bota; (i) për organizimin e tubimeve shkencore; (j) për aktivitete të tjera shkencore. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Ministria duhet të formojë Komisionin Financiar dhe mund të nxjerrë rregullore të veçantë për financimin e institucioneve kërkimore-shkencore.
Neni 68 68.1. Ministria formon Komisionin Financiar, si organ këshilldhënës për ndihmë materiale të institucioneve kërkimore-shkencore. 68.2. Ministria mund të nxjerr Rregullore të veçant për mënyren e financimit të institucioneve kërkimore-shkencore. KAPITULLI VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Disa older institutes must stop working when this law enters into force, while scientific institutions established by special laws continue as independent public scientific institutions.
Neni 69 69.1. Me hyrjen nё fuqi tё kёtij Ligji pushojnё punёn institutet e formuara nё bazё tё Gazetёs Zyrtare tё KSAK nr.24/78 dhe tё Dekretligjit tё Veprimtarisё Kёrkimore-Shkencore tё Kosovёs tё datёs 17.04.1998. 69.2. Institucionet shkencore, të themeluara me ligje të veçanta, vazhdojnë punën si institucione shkencore publike të pavarura: (a) Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, (b) Instituti i Historisë, (c) Instituti Albanologjik i Prishtinës. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Legal persons covered by article 69.2 must align their statutes with this law within three months of its entry into force. Scientific research institutions must apply their existing general acts until new statutes are issued, so long as those acts do not conflict with this law.
Neni 70 70.1. Personat juridikë nga neni 69.2 i këtij ligji, janë të detyruat t’i harmonizojnë statutet e tyre me këtë ligj brenda afatit prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 70.2. Deri në nxjerrjen e statuteve nga paragrafi 1 e këtij neni, insitucionet kërkimore shkencore i zbatojnë aktet e tyre të përgjithshme në fuqi, nëse me këtë ligj, nuk janë në kundërshtim. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: The Ministry of Education, Science and Technology of Kosovo oversees implementation of this law and any rules made under it.
Neni 71 Mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji dhe të dispozitave të nxjerra në bazë të tij e bën Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: The Kosovo Science Council must be appointed within three months after this law enters into force, and it must assess the condition of existing institutes within one year of appointment.
Neni 72 72.1. Këshilli Kosovar i Shkencës emërohet brenda afatit prej tre muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 72.2. Këshilli Kosovar i Shkencës ka për detyrë që, brenda afatit një-vjeçar nga dita e emërimit, të zhvillojë procedurën e vlerësimit të gjendjes në institutet ekzistuese dhe në bazë të vlerësimit të tij me rekomandim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë, Qeveria do t’i propozojë Kuvendit të Kosovës që të marrë vendim për transformimin e instituteve, si dhe për suprimimin e instituteve që nuk i plotësojnë kushtet e këtij ligji. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The Ministry appoints the members of the Ministry’s Scientific Council and the scientific field councils within three months.
Neni 73 Anëtarët e Këshillit Shkencor të Ministrisë dhe të këshillave të fushave shkencore i emëron Ministria brenda afatit prej tre muajsh. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The Ministry must, within three months after this law is approved, set the evaluation criteria and the register of journals and publications that meet international scientific criteria.
Neni 74 Ministria, brenda afatit prej tre muajsh, pas miratimit të këtij ligji, do të përcaktojë bazat e vlerësimit dhe regjistrin e revistave dhe të publikimeve të cilat i përmbushin kriteret ndërkombëtare shkencore. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Scientific institutions must harmonize scientific and research titles with the law’s criteria and Ministry-issued provisions within one year after the law is approved. Scientific workers and researchers over 60 may keep the title they already acquired even if they do not meet the criteria.
Neni 75 75.1. Instucionet shkencore janë të obliguara që brenda një viti pas miratimit të këtij ligji t’i harmonizojnë titujt shkencorë dhe hulumtues me kriteret e përcaktuara me këtë ligj dhe me dispozitat e tjera të përcaktuara nga Ministria. 75.2. Punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit të cilët janë mbi moshën 60- vjeçare, e mbajnë titullin e fituar, pavarsisht se a i plotësojnë kriteret e përcaktuara me këtë ligj. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: A scientific-title selection procedure that started before this law took effect is to be completed under the earlier rules, but it may also be completed under this law.
Neni 76 Procedura e zgjedhjes në titullin shkencor, që ka filluar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, përfundon sipas procedurës së përcaktuar me dispozitat e mëparshme, por mund të përfundon edhe konform këtij ligjit. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: Scientific workers and researchers chosen under research-scientific titles may be reselected under this law, but only after the previous selection term has expired.
Neni 77 Punëtorët shkencorë dhe hulumtuesit e zgjedhur në titujt kërkimor-shkencorë rizgjedhën sipas dispozitave të këtij ligji, por jo para së të kalojë afati për të cilin janë zgjedhur sipas dispozitave të mëhershme. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: The Ministry must issue implementing provisions within three months.
Neni 78 Ministria do të nxjerrë dispozita brenda afatit prej tre muajsh për zbatimin e këtij ligji. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the listed research-scientific legal provisions and the 17.04.1998 decree-law stop applying.
Neni 79 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, pushojnë së vepruari të gjitha dispozitat ligjore të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë kërkimore-shkencore si dhe Dekretligjin mbi Veprimtarinë Kërkimore-Shkencore të Kosovës të dates 17.04.1998. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is promulgated by the UN Special Representative.
Neni 80 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ligji Nr.2004/42 27 shtator 2004
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.2004/42 PËR VEPRIMTARINË KËRKIMORE - SHKENCORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in