LIGJI NR. 2004/49 PËR PATENTIM
This provision is the preamble to the patent law and states that the Assembly of Kosovo adopts the law on patents.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/49
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the patent law and states that the Assembly of Kosovo adopts the law on patents. This article defines “invention,” says which inventions are patentable, and states that patentable inventions are protected by patent under this Law. An invention counts as novel only if it is not already part of prior knowledge; prior knowledge includes what has been made public worldwide before the patent filing date. Disclosure of information about an invention in a patent application does not affect novelty in the listed cases. An invention counts as novel if it would not be obvious to a skilled person in the relevant field from prior knowledge.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/49 PËR PATENTIM
Showing 83 of 83
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
This provision is the preamble to the patent law and states that the Assembly of Kosovo adopts the law on patents.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 9 / 01 SHKURT 2007 Ligji Nr.2004/49 PËR PATENTIM Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Rregullores 2001/9 të datës 15 maj 2001 të Kornizes Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, neni 5.1 (d), 9.1.1, 9.3.3, 11.2. duke pasur parasysh rëndësinë e shpikjes si ide të një shpikësi, e cila në fushën e teknologjisë mundëson zgjedhjen e një problemi specifik, Miraton: LIGJIN PËR PATENTIM KREU I SHPIKJET, SHPIKJET E PATENTUESHME, LËNDË TË PËRJASHTUARA NGA MBROJTJA ME PATENTIM Shpikjet e patentueshme
- 1 Verify source ↗
Neni 1
This article defines “invention,” says which inventions are patentable, and states that patentable inventions are protected by patent under this Law.
Neni 1 1.1.Në bazë të këtij Ligji, shpikje do të thotë ide e një shpikësi që mundëson zgjidhjen e një problemi specifik në një fushë të teknologjisë. Shpikje mund të jetë një produkt ose proces ose mund të ketë të bëjë me një produkt dhe një proces. 1.2. Konsiderohet e patentueshme çdo shpikje, nga çdo fushë teknike, që është risi, ka shkallë risie dhe që është e zbatueshme në industri. 1.3. Shpikjet e patentueshme mbrohen me patent sipas dispozitave të këtij Ligji. Risia - 2 Verify source ↗
Neni 2
An invention counts as novel only if it is not already part of prior knowledge; prior knowledge includes what has been made public worldwide before the patent filing date.
Neni 2 2.1. Shpikja është risi nëse nuk përmbahet në njohurinë e mëparshme. Për përcaktimin e risisë, detajet e njohurisë së mëparshme mund të shqyrtohen vetëm individualisht. 2.2. Me njohuri të mëparshme kuptohet gjithçka që i është bërë e njohur publikut në botë, me anë të shkrimit ose në formë gojore, nëpërmjet përdorimit ose në çfarëdo mënyre tjetër para datës së aplikimit për patentim. 2.3. Në njohurinë e mëparshme përfshihet edhe përmbajtja e çdo aplikimi për patentim në Kosovë nëse ai aplikim është publikuar, me kusht që data e dorëzimt, dhe nëse është kërkuar përparësia, data e përparësisë e një aplikimi të tillë, të jetë më e hershme se data e cekur në paragrafin 2 të këtij neni. 2 2.4. Dispozitat e paragrafëve 1.deri 3.të këtij neni nuk përjashtojnë mundësinë e mbrojtjes me patentim të substancave dhe përbërjeve të përmbajtura në njohurinë e mëparshme, që aplikohen në metodat nga neni 9. paragrafi 3 të këtij Ligji me kusht që metodat e cekura të mos jenë të përmbajtura në njohurinë e mëparshme. - 3 Verify source ↗
Neni 3
Disclosure of information about an invention in a patent application does not affect novelty in the listed cases.
Neni 3 3.1. Në kuptim të nenit 2. të këtij Ligji, zbulimi i informatës për shpikjen, të përmbajtur në aplikimin për patentim, nuk ndikon në risinë e asaj shpikjeje nëse informata është zbuluar (ka rrjedhur) prej: a. shpikësit ose ndonjë personi tjetër i cili deri në kohën e datës së dorëzimit ka pasur të drejtën e patentës, b. Zyrës së Pronësisë Industriale (këtu e tutje: Zyra) ku informata përmbahet: (i) në aplikimin tjetër që e ka dorëzuar shpikësi dhe që nuk është dashur të jetë e zbuluar nga ana e Zyrës, ose (ii) në aplikimin të cilën, pa dijen ose pa pëlqimin e shpikësit, e ka dorëzuar pala e tretë e cila drejtpërdrejt ose indirekt e ka marrë informatën nga shpikësi, c. nga ana e palës së tretë e cila drejtpërdrejt ose indirekt e ka marrë informatën nga shpikësi me kusht që zbulimi i tillë të mos jetë bërë më heret se dymbëdhjetë muaj para datës së dorëzimit të aplikimit ose datës së përparësisë ku është kërkuar. 3.2. Në efektet e paragrafit 1. të këtij neni mund të thirret në çdo kohë. Shkalla e risisë - 4 Verify source ↗
Neni 4
An invention counts as novel if it would not be obvious to a skilled person in the relevant field from prior knowledge.
Neni 4 Shpikja ka shkallë të risisë nëse, për subjektin profesional të fushës përkatëse, nuk buron në mënyrë të dukshme nga njohuria e mëparshme. Nëse njohuria e mëparshme përfshinë gjithashtu dokumente sipas nenit 2 paragrafi 3 të këtij ligji, këto dokumente nuk do të merren parasysh gjatë shqyrtimit të shkallës së risisë të shpikjes. Zbatueshmëria industriale - 5 Verify source ↗
Neni 5
An invention is industrially applicable if its subject matter can be produced or used in any kind of industry, including agriculture, crafts, fishing, and services.
Neni 5 Shpikja është e zbatueshme në industri nëse lënda e saj mund të prodhohet ose përdoret në çfarëdo lloj industrie duke përfshirë në veçanti bujqësinë, artizanatet, peshkimin dhe shërbimet. Lëndë që mbrohen me patentim - 6 Verify source ↗
Neni 6
This article says certain inventions involving biological material can be patented, and defines biological material for this purpose.
Neni 6 6.1. Sipas nenit 1. të këtij Ligji patentimi njihet për shpikjet që kanë të bëjnë me: 3 a. produktin që përbëhet nga materiali biologjik ose që përmban material biologjik, b. procesin me të cilin prodhohet, përpunohet ose përdoret ai material biologjik, c. material biologjik i izoluar nga mjedisi i tij natyror ose që prodhohet me proces teknik madje edhe kur më heret ka ndodhur në natyrë. 6.2. Materiali biologjik nga paragrafi 1 i këtij neni është cili do material që përmbanë informacion gjenetik dhe i cili mund të shumëzohet vetë ose mund të shumëzohet në sistemin biologjik. 6.3. Sipas kushteve nga neni 1 i këtij Ligji shpikja, që ka të bëjë me bimë ose kafshë, konsiderohet e patentueshme nëse teknika e realizimit të saj nuk është e kufizuar në llojin e caktuar të bimëve ose kafshëve dhe nëse procesi i bërjes së shpikjes nuk është qenësisht biologjik. 6.4. Procesi i fitimit të bimës ose kafshës nga paragrafi 3 i këtij neni është qenësisht bilologjik nëse në tërësi përbëhet prej proceseve natyrore siç janë kryqëzimi dhe seleksionimi. Përjashtime nga mbrojtja me patent - 7 Verify source ↗
Neni 7
This article excludes several subject matters from patenting, including discoveries, scientific theories, mathematical methods, aesthetic creations, certain mental-act or business methods, computer programs, and presentations of information.
Neni 7 7.1. Edhe sikur të jenë shpikje në kuptimin e nenit 1 të këtij Ligji, përjashtohen nga patentimi: a. zbulime, teori shkencore dhe metoda matematikore, b. krijime estetike, c. skema, rregulla dhe metoda për kryerjen e akteve mendore, lojëra ose kryerje veprimtarish tregtare, d. programe kompjuterësh, e. prezentim informacioni. 7.2. Dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni përjashtojnë mundësinë e patentimit të lëndëve ose veprimtarive të cekura paragrafin 1 vetëm në masën që zbatimi i kësaj patente lidhet me këtë lëndë ose me këtë veprimtari në vetvete. - 8 Verify source ↗
Neni 8
Inventions are not patentable if their commercial use would conflict with public order or public morality.
Neni 8 8.1. Nuk do të konsiderohen të patentueshme shpikjet, shfrytëzimi komercial i të cilave do të ishte në kundërshtim me rendin publik ose moralin publik. 8.2. Shpikje sipas paragrafit 1 të këtij neni konsiderohen veçanërisht: a. proceset e klonimit të qenieve njerëzore, b. proceset për modifikimin e identitetit gjenetik të linjës gjenezore (embrionale) të qenieve njerëzore, c. përdorimi i embrioneve njerëzore për qëllime industriale ose komerciale, 4 d. proceset për modifikimin e identitetit gjenetik të kafshëve që potencialisht mund të shkaktojnë vuajtje të tyre pa kurrëfarë dobie të rëndësishme mediacinale për njerëz ose kafshë si dhe shtazëve që krijohen si rezultat i proceseve të tilla. - 9 Verify source ↗
Neni 9
This article excludes several types of inventions from patent protection, including animal breeds, plant varieties, essentially biological processes, the human body and its elements, and diagnostic, surgical, and treatment processes applied directly to humans or animals.
Neni 9 Përjashtohen nga mbrojtja me patentim: 9.1. Shpikjet që kanë të bëjnë me raca kafshësh dhe varietete bimësh dhe proceset qenësisht biologjike për prodhimin e bimëve ose kafshëve, me përjashtim të shpikjeve që kanë të bëjnë me proceset jobiologjike dhe mikrobiologjike dhe produktet që rezultojnë nga këto procese siç parashihet në nenin 6 paragrafi 3 i këtij Ligji. Procesi mikrobiologjik sipas këtij Ligji është çdo proces që përfshinë ose që kryhet mbi ose që rezulton në material mikrobiologjik, 9.2. Trupi i njeriut, shkallët e ndryshme të formimit dhe zhvillimit të tij ose zbulimi i thjeshtë i njërit prej elementeve të tij, duke përfshirë sekuencën ose pjesë të sekuencës së gjenit. Shpikja që ka të bëjë me elementin e izoluar nga trupi i njeriut ose që është prodhuar me proces teknik duke përfshirë sekuencën ose pjesën e sekuencës së gjenit mund të jetë e patentueshme, edhe nëse me strukturë është e njejtë me strukturën e elementit natyror. Aplikimi industrial i sekuencëss ose pjesës së sekuencës së gjenit duhet të jetë zbuluar në aplikimin për patent në formën siç është dorëzuar në origjinal. 9.3. Shpikjet që kanë të bëjnë me proceset e diagnostifikimit ose proceset kirurgjike apo proceset e mjekimit që aplikohen drejtpërdrejt në trupin e njeriut ose të kafshës përveç produktit, veçanërisht substancave ose përbërjeve që aplikohen në metodat e cekura. KREU II SHPIKËSI, E DREJTA E PATENTIMIT, APLIKUESI Shpikësi dhe e drejta e njohjes - 10 Verify source ↗
Neni 10
The inventor has an inalienable right to be identified as the inventor in patent applications and related patent records, unless the inventor asks in a signed declaration delivered to the Office that their name not be mentioned.
Neni 10 10.1. Shpikësi është person, i cili me punën e vet krijuese ka bërë shpikjen. 10.2.Shpikës nuk konsiderohet personi i cili gjatë shpikjes ka ofruar vetëm ndihmë teknike. 10.3. Shpikësi e ka të drejtën e patjetërsueshme që, përsa i takon aplikuesit për patentim ose pronarit të patentës, t’i njihet titulli i shpikësit në aplikimin për patentim në të gjitha dokumentet e nxjerra në lidhje me njohjen e patentimit siç janë aplikimi i publikuar dhe specifikimi i patentimit, në Regjistrin e aplikimit të patentimeve dhe Regjistrin e patentimeve, me përjashtim të rastit kur shpikësi kërkon, në një deklaratë të nënshkruar prej tij dhe që i dorëzohet Zyrës që të mos përmendet emri i tij. E drejta e patentimit - 11 Verify source ↗
Neni 11
The patent right belongs to the inventor or lawful heir, with special rules for joint inventions and employee or commissioned inventions.
Neni 11 5 11.1. E drejta e patentimit i përket shpikësit ose trashëgimtarit të tij të ligjshëm. Nëse shpikja është krijuar me punën e përbashkët të dy e më shumë shpikësve, e drejta e patentimit iu përket shpikësve ose trashëgimtarëve të ligjshëm të tyre, përveç në rast se ata merren vesh ndryshe. 11.2.Pavarësisht nga dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, kur një shpikje e bërë në Kosovë arrihet si rezultat i një porosie ose buron nga një kontratë pune, e drejta e patentës të kësaj shpikjeje i përket personit që ka bërë porosinë ose punëdhënësit, përveç rastit kur dispozitat kontraktuese parashikojnë ndryshe. 11.3. Kur dispozitat e paragrafit 2 të këtij neni zbatohen në lidhje me një shpikje që bëhet në zbatim të një kontrate pune në Kosovë, punonjësi që bënë shpikjen ka të drejtë për shpërblim prej punëdhënsit. Vlera e shpërblimit përcaktohet duke marrë parasysh pagën që merr, vlerën ekonomike të shpikjes dhe çdo lloj përfitimi që buron nga shpikja. Në mungesë të një marrëveshjeje mes palëve, për caktimin e shumës së shpërblimit, shuma caktohet nga autoriteti gjyqësor pas kërkesës nga njëra prej palëve. 11.4. E drejta e patentimit mund të kalohet ose mund të kalojë me të drejtë trashëgimie ose pasardhjeje. Aplikuesi për patentim - 12 Verify source ↗
Neni 12
For patent applications, the Office treats as the applicant the person who has the right to file the patent application.
Neni 12 12.1. Për qëllime procedurale të Zyrës, aplikues konsiderohet personi i cili e ka të drejtën të ushtrojë të drejtën e aplikimit për patentim. 12.2. Nëse aplikuesi nuk është shpikësi ose nuk është shpikësi i vetëm, aplikuesi duhet të paraqesë bazat ligjore lidhur me të drejtën për të dorëzuar aplikimin për patentim. 12.3. Në aplikimin për patentim duhet të përcaktohet se kush është shpikësi ose kur ka disa shpikës, të gjithë shpikësit. KREU III ZBATIMI I PROCEDURËS PËR NJOHJEN E PATENTIMIT Zyra e Pronësisë Industriale - 13 Verify source ↗
Neni 13
The Patent Office is set up as an independent agency within the Government and may carry out the functions listed in this law and related implementing acts. The Government must issue bylaws and administrative instructions for implementation.
Neni 13 13.1. Zyra për Patentime themelohet si një Agjensi e pavarur brenda Qeverisë e që është kompetente për të ushtruar të gjitha funksionet e përcaktuara në këtë Ligj dhe në aktet e veçanta juridike implementuese të patentimit (këtu e tutje aktet e veçanta juridike) që bazohen në këtë Ligj lidhur me procedurën e njohjes së patentimit dhe administrimin e patentimeve. 13.2. Aktet e veçanta juridike mund, në veçanti, të rregullojnë çështjen e pagesës së taksave për aplikacionet për dhënjen e patentës dhe për çështje të tjera lidhur me patentën. 13.3. Qeveria nxjerrë aktet nënligjore në të cilat përcaktohen detajet e zbatimit të këtij Ligji si dhe udhëzimet administrative që kanë të bëjnë me procedurat e bazuara në këtë Ligj dhe aktin e veçantë juridik të bazuar në këtë Ligj lidhur me funksionet të tjera të Zyrës. Regjistrat e Patentimeve, Buletini Zyrtar 6 - 14 Verify source ↗
Neni 14
The Office runs the Patent Register, which records patent applications and recognized patents, must keep required updates in it, may not enter data before an application’s publication date, and must publish all notices in the Official Bulletin.
Neni 14 14.1. Zyra udhëheq Regjistrin e Patentimeve ku regjistrohen aplikimet për patentime dhe patentat e njohura. 14.2. Regjistri i Patentimeve sipas aktit të veçantë juridik të bazuar në këtë Ligj, duhet të përfshijë çështje që kanë të bëjnë me aplikimet për patentime ose me çështje të patentimeve dhe regjistrimin e të gjitha korrigjimeve, plotësimeve, ndryshimeve në pronësi ose çështje tjera sipas kompetencave të Zyrës, që kërkohet të regjistrohen sipas këtij Ligji. Në Regjistrin e Patentimeve nuk mund të futen të dhëna të para datës së publikimit të aplikimit për patentim. 14.3. Regjistri i Patentimeve është provë prima facie (fakt primar) e të gjitha çështjeve që ky Ligj kërkon apo autorizon të përfshihen në të. 14.4. Regjistri i Patentimeve është i hapur për inspektim publik dhe çdo person mund të marrë ekstrakte prej tij në përputhje me Rregulloren. 14.5. Zyra boton në Buletinin Zyrtar të gjitha shpalljet e parapara me këtë Ligj. - 15 Verify source ↗
Neni 15
The Office’s administrative decisions cannot be appealed, but a lawsuit may be filed under the Law on General Administrative Procedure.
Neni 15 Vendimet administrative të Zyrës janë të paapelueshme dhe kundër tyre mund të ngritet padia në përputhje me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative. Përdorimi i rezultateve të procedurave për njohjen e patentimit të kryera nga “zyret e zgjedhura” - 16 Verify source ↗
Neni 16
An applicant may ask the Office to accept the result of a patentability procedure from a selected foreign patent office, and must submit all relevant data and documents at the same time.
Neni 16 16.1. Për çdo aplikim për patentim të dorëzuar në Zyrë, kur ky aplikimi ka të bëjë me të njejtën shpikje ose me një shpikje thelbësisht të njejtë me atë në aplikimin e dorëzuar jashtë Kosovës (“aplikimi i huaj”), në Zyrën Europiane të Patentave ose në ndonjë zyrë tjetër patentash, që është anëtare e Konventës Europiane të Patentimeve, me kusht që kjo zyrë të veprojë si Autoritet Paraprak Ndërkombëtar Shqyrtues në bazë të Traktatit të Bashkëpunimit për Patentime (TBP),(”zyra të zgjedhura”), aplikuesi mund të bëjë kërkesë në Zyrë për të pranuar si të mirëqenë rezultatin e procedures, për njohjen e patentimit, të kryer nga njëra prej këtyre “zyrave të zgjedhura” sipas neneve 20. deri në 37. të këtij Ligji. 16.2. Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrë njëkohësisht të gjitha të dhënat e duhura dhe dokumentet që lidhen me aplikimin për patentim të dorëzuara në “zyrën e zgjedhur” të cekur në paragrafin 1 të këtij neni në përputhje me aktin e veçantë juridik. - 17 Verify source ↗
Neni 17
Zyra must issue a decision on the request mentioned in Article 16(1) within two months after the request is submitted.
Neni 17 Zyra lëshon vendimin lidhur me kërkesën e cekur në paragrafin 1 të nenit 16 të këtij Ligji jo më vonë se dy muaj pas dorëzimit të kërkesës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
An applicant must submit specified documents to the Office in connection with an application under Article 16.
Neni 18 7 Lidhur me aplikimin sipas nenit 16 të këtij Ligji aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrë dokumentet si vijon: a. një kopje të çdo komunikimi të marrë nga aplikuesi, që ka të bëjë me rezultatet e procedurës për njohjen e patentimit, që nga dorëzimi i aplikimit për patentim dhe deri në datën e publikimit të tij konform aplikimit të huaj, b. një kopje të çdo komunikimi të marrë nga aplikuesi lidhur me rezultatet e çdo kërkimi ose shqyrtimi të kryer konform aplikimit të huaj, c. një kopje të patentimit lëshuar konform aplikimit të huaj, d. një kopje të ndonjë vendimi të formës përfundimtare që hedhë poshtë aplikimin e huaj ose refuzon njohjen e patentimit të kërkuar konform aplikimit të huaj. Taksat dhe pagesat e shpenzimeve procedurale - 19 Verify source ↗
Neni 19
Patenting and patent maintenance are subject to payment of an administrative tax and procedural expenses.
Neni 19 19.1. Të fituarit e patentimit dhe mbajtja e patentimit i nënshtrohet pagesës së një takse administrative dhe shpenzimeve procedurale në përputhje me aktet nënligjore që merrë Qeveria në lidhje me shpenzimet procedurale. 19.2. Nëse taksat administrative dhe shpenzimet procedurale nuk paguhen në kohën e duhur gjatë rrugës së procedurës së njohjes së patentimit, aplikimi për patentim konsiderohet se është tërhequr ndërsa në rast të mospagesës së taksës administrative dhe shpenzimeve procedurale për mirëmbajtjen e patentimit këto të drejta shuhen. KREU IV ÇËSHTJE LIDHUR ME TË DREJTAT E PËRPARËSISË E drejta e përparësisë - 20 Verify source ↗
Neni 20
When two or more inventors independently made the same invention, the patent applicant with the earlier filing date has priority, if the application was published under Article 37.
Neni 20 20.1. Nëse të njejtën shpikje e kanë bërë dy ose më shumë shpikës pavarësisht nga njëri tjetri, përparësi në pikëpamje të të drejtës së njohjes së patentimit ka aplikuesi për patentim që ka datën e dorëzimit të aplikimit më të hershme, me kusht që ai aplikim të jetë publikuar në pajtim me nenin 37 të këtij Ligji. 20.2. Përparësia vlenë prej datës së dorëzimit të aplikimit në Zyrë, përveç në rastin kur janë plotësuar kushtet për njohjen e përparësisë nga nenet 21 dhe 22 të këtij Ligji. Kushtet për njohjen e të drejtës së përparësisë - 21 Verify source ↗
Neni 21
Certain applicants may claim priority in Kosovo for an invention application if they file the later application within 12 months and ask the Office to recognize the priority right.
Neni 21 21.1. Në pajtim me dispozitat e nenit 4 të Konventës së Parisit, për mbrojtjen e pronësisë industriale (këtu e tutje: Konventa e Parisit), çdo person fizik ose juridik (ose trashëgimtari i tij ligjor), i cili në ndonjë shtet anëtar të unionit të Parisit ose shtet anëtar të Organizatës Botërore të Tregtisë (këtu e tutje: OBT) ka dorëzuar aplikim të rregullt për çfarëdo forme të mbrojtjes së shpikjes, do të gëzoj në Kosovë të drejtën e përparësisë prej 8 datës së dorëzimit të aplikimit të parë në shtetin anëtar të unionit të Parisit ose anëtar të OBT-së, me kusht që në afat prej 12 muaj Zyrës t’i ketë dorëzuar aplikimin për të njejtën shpikje dhe të ketë kërkuar njohjen e të drejtës së përparësisë. 21.2. Dorëzim i rregullt i aplikimit nga paragrafi 1 i këtij neni konsiderohet aplikimi data e dorëzimit e të cilit është aprovuar në pajtim me ligjet kombëtare të shteteve anëtarë të unionit të Parisit ose anëtarë të OBT-së, në të cilin është dorëzuar aplikimi ose në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare të lidhura ndërmejt shteteve anëtarë. 21.3. Aplikimi i mëvonshëm për patent që është dorëzuar në të njejtin ose për të njejtin shtet do të konsiderohet aplikim i parë, për nevoja të përcaktimit të të drejtës së përparësisë, në pjesën që ka të bëjë me lëndën e shpikjes së aplikimit të parë, nëse në datën e dorëzimit të aplikimit të mëvonshëm aplikimi i parë, që ka shërbyer për përcaktimin e të drejtës së përparësisë, është tërhequr, refuzuar ose hedhur poshtë para se të jetë publikuar dhe të mos ketë prodhuar kurrfarë efektesh juridike. Aplikimi i parë për patent nuk mund të shërbej më si bazë për kërkesë të të drejtës së përparësisë. Kërkesa për njohjen e të drejtës së përparësisë - 22 Verify source ↗
Neni 22
Patent applicants who want to use a priority right in Kosovo must file a request for recognition of that right with the Office and submit a certified copy of the first application within the stated deadlines.
Neni 22 Aplikuesi për patentim, i cili në Kosovë ka për qëllim ta shfrytëzojë të drejtën e përparësisë nga neni 21 i këtij ligji është i detyruar që në Zyrë të dorëzojë: a. kërkesën për njohjen e të drejtës së përparësisë që përmbanë të dhënat kryesore mbi aplikimin e parë, përparësia e të cilit kërkohet (numri dhe data e dorëzimit të aplikimit, shtetit anëtar të Unionit të Parisit ose anëtar të OBT-së në të cilin është paraqitur aplikimi ose për të cilin është paraqitur aplikimi), më së voni deri dy muaj nga data e dorëzimit të aplikimit në Kosovë, b. kopje e aplikimit të parë e vërtetuar nga organi kompetent i shtetit anëtar të Unionit të Parisit ose anëtar të OBT-së në të cilin ose për të cilin është dorëzuar aplikimi, më së voni deri në mbarimin e afatit prej tre muaj prej datës së dorëzimit të kërkesës për njohjen e të drejtës së përparësisë, ose katër muaj nga data e dorëzimit të aplikimit për patentim në Kosovë, ose gjashtëmbëdhjetë muaj nga data më e hershme e kërkesave të të drejtës së përparësisë varësisht nga ajo se cili prej afateve të cekura kalon më herët. Kërkesa për të drejtën e shumëfishtë të përparësisë - 23 Verify source ↗
Neni 23
A patent applicant may request recognition of multiple priority rights, subject to Article 22 and limits on which invention features can be relied on.
Neni 23 23.1. Aplikuesi për patent mundet, sipas kushteve nga neni 22 i këtij Ligji, të kërkojë njohjen e të drejtës së shumëfishtë të përparësisë në bazë të numrit më të madh të aplikimeve të dorëzuara në një ose më shumë shtete anëtarë të Unionit të Parisit ose anëtarë të OBT-së. 23.2. Kërkesa për njohjen e të drejtës së përparësisë mund të lidhet vetëm me ato karakteristika të shpikjes të cilat përmbahen në aplikimin e parë ose në aplikimet për të cilat kërkohet e drejta e përparësisë. 9 23.3. Nëse disa karakteristika të shpikjes për të cilat lidhet kërkesa për njohjen e të drejtës së përparësisë nuk gjenden në kërkesat e patentimit që përmbahen në aplikimin e parë, gjegjësisht në aplikimet, e drejta e përparësisë do të njihet nëse ato karakteristika mund të vërtetohen nga të gjitha pjesët përbërëse të aplikimit. 23.4. Data e njohjes të të drejtës së përparësisë do të konsiderohet data e dorëzimit të aplikimit për patent në Zyrë në zbatim të të dispozitave të nenit 2 paragrafi 2 dhe 3 dhe nenit 20 paragrafi 1. të këtij Ligji. 23.5. Nëse është kërkuar e drejta e shumëfishtë e përparësisë, afati kohor i cili sipas këtij Ligji fillon nga data e njohur e përparësisë do të llogariten prej datës më të hershme të përparësisë së shumëfishtë. KREU V PËRMBAJTJA E APLIKIMIT PËR PATENTIM, DORËZIMI I APLIKIMIT, DATA E DORËZIMIT - 24 Verify source ↗
Neni 24
The patent procedure starts when the patent application is filed with the Office.
Neni 24 24.1.Procedura për njohjen e patentimit fillon me dorëzimin në Zyrë të aplikimit për patentim. 24.2. Mënyra e dorëzimit të aplikimit për patentim përcaktohet me akt të veçantë juridik të nxjerr nga Ministri për punën e Zyrës. Gjuha dhe alfabeti i aplikimit për patentim - 25 Verify source ↗
Neni 25
Patent applications must be drafted in the language used for official government documents; if drafted in a foreign language, they must be translated into the official language used in Kosovo and delivered to the Office.
Neni 25 25.1. Aplkimi për patentim hartohet në gjuhën e përdorur për dokumentet zyrtare të Qeverisë. 25.2. Nëse aplikimi është hartuar në gjuhë të huaj, duhet bërë përkthimi i tij në gjuhën zyrtare që aplikohet në Kosovë dhe i dorëzohet Zyrës. Përmbajtja e aplikimit për patentim - 26 Verify source ↗
Neni 26
Patent applications must be filed with the Office and include the required documents and fee.
Neni 26 26.1. Aplikimi për patentim dorëzohet në Zyrë dhe duhet të përmbajë: a. kërkesën për njohjen e patentimit, b. përshkrimin e shpikjes, c. një ose më shumë kërkesa për mbrojtjen e shpikjes (kërkesat e patentimit), d. vizatimet në të cilat referohet përshkrimi i patentimit dhe kërkesat e patentimit, e. përmbledhjen e shpikjes. 26.2. Kërkesa për njohjen e patentimit përmbanë shenjën e dalluar qartë që tregon se bëhet fjalë për kërkesën për njohjen e patentimit, titullin e shpikjes i cili shpreh thelbin e shpikjes si dhe të dhënat për aplikuesin. 26.3. Vizatimet janë të detyrueshme nëse janë të nevojshme për ta kuptuar shpikjen. 10 26.4. Kur aplikuesi nuk është shpikësi, kërkesa duhet të shoqërohet me një deklaratë ku arsyetohet e drejta e patentimit për aplikuesin në fjalë. 26.5. Në rast se shpikësi nuk dëshiron të përmendet në aplikim kërkohet një deklaratë me nënshkrim e tij, e cila duhet dorëzuar në Zyrë jo më vonë se katër muaj nga data e dorëzimit të aplikimit. 26.6. Përmbledhja e shkurtër përshkruan thelbin e shpikjes dhe shërben ekskluzivisht për qëllim të marrjes së informacionit teknik. Kjo rezyme nuk mund të përdoret për asnjë qëllim tjetër dhe veçanërisht nuk mund të përdoret për qëllim të përcaktimit të masës së mbrojtjes me patentim. 26.7. Për aplikim duhet të paguhet një taksë e caktuar aplikimi. Pagesa është e përcaktuar në aktin e veçantë juridik. Përshkrimi i shpikjes - 27 Verify source ↗
Neni 27
Patent applications must describe the invention clearly and in enough detail, and if the invention involves living biological material that cannot be disclosed sufficiently, proof of deposit at an authorized institution must be submitted with the application.
Neni 27 27.1. Shpikja duhet të përshkruhet mjaftueshëm qartë dhe detalisht, të jetë përmbledhur dhe kompletuar në mënyrë që shpikja të mund të materializohet nga ndonjë person që ka aftësi të zakonshme në fushën përkatëse. 27.2. Nëse shpikja ka të bëjë me material të gjallë biologjik që nuk mund të bëhet i ditur në një mënyrë që lejon materializimin e saj nga një person me aftësi të zakonshme në fushën përkatëse, krahas aplikimit duhet të prezentohet dëshmia që provon se mostra e materialit është ruajtur në institucionin e autorizuar, jo më vonë se datën e dorëzimit të aplikimit për patentim. 27.3. Institucioni i autorizuar nga paragrafi 2 i këtij neni konsiderohet institucioni që plotëson kushtet e përcaktuara në Marrëveshjen e Budapestit për njohjen ndërkombëtare të depozitimit të mikroorganizmave për nevoja të procedurës së patentimit të datës 28 prill 1977 dhe të rishikuar më 26 shtator 1980. 27.4. Përmbajtja dhe mënyra e vendosjes së pjesëve të veçanta të aplikimit për patentim si dhe detajet e veçanta lidhur me depozitimin e materialit të gjallë biologjik nga paragrafi 2. i këtij neni përcaktohen me akt të veçantë juridik. Kërkesat e patentimit - 28 Verify source ↗
Neni 28
Patent claims must be clear, concise, and fully supported by the invention description.
Neni 28 Me kërkesë ose kërkesa për patentim përcaktohet lënda për të cilën kërkohet mbrojtja me patent. Ato duhet të jenë të qarta, të përmbledhura dhe në tërësi të mbështetura në përshkrimin e shpikjes. Kërkesat e patentimit mund të jenë të pavarura dhe të varura. Kërkesat e pavarura duhet të përmbajnë karakteristika të reja dhe thelbësore të shpikjes. Kërkesat e varura përbajnë karakteristika specifike të shpikjes, të përcaktuar në kërkesat e pavarura ose kërkesat tjera të varura të patentimit. Përshkrimi dhe vizatimet mund të përdoren për të interpretuar kërkesat e patentimit. 11 Bashkimi i shpikjeve - 29 Verify source ↗
Neni 29
A patent application must concern only one invention, or several linked inventions that form a single inventive concept.
Neni 29 Aplikimi për patentim ka të bëjë vetëm me një shpikje ose me më shumë shpikje nëse ato shpikje janë të lidhura ndërmjet tyre ashtu që formojnë një koncept unik të shpikjes. Aprovimi i datës së dorëzimit të aplikimit - 30 Verify source ↗
Neni 30
This article says a patent application’s filing date is the date the Office receives it, and it sets out what the application must include to be accepted.
Neni 30 30.1. Data e dorëzimit të aplikimit është data e pranimit të aplikimit nga Zyra. Për t’u pranuar nga Zyra aplikimi duhet të pëmbajë të paktën elementet si në vijim: a. shkresën ku kërkohet njohja e patentimit, b. informacionin që identifikon aplikuesin, c. përshkrimin e shpikjes dhe një ose më shumë kërkesa për patentim qoftë edhe sikur ky përshkrim dhe kërkesat për patentim të mos provohen se përputhen me kërkesat e duhura të parashikuara me Ligj dhe aktin e veçantë juridik, por që në pamje të parë duket se janë në rregull. 30.2. Nëse Zyra konstaton se në kohën e pranimit të aplikimit kërkesat e cekura në paragrafin 1 të këtij neni nuk janë plotësuar, Zyra fton aplikuesin të plotësojë kërkesat siç parashihen në aktin e veçantë juridik: a. nëse aplikuesi i plotëson kushtet e kërkesës, data e dorëzimit të aplikimit konsiderohet data e pranimit të të gjitha elementeve që mungonin, b. nëse aplikuesi nuk i plotëson kushtet e kërkesës, konsiderohet se aplikimi nuk është dorëzuar. 30.3. Në rastin kur aplikimi për patentim i referohet vizatimeve që nuk janë bashkangjitur në aplikim, Zyra fton aplikuesin të sjellë vizatimet që mungojnë. a. nëse aplikuesi plotëson kushtet e kërkesës së Zyrës për sjelljen e vizatimeve, data e dorëzimit të aplikimit do të jetë data e pranimit të vizatimeve që mungojnë, b. nëse aplikuesi nuk plotëson kushtet e kërkesës së Zyrës për sjelljen e vizatimeve, data e dorëzimit do të jetë data e pranimit të aplikimit për patentim dhe çdo referim në vizatime do të fshihet. 30.4.Kur aplikimit për patentim i është aprovuar data e dorëzimit, Zyra informon aplikuesin për këtë. 12 KREU VI PROCEDURA DERI NË PUBLIKIMIN E APLIKIMIT PËR PATENTIM Shqyrtimi i aplikimit për patentim pas pranimit nga Zyra - 31 Verify source ↗
Neni 31
Zyra shqyrton aplikimin për patentim dhe, nëse mungojnë kushtet ose dokumentet, i kërkon aplikuesit t’i plotësojë brenda dy muajsh.
Neni 31 31.1. Pas pranimit të aplikimit për patentim Zyra shqyrton: a. nëse aplikimi i plotëson kushtet për aprovimin e datës së dorëzimit nga neni 30 i këtij Ligji, b. nëse është bërë pagesa e taksës administrative dhe shpenzimeve procedurale për dorëzimin e aplikimit në pajtim me nenin 19 të këtij Ligji, c. nëse është dorëzuar përkthimi i aplikimit në gjuhën zyrtare që zbatohet në Kosovë kur aplikimi është në gjuhën e huaj, d. nëse janë dorëzuar vizatimet nga neni 26 paragrafi 1. pika d. i këtij Ligji, e. nëse aplikuesi përfaqësohet nga përfaqësuesi i patentimit, i regjistruar në Regjistrin e Përfaqësuesve të Patentimit që mbahet nga Zyra. 31.2. Nëse aplikimi nuk i plotëson kushtet për aprovimin e datës së dorëzimit nga neni 30. i këtij Ligji, Zyra fton aplikuesin që në afat prej dy muajsh nga dita e pranimit të ftesës të plotësojë mangësitë e theksuara në ftesë. 31.3. Nëse aplikuesi nuk vepron në pajtim me ftesën e Zyrës sipas afatit nga paragrafi 2. i këtij neni, aplikimi për patentim refuzohet me vendim. 31.4. Nëse aplikuesi plotëson mangësitë në afat sipas paragrafit 2. të këtij neni, Zyra merr vendim me të cilin data e pranimit të korrigjimeve të kërkuara përcaktohet si datë e dorëzimit të aplikimit për patentim. 31.5. Kur aplikimi për patentim referohet në vizatime që nuk përfshihen në aplikim, Zyra fton aplikuesin që të sjell vizatimet në afat prej dy muaj nga dita e pranimit të ftesës dhe nëse aplikuesi vepron sipas ftesës së Zyrës, si datë e dorëzimit të aplikimit do të konsiderohet data në të cilën Zyra pranon vizatimet. Në rast se vizatimet nuk sillen konsiderohet se aplikuesi nuk u referohet atyre vizatimeve. 31.6. Zyra fton aplikuesin, i cili nuk ka bërë pagesën e taksës dhe shpenzimeve të procedurës administrative dhe që nuk e ka sjell të përkthyer aplikimin, të plotëson këto mangësi në afat prej dy muaj nga dita e pranimit të ftesës. 31.7. Me kërkesën e arsyetuar të aplikuesit Zyra mund të zgjasë afatet e cekura në këtë nen për një periudhë kohore që e vlerëson të arsyeshme, por jo më gjatë se tre muaj shtesë. 13 31.8. Nëse aplikuesi nuk vepron sipas ftesës së Zyrës, sipas paragrafit 6. të këtij neni, aplikimi për patentim, të cilit i është aprovuar data e dorëzimit, konsiderohet i tërhequr dhe Zyra merr vendim për pezullimin e procedurës për njohjen e patentës. Regjistrimi i aplikimit për patentim në Regjistrin e Aplikimit për Patentim - 32 Verify source ↗
Neni 32
Patent applications with an approved filing date are entered in the patent application register kept by the Office.
Neni 32 32.1.Aplikimi për patentim, të cilit me vendim i është aprovuar data e dorëzimit, regjistrohet në Regjistrin e aplikimit për patentim të cilin e udhëheqë Zyra. 32.2. Përmbajtja dhe mënyra e udhëheqjes së Regjistrit të aplikimeve për patentim përcaktohen me Rregullore. Çertifikata për të drejtën e përparësisë - 33 Verify source ↗
Neni 33
On the applicant’s request, the Office issues a certificate for the right of priority.
Neni 33 33.1. Me kërkesën e aplikuesit, Zyra lëshon çertifikatë për të drejtën e përparësisë që është fituar në datën e dorëzimit të aplikimit për patentim të përcaktuar në pajtim me dispozitat e nenit 31. të këtij Ligji. 33.2. Kushtet dhe procedura e lëshimit si dhe përmbajtja e çertifikatës sipas paragrafit 1. të këtij neni përcaktohen me Rregullore. Ndarja e aplikimit për patentim - 34 Verify source ↗
Neni 34
A patent application may be split into two or more applications, but the split application cannot go beyond the content of the original application.
Neni 34 34.1. Me nismën e aplikuesit ose me kërkesën e Zyrës mund të ndahet lënda e aplikimit për patentim të cilit i është aprovuar data e dorëzimit (aplikimi bazë) në dy ose më shumë aplikime (aplikimi i ndarë) dhe në bazë të secilit prej tyre të vazhdojë procedurë e pavarur për çfarë Zyra merrë vendim. 34.2. Lënda e mbrojtjes së aplikimit të ndarë nuk guxon të del jashtë përmbajtjes së aplikimit bazë. 34.3. Ndarja e aplikimit bazë për patentim është e lejuar deri në marrjen e vendimit mbi kërkesën për njohjen e patentës. 34.4. Çdo aplikim i ndarë ka të drejtë të fitojë datën e dorëzimit, në rast se bëhet kërkesa për të drejtën e përparësisë, datën e përparësisë të aplikimit të mëparshëm me kusht që përmbajtja e tij të mos kalojë kufirin e aplikimit të publikuar të mëparshëm në gjendjen që është dorëzuar. 34.5. Dokumentet bazë të përparësisë që janë dorëzuar në Zyrë lidhur me aplikimin e mëparshëm konsiderohet se janë dorëzuar lidhur me aplikimin e ndarë. Amandamentimet, korrigjimet dhe tërheqja e aplikimit - 35 Verify source ↗
Neni 35
The applicant may correct or complete the application up to the decision, may withdraw it during examination, cannot change it beyond the submitted content, and cannot claim a refund of payments made.
Neni 35 14 35.1. Aplikuesi ka të drejtë me iniciativën e tij të plotësoj ose korrigjojë aplikimin deri në momentin e vendimit në lidhje me kërkesën për njohjen e patentimit . 35.2. Nuk lejohet plotësimi ose korrigjimi i aplikimit jashtë përmbajtjes së aplikimit në gjendjen që është dorëzuar. 35.3. Aplikuesi deri në vendimin në lidhje me kërkesën për njohjen e patentimit mund të tërheqë aplikimin në çdo moment gjatë periudhës së shqyrtimit, por nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e pagesave të bëra. Parakushte për publikimin e aplikimit për patentim - 36 Verify source ↗
Neni 36
The Office checks whether a patent application meets listed requirements, can invite the applicant to fix deficiencies, may extend the correction deadline on a reasoned request, and must refuse the application in certain cases.
Neni 36 36.1. Me shqyrtimin e parakushteve për publikimin e aplikimit për patentim vërtetohet nëse aplikimi i plotëson kushtet si në vijim: a. nëse i përmbanë të gjitha elementet sipas nenit 26. të këtij Ligji të hartuara në mënyrën e parashikuar si dhe bashkangjitjet e nevojshme të parapara me Ligj, b. nëse është evidentuar shpikësi, c. nëse është dorëzuar kërkesa e rregullt për njohjen e të drejtës së përparësisë sipas nenit 26. të këtij Ligji, kur kërkohet e drejta e përparësisë, d. nëse aplikimi, në pamje të parë, është në pajtim me rregullën e unitetit të shpikjes sipas nenit 29. të këtij Ligji, e. nëse lënda e aplikimit për patentim është shpikje e cila në pamje të parë mund të mbrohet me patentim sipas neneve 7, 8 dhe 9 të këtij Ligji. 36.2. Nëse me zbatimin e shqyrtimit vërtetohet se nuk janë plotësuar kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni, Zyra fton aplikuesin që në afatin e përshtatshëm të plotësoj mangësitë e theksuara në ftesë. Ky afat nuk mund të jetë më i shkurtër se dy muaj dhe as më i gjatë se tre muaj nga data e pranimit të ftesës. 36.3. Me kërkesës e arsyetuar të aplikuesit për patentim Zyra mund ta zgjasë afatin nga paragrafi 2 i këtij neni për kohën që konsiderohet e arsyeshme. 36.4. Nëse aplikuesi në afatin e caktuar nuk plotëson mangësitë nga paragrafi 1. i këtij neni, Zyra merr vendim për refuzimin e aplikimit për patentim. 36.5. Zyra merr vendim për refuzimin e aplikimit për patentim, nëse aplikimi është dorëzuar për shpikje për të cilën nga pamja e parë vërtetohet se nuk mund të mbrohet me patentim sipas neneve 7 dhe 8 të këtij Ligji. 36.6. Zyra nuk njeh të drejtën e përparësisë nëse aplikuesi nuk vepron në pajtim me ftesën sipas paragrafit 2. të këtij neni në kuptimin e rregullimit të kërkesës për të drejtën e përparësisë. KREU VII PUBLIKIMI I APLIKIMIT PËR PATENTIM 15 - 37 Verify source ↗
Neni 37
Rregullat për publikimin e aplikimit për patentim përcaktojnë kur publikohet, kur nuk publikohet dhe kur aplikuesi mund të kërkojë publikim të hershëm.
Neni 37 37.1. Aplikimi për patentim, për të cilin gjatë shqyrtimit është vërtetuar se plotëson të gjitha kushtet sipas nenit 36. të këtij Ligji dhe për të cilin Zyra merr vendim, publikohet në Buletinin Zyrtar pas kalimit të afatit 18 mujor nga data e dorëzimit, gjegjësisht prej datës së njohjes së të drejtës së përparësisë. 37.2 Pas publikimit të aplikimit për patentim ai vihet në dispozicion të opinionit publik. 37.3. Aplikimi nuk publikohet nëse është tërhequr ose refuzuar përfundimisht para përfundimit të përgatitjes teknike për publikim. 37.4. Aplikimi për patentim nga paragrafi 1. i këtij neni mund të publikohet me kërkesën e aplikuesit edhe para kalimit të afatit të cekur, por jo para kalimit të afatit prej tre muaj nga data e dorëzimit të aplikimit në Zyrë. 37.5. Nëse aplikimi për patentim, përkundër se është refuzuar apo është tërhequr, është publikuar ose, në ndonjë mënyrë tjetër, është vënë në dispozicion të opinionit publik, ai nuk hyn në njohurinë e mëparëshme. 37.6. Përmbajtja e publikimit të aplikimit për patentim përcaktohet me Rregullore. 37.7. Aplikimi për patentim i jep aplikuesit, për një periudhë kohore prej datës së publikimit, të njejtat të drejta si ato të patentimit. Aplikimi për patentim konsiderohet se nuk ka pasur asnjëherë efekte në rast se tërhiqet ose refuzohet përfundimisht. KREU VIII NJOHJA E PATENTIMIT Njohja e patentimit - 38 Verify source ↗
Neni 38
The applicant may submit a request for patent recognition to the Office within six months after the patent application is published in the Official Bulletin.
Neni 38 38.1. Aplikuesi në afatin prej gjashtë muaj nga data e publikimit të aplikimit për patentim, në Buletinin Zyrtar, mund t’i dorëzojë Zyrës kërkesën për njohjen e patentimit. 38.2. Nëse në afatin e përcaktuar sipas paragrafit 1. të këtij neni nuk është bërë kërkesa ose nëse nuk është bërë pagesa e taksave administrative dhe shpenzimeve procedurale sipas nenit 19. të këtij Ligji, aplikimi për patentim do të konsideriohet i tërhequr dhe Zyra merr vendim për pezullimin e procedurës për njohjen e patentimit. 38.3. Përmbajtja e kërkesës nga paragrafi 1 i këtij neni përcaktohet me akt të veçantë juridik. 38.4. Në pajtim me aktet e veçanta juridike Zyra kryen veprimet si në vijim: a. regjistron njohjen e patentimit në Regjistrin e patentimeve, b. publikon në Buletinin Zyrtar njoftimin për njohjen e patentimit, c. i lëshon aplikuesit një çertifikatë për njohjen e patentimit dhe një kopje të specifikimeve të patentimit, d. vë në disponim të publikut kopje të specifikimeve të patentimit, kundrejt pagesës së tarifës së duhur, 16 e. publikon specifikimet e patentimit. 38.5. Përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së Regjistrit të Patentimeve, përmbajtja e publikimit, përmbajtja dhe forma e çertifikatës dhe specifikimet e patentimit të cekura në paragrafin 4. të këtij neni specifikohen me akt të veçantë juridik. Shërbime informuese - 39 Verify source ↗
Neni 39
The Patent Office must provide copies of published patent applications and patent specifications on request, and may disclose certain application details before publication.
Neni 39 39.1. Zyra në bazë të kërkesës vë në disponim të çdo personi fizik ose juridik kopje të aplikimit për patentim të botuara në Buletinin Zyrtar si dhe kopje të specifikimeve të patentimeve. 39.2. Para botimit të aplikimit për patentim në Buletinin Zyrtar, Zyra mund t’i bëjë të njohur ndonjë personi fizik ose juridik të dhënat si: numrin e aplikimit, datën e regjistrimit ose në rastin e përparësisë kërkesën për këtë, numrin, datën dhe vendin ose organizatën ku është dorëzuar aplikimi i parë, treguesit mbi aplikimin dhe titullin e shpikjes. 39.3. Me Rregullore përcatohet fusha e zbatimit dhe mënyra e sigurimit të informimit si dhe pagesat lidhur me këtë. KREU IX KONFIRMIMI I PATENTIMIT TË NJOHUR Konfirmimi i patentimit të njohur - 40 Verify source ↗
Neni 40
The patent owner must give the Office written proof within 10 years of filing that the patented invention meets the Act’s requirements. If the proof is missing, the patent and its application are treated as having had no effect from the start.
Neni 40 40.1. Pronari i patentimit duhet t’i dorëzojë Zyrës, brenda periudhës prej dhjetë vjetësh, nga data e dorëzimit të aplikimit, provë me shkrim që vërteton se shpikja e patentuar përputhet me kërkesat e nenit 1. deri 9. të këtij Ligji. 40.2. Provë me shkrim sipas paragrafit 1. të këtij neni konsiderohet çdo patentim për të njejtën shpikje të njohur nga Zyra Europiane e Patentave ose çdo zyrë tjetër e patentave që është anëtare e Konventës Europiane të Patentave dhe që vepron si autoritet shqyrtues ndërkombëtar paraprak në pajtim me Traktatin e Bashkëpunimit të Patentave (TBP), pas shqyrtimit që vërteton nëse shpikja në fjalë përputhet me të njejtat kërkesa ose i korrespondon kërkesave që ceken në nenet 1. deri 9. të këtij Ligji. 40.3. Në mungesë të dorëzimit të këtyre provave konfirmuese me shkrim, siç ceket në paragafet 1 dhe 2 të këtij neni, patentimi dhe aplikimi mbi të cilin ajo bazohet do të konsiderohet se që nga fillimi nuk ka pasur efektet e cekura në nenin 37 paragrafi 7 dhe neni 41 të këtij Ligji. 40.4. Në rastin kur mbrojtja me patentim sipas nenit 38 të këtij Ligji shtrihet përtej kufijve të mbrojtjes me patentim të paraqitur si provë në paragrafet 1. dhe 2. të këtij neni, pronari i patentimit duhet të plotësoj specifikimet duke kufizuar masën e mbrojtjes në mënyrë që të sigurojë konformitet me këtë provë. 17 40.5. Patentimi nuk ka ndikim ndaj palëve të treta derisa specifikimet të kenë arritur përputhshmëri me provat e parashikuara në paragrafin 4 e këtij Ligji. KREU X EFEKTET E PATENTËS DHE APLIKIMIT PËR PATENTIM Të drejtat eksluzive të fituara me patentim - 41 Verify source ↗
Neni 41
The patent owner has the right to exploit the protected invention, and others without the owner’s consent are forbidden from making, selling, using, importing, exporting, storing, or offering certain protected products or processes.
Neni 41 41.1. Patentimi përbën të drejtë pronësie. 41.2. Pronari i patentimit e ka të drejtën e shfrytëzimit të shpikjes së mbrojtur. 41.3. Çdo personi tjetër, i cili nuk e ka pëlqimin e pronarit të patentimit i ndalohet të kryej aktivitetet si vijon: a. të prodhojë, ofrojë për shitje, shesë, përdorë, eksportojë, importojë dhe mbajë në depo, për qëllime të tilla, produktin e fituar në bazë të shpikjes së mbrojtur, b. të përdorë procesin që është subjekt i shpikjes së mbrojtur ose të ofrojë zbatimin e tij, c. të ofrojë për shitje, shesë, përdorë, eksportojë, importojë, dhe mbajë në depo për qëllime të tilla produktin që është fituar me procesin që është subjekt i shpikjes së mbrojtur. 41.4. Çdo personi tjetër i cili nuk e ka pëlqimin e pronarit të patentimit i ndalohet ofrimi dhe furnizimi i produktit (substancë, përbërje ose pjesë të pajisjes), i cili përbënë element të qenësishëm të shpikjes së mbrojtur, personave që nuk kanë autorizim për shfrytëzimin e asaj shpikjeje nëse ofruesit ose furnizuesit i është e njohur ose është dashur t’i ishte e njohur nga rrethanat e rastit që ai produkt, i dedikuar për vënje në funksion, është shpikje e huaj. 41.5. Dispozitat e cekura në paragrafin 4. të këtij neni nuk zbatohen nëse produkti i ofruar ose furnizuar është produkt tregtar i zakonshëm përveç rastit kur ofruesi ose furnizuesi nxisin personat tjerë në ndërmarrjen e veprimeve të cekura në paragrafin 3. të këtij neni. 41.6. Në mungesë të provave të kundërta, konsiderohet se produkti është fituar me procedurë të mbrojtur, nëse produkti është risi, dhe nëse ekziston dyshimi i bazuar se produkti është fituar me proces të mbrojtur dhe që pronari i patentimit nuk ka qenë në gjendje, përkundër përpjekjes së arsyeshme, të vërtetojë procesin e vërtetë të shfrytëzuar. Dyshimi themelor që produkti është fituar me anën e procesit të mbrojtur ekziston veçanërisht kur procesi i mbrojtur është i vetmi proces i njohur. Të drejtat ekskluzive lidhur me patentat në fushën e bioteknologjisë - 42 Verify source ↗
Neni 42
This article says patent-exclusive rights can also apply to certain biological material, directly obtained material, and genetic-information products, including material derived from them by propagation or multiplication with identical characteristics.
Neni 42 42.1. Nëse me patentim mbrohet materiali biologjik, i cili përmbanë karakteristika të veçanta që fitohen nga shpikja e mbrojtur, të drejtat ekskluzive të cekura në nenin 41. paragrafi 3. dhe 4. i këtij Ligji zbatohen edhe për çfardo materiali biologjik që rrjedhë nga ky material biologjik me përhapje ose shumëzim në formë identike ose të ndryshme por me karakteristika identike. 18 42.2. Nëse me patentim mbrohet procesi që mundëson krijimin e materialit biologjik që përmbanë karakteristika të veçanta që fitohen me shpikje, të drejtat ekskluzive nga neni 41. paragrafi 3. dhe 4. të këtij Ligji zbatohen edhe për materialin biologjik të fituar drejtpërdrejt me atë proces, si dhe në çfardo materiali biologjik që del nga ai material biologjik me përhapje ose shumëzim në formë identike ose të ndryshuar por me karakteristika identike. 42.3. Nëse me patentim mbrohet produkti që përmbanë ose përbëhet nga informacioni gjenetik, të drejtat eksluzive nga neni 41. paragrafi 3. dhe 4. i këtij Ligji do të zbatohen edhe për materialin e tërë, përveç trupit të njeriut, shkallëve të ndryshme të formimit të tij dhe zhvillimit ose zbulimit të thjeshtë të një prej elementeve të tij, duke përfshirë edhe të sekuencën ose pjesën e sekuencës së gjenit, në të cilën ai produkt fitohet dhe në të cilën infiormacioni gjenetik përmbahet dhe kryen funksionin e tij. Të drejtat nga aplikimi të publikuar për patentim - 43 Verify source ↗
Neni 43
Kur publikohet aplikimi për patentim, aplikuesi fiton të drejta të përkohshme dhe mund të kërkojë kompensim të arsyeshëm nga çdo palë e tretë që e ka përdorur shpikjen gjatë periudhës së caktuar dhe në kundërshtim me nenet 41 dhe 42.
Neni 43 43.1. Me publikimin e aplikimit për patentim në pajtim me nenin 37. të këtij Ligji aplikuesi për patentim fiton të drejta të përkohshme, në bazë të të cilave mund të kërkojë kompensim të arsyeshëm të dëmit prej cilës do palë të tretë e cila, në periudhën kohore ndërmjet datës së publikimit të aplikimit për patentim dhe datës së publikimit të njohjes së patentës, ka shfrytëzuar shpikjen në kundërshtim me nenet 41. dhe 42. të këtij Ligji, e që pas dhënjes së patentës konsiderohet e ndaluar. 43.2. Aplikimi për patentim i cili është refuzuar, hedhur poshtë, tërhequr ose që konsiderohet i tërhequr nuk prodhon efekte të përshkruara në dipozitën e paragrafit 1. të këtij neni. Masa e të drejtave ekskluzive - 44 Verify source ↗
Neni 44
Patent exclusive rights are determined by the patent claims, and the description and drawings are used to interpret those claims.
Neni 44 44.1. Masa e të drejtave ekskluzive të pronarit të patentës përcaktohet në bazë të kërkesave të patentimit të cilat aprovohen përfundimisht në procedurën për njohjen e patentës, me ç’rast përshkrimi dhe vizatimet shërbejnë për interpretimin e kërkesave. Termat e përdorur në kërkesat e patentimit nuk janë të kufizuara rigorozisht në kuptimin fjalë për fjalë sikurse që as përshkrimi dhe vizatimet nuk do të mirren parasysh vetëm për qëllime të sqarimit të paqartësive në kërkesat e patentimit. Kërkesat e patentimit nuk duhet kuptuar as edhe si udhëzim, që tregon se masa e të drejtave ekskluzive mund të shtrihet deri në kufirin që për ekspertin e fushës teknike të mund të konsiderohej si masë e synuar e mbrojtjes. 44.2. Brenda periudhës kohore prej datës së publikimit të aplikimit për patentim deri në njohjen e patentës, masa e mbrojtjes përcaktohet në bazë të kërkesave të patentimit nga aplikimi për patent të publikuar në pajtim me këtë Ligj. Megjithkëtë me njohjen e patentës ashtu si është pranuar përfundimisht ose ndryshuar pas procedurëse së nulimit në të cilën është nuluar pjesërisht, kjo nuk do të ketë ndikim në të drejtat e siguruara në periudhën prej aplikimit deri në vendimin përfundimtar me kusht që masa e mbrojtjes të mos jetë zgjeruar. 19 Kontrata e licencës dhe kalimi i të drejtave - 45 Verify source ↗
Neni 45
Patent exploitation rights may be transferred by license contract, and a patent may be transferred wholly or partly.
Neni 45 45.1. E drejta për të shfrytëzuar shpikjen e mbrojtur me patentim kalohet me anën e kontratës për licencë. 45.2. Patentimi mund të jetë subjekt i kalimit të plotë ose të pjesëshëm. 45.3. Kontrata për licencë dhe kontrata për kalimin e patentës lidhen me kushtet dhe mënyrën e parashikuar nga Ligji për Detyrimet. 45.4. Lidhja e një kontrate për licencë ose një kontratë për kalimin e një patentimi të përbashkët kërkon pëlqimin e të gjithë pronarëve të patentës. 45.5. Dispozitat e këtij neni zbatohen gjithashtu edhe kur kemi të bëjmë me lidhjen e kontratës për licencë dhe kontratës për kalim të të drejtave nga aplikimi i publikuar për patentim. KREU XI KUFIZIMET E EFEKTEVE TË PATENTIMIT Përjashtime nga e drejta ekskluzive - 46 Verify source ↗
Neni 46
The patent owner’s exclusive right to use the invention does not apply in three listed cases: private non-commercial use, research/development/experimentation (including some product registration or approval work), and direct individual preparation of medicine in pharmacies based on a personal prescription.
Neni 46 E drejta eksluzive e pronarit të patentimit për shfrytëzimin e shpikjes nuk zbatohet në këto raste: a. Veprimet, me anën e të cilave shpikja shfrytëzohet për qëllime private dhe jokomerciale, b. veprime që ndërmirren me qëllim të hulumtimit dhe zhvillimit si dhe eksperimentimit, që kanë të bëjnë me lëndën e shpikjes së mbrojtur, duke përfshirë edhe rastin kur këto veprime nevojiten për regjistrimin ose aprovimin për vënjen në treg të produktit që është medikament dedikuar njerëzve ose kafshëve, ose produkt medicinal, c. Përgatitje e drejtpërdrejtë dhe individuale të medikamentit në barnatore në bazë të reçetës individuale dhe në procedura që kanë të bëjnë me përgatitje të tilla të medikamentit. E drejta e shfrytëzuesit të mëparshëm - 47 Verify source ↗
Neni 47
A qualifying prior user may continue using the invention without the patent owner’s consent, and that right may transfer or be inherited only with the relevant business/process and production facility.
Neni 47 47.1. Patentimi nuk ka efekt ndaj personit i cili para datës së dorëzimit ose para datës së njohjes të të drejtës së përparësisë së aplikimit për patentim, ka shfrytëzuar ose prodhuar, brenda veprimtarisë së tij ekonomike, produktin i cili është lëndë e shpikjes, ose ka bërë përgatitje serioze dhe reale për shfrytëzimin e shpikjes së tillë në Kosovë. 20 47.2. Personi i cekur në paragrafin 1. të këtij neni ka të drejtë, pa pëlqimin e pronarit të patentës, të vazhdojë shfrytëzimin e shpikjes në masën në të cilën e ka shfrytëzuar ose përgatitur shfrytëzimin e saj deri ditën e dorëzimit të aplikimit për shpikjen e cekur. 47.3. E drejta e cekur në paragrafin 2. të këtij neni mund të kalohet ose trashigohet vetëm përmes procesit të punës dhe fabrikës së prodhimit ku është përgatitur ose ka filluar shfrytëzimi i shpikjes. Kufizimi i efekteve lidhur me patentimet në fushën e bioteknologjisë. - 48 Verify source ↗
Neni 48
This article limits patent exclusive rights for certain biological material and gives farmers specific authorised uses in agriculture.
Neni 48 48.1. Të drejtat ekskluzive, që dalin nga dispozitat e nenit 42 të këtij Ligji nuk i’u referohet materialeve biologjike të fituar me përhapjen dhe shumëzimin e materialit biologjik i cili në tregun e Kosovës është vënë nga ana e pronarit të patentimit ose me pëlqimin e tij, me ç’rast përhapja dhe shumëzimi detyrimisht dalin nga zbatimi për qëllimin e të cilit materiali biologjik vëhet në treg, me kusht që materiali i fituar më vonë të mos përdoret për përhapje dhe shumëzim të mëtejmë. 48.2. Konsiderohet përjashtim nga dispozitat e nenit 42 të këtij Ligji shitja, ose ndonjë formë tjetër e përdorimit komercial të materialit për shumëzim të bimëve, fermerit nga ana e pronarit të patentimit ose me pëlqimin e tij, por për qëllime bujqësore, fermeri fiton autorizimin që të shfrytëzojë produktin e të korrave të tij për përhapje ose për shumëzim në ekonominë e vet bujqësore. 48.3. Konsiderohet përjashtim nga dispozitat e nenit 42 të këtij Ligji shitja ose ndonjë formë tjetër e përdorimit komercial të kafshëve pjellore ose ndonjë materiali tjetër shtazor reprodukues, fermerit nga ana e pronarit të patentimit ose me pëlqimin e tij, fermeri e fiton autorizimin të shfrytëzojë kafshën e mbrojtur për qëllime bujqësore me ç’rast njëkohësisht është përfshirë edhe të disponurit me kafshë gjegjësisht material shtazor reprodukues për qëllime të kryerjes së aktiviteteve private, por jo edhe të shitjes në kuadër të qëlllimeve komerciale të veprimtarisë reprodukuese. Shuarja e të drejtave ekskluzive të pronarit të patentimit - 49 Verify source ↗
Neni 49
Exclusive patent rights are treated as exhausted after the protected product is put on the domestic market by the patent owner or with their express consent, unless other legal grounds allow further commercialization to be stopped.
Neni 49 Të drejtat ekskluzive të fituara me patentim, që kanë të bëjnë me veprimet e kryera në teritorin e Kosovës, sa i përket e produktit të mbrojtur me patentim, do të konsiderohen të shuara pasi produkti të jetë vënë në tregun vendor nga ana e pronarit të patentës ose me pëlqimin e shprehur të tij, përveç nëse ekzistojnë shkaqe ligjore të tjera nga ato që kanë të bëjnë me patentimin, në bazë të të cilave pronari i patentimit mund të ndalojë komercializimin e mëtutjeshëm të produktit. Mjetet e trafikut në qarkullimin ndërkombëtar - 50 Verify source ↗
Neni 50
A product made from a protected invention is not treated as a patented invention in this situation if it is used for an aircraft or land vehicle from a Paris Union or WTO member state, the vehicle is only temporarily or incidentally in Kosovo, and the product is used only for that vehicle’s needs.
Neni 50 21 Përdorimi i produkteve të bëra sipas shpikjes së mbrojtur në konstruksion ose pajisje të aeroplanëve ose mjeteve tokësore të trafikut të cilat i përkasin ndonjërit prej shteteve anëtar të unionit të Parisit ose anëtar të OBT-së, nuk konsiderohet shpikje mbrojtur me patentim kur ky mjet trafiku përkohësisht ose rastësisht gjendet në teritorin e Kosovës me kusht që produkti i prodhuar shërben ekskluzivisht për nevojat e atij mjeti trafiku. KREU XII DISPOZITAT QË LIDHEN ME PATENTIMIN PAS NJOHJES SË PATENTIMIT Afati i patentës dhe pagesa e mirëmbajtjes - 51 Verify source ↗
Neni 51
Patentimi skadon 20 vjet pas aplikimit, dhe pronari duhet të paguajë taksat dhe shpenzimet vjetore nga viti i tretë.
Neni 51 51.1.Sipas këtij neni, patentimi skadon 20 vjet pas datës së dorëzimit të aplikimit për patentim. 51.2. Ruajtja e të drejtave të fituara nga aplikimi dhe patentimi i nënshtrohet pagesës së taksës vjetore administrative dhe pagesës së shpenzimeve procedurale sipas akteve të veçanta juridike . 51.3. Taksa vjetore dhe pagesa e shpenzimeve procedurale të cekura në paragrafin 2. të këtij neni fillojnë të paguhen vitin e tretë dhe çdo vit të mëtejshëm, duke llogaritur nga data e dorëzimit të aplikimit për patentim. 51.4. Nëse pronari i patentimit nuk paguan taksën administrative dhe pagesat e shpenzimeve procedurale në përputhje me paragrafin 3 të këtij neni ai mund të bëjë këto pagesa gjatë periudhës së rishikimit prej gjashtë muaj, me kusht që të paguaj gjithashtu një taksë administrative shtesë dhe një pagesë të shpenzimeve procedurale shtesë. 51.5. Zyra i dërgon vërejtje pronarit të patentimit në rast të mospagesës së taksës vjetore administrative dhe pagesave të shpenzimeve procedurale për mirëmbajtjen e patentës ku ceken pasojat si dhe udhëzimet për mundësinë e pagesës sipas paragrafit 4 të këtij neni. Përfundimi i patentimit para afatit - 52 Verify source ↗
Neni 52
A patent may end for non-payment, surrender, or expiry on the owner’s death or loss of legal capacity; surrender is blocked if registered third-party rights exist unless those persons give written certified consent.
Neni 52 52.1. Nëse pronari i patentimit nuk paguan taksën administrative dhe pagesën e shpenzimeve procedurale për mirëmbajtjen e patentimit, patentimi përfundon ditën që vijon pas datës kur skadon afati kohor për pagesën e cekur në nenin 51. të këtij Ligji. 52.2. Nëse pronari i patentimit e dorëzon patentën ajo përfundon ditën që vijon pas datës kur dorëzohet në Zyrë deklarata e shkruar dhe e vërtetuar mbi dorëzimin përkatës. 52.3. Nëse është regjistruar në Regjistër ndonjë e drejtë e personave të tretë lidhur me patentimin, pronari i patentimit nuk mund të dorëzojë patentën pa pëlqimin me shkrim të vërtetuar të këtyre personave. 22 52.4. Patentimi skadon ditën e vdekjes së pronarit ose ditën e humbjes së zotësisë juridike të personit juridik respektivisht, përveç rastit kur i është kaluar trashëgimtarëve, respektivisht pasardhësve të ligjshëm. 52.5. Dispozitat e paragrafit 4. të këtij neni zbatohen sipas parimit mutatis mutandis për aplikuesin për patentim. Ndryshimet në patentim - 53 Verify source ↗
Neni 53
The patent owner may ask the Office to make certain changes to the patent, including limiting protection, correcting unintentional errors, and changing the owner’s name or address, but the changes cannot go beyond the original patent application.
Neni 53 53.1. Pronari i patentimit mund t’i kërkojë Zyrës, në përputhje me rregulloret, të bëjë ndryshime në patentim për të kufizuar masen e mbrojtjes. 53.2. Pronari i patentimit mund t’i kërkojë Zyrës të bëjë ndryshime në patentim për të korrigjuar gabime ose gabime administrative të bëra pa qëllim. 53.3. Pronari i patentimit mund t’i kërkojë Zyrës, në bazë të Rregullores, të bëjë ndryshimet në emrin ose adresën e pronarit, të regjistruara në Regjistrin e patentave, me kusht që këto ndryshime të mos përfshijnë ndryshimin e pronarit. 53.4. Ndryshimet e bëra në patentim nuk mund të shtrihen përtej përmbajtjes së aplikimit për patentim në formën e dorëzuar. 53.5. Nëse Zyra pranon ndryshimet sipas paragrafëve 1 deri 4 të këtij neni ndryshimet evidentohen në Regjistrin e patentimeve dhe publikohen. Ndryshimi në pronësi i aplikimit për patent ose patentimit - 54 Verify source ↗
Neni 54
Contracts transferring a patent application or patent must be in writing, and ownership changes affect third parties only after registration in the patent register.
Neni 54 54.1. Çdo kontratë që tjetërson në favor të dikujt tjetër aplikimin për patent ose patentimin duhet të bëhet me shkrim, përndryshe konsiderohet e pavlefshme. 54.2. Çdo ndryshim në pronësi të aplikimit për patent ose patentimit shënohet në Regjistrin e patentave, kundrejt një pagese të caktuar. Pronari i ri i aplikimit ose patentës ka të drejtë të paraqes padi gjyqësore lidhur me aplikimin ose patentën vetëm nëse ai është i regjistruar në Regjistrin e patentave. 54.3. Bartja ose kalimi i aplikimit ose patentës tek pronari tjetër nuk cënon të drejtat e fituara të palës së tretë para datës së kësaj bartjeje ose tjetërsimi dhe ka efekte ndaj palëve të treta vetëm pas evidentimit në Regjistrin e patentave. KREU XIII LICENCAT Licencat e detyrueshme (jo të vullnetshme) - 55 Verify source ↗
Neni 55
Gjykata mund të japë licencë të detyrueshme për patentë në disa raste, përfshirë shfrytëzim të pamjaftueshëm, nevojë të jashtëzakonshme kombëtare, ose kundërshtim me konkurrencën e tregut.
Neni 55 23 55.1. Gjykata kompetente në Kosovë mund të japë licencën e detyrueshme (jo të vullnetshme), në rast të shfrytëzimit të pamjaftueshëm të patentimit, çdo personi i cili bënë kërkesë për licencë të tillë ose Qeverisë së Kosovës, në rast se pronari i patentimit nuk e ka shfrytëzuar shpikjen e mbrojtur me patentim në teritorin e Kosovës në kushte të arsyeshme ose nuk ka bërë përgatitje efikase dhe serioze për shfrytëzimin e saj. 55.2. Kërkesa për njohjen e licencës së detyrueshme sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të bëhet pas kalimit të afatit prej tri vjetësh nga data e njohjes së patentimit. 55.3. Licenca e detyrueshme nuk mund të jepet, nëse pronari i patentimit dëshmon ekzistimin e shkaqeve të arsyeshme që arsyetojnë mosshfrytëzimin ose shfrytëzimin e pamjaftueshëm të shpikjes së mbrojtur. 55.4. Pas kërkesës së arsyetuar gjykata mund t’i japë licencën e detyrueshme, në lidhje me patentën e parë, pronarit të patentës ose pronarit të një të drejte varieteti bime të mbrojtur, i cili nuk mund të përdorë patentën e tij (patenta e dytë), gjegjësisht të drejtën në varietetin e bimës së mbrojtur, pa cënuar patentën e parë, me kusht që shpikja e mbrojtur me patentën e dytë, gjegjësisht varieteti i bimës i mbrojtur, të paraqes përparim të theksuar teknologjik të rëndësisë së vaçantë në krahasim me shpikjen e mbrojtur me patentën e parë ose varietetin e bimës të mbrojtur. Gjykata kompetente mund të ndërmerr çfarëdo mase të cilën e vlerëson të dobishme për vërtetimin e gjendjes së tillë. 55.5. Në rastin e licencës të detyrueshme sipas paragrafit 4. të këtij neni, pronarit të patentës së parë i mundësohet, me kushte të arsyeshme, e drejta në licencë të detyrueshme të ndërsjellë për shfrytëzimin e shpikjes së mbrojtur me patentën e dytë ose varietetit të bimës të mbrojtur. 55.6. Gjykata mund të jep licencë të detyrueshme nëse shfrytëzimi i shpikjes së patentuar është i domosdoshëm për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në shkallë kombëtare (siguria kombëtare, mbrojtja e interesit publik në fushën e shëndetit, furnizimit me ushqime, mbrojtjes dhe përmirësimit të mjedisit, interesa specifike për degë të veçanta të ekonomisë) ose kur është e nevojshme për të korrigjuar një praktikë për të cilën, në një proces gjyqësor ose administrativ, vërtetohet se është në kundërshtim me konkurrencën e tregut. 55.7. Në rastin e teknologjisë së gjysmëpërquesve licenca e detyrueshme mund të jepet vetëm në rastet e parashikuara në paragrafin 6 të këtij neni. 55.8. Licenca e detyrueshme mund të jepet vetëm nëse personi që kërkon licencën e tillë ka bërë përpjekje të pasukseshme për një periudhë të arsyeshme kohore dhe me kushte të arsyeshme tregu. Gjykata mund të bëjë përjashtim nga këto kushte në situatat e parashikuara në paragrafin 6. të këtij neni. Mbajtësi i të drejtës së patentës duhet të informohet për njohjen e licencës së detyrueshme në afatin më të shkurtër të mundshëm. Kushtet në të cilat jepet licenca e detyrueshme - 56 Verify source ↗
Neni 56
Rregullohen kushtet për licencën e detyrueshme: ajo nuk mund të jetë ekskluzive, mund të kalohet vetëm me punëtorinë përkatëse, dhe në disa raste është e pakalueshme.
Neni 56 56.1. Licenca e detyrueshme nuk mund të jetë ekskluzive, kurse masa dhe kohëzgjatja e saj janë të lidhura ekskluzivisht me shkaqet për të cilat është dhënë. 56.2. Licenca e detyrueshme mund të kalohet vetëm së bashku me punëtorinë e prodhimit gjegjësisht me pjesën e saj në të cilën shfrytëzohet shpikja për të cilën është lëshuar licenca e detyrueshme. 24 56.3. Licenca e detyrueshme aprovohet, para së gjithash, për furnizimin e tregut vendor, përveç nëse është i domosdoshëm korrigjimi i ndonjë praktike për të cilën me procedurë gjyqësore ose administrative është vërtetuar se është praktikë në kundërshtim me konkurrencën në treg. 56.4. Organi kompetent, me kërkesë të arsyetuar të personit të interesuar, shfuqizon licencën e detyrueshme nëse, dhe kur, rrethanat që kanë çuar në aprovimin e saj pushojnë të ekzistojnë dhe nuk ekziston mundësia të përsërtiten, por me kusht të mbrojtjes së të drejtave të ligjshme të fituesit të licencës së detyrueshme. 56.5. Pronari i patentimit ka të drejtën e kompenzimit duke marrë parasysh vlerën ekonomike të licencës dhe nevojën për të korrigjuar praktikën që është në kundërshtim me konkurrencën në treg. 56.6. Licenca e detyrueshme sipas nenit 55. paragrafi 4. i këtij Ligji është e pakalueshme përveç në rastin e kalimit së njëkohshme të patentës së dytë ose varietetit të bimës së mbrojtur. KREU XIV SHPALLJA E NULIMIT TË PATENTIMIT Arsyet për shpalljen e nulimit të patentimit - 57 Verify source ↗
Neni 57
A patent may be declared invalid at any time if it was granted on one of the listed grounds.
Neni 57 Patentimi mund të shpallet i nuluar në çdo kohë, me propozimin e personit fizik ose juridik ose të prokurorit publik, nëse patentimi është dhënë: a. për një lëndë e cila sipas neneve 7, 8 dhe 9 të këtij Ligji nuk mund të mbrohet me patentim, b. për një shpikje e cila, në datën e dorëzimit të aplikimit për patentim ose në datën e përparësisësë së njohur, nuk përbënte risi ose nuk kishte shkallë risie, c. për një shpikje, e cila nuk ka zbatim në industri, d. për një shpikje, e cila nuk është përshkruar mjaftueshëm dhe detalisht qartë për të mundësuar materializimin e saj nga persona profesionalë me aftësi të zakonshme të fushës përkatëse, e. për një lëndë që shtrihet përtej përmbajtjes së aplikimit për patentim në formën e dorëzuar ose, nëse patentimi është dhënë në bazë të aplikimit të ndarë, përtej përmbajtjes së aplikimit bazë në formën e dorëzuar, f. në emër të një personi që nuk ka pasur të drejtë në shpikjen e mbrojtur me patentim. Propozimi për shpalljen e nulimit të patentimit - 58 Verify source ↗
Neni 58
The procedure for declaring a patent nullity starts when a proposal is submitted to the Office.
Neni 58 58.1. Procedura që lidhet me shpalljen e nulimit të patentimit fillon me dorëzimin e propozimit për shpalljen e nulimit të patentimit në Zyrë. 25 58.2. Propozimi i cekur në paragrafin 1. të këtij neni, në pajtim me aktin e veçantë juridik, duhet të përmbajë të dhëna për propozuesin, pronarin e patentimit, numrin e vendimit dhe numrin e regjistrimit të patentimit, arsyet për të cilat propozohet shpallja e nulimit të patentimit me provat e nevojshme. Procedura lidhur me propozimin për shpalljen e nulimit të Patentimit - 59 Verify source ↗
Neni 59
The Office must invite the proposer to fix defects, may reject the proposal if it is not fixed in time, and can require responses, comments, hearings, deadline extensions, and written proof in the patent invalidation procedure.
Neni 59 59.1. Nëse propozimi për shpalljen e nulimit të patentimit nuk bëhet në përputhje me dispozitat e cekura në nenin 58 paragrafi 2 të këtij Ligji ose nëse taksa administrative dhe pagesa e shpenzimeve procedurale nuk është paguar në përputhje me nenin 19 të këtij Ligji, Zyra fton propozuesin të korrigjojë mangësitë brenda 30 ditësh nga data e marrjes së ftesës. 59.2. Nëse propozuesi nuk korrigjon propozimin brenda afatit kohor të specifikuar në paragrafin 1. të këtij neni, Zyra me vendim hedhë poshtë propozimin. 59.3. Zyra i dorëzon pronarit të patentimit propozimin e rregulltë dhe fton atë të dorëzojë përgjigjen brenda një periudhe kohore që nuk mund të jetë më pak se 30 ditë dhe as më shumë se 60 ditë, prej datës së marrjes së propozimit. 59.4. Në zhvillimin e procedurës për shpalljen e nulimit të patentimit, Zyra fton palët sa herë të jetë e nevojshme për të dorëzuar komentet e tyre lidhur me deklarimet e palës tjetër, brenda një periudhe kohore të cekur në paragrafin 3. të këtij neni. 59.5. Zyra mban seancë (shqyrtim gojor), nëse e konsideron të nevojshme, për vërtetimin e fakteve thelbësore për vendimin e saj. 59.6. Me kërkesë të arsyetuar, Zyra mund të zgjasë afatin kohor të cekur në paragrafet 1. dhe 3. të këtij neni për periudhën që e konsideron të arsyeshme. 59.7. Zyra, nëse konsideron se është e nevojshme, për vërtetimin e fakteve qenësore për vendim, fton propozuesin që në afatin e caktuar të dorëzojë në Zyrë provë me shkrim për përmbushjen e kërkesave të nenit 57. të këtij Ligji. 59.8. Provë me shkrim nga paragrafi 7 i këtij neni konsiderohet nëse këtë e ka bërë Zyra Europiane e Patentimeve ose ndonjë zyrë tjetër që është anëtar i Konventës Evropiane të Patentave dhe që vepron njëkohësisht si organ ndërkombëtar për shqyrtime paraprake sipas Marrëveshjes për Bashkëpunimin për Patentime (PTC). - 60 Verify source ↗
Neni 60
Në disa raste, Zyra mund të vazhdojë vetë procedurën për shpalljen e nulimit të patentimit.
Neni 60 60.1. Nëse personi që ka dorëzuar propozimin për shpalljen e nulimit të patentimit tërheqë propozimin gjatë zhvillimit të procedurës, Zyra mund të vazhdojë procedurën me iniciativën e saj. 26 60.2. E njëjta rregullë zbatohet edhe kur pronari i patentimit ka dorëzuar patentimin ose kur patentimi ka skaduar. Vendimet lidhur me propozimin për shpalljen e nulimit të patentimit - 61 Verify source ↗
Neni 61
Zyra may decide to annul a patent, in whole or in part, or to reject the proposal.
Neni 61 61.1. Në bazë të rezultateve të procedures së zbatuar, Zyra merr vendim për shpalljen e nulimit të patentimit, tërësisht ose pjesërisht, ose vendimin për refuzimin e propozimit. 61.2. Aplikimi për patentim dhe patentimi i dhënë në bazë të këtij aplikimi që prej fillimit nuk do të kenë efektet e cekura në nenet 41. deri 43. të këtij Ligji në shkallën në të cilën patentimi është shpallur e nuluar ose e pavlefshme. KREU XV REVOKIMI I VENDIMIT PER NJOHJEN E PATENTIMIT Arsyet për shfuqizimin e vendimit për njohjen e patentimit - 62 Verify source ↗
Neni 62
A decision recognizing a patent may be revoked before the patent term expires if the required biological material no longer exists, is no longer publicly available, or public access has been interrupted longer than allowed.
Neni 62 Vendimi për njohjen e patentimit mund shfuqizohet, para skadimit të afatit të patentimit, nëse vërtetohet se: a. materiali i gjallë biologjik i ruajtur në institucionin e autorizuar sipas dispozitave të cekura në nenin 27.paragrafi 3 i këtij Ligji, nuk ekziston më ose materiali në fjalë për shkaqe tjera më nuk është në dispozicion të publikut, b. në rast se disponueshmëria e tij për publikun, përmes institucionit të autorizuar në të cilin është ruajtur, ka qenë e ndërprerë për një afat më të gjatë se sa është paraparë. Propozimi dhe procedura lidhur me revidimin e vendimit për njohjen e patentimit - 63 Verify source ↗
Neni 63
A proposal must be submitted to the Office to start the procedure for revoking the decision recognizing a patent.
Neni 63 63.1. Procedura për revokimin e vendimit për njohjen e patentimit fillon me dorëzimin e propozimit në Zyrë. 63.2. Dispozitat e këtij Ligji që kanë të bëjnë me përmbajtjen e propozimit dhe me procedurën e shpalljes së nulimit të patentimit zbatohen sipas rastit mutatis mutandis, edhe në përmbajtjen e propozimit dhe procedurën lidhur me revokimin e aktvendimit për njohjen e patentimit. Vendimi për propozimin për revokimin e vendimit për njohjen e patentimit - 64 Verify source ↗
Neni 64
The Office may issue a decision cancelling recognition of a patent or rejecting the proposal as unfounded.
Neni 64 27 64.1.Në bazë të rezultatit të procedurës së zbatuar, Zyra lëshon vendim për shfuqizimin e vendimit për njohjen e patentimit, ose vendim për refuzimin e propozimit si të pabazuar. 64.2. Vendimi për shfuqizimin e vendimit për njohjen e patentimit ka efekte juridike prej datës në të cilën Zyra ka vërtetuar se materiali i gjallë biologjik nuk egziston më ose nuk është më i disponueshëm për publikun, për arsye të tjera, ose që është bërë ndërprerja e disponueshmërisë së materialit biologjik ndaj publikut në afat më të gjatë se sa është paraparë. KREU XVI REALIZIMI I TË DREJTAVE Veprime për realizimin e të drejtave nga patentimi - 65 Verify source ↗
Neni 65
Shpikësi ose pasardhësi i tij i ligjshëm mund të kërkojë në gjykatën kompetente që të caktohet e drejta mbi shpikjen e mbrojtur me patentë, kur aplikimi është dorëzuar nga një person i paautorizuar ose kur shpikja është e përbashkët dhe aplikuesi nuk është i vetmi bartës i kësaj të drejte.
Neni 65 65.1.Shpikësi respektivisht pasardhësi i tij i ligjshëm ka të drejtë të kërkojë, përmes një padie në gjykatën kompetente, caktimin e të drejtës në shpikjen e mbrojtur me patentim nëse aplikimin për patentim e ka dorëzuar personi të cilit nuk i takon kjo e drejtë ose, në rast të shpikjes së përbashkët, personi i cili nuk është i vetmi person që e gëzon këtë të drejtë. 65.2. Padia e përmendur në paragrafin 1. të këtij neni mund të ngrihet deri në sjelljen e vendimit për njohjen e patentimit. 65.3. Padia duhet të shqyrtohet me procedurë të shpejtë. E drejta për të vazhduar procedurën për njohjen e patentimit në bazë të akgjykimit të formës së prerë të gjykatës - 66 Verify source ↗
Neni 66
The inventor or lawful successor may resume an interrupted patent procedure within 3 months after the court decision becomes final, or file a new application for the same invention and ask for the filing date and priority right if the date exists.
Neni 66 Shpikësi respektivisht pasardhësi i tij i ligjshëm, e drejta e shpikjes së mbrojtur me patentim e të cilit është caktuar me vendim gjykate të formës së prerë, ka të drejtë të vazhdojë procedurën e ndërprerë për patentim brenda 3 muajsh, nga data kur vendimi i gjykatës merr formë të prerë, ose mund të dorëzojë aplikim të ri, për të njëjtën shpikje, duke kërkuar njohjen e datës së dorëzimit dhe të drejtën e përparësisë, nëse kjo datë ekziston, prej datës së aplikimit nga ana e dorëzuesit të aplikimit të cilit kjo e drejtë nuk i takon. - 67 Verify source ↗
Neni 67
The inventor may sue to have the inventor’s name recorded in the patent application, patent documents, and office registers if someone else was listed as inventor.
Neni 67 67.1. Shpikësi ka të drejtë të kërkojë, me anë të padisë, nga gjykata kompetente që të urdhërojë regjistrimin e emrit e tij në aplikimin për patentim dhe në të gjitha dokumentet që lëshohen për patentim si dhe në regjistrat përkatës të Zyrës, nëse në aplikim në cilësinë e shpikësit është evidentuar personi i cili nuk është shpikësi. 67.2. E drejta për padi sipas paragrafit 1. të këtij neni i përket gjithashtu edhe shpikësit të përbashkët të shpikjes i cili nuk është evidentuar në aplikimin për patentim. 28 67.3. Krahas kërkesës sipas paragrafit 1. të këtij neni mund të bëhet edhe kërkesë që akgjykimi i formës së prerë të publikohet me shpenzimet e të paditurit. 67.4. Nuk është i kufizuar afati për ngritjen e padisë së cekur në paragrafët 1. dhe 2. të këtij neni. Pas vdekjes së shpikësit, e drejta për padi i përket trashëgimtarëve të tij. Padia për shkak të shkeljes (cënimit) të patentimit - 68 Verify source ↗
Neni 68
The patent owner or exclusive license holder may file a lawsuit in the competent court against unauthorized acts that infringe the patent.
Neni 68 68.1. Pronari i patentimit ose mbajtësi i licencës ekskluzive ka të drejtë të parashtroj padi në gjykatën kompetente kundër personit i cili pa autorizim ndërmerrë çfarëdo veprimesh, të cekura në nenin 41. paragrafi 3. dhe 4. i këtij Ligji, me të cilat shkilet patentimi. 68.2. E drejta e padisë, e cekur në paragrafin 1. të këtij neni, pas publikimit të aplikimit për patentim, i përket aplikuesit të aplikimit të publikuar ose zotëruesit të licencës ekskluzive. Kërkesat e padisë - 69 Verify source ↗
Neni 69
In a patent infringement case, the claimant may seek several remedies, and the patent applicant has a right to compensation for damage starting from publication of the patent application.
Neni 69 69.1. Në padinë kundër cenimit të patentimit mund të kërkohet: a. shpallja e egzistencës së cenimit, b. ndalimi i veprimeve, të caktuara në padi, me të cilat cenohet patentimi, c. kompensimi për dëmin e shkaktuar nga shkelja e qëllimshme ose pa qëllim, d. konfiskimi dhe shkatërrimi i produkteve që rezultojnë, ose që fitohen, gjatë cenimit të patentimit dhe objektet (mjetet dhe veglat) që janë të përdorura kryesisht për prodhimin e produkteve që përbëjnë cenim të patentimit, e. dhënja e urdhërit, për cënuesin e të drejtës, që të informojë paditësin për identitetin e personave të tretë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e mallit ose shërbimit që përbëjnë cenim të të drejtës, si dhe për kanalet e distribuimit të tyre, përveç rastit kur kjo është në shpërpjestim me seriozitetin e shkeljes, f. paraqitja e librave afaristë, g. publikimi i aktgjykimit me shpenzime të të paditurit. 69.2. Aplikuesi për patent ka të drejtë në kompenzimin e dëmit që i është bërë nga data e publikimit të aplikimit për patent në mënyrën e parashikuar në nenin 37. të këtij Ligji. 69.3. Lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me kompensimin për dëmet e shkaktuara me cenimin e patentës që nuk rregullohen me ketë Ligj, zbatohen dispozitat përkatëse të Ligjit për Detyrimet. Barra e proves - 70 Verify source ↗
Neni 70
A defendant who produces a product or composition must prove it did not use the protected patented process; otherwise, identical substances or compositions are presumed to have been made by that process.
Neni 70 29 70.1. Nëse lënda e cënuar është procesi, i mbrojtur me patent, për fitimin e një substance të re, përderisa nuk provohet ndryshe, do të konsiderohet se çdo substancë e njëjtë ose substancë me të njejtën përbërje është e prodhuar me procesin e mbrojtur. 70.2. Barra e provës i mbetet të paditurit që prodhon këtë produkt ose përbërje (i padituri duhet të provojë se nuk e ka shfrytëzuar procesin e mbrojtur për prodhimin e produktit ose përbërjes). Caktimi i masës së përkohshme - 71 Verify source ↗
Neni 71
This article lets a claimant ask the court for temporary measures in a patent case, including stopping infringing activity, seizing/removing infringing products, and ordering disclosure of third-party involvement.
Neni 71 71.1. Në padinë, sipas nenin 69. të këtij Ligji, mund të kërkohet që gjykata, deri në aktgykimin e formës së prerë, të caktojë masën e përkohshme: a. urdhërimin e shkelësit të patentës që të ndalojë gjegjësisht pezullojë aktivitetet me të cilat shkilet patentimi, b. konfiskimin përkatësisht heqjen nga qarkullimi të produkteve që rezultojnë nga ose që fitohen nga cenimi i patentimit si dhe e objekteve (veglat dhe mjetet) të përdorura kryesisht për prodhimin e produkteve që përbëjnë shkelje të patentimit, c. urdhërimin e cenuesit të patentimit që të informojë paditësin mbi identitetin e personave të tretë të përfshirë në prodhimin dhe shpërndarjen e mallit ose shërbimeve që përbëjnë shkelje të patentimit si dhe për kanalet të tyre të shpërndarjes, përveç rastit kur diçka e tillë do të ishte në shpërpjestim me seriozitetin e cenimit. 71.2. Në përjashtim të dispozitave të cekura paragrafin 1. të këtij neni, propozimi për të caktuar masën e përkohshme mund të bëhet edhe para dorëzimit të padisë, me kusht që padia të jetë ngritur brenda 15 ditësh nga data e dorëzimit të propozimit. 71.3. Nëse ekziston rreziku i shkaktimit të dëmit të pariparueshëm ose nëse shihet qartë se ekziston rreziku i zhdukjes së provave, gjykata mund të caktojë masën e përkohshme inaudita altera part (pa dëgjimin paraprak të palës tjetër). 71.4. Në rastin kur masat e përkohshme janë marrë inaudita altera parte (pa dëgjimin e palës tjetër), pala për të cilën ka të bëjë masa duhet të jetë e njoftuar për këtë pa vonesë, dhe jo më vonë se 7 ditë pas zbatimit të masës. 71.5. Gjykata mund t’i kërkojë propozuesit që të sjellë provat e disponueshme për të provuar në shkallë të mjaftueshme sigurie që propozuesi është pronar i të drejtës dhe se e drejta e tij po cenohet ose se ekziston rreziku i drejtpërdrejtë i cenimit të të drejtave të tij, si dhe të urdhërojë propozuesin që të depozitoj garancinë ose ndonjë mjet tjetër të ngjashëm garancie i cili është i mjaftueshëm për të mbrojtur të paditurin dhe për të shmangur shpërdorimin. 71.6. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me urdhërimin e masave të përkohshme të parregulluara me këtë Ligj, zbatohen dispozitat përkatëse sipas procedurës së përmbarimit. Periudha e kufizimit dhe urgjenca e procedurës - 72 Verify source ↗
Neni 72
A patent-infringement lawsuit may be filed within 3 years of learning of the infringement and the infringer, but no later than 5 years after the infringement occurred.
Neni 72 30 72.1. Padia lidhur me cenimin e patentës mund të ngrihet brenda 3 vjetësh nga data kur merret dijeni për cenimin dhe cenuesin, për jo më vonë se 5 vjet prej ditës kur kryhet shkelja. 72.2.Padia për cenim patente merret parasysh me procedurë të shpejt. Sanksione administrative - 73 Verify source ↗
Neni 73
Companies, individuals, and responsible company officers can be fined for certain patent-related infringement acts, and the tools used for the offence must be confiscated and destroyed if the court’s final decision is issued.
Neni 73 73.1. Çdo person juridik denohet për kundervajtje me gjobë prej 1.000 deri në 5.000 €, nëse në kundërshtim me këtë Ligj: a. prodhon, ofron për shitje, shet ose importon dhe mbledhë për këto qëllime produkte të cilat janë prodhuar sipas shpikjes së mbrojtur (neni 41, paragrafi 3. , pika a. , dhe neni 42.), b. përdorë ose ofron për përdorim një proces i cili është lëndë e ndonjë shpikjeje të mbrojtur (neni 41, paragrafi 3., pika b), dhe neni 42), c. ofron për shitje, shet, përdorë, eksporton apo importon dhe mbledhë për këto qëllime produkte të cilat janë marrë drejtpërdrejt nga nje proces i cili është lëndë e ndonjë shpikje të mbrojtur (neni 41, paragrafi 3., pika c., dhe neni 42.), d. ofron ose shpërndan produkte të cilat përbëjnë elementin esencial të një shpikje të mbrojtur me patent ( neni 41. paragrafi 4. dhe neni 42). 73.2. Çdo person fizik denohet për shkelje të cekura në paragrafin 1. të këtij neni me gjobë në shumën prej 200 deri në 800 €. 73.3. Personi përgjegjës i personit juridik sanksionohet për kundërvajtje të cekur në paragrafin 1. të këtij Neni me gjobë në shumën prej 500 deri në 1.000 €. 73.4. Mjetet të shfrytëzuara ose të përdorura për kundërvajtje të cekura në paragrafin 1, 2 dhe 3 të këtij neni duhet të konfiskohen dhe shkatërrohen, në rast se vendimi përfundimtar është nxjerrur nga gjykata. - 74 Verify source ↗
Neni 74
Violations mentioned in Article 73 must also face confiscation of products and main tools used in the infringing processing; the decision may also order destruction of the confiscated items.
Neni 74 74.1. Kryerja e shkeljeve të cekura në nenin 73. të këtij Ligji, përpos gjobës, duhet gjithashtu t’i nënshtrohet edhe shqiptimit të masave mbrojtëse duke urdhëruar konfiskimin e produkteve të rezultuara nga ose të marra me anë të shkeljes, dhe nga objektet ( mjetet dhe veglat) të përdorura kryesisht në përpunimin e produkteve duke shkelur (cënuar) patentimin pa marrë parasysh a janë ato në pronësi të shkelësit (cënuesit). 74.2. Vendimi i cekur në paragrafin 1. të këtij neni mund të përmbajë urdhërin mbi shkatërrimin e mjeteve dhe objekteve të konfiskuara. 31 KREU XVII DISPOZITA PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE Rivendosja e të drejtave - 75 Verify source ↗
Neni 75
The Office must restore the right if the applicant or patent owner missed an obligation despite due care and meets the stated conditions.
Neni 75 75.1.Nëse, pavarësisht nga kujdesi i duhur ndaj përmbushjes së obligimeve sipas rrethanave, aplikuesi ose pronari i patentimit nuk ka kryer brenda afatit kohor të parashikuar nga ky Ligj ose rregulloret e nxjerra në bazë të këtij Ligji, ndonjë përmbushje obligimi ndaj Zyrës, që për pasojë është humbja e të drejtës së fituar përmes aplikimit për patent ose patentimit, Zyra duhet të autorizojë rifitimin e të drejtës, me kusht që aplikuesi: a. të dorëzojë propozimin për rifitimin e të drejtës dhe të kompletojë veprimet e pakryera brenda periudhës kohore të parashikuar, b. të tregojë rrethanat që e kanë parandaluar të kryejë veprimin e paplotësuar brenda afatit kohor; c. të paguajë taksën administrative dhe pagesat e shpenzimeve procedurale në përputhje me nenin 19. të këtij Ligji; 75.2. Propozimi për rifitimin e të drejtave duhet të dorëzohet brenda 3 muajsh, duke llogaritur prej ditës kur pushon së egzistuari arsyeja e mospërmbushjes, dhe nëse aplikuesi është vënë në dijeni për këtë mospërmbushje në afat të mëvonshëm, llogaritja bëhet prej ditës kur ka marrë dijeni për këtë. 75.3. Pas skadimit të afatit prej një viti prej datës së mospërmbushjes dhe respektimit të afatit kohor, nuk mund të bëhet propozimi i cekur në paragrafin 1. të këtij neni. 75.4. Para vendimit të refuzimit të plotë ose të pjesëshëm të propozimit, Zyra duhet të njoftojë personat që depozitojnë propozim për rifitim të të drejtave mbi arsyet për të cilat ka për qëllim të refuzojë propozimin, tërësisht ose pjesërisht dhe fton personin të komentojë lidhur me arsyet brenda 2 muajsh nga data kur merr ftesën. 75.5. Propozimi për rifitim të të drejtave nuk mund të bëhet në rast të mospërmbushjes së akteve të mëposhtme: a. dorëzimi i propozimit të cekur në paragrafin 1. të këtij neni, b. dorëzimi i kërkesës për zgjatje të afatit kohor, c. dorëzimi i kërkesës së cekur në nenin 21. të këtij Ligji, d. dorëzimi i kërkesës së cekur në nenin 38. të këtij Ligji, e. pagesa e taksës administrative dhe pagesave të shpenzimeve për mirëmbajtjen e patentimit, f. sjellja e përkthimit të cekur në nenin 31, paragrafi (1), nënparagrafi c) i këtij Ligji, g. të gjitha veprimet në procedurat pranë Zyrës, që përfshijnë disa persona. 75.6. Çdo person i cili me mirëbesim ka shfrytëzuar një shpikje ose ka bërë përgatitje reale dhe serioze për shfrytëzimin e shpikjes e cila është lëndë e aplikimit të publikuar, 32 mundet, brenda periudhës midis humbjes të të drejtës të përmendur në paragrafin 1. të këtij neni dhe publikimit të faktit që lidhet me pranimin e propozimit për rifitimin e të drejtës, të vazhdojë shfrytëzimin pa kompensim të dëmeve, për qëllimet e veprimtarisë së tij komerciale dhe nevojave që lidhen me të. 75.7. Përmbajtja e propozimit, kërkesat dhe procedura që lidhet me propozimin, të cekura në paragrafin 1. të këtij neni, dhe publikimi i të dhënave që lidhen me rifitimin e të drejtave specifikohen me akt të veçantë juridik. Përfaqësimi para Zyrës - 76 Verify source ↗
Neni 76
Certain people and companies outside Kosovo must use a patent representative in procedures before the Office; those based in Kosovo may use a non-patent representative, and any representative must be authorized under the Regulation.
Neni 76 76.1. Personat fizikë dhe juridikë që nuk kanë vendbanim ose selinë kryesore të veprimtarisë së tyre në Kosovë duhet të përfaqësohen nga përfaqësuesi i patentës dhe duhet të veprojnë përmes tij në të gjitha procedurat para Zyrës, me përjashtimet e parashikuara në Rregullore. 76.2. Personat fizikë dhe juridikë që kanë vendbanim ose vendin kryesor të veprimtarisë së tyre në territorin e Kosovës mund të përfaqësohen, në procedurat para Zyrës, nga një nëpunës i cili nuk është e nevojshme të jetë përfaqësues patente. 76.3. Çdo përfaqësues duhet të jetë i autorizuar në përputhje me Rregulloren. Përfaqësuesit e pronësisë industriale - 77 Verify source ↗
Neni 77
Only registered natural persons may act as patent representatives, and anyone who meets the regulatory conditions may be registered.
Neni 77 77.1. Vetëm personat fizikë të regjistruar në Regjistrin e Përfaqësuesve të patentimeve që mbahet nga Zyra mund të veprojnë si përfaqësues patente. 77.2. Çdo person që plotëson kushtet e parashtruara në Rregullore mund të regjistrohet në Regjistrin të Përfaqësuesve të patentimeve. Ftesa zyrtare - 78 Verify source ↗
Neni 78
If an applicant for patenting or a patent owner is represented by a patent representative under article 52, administrative or judicial notices must be sent to the representative’s address and are treated as received by the applicant or owner within the time set by the authority.
Neni 78 Çdo ftesë administrative apo gjyqësore që i adresohet aplikuesit për patentim ose pronarit të patentimit, i cili përfaqësohet para Zyrës nga një përfaqësues patente në përputhje me nenin 52 duhet të dërgohet në adresën e përfaqësuesit në fjalë. Këto fletëthirrje duhet, për të gjitha qëllimet, të konsiderohet se janë marrë nga aplikuesi për patentim ose pronari i patentimit brenda afatit kohor të caktuar nga Autorititeti administrativ apo gjyqësor. Dispozita shtesë - 79 Verify source ↗
Neni 79
Fees for patent registration, maintenance, register notes, and other Office services are set by subordinate acts.
Neni 79 33 Taksat e kërkuara për regjistrim dhe mirëmbajtje të patentës dhe ndonjë shënim tjetër në Regjistrin e Patentimeve që përcaktohet në këtë Ligj dhe për çdo shërbim që mund të sigurohet nga Zyra, rregullohen me aktet nënligjore. Aplikimet për patentim dhe patentimet e lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij Ligji - 80 Verify source ↗
Neni 80
This article lets certain patent holders or applicants linked to the former Yugoslavia file recognition or patent applications in the Office within 12 months after the law takes effect.
Neni 80 80.1. Personi që në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji është pronari i patentës së dhënë në (ish-RFJ), mundet, brenda një periudhe 12 mujore pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, të dorëzojë një kërkesë në Zyrë për shënimin në Regjistrin e Patentimeve të patentës së njohur në përputhje me aktet e veçanta juridike. 80.2. Personi i cili në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji ka dorëzuar aplikimin për dhënie patente në (ish-RFJ), mundet, brenda 12 muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, të dorëzojë një aplikim për njohje patente sipas këtij Ligji për të njëjtën shpikje. 80.3. Personi i cili në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji ka dorëzuar aplikim ndërkombëtar nën Traktatin e Bashkëpunimit të Patentave i cili emëron (ish-RFJ) për një patentë kombëtare për zgjatje të një patente Europiane mundet, brenda 12 muajsh nga hyrja në fuqi e këtij Ligji, të dorëzojë një aplikim në Zyrën për dhënie patentash për të njëjtën shpikje sipas këtij Ligji. 80.4. Kjo patentë ose aplikim për patentim duhet të aprovojë datën e dorëzimit në ( ish- RFJ) ose, nëse pretendohet përparësia, çdo datë përparësie që i akordohet këtij aplikimi; 80.5. Patentimet e njohura sipas paragrafit 1 të këtij Ligji do të mbeten në fuqi për periudhën e paskaduar të mbrojtjes së parashikuar sipas këtij Ligji, në varësi të pagesës së taksës së mirëmbajtjes që parashikohet në këtë Ligj dhe Rregullore. 80.6. Aplikimet për patentim të dorëzuara në këtë mënyrë sipas paragrafit 1 të këtij Ligji i nënshtrohen procedurës për patentim sipas këtij Ligji, dhe pagesës së një takse vjetore për mirëmbajtje të parashikuar në këtë Ligj dhe në Rregullore. - 81 Verify source ↗
Neni 81
The Minister of MTI issues special legal acts to implement the articles of this law.
Neni 81 Aktet e veçanta juridike në zbatim të neneve të ketij ligji i nxjerr Ministri i MTI-së. Hyrja në fuqi dhe fillimi i zbatimi i Ligjit - 82 Verify source ↗
Neni 82
This provision states when the law takes effect.
Neni 82 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Ligji Nr.2004/49 27 shtator 2004 34
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/49 PËR PATENTIM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign inLexChat organizes source-backed legal information for research. Verify amendments, commencement, and current legal force with the official publisher before relying on it.