LIGJI NR. 2004/8 PËR ENERGJINË
This provision is the preamble to the Energy Law and states the legal basis for the law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 2004/8
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Energy Law and states the legal basis for the law. This provision introduces the Energy Law and its general purpose. This article sets the general principles for Kosovo’s energy strategy and program, including sustainable and efficient energy supply, renewable energy use, energy market rules, and other necessary measures for proper operation of energy-sector activities. This article lists the law’s goals for energy: secure and sustainable supply, rational resource management, environmental protection, a modern and competitive market, investment, cohesion, and closer alignment with EU and regional energy frameworks. This article defines terms used in the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 2004/8 PËR ENERGJINË
Showing 40 of 40
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Energy Law and states the legal basis for the law.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË : VITI III / Nr. 22 / 01 MARS 2008 LIGJI NR. 2004 / 8 PËR ENERGJINË Kuvendi i Kosovës, Duke patur parasysh Misionin e Përkohshëm të Administratës të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Rregullorja Nr. 1999/1 të 25 korrikut 1999, mbi Autoritetin e Administratës së Përkohshme në Kosovë; Duke u mbështetur në autorizimet që u janë dhënë Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes me Rregulloren e UNMIK-ut Nr.2001/9 të datës 15 maj 2001,’’ mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme,“ veçanërisht
- 5.1 Verify source ↗
Neni 5.1
AI-assisted research summary: This provision introduces the Energy Law and its general purpose.
Neni 5.1 (ç), dhe 9.1.26 (a) dhe kështu me radhë, Në bazë të Nenit 8.1 (r) të Kornizës Kushtetuese mbi kompetencat e rezervuara të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm; Duke i njohur nevojat për furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ me energji dhe shfrytëzimin efikas të saj, duke përfshirë edhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, dhe nevojat për zhvillimin e një tregu konkurrent të energjisë; Vendosi të miratojë si vijon: LIGJI PËR ENERGJINË Kreu I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME - 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article sets the general principles for Kosovo’s energy strategy and program, including sustainable and efficient energy supply, renewable energy use, energy market rules, and other necessary measures for proper operation of energy-sector activities.
Neni 1 Ky ligj përcakton parimet e përgjithshme të strategjisë energjetike dhe programit energjetik në Kosovë; rregullat për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe efikas të energjisë si dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë; vendosjen e rregullave tregut të energjisë; masat tjera të domosdoshme për sigurimin e funksionimit të duhur të aktiviteteve në sektorin e energjisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article lists the law’s goals for energy: secure and sustainable supply, rational resource management, environmental protection, a modern and competitive market, investment, cohesion, and closer alignment with EU and regional energy frameworks.
Neni 2 Qëllimet e këtij ligji janë: a) të garantojë furnizim të sigurtë, të qëndrueshëm dhe kualitativ me energji; b) të promovojë një menaxhim racional dhe të koordinuar të burimeve energjetike; c) të inkurajojë ndjenjen e respektit për mbrojtjen e ambientit gjatë zhvillimit të aktiviteteve energjetike; d) të promovojë kushtet e zhvillimit të një tregu modern energjetik dhe të sigurojë konkurrencën në tregun e energjisë sipas parimeve të përgjithshme që garantojnë mosdiskriminim, transparencën, barazinë dhe respektin për mbrojtjen e klientit; e) të promovojë investimet në sektorin e energjisë; f) ta përparojë kohezionin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës; g) të avancojë integrimin e Kosovës në fushën ekonomike evropiane dhe përfshirjen e tregut të rrymës elektrike të Kosovës në tregun e rrymës elektrike të Europës Juglindore; 2 h) të promovojë përafrimin gradual të legjislacionit dhe rregullativës së Kosovës mbi energjinë me legjislacionin e Bashkimit Europian mbi energjinë si dhe pjesëmarrjen e Kosovës në marrëveshjet dhe konventat relevante ndërkombëtarë në të cilat Kosova mund të merr pjesë dhe/ose të antarësohet. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law.
Neni 3 3.1. Terminologjija e përdorur në këtë ligj do të ketë domethëniet në vijim: „bashkë-prodhimi“ do të thotë proces teknologjik i cili bën prodhimin simultan të energjisë termike dhe elektrike elektrike; „konsumator“ do të thotë konsumatori për blerje me shumicë ose konsumatori i fundit i energjisë; „kodet“ nënkuptojnë rregullat teknike të publikuara të vendosura në një dizajn minimal teknik, kërkesat operative dhe standardet për elektroenergjetikë duke përfshirë kodin e rrjetit, kodin e distribucionit, kodin e standardit elektroenergjetik, kodin për mbrojtjen e konsumatorit, kodin e paisjes elektrike, kodin matës dhe kodin tregtar; „distribuimi“ do të thotë transporti i energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror me anë të linjave të tensionit të lartë, të mesëm ose tubacioneve me presion të mesëm ose të ulët më qëllim të dërgimit te konsumatorët, por duke mos përfshirë furnizimin; „energjia elektrike“ nënkupton formën e energjisë e cila transportohet përmes përçuesve metalik; „konsumatori i privilegjuar“ do të thotë çfarëdo personi fizik ose juridik i cili është i lirë për të blerë energji nga furnizuesi sipas zgjedhjes së tij/saj; „energjia“ do të thotë çdo formë e prodhuar ose e fituar e energjisë (energjia elektrike, ngrohja ose gazi natyror) me qëllim të furnizimit ose shitjes; „efikasiteti energjetik“ nënkupton qasjen e integruar që ka për qëllim të ndikojë në sasinë dhe kohën e konsumimit të energjisë elektrike në mënyrë që të redukohet konsumi i energjisë primare dhe ngarkesa maksimale (piku) duke i dhënë përparësi investimeve në masat për efikasitetin e energjisë, ose masave tjera, sikur që jane kontratat e furnizimit me ndërprerje mbi investimet për ngritjen e kapacitetit prodhues, nëse ky është opcioni më efektiv dhe ekonomik, duke marrë parasysh ndikimin pozitiv në ambient që ka konsumimi i redukuar i energjisë si dhe aspektet e kostos të sigurimit të furnizimit dhe distribuimit lidhur me të; „ndërmarrja e energjisë“ nënkupton ndërmarrjen e energjisë e cila ushtron një ose më shumë nga aktivitetet energjetike në vijim: prodhimin, transformimin, bartjen, distribuimin, furnizimin, tregtimin ose deponimin e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje ose gazit natyror në bazë të një licence të lëshuar sipas Ligjit për Rregullatorin e Energjisë apo pa licencë nëse licenca në fjalë nuk kërkohet; „tregu energjetik“ do të thotë aktivitetet bashkëvepruese afariste dhe teknike të ndërmarrjeve energjetike dhe konsumatorëve të përfshirë në prodhimin, tregtimin dhe furnizimin me energji që e përcaktojnë çmimin e energjisë; „Zyra e Rregullatorit për Energji“ nënkupton rregullatorin e pavarur të aktiviteteve energjetike, që mban kompetencat e përcaktuara në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë, këtë ligj dhe ligjet tjera që rregullojnë ushtrimin e aktiviteteve energjetike; „sektori energjetik“ nënkupton aktivitetet të cilat përfshijnë prodhimin, distribuimin, bartjen, shëndrrimin/transformimin, tregtimin, ruajtjen dhe furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe gaz; „konsumatori përfundimtar“ nënkupton konsumatorin i cili blenë energjinë elektrike për nevoja të veta; 3 „kushtet e përgjithshme për furnizim me energji“ nënkupton detyrimet teknike dhe ekonomike të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji për furnizimin e konsumatorëve me energji; „prodhimi“ nënkupton prodhimin e energjisë elektrike, ngrohjes ose ndonjë forme tjetër të energjisë; „ngrohja“ nënkupton çdo formë të energjisë termike e cila është e transformuar nga uji, avulli ose nga ndonjë formë tjetër; „caqet indikative“ nënkupton sasinë e furnizimit të energjisë të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë ose bashkë-prodhimi; „licenca“ nënkupton autorizimin e lëshuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji që i mundëson bartësit të licencës të ushtrojë aktivitete në sektorin e energjisë për të cilat nevojitet licenca në përputhje me dispozitat përkatëse; „planifikimi afatgjatë“ nënkupton planifikimin e nevojave për investim në kapacitetet e prodhimit, bartjes ose distribuimit në baza afatgjatë me qëllim të plotësimit të nevojave për energji elektrike, ngrohje ose gaz natyror në Kosovë dhe sigurimit të furnizimit për konsumatorë; „paisjet matëse“ do të thotë instrumentet e regjistruara në regjistrin për pasijet e çertifikuara të matjes në Kosovë, që përdoren gjatë procesit të furnizimit me energji; „Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjëse për energji“ do të thotë instanca e Qeverisë që ka përgjegjësi të plotë apo të pjesërishme për sektorin e energjisë; „gazi natyror“ nënkupton lëndën djegëse të gaztë e cila liron energji gjatë djegies ose ndonjë procesi tjetër kimik ose fizik dhe që mund të ruhet në depotë për akumulim; „sistemi“ nënkupton një sistem me paisje të ndërlidhura me qëllim të bartjes dhe distribuimit të energjisë elektrike ose energjisë për ngrohje ose gazit natyror për klientët; „prodhuesi“ nënkupton personin fizik apo juridik që prodhon energji elektrike ose ngrohje; „burimet e ripërtëritshme të energjisë“ nënkuptojnë burimet e ripërtritshme pa fosile të energjisë (era, energjia solare, gjeotermale, valore, ujore, biologjike, gazet tokësore, uzinat për përpunimin e gazeve dhe biogazet); „sigurimi i furnizimit“ nënkupton sigurinë teknike si dhe sigurimin e një sasie adekuate të energjisë për përmbushjen e nevojave të popullit të Kosovës; „furnizimi“ nënkupton shitjen, përfshirë edhe rishitjen, e energjisë në formë të energjisë elektrike, ngrohjes ose të gazit natyror deri te konsumatorët; „tarifa“ nënkupton çmimin e energjisë të vendosur ose miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji; „metodologjia tarifore“ nënkupton parimet e përgjithshme të përcaktuara nga Zyra e Rregullatorit për Energji të cilat zbatohen gjatë vendosjes së çmimeve të rregulluara; „tregtia“ nënkupton transakcionet e shitjes dhe blerjes ku interesi për energji transferohet pa patur nevojë të mirret pronësia e energjisë; „transformimi“ nënkupton procesin e transformimit të lëndës djegëse dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë në energji; „tranziti“ nënkupton transportimin e energjisë përtej kufirit nacional pa prodhuar dhe konsumuar në atë vend; „ bartja“ nënkupton transportimin e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror në sistemin e tensionit të lartë dhe super të lartë, në sisteme ose tubacione me shtypje të lartë, me qëllim të dërgimit te konsumatorët e fundit ose distributorët, por duke mos përfshirë furnizimin; 4 „konsumatori për shitje me shumicë“ nënkupton çfarëdo personi fizik ose juridik i cili blenë energji me qëllim të rishitjes brenda ose jashtë sistemit ku ai është i themeluar; “operator i tregut” nënkupton personin juridik që është përgjegjës për organizimin dhe udhëheqjen e tregtisë, në marrëveshjet për elektrikë dhe pagesa, në mes të prodhuesve, furnizuesve dhe konsumatorëve. Operatori i Tregut, vë para kohe në baraspeshë furnizimin dhe kërkesën financiare. “operatori i sistemit distributiv” nënkupton personin fizik apo juridik, përgjegjës për operimin, sigurimin e mirëmbajtjes, dhe, nëse është e nevojshme, zhvillimin e sistemit distributiv, në një zonë të caktuar dhe ku është e mundshme, ndërlidhjen e këtij sistemi me sisteme të tjera dhe për sigurimin e mundësive afatgjata të sistemit, që të mbulojë kërkesat e arsyeshme për distribuimin e energjisë elektrike apo gazit natyror. “operatori i sistemit bartës” nënkupton personin fizik apo juridik, përgjegjës për operimin, sigurimin e mirëmbajtjes dhe, nëse është e nevojshme, zhvillimin e sistemit bartës në një zonë të caktuar dhe, ku është e mundshme, ndërlidhjen e këtij sistemi me sisteme të tjera, dhe për sigurimin e mundësive afatgjate të sistemit, që të mbulojë kërkesat e arsyeshme për distribuimin e energjisë elektrike apo gazit natyror. 3.2. Termat e tjerë të përdorur në këtë ligj, do të kenë domethënien e cekur në Ligjin për Energjinë Elektrike apo në Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. Kreu 2 Strategjia, programet dhe balancimi - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 says Kosovo’s Energy Strategy is the main document for energy policy and planning, and it must support secure supply, renewables, efficiency, consumer and environmental protection, investment, competition, and grid links.
Neni 4 4.1. Dokumenti themelor që përcakton politikat energjetike dhe të planifikimit për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë është Strategjia e Energjisë. 4.2. Strategjia e Energjisë do të: a) sigurojë furnizim të sigurtë, të qëndrueshëm dhe kualitativ me energji; b) promovojë balancin afatgjatë në zhvillimin e sektorit të energjisë duke marrë parasysh paqëndrueshmëritë (lëkundjet, fluktuacionin) në konsumin e energjisë; c) mundësojë shfrytëzimin maksimal të burimeve të energjisë në disponim në Kosovë; d) promovojë shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë; e) sigurojë përdorimin efikas të energjisë; f) mbrojë konsumatorët e energjisë; g) mbrojë mjedisin jetësor gjatë kryerjes së aktiviteteve të energjisë; h) promovojë investimet në sektorin e energjisë; i) promovojë konkurrencën në sektorin e energjisë bazuar në parimet e jo diskriminimit dhe transparencës; j) lehtësojë lidhjen e sistemit të energjisë së Kosovës ose pjesëve të saj me sistemin e energjisë të Europës ose me sistemet e vendeve të tjera. 4.3. Pjesë përbërëse e Strategjisë së Energjisë janë obligimet që ka Kosova, veçanërisht lidhur me investimet në sektorin e energjisë, tranzitin dhe kyçjen në sistemet ndërkombëtare dhe rajonale. 5 4.4. Strategjia për Energjinë, mbulon një periudhë për dhjetë (10) vjet. Strategjia për Energjinë, propozohet nga Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë pas konsultimeve me Zyren e Rregullatorit për Energji, operatorët e sistemit, dhe me organet rajonale mbikëqyrëse, të aprovuar nga kabineti i Ministrave dhe miratuar nga Kuvendi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The energy government office or responsible body must prepare and approve an implementation program for the energy strategy, then report to Parliament and submit a yearly report.
Neni 5 5.1. Bazuar në Strategjinë e Energjisë, Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë do të përgatisë dhe miratojë Programin për Zbatimin e Strategjisë për një periudhë minimale tri vjeçare. 5.2. Programi për Zbatimin e Strategjisë do të përcaktojë aktivititet që duhen zbatuar duke përfshirë edhe programet për: a) përmbushjen e synimeve afatgjate zhvillimore; b) sigurimin e udhëzimeve për zhvillimin e sektorit energjetik; c) sigurimin e stimulimeve për të inkurajuar shfrytëzimin efikas të energjisë; d) sigurimin e stimulimeve për investime në burimet e ripërtritshme të energjisë dhe pajisjeve për eksploatimin e tyre; e) konstatimin e investimeve te nevojshme në infrastrukturën publike si dhe masën e investimeve të pritura nga investitorët privatë në aktivitetet e ndërlidhura energjetike. 5.3. Programi për Zbatimin e Strategjisë do të caktojë njësitë përgjegjëse për ushtrimin e aktiviteteve të planifikuara si dhe orarin për realizimin e politikave dhe programeve të Strategjisë, bashkëpunimin e nevojshëm me qeveritë dhe institucionet lokale në lëminë e planifikimit të sektorit të energjisë si dhe bashkëpunimin e nevojshëm me ndërmarrjet e energjisë dhe organizatat ndërkombëtare. 5.4. Në mënyrë që të sigurohet financimi i Programit për Zbatimin e Strategjisë, do të vendoset një fond i veçantë sipas një ligji të veçantë. Ai ligj do të përcaktojë burimet e financimit, organet menaxhuese si dhe kompetencat e përgjegjësitë e tyre përkatëse dhe çështjet e tjera në lidhje me vepritarinë e fondit. 5.5. Pas skadimit të Programit për Zbatimin e Strategjisë, Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë do t’i raportojë Kuvendit mbi Programin për zbatimin e Strategjisë dhe do t’i propozojë ndryshimet e nevojshme për Strategjinë e Energjisë. 5.6. Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë paraqet një raport vjetor, para Kuvendit, mbi aktivitetet e tyre për Programin e Zbatimit të Strategjisë, së bashku me një raport financiar të Fondit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The energy authority must approve long-term and annual energy balances, and the transmission system operator must propose the electricity balances after consulting the Energy Regulatory Office.
Neni 6 6.1. Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë do të miratojë bilancet afatgjate dhe vjetore të energjisë që do të parashikojnë kërkesën për energji, burimet (llojet) e energjisë dhe masat që do zbatohen për përmbushjen e kërkesës. Bilancet afatgjate dhe vjetore të energjisë elektrike do t’i propozohen Ministrisë përgjegjëse për energji nga operatori i sistemit të bartjes pas konsultimeve me Zyren e Rregullatorit për Energji. 6.2. Balanci afatgjatë i energjisë miratohet për një periudhë 10 vjeçare. Azhurnimet e balancit afatgjatë të energjisë miratohen çdo dy vjet. 6.3. Komponentet mandatore të dokumentit të Balancit afatgjatë të energjisë janë: a) parashikimi i kërkesave për llojet e veçanta të energjisë; 6 b) parashikimi i furnizimit për llojet e veçanta të energjisë; c) mënyra për përmbushjen e kërkesave për burimet e veçanta të energjisë duke përfshirë energjinë primare (burimet e ripërtërishme dhe jo të ripërtërishme) dhe energjinë përfundimtare; d) Parashikimi i lirimit të substancave të dëmshme nga burimet e e energjisë si dhe ndikimi që ka në mjedin prodhimi dhe shfrytëzimi i energjisë; e) një listë të niveleve të nevojshme të deponimit dhe kapacitetit rezervë të nevojshëm për sigurimin e shkallës së planifikuar të qëndrueshmërisë (stabilitetit) të furnizimit. 6.4. Balanci vjetor i energjisë do të miratohet jo më vonë se 15 dhjetor të vitit në vijim, për vitin e ardhshëm. 6.5. Pjesët mandatore të Balancit vjetor të energjisë janë: a) konsumi vjetor i lëndëve të para të energjisë, nivelet e rezervave dhe kapacitetet rezervë; b) niveli vjetor i kapacitetit rezervë (kufiri i rezervës) i centraleve të energjisë dhe pajisjeve; c) nivelet e duhura të rezervave operative çdo vit dhe kriteret lidhur me efikasitetin e energjisë për çdo vit. 6.6. Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjëse për energjinë nxjerrë Rregullat e Bilancit të Energjisë, që përshkruajnë mënyrën dhe përmbajtjen e paraqitjes së të dhënave nga organet qeveritare, qeveritë lokale, ndërmarrjet e energjisë, dhe operatorët e tregut tek Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë me qëllim të hartimit të Balancit të energjisë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Local governments’ views are to be taken into account for preparing and implementing the Energy Strategy, the Strategy Implementation Program, and the municipal energy balances.
Neni 7 Pikëpamjet e qeverive lokale do të mirren me qëllim të përgatitjes dhe zbatimit të Strategjisë Energjetike, Programit për Zbatimin e Strategjisë dhe Bilanceve Energjetike për komunat e tyre përkatëse. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Relevant system operators must prepare development plans that comply with the Energy Strategy, the Strategy Implementation Program, and Energy Balances.
Neni 8 Operatorët përkatës të sistemit përgatisin planet zhvillimore që janë në përputhje me Strategjinë e Energjisë, Programin për Zbatimin e Strategjisë dhe Bilancet Energjetike. Kreu 3 Efikasiteti i energjisë, burimet e ripërtëritshme të energjisë, dhe bashkë-prodhimi - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision says efficient energy policy is part of the Energy Strategy and aims to promote efficient energy use, renewable energy sources, and cogeneration.
Neni 9 9.1. Politika efikase e energjisë është pjesë përbërëse e Strategjisë së Energjisë. 9.2. Qëllimi i politikës efikase të energjisë është nxitja e shfrytëzimit efikas të energjisë dhe burimeve të energjisë, promovimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe bashkëprodhimit. 7 9.3. Gjatë vëzhgimit të mjaftueshmërisë se furnizimit, një program ekonomik për efikacitetin energjetik mund të zvogëloj nevojën për prodhim kapital shtesë. Menaxhimi i kërkesës dhe lëvizja e ngarkesës janë mjete të rëndësishme për sigurimin e furnizimit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The energy-responsible government office or body must carry out a list of tasks to support energy efficiency and renewable energy.
Neni 10 Lidhur me implementimin e një politike efikase të energjisë Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë kryen punët si në vijim: a) përgatitë programet implementuese dhe promovon shfrytëzimin efikas të burimeve të ripërtëritshme të energjisë; b) përgatitë propozimet për stimulimin e shfrytëzimit efikas të energjisë dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë; c) mbikëqyrë efikasitetin e energjisë dhe realizimin e kapaciteteve kursyese; d) i siguron publikut të dhëna në lidhje me çështjet e efikasitetit të energjisë; e) nxitë kontrollet e energjisë dhe planet zhvillimore lokale kursyese të energjisë; f) përgatitë aktet nënligjore, pas konsultimit me Zyrën e Rregullatorit për Energji për promovimin e shfrytëzimit efikas të energjisë dhe shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë; g) nxitë operimin e organizatave joqeveritare që veprojnë në interesin e përgjithshëm në sektorin e energjisë; h) promovon rritjen e kontributit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë për prodhimin e energjisë në tregun e brendshëm dhe tregjet rajonale të energjisë elektrike në përputhje me objektivat e synuara të përcaktuara në nenin 12 të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Kjo dispozitë u kërkon operatorëve të sistemit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji të favorizojnë dhe të mos diskriminojnë energjinë e ripërtëritshme, si edhe të vendosin rregulla transparente për kostot dhe lidhjet e prodhuesve të rinj.
Neni 11 Pjesëmarrësit tjerë në sektorin e energjisë kryejnë detyrat që kanë të bëjnë me implementimin e një politike efikase të energjisë dhe promovimin e burimeve ripërtirëse të energjisë si vijon: a) gjatë shpërndarjes së prodhimit, operatori i sistemit të bartjes duhet t’i japë përparësi prodhimit që shfrytëzon burimet e ripërtëritshme të energjisë siç lejohet me Kodin e Rrjetës dhe rregullat dhe rregulloret tjera të aplikueshme; b) operatorët e sistemit përcaktojnë dhe publikojnë rregullat standarde mbi atë se kush i bartë shpenzimet e adaptimeve teknike, siç janë lidhjet e sistemeve dhe përforcimet e sistemeve, të domosdoshme për integrimin e prodhuesve të rinj që furnizohen me energji elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë në sistemin e ndërlidhur. Këto rregulla që miratohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji, duhet të jenë në përputhje me Strategjinë e Energjisë dhe duhet të bazohen në kritere objektive, transparente dhe jodiskriminuese veçanërisht duke marrë parasysh të gjitha shpenzimet dhe përfitimet që dalin nga lidhja e këtyre prodhuesve me sistemin; c) operatorët e sistemit i sigurojnë çdo prodhuesi të ri, që dëshiron të jetë i lidhur, vlerësimin e plotë dhe të hollësishëm të shpenzimeve që dalin nga lidhja; d) operatorët e sistemit përcaktojnë dhe publikojnë rregullat standarde lidhur me ndarjen e shpenzimeve të sistemeve të instalimit ndërmjet të gjithë prodhuesve që përfitojnë prej 8 tyre, siç janë lidhjet në sistem dhe përforcimet. Këto rregulla që miratohen nga Zyra e Rregullatorit për Energji, duhet të jenë në përputhje me Strategjinë e Energjisë dhe aktet nënligjore të aplikueshme mbi metodologjitë e tarifave; e) Zyra e Rregullatorit për Energji siguron që taksat e bartjes dhe distribuimit nuk shkaktojnë diskriminim ndaj energjisë elektrike të prodhuar prej burimeve të ripërtëritshme të energjisë, duke përfshirë posaçërisht burimet e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë të prodhuar në rajonet periferike, siç janë rajonet me dendësi të ulët të popullatës; f) Zyra e Rregullatorit për Energji realizon dhe promovon energjinë duke ekzekutuar kontratat dhe duke nxitur ndërmarrjet për instalimin e kapaciteve të zgjeruara pa shpenzime fillestare, të ripaguara përmes llogarive të kursimit; g) gjatë caktimit të tarifave, Zyra e Rregullatorit për Energji mund të sigurojë burime financimi përmes tarifave, të implementuara nga palët e treta të zgjedhura më ofertim konkurrues, duke operuar sipas një procedure transparente. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The energy authority must set annual indicative targets for renewable electricity or heat demand and attach a report; the energy regulator must also ensure renewable electricity origin can be guaranteed under objective, transparent, non-discriminatory criteria.
Neni 12 12.1. Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë përcakton çdo vit caqet indikative për kërkesën (konsumin) e energjisë elektrike ose të ngrohjes, të prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë ose bashkëprodhimi. 12.2. Caqet indikative caktojnë përqindjen e kërkesës bruto të energjisë në Kosovë për dhjetë vitet në vijim. 12.3. Caqet indikative shoqërohen me nga një raport që përvijon në vija të trasha masat e ndërmarra a të planifikuara, për arritjen e tyre. Ky raport merr parasysh: a) parimet e tregut të energjisë; b) karakteristikat e burimeve të ndryshme të ripërtëritshme të energjisë dhe teknologjitë e prodhimit; c) nevojën për zhvillimin e konkurrencës ndërmjet prodhuesve. 12.4. Në përputhje me dispozitat e Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Zyra e Rregullatorit për Energji siguron që prejardhja e energjisë elektrike së prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë mund të garantohet si e tillë në pajtim me kriteret objektive, transparente dhe jodiskriminuese. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Energy suppliers that provide electricity, heat, or gas must inform their customers at least once a year about key trends and indicators in energy consumption, and they may prepare fair programs to encourage efficient energy use and savings.
Neni 13 Ndërmarrjet e energjisë që furnizojnë me energji elektrike, ngrohje ose gaz, duhet, të paktën një herë në vit, t’i informojnë konsumatorët e tyre për trendet dhe treguesit kryesorë lidhur me konsumin e energjisë. Në këtë kontekst, ata mund të përgatisin programe, që në mënyrë të drejtë nxisin dhe udhëzojnë konsumatorët e tyre për shfrytëzimin efikas të energjisë së shfrytëzuar dhe për arritjen e kursimeve në energji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Importuesit dhe prodhuesit e produkteve që përdorin energji duhet të vendosin etiketë të efikasitetit energjetik në produktet e tyre.
Neni 14 14.1. Importuesit dhe prodhuesit e produkteve të konsumit të përgjithshëm që shfrytëzojnë enegji gjatë aktiviteteve të tyre duhet të vëjnë tiketën e efikasitetit energjetik në produktet e tyre, me të 9 cilën informon konsumatorët mbi konsumimin e energjisë dhe tiparet e tjera të produktit që janë të rëndësishme për efikasitetin e tyre energjitik. 14.2. Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë vendosë formën dhe përmbajtjen e tiketave, mënyrën e matjes dhe konstatimit të konsumimit të energjisë, karakteristikat e tjera të produktit dhe metodën për klasifikimin e produktit në lidhje me efikasitetin e tij energjetik. 14.3. Kërkesat e përmendura në paragrafin (2) të këtij neni mund të përcaktojnë që tiketat të jenë të detyrueshme për disa lloje të caktuara të produkteve. 14.4. Dispozitat e këtij neni zbatohen për marka/shenja/ të tjera të produkteve dhe paisjeve, siç është marka e efikasitetit energjetik dhe specifikacioni energjetik i ndërtesave. Kreu 4 Investimet - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The provision says energy-related investments should be encouraged in Kosovo, especially for modernizing, repairing, expanding, and building energy production, transmission, and distribution capacity.
Neni 15 15.1. Promovimi i investimeve për modernizimin, riparimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, sistemet e bartjes dhe distribuimit duhet të jenë në interesin e Kosovës. 15.2. Ndërtimi i stabilimenteve dhe pajisjve të reja energjetike si dhe mirëmbajtja e shfrytëzimi i tyre duhet të inkurajohet në Kosovë, me kusht që ndërtimet e tilla të jenë në përputhshmëri me parimet e efikasitetit energjetik. 15.3. Duhet të inkurajohen investimet private në sektorin e energjisë dhe investimet e favorshme të jashtme, kurse kushtet për “buy – back” (kompenzim tregtar të ndërsjellë) vendosen me qëllim të tërheqjes së investimeve të çfarëdo lloji si për ndërtimin e pajisjeve të reja energjetike ashtu edhe për modernizimin, riparimin dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese të prodhimit si dhe sistemeve të bartjes dhe distribuimit. Kreu 5 Rregullimi ekonomik i aktiviteteve energjetike - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Energy-sector activities must be carried out under a license, unless the activity is exempt from the licensing requirement under the Energy Regulator Law.
Neni 16 16.1. Rregullimi ekonomik i aktiviteteve në sektorin e energjisë duhet të zbatohet në përputhshmëri me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. 16.2. Aktivitetet e energjisë në sektorin e energjisë duhet që të ushtrohen ose në bazë të licencës ose pa licencë për ato aktivitete të cilat janë përjashtuar nga kërkesa për marrjen e licencës në pajtim me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ndërmarrjet energjetike duhet t’u shërbejnë konsumatorëve duke siguruar furnizim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm; rregullatori mund t’u vendosë detyrime shtesë shërbimi publik ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime publike.
Neni 17 17.1. Aktivitetet energjetike ushtrohen në bazë të rregullave që i rregullojnë ato si aktivitete të bazuara në treg ose si shërbime publike. 17.2. Të gjitha ndërmarrjet energjetike i shërbejnë interesit të konsumatorëve individual duke siguruar furnizim të sigurtë, efikas dhe të qëndrueshëm me energji elektrike, energji për ngrohje dhe gaz natyror kualitativ; duke siguruar shfrytëzimin efikas të burimeve energjetike; njëkohësisht duke respektuar mbrojtjen e ambientit, shëndetit, jetës dhe pronës së popullit të Kosovës. 17.3. Zyra e Rregullatorit për Energji mund të vendosë detyrime shtesë të shërbimeve publike për ndërmarrjet që ushtrojnë shërbime publike në lidhje me sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit, rregullsinë, kualitetin, çmimin e furnizimit si dhe mbrojtjen e mjedisit. Detyrimet në fjalë duhet të jenë të definuara qartë, të mos jenë diskriminuese dhe të jenë të verifikueshme dhe në përputhshmëri me direktivat e Bashkimit Europian. 10 17.4. Çmimet dhe shpenzimet e bëra nga ndërmarrjet energjetike në lidhje me paragrafin (3) të këtij neni njihen si çmime dhe shpenzime të arsyetuara. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Energy prices may be regulated or unregulated; regulated prices are approved by the energy regulator, and energy enterprises may apply for recognition and compensation of stranded costs.
Neni 18 18.1. Çmimet e energjisë mund të jenë të rregulluara ose të pa rregulluara, varësisht nga ajo nëse ekziston apo jo tregu që mundëson çmime të parregulluara (të vendosura lirshëm ndërmjet blerësit dhe shitësit). 18.2. Çmimet e rregulluara të energjisë vendosen në bazë të tarifave që miratohet nga Zyra e Rregullatorit për Energji. 18.3. Çmimet e rregulluara të energjisë rregullohen ose miratohen në përputhshmëri me Metodologjinë tarifore të përgatitur nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. 18.4. Sistemi tarifor siguron stimulime për promovimin e efikasitetit të energjisë dhe menxhimin e kërkesës, duke përfshirë edhe promovimin e shfrtytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë. 18.5. Ndërmarrjet e energjisë mund të aplikojnë për njohjen dhe kompensimin e shpenzimeve të pakthyeshme ose të dështuara. 18.6. Çmimet e pakthyeshme ose të dështuara janë çmime që rezultojnë nga investimet e bëra dhe transaksionet e përmbyllura nga ndërmarrjet e energjisë elektrike para hyrjes në fuqi të këtij ligji, këto çmime të arsyeshme nuk mund të kthehen për arsye të vendosjes së tregut konkurrues. 18.7. Zyra e Rregullatorit për Energji vendosë shumën maksimale dhe periudhën e kompensimit të çmimeve të njohura dhe të pakthyeshme për ndërmarrjet energjetike në përputhshmëri me rregullat dhe procedurat në bazë të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë dhe direktivat e Bashkimit Europian. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Energy enterprises in electricity, heating, and natural gas must protect confidential business information obtained while carrying out their activities and tasks, unless other laws require disclosure or sharing with government bodies.
Neni 19 19.1. Ndërmarrjet energjetike që ushtrojnë aktivitete të energjisë në fushën e energjisë elektrike, ngrohjes dhe gazit natyror janë të obliguara të mbrojnë informatat konfidenciale afariste të përvetësuara gjatë ushtrimit të aktiviteteve dhe detyrave të tyre sipas këtij ligji, përveç nëse me ligje të tjera kërkohet që informatat e tilla të publikohen ose t’u vihen në dispozicion organeve qeveritare. 19.2. Vendimi se cilat informata do të konsiderohet si konfidenciale do të merret në pajtim me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe akteve nen normative të nxjerra nga Zyra e Rregullatorit për Energji. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Energy enterprises must prepare, submit for audit, and publish accounting statements, and some must keep copies of annual accounts in the public register at their main office.
Neni 20 Ndërmarrjet energjetike përgatisin, dorëzojnë për revizion dhe publikojnë deklaratat e kontabilitetit në pajtim me ligjet që rregullojnë kontabilitetin në Kosovë. Ndërmarrjet energjetike që nuk janë ligjërisht të obliguara të publikojnë kontabilitetin e tyre vjetor obligohen të mbajnë kopje të këtyre llogarive në regjistrin publik në zyrën e tyre kryesore. Kreu 6 Konkurrenca në aktivitetet e energjisë - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Certain coordinated decisions and deliberate practices between related or multiple enterprises are prohibited when they aim to restrict competition in the energy market.
Neni 21 21.1. Të gjitha vendimet ndërmjet ndërmarrjeve të ndërlidhura, të asociuara ose të shkrira si dhe të gjitha praktikat e qëllimshme të dy ose më shumë ndërmarrjeve janë të ndaluara nëse praktikat ose vendimet në fjalë kanë për qëllim parandalimin, kufizimin ose ç’rregullimin e konkurrencës në tregun e energjisë përmes: 11 a) rregullimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të çmimeve ose kushteve të tjera tregtare; b) ndarjes së tregjeve ose burimeve të furnizimit; c) kufizimit ose kontrollimit të prodhimit, tregtimit, zhvillimit teknik ose investimeve në energji; d) zbatimit të kushteve të ndryshme ndaj personave të caktuar për llojin e njejtë të kontratës, gjë kjo që i vë këta persona në pozitë të pabarabarta si konkurrentë; e) përmbylljes së kontratave me kusht që pala tjetër të marrë obligime shtesë ose të përmbyllë kontrata sekondare që për nga karakteri i tyre ose sipas praktikave të zakonshme nuk kanë të bëjnë me lëndën e kontraktuesit kryesor ose përmbushjes së kontratës së tij. 21.2. Të gjitha marrëveshjet dhe vendimet që janë në kundërshtim me paragrafin (1) të këtij neni janë të pavlefshme. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Energy enterprises with a dominant position are treated as abusing that position if they set unjustified energy prices, impose unfair trading terms, restrict production/trade/technical development, create shortages by damaging equipment, or use economic dependence to force corporate changes or harm long-term business relations.
Neni 22 Ndërmarrjet energjetike me pozitë dominuese, konsiderohet se e kanë abuzuar pozitën e tyre nëse: a) drejtpërdrejt ose tërthorazi vendosin çmime të pa justifikuara për shitjen ose blerjen e energjisë dhe kur vendosin kushte tjera të padrejta të tregtimit; b) kufizojnë prodhimin, tregtimin dhe zhvillimin teknik në dëm të klientëve, duke përfshirë edhe krijimin e mungesës së artikujve duke shkatërruar, dëmtuar ose procesuar në mënyrë të paarsyeshme pajisjet; c) ushtrojnë varësi ekonomike si rezultat i së cilës vie deri te transformimi, shkrirja, bashkimi, ndarja ose përmbeldhja e ndërmarrjeve të tjera si dhe keqësimi i pa justifikuar i marrëdhënieve afariste afatgjatë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The article bans acquiring, using, or disclosing business or trade secrets contrary to fair trade practices.
Neni 23 23.1. Është i ndaluar përvetësimi, shfrytëzimi dhe zbulimi i sekreteve afariste ose tregtare në kundërshtim me praktikat e drejta tregtare. 23.2. Përvetësimi i fshehtësive të prodhimit ose tregtimit është në kundërshtim me praktikat e drejta tregtare atëhere kur përvetësimi është bërë përmes përgjimit, infiltrimit ose kushtëzimit, hapjes së korrespondencës (letrave), fotografimit ose hetimit pa lejen paraprake të pronarit të dokumenteve ose materialeve të ruajtura me qëllim të kufizimit të qasjes në to, si dhe përmes mashtrimit ose ofrimit të përfitimeve për personat që kanë qasje në fshehtësitë e tilla për shkak të marrëdhënieve të tyre afariste ose kontraktuese. 23.3. Shfrytëzimi ose zbulimi i fshehtësive të prodhimit ose të tregtimit është i ndaluar atëherë kur fshehtësitë e tilla janë përvetësuar me kusht që të mos shfrytëzohen ose zbulohen. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Energy Regulatory Office must bring the chapter’s provisions into effect, in line with the Energy Regulator Law and any other applicable competition law in Kosovo.
Neni 24 Zyra e Rregullatorit të Energjisë do t’i fusë në fuqi dispozitat e këti kapitulli, në pajtim me Ligjin e Rregullatorit të Energjisë dhe me çdo ligj tjetër mbi konkurrencën që është i zbatueshëm në Kosovë. Kreu 7 Masat kufizuese mbi furnizimin me energji 12 - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Government may impose energy-supply restrictions and special obligations on energy companies in certain emergency situations, and the responsible Minister must publish the restrictive measures.
Neni 25 25.1.Qeveria mund të vendosë masa për kufizimin e furnizimit me energji për konsumatorët, ose të vendosë obligime të veçanta për ndërmarrjet energjitike në këto raste: a) çfarëdo “force madhore”; b) çfarëdo aksidenti material në instalimet për prodhimin dhe bartjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje ose gazit natyror; c) çfarëdo shkurtese të papritur ose afatgjate të kapacitetit energjetik ose bartjes së energjisë; d) çfarëdo aktivitetesh terroriste. 25.2.Qeveria mund të vendosë masat në vijim: a) të vendosë kufizime mbi tregtimin me burime të caktuara të energjisë; b) të vendosë kushte të veçanta të tregtimit; c) të kufizojë eksportimin dhe importimin e energjisë ose të vendosë kushte të veçanta për eksportimin dhe importimin e energjisë; d) të detyrojë prodhimin e energjisë; e) të vendosë detyrime për furnizimin me energji për konsumatorë të caktuar. 25.3. Ministri përgjegjës për Energji shpallë të gjitha masat kufizuese përmes mjeteve të informimit publik. 25.4. Mënyrat e kufizimit të prodhuesve dhe konsumatorëve të energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe gazit natyror përcaktohen me akt nënligjor që miratohet nga Qeveria me propozimin e Ministrisë përgjegjëse për energji. 25.5. Ndërmarrjet e energjisë nuk janë të detyruara të paguajnë çfarëdo dëmi të shkaktuar si rezultat i kufizimeve apo ndërprerjeve në furnizimin me energji elektrike, ngrohje ose gaz natyror të përshkruara në paragrafin (1) të këtij neni, me përjashtim të atyre rasteve kur aksidentet ose ndërprerjet afatgjate janë bërë si rezultat i neglizhencës së tyre. Kreu 8 E drejta e kalimit dhe qasjes në pronë - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Energy facilities for transmission or distribution of electricity, heat, or natural gas must be built on land owned by the energy enterprise with a right to build.
Neni 26 26.1. Ndërtimi ose zgjerimi i stabilimenteve energjetike për bartjen ose distribuimin e energjisë elektrike, ngrohjes ose gazit natyror bëhet në tokë që është në pronësi të ndërmarrjes për energji dhe në të cilën ekziston e drejta për ndërtim. 26.2. Nëse ndërtimi ose zgjerimi i stabilimenteve të përmendura në paragrafin (1) të këtij neni bëhet në pronë private, Zyra e Rregullatorit të Energjisë duhet të verifikojë se toka në fjalë është e nevojshme për bartjen ose distribuimin e energjisë dhe pronari i tokës ka të drejtë kompensimi për dhënien e të drejtës së ndërtimit, në një shumë të barabratë me vlerën e tregut. 26.3. Nëse ndërtimi ose zgjerimi i stabilimenteve energjetike të përmendura në paragrafin (1) të këtij neni bëhet në tokë joprivate, Qeveria ose komuna përkatëse, me propozimin e Ministrit përgjëgjës për energji, mund të trasferojë ose të vendosë të drejta për ndërtim në favor të 13 ndërmarrjes për energji, në përputhshmëri me rregullat e parashtruara në aktet nënligjore të nxjerra sipas këtij ligji dhe ligjeve tjera në fuqi. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Energy companies may use certain parts of buildings, bridges, roads, sidewalks, and other buildings when reasonably necessary for energy-related equipment, lines, and pipelines.
Neni 27 27.1. Ndërmarrjet për energji kanë të drejtë të shfrytëzojnë në rast nevoje të arsyeshme disa pjesë të ndërtesave për vendosjen e pajisjeve për matje si dhe pajisjeve të tjera që kanë të bëjnë me furnizimin me energji elektrike, ngrohje dhe gaz natyror. 27.2. Ndërmarrjet për energji kanë të drejtë të shfrytëzojnë në rast nevoje të arsyeshme urat, rrugët, trotuaret dhe ndërtesat e tjera, qe nuk janë në pronësi të tyre, për ndërtimin, lidhjen, kalimin dhe mirëmbajtjen e linjave ajrore dhe tokësore të energjisë elektrike, gypave për ngrohje, gypave të gazit, gypave të ujit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Property owners must allow inspectors and energy companies access to property for inspection, maintenance, control, and related disconnection work on energy equipment.
Neni 28 28.1. Personat fizik dhe juridik do të lejojnë zyrtarët që ushtrojnë inspektime në përputhshmëri me këtë ligj, mund të hyjnë dhe të kalojnë në pronën e çfarëdo individi për ushtrimin e aktiviteteve të tyre në lidhje me inspektimin dhe mirëmbajtjen e stabilimenteve energjetike, instalimeve apo sistemeve. 28.2. Personat fizikë dhe juridikë do t’u lejojnë ndërmarrjeve për energji qasje në pronën e tyre në të cilën gjenden stabilimentet, pajisjet, rrjetat, ose sistemet energjetike, me qëllim të mirëmbajtjes apo kontrollimit të tyre, prerjes së pemëve ose vegjetacionit tjetër që mund të pengoj veprimin e pajisjeve, rrjetave ose sistemit. 28.3. Personat fizikë dhe juridikë janë të obliguar t’iu lejojnë qasje ndërmarrjeve për energji, për inspektimin e pajisjeve për matje që gjenden në pronën e tyre dhe s’mund të ndalojnë ndërmarrjet për energji të bëjnë ç’kyçjen e pajisjeve për matje ose pajisjeve të tjera në lidhje me sitemin e energjisë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Energy enterprises must compensate property owners or users for damage caused by their activities that restrict use of the property or reduce its value.
Neni 29 29.1. Ndërmarrjet për energji duhet t’i kompensojnë pronarët ose shfrytëzuesit e pronës për çfarëdo dëmi që mund të shkaktohet gjatë ushtrimit të aktiviteteve të tyre që mund të rezultojë në kufizimit të shfrytëzimit të pronës ose zvogëlimit të vlerës së saj. 29.2. Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë, do të përcaktojë kriteret dhe kushtet e kompenzimit me aktet nënligjore. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Safety zones must be established around energy sites, and certain building, tree-cutting, and risky activities are barred or limited inside those zones.
Neni 30 30.1. Zonat e sigurisë duhet të vendosen përreth lokaliteteve energjetike. 30.2. Brenda çfarëdo zone të sigurisë është i ndaluar ose i kufizuar ndërtimi ose çfarëdo ndërtese apo godine, prerja e bimëve ose pemëve, ose ushtrimi i aktiviteve që mund të paraqesin rrezik ndaj sigurisë ose veprimtarisë së pandërprerë të instalimeve energjetike, sigurisë së shëndetit, sigurisë së jetës dhe sigurisë së pronës. 30.3. Kushtet dhe mënyra e përcaktimit të lokacionit, madhësia, kufijt e zonave të sigurisë, regjimi i tyre si dhe të drejtat dhe detyrimet e pronarëve përcaktohen me akt nënligjor që miratohet nga Qeveria. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: If property owners or users carry out unauthorized works in safety zones and stopping them fails within the set time, the energy enterprise may ask the Municipality to stop and remove the works or stop the activity, at the owner’s or user’s expense.
Neni 31 14 Kur pronarët ose shfrytëzuesit e pronës bëjnë ndërtime të palejuara, rrethime, prerje ose aktivitete të tjera që janë në kundërshtim me rregullat për zonat e sigurisë, dhe dështojnë përpjekjet për ndalimin e ndërtimeve ose aktiviteteve të tilla ilegale të paautorizuara brenda afateve kohore të vendosure nga ndërmarrjet për energji, ndërmarrja për energji është e autorizuar që të kërkojë nga Komuna ndalimin dhe heqjen e ndërtimeve ilegale ose ndalimin e aktiviteteve, me shpenzime të pronarit ose shfrytëzuesit. Kreu 9 Mbikëqyrja - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Energy Inspectorate is set up under the ministry responsible for energy and carries out inspection and supervision under this law.
Neni 32 32.1. Inspektorati i Energjisë themelohet pranë Ministrisë përgjegjëse për energji dhe ndërmerr aktivitete të inspektimit dhe mbikëqyrjes sipas këtij ligji. 32.2. Roli kryesor i Inspektoratit të Energjisë është që të sigurojë veprimtari të sigurtë dhe të qëndrueshme të pajisjeve energjetike, instalimeve dhe sistemeve. 32.3. Inspektorati i Energjisë është përgjegjës për të siguruar që ndërmarrjet për energji t’i ushtrojnë aktivitetet e tyre në përputhshmëri me ligjet mbi energjinë, rregulloret teknike, standardet dhe rregullat e tjera që zbatohen në lëminë e energjisë elektrike, në lëminë e energjisë për ngrohje dhe gazit natyror. 32.4. Në lëminë e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe gazit, Inspektorati i Energjisë ushtron mbikëqyrje në prodhimin, ndërtimin, ekzekutimin dhe testimet fillestare, eksperimentimin dhe shfrytëzimin e pajisjeve, centraleve, linjave dhe instalimeve për prodhimin, bartjen, distribuimin, matjen, deponimin dhe konsumimin e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe gazit natyror. 32.5. Aktivitetet e mbikëqyrjes mund të ndërmirren gjithashtu edhe nga autoritete tjera në bazë të ligjeve të veçanta, për të kontrolluar ndikimin e aktiviteteve të energjisë në mjedis dhe në shëndetin publik, si dhe për të siguruar që aktivitetet e tilla të jenë në përputhshmëri me ligjet dhe standardet mbi mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Energy inspectors may inspect and supervise equipment and documents, take samples, enter energy services under their supervision, issue statements on violations, and order closure of energy enterprises when violations are found. Everyone must comply with the inspectors’ instructions while they perform their duties.
Neni 33 33.1. Gjatë inspektimeve ose mbikëqyrjeve, inspektorët e Inspektoratit të Energjisë kanë të drejtë të: a) inspektojnë pajisjet, materialet si dhe dokumentacionet teknike të tjera në përputhshmëri me qëllimin e inspektimit ose mbikëqyrjes, si dhe të kërkojnë provat e nevojshme, të marrin mostra dhe, sipas nevojës, të shfrytëzojnë organizatat profesionale ose ekspertë për ushtrimin e inspektimit ose mbikëqyrjes; b) kenë qasje të lirë në shërbimet energjetike nën mbikëqyrjen e tyre; c) kryejnë inspektime të gjendjes teknike dhe sigurisë së pajisjeve energjetike në bazë të rregullt ose kurdo që kërkohet; d) nxjerrin deklarata mbi shkeljen e këtij ligji ose akteve nënligjore të nxjerra si pasuese të tij; e) nxjerrin urdhëra për mbylljen e ndërmarrjeve për energji kur konstatohet se janë bërë shkelje. 33.2. Të gjithë personat duhet t’i përmbushin udhëzimet e lëshuara nga inspektorët e energjisë gjatë ekzekutimit të detyrave të tyre sipas këtij ligji. 15 - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Operatorët ose poseduesit e objekteve dhe instalimeve energjetike të inspektuara duhet ta njoftojnë menjëherë inspektoratin e energjisë për dëmet, gabimet ose rreziqet e caktuara.
Neni 34 Personat fizikë ose juridikë që posedojnë ose operojne stabilimente, pajisje, godina, sisteme ose instalime energjetike, për të cilat sipas këtij ligji parashihet inspektimi, obligohen të informojnë menjëherë inspektoratin e energjisë mbi çfarëdo dëmi ose gabimi që mund të shfaqet si pasojë e ndërprerjes së furnizimit të energjisë, ose nëse ekziston rreziku për jetën, shëndetin e njerëzve, trafikut, godinave fqinje apo mjedisit rrethues. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Energy Inspectorate may take enforcement steps when an energy enterprise or another person acts against the law or related rules.
Neni 35 Nëse një ndërmarrje për energji ose njëdonjë person tjetër fizik ose juridik ushtron aktivitete në kundërshtim me këtë ligj, me aktet nënligjore të nxjerra në bazë të tij, standardet në fuqi ose rregullat e tjera sipas këtij Kreu, Inspektorati i Energjisë mundet: a) t’u dërgojë njoftim me shkrim që përmbanë udhëzime të detyrueshme për korrigjimin e shkeljeve mbrenda një afati të caktuar; b) t’i propozojë Zyrës të Rregullatorit për Energji që të suspendojë, ndryshojë ose tërheqë licencën e tyre; c) t’i propozojë Zyrës të Rregullatorit për Energji të vendosë gjoba administrative dhe dënime sipas këtij ligji; d) ta dërgojë çështjen para autoriteteve kompetente për të ndërmarrë masa të mëtutjeshme që nuk janë nën mandatin e Inspektoratit; e) të informojë publikun mbi çfarëdo veprimtarie ilegale. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Energy Inspectorate inspectors must keep official or business information confidential. They may carry out their work alone or, if needed, together with specialized control bodies.
Neni 36 36.1. Inspektorët e Inspektoratit të Energjisë duhet të mbajnë të fshehtë çfardo informate zyrtare ose afariste që ata e hasin gjatë ushtrimit ose në lidhje me inspektimet e tyre. 36.2. Inspektorët e Inspektoratit të Energjisë ushtrojnë aktivitetete tyre vetëm, ose, në rast të nevojës, së bashku me organe të specializuara të kontrollit siç e shohin ata të nevojshme. Kreu 10 Dispozitat Kalimtare - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Within 12 months after publication, the Assembly of Kosovo must adopt the Energy Strategy; within 12 months after the responsible energy ministry is formally established, the responsible government office or body must adopt implementing bylaws.
Neni 37 37.1. Brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas shpalljes së këtij ligji, Kuvendi i Kosovës miraton Strategjinë për Energji. 37.2. Brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas themelimit zyrtar të Ministrisë përgjegjësë për energji, Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë miraton aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji. 37.3. Përderisa të themelohet Zyra ose subjekti i Qeverisë përgjegjës për energjinë në Kosovë, kompetencat, detyrat dhe funksionet që i janë dhënë Ministrisë në fjalë nga ky ligj do të ushtrohen nga Zyra e Energjisë pranë Zyrës së Kryeministrit. 16 - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is promulgated by the PSSP.
Neni 38 Ky ligji hyn në fuqi mbas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga PSSP-ja. 30.06.2004 UNMIK/ REG/2004 / 21
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 2004/8 PËR ENERGJINË
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in